Aplikacion
Analisti Arjan Curri bëri mbrëmjen e kësaj të enjteje një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kreu i SPAK, Altin Dumani ka marrë mesazhe kërcënuese.
Në studion e “Top Story”, Curri u shpreh se kërcënimi Dumanit i erdhi pas megaoperacionit të SPAK, ku u prenë 50 fletë-arreste.
“Dumani ishte i trembur dje, ne jemi edhe specialistë të trupit, unë pashë një Duman të trembur. Unë kam informacion se mbas publikimit të fletave të arrestimit të 50 vetave, Dumani ka marrë një kërcëmin në telefon me tekst që ‘ti edhe 4 vite ke, por mua do me kesh gjithëmonë nga mbrapa’. E ka marrë këtë mesazh nga një numër me prejardhje nga Dubai, një numër një përdorimshëm edhe ky numër nuk ekziston më.
Fëmijët e Dumanit janë në Shtetet e Bashkuara, janë studentë edhe jeta e tyre është e mbyllur edhe bashkëshortja e tij vete i viziton. Dumani ka pikë të dobët se është familjar, baba. Problemi i tij është se çfarë do bëhet me mua kur të mbarojë mandati ne jemi pa strehë. Vetëm nëse Dumanin e marrin Shtetet e Bashkuara i japin një strehim atje”, tha Arjan Curri.
Aksident i rëndë në Lushnjë-Rrogozhinë/ Makina përfundon poshtë banesave. Mister fati i shoferitNjë aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.
Drejtuesi i një mjeti tip “Ford” humbi drejtimin duke u përplasur me makina të tjera dhe më pas doli nga rruga dhe përfundoi poshtë banesave në zonë.
Mister është fati i shoferit, i cili, sipas raportimeve të para nga vendngjarja, është zhdukur.
Grupi i policisë po heton për të zbardhur shkakun dhe dinamikën e aksidentit.
Si do të jetë moti nesër?Ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferiketë qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 9 deri 26 °C
në zonat e ulëta 12 deri 31°C
në zonat bregdetare 14 deri 30 °C
Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço zbuloi se një javë më parë kreu i SPAK, Altin Dumani është ndjekur nga dy makina.
Sipas tij, personat që ndodheshin në ato makina kishin si qëllim ta fotografonin kreun e SPAK dhe të zbardhnin itinerarin e lëvizjeve të tij.
Për këtë arsye, sipas Karamuços, në raportimin para Komisionit të Ligjeve, Altin Dumani u shfaq nervoz.
“Unë e pashë edhe dje edhe ishte pak i axhituar, nervoz, ka një trysni nuk e shfaq, por e vuan shumë. Para një jave Dumani është përndjekur nga 2 makina mbrapa, ku kanë dashur ta fotografoninn se ku po shkonte, atij i është dashur që të lërë një makinë jashtë dhe me të blinduarën është futur brenda. Ai është personi më i kërkuar në Shqipëri e shihet me lupë çdo ditë”, u shpreh Karamuço në studion e “Top Story”.
“Batërdi” me kreditë e njerëzve, Banka e Shqipërisë revokon licencën për dy shoqëriBanka e Shqipërisë, ditën e sotme ka marrë vendim për revokimin e licencave të dy subjekteve financiare jobanka, përkatësisht licencën e shoqërisë “Final” sh.p.k. dhe të shoqërisë “Micro Credit Albania” sh.p.k., tashmë e pezulluar me vendimin nr. 644, datë 6.2.2024.
Sipas njoftimit, vendimmarrja e Bankës së Shqipërisë bazohet në dispozitat ligjore dhe rregullative në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka, të cilat parashikojnë, ndër të tjera, rastet e revokimeve të licencave kur subjektet e licencuara nuk vazhdojnë të plotësojnë më kushtet në bazë të të cilave janë licencuar.
Në rastet e sipërcituara, për ortakët e të dy shoqërive që u është revokuar licenca, me kërkesën e Prokurorisë është vendosur masa e arrestit nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë, dhe jemi në kushtet kur ata nuk plotësojnë më kriterin e reputacionit të lartë etik, i cili ndër të tjera konsideron që individi të mos jetë në ndjekje penale, në gjykim për vepra penale dhe i dënuar penalisht.
Gjithashtu, Banka e Shqipërisë po adreson kuadrin ligjor dhe rregullativ lidhur me administrimin në vijimësi të portofolit të klientëve të shoqërive “Final” dhe “Micro Credit Albania”.
Banka e Shqipërisë do të dalë me një njoftim të dytë për të dhënë sqarime të plota për të gjithë klientët e interesuar se si do të trajtohen në vijimësi portofolet e kredive të këtyre dy subjekteve./ Monitor
FOTO/ Kush është shqiptari me 3 emra që drejtonte bandën e drogës, u kap me 210 kg kokainë në PireAzdren Muharremi, 48-vjeçari nga Shqipëria është “koka” e grupit kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në drejtim të Greqisë.
48-vjeçari nga Patosi ka përdorur tre emra të ndryshëm, i pari është Azdren Qazim Muharremi, i dyti Jasona Panajot Mërkuri dhe emri i tretë Andrea Panajot Mërkuri.
Muharremi në Greqi njihej me emrin Andrea, emër me të cilin është arrestuar më parë për drogë në Turqi, nën identitetin Andrea Mërkuri, 54 vjec, lindur në Gjirokastër, ndërsa ishte i shpallur në kërkim prej vitit 2017 në Greqi dhe më pas i dënuar me 20 vjet burg dhe 100 mijë euro gjobë për drogë nën identitetin Jasona Mërkuri, 54 vjec, lindur në Gjirokastër.
Nën identitetin e fundit rezulton edhe pronar i një biznesi shitje rrobash tek “Rruga e Durrësit” në Tiranë të rregjistruar në maj 2015. Veç identiteteve shqiptare, Muharremi kishte edhe dokumenta greke nën emrat Andrea apo Jasona Mërkuri.
Një ditë më parë në portin e Pireut në Greqi u kapën 210 kilogram kokainë të cilat kishin ardhur nga Panamaja dhe kishin si destinacion Shqipërinë.
Sara Gjordeni ndan momentet e papublikuara gjatë shtatzënisë: Si ta falënderojë Zotin mami?Sara Gjordeni ndau për herë të parë me ndjekësit momentet gjatë ekos, duke i dedikuar fjalët më të ëmbla fëmijës që po pret.
Sara ka xhiruar momentin kur në ekranin e ekos shikon fëmijën së bashku me Bardhin dhe e quan atë një shenjë që Zoti i dha se nuk duhet të lejojë veten të mbytet nga ligësia.
“Po si ta falënderojë Zotin mami që erdhe ti o dritë? Si munde të vish të më japësh frymë kur bota po ma merrte?
Si munde që në vend që e liga e mllefi të rritej brenda meje nga gjithçka po ndodhte, Zoti të solli ty dhe më tha Stop; rrit të mirën brenda teje! Si ta falënderojë mami Zotin që për kaq ditë ja plotësoi lutjet?
Unë e di o frymë që ti je shenja më e madhe që më ka ardhur ndonjëherë nga qielli se asnjë e keqe nuk e thyen njeriun e mirë. Je shenja më e madhe e dritës, e shpresës, e forcës, e pathyeshmërisë sime!
Je arsyeja pse mami çdo mëngjes i qesh babit se akoma nuk e besojmë sesi je mes nesh … Mami të është borxhlie gjithë jetën për forcën që i dhe! Asgjë që do të të jap në këmbim s’do e shlyejë kurrë”, u shpreh Sara Gjordeni.
3 çiklitistë dalin nga rruga në Vlorë, dy në gjendje të rëndë. Nisen me helikopter drejt TiranësTre çiklitistë dolën nga rruga gjatë garës që po bënin në aksin rrugor Kuç-Qeparo.
Sipas policisë, ata kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë janë aksidentuar.
Dy prej çiklitistëve janë grekë, të cilët janë në gjendje të rëndë për jetën. Ata janë nisur me helikopter drejt Tiranës, pëe trajtim mjekësor më të specializuar.
Ndërsa i plagosuri i tretë është nga Holanda.
Aksidenti ndodhi për shkak të mungesës së sinjalistikës në një kthesë të fortë në fshatin Qeparo.
Je në humor për të parë ca filma me lidhje toksike? Ja ku e ke listënE keni parasysh kur një histori dashurie nis bukur, ëmbël dhe më tej, ngadalë zbulohet një fiksim toksik i fshehur.
Të maskuara me ndjesitë romantike që shumë duan të shohin në ekran, kategoria e filmave thriller që trajtojnë histori fiksimesh, japin pak a shumë të njëjtin emocion dhe kuriozitet si filmat horror, por nuk janë aq të frikshëm.
Nëse i sheh me partnerin, do i hapni vetes disa biseda të reja, ndërsa nëse do i shohësh me shoqet, gjasat janë të argëtohesh.
Më poshtë do të gjesh filmat e kësaj kategorie, që duhet patjetër t’i shohësh:
Fifty Shades of Grey
Chloe
Twilight
Fatal Attraction
Obsessed
The Voyeurs
Black Swan
The Girl on the Train
Duket se Arbana Osmani do të jetë përsëri pjesë e ekranit ose të paktën kështu kanë lënë të nënkuptohet dy postimet e bëra prej saj përpara pak orësh.
“Duke xhiruar me më të mirin, Eduart Grishaj” shkruan Arbana në një foto ku shfaqet partneri i saj në një studio televizive.
Më pas ka ndarë një tjetër imazh teksa në prehër mban skaletën dhe dallohen këmbët e saj dhe të ftuarës përballë dhe në fund e ka përmbyllur me një fotografi teksa duket publiku.
Dalja e fundit në ekran e Arbanës ishte në 2023-shin, me fundin e edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania. Ajo u shpreh në një intervistë se u shkëput nga televizioni për t’i përkushtuar më shumë kohë familjes.