zoom

Day ArchiveBlinken takohet me Netanjahun mes përpjekjeve për armëpushim në Gazë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të mërkurën në Jeruzalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa në Kajro vazhdojnë bisedimet një marrëveshje të mundshme mes Izraelit e Hamasit për armëpushim në Gazë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller tha se zoti Blinken “nënvizoi se pengesë për armëpushimin është Hamasi”.

Grupi Hamas deri më tani ka refuzuar të pranojë një propozim që bën thirrje për ndërprerje disa javore të luftimeve që tashme vazhdojnë prej 7 muajsh si dhe lirimin e personave që mbahen ende peng nga Hamasi në këmbim të lirimit të palestinezëve të burgosur në Izraeli.

Por edhe pse zoti Blinken bëri përgjegjës Hamasin për mos arritjen e armëpushimit, zoti Miller tha se kryediplomati amerikan i tha zotit Netanyahu se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mos bien dakord me thirrjet e udhëheqësit izraelit për ofensive tokësore në qytetin Rafah, në jug të Gazës, ku Izraeli thotë se synon të çrrënjosë 4 njësitë e mbetura të luftëtarëve të Hamasit.

“Nuk mundemi dhe nuk do të mbështesin një operacion të madh ushtarak në Rafah, pa një plan efektiv që siguron se nuk do të ketë lëndim të civilëve dhe jo, nuk e kemi parë një plan të tillë”, tha zoti Blinken në një konferencë për shtypin në Ashdod në Izrael.
Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara dhe zyrtarë të shumtë botërorë kanë shprehur kundërshtimin ndaj një sulmi në Rafah për shkak se më shumë se një milion refugjatë palestinezë janë strehuar atje, shumë prej tyre të urdhëruar nga ushtria izraelite që të linin shtëpitë e tyre në veri të Gazës, gjatë javëve të para të luftës.

Zoti Netanyahu thotë se ofensiva në Rafahut është e nevojshme për të përmbushur qëllimin e Izraelit për eleminimin e kontrollit të Hamasit në Gazë dhe se kjo do të ndodhë pavarësisht nëse ka një marrëveshje me Hamasin për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve./ Zëri i Amerikës

Lëngu i lakrës së kuqe, si ta përdorni për veshkat, mëlçinë dhe tretjen

Lëngu i lakrës së kuqe është i jashtëzakonshëm për organizmin.

Ai është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë të cilët forcojnë imunitetin, luftojnë sëmundjet dhe mbrojnë organet prej tyre.

Lakra e kuqe është një nga burimet më të mrekullueshme të vitaminës C, që ndikon pozitivisht për shumë funksione në organizëm.

Një gjysmë gote uji me lëngun e lakrës së kuqe përmban 150 miligramë vitaminë C, që është edhe 100% e nevojës ditore të organizmit për këtë vitaminë.

Në të njëjtën sasi mund të merrni 650 miligramë kalium që përbën 14% të dozës së rekomanduar ditore dhe 102 mikrogramë të vitaminës K, që përbën 85% të nevojës ditore të organizmit për këtë vitaminë.

Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë.

Kjo vitaminë e mban lëkurën të shëndetshme, forcon imunitetin dhe mbron shikimin.

Për më tepër, lakra e kuqe ka dyfishin e hekurit që ofron lakra e bardhë.

Në këtë artikull do të mësoni tre receta të rëndësishme të lëngjeve me bazë të lakrës së kuqe, të cilat ju ndihmojnë për mbrojtjen e veshkave, pastrimin e mëlçisë dhe sistemin tretës.

Për pastrimin e mëlçisë
Për të marrë një dozë të lartë antioksidantësh kundër radikaleve të lira dhe pastrimin e mëlçisë, rekomandohet:
Për të marrë një dozë të lartë antioksidantësh kundër radikaleve të lira dhe pastrimin e mëlçisë, rekomandohet:

Përbërësit:
Gjysma e një lakre të kuqe të përmasave mesatare
Një panxhar mesatar
Kokrrat e një shege
Një copë e vogël xhenxhefili e qëruar.
Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash dhe pijeni lëngun menjëherë.

Për shëndetin e veshkave
Përbërësit:
1 tufë me kopër
Gjysëm molle jeshile,
3 gota uji me lakër të kuqe të grirë.
Hidhini të gjithë përbërësit në shtrydhëse dhe pijeni rregullisht.

Lëngu i lakrës së kuqe për tretjen
Lakra e kuqe rekomandohet edhe për përmirësimin e tretjes.

Për të marrë përfitimet e saj ndiqni recetën e mëposhtme:

Përbërësit:
2 gota uji me lakër të kuqe të grirë
3 kërcenj selinoje
Gjysma e një limoni me gjithë lëkurë
Gjysma e një molle jeshile
Lajini të gjithë përbërësit dhe kalojini në shtrydhësen e frutave.

Lëngun pijeni menjëherë.

Ky lëng eliminon gazrat e tepërt në stomak dhe vë në lëvizje të gjithë sistemin tretës.

Nga secili prej lëngjeve mund të pini një gotë në ditë për rreth 2 javë e ta përsërisni sa herë të jetë e nevojshme./Agroweb

“Kokorroçin mos e bëj me mua” – Debat i fortë mes Babaramos dhe Ndrecës: Mos më trash zërin!

Analisti Ilir Babaramo dhe deputeti socialist Plarent Ndreca u përplasën me njëri-tjetrin, teksa po diskutohej për marrjen në pyetje nga SPAK të Erion Veliajt.

Gjatë argumentit të tij në studion e “Top Story”, Babaramo i kërkoi Ndrecës të mos e ndërpresë dhe të mos bëjë zhurmuesin, por deputeti socialist iu përgjigj se në studio është ftuar për të dhënë mendimin e tij e për të bërë debat, jo zhurmë.

Debati mes tyre:

Babaramo: Kokorroçin mos e bëj me mua.

Ndreca: Unë se kuptoj çfarë është ky kokorroçi.

Babaramo: Mos më ndërhy!

Ndreca: Mos ma trash mua zërin…

Babaramo: Nëse ke ardhur të bësh zhurmuesin këtu…

Ndreca: Unë kam ardhur për të bërë debat.

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ 26-vjeçarja hidhet nga kati i pestë i pallatit

Një 26-vjeçare tentoi t’i jepte fund jetës së saj mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.

E reja me inicialet E. A. u hodh nga kati i pestë i pallatit ku banon, në rrugën “Selaudin Bekteshi” në kryeqytet.

Pas ngjarjes, 26-vjeçarja u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po heton mbi motivet që e çuan të renë drejt aktit të rëndë.

Familjarët e saj kanë deklaruar se 26-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Pas takimit me Meritonin, Ilnisa rrëfen ndjesitë: Më la pa gjumë, do të doja…

Ilnisa u rikthye për pak minuta mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP për të surprizuar dhe motivuar Meritonin.

Mes lotësh dhe emocionesh, ata i shprehën dashurinë njëri-tjetrit, ndërsa pas takimit, Ilnisa tregoi se përjetimet e saj ishin shumë të forta.

Ajo shprehu dëshirën që takimi mes tyre të kishte vazhduar më gjatë, por shtoi se e kupton që këto janë rregullat e Vëllait të Madh.

“Të them të drejtën unë vazhdoj akoma edhe sot në mëngjes. Unë jam shumë e prekur që nga mbrëmë, ndoshta edhe nga kjo natyra ime që është kështu siç është dhe mua më pëlqen kështu siç është. Më ka bërë që ta përjetoj atë ndjesi që kalova kaq çuditshëm, sa e para më la pa gjumë, e dyta sot mezi ambientohem dhe e treta e kam non-stop në mendje. Pra, shkova për të motivuar Meritonin dhe e gjej veten duke më motivuar Meritoni mua. Do dëshiroja të qëndroja pak më shumë me të, por këto janë kushtet dhe rrethanat”, tha Ilnisa Agolli.

Bëni kujdes nesër! Reshje shiu, shtrëngata dhe shkarkesa elektrike

Vendi ynë ditën e nesërme parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh të herëpasherëshme deri në orët e mesditës. Më pas pritet mot me alternime vranësira e kthjellime.

Reshjet e shiut parashikohet që të jenë prezente që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Përgjatë vijës bregdetare e hera – herës përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar në formë shtrëngate shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të mesditës intensiteti i reshjeve pritet të jetë i ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/sek, nërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 7 deri 20°C
në zonat e ulëta 10 deri 28°C
në zonat bregdetare 13 deri 25°C

Bie çmimi i naftës, rënia më e madhe në 7 javë

Çmimet e naftës ranë me rreth 2% të mërkurën, niveli më i ulët në shtatë javët e fundit.

Analistët besojnë se rënia është ndikuar nga një rritje befasuese e rezervave amerikane të naftës së papërpunuar, shpresat për armëpushim në Lindjen e Mesme dhe vazhdimi i inflacionit në Shtetet e Bashkuara, çka po frenon uljen e normave të interesit dhe kërkesës për naftë.

Deri në publikimin e lajmit, tregu Brent, që shihet si pikë referimi për çmimet globale të naftës, shënoi një rënie prej 1.6% ose 84.94 dollarë për fuçi. Çmimi i një fuçie naftë në tregun WTI, që ka të bëjë me çmimet e naftës bruto në Shtetet e Bashkuara, ra me 1.7% ose 80.54 dollarë për fuçi.

Shifrat e mëngjesit të së mërkurës tregojnë se dy tregjet shënuan rënien më të madhe që nga 13 marsi, duke bërë që Brent dhe WTI të jenë pranë territorit të mbishitjes për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2023.

Agjencia amerikane për energjinë (EIA) tha se firmat energjetike rritën rezervat e naftës së papërpunuar me 7.3 milionë fuçi gjatë javës që përfundoi më 26 prill.

Ndërkohë janë shtuar pritshmëritë për arritjen e një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit pas një shtytje të udhëhequr nga Egjipti për të ringjallur negociatat e ngecura edhe pse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të vazhdojë sulmin në Rafah.

“Tregu i naftës së papërpunuar po ndikohet nga shpresat e vazhdueshme për një armëpushim”, tha analisti Ole Hansen me Bankën Saxo. “Përveç kësaj, inflacioni në SHBA ka ulur më tej pritjet për uljen e normave”.

Rezerva Federale pritet që të mos e ulë normën bazë të interesit që ka qenë që nga korriku i vitit 2023 mes intervaleve 5.25% dhe 5.50%. Banka Qendrore filloi rritjen e interesit në mars të vitit 2022 për të luftuar inflacionin në rritje. Norma më të ulëta interesi do të reduktonin kostot e huamarrjes çka do të nxiste rritjen ekonomike dhe kërkesat për naftë./ Zëri i Amerikës

Princ Leka i prezanton vajzës të dashuren e re, kapen “mat” në restorantin në Tiranë (FOTO)

Që pas procesit të divorcit të nisur me Elia Zaharinë, Princ Leka Zogu dhe partnerja e tij e re, Blerta Celibashi duket se e kanë bërë marrëdhënien familjare.

Princi i ka prezantuar vajzës të dashurën e re. Ata janë fotografuar në një nga restorantet në Tiranë, ku siç duket edhe nga fotot, të pranishëm ishin Leka Zogu, vajza Geraldina dhe Blerta Celibashi.

Marrëdhënia mes Princit dhe fotografes është në qendër të vëmendjes pas skandalit me videon e dhunës në Oborrin Mbretëror.

Leka Zogu dhe Blerta Celibashi nuk e fshehin më romancën e tyre dhe janë fotografuar bashkë në aeroport si edhe kanë kaluar ditë pushimi bashkë.

Parapëlqehen djemtë: Në Ballkan ndodh ende aborti selektiv me bazë gjinore

Sipas traditës në Shqipëri, është djali ai që mban mbiemrin dhe kujdeset për prindërit në pleqëri, kështu që kur një nënë e tre vajzave në fshatin Korçë mësoi pesë vjet më parë se priste një vajzë të katërt, ajo e dinte se kjo s’do të shkonte aspak mirë.

“Pashë në ekografi se ishte vajzë. Isha shumë e lumtur, – tha gruaja, – por ky nuk ishte një lajm aq i lumtur për burrin, vjehrrën apo vjehrrin tim.”

Gruaja, tashmë 35-vjeçare, përfundoi duke kryer abort.

Aborti selektiv me bazë gjinore nuk është i pazakontë në Shqipëri dhe pjesë të tjera të Ballkanit, i nxitur nga normat patriarkale që i konsiderojnë pasardhësit meshkuj më të dëshirueshëm, si dhe nga përqindjet e konsiderueshme të emigrimit, veçanërisht nga meshkujt.

Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, në shoqëritë ku praktikohet aborti selektiv me bazë gjinore, janë shfaqur pabarazi në raportin gjinor; ato përfshijnë Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Në vitin 2023, Shqipëria regjistroi një raport prej 107.4 djem për 100 vajza, ndërsa një dekadë më parë disa pjesë të vendit raportonin koeficientë deri në 111.7, shumë përtej asaj që thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë se mund të pritet – 103 deri në 107 djem për çdo 100 vajza.

“Vlerësimet e fundit sugjerojnë se ka pasur 8,000 lindje femrash të humbura për shkak të përzgjedhjes së seksit para lindjes në Armeni, Azerbajxhan, Gjeorgji, Shqipëri dhe Mal të Zi vetëm nga 2013-2017”, tha UNFPA në një raport të vitit 2020.

Në vitin 2017, një investigim i BIRN zbuloi një treg ilegal në lulëzim për testet gjenetike për të përcaktuar seksin e fetusit në Mal të Zi, i nxitur nga një preferencë shoqërore për djemtë.

Në Shqipëri, shifrat tregojnë një tendencë pozitive, por çekuilibri mbetet; në raportin e UNFPA-së Shqipëria renditet ndër 15 vendet e para në botë për preferencën ndaj djemve.

Sipas një sondazhi online të kryer në Shqipëri dhe Bosnje dhe Hercegovinë nga Elbasanion dhe Fokus.ba përkatësisht, ndërgjegjësimi i publikut për fenomenin e abortit selektiv me bazë gjinore është i lartë, por edhe stigma që e rrethon atë.

“Po, për fat të keq, jam në dijeni të një rasti të tillë”, tha një i anketuar për Fokus.ba.

“Ishte një grua nga një zonë rurale, e cila iu nënshtrua presionit nga partneri i saj për të kryer një abort, sepse ai preferonte të mos kishte një vajzë. Ata e kishin tashmë një vajzë, të cilën si mezi e kishte pranuar.”

“Çështje brezash”

UNFPA thotë se aborti selektiv i fetuseve femra “nuk është vetëm arkaik, por edhe i dëmshëm për rritjen sociale dhe ekonomike”.

Në Bosnje, ku raporti i gjinive është brenda kufijve të pritur nga OBSH-ja, afërsisht gjysma e të anketuarve në sondazhin e Fokus.ba thanë se e kuptonin konceptin dhe nëntë për qind raportuan njohuri për raste specifike.

Megjithatë, në Shqipëri, 72 për qind e të anketuarve e njihnin praktikën e abortit elektiv me bazë gjinore dhe një e katërta pretendonin se kishin njohuri për raste të veçanta.

“Është çështje brezash”, tha Manuela Bello, shefe e zyrës së UNFPA-së në Shqipëri.

“Sot raporti është 107.4 djem të lindur për 100 vajza, që do të thotë se kemi ende një hendek midis djemve dhe vajzave në Shqipëri.

Rubena Moisiu, profesoreshë e obstetrikës dhe gjinekologjisë në Tiranë, u pajtua, duke thënë se nëse tejkalohet gjinia natyrale, “atëherë ka arsye që lidhen me abortin selektiv”.

Eksperti i demografisë Arjan Gjonça tha se fenomeni nuk kufizohej vetëm në zonat rurale apo te më pak të arsimuarit; edhe gratë e arsimuara dihet se abortojnë fetuset femra për shkak të presioneve patriarkale dhe faktorëve ekonomikë, tha ai.

“Përgjithësisht, sipas studimeve, abortet nuk vijnë vetëm nga seksionet e cenueshme apo zonat rurale”, tha Gjonca.

Olgert Alla, kreu i Spitalit Obstetriko-Gjinekologjik në Elbasan, vuri në dukje përmirësime gjatë dekadës së fundit, por pranoi se teknikat e hershme të identifikimit gjinor kishin lehtësuar praktikat e abortit selektiv.

“Kur fillova punë 10 vjet më parë, vinin çifte që kryenin abort për shkak të gjinisë së fëmijës. Çiftet që kishin dy ose tre vajza ishin të prirur për të ndërprerë shtatzëninë, nëse prisnin sërish një vajzë”, tha ai, duke shtuar megjithatë se kohët e fundit ka pasur një rënie të rasteve të tilla.

Të dhëna të diskutueshme

Në Bosnje në vitin 2022, Agjencia e Statistikave raportoi 105 djem të lindur për çdo 100 vajza, megjithëse norma luhatet nga viti në vit.

Në Bosnje, ka mungesë të të dhënave të besueshme për ndërprerjet e shtatzënisë, pavarësisht nga kërkesa që të gjitha organet shëndetësore publike dhe private të mbajnë të dhëna të tilla dhe t’i raportojnë ato tek autoritetet përkatëse.

Në dy entitetet e vendit – Federata dhe Republika Srpska – institutet përkatëse të shëndetit publik posedojnë disa të dhëna, por saktësia e tyre është e diskutueshme. Institutit të Federatës, për shembull, i mungojnë raportet për tre nga 10 kantonet e Federatës.

Sipas bazës së të dhënave të RegiZ, ku të gjitha organet shëndetësore supozohet të dorëzojnë të dhëna për abortet e kryera, në Federatë janë ndërprerë 2,406 shtatzëni midis viteve 2019 dhe 2023, përfshirë 730 vetëm në vitin 2022.

Shifra reale, megjithatë, ka të ngjarë të jetë më e lartë, ndoshta edhe dyfish. Për shembull, sipas Institutit të Federatës për Shëndetin Publik, 512 shtatzëni u ndërprenë në Kantonin e Sarajevës midis janarit 2019 dhe fundit të vitit 2022, megjithatë Instituti i Shëndetit Publik të kantonit jep një shifër prej 1,089.

Në Republikën Srpska, Instituti i Shëndetit Publik thotë se 1,343 shtatzëni u ndërprenë në vitin 2022, në përputhje me vitet e tjera. Dyshimet vazhdojnë, megjithatë, mbi besueshmërinë e shifrave të tij.

Në një analizë të vitit 2019, ekspertët e Grupit Serb të Nismës për Zhvillimin SeConS në bashkëpunim me UNFPA shkruan se ndërsa shkalla zyrtare e abortit në Bosnje është në të njëjtin nivel me mesataren e BE-së, “cilësia e statistikave shëndetësore është e diskutueshme pasi ekziston një supozimi se shumica e aborteve kryhen në klinika private dhe nuk raportohen në institucionet qeveritare duke e bërë Bosnjën dhe Hercegovinën më të prirur për përdorimin e abortit si mjet për planifikimin familjar”.

Asnjë nga profesionistët mjekësorë të intervistuar nga Fokus.ba nuk raportoi pacientë që kërkonin abort bazuar vetëm në preferencën e gjinisë së fetusit.

Megjithatë, në Bosnje, 42.3 për qind e grave marrin vendimin e vetëm për të ndërprerë shtatzëninë, sipas një studimi të vitit 2023 nga Sarajevo Open Centre./ Reporter.al

Rroftë 1 maji si ditë pushimi!

Nga Ergys Mërtiri

Ata që reagojnë për të drejtat e punëtorëve janë kryesisht të rinj revolucionarë që në përgjithësi nuk punojnë! Eshtë një paradoks i vjetër sa vetë Marksi ky qe na tregon dallimet midis punetoreve dhe ideologeve te punes.

Gjithcka është e natyrshme pasi në përgjithësi revolucionarët duan luftën jo punën. Lufta është joshëse, romantike, ndërsa puna e merzitshme, prozaike. Revolucioni kerkon gjak, ndersa puna djerse.

Gjaku ndez pasionin për pushtet e lavdi, ndërsa puna kërkon nënshtrim duke ushqyer nevojën për qetësi dhe lumturi familjare. Revolucionari jeton nëpërmjet armëve, jo nëpërmjet veglave të punes apo mjeteve te prodhimit.

Marksi pohonte se puna transformon madje e prodhon natyrën njerëzore. Vetë natyra e punës përcaktohet, sipas tij, nga mjetet e prodhimit, por ne mund të themi se papunesia ka gjithashtu mjetet e saj te prodhimit dhe ajo ka ndikuar gjithashtu ne natyren e punes, apo pikepamjen tone mbi te.

Në fund të fundit revolucionarizmi ashtu si cdo “profesion” tjeter ofron menyren e vet të jeteses.

Rroftë 1 maji si ditë pushimi!