Aplikacion
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dënoi të hënën vendimin e prokurorit të krimeve të luftës, që kërkon arrestimin e tij, duke e quajtur atë një “turp” dhe sulm ndaj ushtrisë izraelite dhe gjithë Izraelit.
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan tha të hënën se ai ka kërkuar lëshimin e urdhër-arresteve për udhëheqësit izraelitë, duke përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe tre udhëheqës të Hamasit: Yehia Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh.
Zoti Khan thotë se të gjithë janë përgjegjës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe Izrael gjatë luftës shtatë-mujore mes Izraelit dhe Hamasit.
Përmes një deklarate, kryeministri Netanyahu tha se kërkesa për urdhër-arrest është “absurde” dhe “një përpjekje për t’i mohuar Izraelit të drejtën themelore për vetëmbrojtje.
“Ju siguroj për një gjë: Kjo përpjekje do të dështojë plotësisht”, tha zoti Netanyahu.
“Tetëdhjetë vjet më parë, populli hebre ishte plotësisht i pambrojtur përballë armiqve tanë. Ato ditë kanë mbaruar. Tani populli hebre ka një shtet dhe ne kemi një ushtri për të mbrojtur shtetin tonë”, shtoi ai.
Ai gjithashtu e akuzoi kryeprokurorin Khan për minim të Gjykatës Ndëkombëtare Penale dhe për antisemitizëm.
“Abuzimi i këtij autoriteti nga zoti Khan do ta kthejë GJNP-në në një farsë. Ai po bën diçka tjetër. Ai po hedh benzinë mbi zjarret e antisemitizmit që po shpërthejnë në të gjithë botën.”
Zoti Netanyahu gjithashtu u zotua të vazhdojë luftën e Izraelit kundër militantëve të Hamasit.
“Për të gjithë armiqtë e Izraelit, duke përfshirë bashkëpunëtorët e tyre në Hagë, unë e përsërisë këtë zotim sot. Izraeli do të luftojë kundër Hamasit deri në fitore”, tha ai.
Militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor duke vrarë 1200 njerëz dhe marrë peng më shumë se 250 të tjerë, sipas qeverisë së Izraelit. Kjo shkaktoi ndërhyrjen në shkallë të gjerë të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës. Izraeli është zotuar ta shkatërrojë Hamasin.
Në luftën mes Izraelit dhe Hamasit janë vrarë të paktën 35 mijë palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, që drejtohet nga Hamasi. Rreth 80% e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur brenda territorit të Rripit të Gazës.
Izraeli thotë se përpiqet të shmangë viktimat në mesin e civilëve dhe ka fajësuar Hamasin për numrin e madh të viktimave dhe shkatërrimin, duke e akuzuar atë se i përdor palestinezët si mburoja njerëzore.
GJNP u krijua në vitin 2002 si gjykatë e përhershme për të ndjekur penalisht individët përgjegjës për mizoritë më të tmerrshme në botë – krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, gjenocidin dhe krimin e agresionit.
Statuti i Romës në bazë të të cilit u krijua GJNP-ja u miratua në vitin 1998 dhe hyri në fuqi kur u ratifikua nga 60 vende më 1 korrik 2002. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi pro GJNP-së, por gjykata është e pavarur.
Pa një forcë policore të vetën, GJNP-ja mbështetet tek vendet anëtare për të arrestuar të dyshuarit, gjë që është bërë shpesh pengesë e madhe për ndjekjet penale.
124 shtetet anëtare të GJNP-së kanë nënshkruar Statutin e Romës. Dhjetra vende nuk e nënshkruan dhe nuk e pranojnë juridiksionin e gjykatës mbi krimet e luftës, gjenocidin dhe krimet e tjera. Ato përfshijnë Izraelin, Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kinën.
Edhe nëse urdhër-arrestet lëshohen, Netanyahu dhe Gallant nuk përballen me ndonjë rrezik të menjëhershëm për ndjekje penale. Por njoftimi i kryeprokurorit Khan thellon izolimin e Izraelit, ndërsa ushtria e tij vazhdon luftën kundër Hamasit dhe kërcënimet nga një arrestim i mundshëm mund t’i bëjnë më të vështira udhëtimet e udhëheqësve izraelitë jashtë vendit.
Vitin e kaluar, gjykata lëshoi urdhër-arrestin për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për krime lufte, të cilin e akuzon se është personalisht përgjegjës për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina. Rusia u përgjigj duke lëshuar urdhrat e saj të arrestit për zotin Khan dhe gjyqtarët e GJNP-së.
Udhëheqës të tjerë të lartë të akuzuar nga gjykata përfshijnë udhëheqësin sudanez të larguar nga pushteti Omar al-Bashir me akuzat që përfshijnë gjenocidin në rajonin e Darfurit. Ish-udhëheqësi libian Moammar Gadafi u kap dhe u vra nga rebelët menjëherë pasi GJNP-ja lëshoi një urdhër për arrestimin e tij me akuza të lidhura me shtypjen brutale të protestave antiqeveritare në vitin 2011./ Zëri i Amerikës
VIDEO/ Humbi nënën pak kohë më parë, Fjoralba Ponari përlotet kur Çiljeta takon me mamanë e sajModeratorja Fjoralba Ponari u prek mbrëmjen e kësaj të hëne gjatë spektaklit të Ferma VIP, kur pa Çiljeta Xhilagën që takoi mamanë e saj pas më shumë se 8 javësh qëndrimi në izolim.
Çiljeta u emocionua nga surpriza për shkak të ankthit që ka pasur gjatë këtyre ditëve sepse ajo ka nisur seancat e kimioterapisë.
“Më kënaqni të gjithë. Edhe pse nuk jam mirë, ju ndjek. Albano i ke dhënë një mesazh Çiljetës që më shëroj, të falenderoj. Elsa të falenderoj që i qëndron gocës kaq pranë”, tha mami i Çiljetës.
“Mami është e vetmja që më ka ngelur. Babi ka ikur në qiell dhe zoti të ma lërë sa më gjatë”, shtoi Çiljeta.
Ky moment përloti Fjoralbën, që në vitin 2022 humbi nënën e saj në moshë të re nga një sëmundje e rëndë.
“Prehri i nënës është vendi më i ngrohtë për njeriun dhe ku gjejmë paqe”, u shpreh Fjoralba mes lotësh.
Tërmet i fortë në Napoli, lëkundjet më të fuqishme të 40 viteve të funditNapoli u lëkund mbrëmjen e kësaj të hëne nga një tërmet i fortë.
Lëkundjet sizmike u ndjenë të njëpasnjëshme në zonën e Campi Flegrei, e para me magnitudë 3.5 dhe e dyta e magnitudës 4.4 të shkallës Rihter.
Sipas autoriteteve italiane, ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në zonë në 40 vitet e fundit.
Nga raportimet e para, në disa ndërtesa ka çarje muresh dhe rënie kornizash, ndërsa njerëzit e përfshirë nga paniku kanë lënë shtëpitë e tyre.
Bashkia fton qytetarët të ruajnë qetësinë, ndërsa njofton se hekurudhat e shkollat në Pozzuoli do të qëndrojnë të mbyllura të martën më 21 maj.
Shqiptari tenton të përdhunojë greken që shkoi për t’i pastruar shtëpinë: Më grisi rrobat…Një shqiptar akuzohet nga një shtetase greke se ka tentuar ta përdhunojë.
53-vjeçarja ka rrëfyer se gjithçka ndodhi kur ajo shkoi në shtëpinë e tij në Petralonë të Greqisë për të pastruar.
Shqiptari, sipas saj, ishte i dehur dhe nisi ta prekte e dhunonte.
“Më mori me forcë, më grisi rrobat. Tentoi që të më përdhunonte. Ishte i dehur. Unë kisha forcë dhe rezistova”, ka treguar 53-vjeçari para grupit hetimor.
Ajo shpjegoi se me forcë arriti të dalë nga shtëpia dhe më pas bëri denoncimin ndaj shqiptarit.
Ky i fundit u vu në pranga nga policia greke.
Karamuço paralajmëron “bomba”: “Metamorfoza” do nxjerrë edhe emra politikanëshPas megaoperacionit të SPAK, me 48 urdhër-arreste të lëshuara, mes të cilëve emra famëkeq të krimit dhe ish-zyrtarë policie, profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço paralajmëron për të tjera goditje të bujshme nga SPAK.
Sipas tij, prokurorët po punojnë nën presion edhe për operacionin “Metamorfoza 3”, që do të zbulojë lidhje të politikanëve me krimin.
“”SKY” po iu mbyll gojën shumë njerëzve që deri dje rrihnin gjoksin. Duhet të verifikohen dhe ca kode aty që nuk dihet kush janë. Gjithë shteti është në akuzë, prezumohet që është i lidhur.
Në “Metamorfoza 3”, SPAK ka paralizuar 40% të organizatave kriminale, do shohim edhe politikanë dhe më shumë policë. Çfarë bënë këta që njerëzit mos të dilnin, i futën pistoletën në gojë një bashkëshorti të një gjyqtareje, fotografuan fëmijën e një prokurori. Shiko çfarë presioni ka SPAK, por ka bërë një tërmet”, u shpreh Karamuço në “Top Story”.
“Do vish te shtëpia ime” – Heidi i thotë “JO” Romeos: Çfarë thua?Në ditët e fundit të qëndrimit brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Romeo e ftoi Heidin të jetojnë bashkë, në shtëpinë e tij.
Teksa të dy po flisnin për planet pas daljes nga shtëpia, Heidi e refuzoi ftesën e Romeos për të qëndruar në shtëpinë e tij, duke thënë se do të shpenzojë kohë me familjarët e saj.
Romeo: Ti do rrish te shtëpia ime.
Heidi: Jo.
Romeo: Si jo?
Heidi: E di që po tallesh me atë fytyrë, të njoh, ta njoh fytyrën.
Romeo: Pse jo?
Heidi: Se do shkoj të rri pak me të mitë. Çfarë thua…
Romeo: A po, ke të drejtë. Harrova
Heidi: E kishe seriozisht ti?
Romeo: Po mo shpirt.
Flet një prej vajzave lesbike që u martua në tarracën e bashkisë: Dashuria është fjala e ZotitAlba Ahmetaj, vajza që kurorëzoi dashurinë me partneren e saj Edlira Mara në tarracën e Bashkisë së Tiranës, reagoi pas zhurmës së krijuar pas ceremonisë së parë martesore mes komunitetit LGBT në Shqipëri.
Alba Ahmetaj e konsideroi këtë një të drejtë të ligjshme të anëtarëve të komunitetit LGBT.
“U bë me zhurmë, por nuk ishte ky qëllimi. Qëllimi ishte t’i tregonim të gjithëve, që të jesh LGBT dhe besimtar, është mëse legjitime. Nuk ishte me ligjet shqiptare, por me fjalën e Zotit. Dashuria është fjala e zotit. Dasmat edhe pa celebrim janë tipike në Shqipëri”, u shpreh ajo.
Synimi i anëtarëve të komunitetit LGBT është që çështjen ta dërgojnë deri në Strasburg, me qëllim që edhe në Shqipëri të lejohen më pas martesat brenda të njëjtës gjini.
Kosova mbyll gjashtë objekte financiare të Serbisë në veri. Reagon BeogradiAutoritetet në Kosovë thanë se kanë mbyllur gjatë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe.
Zyrtarët në Serbi e kanë dënuar ashpër këtë aksion, të cilin e kanë ciësuar “të paligjshëm”.
Policia e Kosovës tha se aksioni në veri të Kosovës u krye pas raportimeve të institucioneve monitoruese financiare, sikurse njësia e inteligjencës financiare dhe Banka Qendrore e Kosovës, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës.
Në njoftim të Policisë së Kosovës u tha se aksioni ka kaluar pa ndonjë problem dhe incident.
“Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë, ku me autorizim të prokurorit kompetent gjashtë njësi të ashtuquajturës bankës postare kursimore ilegale, në veri të vendit janë mbyllur”, tha policia.
Pjesëtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe ata të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë parë duke marrë pjesë në aksionin në veri.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, përgëzoi institucionet për “suksesin e treguar” gjatë aksionit në veri.
“Sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi ynë për të cilin jemi zotuar në vazhdimësi”, shkroi ai në Facebook.
Aksioni i autoriteteve të Kosovës vjen një javë pasi Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se ka përfunduar afati tranzitor për rregulloren e saj, që ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.
Rregullorja e BQK-së, që parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave, është kundërshtuar fuqishëm nga Serbia.
Serbia ndan ndihmë në vlerë të miliona eurove për serbët në Kosovë, për të paguar rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë, në valutën serbe, dinar.
BQK-ja ka thënë më 13 maj se pas përmbylljes së periudhës transitore, ka licencuar tetë degë të institucioneve financiare në komunat me shumicë serbe, në Leposaviq, Zveçan, Graçanicë, Shtërpcë dhe një në Shillovë të Gjilanit.
Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores së BQK-së, duke u thirrur në ndikimin që mund të ketë te komuniteti serb në Kosovë, që pranon pagesa të ndryshme në dinarë nga buxheti i Serbisë./ Radio Evropa e Lirë
Vdekja e presidentit iranian/ Momenti kur nxirren trupat e pajetë nga helikopteri (PAMJE TË RËNDA)Publikohen pamje nga momenti kur nxirren trupat e pajetë nga helikopteri i rrëzuar, ku humbi jetën Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi.
Pamjet e bëra publike nga ekipet e kërkim-shpëtimit Gjysmëhëna e Kuqe iraniane janë të rënda, ndërsa mediat e huaja raportojnë se identifikimi i trupave është i vështirë për shkak të djegies në një shkallë të lartë.
Zyrtarët iranianë thonë se helikopteri me të cilin udhëtonin Presidenti i Iranit Reisi dhe ministri i Jashtëm, u rrëzua për shkak të mjegullës së dendur në veri të vendit.
Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tëndeThe footage shows the transfer of the bodies of the martyrs by the Iranian Red Crescent Society (IRCS) and army rangers pic.twitter.com/oJtEiEc0U6
— IRNA News Agency (@IrnaEnglish) May 20, 2024
Të martën nis sezoni i Binjakëve, i cili të ndihmon që të jesh edhe më kurioz/e dhe të përshtatesh me situata të ndryshme. Më pas, të enjten do të ndodhë Hëna e plotë te Shigjetari dhe ky është një moment për të manifestuar dëshirat e tua. Si përfundim, Jupiteri shkon te Binjakët dhe do të qëndrojë atje deri në vitin 2025.
Dashi
Ki pak më shumë besim te njerëzit, Dash! Hëna e plotë te Shigjetarët të frymëzon që të kesh më shumë shpresë, optimizëm dhe besim në jetën tënde. Lidhjet dhe financat e tua do të lëvizin në një drejtim më të mirë. Aftësitë e tua në komunikim gjatë kësaj jave do të jenë zjarr.
Demi
Shko më thellë dhe kërko të vërtetat e tua. Sektori i intimitetit do të të ndriçohet dhe ti do ta kesh më të thjeshtë që të bësh bisedat e vështira, të cilat i fuqizojnë raportet e tua. Një bashkëpunim interesant do të ndodhë mes Afërditës dhe Jupiterit dhe me shumë gjasa, do të sjellë më të mirat dhe gëzim në jetën tënde.
Binjakët
Gëzuar ditëlindjen, Binjakë! Nëse romanca është në listën e dëshirave të tua, atëherë do ta marrësh gjatë Hënës së plotë te Shigjetari. Një bashkëveprim interesant mes Afërditës dhe Jupiterit do të të motivojë që të rrëfesh historitë e tua me pasion dhe të hysh në vitet më të bukura dhe transformuese të jetës tënde. Urojmë që të gjitha ëndrrat e tua të realizohen!
Gaforrja
Qetësoje veten sepse gjithçka do të shkojë mirë. Hëna e plotë në Shigjetar të inkurajon të vendosësh qëllime të vogla, që të bësh ndryshime të mëdha. Bashkëpunimi i Afërditës dhe Jupiterit të motivon që të bëhesh më miqësor/e dhe të takohesh më shpesh me miqtë e tu. Kur Jupiteri të hyjë te Binjakët, do të përfundojë një proces i gjatë shërimi.
Luani
Shpreh të vërtetën tënde. Hëna e plotë në Shigjetar të inkurajon që të tregosh atë që të mban zemra. Do të tërheqësh drejt teje mundësi të reja fantastike në romancë dhe në biznes, ndaj shijoje këtë javë.
Virgjëresha
Përjetoji ndjesitë e tua. Një Hënë e plotë dhe e ndjeshme te Shigjetari të jep pranimin që të duhet dhe validimin e ndjenjave të tua. Nuk të duhet më shumë konfirmim. Nga mesi i javës, shpirti i aventurës depërton tek ti dhe të ndihmon të zgjerosh horizontin tënd.
Peshorja
Thuaje atë që mendon, por pa lënduar të tjerët. Komunikimi i qartë është një pikë e rëndësishme e Hënës së plotë te Shigjetari. Këtë javë, komunikimi është aftësia me seksi që do të kesh, ndaj përdore si duhet.
Akrepi
Ulu me këmbë në tokë, i dashur Akrep! Pas një muaji intensiv, Hëna e plotë në Shigjetar të ndihmon të përqendrohesh më shumë në trupin tënd. Afërdita dhe Jupiteri bashkëveprojnë për të zbukuruar dhe harmonizuar raportet e tua në mënyra të papritura dhe speciale. Ky është një muaj sa i ngjeshur, aq edhe i përqendruar te vetja, ndaj gjej balancën perfekte.
Shigjetari
Hëna do të ndriçojë për ty, Shigjetar! Këtë javë, me shumë mundësi do të kuptosh ku do të shkosh dhe çfarë do të bësh në jetën tënde. Një bashkëpunim i Afërditës dhe Jupiterit të ndihmon të rifitosh fuqitë e tua dhe të përqendrohesh te mirëqenia dhe një rutinë më e mirë.
Bricjapi
Ke nevojë për pak pushim, Bricjap! Hëna e re në Shigjetar ndriçon sektorin e tërheqjes nga kaosi dhe të ndihmon të gjesh një hapësirë dhe zonë më të qetë dhe të paqtë. Këtë javë do të duash që të jesh më i/e ndjeshëm/me se zakonisht dhe rikujto se kjo është totalisht okay. Përqendrohu te shëndeti yt mendor dhe fizik.
Ujori
Fuqia u përket njerëzve të tu, Ujor! Në Hënën e plotë në Shigjetar, do të kesh mundësinë të rilidhesh me komunitetin tënd, pas një muaji shumë të ngjeshur dhe të përqendruar te puna. Gjithashtu, do ta kesh më të thjeshtë të pranosh mendimet dhe ndjesitë e reja që të përshkojnë. Të premten, Jupiteri hyn te Binjakët, për të dominuar kreativitetin, mënyrat e reja të jetesës dhe ide që as nuk i dije që i kishe.
Peshqit
Shko në një nivel të ri! Këtë javë do të të duhet të ndërmarrësh një vendim të ri, të rrezikshëm, i cili mund të të sjellë shumë shpërblime. Do të përqendrohesh më shumë te shprehja e ndjesive dhe të bësh një dialog, që të mos vuash më me monologjet që i bën vetes. Guxim dhe sinqeritet! Kaq të duhen!