Aplikacion
Teksa grupet e kërkim-shpëtimit janë shpërndarë në terren për të gjetur presidentin e Iranit dhe të tjerët që ishin në helikopterin që u rrëzua, disa media të huaja kanë filluar të raportojnë për vdekjen e Raisit.
Fati i tij është ende mister, por televizioni izraelit “Channel 12” raportoi se, sipas burimeve, presidenti nuk mund të shpëtonte nga rrëzimi.
“Nuk është ende e qartë se çfarë ndodhi me helikopterin e presidentit iranian, por burime diplomatike në Perëndim vlerësojnë se Raisi nuk i mbijetoi rrëzimit”, ishte raportimi i televizionit izraelit “Channel 12”.
Në fakt, është ende e paqartë nëse helikopteri u rrëzua apo bëri ulje emergjente për shkak të kushteve të motit.
Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Ali Bahadori Jahromi thotë se ende nuk ka lajme për vendndodhjen e presidentit Raisi.
“Jemi duke përjetuar situatë të vështirë dhe të komplikuara! Është e drejta e njerëzve dhe e mediave të dinë lajmet më të fundit për rrëzimin e helikopterit të presidentit, por për shkak të koordinatave të vendit të rrëzimit dhe kushteve të motit deri tani nuk ka. Nuk ka lajme të reja në këto momente, durimi, lutja dhe besimi në grupet e shpëtimit janë rruga përpara.”-
tha zëdhënësi i iraniane.
Ndryshimet që pësoi skema e pensioneve një dekadë më parë, si rritja e moshës së pensionit, apo vendosja e barazisë, pra të një raporti të drejtë midis kontributeve dhe masës së pensionit, të shoqëruara edhe me masa të tjera sollën një qëndrueshmëri financiare.
Sot defiçiti i skemës, është 0.85% e PBB nga 2 që ishte dhjetë vjet më parë. Kjo do të thotë se fondet e buxhetit të shtetit që përdoren për të plotësuar ato të pensioneve kanë ardhur në rënie. Por megjithatë, zyrtarët mendojnë se skema po merr goditje të vazhdueshme kryesisht nga zhvillimet demografike, si emigracioni rënia e lindjeve apo rritja e jetëgjatësisë, të cilat për pasojë sjellin plakjen e popullsisë.
BB parashikon që në vitin 2035 popullsia në moshë pensioni të rritet në 24% nga 19 që ishte në vitin 2019. Sot gëzojnë pension 705 mijë qytetarë dhe raporti kontribues përfitues është 1.17 me 1, një raport i brishtë për një skemë pensioni të qëndrueshme.
Nga ana tjetër qytetarë në pension pohojnë për Zërin e Amerikës se masa e pensioneve nuk mjafton për të përballuar jetesën.
Ata thonë se kostot janë të larta dhe se përballen me majft vështirësi.
Ndaj një prej sfidave kryesore për autoritetet mbetet masa e pensionit, me qëllim përballimin e jetesës. Qeveria i ka indeksuar pensionet në vijimësi, por sërish ato mbeten të ulëta, në raport me kostot. Drejtori i ISSH (Instituti i Sigurimeve Shoqërore) Astrit Hado argumentoi për Zërin e Amerikës, se arsyet e pensioneve të ulëta shtrihen në vite, si informaliteti në ekonomi, puna e zezë dhe nëndeklarimi i pagave. Sipas Instat, në Shqipëri ka rreth 1 milion e 300 mijë të punësuar dhe 40% e tyre nuk kontribuojnë në skemë.
“Pensionet janë të ulëta, për shkak të viteve të ulëta të pagesës së kontributeve, të pagave të ulëta mbi të cilat janë paguar kontributet, të daljes para kohe në pension dhe të rritjes së kohës së gëzimit të pensionit. Ata që sot janë 75-80 vjeç kanë dalë në pension 50-45 vjeç, pra kanë 25 deri në 30 vite, por kanë paguar kontribute 25 vjet dhe kanë 30 vjet që marrin pension. Pensionet nuk janë fabrikë që prodhojnë para. Qytetarët duhet ta kuptojnë se pensionet nuk janë sipas nevojës, por sipas meritës. Pensionet nuk japin masë pensioni aq sa individi ka nevojë, por aq sa ke kontribuar. Ajo që ne duhet të shohim është masa e pensionit, që do të thotë pensioni që do të përfitohet nga skema të jetë, i qenësishëm dhe i mjaftueshëm për një jetë dinjtoze”- shprehet Z. Hado.
Menaxheri i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri , Zoti Emanuel Salinas në një intervistë për Zërin e Amerikës, u shpreh se -“numri i njerëzve në tregun e punës nuk kontribuon mjaftueshëm në skemën e pensionit”. Disa shkaqe siç thotë ai, lidhen me kontributet mbi bazën e pagës minimale. “Edhe të vetëpunësuarit kontribuojnë më pak se sa do të kërkonte niveli i të ardhurave, ndërsa ka gjithashtu shumë njerëz që janë në punësim informal, dhe ndoshta nuk po kontribuojnë fare”- argumenton Z. Salinas.
“Objektivi që po përpiqemi të arrijmë me rishikimin e politikave të sistemit të pensioneve, duke punuar së bashku me qeverinë është një sistem pensioni që u ofron burime të mjaftueshme njerëzve kur ata arrijnë moshën e pensionit, që është i qëndrueshëm dhe i përballueshëm nga qeveria që të bëjë ato pagesa, por njëkohësisht që të jetë edhe një sistem i drejtë. Do të thotë që njerëzit të marrin pension
sipas shkallës që kanë kontribuar dhe gjithashtu të ketë drejtësi edhe midis brezave. Ne duam t’u përcjellim të rinjve besueshmërinë se nëse kontribuojnë tani, kur të vijë mosha e pensionit do të kenë një nivel të arsyeshëm të ardhurash përmes pensionit”- thotë Zoti Emanuel Salinas.
Edhe qytetarë në moshë pensioni thonë për Zërin e Amerikës, se është e domosdoshme që njerëzit të ndërgjegjësohen për të paguar kontributet e pensionit.
Sektori privat në Shqipëri është kontributori më i madh në fondin e pensioneve. Industria e ndërtimit dhe shërbimet mbajnë peshën më të lartë. Bujqësia edhe pse punëson thuajse gjysmën e fuqisë punëtore në vend, ka një shkallë të ulët të kontributeve, për shkak të funksionimit të çrregullt të saj.
Autoritetet shpjegojnë se politika e qeverisë për rritjen e pagave ka sjellë më shumë kontribute në fondin e sigurimeve shoqërore, por studiues të zhvillimeve ekonomike në vend, vënë theksin edhe te nevoja për një ekonomi me nivel të lartë produktiviteti dhe me paga të larta. Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa, sugjeron dhe skema alternativë.
“Skema alternativë përveç forcimit të fondeve private të pensioneve do të ishte dhe llogari pensioni me privilegje tatimore dhe të mbrojtura dhe të garantuara nga shteti. Pra ne mund të lejojmë çdo qytetar që nga të ardhurat vjetore të heqë 2 mijë euro në vit në këtë depozitë të cilat do të jenë të patatueshme, i zbritet detyrimi tatimor gjatë vitit. Dhe pas 40 vitesh punë, çdo individ mund të kishte 80 mijë dollarë për të përballaur një jetesë më komode me kursimet e tij”- argumenton Selami Xhepa, President i UET.
Skema e pensioneve po vuan pasojat e zhvillimeve të paqëndrueshme ekonomike dhe shoqërore të mbi tre dekadave.
Gjatë viteve të fundit po del në sipërfaqe një problem shqetësues. Një pension i plotë përfitohet pas 38 viteve punë, dhe ai minimal pas 15 viteve, ndërsa vihet re se është rritur numri i pensionstëve të rinj, me më pak vite punë. Mesatarja e viteve të punës për afro 40 mijë persona që dalin në pension çdo vit, ka ardhur duke rënë, nga 30 dy vite vite më parë në 27 vite e gjysmë aktualisht. Por autoritetet konstatojnë me shqetësim se është rritur edhe numri pensionistëve që kanë 15 vite punë. Kjo do të thotë një pension i ulët për ta dhe më shumë vështirësi për të përballuar jetën.
Ka dhe arsye të tjera pse ndodhin këto. Në vitet ‘90, kur ra sistemi komunist, derisa ekonomia shqiptare filloi të formalizohet në vitet 2000 ka patur një papunësi të madhe, punë të zezë informalitet të lartë dhe emigracion masiv. Sot po dalin në pension datëlindja 1962, që kanë vetëm 15 vjet gjatë regjimit komunist. Të mos harrojmë emigrantët që ikën në Greqi dhe Itali, punuan atje nuk kontribuan këtu dhe kur dalin në pension, kanë vetëm 15 vjet punë. Njerëzit duhet ta kuptojnë që për pensionin nuk mendohet ditën që mbush moshën për të dalë në pension”- argumenton Astrit Hado, drejtor i ISSH.
ISSH, pranon se përqindja që zë pensioni në raport me pagën mesatare po bie. Mesatarja e përgjithshme është 32%, ndërsa në vende të zhvilluara pensioni arrin 60% të pagës neto. BB vëren se duhen krijuar stimuj për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve të paguajnë kontribute shoqërore, ndërsa nënvizon se po punon me qeverinë për të adresuar rekomandime në këtë drejtim./ Zëri i Amerikës
Mot mbytës këtë javë, temperaturat arrijnë deri në 33 gradë. Të martën dhe të mërkurën…Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike si pasojë e aktivitetit të dy anticikloneve (periferia e Anticiklonit të Azoreve dhe Anticiklonit Afrikan).
Megjithatë nuk do të mungojë edhe depërtimi i qëndrave të presionit të ulët, të cilat do të sjellin një paqëndrueshmëri të lehtë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Në këtë mënyrë për pothuasje të gjitha ditët, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura (duhet thënë me këto të fundit kryesisht në relievet malore në lindje të territorit).
Vranësirat e dendura do të shoqërohen kryesisht me reshje shiu të dobta dhe afatskurtra në relievet malore në lindje. Por, për ditën e martë dhe atë të mërkurë reshjet e shiut me intensitet të ulët do të përfshijnë edhe zonën e veriut dhe qendrën.
Në periudha afatshkurtra këto reshje në këto zona do të jenë edhe në formën e shtrëngatave.
Temperaturat si në vlerat e mëngjesit, ashtu dhe ato të mesditës parashikohen të jenë në vlera “normale” të mesatarve klimatike mujore për vendin tonë përjashtuar këtu ditën e hënë dhe atë të martë ku për shkak dhe të erës jugore pritet të kapin vlera deri në 33 grad celcius në zonat e ulëta.
Vlen për tu theksuar fakti se për shkak të lagështirës së lartë në ajër do të përjetohet efekti zagushi, ku temperaturat do të përjetohen disa gradë më të larta për trupin e njeriut se ato të regjistruara në kafazin meteorologjik.
Zhduket Presidenti i Iranit, helikopteri me të cilin po udhëtonte u aksidentuaHelikopteri me të cilin udhëtonte Presidenti i Iranit, Efraim Raisi u aksidentua këtë të diel, duke ngritur në këmbë të gjithë ushtrinë iraniane.
40 ekipe të kërkim-shpëtimit janë angazhuar për të gjetur gjurmë të Raisit dhe të pjesëtarëve të tjerë të ekuipazhit që udhëtonin me të.
“Gjërat janë nën kontroll dhe ekipet e shpëtimit po bëjnë punën e tyre. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më shpejt. Do të duhet kohë për të arritur në vendndodhjen e helikopterit për shkak të kushteve të motit”, u shpreh ministri i Brendshëm iranian.
Përveç presidentit, në bord ishin: Mohammad Ali Al Hashem, imam i Tabrizit; Hossein Amirabdollahian, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike; Malik Rahmati, guvernator i Azerbajxhanit Lindor; piloti, një bashkë-pilot, kreu i ekipit të mbrojtjes dhe një nga rojet.
Françeska flet për Heidin pas daljes nga shtëpia: Vinte në krevat, ftonte dhe Romeon dhe…Françeska u shpreh e zhgënjyer me Heidin pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP.
Ajo e veçoi Heidin si të vetmen mes banorësh me të cilën nuk pati marrëdhënie të sinqertë.
Sipas saj, Heidi stiste situatat në raportin mes saj dhe Romeos.
“Miqësia nga ana ime ka qenë shumë e sinqertë në fillim. Kam hyrë me pritshmëri për të qenë shoqe me të gjithë, për të pasur relata vërteta me të gjithë brenda shtëpisë. Nga ana e Heidit, rezultoi që ishte shumë ndryshe, ishte një skemë.
U zhgënjeva nga fakti që ajo u afrua me mua, u prezantua si shoqja ime, donte të krijonte marrëdhënie me mua. Vinte në krevat, ftonte dhe Romeon, thoshte të kam shoqe. Shkonte në dhomë të rrëfimit pastaj dhe thoshte Françeska do të hyjë në mes të çiftit. Unë kam ngelur e shokuar”, tha ajo.
Françeska u eliminua mbrëmjen e së shtunës nga shtëpia, duke lënë brenda pesë finalistët: Eglën, Heidin, Romeon, Julin dhe Meritonin.
Ferri që jetoi Enkelejda Danaj: Rrahje, abuzime dhe sharje. Burri e vrau për një fotoVrasja e 40-vjeçares Enkelejda Danaj ishte fundi i shumë viteve të mbushura me dhunë.
Ajo u dhunua e u abuzua vazhdimisht nga bashkëshorti i saj, Eduard Danaj deri në momentin që ky i fundit e masakroi me thikë në Athinë.
Ata ishin shpërngulur në kryeqytetin grek për një jetë më mirë në moshën 19-vjeçare, vetëm dy vite pasi kishin nisur marrëdhënien e tyre.
Shqiptarja Enkelejda Danaj e kishte denoncuar bashkëshortin para autoriteteve greke, duke pranuar se ata nuk kanë shkuar kurrë mirë me njëri-tjetrin.
Denoncimi i saj i fundit ishte më 7 maj.
Ajo ka deklaruar më 7 maj në polici se ish-bashkëshorti e ka vëzhguar prej një jave me makinë jashtë shtëpisë së saj. Enkelejda ka deklaruar se iu afrua dhe i tha se çfarë bën këtu, po ai e ka rrahur dhe duke i thënë se do ta djegë.
Dëshmia e Eduard Danajt
Vetë Eduard Danaj ka deklaruar para grupit hetimor pas arrestimit për ngjarjen e rëndë arsyen pse e vrau Enkelejdën.
Ai tha se nuk duronte dot që bashkëshortja e tij e tradhtonte dhe postonte foto në rrjetet sociale me të dashurin e saj.
‘Nuk durova ta shihja të dashurin e saj. Ai po ngiste makinën time dhe unë punoja dy punë. E mendova me shumë kujdes dhe vendosa që një natë më parë. E dija se sa orë shkon ajo në dyqanin ku punon dhe pa humbur kohë mora një thikë nga shtëpia dhe shkova në vendin ku e dija se do të shkonte në punë. Sapo e pashë që po vinte, iu afrova i thashë “çfarë ka ndodhur, a je mirë, të ngjitemi në shtëpi” dhe ajo m’u përgjigj “nuk kemi punë të shkojmë në shtëpi”. Këto ishin fjalët e saj të fundit, kur u sulmua e thikë deri kur e ka lënë të vdekur në vend. Pastaj u largova nga atje në këmbë, shkova për dy orë për të fjetur në një hotel dhe kur u largova atje kërkova alkool dhe fillova të endem nëpër rrugë”, tha ai.
“Hëngrëm spagheti kur…” – Rama: Albin Kurti nuk përmbushet nga epshi i vetKryeministri Edi Rama foli për marrëdhëniet që ka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe qëndrimin që mban ndaj angazhimit të Lëvizjes Vetëvendosje në procesin zgjedhor në Shqipëri.
Në një intervistë për “Nacionale”, Rama e përshkroi Kurtin si një politikan opozitar, duke shtuar se profesionalisht ai nuk kënaqet kurrë.
Këtë gjë, sipas Ramës, Kurti e tregoi kur në zgjedhjet e vitit 2021 në Shqipëri erdhi dhe prezantoi kandidatët e Vetëvendosjes, Boiken Abazin, Kreshnik Merxhanin dhe Iliaz Shehu.
“Albini është opozitar profesionist. Pres ditën kur Albini do dalë të protestojë kundër qeverisë së vet. I vetmi që mund ta rrëzojë Albin Kurti, është vetëm Albin Kurti. Ai nuk përmbushet nga epshi vet revolucionar dhe shkon në Maqedoni, vjen në Shqipëri. Unë s’e imagjinoj dot jo të shkoj të bëj degë në Kosovë, por s’e imagjinoj dot të futem të them atje se çfarë bën Qeveria për popullin e Kosovës dhe çfarë nuk bën.
Ditën që Albini ka ardhur të prezantojë kandidatët, ka ngrënë spagheti me mua. Dhe do të hajë prapë kur të vijë të prezantojë kandidatët. Mua më thonë shpesh shqiptarët si mund ta trajtosh kështu vëllain e vogël. Vëllai i vogël bën edhe kështu dhe s’ke çfarë i bën”, deklaroi Edi Rama.
Fqinjët e familjes Musaku të tronditur nga ngjarja: Nuk kishin shfaqur shqetësimeFqinjët e familjes Musaku në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë u shfaqën të tronditur para kamerave pasi babai Behar Musaku qëlloi me armë vajzën, Rudinën, dhe më pas vrau veten.
Fqinjët deklaruan se ata e njihnin familjen Musaku dhe se gjatë kohëve të fundit nuk kishin dëgjuar për diçka që mund ta çonte drejt këtij akti 82-vjeçarin Behar Musaku.
“Nuk kishte shfaqur shqetësime kohët e fundit. Nuk na kishte dhënë as përshtypjen më të vogël. Jetonte me të shoqen. Dy djemtë i ka të ndarë, por me njërin jeton në një hyrje. Vajza vinte. Në Tiranë më duket se punon kameriere, por se dimë mirë.
Vajza punonte në Tiranë, kishte dy fëmijë, Djalë dhe vajzë. Ishte e divorcuar. Vajzën e ka 17-vjeçe, djalin më të vogël, 14. I njohim njerëz të mirë. Hyjmë e dalim si njerëz. Jemi prekur shumë. Me ne rrinte më shumë”, u shprehën fqinjët.
Vajza, Rudina Musaku, ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Krimi në familje në Lushnjë/ 40-vjeçarja u qëllua me çifte te pjesa e barkut (EMRAT+DETAJE)Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur rreth 15:15 minuta të kësaj të diele, ku 82-vjeçari plagosi me armë zjarri vajzën e tij dhe më pas kreu vetëvrasje.
Autori është identifikuar si Behar Musaku, ndërsa e plagosura është Rudina Musaku, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Burimet konfirmojnë se ajo ka marrë plagë plumbi në zonën e barkut, aty ku u qëllua me çifte nga bashkëshorti i saj për motive ende të paqarta.
Rudina Musaku është e divorcuar dhe nga martesa e saj e parë ka dy fëmijë, të cilët jetojnë me babanë në Berat.
Tronditet Lushnja/ I moshuari plagos vajzën dhe më pas vret veten. 40-vjeçarja në luftë për jetënNjë 40-vjeçare mbeti e plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri të regjistruara pasdreken e kësaj të diele në Lushnjë.
40-vjeçarja me inicialet R. M. u qëllua nga babai i saj, shtetasi me inicialet B. M., 82 vjeç.
Ky i fundit vrau veten me të njëjtën armë pasi plagosi vajzën e tij.
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti të çastit, ndërsa 40-vjeçarja ndodhet në gjendje kritike në spital.