Aplikacion
Mediat belge kanë zbardhur detaje të reja për atentatin që iu bë 44-vjeçarit shqiptar në një lokal në Bruksel.
Në shënjestrën e atentatorëve ishte Agustin Kaza, i cili, pasi u qëllua katër herë, ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.
Pas atentatit, autori u largua nga vendngjarja me shpejtësi, ndërkohë që ende nuk ka detaje të identitetit të tij.
Pista ku po hetojnë autoritetet belge për të zbardhur ngjarjen është ajo e hakmarrjes.
Kush është Agustin Kaza?
44-vjeçari Agustin Kaza është vëllai i Martin Kazës, i dënuar me 22 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në 3 korrik të 1997 në Mirditë, Dod dhe Augustin Gjini.
Martin Kaza mori hakun e vëllait, Ndue Kaza, që ishre Shefi i Krimeve dhe që ia vrau në 1994 Dod Gjini në mes të Rrëshenit.
Tedi Blushi: Burri i një ministreje është marrë pengSekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi bëri një deklaratë të fortë për burrin e një ministreje, që është marrë peng.
Në studion e “Open”, ai nuk zbuloi emrin e ministres për cilën bëhet fjalë, por shtoi se këtë rast e di gjithë Shqipëria dhe tregon inkriminimin e qeverisë.
Më pas, Blushi u ndal edhe te plagosja për të cilën akuzohet burri i Delina Ibrahimajt, duke kërkuar prej ministres dorëheqjen.
“Një ministreje i është marrë burri peng. E di gjithë Shqipëria. Tregon inkrimimin e rëndë të këtij shteti nga kjo qeveri që krimin e ka ngritur në sistem. Gjithë strukturën shtetërore e ka ngritur jo vetëm për të konsumuar krimin por edhe për të fshehur krimin siç ishte ky rasti. SPAK-u në vend të japë drejtësi, bëhet palë për të mbuluar ngjarjen. Në çdo vend normal ministrja duhet të jepte dorëheqjen. Në Danimarkë japin dorëheqjen për plagosjen e një dhelpre. Burri i ministres plagos qytetarin dhe ajo vazhdon detyrën”, tha Tedi Blushi.
“Jam polic, kam ardhur të të arrestoj” – Qytetari në Tiranë lë takim me eksortat dhe i zhvatNjë qytetar u arresuta mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë si i akuzuar për mashtrim.
Ai u vu në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore sepse prezantohej si polic te prostitutat e luksit, me qëllimin për t’i zhvatur.
Pasi fliste me to në rrjetet sociale, ai shkonte tek eksortat, duke i njoftuar se kishte shkuar për t’i arrestuar.
Por që ato t’i shpëtonin prangosjes, ai kërkonte në këmbim prej tyre marrëdhënie seksuale dhe para.
Një politikan i lartë në pranga? Anila Hoxha bën deklaratën e fortë, zbulon përgjigjen e SPAKGazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha foli për një politikan të lartë që mund të arrestohet me urdhër të SPAK.
Në studion e “Top Story”, ajo u pyet nga Grida Duma për thashetheme se gjatë këtyre ditëve emra të rëndësishëm do të përfundojnë në pranga.
Anila Hoxha pohoi se për momentin këto mbeten në fazën e thashethemeve sepse ende nuk ka diçka të konfirmuar nga SPAK. Të vetmin reagim zyrtar që ka bërë SPAK për Anila Hoxhën është nëse fjala është për Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën.
Por SPAK ka njoftuar se hetimet janë ende në vazhdim.
Anila Hoxha: Parimisht fjalët që qarkullojnë pranë gjykatës së posaçme janë të tilla por janë ende të paverifikuar. Një politikan i lartë ose të shtunën ose të dielën, nëse nuk konfirmohet ngelet thashethem. Thashethemi ishte se SPAK kishte kërkuar urdhër arrest, por masa e sigurisë ishte kthyer, kjo ishte e pabazuar.
Reagimin më të fundit nga SPAK e kemi për Monika Kryemadhin dhe Metën nëse ka masë sigurie dhe përgjigjja zyrtare e SPAK është “nuk kemi asnjë përgjigje apo koment për t’ju komunikuar” .
“Burrin e dua verior, më pëlqen xhelozia e tyre” – Habit modelja korçare: Seksi me jugorët…Modelja korçare, Erika, e cila është pjesë e formatit “Për’Puthen”, renditi cilësitë që duhet të ketë partneri i saj.
Ajo tha në “Top Channel” se i dashuri i saj duhet të jetë verior sepse i pëlqejnë ata djem që janë pak xhelozë, toksikë dhe romantikë në të njëjtën kohë.
Lidhur me djemtë nga jugu, Erika shtoi se ata i ngjajnë si kushërinjtë e saj kur flasin dhe nuk do e mendonte dot seksin me ta.
Biseda mes Erikës dhe Ronaldo Sharkës:
Erika: Mua më pëlqejnë meshkujt që janë xhentilman. Ata meshkuj që të vijnë me dhurata, me lule, që mundohen të bëjnë maksimumin për ty. Jam e tërhequr edhe nga meshkujt toksikë.
Nuk po them që të kalojnë në ekstrem, por të jenë pak, e bëjnë më adrenalinë njohjen. Kur janë pak xhelozë, që mundohen të të vënë pak në kontroll.
Ronaldo Sharka: Veriorët thonë që janë një çikë si shumë xhelozë.
Erika: Po veriorët ata më ngjisin, nuk kam dalë kurrë me jugorë.
Ronalo Sharka: Po pse, çfarë kanë jugorët?
Erika: Seksi është e para gjë. Më duket sikur po flas me ndonjë nga kushërinjtë e mi, edhe i them jo që në fillim.
Ish-Missi ekzekutohet duke ngrënë mëngjes. Lidhja e saj me Ergys Dashin dhe trafikun e drogësIsh-Miss Ekuadori, Landy Parraga mbeti e vrarë pas një atentati që u shënua ndaj saj.
23-vjeçarja po hante mëngjes në qendrën tregtare La Cuadra së bashku me të dashurin e saj, kur dy persona u futën brenda dhe qëlluan drejt saj disa herë, deri në momentin që vdiq.
Kamerat e sigurisë në qendrën tregtare kanë fiksuar momentin e ekzekutimit.
Lidhja e saj me krimin dhe Ergys Dashin
Emri i Landy Parragas është përmendur si i lidhur me krimin e organizuar.
Në dosjen “Metastasis”, të hetuar nga autoritetet vendase, Landy Parraga doli në një bisedë me mesazhe mes trafikantit të drogës, Leandro Norero dhe avokatit të tij.
Leandro Norero njihej si një ndër narko-trafikantët më të mëdhenj në vend dhe mbante pseudonimin “El Patron”.
Mediat përfolën emrin e tij si personi që porositi vrasjen e shqiptarit, Ergys Dashi në Ekuador dy vite më parë.
Leandro Norero u vra në tetor të vitit 2023 gjatë një revolte në burgje.
Ergys Dashit, shqiptari me origjinë nga qyteti i Durrësit u ekzekutua në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit më 23 Janar. Ergys Dashi ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës.
Ergys Dashi
Ai ishte ulur në restorant, kur dy persona, njëri prej tyre me një buqetë me lule në dorë u futën brenda lokalit dhe e qëlluan për vdekje./ Zoom.al
VIDEO/ Atentat shqiptarit në Bruksel, një burrë me kapuç ecën drejt tij dhe e qëllon 4 herëNjë 44-vjeçar shqiptar ishte shënjestër e një atentati me armë zjarri në Bruksel.
Në videon e publikuar nga mediat e huaja, duket momenti kur një burrë i veshur me kapuç është kapur nga kamerat teksa afrohet në tarracën e lokalit ku ishte ulur shqiptari.
Kur e vuri në shënjestër, ai e qëlloi shqiptarin katër herë, dy prej plumbave e kapën në kokë.
“Policia Bruksel-Veri u thirr për të shtëna në tarracën e një kafeneje, në rrugën Joseph Brand në Schaerbeek, të dielën më 28 prill rreth orës 22:30. Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë që vuante nga një plagë me armë zjarri”, njoftoi policia.
Shqiptari i plagosur është në gjendje kritike për jetën, ndërsa autori u arratis nga vendngjarja.
Shkaqet e atentatit nuk janë zbardhur ende nga autoritetet.
AstraZeneca pranon për herë të parë efektet anësore të vaksinave: Shkaktojnë mpiksje të gjakutAstraZeneca, grupi britanik i vaksinave kundër COVID-19, ka pranuar për herë të pa efektet anësore që disa prej vaksinave shkaktojnë në trupin e njeriut.
Në gjykatë, ku po përballet me paditë e disa qytetarëve britanikë, kompania, në dosjen e dorëzuar për mbrojtje, ka pohuar se në disa raste, vaksinat mund të shkaktonin mpiksje fatale të gjakut në vena.
Sipas medias britanike “Daily Mail”, një deklaratë e tillë mund të japë të drejtë dëmshpërblimi për dhjetëra paditës, që pretendojnë se janë gjymtuar ose kanë humbur të afërmit e tyre nga vaksinat AstraZeneca.
Rreth 50 milionë doza AstraZeneca janë injektuar në total në Britani
Emrat/ Arrestohen 5 zyrtarë në LezhëPolicia e Lezhës, duke zbatuar urdhrin e gjykatës, ka arrestuar sot 5 zyratrë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Në pranga kanë rënë Jetmir Mzhika, Rivelioni Ismalaj, Shan Preci dhe Artur Përdoda të gjithë me detyrë pranë IMT-së në Bashkinë e Kurbinit.
Ndërsa për Flori Gjini aktualisht drejtor i Postës Lezhë, ish kryetar i PS është caktuar masa e arretit në shtëpi.
“Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal në kuadër të një hetimi të kryer nga Prokuroria e Lezhës, për ndërtimin e paligjshëm të një objekti, në Patok”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.”, thotë policia.
Ngacmoi seksualisht të renë, arrestohet 31-vjeçari në ShkodërNjë i ri nga Shkodra është arrestuar nga policia pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një vajzë 27-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar në lokalin ku 31-vjeçari i identifikuar Gjergj Dedushi punonte si kamarier.
31-vjeçari u vu në pranga pas kallëzimit që vajza ka bërë në polici.
“Mesnatën e mbrëmshme, një 27-vjeçare ka kallëzuar se në një lokal në lagjen “Perlat Rexhepi”, ishte ngacmuar seksualisht, nga kamerieri.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas kallzimit të 27 vjeçares, kapën dhe vunë në pranga, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Gjergj Dedushi, 31 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshm