Aplikacion
Aktori Amos Zaharia ka folur për herë të parë mbi divorcin e motrës së tij, Elia Zaharia, me Princ Lekën.
Duke folur në emisionin e Bora Zemanit, ai tha se tani gjërat janë qetësuar, por kur ndodhi sherri, shoqëruar dhe me videon, ishte shumë traumatike për familjen Zaharia.
“Ishte një gjë e pakëndshme, por që do bëjë të vetën dhe do të kalojë. Gjendja është qetësuar tani. Kur erdhi ‘dallga’, ‘cunami’, erdhi si shumë traumatike, por koha rregullon çdo gjë”, u shpreh ai.
Piktori i përbuzi të gjithë votuesit e Kurtit!Nga Kim Mehmeti
Edhe sikur të ishte rrugaç, e jo më Kryeministër i mëmëdheut, do çohej në këmbë që t’ia shtrinte dorën qoftë edhe një lypsari që i afrohet ta përshëndesë, e jo më Kryeministrit të Kosovës.
Por Piktori nuk është rrugaç, e siç duket as Kryeministër, por vetëm një delirant që e shpërfaq mjerimin politikë të shqiptarisë.
Dhe nëse e vëreni si është shtrirë në kolltuk, do mund ta lexoni pse nuk çohet dhe cilën porosi ua përcjellë votuesve të Kryeministrit të Kosovës – përçmimin!
Pra nëse e vëreni kujdesshëm qëndrimin e tij përderisa i afrohet Kryeministri i Kosovës, do mund ta shpalosni se ai ndjehet si drejtues i një populli me elita pa ndërgjegje, andaj edhe nuk ka frikë që paburrërinë e vetë ta shpallë si ves mbarë shqiptarë.
Diku mes këtyre dy të vërtetave qëndron ajo më e dhimbshmja: ndaj Kryeministrit të Kosovës Piktori sillet siç nuk do sillej as një funksionar i Beogradit, mbase pse edhe ai, njësoj si gjithë burrështetasit serb, nuk mund ta imagjinojë se mund të ketë politikan të mençur dhe me dinjitet shqiptar nga Kosova, i cili do guxojë t’i kundërvihet Serbisë?!
Luizi bën një tjetër ëndërr realitet. Publikon këngën me Getoar SeliminLuiz Ejlli ka bërë realitet “ëndrrën” e tij.
Sapo është publikuar kënga e re e tij në bashkëpunim me reperin Getoar Selimi, që Luizi e kishte kërkuar që kur ishte brenda shtëpisë së BBVA.
“Ding Ding”, quhet kënga më e re e dyshes e cila është publikuar pasditen e sotme.
Këtë herë fituesi i ”BBV2”, vjen me një stil shumë ndryshe, larg baladave.
Getoar Selimi ka qenë një përkrahës i madh i Luizit gjatë kohës që ishte në “Big Brother”.
Me siguri kjo këngë do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë verës.
Berisha: Dumani mori para nga ish-deputeti Arben NdokaGjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi Altin Dumanin se ka marrë qesen me para nga Arben Ndoka, në lidhje me vrasjen e Bardhok Pllanës, të realizuar nga fisi i Bajrave.
Berisha thotë se është e turpshme se si në një ditë SPAK ka lëshuar 50 urdhër arreste dhe askush nuk është arrestuar.
Pjesë nga fjala e Sali Berishës:
Të dashur miq, Altin Dumani, kreu i organizatës kriminale që quhet Skrap, do të hyjë në Gines si sharlatani më i madh në luftën kundër krimit.
Ky kriminel pasi u mor dhe shiti të dhënat, dëshmitë e kushëririt të tij seria killer, dje bëri bllofin e radhës.
Deklaroi se ka prerë 50 urdhër-arreste.
Miq, ky sharlatan është për analet e turpit të historisë.
Asnjë i arrestuar në 50 urdhra të lëshuar.
Ky është operacioni i turpshëm i Taulant Ballës dhe Altin Krimit.
Miqtë e mi, cilido që ka lexuar dosjen Metamorfoza, aty shkruhet e zezë mbi të bardhë se baroni i drogës, investitori strategjik i Edi Ramës, Kolomboja i Taulant Ballës, eliminoi Bardhok Pllanën me Bajrët.
Jo vetëm kaq, por aty shkruhet se Arben Ndoka na dha ndihmë të çmuar duke nxjerrë në pritë viktimën e tyre.
E kam ndjekur me shumë vëmendje, isha i sigurt se Altin Dumani do merrte qesen e parave dhe do njoftonte Arben Ndokën t’ia mbathte nga Shqipëria.
Arben Ndoka sot është në Dubai, kurse Altin Dumani është në turpin e tij në zyrën e shtetit.
Historia/ Burg për 44-vjeçarin shqiptar në Angli. Tentoi të vriste gruan me thikë në kokëNjë shqiptar është dënuar me burg për tentativën e vrasjes së gruas së tij, ngjarje e ndodhur një vit më parë në qytezën Newquay të Anglisë.
Në gjyqin dy-javor u zbuluan detaje tronditëse se si 44-vjeçari Petrit Zefi kishte sulmuar gruan e tij, të cilën e kishte izoluar në banesë dhe nuk i lejonte të mbante as telefon.
Zefi mbërriti në Angli ilegalisht në vitin 2000. Që prej asaj kohe ai kishte treguar xhelozi të madhe ndaj gruas së tij Natalie, nënë e katër fëmijëve.
Si ndodhi ngjarja
Një natë vitin e kaluar, Zefi mori një thikë të mprehtë nga kuzhina, dhe pasi mbylli derën ku ndodheshin dy vajzat e tij, Katie dhe Hanna, shkoi drejt dhomës ku gjendej gruaja me vajzën e vogël, Lola.
Zefi e qëlloi gruan me thikë në kokë, duke bërë që të thyhej maja e thikës dhe t’i ngelej e ngulitur në kafkë ku mjekët nuk kanë arritur t’ia heqin ende. Ai e qëlloi sërish në kokë dhe kur ajo ngriti dorën për t’u vetëmbrojtur, ai e qëlloi për herë të tretë duke i shkaktuar një plagë tjetër në dorë.
Vajza e vogël nisi të bërtasë, duke bërë që në dhomë të hyjnë dy vajzat e tjera, të cilat i kapën dorën duke i marrë thikën. Zefi u largua nga shtëpia duke bërtitur “ajo më tradhton”.
Gjykatësi tha se nëse nuk do ishte për dy vajzat e vogla, të cilat i hoqën thikën, gruaja nuk do të jetonte sot.
Ndërsa pala mbrojtëse u shpreh se sulmi nuk ishte i planifikuar, por një veprim spontan për shkak se ai vuan nga çrregullime mendore.
“Zefi ka një edukim të vështirë dhe të privuar në Shqipëri. Ai humbi të dy prindërit. Ai shërbeu në ushtri në Shqipëri dhe luftoi në Kosovë donte apo jo. Ai siguronte financiarisht familjen e tij. Ky nuk ishte një sulm i paramenduar”, u shpreh avokati mbrojtës.
Gjykatësi vendosi ta dënojë Zefin me 15 vite burg duke thënë se Zefi kishte pranuar që kishte konsumuar alkool dhe kokainë, si dhe sulmi ndaj gruas së tij ishte i paramenduar mirë.
VIDEO/ Pamjet e rënda, reperi amerikan shkelmon dhe tërheq zvarrë ish-partneren e tij këngëtareNjë video e vitit 2016 e publikuar nga CNN tregon pamjet rrëqethëse se si reperi Diddy Combs dhunon brutalisht partneren e tij Cassie Ventura.
Në video, Ventura del nga një dhomë hoteli dhe ecën drejt ashensorit me valixhe në dorë. Combs, duke mbajtur një peshqir rreth belit, vrapon në një korridor pas Venturës. Ai e kap atë nga pjesa e pasme e qafës dhe e hedh në dysheme. Duke mbajtur ende peshqirin e tij të mbyllur me njërën dorë, ai më pas kthehet për ta goditur me shkelm,.
Në video duket se si reperi e hedh pa ndjenja të dashurën e tij të asaj kohe teksa vazhdon ta godasë e më pas ta tërheqë atë zvarrë.
Diddy, që është dhe drejtues i disa bizneseve po përballet me një padi nga Cassie, tashmë ish-partnere për të.
Ventura, e cila ka një marrëveshje heshtje me Combs, nuk pranoi të komentojë për CNN.
Emrat/ 50 urdhër arreste nga SPAK. Arrestohen dy shqiptarë në Itali dhe SpanjëArjan Tuku dhe Denis Meta janë dy shqiptarët e arrestuar në Itali dhe Spanjë, për përfshirje në ngjarje kriminale.
Në kuadër të megaoperacionit të SPAK, Tuku është arrestuar në Itali, ndërsa Meta në Spanjë, pas komunikimeve të Interpol Tirana me homologët italianë e spanjollë.
Arrestimi i tyre u bë nga shkëmbimi i informacioneve në kohë të shpejt mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve spanjolle e italiane.
Pak orë më parë SPAK lëshoi një urdhër arresti edhe për ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina, i cili u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. 43-vjeçari, në atë kohë me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz.
Ndërkohë në total deri tani janë lëshuar 50 urdhër arreste, mes tyre edhe ish zyrtare policie.
Moti “merr kthesë” në fundjavë – Meteorologët parashikojnë shkarkesa elektrike e breshërDitën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Ditën e diel vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshëm, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët, më pas me alternime vranësirash në shtim.
Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu fillimisht në veri, më pas reshjet shtrihen përgjatë Ultësirës Malore dhe zonave malore.
Reshjet priten të jenë në formë të shtrëngateve afatshkurtra, të shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Era parashikohet të jetë jugulindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valezimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Ngjarje e rëndë në Greqi/ 17-vjeçari shqiptar merret peng dhe dhunohet barbarishtNjë 17-vjeçar shqiptar përjetoi orë tmerri në Spartë të Greqisë, aty ku u mor peng dhe u dhunua barbarisht këtë të premte.
Sipas mediave greke, i riu ishte në një lidhje dashurie me një vajzë dhe rrëmbimin e tij e kishte porositur pikërisht vëllai i kësaj të fundit.
Ai mori një telefonatë për t’u takuar me vëllanë e të dashurës së tij, por gjatë rrugës u ndalua nga dy persona, që e dhunuan dhe më pas e futën në bagazhin e makinës.
Ata e dërguan te shtëpia e familjes së vajzës me të cilën ishte lidhur, ku më pas është dhunuar ashpër, aq sa ka humbur dëgjimin në njërin vesh.
Tortura ndaj tij zgjati për tre orë dhe më pas 17 vjeçari u la i braktisur në një vend.
Ai u dërgua në spital, ku ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa mediat greke shkruajnë se shkak për pengmarrjen është bërë origjina e 17-vjeçarit.
Babai dhe vëllai i të dashurës së tij u arrestuan nën akuzën e rrëmbimit dhe torturimit të 17 vjeçarit. Ndërsa nëna e vajzës është në kërkim, nën akuzë për rrahjen e adoleshentit shqiptar.
EMRAT/ Kush janë 3 efektivët e policisë për të cilët SPAK ka urdhëruar arrestinZbardhen emrat e 3 efektivëve të Policisë së Shtetit, për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër-arresti, në kuadër të mega-operacionit të sotëm.
Bëhet fjalë për Ergert Mitrin, i cili më herët ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Shahinin dhe Altin Morinën.
Ky i fundit është emër i njohur për autoritetet pasi pak muaj më parë u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me automjet luksoz.
43-vjeçarit, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, iu gjet shumë e konsiderueshme poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plastmasi.
Nga hapja e saj policia sekuestroi 113 mijë euro, rreth 290 mijë lekë dhe 80 paund. Pas arrestimit efektivi, Altin Morina ka refuzuar të tregojë burimit e parave të gjetura në makinë.
Erigert Mitri aktualisht është specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.