zoom

Day ArchiveTrondit vëllai i Ergys Arrazit: Kemi bërë gati 4 arkivolë

Vëllai i Ergys Arrazit, Edison Arrazi dha versionin e tij për ngjarjen e rëndë të ndodhur në familjen e tyre.

Ai tha për mediat se janë të tronditur nga akti që dyshohet se ka kryer kunata e tij, Alma Bushati dhe se pavarësisht aktit, atë do ta përcjellin për në banesën e fundit së bashku me fëmijët.

Edison Arrazi tregoi se kanë përgatitur 4 arkivolë, ndërsa mohoi akuzat që hidhen ndaj vëllait të tij për dhunë dhe tradhti bashkëshortore.

Deklarata e plotë e tij:

Është një ngjarje shumë e rëndë që na ka ndodhur në familjen tonë sepse ende nuk janë gjetur dy trupat e tjerë dhe dy i kemi të vdekur. Dua të sqaroj opinionin publik se vëllain tim e njeh e gjithë Shkodra sepse ka punuar në servis celularësh.

Është e pavërtetë se vëllai ka ushtruar dhunë psikologjike apo fizike ndaj nuses tonë të shtëpisë. Ne pas ngjarjes së rëndë kemi bërë katër arkivola dhe nusen do ta përcjellim bashkë me të tre fëmijët. Ajo ka qenë nusja jonë dhe ne e kemi dashur dhe respektuar. Sa i përket ngjarjes nuk është e vërtetë se vëllai e ka dhunuar.

Prokuroria na ka dhënë leje që vëllai të vinte në varrim dhe policia nuk e lejoi që t’i hidhte një grusht dhe vajzës që varrosëm sot. Unë dua t’i bëj thirrje të gjithëve që të mos nguten dhe të na lënë kohë që të dalë e vërteta e ngjarjes. Vëllai dhe nusja kanë shkuar shumë mirë dhe nuk kanë patur probleme siç po akuzohet gjithandej. Unë dua që vëllai të vijë në shtëpi dhe të varrosim edhe vajzën tjetër që u gjet sot.

Faktet janë gjithandej se nuk është dhunues vëllai im sepse e njohin të gjithë. Ne kemi jetuar në një shtëpi sëbashku dhe nëse ka patur dhunë të paktën njëherë do e kishte denoncuar ose do kishte trokitur në dyert e ndonjë shoqata ose do e kishte gjetur një zgjidhje.

Ne i kemi njoftuar për çdo gjë familjen e nuses tonë, që nga momenti i parë dhe deri më tani. Sot nuk kanë qenë në varrim, por e dimë se dhimbja edhe për ata është po aq e madhe sa e jona. Edhe ata janë të respektuar nga ana jonë. Nusja është trajtuar prej shumë kohësh me ilaçe për stresin dhe depresionin. Nuk është se ka qenë në një gjendje të rënduar, por herë pas herë ka marrë ilaçe. Ngjarja është shumë e rëndë dhe jemi tejet të ngarkuar.

Unë për vete kam tre ditë që kam dalë nga burgu. Bëra katër vite burg dhe nuk e di ende se për çfarë i bëra sepse me kanë dënuar për bimë narkotike gjë që nuk është e vërtetë.

Kafja me kunatën

Nusja ime dhe nusja e vëllait atë pasdite kanë dalë si gjithmonë për të pirë kafe bashkë më fëmijët sepse kanë dalë shpesh sëbashku. Pasi kanë konsumuar kafen i ka thënë nuses time se do nisem për në Durrës dhe do vijë të marrë vëllai. Nuk ka shfaqur asnjë problem gjatë qëndrimit në kafe dhe është sjellë krejt normalisht. I ka thënë se kam folur me burrin për vëllanë tim dhe se do iki për Durrës sepse më merr vëllai.

Dyshimet për tradhti

Unë nuk e di se ka patur një lidhje tjetër vëllai. Po sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë. Në dijeninë time, nuk di të ketë patur lidhje jashtëmartesore.

Nesër ditë tipike vere, temperaturat do të shkojnë deri në…

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe varënsira mesatare transparente të larta, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndimi-verilindje me shpejtësi mesatare 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor e lugina era fiton shpejtësi 10-14m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 9 deri 28°C
në zonat e ulëta 8 deri 30°C
në zonat bregdetare 12 deri 28°C

“Po ti merresh me qepje?” – Egla provokon Rozën. Moderatorja i hedh ujë

Egla dhe Roza kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Egla shkoi ta ngacmonte Rozën, ndërkohë që kjo e fundit po bënte dush.

Por, Roza po kërkonte qetësi dhe i kërkoi Eglës të largohej e të mos e hapte derën e dushit.

Egla vijoi me provokimet dhe veprimet e saj, ndërsa Roza iu përgjigj duke i hedhur ujë.

Debati mes tyre:

Egla: Kam një të qepur poshtë gjurit.

Roza: Mos më hap derën mua.

Egla: Po ti merresh me qepje?

Roza: Më lërë rehat të lahem, mos u fut në hapësirën time.

Egla: A merresh me qepje?

Roza: Ti je ajo që i komenton këto gjëra banale.

Merr fund lufta në Gaza? Hamasi njofton se ka pranuar propozimin për armëpushim

Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore me Izraelin.

Përmes një deklarate, Hamasi tha se udhëheqësi i saj Ismail Haniyeh ia ka bërë të ditur këtë qëndrim kryeministrit të Katarit dhe shefit të zbulimit të Egjiptit.
Këto dy shtete po ndërmjetësojnë prej disa muajsh bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit.

Fillimisht, agjencia e lajmeve Reuters citoi një zyrtar izraelit të ketë thënë se kjo është një lojë e Hamasit për ta bërë Izraelin të duket fajtor që nuk po pranon armëpushimin. Sipas një zytari tjetër, i cili është në dijeni të përmbajtjes së negociatave për armëpushim, Hamasi është pajtuar me propozimin e fundit që Izraeli ka bërë më 27 prill dhe që atëherë nuk ka patur ndryshime tjera.

“Se çfarë do të ndodhë tani do të varet nga Izraeli nëse do ta pranojë apo refuzojë përgjigjen e Hamasit. Topi është në portën e tij”, i tha agjencisë Reuters ky burim, që kërkoi të mos identifikohet për shkak të ndieshmërisë së situatës. Agjencia nuk e përcaktoi kombësinë e zyrtarit.

Një zyrtar tjetër i tha ndërkohë agjencisë Associated Press se zyrtarët izraelitë po shqyrtojnë propozimin, por që plani që pranoi Hamasi nuk është korniza e propozuar nga Izraeli.

Një zyrtar amerikan gjithashtu i tha kësaj agjencie se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të mësojnë më shumë detaje rreth qëndrimit të Hamasit dhe nëse bëhet fjalë për marrëveshjen me të cilën është pajtuar Izraeli dhe negociatorët ndërkombëtarë, apo për ndonjë gjë tjetër./ Zëri i Amerikës

Detaje tronditëse nga ngjarja e Shkodrës: “9-vjeçaren po e përcillnin shokët e babait”

Gazetarët kanë zbardhur detaje rrëqethëse nga ngjarja që tronditi jo vetëm Shkodrën, por të gjithë vendin.

Klodian Zhivani tregoi për “Top Story” se kërkimet për trupat e Alma Bushatit dhe fëmijës 3 vjeç janë ndërprerë për momentin për të vijuar nesër në mëngjes, ndërsa të pajetë prej lumit Buna u nxorën dy fëmijët 8 dhe 9 vjeç.

Ai tregoi se kërkimet për ta mund të vijojnë për ditë të tëra, ndërsa zbuloi se historia ka treguar se në raste të tilla, trupat shfaqen në Velipojë ose Ulqin.

“Njëri nga grupet është përqendruar pranë Urës së Bunës. Kërkimet në Malin e Zi priten të nisin nga mëngjesi i ditës së nesërme. Sipas peshkatarëve trupi vonon disa jave të dalin në sipërfaqe. Polumbarët po bëjnë maksimumin duke zhvilluar kërkimet por ata që e njohin më mirë lumin Buna janë banorët e zonës. Ka ndodhur në të kaluarën që ata që janë mbytur këtu kanë dalë në Velipojë apo Ulqin.

Asnjëra nga familjet nuk janë parë në afërsi të polumbarëve për të gjetur trupat. Në dhimbjen e tyre nuk kanë dashur të vijnë këtu dhe të përballen”, raportoi gazetari Klodian Zhivani.

Deri tani për në banesën e fundit është përcjellë vetëm 9-vjeçarja. Në ceremoninë e saj, sipas gazetares Dorjana Bezat, dalloheshin shokët e babait, por të paktë ishin familjarët.

“Ishte një shtëpi që të ndërtohej dhe ishte lënë në mes, jetonin në katin e parë, ishte shtëpi modeste, ajo që më bëri përshtypje ishte se të voglën 9-vjeçaren po e përcillnin shokët e babait, nuk kishte familjarë. U gjet një natë më parë dhe trupi iu dorëzua familjarëve, i vetmi që po kujdesej ishte xhaxhai i saj, një personazh me dritëhije në Shkodër. Ashpërsia tek ai ishte e dukshme, fillimisht ishte aspak miqësor me grupin e xhiriimit, munda ta bind të rrëfejë diçka, edhe ai e kishte të paimagjinueshme, nuk e imagjinonte që do të shkonte deri këtu”, tha Dorjana Bezat në “Top Story”.

U qëllua me breshëri në mes të Belgjikës – Kush është shqiptari që vdiq sot në spital

Humb jetën në spital 44-vjeçari shqiptar, që më 28 prill u qëllua me breshëri në një lokal në Bruksel.

Prej ditësh Augustin Kaza ndodhej në gjendje kritike për jetën për shkak të katër plagëve të marra në trup, kur u qëllua nga persona ende të paidentifikuar.

Augustin Kaza ishte ulur në tarracën e një kafeneje, kur një burrë i maskuar hyri dhe e plagosi në kokë dhe gjoks.

Kush është Agustin Kaza?

44-vjeçari Agustin Kaza është vëllai i Martin Kazës, i dënuar me 22 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në 3 korrik të 1997 në Mirditë, Dod dhe Augustin Gjini.

Martin Kaza mori hakun e vëllait, Ndue Kaza, që ishre Shefi i Krimeve dhe që ia vrau në 1994 Dod Gjini në mes të Rrëshenit.

Si do të votonin qytetarët në Kosovë nëse do të kishte zgjedhje sot? Rritet pakënaqësia për Kurtin

Nëse në Kosovë do të votohej sot, procesin do ta fitonte Lëvizja Vetëvendosje.

Ky është rezultati i dalë nga një sondazh i kryer nga Qendra për Hulumtim dhe Informim Publik, Instituti i Statistikës dhe Instituti i Ballkanologjisë me 1.350 qytetarë në shtatë komuna të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje mori 38.07% të votave gjatë sondazhit, PDK 17.19%, LDK 18.22%, AAK-Nisma 12.44%, ndërsa të tjerat përqindjen tjetër.

Ndërsa për kryeministër, qytetarët kanë përzgjedhur sërish Albin Kurtin, me 36.30%. Në vend të dytë është Lumir Abdixhiku i LDK-së me 19.19%, ndërsa Memli Krasniqi në vendin e tretë me 18.07%.

Të pyetur për punën e Kurtit në qeveri, 418 qytetarë janë shprehur të pakënaqur, ndërsa shumë të kënaqur janë shprehur 295 qytetarë.

Prej pakënaqësisë, 487 qytetarë janë gati të largohen nga Kosova me mundësinë e parë që u jepet.

“Niveli i transparencës së qeverisë aktuale në krahasim me qeveritë e kaluara 23.70 për qind më e larta e ulët 28.22 për qind Menaxhimi i situatës ekonomike 27.56 për qind keq, ndërsa mirë është 24.22”, tha Ardit Bobi, udhëheqës i sondazhit.

“Atë ditë pa Ergysin me të dashurën” – Motra e Almës jep detaje të reja: Ai i dogji rrobat

Teksa polumbarët vijojnë kërkimet në lumin Buna për të gjetur trupin e Alma Bektashit dhe fëmijës 3 vjeç, motra e saj jep detaje të reja për mediat, që mund të çojnë drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Pavarësisht mohimit të Ergys Arrazit se nuk ishte dhunues dhe tradhtar, Genta, motra e Almës, këmbëngul se 39-vjeçarja u shty drejt aktit të rëndë për këto arsye.

Sipas saj, ditën kur ndodhi ngjarja, pasi është çuar nga kafja me kunatën e saj, Alma ka parë në makinë Ergysin dhe të dashurën e tij 18-vjeçare, me të cilën i kishte gjetur edhe biseda në telefon.

“Aty i ka thënë asaj të kthehet në shtëpi sepse ajo do të shkojë në Tiranë tek i vëllai dhe ka kryer aktin ekstrem”, tha Genta për “Top Channel”.

Ajo tregoi edhe për një rast kur Alma u largua nga shtëpia dhe për sjelljen e Ergysit.

“Një herë kur motra iku nga shtëpia ai i mori rrobat e saj, i mblodhi në oborr dhe i dogji. Në sallon kishin një fotografi familjare të cilën ai e mori dhe e shkeli me këmbë në oborr duke i prishur fytyrën motrës”, u shpreh Genta.

Festivali “Sofra Dardane” bën bashkë artistë nga të gjithë trevat shqiptare

Festivali folklorik “Sofra Dardane”, e kthyer tashmë në një traditë në Tropojë, mblodhi edhe këtë vit për tre ditë me radhë ansamblet popullore nga të gjitha trevat shqiptare dhe ikonat e muzikës popullore.

Në edicionin e 22-të të këtij festivali mbajtur në qytetin e Bajram Currit, merrnin pjesë ansamble nga Çamëria në Preshevë, nga Tetova në Tuz, Plavë e Guci.

Në nisje të aktiviteteve, grupet folklorike të Tropojës, Vlorës, Mallakastrës, Dibrës së Madhe, Çamërisë, Gjakovës, të Ansamblit Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, parakaluan në bulevardin kryesor të Bajram Currit nën tingujt e tupaneve, fyejve e veglave të tjera muzikore të trashëguara brez pas brezi.

Kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexh Biberaj deklaroi se Tropoja do të vijojë angazhimin e saj në përmirësimin e mëtejshëm për turizmin elitar i cili po shënon rritje nga viti në vit.

Festivali “Sofra Dardane”, i paraprin edhe çeljes së sezonit turistik në Valbonë.

Babai i Alma Arrazit për mediat: Burri u betua mbi varr se s’do e tradhtonte më. Vdiq nga dashuria

Reagon për herë të parë babai i Alma Bushatit, pas aktit ekstrem që dyshohet se mori vajza e tij, duke u hedhur në lumë së bashku me tre fëmijët e saj.

Ai konfirmoi për mediat versionin se bashkëshorti i saj, Ergys Arrazi e tradhtonte Almën.

Sipas tij, tradhtia bashkëshortore ishte e vazhdueshme nga ana e Ergysit, por ky i fundit ishte betuar së fundmi se nuk do ta përsëriste më.

“Vajzën time e vrau dashuria që kishte për dhëndrin. Alma kishte 10 vite martesë me Erdgysin. Ata ishin njohur me dashuri dhe kishin lidhur jetën bashkë. Ata qëndruan emigrantë në Gjermani ku kërkuan azil dhe qëndruan disa vite, ku lindën dhe dy vajzat që sot ishin 8 dhe 9 vjeç.

Kur erdhën në Shqipëri, qetësia në çift u prish. Erdgysi dilte me vajza të tjera dhe kjo e mërziste Almën. Zënkat bëheshin gjithmonë e më të shpeshta. Alma ikte nga shtëpia vite tek vëllai ose tek motra në Tiranë. Ai vinte e merrte dhe historia përsëritej. Këtë janar ajo iku në Itali tek halla ku gjeti dhe punë. Ai i tha kthehu. Iu betua mbi varrin e të atit se nuk do ta tradhtonte më por nuk e mbajti fjalën dhe ndodhi tragjedia”, tha babai i Alma Bushatit.