Aplikacion
Roan Brahimi, shqiptari që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në mes të Athinës, bënte jetë të dyfishtë.
Në momentin kur persona të maskuar iu afruan pranë makinës, Brahimi, i njohur ndryshe me emrin Sidorel Prendi, shoqërohej nga gruaja, Katerina Beqo dhe djali i tij i mitur.
Ata panë nga afër ekzekutimin e 32-vjeçarit.
Por, Roan Brahimi kishte edhe një familje tjetër, që e priste në Shqipëri.
Rezulton se Sidorel Prendi ka një grua dhe dy fëmijë që jetojnë në Shqipëri.
Brahimi kishte mbërritur në nga Emiratet e Bashkuara në Greqi për Pashkë, për të kaluar festat me familjen e tij që jetonte në shtetit helen.
Deri më tani pistat e hetimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari njihej edhe me emrin Sidorel Prendi dhe emri i tij rezulton i përfshirë në dy dosje të bujshme, vrasjen e Brilant Martinajt dhe atentatin ndaj Ylli Ibraimajt.
OKB miraton rezolutën që u jep palestinezëve më shumë të drejtaAsambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë për t’u dhënë palestinezëve “më shumë të drejta dhe privilegje” dhe në të cilën bëhet thirrje që Këshilli i Sigurimit të rishqyrtojë në mënyrë të favorshme kërkesën e Autoritetit Palestinez për të qenë anëtare me të drejta të plota ne OKB.
Në Asambelenë prej 193 anëtarësh, rezoluta u miratua me 143 vota pro, 9 kundër dhe 25 abstenime. Shtetet e Bashkuara ishin mes 9 vendeve që votuan kundër, bashkë me Izraelin.
Në 18 prill, Shtetet e Bashkuara i vunë veton një projektrezolute në Këshillin e Sigurimit, të mbështetur gjerësisht, që do t’i kishte hapur udhë anëtarësimit me të drejta të plotë të Autoritetit Palestinez në Kombet e Bashkuara, një synimi të kahershëm të palestinezëve që Izraeli është përpjekur ta pengojë.
Zëvendës ambasadori amerikan në OKB Robert Wood e bëri të qartë të enjten se administrata e zotit Biden është kundër rezolutës së Asamblesë.
“Kemi qenë shumë të qartë që në fillim se rruga për të bërë të mundur anëtarësimin e plotë të Autoritetit Palestinez në Kombet e Bashkuara është përmes negociatave me Izraelin. Ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë”, tha ai.
Sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, vendet që synojnë anëtarësimin duhet të “jenë të angazhuara për paqe” dhe Këshilli i Sigurimit duhet t’ia rekomandojë pranimin e tyre Asamblesë së Përgjithshme, e cila bën miratimin përfundimtar.
Territoret palestineze morën statusin e shtetit vëzhgues, jo-anëtar të OKB-së, në vitin 2012.
Rezoluta “përcakton” se Autoriteti Palestinez do të kualifikohej për anëtarësim, duke hequr terminologjinë fillestare që në gjykimin e Asamblesë së Përgjthshme “është një shtet i angazhuar për paqe”.
Bazuar në këtë, i rekomandohet Këshillit të Sigurimit që të rishqyrtojë kërkesën e Autoritetit Palestinez në mënyrë “të favorshme”./ Zëri i Amerikës
Shi apo diell, si do të jetë moti këtë fundjavë?Dita e shtunë pritet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira të cilat në zonën jugore do të jenë deri të dendura.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në jug të vendit e gradualisht në mesditë, do të shtrihen edhe në pjesën qendrore.
Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e reshjeve të shiut, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Ditën e diel moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.
“Nuk u shfaq e gjitha” – Maya flet për videon e dhunës me bashkëshortinMaya foli këtë të premte për videon që qarkulloi pak ditë më parë, ku shfaqej ajo duke akuzuar bashkëshortin e saj se po e dhunon.
Në emisionin “Cherry on Top”, këngëtarja pretendoi se videoja e shfaqur në media nuk është e plotë, por shtoi se nuk do të flasë më gjatë për këtë temë për të mbrojtur djalin dhe në respekt të viteve të bukura që kanë kaluar së bashku si familje.
Maya tha se të gjithë çështjen do ta ndjekë në rrugë ligjore.
“Unë e dija çfarë ka ndodhur dhe në të vërtetë nuk u shfaq e gjitha. Në publik serviret një manipulim, por ka gjykata që vendosin. Unë do merrem me rrugën ligjore. Jemi në një shoqëri të rënduar psikologjike, nuk duhet të tejkalohet, duhet pasur kujdes edhe nga mediat.
Nuk duhet të jenë të babëzitur, sepse dëmtojnë shumë njerëz. Duhet të bëjnë pak tërheqje dhe ta mendojnë çdo gjë si për vete.
Kemi pasur edhe vite të bukura, por kaq, nuk dua të them më shumë se do dilte e vërteta dhe e vërteta nuk është e bukur. Unë jam artiste, ma ka dhënë zoti këtë. Kur vesh pallton e skenës, më ikin të gjitha hallet me publikun që pret energjinë tënde.
Kemi shumë njerëz që na duan. Të gjithë më kanë mbështetur në mënyrën e vet. Duhet të bëj një falënderim publik me fansat që më kanë shkruar. Nuk jam marrë me rrjetet sociale, nuk merrem aspak se nuk dua të marr energji negative”, tha Maya.
Infrastruktura e aeroportit të Vlorës mbulohet nga foletë e zogjve që rrezikohen prej tijTeksa viziton peisazhin e mbrojtur Pishë-Poro-Nartë, cicërimat e tufave të zogjve dhe shpendëve shtegtarë që fluturojnë mbi fushën e Akërnisë të shoqërojnë përgjatë gjithë kohës.
Fare pranë ngjitur me këtë fushë, vijojnë ndërtimet për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.
“Infrastruktura e aeroportit ka filluar të përdoret gjerësisht nga shpendët” theksoi Taulant Bino, drejtues i Shoqatës së Ornitologëve Shqiptarë (AOS), duke nënkuptuar se kjo zonë vijon t’i përkasë zogjve, dhe jo investimeve të turizmit.
“Kjo zonë është zonë migratore për shpendët e ujit, ndërsa fusha e Akërnisë është vend folezimi për shpendët e fushave”, vijoi Bino, përgjatë një vizite në terren në zonën e mbrojtur Pishë-Poro Nartë.
Përgjatë gardhit të aeroportit në ndërtim e sipër vihen re tufa zogjsh që fluturojnë brenda zonës së punimeve, teksa shpendë te tjerë si laraskat dhe korbat kanë ndërtuar foletë e tyre me degë pemësh në telat rrethues të aeroportit.
Laguna e Nartës, një prej lagunave më të rëndësishme të vendit tonë në veriperëndim të qytetit të Vlorës, është shtëpia e 248 specieve të zogjve, nga 260 specie që janë në total në vendin tonë.
Projekti për Aeroportin e Vlorës filloi punimet në vitin 2021, ngjitur me fushën e Akërnisë, brenda peisazhit të mbrojtur “Pishë Poro – Nartë”, teksa pritet të jetë gati për operim në vitin 2025, siç është lajmëruar dhe nga krerët e qeverisë.
Ky projekt është kundërshtuar që në fillesat e tij nga organizatat mjedisore, të cilat e konsiderojnë zonën Pishë-Poro-Nartë si një ndër ekosistemet më të rëndësishme në Shqipëri dhe pjesë të rrugës së migrimit të Adriatikut për shpendët shtegtues.
“Zënia dhe humbja e habitateve për këto specie nga ngritja e aeroportit rrezikon vazhdimësinë dhe ekzistencën e tyre”, cilësoi Besjana Shehu, bashkëthemeluese e Shoqatës së Ornitologëve Shqiptarë (AOS), gjatë fjalës së saj në Forumin e Zonave të Mbrojtura 2024, në Tiranë.
“Mund të kemi humbje të habitateve nga zëvendësimi me vepra turistike, ndotje akustike, të ujrave apo të tokës, si edhe fragmentarizim të tyre”, vijoi Shehu.
Edhe Elvana Tivari, eksperte ligjore, pranoi se ndryshimet e lejuara ligjore në Zonat e Mbrojtura mbi zhvillmin e strukturave turistike si pistat e avionëve apo resortet mund të çojnë në degradim dhe fragmentim të këtyre habitateve në zonat e mbrojtura.
“Prioritizimi apriori i zhvillimit të strukturave turistike dhe infrastrukturave mbështetëse është një prej shqetësimeve tona kryesore” tha Tivari.
Ekipi i AOS, i cili prej vitesh i është përkushtuar mbrotjes së habitateve të specieve dhe shpendëve në Shqipëri, theksoi se në fakt mbrojta e këtyre zonave duhet të ishte tashmë diçka e marrë si e mirëqenë.
“Normalisht ne duhet t’i kushtonim më shumë kohë kërkimeve shkencore, dhe jo mbrojtjes së zonave të mbrojtura, e cila tingëllon si diçka paradoksale duke qenë se ato duhet të gëzonin mbrotje të plotë”, thekson ekipi i AOS.
“Ne i trembemi gjithashtu zhvillimeve të tjera të cilat mund të ndodhin pas këtij dhe që mund të rrezikojnë të ardhmen e zonës”, cilësuan anëtarët e AOS.
Pas divorcit të Elias dhe Princ Lekës, reagon Amos Zaharia: Është tronditëse…Vëllai i Elia Zaharisë, Amos Zaharia regoi pas divorcit zyrtar mes aktores dhe Princ Leka Zogut.
Në një intervistë në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Amos Zaharia u shpreh se ky është një moment tronditës për ta në familjen e tyre, por shtoi se marrëdhënia motër-vëlla është forcuar më shumë pas kësaj ngjarjeje.
“Problemet i bashkojnë edhe më shumë njerëzit sepse krijohet më shumë ndjesia e unitetit. Unë jam aty për të sa herë ajo të ketë nevojë dhe anasjelltas.
Askush nuk e do divorcin. Në momentin që gjen një person me të cilin martohesh, mendon se kërkimi i gjysmës tënde ka marrë fund, ndodh që nuk është gjithmonë ky rasti. Këto janë njerëzore. Patjetër që është tronditëse për mua si vëlla, si miku i saj më i mirë.
Por nga ana tjetër, kjo tronditje nuk do të ndihmojë që kjo gjë të mos kishte ndodhdur. Duhet të përballesh me faktet dhe të ecësh përpara. Ne këtë po bëjmë. Çdo gjë është kalimtare në jetë. Njeriu është qenie e fortë”, tha Amos Zaharia.
“Jam i varrosur” – Graciano shpërthen ndaj Erjolës. Moderatorja njofton largimin të shtunën?Erjola dhe Graciano vijojnë me përplasjen mes tyre për temën e ngacmimit të Romeos ndaj moderatores.
Pasi deklaroi për herë të parë të martën se Romeo e ka ngacmuar dhe i ka kërkuar lidhje, prej katër ditësh marrëdhënia mes Erjolës dhe Gracianos është në krizë dhe e karakterizuar nga debatet.
Sot, Graciano e akuzoi Erjolën se duke mohuar atë që, sipas tij ia ka treguar vetë, e ka nxjerrë mashtrues dhe i ka dhënë fund karrierës së tij.
Nga ana tjetër, Erjola i kërkoi Gracianos të mos e vazhdojë më këtë bisedë deri të shtunën, duke lënë dyshime se nesër do të njoftojë largimin nga shtëpia.
Debati mes tyre:
Graciano: Ti më ke bërë dëmin mua duke më nxjerrë mashtrues.
Erjola: Ke hedhur akuza.
Graciano: Jo për ty, unë kam bërtitur fort këtu se çfarë vlerash ke ti.
Erjola: Unë të kërkoj të lutem të mos diskutohet më.
Graciano: Kurse unë të kërkoj ta pranosh si është dhe kaq. Nuk të kam thënë asnjëherë që je femër e poshtër, nuk kam thënë asnjëherë që futesh mes çifteve dhe unë të njoh, ti nuk e bën. Ti ngrihesh me prime dhe më thua mua ti do të godasësh këtë me mashtrime, jam unë mashtruesi? A kam të drejtë të dridhem unë nga kjo situatë?
Erjola: Graciano, unë të kërkoj të mos ta hapim më se jam keq.
Graciano: Unë jam shkatërruar nga mospranimi jot që më quajte mashtrues kur është e vërtetë.
Erjola: Edhe mua më ke vënë mbi shpinë një barrë.
Graciano: Çfarë të kam vënë?
Erjola: Pse hedh budallallëqe në ajër?
Graciano: Nuk të akuzova për asnjë gjë o shpirt.
Erjola: E fundit kjo vetëm këto dy ditë, të lutem deri të shtunën.
Graciano: Unë jam njeri dhe të respektoj, por ta dish nga ty jam i varrosur.
Erjola: Unë jam.
Graciano: Unë ty nuk të bëra asnjë gjë. Nuk dua të të shoh kurrë keq ta dish edhe pse ti mua duke më thënë jo të vërtetën dhe duke mos pranuar një gjë kot, mua më rrezikon karrierën. E di si dukem unë? Sikur vij këtu, rrej dhe shpik.
Erjola: Po për çfarë hapen katër ditë të njëjtat gjëra?
Graciano: Ok deri të shtunën nuk do e diskutoj më, por ta dish që jam i varrosur nga ty, faleminderit.
ZYRTARE/ Mbappe largohet nga PSG: Aventura përfundon brenda disa javëshPas shumë aludimeve, Kylian Mbappe ka konfirmuar se do të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë.
Sulmuesi francez ka konfirmuar lajmin vetë përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale.
Mbappe njoftoi se do të largohet nga klubi pas ndeshjes së fundit të sezonit aktual.
“Unë gjithmonë kam thënë se do të flas me ju kur të vijë koha. Dhe kështu, doja t’ju njoftoja të gjithëve se është viti im i fundit në Paris Saint-Germain. Unë nuk do ta zgjas kontratën time dhe aventura do të përfundojë brenda disa javësh”, tha Mbappe.
Njëra në dysheme, tjetra në kolltuk me shkumë nga goja. Si u gjetën të vdekura dy ukrainasetMERCI. 🔴🔵 @PSG_inside pic.twitter.com/t0cL2wPpjX
— Kylian Mbappé (@KMbappe) May 10, 2024
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e regjistruar pasditen e kësaj të premteje në Tiranë, ku u gjetën të vdekura nga mbidoza dy vajza nga Ukraina.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, ato ishin tri vajza që kishin ardhur në kohë të ndryshme në Shqipëri.
Dy viktimat kishin ardhur rreth një javë më parë në vendin tonë, ndërsa shoqja e tyre rreth 2 muaj më parë.
Ato kishin marrë me qira një banesë në Rrugën e Dibrës dhe prej një jave, jetonin së bashku.
Sipas policisë, tri vajzat kanë konsumuar ilaçin Xanas dhe tramadol për disa orë, deri sa kanë rënë në gjumë.
Dy vajzat 25 dhe 40 vjeçe Antonina Kozachenko, Anastasia Lopukhova, nuk janë zgjuar, dhe e vetmja që u zgjua ishte shoqja e tyre, e cila njoftoi policinë.
Ajo i ka gjetur njërën në dysheme dhe tjetrën në kolltuk me shkumë nga goja.
Sipas burimeve të policisë, ka dyshime se ukrainaset ishin punonjëse seksi.
Vrasja e Brahimit në Greqi, Cllevio paralajmëron hakmarrjen: Çunat s’dihet sa do vrasin!Disa orë pas vrasjes së Roan Brahimit, reperi problematik nga Lushnja, Kleviol Ahmeti, i njohur edhe si Cllevio Serbiano i ka dedikuar një këngë.
Ndër rreshta zbulon edhe detaje lidhur me 32-vjeçarin nga Lezha. Cllevio zbulon se Brahimi kishte një parandjenjë, ose e dinte që do t’i organizonin një atentat për shkak të problemeve që ka pasur me Ervis Martinajn dhe njerëzit e tij.
Megjithatë duket se nuk e ka menduar se vrasësit e kishin në vëzhgim edhe në Greqi.
Por kur vetëm pak orë kanë kaluar, duket se hakmarrja e tij është planifikuar, pasi reperi thotë:Çunat janë trishtuar, s’dihet sa do vrasin!
Lajmin ma dha ‘kokëmadhi’ tek burgu. Kanë gjujt Sidin po s’isha i sigurt. Pyeta komandatin, fytyrë mërzitur, s’doja ta besoja për vdekjen e Kingut. Fratello pse ike se vinim nga Marsi? Të humba ty, dorëzohem tek xanaxi. Lotoj në heshtje dhe dhimbja do zgjasi. Çunat janë trishtuar, s’dihet sa do vrasin.
Ëndrrat e bukura nuk zgjasin me vite. Jetove Gango 32 ditëlindje. Të akuzojnë për vrasje apo grabitje, intuitiv ishe, atentatin e prisje. Takimin e fundit, kujtoj përqafimin. Dubai Marina tek adresa ku rrinim, trëndafila do dërgoj se s’vij dot tek varrimi. Love you gango dhe ti e di kuptimin. Më mori malli, prezenca jote. E di se po buzëqesh nga terreni i kësaj toke,”-dëgjohet në vargjet që reperi i ka dedikuar mikut të tij, tashmë të ndjerë.