Aplikacion
Dy shqiptarë kanë dhunuar dy të moshuar në Greqi dhe më pas i kanë grabitur shuma të konsiderueshme parash e bizhuteri me vlerë.
Një nga grabitësit, i cili ishte nga Shkupi kishte marrë me leje nga burgjet e Chanias por nuk ishte kthyer më në qeli.
Së bashku me bashkëpunëtori i tij shqiptar mësohet se kanë marrë me qira një makinë në Athinë dhe i kanë vendosur targa të vjedhura, më pas udhëtuan drejt fshatit Dorizë të Arkadisë.
Aty hynë në shtëpinë ku jetojnë të moshuarit, dy gra dhe një burrë, të cilët autorët i lidhën dhe i rrahën.
Më pas, hajdutët u larguan duke marrë 19.000 euro kesh dhe stoli me vlerë rreth 10.000 euro.
Grabitësit, me precedentë të mëparshëm penal në grabitje nga viti 2013 e deri më sot, u arrestuan në pyll ku ishin arratisur.
Tre të moshuarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e mjekësore.
Dha dorëheqjen, ish-drejtuesi i “OpenAI”: Prodhimi i makinave më të zgjuara se njeriu, e rrezikshmeNjë ish-drejtues i lartë i kompanisë së teknologjisë artificiale ‘OpenAI’, i cili dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave, tha të premten se siguria nuk është përparësi e kompanisë.
Jan Leike, i cili drejtoi ekipin e quajtur “Superalignment” të ‘OpenAI-it’, së bashku me një bashkëthemelues të kompanisë, i cili gjithashtu dha dorëheqjen këtë javë, shkruante në një seri postimesh në platformën e medias sociale X, se ai ishte bërë pjesë e kompanisë, pasi mendonte se do të ishte vendi më i mirë për të bërë kërkime në fushën e inteligjencës artificiale.
“Prej kohësh nuk kam rënë dakord me udhëheqësit e OpenAI-it në lidhje me përparësitë kryesore të kompanisë, derisa më në fund mbërritem tek një pikë ndarjeje”, shkruante zoti Leike.
Ai tha se duhet të ketë më shumë përqendrim në përgatitjen për gjeneratën e ardhshme të modeleve të Inteligjencës Artificiale, përfshirë çështje si siguria dhe analizimi i ndikimit social që ka kjo teknologji.
Ai tha se prodhimi i “makinave më të zgjuara se njeriu është një përpjekje në thelb e rrezikshme” dhe se kompania “ka një përgjegjësi të madhe në emër të të gjithë njerëzimit”.
“OpenAI duhet të bëhet një kompani ku siguria të jetë e para“, shkruante më tej zoti Leike.
Në një përgjigje ndaj postimeve të zotit Leike, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë ‘Open AI’, Sam Altman, shkruante se ai ishte “tejet mirënjohës” për kontributin e zotit Leike në kompani dhe se ishte “shumë i trishtuar që ai po largohej”.
“Zoti Leike ka të drejtë, ne kemi ende shumë për të bërë dhe jemi të përkushtuar ta bëjmë një gjë të tillë“, shkruante zoti Altman, duke shtuar gjithashtu se do të shkruante një postim më të gjatë mbi këtë temë, në ditët në vijim.
Kompania konfirmoi të premten se kishte shpërbërë ekipin e zotit Leike ‘Superalignment’, i cili u ngrit vitin e kaluar për t’u përqëndruar tek rreziqet që paraqet Inteligjenca Artificiale.
Dorëheqja e zotit Leike erdhi pasi bashkë-themeluesi dhe shkencëtari kryesor i ‘OpenAI-it’, Ilya Sutskever, njoftoi të martën se po largohej nga kompania pas gati një dekade.
Zoti Sutskever ishte një prej katër anëtarëve të bordit të cilët votuan nëntorin e kaluar për largimin e zotit Altman, gjë nuk zgjati pasi zoti Altman u kthye shumë shpejt në detyrë.
Ishte zoti Sutskever ishte ai që njoftoi zotit Altman se ishte pushuar nga puna, por më vonë tha se ishte penduar që e kishte bërë një gjë të tillë.
Ndërsa njoftoi largimin, zoti Sutskever tha se ai po punonte për një projekt të ri dhe kuptimplotë për të, por pa ofruar detaje të tjera.
Të hënën “OpenAI” bëri publike përditësimin më të fundit tek modeli i tij i Inteligjencës Artificiale, që mund të imitojë variacionet e zërit, ulje-ngritjet e tij, në përgjigjet verbale, e që madje, mund të përpiqet të zbulojë edhe gjendjen emocionale të njerëzve./VOA
Artan Hoxha: Ky emër i botës së krimit, pas vrasjes së Brilant dhe Ervis MartinajtGazetari Artan Hoxha ka hedhur dyshime se një emër i botës së krimit që ka dalë në arratisjen nga burgu të Admir Tafilit kur ishte vetëm 19 vjeç, qëndron pas vrasjes së Brilant e Ervis Martinaj.
Sipas gazetarit të kronikës, ky personazh është përmendur rrallë dhe zakonisht vepron rreth Kamzës, duke shtuar se s’ka qenë i njohur deri në eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe kushëririt të tij.
“Nëse ky emër do jetë i përfshirë në këtë mozaik do plotësonte gjithë kuadrin dhe do kishim një aleancë të madhe të grupeve kriminale që ishin edhe armiq edhe aleatë, madje janë bërë prapë armiq pasi është zhdukur Ervis Martinaj”, tha Hoxha.
Gazetari shtoi se grupet kriminale për shkak të interesave janë bashkuar, qoftë edhe politike, dhe kanë realizuar eliminimin e Ervis Martinajt dhe organizatës së tij.
“Ky është një hetim i cili e ka fillimin te procedimi 59 i vitit 2022, që nis nga zhdukja e Ervis Martinajt. Unë i qëndroj versionit që është rrëmbyer, ekzekutuar dhe kufoma është zhdukur. Policia ka kërkuar 2 muaj me polumbarë në det dhe më pas është kërkuar për 3 muaj në tokë pasi mendohet se kufoma e tij është në një rreze prej 3 km larg Fushë Kuqes.
Për mua, e gjithë kjo panoramë e ka zanafillën nga Ervis Martinaj. Nëse aty do ketë edhe një emër që ne e kemi përmendur shumë rrallë, ky vepron zakonisht rreth Kamzës, por është shfaqur në arratisjen nga burgu të Admir Tafilit, kur ka qenë vetëm 19 vjeç.
Nuk ka qenë shumë i njohur deri në eliminimin e Brilant dhe Ervis Martinajt. Nëse ky emër do jetë i përfshirë në këtë mozaik do plotësonte gjithë kuadrin dhe do kishim një aleancë të madhe të grupeve kriminale që ishin edhe armiq edhe aleatë, madje janë bërë prapë armiq pasi është zhdukur Ervis Martinaj. Gjithë ky pazëll që është krijuar, këto grupe për shkak të interesave janë bashkuar, edhe me interesa politike, dhe kanë realizuar eliminimin e Ervis Martinajt dhe organizatës së tij. Ndaj është kontrolluar edhe shtëpia e Ervis Martinajt”, u shpreh ai.
Xavi mohon lajmet se presidenti i Barcelonës po mendon ta shkarkojë atëXavi Hernández ka mohuar raportimet në mediat spanjolle se lidershipi e Barcelonës po konsideron shkarkimin e tij si trajner.
Lajmi erdhi pas deklaratës së Xavi se financat e dobëta të klubit do ta pengojnë atë të konkurrojë me Real Madridin.
“Klubi më ka transmetuar se duhet të qëndroj i qetë dhe të vazhdoj të punoj me të njëjtin motivim dhe përkushtim. Asgjë nuk ka ndryshuar,” tha Xavi në një konferencë për shtyp para ndeshjes.
Pothuajse të gjitha pyetjet me të cilat përballej ishin në lidhje me spekulimet në shtypin sportiv të Spanjës se presidenti i klubit Joan Laporta ishte i mërzitur me Xavi pasi tha në fillim të kësaj jave se “situata është shumë e vështirë, mbi të gjitha në nivelin ekonomik, për ne që të konkurrojmë me Rivalët kryesorë, qofshin Real Madrid apo ekipe në Evropë”.
Sipas mediave spanjolle Laporta po mendon një zëvendësues për Xavi këtë verë. Xavi këmbënguli të shtunën se nuk kishte dëgjuar diçka të tillë nga klubi.
“Nuk e di dhe nuk më intereson se nga vjen ai informacion. Kam mbështetjen e presidentit dhe Deco, drejtorit tonë sportiv”, tha ish-mesfushori i Barcelonës.
EMRI/ Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit në DhërmiPronari i një hoteli në Dhërmi ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike së bashku me dy punonjës.
Biznesmeni 40 vjeçar Aldo Metani ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve.
Ndërsa dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Dhërmi/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, për tre shtetasit të cilët ranë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një hoteli në Dhërmi, ju informojmë se shtetasi A. M., rreth 40 vjeç, pronari i hotelit, ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Argjira Spanca dhe Graciano Tagani s’janë ndarë, dyshja kapen mat bashkëGraciano Tagani dhe Argjira Spanca nuk s’janë ndarë. Balerini dhe moderatorja janë fotografuar së bashku pas daljes Gracianos nga BBV.
Dyshja janë kapur mat së bashku duke bërë shopping në një qendër tregtare në Tiranë, duke na treguar se kanë rregulluar mosmarrëveshjet mes tyre.
Graciano Tagani la të nënkuptohej gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV se lidhja e tyre është në krizë.
“Nuk e kam menderosur. Thjesht kur ke shumë ngarkesë, kur ke shumë gjëra mbi kokë pa dashje, fillon e merr çik shumë zjarr. Korrektësia dhe përkushtimi po, por në disa gjëra edhe nxitohesh. Ndoshta ndonjëherë bëhesh dhe egoist pa dashje por jo me qëllim sepse varet nga rrethanat, kështu që… kjo është e gjitha. Kemi dhe momente që gabojmë, duke vënë veten përpara”, tha ai.
Por balerini dhe moderatorja duket se tashmë i kanë dhënë edhe një mundësi lidhjes së tyre.
Sa para do të fitojnë kampionët e Premier League dhe sa marrin për të hyrë në ChampionsSezoni aktual i Premier Ligë po përfundon dhe duket se do të jetë marramendës.
Me një ndeshje të fundit që ka mbetur për të vendosur se cila skuadër do të fitojë titullin, Manchester City dhe Arsenali po luajnë për gjithçka përkatësisht ndaj West Ham dhe Everton.
Të rinjtë e Pep Guardiolës janë dy pikë përpara skuadrës së Mikel Artetës , por kanë një diferencë më të keqe golash (+60 Manchester City; +61 Arsenal).
Prandaj, të dyja skuadrat duhet të fitojnë. Jo vetëm për të fituar titullin. Ata gjithashtu duhet të futin në xhep një shumë të madhe parash. Dhe, megjithëse shifra ndryshon nga viti në vit, kampioni merr një shumë që i kalon 50 milionë euro.
Zbuloni sa para merr kampioni dhe skuadrat e tjera që kualifikohen në Champions League në Premier League.
Truri i njerëzve modernë është rreth 13% më i vogël se ai i Homo sapiens që jetoi 100,000 vjet më parë. A është për shkak të ndryshimit të klimës, apo disa prej aftësive që kemi marrë?
Tradicionalisht, “truri ynë i madh” mendohet të jetë ajo që e dallon specien tonë nga kafshët e tjera. Kapaciteti ynë për mendim dhe inovacion na lejoi të krijonim artin e parë, të shpiknim rrotën dhe madje të zbrisnim në Hënë.
Sigurisht, kur krahasohet me kafshë të tjera të një madhësie të ngjashme, truri ynë është gjigant. Truri i njeriut është pothuajse katërfishuar në madhësi në gjashtë milionë vjet që kur speciet tona kishin për herë të fundit një paraardhës të përbashkët me shimpanzetë. Megjithatë, studimet tregojnë se kjo prirje drejt trurit më të madh është përmbysur te Homo sapiens. Në speciet tona, madhësitë mesatare të trurit janë zvogëluar gjatë 100,000 viteve të fundit.
Për shembull, në një studim të fundit të vitit 2023 , Ian Tattersall, një paleoantropolog ne Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore në qytetin e Nju Jorkut, gjurmoi vëllimet e trurit të homininëve të lashtë me kalimin e kohës. Ai filloi me speciet më të vjetra të njohura dhe përfundoi me njerëzit modernë.
Ai zbuloi se zgjerimi i shpejtë i trurit ndodhi në mënyrë të pavarur në lloje të ndryshme të homininëve dhe në periudha të ndryshme në të gjithë Azinë, Evropën dhe Afrikën. Llojet truri i të cilëve u rrit me kalimin e kohës përfshijnë Australopithecus afarensis , Homo erectus, Homo Heidelbergensis dhe Homo neanderthalensis .
Kafkat e burrave dhe grave sot janë mesatarisht 12.7% më të vogla se ajo e Homo sapiens që jetoi gjatë epokës së fundit të akullit.
“Ne kemi kafka me formë shumë të veçantë, kështu që njerëzit e hershëm janë shumë të lehtë për t’u njohur – dhe të parët kanë tru jashtëzakonisht të madh,” thotë Tattersall.
Pra, si mund ta shpjegojmë këtë reduktim të mrekullueshëm? Tattersall sugjeron se zvogëlimi i madhësisë së trurit filloi rreth 100,000 vjet më parë, që korrespondon me një periudhë kohore në të cilën njerëzit kaluan nga një stil më intuitiv i të menduarit në atë që ai e quan “përpunimi simbolik i informacionit” – ose të menduarit në një mënyrë më abstrakte.
Tattersall beson se katalizatori që shkaktoi këtë ndryshim në stilin e të menduarit ishte shpikja spontane e gjuhës. Kjo çoi në riorganizimin e rrugëve nervore të trurit në një mënyrë më efikase metabolike, duke i lejuar njerëzit të merrnin më shumë “bang për para”.
Me fjalë të tjera, pasi truri më i vogël dhe më i organizuar ishte në gjendje të kryente llogaritje më komplekse, truri më i madh metabolikisht u bë thjesht i panevojshëm.
Megjithatë, paleontologë të tjerë argumentojnë se të dhënat fosile tregojnë se truri filloi të tkurret më shumë kohët e fundit sesa sugjeron Tattersall, që do të thotë se ndryshimi nuk mund të lidhej me gjuhën. Kontestohet gjithashtu data në të cilën Tattersall vendos përvetësimin e gjuhës (100,000 vjet më parë).
“Unë e dua këtë teori, mendoj se është në të vërtetë e shkëlqyer,” thotë shkencëtari njohës Jeff Morgan Stibel nga Muzeu i Historisë Natyrore në Kaliforni.
Stibel beson se një klimë në ndryshim, dhe jo gjuha, mund të shpjegojë trurin tonë më të vogël.
“Por ne nuk i kemi parë të dhënat për të treguar se kishte një rënie deri në 100,000 vjet më parë që nuk rezultoi në një moment në një përmbysje ku madhësia e trurit filloi të rritet përsëri. Kishte rënie në atë kohë. Por më pas truri madhësia filloi të rritet përsëri, kështu që të dhënat nuk përputhen ende me atë hipotezë.”
Stibel beson se një klimë në ndryshim, dhe jo gjuha, mund të shpjegojë trurin tonë më të vogël. Në një studim të vitit 2023 , ai analizoi kafkat e 298 Homo sapiens gjatë 50,000 viteve të fundit. Ai zbuloi se truri i njeriut është zvogëluar për rreth 17,000 vitet e fundit ose më shumë – që nga fundi i epokës së fundit të akullit. Kur ai ekzaminoi me kujdes të dhënat klimatike, ai zbuloi se zvogëlimi i madhësive të trurit lidhej me periudhat e ngrohjes së klimës.
“Ajo që pamë ishte, sa më e ngrohtë të ishte klima, aq më e vogël ishte madhësia e trurit tek njerëzit dhe sa më e ftohtë të ishte klima, aq më i madh ishte truri”, thotë Stibel.
Truri më i vogël mund t’i kishte lejuar njerëzit të ftohen shpejt. Dihet mirë se njerëzit në klimat e nxehta kanë evoluar trupa më të dobët dhe më të gjatë për të maksimizuar humbjen e nxehtësisë. Është e mundur që truri ynë mund të ketë evoluar në një mënyrë të ngjashme.
“Këto ditë nëse nxehemi, mund të veshim një bluzë, të kërcejmë në një pishinë ose të ndezim kondicionerin, por 15,000 vjet më parë këto opsione nuk ishin të disponueshme për ne”, thotë Stibel.
“Truri është derri më i madh i energjisë nga të gjitha organet, pasi peshon rreth 2% të masës sonë trupore, por konsumon mbi 20% të energjisë metabolike në pushim. Pra, nëse truri është një konsumator i madh i energjisë dhe nxehtësisë, atëherë ai Duhet të përshtatet gjithashtu me klimën, teoria jonë është se truri më i vogël e shpërndan nxehtësinë më mirë dhe gjithashtu ka një prodhim të reduktuar të nxehtësisë.
Zbulimi sugjeron se planeti i sotëm me ngrohje të shpejtë mund të bëjë që truri ynë të tkurret edhe më shumë.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka mbajtur një profil të ulët të jetës së saj personale dhe rrallë herë flet për bashkëshortin e saj, bankierin Saimir Sallakun, si edhe fëmijët e tyre.
Ligjvënësja demokrate ka zgjedhur që jetën e saj të mos e përfshijë në profesionin si politikane. Por së fundmi, Jorida Tabaku ka hapur zemrën dhe ka folur për njohjen me partnerin.
Ajo ka rrëfyer se bashkëshorti ia mori zemrën ngadalë ngadalë, duke shtuar se janë rritur së bashku, ndërsa shtoi se tani janë bërë dy miq të mirë.
“Ma mori zemrën ngadalë-ngadalë, kemi punuar bashkë, jemi rritur bashkë dhe pak nga pak jemi bërë sot dy miq, dy shokë, por edhe personi që kam zgjedhur të ndaj jetën”, tha Jorida Tabaku në “Kurthin e Piter Pan”.
Ajo tregoi se dëshirën për t’u bërë politikane e ka pasur që kur ishte fëmijë.
“Unë politikane u bëra sepse ishte një pasion që e kisha që fëmijë. Më pëlqente ti ndryshoja gjërat, thashë pse të mos marr pjesë dhe ti ndryshoj këto gjërat, kështu fillova pak nga pak të përfshihem me politikë”, u shpreh deputetja e PD-së.
Ndërkohë së fundmi në Parlament ajo është parë me dorën e fashuar, duke treguar incidentin që i ka ndodhur.
“Po vrapoja mbas Arbës dhe Irisit, dhe u rrëzova, e kam thyer gishtin. Më ka dhembur shumë”, tha Tabaku.
Deputetja dhe bankierin Saimir Sallaku kanë tre fëmijë: binjaket Arba e Iris si edhe djalin Dren.
Kryeministri i Sllovakisë po i afrohet vazhdimisht një “prognoze pozitive” pasi iu nënshtura një operacioni tjetër.
Robert Fico, 59 vjeç, u plagos rëndë pasi u qëllua me armë zjarri në qytetin e vogël Handlova të mërkurën.
Aktualisht ai ndodhet në gjendje të rëndë, por stabël. Zyrtarët thanë se nuk kishte gjasa që ai të mund të kthehej në Bratislavë në ditët e ardhshme.
Ndërkohë në gjykatë doli i akuzuari për tentativë vrasjeje, i cili u la në paraburgim deri në gjykimin e tij.
Emri i autorit nuk është publikuar zyrtarisht, por sipas mediave sllovake e kanë identifikuar si Juraj Cintula 71-vjeç nga qyteti Levice.
Ato raportojnë se Cintula është poet, si edhe i përfshirë në shumë organizata të ndryshme me bazë politike, me ideologji të ndryshme.
Zëvendëskryeministri Robert Kalinak tha të shtunën se procedurat e ndryshme mjekësore që iu nënshtrua zotit Fico “kishin filluar të jepnin fryte” dhe se nuk kishte nevojë të merrte zyrtarisht detyrat e tij zyrtare.
Ai tha se “disa mrekulli” kishin ndodhur në spitalin ku po trajtohej kryeministri, falë përpjekjeve të stafit mjekësor.
“Nuk gjej fjalë mirënjohjeje për faktin që po i afrohemi në mënyrë të qëndrueshme asaj prognoze pozitive”, shtoi Kalinak.
Megjithatë, shtoi se gjendja e kryeministrit ishte ende e rëndë. Fico u qëllua katër herë në stomak dhe në krah nga një distancë e afërt teksa përshëndeti mbështetësit.
Ai mësohet se i është nënshtruar disa operacionesh, duke përfshirë të fundit për heqjen e indeve të vdekura.
Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estok tha të enjten se i dyshuari për të shtënat me Fico kishte vepruar i vetëm dhe më parë kishte marrë pjesë në protesta antiqeveritare.