zoom

Day ArchiveÇiljeta, gati të zgjerojë familjen. Flet për ëndrrën e saj për fëmijë: Dua të…

Çiljeta ka dëshirë të zgjerojë familjen e saj.

Gjatë një bisede me fermerët në Fermën VIP, Çiljeta tha gjithmonë ka pasur ëndërr të birësojë një fëmijë, që t’i shtohet si anëtar familjes së saj.

Ajo shtoi se dëshiron që Fernando dhe Beko të kenë një motër, që të jetë urë lidhëse mes tyre.

“Unë të kisha një motër, një vëlla do kisha gjithë botën sot. Janë ca gjëra që vijnë nga brenda. Kur e do personin që ke në krah, do ja duash edhe fëmijën. Por edhe pa e dashur personin që ke në krah, një nga dëshirat e mia është të birësoj fëmijë dhe do e bëj në një të ardhme, ishalla ma bën zoti risk”, tha këngëtarja.

Çudit Arjan Curri: Politikanët të lidhur me magjinë, njëri shkoi te magjistrica për t’i kërkuar…

Analisti Arjan Curri foli mbrëmjen e kësaj të mërkure për një lidhje të çuditshme që, sipas tij, disa prej politikanëve tanë kanë me magjinë.

Në studion e “Top Story”, Curri listoi disa raste të politikanëve, që sipas tij, kanë treguar me shenja dhe veprime që lidhen me magjinë.

Ai rrëfeu se një prej këtyre zyrtarëve, pa përmendur emra, ka shkuar tek një magjistricë në Fier për t’i kërkuar që ta shpëtojë SPAK.

“Magjistarët janë njerëz të pushtuar që kanë bërë marrëveshje me një person. Politikanët kanë provuar që në bashkëpunim me këta magjistarë kur ofrojnë një sakrificë të caktuar e marrin shpërblimin. Politikanë të rëndësishëm, në dukje një teolog e kupton, që kanë marrë magji.

– Njerëz të rëndësishëm mbanin në dorë një litar me 7 të vegjël të lidhur. Duhet t’i bësh të shtatë bashkë dhe ti tërheq një energji demoniale.

– Një politikan tjetër ka pasur një unazë me gur të zi, ku thonë që guri i zi është i lidhur me një xhind.

– Politikanë të tjerë kanë tatuazhe si fatsjellëse, një politikan e kishte bërë të gjithë trupin me tatuazhe. Tatuazhi nuk e mbrojti dot, por për më tepër sot vuan nga kanceri.

– Një tjetër shkonte në një magjistricë të Fierit, që shkonte për të mos e kapur SPAK dhe ia arriti. Por thuhet që ka pësuar një paralizë faciale, duket edhe në ekran. Shumica shkojnë për t’i bërë magji prokurorëve të SPAK.

– Një prokuror i rëndësishëm i SPAK ka kërkuar ndihëm e një fondacioni që ka dhuruar në shtëpi. Është vërejtur që në shtëpinë e tij dhe në zyrë janë gjetur nuska, që ku tentohet që t’i bëjnë magji për të mos arrestuar politikanët”, tha Arjan Curri.

Amerikanët, “dru” me hashash. Përdoruesit e drogës tejkalojnë në numër të alkoolizuarit

Miliona amerikanë thonë se po konsumojnë marijuanë në baza ditore apo gati çdo ditë, sipas analizës së të dhënave të një ankete kombëtare. Numri i njerëzve që konsumojnë marijuanë, sipas këtij studimi, tashmë tejkalon numrin e atyre që konsumojnë pije alkoolike çdo ditë.

Alkooli ende ka një konsum të gjerë, por viti 2022 shënoi herën e parë që kur konsumimi i marijuanës tejkaloi atë të konsumimit të përditshëm të alkoolit, thotë autori i studimit Jonathan Caulkins nga Universiteti Carnegie Mellon.

“Rreth 40 për qind të përdoruesve të kanabisit e konsumojnë atë çdo ditë, apo gati çdo ditë, një prirje që më shumë i ngjan atij të pirjes së duhanit sesa konsumimit tipik të alkoolit,” thotë zoti Caulkins, i cili është hulumtues i politikave që lidhen me përdorimin e kanabisit.

Hulumtimi, që bazohet në të dhënat e Anketës Kombëtare për Përdorimin e Drogës dhe Shëndetit, u botua të mërkurën në revistën “Addiction”. Anketa konsiderohet si burim i qëndrueshëm i të dhënave të vetdeklaruara të përdorimit të përafërt të duhanit, alkoolit dhe drogave, sipas studimit.

Në periudhën nga viti 1992 deri në vitin 2022, shkalla e atyre që raportojnë përdorim ditor, apo gati të përditshëm të marijuanës është rritur 15 herë. Sipas zotit Caulins njerëzit tani janë më të prirë që ta raportojnë përdorimin e marihuanës ndërkohë që po rritet toleranca e publikut për ta pranuar përdorimin e saj, që mund të jetë edhe arsyeja që shpjegon këtë rritje.

Shumica e shteteve në ShBA tashmë lejojnë përdorimin e marihuanës për arsye mjekësore apo përdorim personal, ndonëse në sipas ligjeve federale përdorimi i saj vazhdon të jetë i ndaluar. Në nëntor, votuesit në Florida do të vendosin për një ndryshim kushtetues që do të mundësonte përdorimin e marijuanës për nevoja personale dhe qeveria federale po hedh hapa për të klasifikuar marijuanën si lëndë narkotike më pak e rrezikshme.

Hulumtimet tregojnë se përdoruesit e shpeshtë të marijuanës ka gjasa të krijojnë varësi ndaj saj, thotë Dr. David A. Gorelick, professor i psikiatrisë pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Merilendit, i cili nuk ishte pjesë e studimit.

Numri i përdoruesve të përditshëm të marihuanës sugjeron se shumë njerëz rrezikohen nga përdorimi problematic i kanabisit ose nga varësia, thotë ai.

“Përdorimi i shpeshtë po ashtu rrit rrezikun e zhvillimit të psikozës që lidhet me kanabisin,” një gjendje serioze që shkakton humbjen e ndjeshmërisë me realitetin, tha ai./ Zëri i Amerikës

Krijohet lidhja e parë në Fermën VIP? Dijonisi tenton të puthë në buzë Baby G

Dijonisi dhe Baby G janë komentuar shpesh për kiminë që kanë me njëri-tjetrin brenda në Fermën VIP.

Shpesh, ata shihen në praninë e njëri-tjetrit duke kërcyer e duke shkëmbyer batuta.

Por gjatë ditës së sotme, në një moment, teksa dy fermerët po qëndronin në verandë, Dijonisi tentoi të puthte në buzë Baby G.

Kjo e fundit qeshi, por nuk e lejoi.

Të dy shpërthyen në të qeshura si dhe vazhduan me lojërat dhe ngacmimet e tyre brenda fermës.

VIDEO/ I afrohet dhe e qëllon 3 herë, momenti kur 24-vjeçari plagoset nga kushëriri në Durrës

Dalin pamjet e plagosjes së 24-vjeçarit një natë më parë në Durrës.

24-vjeçari Eduart Buçeza u plagos me armë zjarri në këmbë nga djali i xhaxhait të tij, Iliri.

Në videon e mëposhtme duket momenti kur ky i fundit i afrohet Eduartit qetësisht me pistoletë në dorë dhe më pas qëllon ndaj tij tri herë, duke e mbajtur armën në drejtim të këmbëve.

Pas kësaj, Ilir Buçeza largohet nga vendi i ngjarjes me makinën e tij, që e kishte lënë pak metra më tutje. Ai është shpallur në kërkim nga policia.

24-vjeçari u plagos vetëm në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mes ty të afërmve.

Nesër rriten temperaturat, sa do të regjistrojë termometri?

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intenistet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 28 °C
në zonat e ulëta 14 deri 30°C
në zonat bregdetare 15 deri 29 °C

Aksioni i SPAK nxjerr në dritë lidhjet e errëta të politikës me krimin e organizuar

Gjatë fundjavës Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ndërmori një operacion në shkallë të gjerë duke lëshuar 50 urdhër arreste kundër eksponentëve kryesor të krimit të organizuar në vend.

Hetimi i SPAK kundër 7 organizatave kriminale i bazuar tek të dhënat e aplikacionit të koduara Sky ECC dhe EncroChatt, nuk ka zbardhur vetëm 18 episode kriminale – të cilat luhaten nga vrasja te ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, por ka bërë të dukshme dhe ka faktuar edhe lidhjet mes grupeve kriminale dhe politikës në Shqipërisë.

Të dhënat e bëra publike nga ky hetim i SPAK tregojnë se tre deputetë të Partisë Socialiste, nga të cilët dy nga legjislaturat e shkuara dhe një nga legjislatura aktuale, kishin familjarë ose janë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në aktivitete kriminale si pjese e strukturave të krimit të organizuar.

Sipas ekspertëve këto të dhëna janë dëshmi të lidhjeve të forta midis krimit të organizuar dhe politikës në Shqipëri, të cilat janë rrënjosur prej dekadash.

“Politika dhe krimi kanë ekzistuar prej dekadash në simbiozën më të shëmtuar në vendin tonë – njëra palë ushqente tjetrën dhe të dyja se bashku janë ushqyer mbi kurrizin e shqiptarëve”, tha Redion Qiriazi, ekspert sigurie me eksperiencë 15-vjeçare nw studimin e krimit të organizuar.

Ndërkohë Arjan Dyrmishi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, i tha BIRN se lidhjet midis krimit dhe politikës në Shqipëri nuk janë rastësore, por një investim proaktiv i organizatave të krimit të organizuar për të “siguruar mbrojtje ndaj goditjeve apo dënime sa më të lehta”.

Dyrmishi theksoi se pikërisht për shkak të këtij investimi dhe lidhjeve të forta mes krimit dhe politikës edhe suksesi i drejtësisë është ende në pikëpyetje.

“Ndarja e krimit nga politika, administrata dhe ekonomia ka për të qenë një operacion afatgjatë dhe mendoj se me gjithë kahun pozitiv të deritanishëm, suksesi i këtij operacioni nuk është akoma i garantuar”, tha ai.

Operacioni i SPAK

Të shtunën me 18 maj, SPAK njoftoi mbylljen e njërit prej operacioneve më të mëdha kundër krimit të organizuar në vend. Sipas njoftimit për shtyp 7 grupe kriminale me shpërndarje thuajse në të gjithë vendin u goditën, ndërsa u ngrit akuzë ndaj 50 personave.

Nën akuzë u vu Arben Ndoka, ish-deputet i Partisë Socialiste i shpallur në kërkim dhe një listë e gjatë me bashkëpunëtorë dhe armiq të tijtë, përfshi figura të njohura të botës së krimit, si Astrit Avdyli, Gjergj Culkali, Emiljano Shullazi, Endrit Dokle dhe të tjerë.

“Operacioni i drejtuar nga SPAK dhe i rënë dakord me Europol më datë 17 maj 2024, zgjati për rreth 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK për të mbështetur këtë Operacion. U kryen veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës. Gjatë këtyre veprimeve hetimore u ushtruan kontrolle në rreth 50 ambiente banimi,” bëri të ditur SPAK në një njoftim zyrtar.

SPAK njoftoi sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 4.5 milionë euro, përfshirë gati 1 milionë euro në para të thata, orë me vlerë rreth gjysmë milion euro apo gjysmë milion euro të tjera automjete, pesë prej të cilave ishin të blinduara. Katërmbëdhjetë persona u arrestuan në Shqipëri gjatë operacionit, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.

SPAK bëri të ditur se zbardhi 18 episode kriminale, përfshirë vrasje, tentativa për vrasje, bomba, kultivim apo trafikim droge e të tjera. Goditja u bë e mundur falë informacioneve të siguruara prej autoriteteve franceze nga aplikacionet Sky ECC dhe EncroChat, dy aplikacione celularësh që besohej se ofronin komunikim të sigurt dhe që ishin popullore për figurat e krimit të organizuar.

Për ekspertët e sigurisë operacioni është një hap i suksesshëm, që do sjellë rritje të besimit te drejtësia, por që duhet të shihet vetëm si një hap i parë.

“Arrestimet e fundit padyshim dëshmojnë për një rritje të efektshmërisë dhe efikasitetit të SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend”, tha Redion Qirjazi.

Arjan Dyrmishi theksoi se operacioni duket se dëshmon një ndryshim në mënyrën se si po zhvillohen hetimet. Sipas tij ka një ndryshim me hetimet e cekëta të mëparshme që ndalonin te përsonat e kapyr në flagrancë dhe nuk shkonin te organizatorët e lehtësuesit.

“Shumë rrallë hetimet mund të jenë shtrirë për të përfshirë dhe personat lehtësues që formojnë miksin e lartëpërmendur”, tha ai ndër të tjera.

Nga ana e tij eksperti i sigurisë Pëllumb Nako, oficer i Policisë së Shtetit në pension, shprehet se ky operacion është vetëm një hap i parë, por sheh me optimizëm faktin që hetimet nuk u ndërprenë kur u arrit te emra politikanësh.

“Kjo sepse më parë hetimet në këtë drejtim ose janë ndërprerë fare ose dhe nuk janë thelluar duke rezultuar të pjesshëm pa u shkuar deri në sekuestrime pasurish e akte të tjera”, thotë ai.

Tentakula të shtrira

Për Pëllumb Nakon aksioni i SPAK dëshmon për lidhje të forta mes krimit dhe politikës. Këto lidhje sipas tij ishin të perceptuara dhe të përmendura në media, por mohoheshin nga klasa politike.

Por ai shprehet i shqetësuar për përmasat e kësaj lidhje dhe infiltrimin e strukturave shtetërore nga organizatat kriminale. Sipas tij SPAK provoi përmasat e krimit të organizuar, që përfshin individë që hynë si politikanë në parlament, pushtetarë lokalë, investitorë të ashtuquajtur strategjikë dhe punonjës të niveleve të ndryshme të policisë.

Nako tha se kjo situatë ka sjellë një krim të organizuar gjithmonë e më të fortë, i cili veç të tjerash ka futur duart edhe në fondet publike.
“Të gjithë të lidhur në grup dhe në bashkëpunim ndër grupe dhe me financa të fuqishme që garantojnë paprekshmëri nga organet e drejtësisë, mbrojtje politike dhe ligjore për të kryer më pas investime publike nëpërmjet fondeve publike”, theksoi ai.

Nako shtoi se përtej operacionit situata është e rëndë, ndërsa paratë e pista rrezikojnë ekonominë e vendit.

“Pastrimi i parave në vendin tonë duke qartë se sa përmasa alarmante ka për ekonominë dhe për vetë shoqërinë shqiptare”, tha ish-oficeri i lartë i policisë.

Për ekspertët lidhjet e thella mes krimit dhe politikës janë të dukshme prej kohësh. Qirjazi përmend se të njëjtat organizata kriminale të goditura në këto operacione, kanë qenë më herët pjesë e fushatave elektorale dhe kanë bërë grumbullim votash për partitë politike dhe nga ana tjetër kanë përfituar akses në fondet publike.

“Këto të dyja janë faqet e kundërta të së njëjtës monedhë. Mjafton të përmendësh këtu ndërhyrjet e grupeve kriminale në fushata elektorale, financimet e fshehura të partive politike, tendera të fituara nga persona me akuza penale, si dhe politikanë e drejtues lokalë të dënuar për korrupsion apo lidhje me struktura kriminale, dhe kushdo mund të kuptojë se krimi dhe politika kanë qenë partnerë të pandashëm”, tha ai.

Për Dyrmishin politika është fajtore edhe për aksesin që krimi i organizuar ka fituar në policinë e shtetit. Ai theksi se policia ka qenë që herët nën presionin financiar e korruptues të këtyre strukturave kriminale dhe se “në mungesën e një sistemi efektiv llogaridhënie dhe ndërhyrjet politike frekuente, nuk ka qenë e vështirë për krimin e organizuar të shtrinte ndikimin edhe në këtë sektor”./ Reporter.al

Romeo rrëfen periudhën e vështirë në jetën e tij: E lashë shkollën, s’kisha mundësi ta paguaja

Të vënë përballë pyetjes së Vëllait të Madh se cila ishte ëndrra e tyre në sirtar, finalistët e Big Brother treguan më shumë për jetën e tyre.

Një prej rrëfimeve që preku banorët ishte ai i Romeos, i cili tregoi se për shkak të vështirësive financiare i është dashur të ndërpresë shkollën.

Këtë Romeo e quajti edhe ëndrrën e tij në sirtar.

“Kam dashur shumë të bëja shkollën po nuk kam pasur mundësi se vitin e dytë e lash se nuk kisha mundësi ta paguaja”, tha Romeo.

“Më vjen keq”, u shpreh Egla.

Bizneset e vdekjes/ Minierat dhe ndërtimi vranë 30 punëtorë vitin e kaluar

Të martën, dy punëtorë humbën jetën në vendin e punës. Njëri prej aksidenteve ndodhi në sektorin e minierave, ku 26 persona u aksidentuan vetëm gjatë vitit 2023.

Armond Peshku humbi jetën në minierën e Krastës, pasi një masiv gurësh është shkëputur nga tavani, po ashtu ka mbetur i plagosur dhe një minator tjetër. Po të martën një tjetër aksident me pasoje vdekjen ndodhi në një gurore në Brataj, ku humbi jetën Jurgen Veshaj.

Sipas raportit të vitit 2023 të Inspektoratit të Punës, 168 punëtorë kanë pësuar aksident në vendin e punës nga të cilët 30 kanë humbur jetën. Gjatë vitit 2023 ISHPSHSH ka regjistruar gjithsej 218 raste për aksident në punë, të cilat pas verifikimit / hetimit kanë rezultuar që: 84.8 % kanë rezultuar aksidente në punë dhe 15,2% nuk janë vlerësuar të jenë aksident në punë sipas parashikimeve ligjore. Por aktivistët e të drejtave në punë denoncojnë shpesh se ky numër është më i lartë nga sa raportohet nga ISHPSHSH.

Të dhënat e Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera tregojnë se sektori minerar shënon një numër të lartë të aksidenteve fatale në punë, me 40 persona që kanë humbur jetën gjatë viteve 2008 – 2022, vetëm në subjektet e licencuara. Numri i minatorëve që kanë humbur jetën në subjektet pa licencë mbetet i pa përcaktuar. Ndërtimi mbetet një ndër sektorët më problematik dhe në raportin e 2023 ISHPSHSH e ka konsideruar me risk të lartë.

“Klasifikimi i sektorit të ndërtimit si një sektor me rrezik të lartë për aksidente në punë është për shkak të zhvillimeve të mëdha në këtë sektor në Shqipëri, ka shtuar vëmendjen e institucionit për të përmirësuar qasjen e inspektimit dhe për të zgjeruar kontrollin në kantieret e ndërtimit”, thuhet në raport.

Lëvizja Bashkë aktive në çështjen e të drejtave në puna, ka reaguar për dy aksidentet që ndodhën të martën, duke vendosur theksin tek institucionet. “Si gjithmonë, institucionet e shtetit shqiptar shkojnë vetëm për t’u hedhur çarçafin e fundit viktimave të një tragjedie të vazhdueshme në punë”, thuhet në reagimin e tyre. Lëvizja Bashkë shprehet se punëtorët janë të pambrojtur nga ligji, shteti dhe punëdhënësi.

“Ata janë viktimat e pazëshme të një modeli ekonomik të bazuar te fitimi ekstrem dhe i paskrupullt. Ata janë viktimat e një administrate të korruptuar që kur kujtohet të shkojë për kontroll, nuk shikon kushtet e punës, por zarfin që nëpunësi i korruptuar merr prej biznesmenit”, thuhet në deklaratë./Citizenschannel

Edhe Baba Mondi pjesë e dosjes së SPAK. Kërkoi ndere nga grupet e krimit për përvetësimin e tokave

Përveç kontigjentëve të krimit, ishte dhe një tjetër emër i pazakontë i përfshirë në dosjen e SPAK, ai i kreut të Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ose Baba Mondi.

Sipas burimeve brenda Byrosë Kombëtare të Hetimit, thuhet se emri i Kryegjyshit Bektashi ka dalë në bisedat “SKY” që kanë zhvilluar eksponentët e bandave kriminale.

Në bisedat e tyre, ish-oficeri Baba Mondi, nuk përmendet për porositje vrasjesh, por si person që kërkon ndihmë prej tyre, për të ndërhyrë si “të fortë”, për t’i  krijuar terren të lirë e garanci, që të përvetësojë disa prona.

Sipas informacionit, emri i Baba Mondit, deri tani ka dalë te 42 komunikime të tyre në “SKY”, ku “të fortët” i thonë njeri-tjetrit, se “kanë marrë porosi nga Baba Mondi, për ca toka në Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës, Vlorë, Sarandë, Lezhë e Shkodër, ku ka pjesë dhe Ilir Meta”.

Në bisedat e tyre, ata i kërkojnë njeri-tjetrit, mbështetje e koordinim veprimesh, “për të ndihmuar Baba Mondin, duke kërcënuar pronarët, zyrtarët e pronave dhe gjyqtarët që kanë në dorë dosjet e pronave të Gjyshatës, kundrejt shpërblimit financiar e me toka që vlejnë”.

Si objektiv i ndërhyrjes së tyre në emër të Baba Mondit, përmenden 130 hektarë toka në Tiranë, Durrës e Vlorë; 59 hektarë të një reparti ushtarak në Elbasan, 32 hektarë në reparte ushtarake pranë Ksamilit e buzë detit në Kakome- Qefal, por dhe sipërfaqe të mëdha në Delvinë, Sarandë, Lukovë e Borsh që i kërkojnë ish-pronarët e para vitit 1945.