Aplikacion
“Çdo natë mendoj që kur të zgjohem në mëngjes, dikush do të më thërrasë, por që 25 vjet… asgjë”, thotë Fitim Dubovci, i cili kërkon babanë e zhdukur në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë.
Fitimi, nga fshati Çikatovë i komunës së Drenasit, nuk ishte as dhjetë vjeç kur mbeti pa prindërit e tij – Xheladin dhe Sofie Dubovci.
Lëshimi i dorës që e mbante shtrënguar, derisa forcat serbe i dëbonin nga shtëpia, është imazhi i fundit që Fitimi kujton me nënën e tij.
“Atë e plagosën forcat serbe derisa ne po ecnim në turmën me njerëz, duke ikur nga shtëpia, për shkak të një ofensive në vitin 1998”, kujton Fitimi për Radion Evropa e Lirë.
Sa herë përpiqet ta kujtojë atë periudhë, shikimin e përhumb diku. Thotë se nëna e tij, atëkohë 48 vjeçe, mbeti e plagosur në rrugë, ndërsa pjesa tjetër e familjes u detyrua ta vazhdonte udhën pa të.
“… mbeti me të plagosurit e tjerë, apo me ata që u vranë aty”, thotë Fitimi.
Fshat pas fshati, Fitimi dhe familja e tij mbërritën në Vushtrri – rreth 35 kilometra larg – ku thotë se qëndruan rreth tre muaj, derisa ndodhi një ofensivë tjetër.
Një mëngjes, kujton Fitimi, forcat serbe i morën të gjithë burrat që ishin strehuar në atë shtëpi, përfshirë babanë e tij.
Fitimi mbeti me vëllain e tij, gjithashtu i mitur, dhe rrugën drejt shpëtimit e vazhduan me disa familjarë më të largët.
Me kalimin e kohës, ata morën vesh se nëna e tyre kishte vdekur dhe ishte varrosur në një varrezë masive në fshatin Çikatovë. Eshtrat e saj nuk iu dorëzuan familjes për rivarrim deri në vitin 2010.
Ndërsa, për vendndodhjen e babait, Fitimi nuk di asgjë, as sot e kësaj dite.
“Babanë e kanë marrë të gjallë, por, sot, vetëm 1 për qind besoj se mund të jetë i gjallë diku”, thotë 36-vjeçari duke marrë frymë thellë.
Gjatë luftës së viteve 1998/99 në Kosovë u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa u zhvendosën mbi 800.000 persona.
Nga rreth 6.000 njerëzit e zhdukur me forcë atëkohë, të pagjetur sot mbeten edhe mbi 1.600. Shumë prej të zhdukurve u gjetën ndër vite në varreza masive në Serbi.
Sipas Komisionit qeveritar të Kosovës për persona të pagjetur, gjatë vitit 2023 u gërmua në 15 lokacione brenda territorit të Kosovës, që ndërlidhen me procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur, si dhe në një lokacion në Serbi.
“Të zhvarrosura janë mbetjet mortore të njëzet individëve – viktima të luftës, edhe pse numri i personave të zhvarrosur dhe identiteti i tyre do të përcaktohen pasi të përfundojnë të gjitha ekzaminimet mjeko-ligjore dhe identifikimi përmes analizës së ADN-së”, thuhet në raportin e Komisionit qeveritar të Kosovës.
Deklarata për të zhdukurit nuk zbatohet
Për t’i shtuar përpjekjet në këtë drejtim, Kosova dhe Serbia, një vit më parë, u pajtuan për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Zotimet që u bënë me këtë deklaratë, përfshijnë: qasje të plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënie në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rendësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë të përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.
Një vit pas, asgjë prej këtyre në praktikë, të gjitha vetëm në letër.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, konfirmon se Deklarata e përbashkët, e miratuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në maj të vitit 2023, “nuk po zbatohet ende”.
“Kjo do të ndodhë pasi palët të bien dakord për termat e referencës së Komisionit të Përbashkët, i cili parashikohet ta monitorojë zbatimin e Deklaratës së përbashkët, në mbështetje të punës së Grupit Punues të kryesuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar”, thotë Stano për Radion Evropa e Lirë.
Ai thekson se Deklarata nuk është ligjërisht e detyrueshme, por shton se BE-ja u bën thirrje palëve që të angazhohen “në mënyrë konstruktive” në kuadër të dialogut, për të arritur pajtueshmëri për termat e referencës.
Zyra e Qeverisë së Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë temë, përkatësisht termat e referencës, por kryesuesi i Komisionit qeveritar për personat e zhdukur në Kosovë, Andin Hoti, thotë se ato kanë të bëjnë me çështje teknike që lidhen me detyrat e Komisionit të Përbashkët.
Hoti thotë se palët janë pajtuar me komentet e njëra-tjetrës për termat e referencës qysh në dhjetor të vitit të kaluar.
“Në janar, [Mirosllav] Lajçak [emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi] na ka dërguar edhe disa komente të reja të Serbisë dhe unë i kam thënë se nuk po komentojmë më për komentet e Serbisë, por ju lutem formojeni komisionin përbashkët”, thotë Hoti për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, nëse BE-ja nuk ndërmerr hapa kushtëzues ndaj Serbisë, kjo e fundit nuk do të japë asnjë informacion të vlefshëm rreth vendndodhjes së personave të zhdukur.
“Ajo çfarë ne mund të bëjmë si nivel teknik, është të kërkojmë nga BE-ja zbatimin e Deklaratës. Njëra prej pikave të Deklaratës është pikërisht kjo: të dyja palët, pa kushtëzime, shkëmbejnë informata me njëra-tjetrën për fatin e personave të zhdukur”, thotë Hoti.
Ai akuzon kryetarin e Komisionit të Serbisë për persona të zhdukur, Velko Odalloviq, se po i kushtëzon informacionet për të pagjeturit me praninë e tij në Kosovë.
Kosova i dërgoi kërkesë Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, refuzon takimet me Odalloviqin, duke thënë se ai ka qenë personi kryesor i regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë dhe se duhet të merret në pyetje për personat e zhdukur, e jo të jetë pjesë e Komisionit për të zhdukurit. Pretendimet e tilla, megjithatë, hidhen poshtë në Beograd.
Odalloviq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se pa grupe punuese funksionale, nuk mund të punohet në zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe përgjegjësinë për këtë ia kalon Kosovës.
“Më 16 prill, 2021, ne mbajtëm takimin tonë të fundit në Beograd. I gjithë delegacioni nga Prishtina ishte këtu. Ne duhet të bëjmë takime në mënyrë alternative, Beograd, Prishtinë, Beograd, Prishtinë… Prishtina ishte ajo që duhej ta caktonte takimin e radhës. Dhe nuk e kemi pasur atë takim. Nuk kushtëzoj asgjë. Thjesht, po kërkoj që të takohen grupet punuese”, thotë Odalloviq.
Nga ajo kohë, grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë mbajtën një takim të jashtëzakonshëm në Gjenevë, më 31 janar të këtij viti. Ekipet u kryesuan nga tjetërkush – jo Hoti e Odalloviq.
“Ajo që kanë kundër meje, personalisht, është problem i tyre, jo i imi. Asnjë përfaqësues të tyre nuk e kam kontestuar dhe nuk do ta kontestoj. Këdo që pala prishtinase vendos në krye të komisionit, është i pranueshëm për ne”, thotë Odalloviq.
Ai nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it lidhur me termat e referencës të Komisionit që do të monitoronte zbatimin e Deklaratës së përbashkët për të zhdukurit, por thekson vetëm se “mosfunksionimi i grupeve punuese dëmton familjet e personave të pagjetur”.
Pavarësisht moszbatimit të Deklaratës, Hoti thotë se aktivitetet në terren kanë vazhduar, por, sipas tij, sfidë për Kosovën mbetet territori i Serbisë.
Sipas Hotit, gjatë këtij viti po punohet në katër lokacione në territorin e Kosovës, ndërsa janë duke u shqyrtuar edhe dhjetë lokacione potenciale.
“Serbia [në takimin e Gjenevës] ka thënë se i kemi disa lokacione të ndryshme që mund të jenë varreza masive, apo mund të jenë lokacione të dyshimta për personat e zhdukur, porse ende jemi në hulumtim apo në marrjen e më shumë informacioneve nga prokuroria, gjykata apo policia”, thotë Hoti.
“Përveç përgjigjeve apo fjalëve që i kanë dhënë në janar… zbatim, veprim konkret apo rezultat nuk ka pasur”, shton ai.
Nga Komisioni në Beograd thonë se në takimin e Gjenevës janë shkëmbyer informacione “nga të dyja palët për lokacionet e mundshme që duhet të kontrollohen gjatë vitit 2024”.
“Pas takimit të punës të mbajtur në Gjenevë, ftuam në takim përfaqësuesit e Prokurorisë Publike për Krime Lufte dhe Shërbimin për Zbulimin e Krimeve të Luftës të MPB-së, i njoftuam për takimin dhe i ndamë me ta të gjitha informacionet që kemi marrë nga Prishtina”, thuhet në një deklaratë të Komisionit qeveritar të Serbisë, dhënë Radios Evropa e Lirë.
“Fatkeqësisht, Deklarata nuk ka ardhur ende në jetë, sepse nuk është rënë dakord për detyrat e Komisionit të Përbashkët, të cilin Deklarata e parasheh si mekanizëm mbështetës për Grupin e Punës për Personat e Zhdukur”, sipas Komisionit qeveritar serb.
Për zbatimin e Deklaratës, Hoti thotë se i ka dërguar letër presidentit të Serbisë në qershor të vitit 2023, duke i kërkuar hapjen e arkivave, përfshirë ato konfidenciale. Një letër për moszbatimin e Deklaratës thotë se ia ka dërguar dy herë edhe shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Fatkeqësisht, as nga Vuçiq – që ka qenë e pritshme – as nga Borrell e Lajçak, nuk kam pranuar asnjë letër deri më sot, asnjë përgjigje deri më sot”, tha Hoti gjatë një takimi me Komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut, më 23 prill.
Familjarët kërkojnë presion më të madh ndërkombëtar
Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit koordinues të asociacioneve të familjarëve të personave të pagjetur në Kosovë, thotë se që nga fillimi ishte skeptik për zbatimin e Deklaratës së përbashkët.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se vetëm një trysni e madhe e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë, do të çonte në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
“Që nga fillimi kam qenë skeptik, sepse Serbia është jobashkëpunuese. Nuk duan të bashkëpunojnë, por çdo bisedë mundohen ta bëjnë politikisht…”, thotë Grajçevci për Radion Evropa e Lirë.
“Kur është çështja e dinarit, për shembull, shkon për 24 orë në bisedime në Bruksel, ndërsa çështja e personave të zhdukur nuk zgjidhet me dekada”, shton ai.
Se pa presion ndërkombëtar nuk do të ketë përparim në këtë çështje, beson edhe koordinatorja e Shoqatës së familjarëve të të kidnapuarve dhe të pagjeturve në Kosovë, Sillvana Marinkoviq.
Ajo thotë se Deklarata e përbashkët është, thjesht, “një shkronjë e vdekur në letër”.
Sipas saj, familjarët e personave të pagjetur janë të zhgënjyer që çështja është “vënë në planin e dytë” dhe askush “nuk po i kontrollon apo shfrytëzon informatat që ata ua japin grupeve punuese brenda Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë”.
“Edhe pse të gjithë thonë se kjo është çështje humanitare, nuk është kështu. Çështja e personave të pagjetur është çështje e madhe politike. Nuk do të përfitonin shumë njerëz nëse fati i të zhdukurve do të ndriçohej”, thotë Marinkoviq për Radion Evropa e Lirë.
Fitimi kërkon që çështja e personave të zhdukur të trajtohet si humanitare, pasi, siç thotë ai, “me këtë punë po bëhet politikë”.
“Mund të bëhet më shumë, por nuk po punohet”, thotë ai.
Përveç babait, Fitimi ka të zhdukur edhe pesë familjarë më të largët.
“Sa e sa familjarë të personave të zhdukur tashmë kanë vdekur ‘me sy hapur’, sepse nuk e kanë ditur ku i kanë më të dashurit e tyre”./ Radio Evropa e Lirë
A po e sulmon SPAK prej frikës? Meta: Këto janë përralla, unë jam i lirë kudoKryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dha një përgjigje për të gjithë ata që komentojnë se sulmet e tij të ditëve të fundit ndaj SPAK dhe Altin Dumanit janë për shkak të frikës së tij nga arrestimi.
Meta e mohoi diçka të tillë, duke deklaruar se ai nuk frikësohet sepse është i lirë kudo.
Sipas Metës, lëvizjet që po bën në parti janë për ta riorganizuar atë dhe jo për të shpëtuar nga drejtësia.
“Mua më duket sikur kur del Dumani është i burgosur, nuk është i lirë. Unë jam i lirë kudo që të jem, PL është e pamposhtur. Këto janë përalla. Kjo që po ndodh është një rithemelim i PL-së, është një vazhdimësi e LSI-së, ka pësuar një transformim që nuk është reflektuar në ato dimensione që kërkon, që të meritosh emrin e PL-së për arsye nga më të ndryshmet të cilat nuk është koha t’i shpjegojmë këtu. LSI sot do të ishte të paktën forca e dytë politike në vend nëse nuk do kishte djegur mandatet. Mandatet u dogjën dhe për shkak të nepotizmit”, tha Ilir Meta.
Bujar Osmani shpall fitoren dhe nis festën, i çon mesazh Taravarit: Prano vullnetin e popullitTeksa procesi i numërimit të votave në Maqedoninë e Veriut vijon, kandidati i BDI-së, Bujar Osmani shpalli fitoren përballë kandidatit tjetër shqiptar, Arben Taravari.
Sipas rezultateve të deritanishme, Silanovska-Davkova e VMRO DPMNE, ka fituar 197.741 vota apo 37.80 %.
Kandidati për president i koalicionit për Ardhmëri Evropiane, presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pandarovski, ka marrë 97.592 apo 18.66 % të votave.
Bujar Osmani është i treti me 81.748 vota apo 15.63 % të votave të fituara.
Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, me Arben Taravarin, kryetarin aktual të komunës së Gostivarit, ka siguruar 59.591 apo 11.39 % të votave.
Bujar Osmani ftoi kundërshtarin e tij, Arben Taravarin, të pranojë rezultatin, ndërkohë që mbështetësit e tij kanë nisur festën.
“Më lejoni që para jush të shpall fitore të thellë me dallim mbi 40 mijë vota. Kemi shënuar fitore pothuajse ose në çdo komunë. Duke nisë në Jogonovcë, Hogoshinë, Vrapqincë, Bogovinë. Fitore të jashtëzakonshme në Strugë, në Qoshk, Zenelikovë në Ohër dhe fitore në Tetovë.
Të dashur qytetarë, urime të gjithëve edhe një herë. Ju faleminderit për besimin. Kjo fitore e jona është e përbashkët. Fronti Eveopian po ngritet në një lokomotivë evropiane për popullin.
Në emër të frontit dua tu jap fjalën se vota juaj është detyrimi im. Dëshiroj t’i them dicka kundërshtarit tim. Arben pavarësisht goditjeve të ulëta patëm një fushatë me respekt, duhet të pranojmë vullnetin e popullit.
Ka përshtypje që votuesit ende nuk kanë kaluar barrierat etnike, shoqëria jonë është ende e ndarë. Prandaj angazhimi im programor është zgjedhja e presidentit me dy të tretat dhe shumicë të dyfishtë në Kuvend”, tha Bujar Osmani.
Afera CEZ-DIA dhe marrëdhënia me Kastriot Ismailajn/ Meta zbulon për çfarë është pyetur nga SPAKKreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zbuloi këtë të mërkurë për çfarë është pyetur nga prokurorët e SPAK kur ka dëshmuar për aferën e CEZ-DIA.
Në studion e “Quo Vadis”, Meta deklaroi se sot nuk mban asnjë marrëdhënie me Kastriot Ismailajn, pronari i kompanisë DIA, e cila lidhi marëveshje me “CEZ-Albania” me qëllim mbledhjen e borxheve financiare të klientëve që kishin detyrime financiare në mospagimin e energjisë elektrike në Shqipëri.
Ismailaj, rezulton i dënuar me 11 vite burgim për akuzën e “Mashtrimit me shuma të mëdha” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
Pavarësisht bashkëpunimit me SPAK, Meta tha se nuk trembet nga gjërat që mund të tregojë Ismailaj, duke pretenduar se nuk ka bërë asgjë për të fshehur.
Pjesë nga biseda në studio:
Roland Zili: Kur e njeh Kastriot Ismailajn?
Meta: Që në fillim të viteve 90.
Roland Zili: Çfarë marrëdhënieje ke sot me Ismailajn?
Meta: Asnjë marrëdhënie.
Roland Zili: Tjetër për çfarë u pyetët?
Meta: Ku ke fjetur, me kë ke fjetur.
Mentor Kikia: Ju akuzuat Dumanin se e ka takuar Ismailajn në burg.
Meta: Ismailaj mund të thotë çdo gjë që të shpëtojë veten Elvis Mata është një mashtrues që ka qenë drejtor i Ismailajt, që u përdor kundër tij më pas nga Damiani e prokuroria, me qëllim të fitonte pala tjetër. Ky person kishte edhe gruan me probleme, se unë çdo gjë e them me përgjegjësi, dhe vjehrra e tij ka marrë tendera nga Damian Gjiknuri.
Mentor Kikia: Dumani ka arritur ta bëjë bashkëpunëtor Ismailajn kundër jush.
Meta: Nuk më intereson fare se çfarë dëshmon Ismailaj. Meta është kristal i pastër në këtë çështje. Ata merren me këto çështje se ata nuk kanë fuqi të merren me Edi Ramën, e shumë çështje të tjera. “5D” nuk janë gjë farë, do shikoni ato 5 drejtoreshat ju.
VIDEO/ Momenti kur vajza del nga burgu dhe e përlotur takon babanë: Mbaroi o jeta imeMes 800 të dënuarve që lanë qelitë këtë të mërkurë si përfitues nga amnistia penale, ishte edhe një vajzë që vuante dënimin në burg.
Jashtë derës së burgut, atë e priste babai i saj.
Momenti i daljes së saj nga burgu është kapur nga kamerat.
E përlotur, vajza përqafon babanë, ndërsa ky i fundit i thotë i prekur: “Mbaroi o jeta ime”.
Më pas ai vë re gjendjen shëndetësore të vajzës dhe i thotë: “Sa je dobësuar”.
Nga amnistia penale përfitojnë personat, të cilëve dënimi u ka marrë formë të prerë deri në datën 31 mars 2024; të dënuarit burra, që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite; gratë që janë mbi 50 vjeç; burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin.
Hapen kutitë në Maqedoninë e Veriut, sa vota kanë marrë kandidatët shqiptarëKomisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut njoftoi zyrtarisht mbylljen e procesit të votimit për president në orën 20:00.
Vetëm një orë më vonë, nisi hapja e kutive të para dhe numërimi i votave.
Nga rezultatet e deritanishme, në krye qëndron Gordana Siljanovska Davkova e VMRO DPMNE me 36.5% të votave, e pasuar nga Stevo Pendarovski me 17.93% të votave.
I treti në renditje është kandidati shqiptar Bujar Osmani, 17.03% të votave dhe pas tij qëndron Arben Taravari me 12.45%.
Deri tani janë numëruar votat në 1784 nga 3508.
Votimi, sipas autoriteteve, u zhvillua i qetë, me disa incidente të vogla që nuk pritet të japin ndikim në rezultatin përfundimtar.
Pjesëmarrja në këtë raund të parë të zgjedhjeve presidenciale ishte 9% më e lartë se në zgjedhjet e vitit 2019.
Në garën për president të Maqedonisë së Veriut janë Stevo Pendarovski i LSDM-së, i cili garon për një mandat të dytë, Gordana Siljanovska Davkova e VMRO-DPMNE-së, Bujar Osmani i koalicionit Fronti Evropian i drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Arben Taravari i koalicionit VLEN, Maksim Dimitrievski i partisë “Znam”, Stevçe Jakimovski i Opsionit Qytetar për Maqedoninë dhe Biljana Vankovska e partisë “E Majta”.
FOTO/ Kush është bashkëshorti i Mayas, i akuzuar për dhunë nga këngëtarjaKy që shikoni në foton më poshtë është Arben Ulbirch (Arben Shuaipi), bashkëshorti i Mayas, i akuzuar për dhunë nga këngëtarja.
Maya ka marrë një urdhër mbrojtjeje prej tij nga Gjykata e Tiranës për shkak të konfliktit fizik, që ajo pretendon se ka pasur me bashkëshortin.
Arbert Shuaipi, sipas urdhrit të gjykatës, nuk duhet t’i afrohet këngëtares më shumë se 200 metër dhe nuk duhet të shkojë në rezidencën që ata kanë në Mullet.
Konflikti mes tyre ka nisur për pronësinë e kësaj rezidence, ndërsa çifti është në prag divorci, duke debatuar me njëri-tjetrin se kujt i takon kjo pronë.
Arben Shuaipi pretendon se kjo rezidencë duhet të përpjestohet dhe të ndahet mes të dyve, por Maya nga ana tjetër thotë se shtëpia është në pronësi të saj.
Çifti është përfolur vazhdimisht për një pasuri marramendëse, duke përfshirë dhe dy vila në zonat më të shtrenjta në periferi të kryeqytetit.
Maya dhe Arben Shuaipi ishin në një marrëdhënie me njëri-tjetrin prej 13 vitesh dhe bashkë kanë një djalë.
Rama mbron Engjëll Agaçin: Po trajtohet si kriminel për të sulmuar MeloninKryeministri Edi Rama mori në mbrojtje Sekretarin e Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, pas investigimit të bërë nga “Rai 3”.
Në një intervistë për “La Repubblica”, Rama pranoi se Agaçi ka pasur rol kryesor në hartimin dhe detajimin e marrëveshjes për emigrantët mes tij dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni.
Por, kryeministri akuzoi gazetarin italian Giorgio Mottola dhe stafin e emisionit “Report” se gjatë dokumentarit kanë përshkruar Agaçin si të ishte kriminel për shkak të punës së tij si avokat, me qëllimin për të sulmuar Melonin.
Edhe një herë tjetër, Rama përsëriti akuzën ndaj gazetarit italian se nuk i ka përdorur gjatë investigimit përgjigjet që Engjëll Agaçi i dha për këtë çështje.
Pjesë nga intervista:
Gazetari italian: Flas gjithmonë me hezitim, por mesa duket Agaçi ka ndikuar te detajet e marrëveshjes. Duke pasur këtë detyrë, ndoshta do ishte mirë që ai të tërhiqej. Më kujtohet që në një rast të ngjarjes publike ju thatë sa i takon themelit të marrëveshjes, që Shqipërisë nuk i kushton asgjë. Më goditi shumë ky aspekt, ndoshta ishte moment sinqeriteti, për ne është e qartë që është lëvizje propagande.
Edi Rama: Unë ju falënderoj sepse më ndihmoni të kuptoj edhe gjëra për pjesën italiane. Ka disa gjëra që nuk shkojnë në ndërhyrjen tuaj. Nuk shoh lidhje në ndërhyrjen e një karriere të një avokati shqiptar. Nuk ishte e lehtë, në 2013 e la Italinë për t’u bërë Sekretar i Këshillit të Ministrave. Është figura numër 1 institucionale e administratës. Nuk shoh lidhje mes karrierës së tij dhe kësaj marrëveshjeje.
Ka drejtuar ekipin tonë në hartimin e kësaj marrëveshjeje jo të lehtë. Nuk më duket se gabohem nëse them që edhe ai dhe avokati që është trajtuar si kriminel. Trajtohet dhe baltoset si të ishte kriminel. Arsyeja është shumë e thjeshtë, për të sulmuar kryeministren tuaj, është e drejta juaj, Po ku hyn Shqipëria dhe avokati. Gjysmë të vërteta, duke qenë se bëni punën e gazetarëve janë gënjeshtrat më të mëdha./ Zoom.al
Video/ Dalin pamjet e sherrit të Majës me bashkëshortin. Këngëtarja i shkon në shtëpi dhe bërtetNjë video e filmuar nga bashkëshorti i këngëtares Maja, tregon një anë tjetër të historisë.
Pas marrjes së urdhrit mbrojtës nga partneri i saj Arben Shuaipi, këngëtarja ka shkuar në banesën ku ky i fundit qëndronte. Pikërisht pronësia e kësaj banese ka futur në konflikt çiftin. Burri i saj arkitekt pretendon se dy vilat janë në bashkëpronësi dhe duhet të përpjesëtohen. Ndërsa këngëtarja e muzikës popullore pretendon se të dyja vilat i përkasin asaj.
Një moment gjatë video, Maja nis të ulërasë sikur Shuaipi po e godet dhe thërret ‘ndihmë’ edhe pse ai nuk i është afruar. Pak momente më vonë, këngëtarja merr në celular policinë.
Kushtetuesja rrëzon opozitën për Butrintin: Shtetit ruan pronësinë dhe administrimin indirektGjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shfuqizimin e marrëveshjes së qeverisë shqiptare me fondacionin AADF për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Kushtetuesja i ka rrëzuar të gjitha pretendimet e opozitës, si për shqetësimin lidhur me kontrollin e financave, atë për pretendimin për cënimin e parimit të ndarjes së pushteteve dhe të autonomisë vendore, por edhe pretendimin se duhet të jetë shteti shqiptar ai që të ketë rolin për ruajtjen, mbrojtjen dhe konservimin e trashëgimisë kulturore.
Lidhur me këtë pretendim, Gjykata Kushtetuese sqaron se Parku Kombëtar i Butrintit vijon të mbetet në pronësi të shtetit, ndonëse me administrim indirekt përmes AADF-së.
Vendimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim kërkesën e jo më pak se një të pestës së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt shfuqizimin e ligjit nr. 50/2022, datë 23.05.2022 “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe pezullimin e zbatimit të tij deri në hyrjen në fuqi të vendimit të kësaj Gjykate.
Gjykata, pasi mori në shqyrtim paraprakisht çështjen e juridiksionit të saj, arriti në përfundimin se ka juridiksion për shqyrtimin e ligjit miratues nr. 50/2022, në kuptim të nenit 131, pika 1, shkronja “a”, të Kushtetutës.Për sa i përket marrëveshjes për administrimin e Parkut Kombëtar tëButrintit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, pavarësisht natyrës jo normative tëkëtij akti, Gjykata pranoi juridiksionin e saj për shqyrtimin e tij. Në këtë drejtim, Gjykata pati parasysh jo vetëm se ky akt ka veshje formale me ligjpër shkak të miratimit nga Kuvendi, por edhe natyrën kushtetuese të pretendimeve të ngritura nga kërkuesi, të cilat ajo ika konsideruar si përcaktuese të juridiksionit kushtetues.
Lidhur me pretendimet e paraqitura nga kërkuesi, Gjykata vlerësoi:
Për pretendimin për cenimin e parimittë ligjshmërisë, bazuar në nenin 118 të Kushtetutës, për shkak të dhënies së statutit partner strategjik të AADF-sëme njëakt nënligjor, Gjykata vlerësoi se nuk ka juridiksion ratione materiae për shkak të natyrës individuale të këtij akti.
Për pretendimin për cenimin e parimit tëkontrollit të financave publikeGjykata vlerësoi seështë haptazi i pabazuar, pasi bazuar në aktet e administruara dhe qëndrimet e palëve në gjykim ajo arriti në përfundimin se nuk vihet në diskutim ushtrimi i kompetencës së KLSH-së për të kontrolluar financat publike, pavarësisht llojit të entitetit qëi administron ato.
Për pretendimin për cenimin e parimit të ndarjes së pushteteve dhe të autonomisëvendore, Gjykata vlerësoi se argumentet e paraqitura kanë të bëjnë me përplasje mes akteve ligjore në fuqi, për rrjedhojë nuk bëjnëpjesë në juridiksionin kushtetues.
Gjykata mori në shqyrtim në themel vetëm pretendimet për cenimin e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të lidhur me parimin e shtetit të së drejtës dhe të hierarkisë së akteve ligjore.
Këto pretendime të kërkuesit janë mbështetur në Konventën e Parisit, sipas së cilës shteti duhet të ruajë rolin e tij parësor për mbrojtjen dhe konservimin epasurisë së trashëgimisë kulturore, kjo e parë edhe në këndvështrimin se Parku Kombëtar i Butrintit bën pjesëjo vetëm nëtrashëgiminë kuturore kombëtare, për rrjedhojë është pjesë e identitetit kombëtar, por edhe në fondin e pasurisë së trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Gjykata vlerësoi se pavarësisht transferimit të kompetencave me natyrë administrative (menaxhuese) tek Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit, shteti vijon të ruajë atributet e tij sovrane për sa kohë që ruan pronësinë mbi këtë pasuri ashtu edhe administrimin indirekt, në përputhje me standardet dhe parimet kushtetuese.
Ndërkohë, Gjykata, për të arritur në përfundimin nëse kompetencat e Fondacionit sipas marrëveshjes bien ndesh me detyrimin konventor për ruajtjen e rolit parësor të shtetit në administrimin e pasurisësë trashëgimisë kulturore kombëtare, e parë kjo në këndvështrimin e ruajtjes dhe konservimit, vlerësoi semarrëveshja, në tërësinëe saj, ka krijuar mekanizma garantues,pasi:
i) së pari, Fondacionit i përket vetëm administrimi izakonshëm i pasurisë, ndërkohë që çdo veprimtari që kalon kufijtë e administrimit të zakonshëm dhe lidhet me ndërhyrjet ruajtëse dhe mbrojtëse nëkëtë pasuri i përket shtetit;
ii) së dyti, çdo akt i Fondacionit është subjekti kontrollit të drejtpërdrejtë të organeve shtetërore sipas fushës së kompetencës të përcaktuar me ligj. Më konkretisht, Fondacioni nuk përjashtohet nga përmbushja e çdo detyrimi ligjor që ka sipas legjislacionitçdo entitet tjetër shtetëror apo publik, siç janëmarrja e lejeve ose licencave përkatësenga autoritetet kompetente për fillimin e punimeve ndërtimore apo ndërhyrjet ruajtëse dhe mbrojtëse në këtë pasuri, sipas marrëveshjes;
iii) së treti, marrëveshja përcakton, gjithashtu, detyrimin e Fondacionit për të raportuar në mënyrë periodike për gjendjen e konservimit të pasurisë kulturore, ndërkohë që ministria ngre bordin e monitorimit, i cili mund të ushtrojë kontroll në vend për vlerësimin e gjendjes sëkonservimit të pasurisë.
Në përfundim, për sa më sipër, Gjykata, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës.