Aplikacion
Për të 20 herë, Inter rrëmben titullin e Serie A.
Në derbin e luajtur përballë Milan, Zikaltërit ia dolën të çajnë dy herë portën, duke siguruar matematikisht shpalljen kampion i Italisë, kur kanë mbetur edhe pesë javë kampionat.
Ndeshja u zhbllokua nga Acerbi, që shënoi në minutën e 18-të të pjesës së parë.
Ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, Turam dyfishoi shifrat.
Tomori u përpoq të bënte diferencën dhe në minutën e 80 ngushtoi shifrat me një gol të shënuar për Milan, por pa mundur të pengojë festën e Zikaltërve.
A dëmtohet zemra nga darka e vonëStudimet e fundit kanë paralajmëruar se ushqyerja e vonë gjatë natës rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Koha e të ngrënit dhe shëndeti zemrës
Shumë njerëz hanë edhe pas orës 19.00 dhe akoma më shumë preferojnë diçka të shpejtë edhe përpara gjumit.
Mjekët paralajmërojnë se koha e të ngrënit mund të përbëjë faktor rreziku për shëndetin e zemrës.
Ora biologjike e trupit të njeriut ndikon tek tretja, metabolizmi dhe hormonet.
Rrjedhimisht është e llogjikshme të mendohet se koha e ushqyerjes mund të ndikojë në reagimet e trupit ndaj ushqimit.
Sipas të dhënave, kur vjen puna tek sëmundjet e zemrës, ajo që ka rëndësi është edhe cilësia e ushqimit, pra jo vetëm koha e ngrënies së tij.
Rëndësia e planifikimit ushqimor
Kur vjen puna tek ushqyerja e shëndetshme, qëllimet e mira janë të pamjaftueshme.
Sekreti i të zbatuarit një regjim të shëndetshëm ushqimor qëndron tek planifikimi. Planifikimi i ushqyerjes së shëndetshme, bazohet në katër shtylla kryesore të listuara më poshtë.
Pazari i zgjuar
Nuk është e nevojshme që të mbushni frigoriferin dhe dollapët plot e për plot me ushqime. Këshilla është të blini ato që ju nevojiten dhe të mos blini ushqimet kur jeni të stresuar apo të uritur.
Planet ditore
Është e rekomandueshme që të planifikoni çdo ditë cfarë do të konsumoni në drekë dhe në darkë. Për shembull, nëse planifikoni që të gatuani mish pule, e nxirrni më parë atë nga frigoriferi për t’u shkrirë.
Kësisoj keni bërë një plan dhe nuk do të tundoheni të porosisni një picë.
Ushqim me vete
Merrni ushqim me vete kur shkoni në punë.
Është më mirë dhe më shëndetshëm të merrni një panine ose sallatë të përgatitur në shtëpi, se një produkt të paketuar gjetkë.
Informimi
Nëse jeni dashamirës të të ngrënit jashtë shtëpisë, mbani sytë tek menuja.
Duke qenë të vëmendshëm ndaj përbërësve ushqimorë të një gatimi, do të shmangni kalori të panevojshme.
Koha e të ngrënit
Nëse stili i jetesës u lejon ushqyerje të vonshme në mbrëmje, atëherë të paktën sigurohuni që nuk do të konsumoni ushqime të shpejta.
Këto të fundit ofrojnë më shumë kalori dhe rreziku i mbipeshës mund të jetë më i dëmshëm për zemrën në një periudhë afatgjatë./ Agroweb.org
Kërkimi shkencor në krizë i shtyn studiuesit e rinj jashtë ShqipërisëKur Klodian Dhoska përfundoi studimet në vitin 2007, ai i hodhi sytë jashtë Shqipërisë për të vazhduar doktoraturën.
Sot pedagog në Universitetin Politeknik të Tiranës, Dhoska thotë se mangësitë në kërkimin shkencor e shtynë atë që të largohej nga vendi për të përmbushur ambiciet e tij akademike.
Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, pak gjëra kanë ndryshuar.
“Ku është bota jashtë me kërkimin, ku jemi ne. Është si nata me ditën,” tha Dhoska për BIRN.
“Këtu ka një ngërç të madh, pasi vetëm 5% e stafit akademik merret me kërkim shkencor mirëfilli, ndërsa 95% as nuk e kanë prioritet,” shtoi ai.
Për herë të parë këtë vit, qeveria shqiptare deklaroi dyfishimin e fondeve për kërkimin shkencor nga 758 milionë lekë në vitin 2023 në 1.5 miliardë lekë për vitin 2024. Megjithatë, fondet në dobi të shkencës vazhdojnë të mbeten gati 10 herë më të ulëta se sa mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian.
Rreth 500 milionë lekë ose 1/3 e buxhetit të vitit 2024 për kërkim shkencor buron nga financimi i huaj, i cili mbart edhe detyrimin për pjesmarrje në projekte të ndryshme ndërkombëtare. Kjo e ul ndjeshëm buxhetin në dispozicion të kërkuesve shkencorë në vend.
Shpërndarja e fondeve me pikatore nga ana e qeverisë nuk është problemi i vetëm. Sipas një monitorimi të kryer nga organizata “Qëndresa Qytetare”, edhe universitetet publike në Shqipëri i japin më shumë prioritet dekorimit të zyrave dhe blerjes së mobiljeve se sa fondeve që shkojnë në favor të shkencës.
Migen Qiraxhi, koordinator nga “Qëndresa Qytetare” i tha BIRN se indekset ndërkombëtare e tregojnë qartë se kërkimi shkencor ka mbetur prej vitesh në një rreth vicioz në Shqipëri. Ai shtoi gjithashtu se shumë rrallë ndodh që akademikët të angazhohen në kritika ndaj politikave publike.
“Akademikët, pra më të arsimuarit e vendit, Lirinë Akademike dhe kritikën e kanë si në vitin 1992, njësoj si 32 vite më parë, kur Shqipëria sapo kish dalë nga një sistem i mbyllur,” tha Qiraxhi.
Përballë kësaj situate, kërkuesit e rinj ndjehen të dekurajuar dhe vazhdojnë të kërkojnë universitete jashtë vendit për të përmbushur qëllimet e tyre.
Jetmira Ymeralilaj është një mësuese fizike në Berat e apasionuar pas fizikës eksperimentale. Ajo thotë se pasi përfundoi studimet Master, u përpoq që të angazhohej në kërkim shkencor, por nuk mundi të gjente derën e duhur.
Më fonde të mangëta dhe pa transparencë, Ymeralilaj thotë se në Shqipëri ka shumë pak mundësi për ata që duan të eksplorojnë kërkime shkencore mirëfilli.
“Për fizikën eksperimentale nuk ka, unë kam kërkuar, por nuk kam mundur të gjej ndonjë gjë, vetëm nëse unë nuk kam ditur të orientohem,” shpjegon ajo.
“Nëse do të bësh kërkim shkencor vetë, duhet ta nisësh nga anketat e thjeshta. Nuk ke mjetet e duhura dhe nuk ke mbështetjen e duhur,” shtoi ajo.
Pa dëshirën e saj, Jetmira po shikon emigrimin si një mundësi për të vijuar kërkimin shkencor.
“Kur jam zhgënjyer unë, që e dua fizikën mbi çdo gjë tjetër… Jam duke parë për të lëvizur, por ajo që më mban të dyzuar është se duhet ta filloj nga e para çdo gjë,” tha më tej ajo.
Edhe Gledia Shehi, një studente ekselente pranë Fakultetit Juridik në Universitetin e Tiranës, nuk e kishte në plan të largohej nga Shqipëria. Por pas një përvoje 5 mujore me programin Erasmus në Gjermani, ajo është e dyzuar.
“Pashë që atje kisha shumë më shumë mundësi, që në universitetin tim nuk i kam. Kisha akses në shumë informacione, mund të kërkoje çfarë të doje, ndërsa biblioteka jonë nuk është aq e pasur, është mjaft e kufizuar,” thotë Shehi.
“Edhe nëse do të zhvilloja doktoraturën në Shqipëri, nuk do të mbështetesha vetëm tek ajo që të ofrohet këtu, një pjesë padyshim që do ta realizoja jashtë,” shtoi ajo.
Pedagogu Klodian Dhoska rendit dhjetra arsye, që sipas tij e vështirësojnë rrugën e kërkimit shkencor në Shqipëri, por ai këmbëngul se “thembra e Akilit” qëndron tek cetralizimi i këtij procesi. Ai shpjegon se për të paraqitur një ide dhe për të bërë një aplikim, nevojiten disa rekomandime nga administratori deri te rektori i universitetit.
“Të gjithë këto hallka janë problem për firma. Njëri prej tyre të mos dojë, më heq mundësinë për të aplikuar. Pra ta zëmë, nëse nuk më do si person shefi i departamentit, unë ngelem në vend, nuk mund të aplikoj,” thotë Dhoska.
Decetralizimi, sipas tij, nënkupton zvogëlim të burokracive dhe sugjeron të ndiqen modelet e vendeve që e kanë kërkimin shkencor të zhvilluar, sipas të cilit, është pedagogu së bashku me grupin e tij të punës që aplikon dhe menaxhon projektin dhe jo universiteti.
“Shumica janë idividualistë, i fshehin informaconet apo materialet, të bllokojnë. Për mua, çelësi i suksesit është decentralizimi i kërkimit shkencor,” përfundoi ai./ Reporter.al
VIDEO/ Shoferi i dehur humb drejtimin dhe “fluturon” me makinë në kanal në FierNjë automjet doli nga rruga mbrëmjen e kësaj të hëne, në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës” në Fier.
Një person ende i paidentifikuar ka rënë në kanalin anësor të rrugës me automjetin e tij tip “Benz”, duke përfunduar në ujë.
Në momentin që ra në kanal, shoferi tentoi të dalë prej aty, por sipas dëshmitarëve, ai u zhyt në ujë sepse ishte në gjendje të dehur.
Ai u nxor nga aty nga banorët e zonës dhe më pas u dërgua me ambulancë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Pse Meta sulmon SPAK-un? Gazetari zbardh detaje nga dosja: Po hetohet si Ahmetaj, ka të dhëna që…Gazetari Flamur Vezaj analizoi gjuhën e përdorur nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj SPAK-ut gjatë ditëve të fundit.
Gjatë një bisede në “Top Story”, Vezaj deklaroi se kjo sjellje agresive e Metës vjen pas një viti heshtjeje, gjatë të cilit, sipas tij, ish-presidenti tentoi të bënte marrëveshje.
Flamur Vezaj shpjegoi se SPAK po e heton Ilir Metën njësoj siç bëri me Arben Ahmetajn, duke ndjekur pasurinë e tij.
Sipas gazetarit, autoritetet amerikane kanë të dhëna për pagesa të kryera nga LSI në SHBA, të cilat nuk janë deklaruar.
“Gjuha e përdorur nga Meta është shumë banale, ngjan më shumë me komentet në Facebook.
Duke qenë se për një vit nuk reagoi, priti të bënte një marrëveshje të caktuar… Duke qenë se nuk u gjet, ka nisur të drejtohet me… ka gjetur këtë gjuhë.
Për hetimin, po përdoret modeli i zotit Ahmetaj, i është hyrë pasurisë së tij për të nxjerrë të ardhurat, shpenzimet.
Nëse hyjmë me çështje konkrete, unë kam qenë pak ditë pas arrestimit të Ismailajt, është një hetim i nisur nga 2012, në 2015 është arrestuar, ka dalë nga burgu, hetimi nisi në 2019, nuk është nisur me emrin e zotit Meta, që ka gjurmë brenda saj po… I kërkonte 200 mijë dollarë një ditë para zgjedhjeve.
Tek pjesa e lobimit, SHBA është treguar shumë e gatshme, është një dosje e kompletuar, ka të dhëna që kompania e kontraktuar nga LSI në 2016 ka paguar 267 mijë dollarë dhe në 2017, 30 mijë dollarë për të marrë pjesë në kohën e takimit me kongresmenë dhe politikanë. Pagesat nuk janë deklaruar në KQZ”, tha Flamur Vezaj.
“Mundësi që vjen shumë rrallë” – Njihuni me parashikimin javor të horoskopitDashi
Kjo hënë e plotë është në një pozicion të rëndësishëm me diellin dhe do të ndikojë në çështje afatgjata që i përkasin ekonomisë. Marsi është në ditët e fundit te Peshqit, që ju jep ende mundësi për të korigjuar planet e tyre. Do ketë zhvillime ekonomike nga mesi i javës. Në 29 Prill, Marsi futet te Dashi dhe ritmi përshpejtohet dhe mund t’ju lërë mbrapa me planet e lekut. Në lidhje me çështjet e zemrës, duhet të jeni të përmbajtur, pasi nëse jepni mendimet tuaja mund të përkeqësoni situatën.
Demi
Problematika e kësaj hëne të plotë fokusohet në çështje që i përkasin jetës personale. Doni të zbuloni të vërtetën ose doni të lexoni shpirtin e tjetrit. Keni diellin me vete dhe është e domosdoshme të shfrytëzohet me inciativa, bashkëpunime, lëvizje, banka. Vendosni prioritet. Është shumë e rëndësishme çështja e pronësisë. Keni mundësi shumë të mira për të kopsitur çështje të pronësisë. Mundësi që mund të vijë shumë rrallë.
Binjakët
Vështirësia e kësaj hëne të plotë dhe ditëve të fundit të mërkurit në retrogradë qëndron te problematika për të gjetur gjuhën e përbashkët. Është shumë e thjeshtë të lindin keqkuptime, por duhet të jeni të kujdesshëm në rapot me fëmijët tuaj. Të ruani qetësinë. Kthimi i mërkurit në të drejtë sjell ndryshimin e parë dhe përshpejtohet ritmi. Mezi prisni hapjen e një faze të re që do jetë shumë e rëndësishme për binjakët.
Gaforrja
E keni shumë të thjeshtë për ta gjetur veten në qendër të vëmendjes. Kjo hënë e plotë ju ndihmon për të qenë protagonist dhe në ambientet e punës do merrni jesën më të mirë. Do ndiheni të suksesshëm. Në shtëpi do ketë pikëpyetje dhe duhet të kontrolloni tonacionet.
Luani
Me këtë hënë të plotë do të duhet të merrni situatën në dorë në dy çështje të rëndësishe: profesion dhe familja. Ruajtja e ekulibrit do të sjellë suksesin e javës. Kontrollin e hapave e keni në dorë dhe mund ta ruani. Hyrja e Marsit me Jupiterin dhe Uranin duket sikur do t’iu ndihmojë për diçka që ka të bëjë me shëndetin e njerëzve të afërt. Kjo javë zbulon të vërtetën dhe i surprizon për mirë.
Virgjëresha
Nëse doni që java të jetë produktive dhe të realizoni planet që keni vendosur, duhet një organizim i mirë. Mërkuri në të kundërt vazhdon të ketë ndikim të fortë në 24 orëshin tuaj. Por kush e organizon mirë ditën, nuk do ketë ndikim nga ky mërkur. Hëna e plotë lidhet drejtëpërdrejtë me pjesën sociale. Duhet të suportoni dhe ndihmoni njerëzit që i përkasin shoqërisë tuaj.
Peshorja
Kjo hënë e plotë ka të bëjë me kthjelltësi apo qartësi të brendshme. Për mënyrën si ndiheni dhe çfarë mund të korrigjoni. Do e gjeni veten në qendër të vëmendjes dhe të keni rol protagonist. Do të kthjelloheni në çështjen tuaj më të rëndësishme, në profesion. Shfrytëzojini këto ditë për tu qartësuar dhe për të bërë levizje në shërbim të karrierës.
Akrepi
Dielli ballë-përballë ju nxit për të gjetur fajtorët. Mendimet se kush është fajtor duhet t’i mbani për vete sepse do e drejtoni gishtin në vendin e gabuar dhe nuk do të jeni të drejtë. Nëse gaboni, do t’ju duhet shumë kohë për të korrigjuar raportet në ambientet e punës. Kujdes në gjykimin e bashkëpunëtorëve.
Shigjetari
Kujdes me çështjet e fizikut. Çfarëdolloj shqetësimi tjetër lihet pas këtë javë. Venusi do jetë te Dashi edhe disa ditë dhe kjo bën që në raportet tuaja personale të ndiheni mirë, të vlerësuar.
Bricjapi
Një hënë e plotë me interferenca të afërta te Bricjapi. Ka të bëjë me çështje që i përkasin projektimit tuaj, emrit dhe statusit. Çfarë keni të rëndësishme dhe personale, mbajeni për vete dhe mos e ndani akoma. Nga data 25 dhe në vazhdimësi do keni mundësi shumë më të mira për të diskutuar dhe për të marrë mendimin nga të tjerët në projektet tuaja.
Ujori
Jeni protagistët e javës. Janë disa tematika që do preken. Një javë që ka ngarkesa, por sjell dhe zhvillime, si në raport me fëmijët, ashtu edhe me punën apo ekonominë. Pjesën më të madhe të energjisë do ta kanalzioni për të ndihmuar familjarët.
Peshqit
Këtë javë do të duhet të jeni të kujdesshëm me fizikun tuaj. Me ndihmën e Marsit që është te Peshqit, i keni të gjitha mundësitë për të pasur zhvillime të çuditshme të ndihmuara nga fati.
Bëni kujdes nesër! Rikthehen reshjet e dëborës dhe shiut, pasdite…Ditën e martë, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike.
Moti pritet të jetë i vranët dhe me intervale kthjellimi, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët që në orët e para të ditës, në pjesën më të madhe të territorit.
Nga orët e mesditës, përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet e shiut pritet të jenë të vazhdueshëm me intensitet mesatar në formë shtrëngata shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër, në relievet malore mbi 800-1000m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Nga orët e pasdites intensiteti i reshjeve bie.
VIDEO/ Egla flet për partnerin: Jam super e dashuruar, do ta marr kollovarSi rrallë herë, Egla foli këtë të hënë me Julin për partnerin e saj, me të cilin ka një romancë të nisur jashtë shtëpisë së Big Brother VIP.
E pyetur nga Juli, Egla tregoi se me të ndihet shumë e dashuruar dhe rehat, duke shtuar se momentalisht ai jeton me prindërit e tij.
Juli u përpoq të zbulonte më shumë për profesionin e tij, por Egla refuzoi të jepte më tepër detaje për këtë temë.
Biseda mes Eglës dhe Julit:
Egla: Jam shumë e lumtur, shumë e qetë, shumë e shërbyer, çfarë të them unë ty?
Juli: A është inxhinier, arkitekt, çfarë bën në jetë? E gjeta që është inxhinier?
Egla: Jo duhet të kesh informacion sepse po pyet gjithë kohës. Jam super e dashuruar, super rehat, nuk dua të flas më. Ai jeton me prindërit. Unë do ta marr kollovar.
DASH rendit shqetësimet për Shqipërinë: Problemet në pavarësinë e gjyqësorit dhe korrupsioniMangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, vazhduan të ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, të botuar të hënën.
DASH nënvizon se nuk ka pasur ndryshime të konsiderueshme në situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2023. Në raport thuhet se qeveria ndërmori hapa të besueshëm për të identifikuar dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë kryer shkelje të të drejtave të njeriut.
Lidhur me korrupsionin, Departamenti i Shtetit vë në dukje se në përgjithësi qeveria e Shqipërisë e zbatoi në mënyrë efektive legjislacionin që parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe që ndalon individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, deputetë ose në poste të tjera qeveritare ose shtetërore, megjithatë thotë se pati raportime të shumta për korrupsion në qeveri.
“Korrupsioni ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë përmes prokurimeve publike dhe partneriteteve publike-private, megjithëse autoritetet bënë përparim gjatë vitit në luftën kundër korrupsionit dhe drejt dhënies fund të mosndëshkimit”, thuhet në raport.
DASH- përmend arrestimet e nivelit të lartë nga SPAK-u dhe dënimet për raste korrupsioni, përfshirë dënimet për korrupsion dhe shpërdorim detyre të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të tij të Përgjithshëm Alqi Bllako.
“Në korrik SPAK-u lëshoi një urdhër-arresti ndërkombëtar për ish-zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Financave (dhe deputet i Partisë Socialiste) Arben Ahmetaj. Ai u largua nga vendi pasi parlamenti pranoi kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Ahmetajt që ai të mund të arrestohej me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie”, thuhet në raport.
Në raport përmendet gjithashtu rasti i ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Në tetor, SPAK njoftoi se po hetonte zyrtarisht ish-kryeministrin Sali Berisha për korrupsion pasiv lidhur me një marrëveshje toke nga e cila dhëndri i tij përfitoi rreth 5 milionë dollarë. SPAK arrestoi dhëndrin e Berishës, urdhëroi Berishën të paraqitej rregullisht në policinë gjyqësore dhe i ndaloi daljen nga vendi”, thotë DASH-i.
Po ashtu Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit njoftoi se deri në muajin gusht kishte referuar gjashtë çështje të reja për ndjekje penale, ku përfshihej një deputet, një prokuror, tre drejtorë në agjencitë qeveritare dhe një administrator në një kompani qeveritare. Akuzat përfshinin refuzimin e deklarimit të pasurisë, fshehjen e pasurisë ose falsifikimin e deklaratave të pasurisë; Pastrim parash; dhe evazion fiskal.
Duke folur për korrupsionin në policor, raporti thotë se vazhdoi të ishte problem, sidomos mes oficerëve të policisë së vijës së parë.
Pavarësia e gjyqësorit
“Megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.
DASH shton më tej se vazhdoi zbatimi i procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurororët, në mënyrë që të përjashtoheshin nga sistemi ata që kishin pasuri të pashpjegueshme, ose lidhje me krimin e organizuar.
“Avokati i Popullit vlerësoi se gjyqësori kishte bërë përparim drejt krijimit të një sistemi më të pavarur, por shtoi se nevojiteshin më shumë burime”, thotë raporti.
Sipas raportit sistemi gjyqësor po bëhet më i pavarur falë procesit të vetingut dhe veprimeve të SPAK-ut, megjithatë vihet në dukje se qytetarët janë ankuar për mungesë transparence në hetime, zvarritje të konsiderueshme të proceseve dhe vendime të padrejta gjyqësore.
Departamenti i Shtetit thotë se megjithëse kushtetuta dhe ligji parashikojnë të drejtën për një gjykim të drejtë dhe publik, dhe se gjyqësori në përgjithësi e zbatoi këtë të drejtë…
“Komiteti Shqiptar i Helsinkit vuri në dukje se çështjet e prapambetura të grumbulluara, vendet vakante në gjyqësor dhe mungesa sistematike e efikasitetit, minuan besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, thuhet në raport.
Shumica e ankesave nga qytetarët kishte të bënte me mungesën e përgjigjes nga organet qeveritare ndaj shqetësimeve të tyre, shkeljet e procesit të rregullt ligjor, gjykimet dhe dënimet e padrejta.
Në raport përmenden shqetësimet për proceset gjyqësore administrative lidhur me padinë e ngritur nga Fondacioni Gulistan për mbylljen e shkollës së mesme të vajzave “Mehmet Akif Ersoy” dhe kopshtit të fëmijëve “Zubeyde Hanim” në vitin 2022.
DASH thotë se Komiteti Shqiptar i Helsinkit vërejti se “palët nuk u trajtuan në mënyrë të barabartë gjatë gjykimit” dhe se kishte pikëpyetje në lidhje me paanshmërinë e gjyqtarëve.
Parregullsitë në zgjedhjet e fundit
DASH i referohet raportit të ODIHR-it, sipas së cilit zgjedhjet vendore të 14 majit, “në përgjithësi ishin të administruara mirë, konkurruese dhe paqësore”, por se ato u shoqëruan edhe me probleme, përfshirë
“Raporti gjithashtu vuri në dukje keqpërdorimin e burimeve administrative në nivel qendror dhe lokal, ankesat për presion ndaj punonjësve të sektorit publik dhe votuesve, si edhe njoftime për blerje votash”, thotë Departamenti i Shtetit.
DASH vazhdon më tej se “rregullat për mbulimin mediatik të fushatës favorizuan fuqishëm partitë kryesore” dhe se përdorimi i vazhdueshëm nga media i materialeve të fushatës të përgatitura nga partitë në emisionet e lajmeve “minoi një pasqyrim gjithëpërfshirës dhe objektiv të fushatës”.
“Raporti përfundimtar i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it për zgjedhjet e majit identifikoi raste të keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, pretendime për presion ndaj punonjësve të sektorit publik dhe votuesve, si dhe akuza për blerje votash”, thuhet në raport.
Po ashtu DASH i referohet gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si sipas së cilave ky Komitet kishte vërejtur “frikësim të votuesve, parti politike që vëzhgonin aktivitetet e votuesve” dhe mungesën e pasqyrimit nga media të fushatës së partive të vogla.
Shqetësime për gjendjen e medias
Raporti shpreh shqetësimin për gjendjen e medias duke vënë në dukje se “organizatat e pavarura të medias dhe gazetarët profesionistë pohuan se qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente”.
“Pati njoftime të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave përdorën mediat e tyre për të bërë shantazh ndaj bizneseve duke i kërcënuar me mbulim negativ mediatik. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve, kufizuan pavarësinë e medias së shkruar dhe gazetarët njoftohet se praktikuan autocensurë”, thuhet në raport.
Departamenti i Shtetit thotë se mungesa e kontratave të rregullta të punës, reduktoi pavarësinë e gazetarëve dhe kontribuoi tek njëanshmëria e raportimit.
DASH përmend vonesat në pagesat për gazetarët në shumë media, “përfshirë të paktën tetë stacione televizive, në disa raste deri në pesë muaj”, duke iu referuan Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.
Sipas raportit, problemet financiare detyruan disa gazetarë të mbështeteshin më shumë në burimet e jashtme të të ardhurave, duke vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe integritetin e raportimit të tyre.
Megjithëse qytetarët ishin të lirë të kritikonin qeverinë hapur, përfshirë në mediat tradicionale dhe ato sociale, DASH vë në dukje shqetësimet se “kritika e hapur ndaj qeverisë mund të kishte pasoja negative”.
“Instituti Shqiptar i Studimeve Politike raportoi se individët që kritikuan publikisht qeverinë dhe politikanët kryesorë u përballën me fushata shpifëse nga mbështetësit e qeverisë dhe udhëheqësit politikë”, thotë raporti.
Po sipas raportit, politikanët përdorën mediat e njohura për të përhapur lajme të rreme në lidhje me rivalët dhe kritikët e tyre dhe se interesa politike dhe të biznesit, u bënë presion gazetarëve.
Në raport përmenden disa raste të dhunës dhe frikësimit kundër gazetarëve, përfshirë rastin e Elvis Hilës i televizionit Report TV dhe gruaja së tij që u sulmuan në Lezhë, pasi Hila publikoi një raport, sipas së cilit njëri prej autorëve të sulmit.
Raporti gjithashtu radhit sulmin me arnë zjarri ndaj televizionit Top Channel, ku humbi jetën një roje sigurie.
Organizata të ndryshme sipas raportit, kanë pohuar se në dy vitet e fundit n”dryshimet e pronësisë tek televizionet rezultuan në mbulim më të favorshëm të qeverisë”.
Po ashtu DASH thotë se pasi televizioni ABC News ndryshoi pronësinë, pati raportime se programet e drejtuara nga gazetarë kritikë ndaj qeverisë u mbyllën dhe ata gazetarë u larguan nga stacioni.
Një shembull tjetër është televizioni publik, Radio Televizioni Shqiptar ku në raport thuhet se pas ndryshimit të drejtuesve të lartë, disa njoftime mediash thanë se u bënë shkarkime të pajustifikuara.
Në raport thuhet gjithashtu se sipas njoftimeve, menaxherët e lartë i medias private Syri.net, monitoruan komunikimet e gazetarëve dhe redaktorëve në mënyrë elektronike për t’u siguruar që ata respektpnin prirjet politike të pronarëve.
Unioni i Gaztarëve shprehu gjithashtu shqetësimin për shtimin e padive ndaj gazetarëve.
Deri në tetor kishte patur 12 raste për shpifje kundër gazetarëve./ Zëri i Amerikës
INVESTIGIMI/ 500 eskorta shqiptare në Dubai. Si kërcënohen me jetë në shkretëtirë nëse s’binden500 shqiptare, sipas një investigimi të kryer nga një gazetë zvicerane, bëjnë rolin e eskortës në Dubai.
Ato pranojnë ta bëjnë këtë punë për arsye nga më të ndryshmet, sipas shkrimit, disa nga nevoja për para dhe disa nga dëshira për t’u pasuruar shpejt.
Në disa raste, vijon shkrimi, atyre u duhet të përballen me kërcënime për jetën, nëse nuk plotësojnë dëshirat e “pronarit”.
Por veç eksortave, në shkrim gazeta zvicerane “LeCanton 27” vë në dukje se në Dubai ka edhe biznesmenë shqiptarë të suksesshëm dhe punonjës sezonalë.
Shkrimi i plotë i gazetës zvicerane:
Me një popullsi prej 3 mln banorësh, mësohet se në Dubai ndodhen 50 mijë punonjëse të seksit. Në vitin 2006, Emiratet e Bashkuara Arabe dëbuan 4.300 prostituta të huaja. Besohet se aty janë edhe 500 vajza nga Shqipëria, të cilat punojnë si eskorta.
Numri i shqiptarëve në Dubai besohet se arrin deri 5 mijë gjatë sezonit të pushimeve të verës. Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe deklaron se shqiptarët janë prezantuar me mjaft suksese atje.
“Kemi këtu shumë biznesmenë dhe afaristë që kanë 150 punëtorë, sikur biznesmeni i njohur nga Elbasani, Briken Ndoja. Në Dubai kemi biznesmenë dhe afaristë të njohur nga Kosova apo Maqedonia e Veriut sikur kompania e Ekolog e filantropit Lazim Destani, një biznesmen tashmë i njohur jo vetëm ndër shqiptarët, por edhe në Zvicër e mbarë botën. Po ashtu kemi edhe pronarë të firmave të ndërtimit.
Njëri ndër ta është edhe Albert Leka i cili ka kompani në Doha të Katarit, Filipine, Poloni dhe Amerikë. Sa i përket studentëve, interesimi i tyre është i madh për të studiuar këtu në Emirate, sidomos në Dubai të cilët janë të orientuar të studiojnë kryesisht teologjinë, financat, mjekësinë, biznesin, ekonominë, bankat, numri i të cilët sillet rreth 50.
Prostitucioni modern…
Ato janë të reja, të bukura, të kualifikuara ose jo të arsimuara. Pika e tyre e përbashkët është e qartë: Disa prostituojnë për të siguruar jetesën, shumica janë për t’u pasuruar lehtë dhe më shpejt. Numri i prostitutave është më i lartë nga vende si Rusia, Ukraina dhe Serbia.
Por nuk mungojnë as shqiptaret. Mësohet se mbi 500 prostituta shqiptare janë sot në Dubai të cilat kamuflohen sikur punojnë në kompani të ndryshne, por në fakt puna e tyre është ajo e eskortës. Në qershor 2023, Reuters publikoi një investigim të titulluar “Si tortura, mashtrimi dhe mosveprimi mbështetësin industrinë e lulëzuar të trafikimit të seksit në Dubai”. Me dëshirë ose jo, ato janë të detyruara të prostituojnë në shtëpi publike, rrugica, bare, hotele e klube nate.
Disa prej tyre kërcënohen “se do t’i vrasin dhe do t’i hedhin në shkretëtirë” nëse nuk binden. Ato që nuk fitonin mjaftueshëm para dyshohet se u dërguan në një dhomë, ku vëllai i Christy Gold i ndëshkonte duke i lënë pa ngrënë dhe i dhunonte. Emiratet janë një destinacion kryesor për trafikimin e seksit, ku gratë prostituohen nga rrjete të paligjshme.
Sipas një raporti të Carnegie Endowment, rritja e prostitucionit në Dubai mund t’i atribuohet disa faktorëve: pabarazitë ekonomike, zbatimi i dobët i ligjit në disa vende, tërheqja që po i bëjnë Emiratet popullsive të ndryshme, duke u hapur dhe rritur çdo ditë e më shumë.