Aplikacion
Pasi mbushën 3 muaj qëndrim në shtëpi, Egla e ngacmoi Julin për marrëdhëniet seksuale.
Gjatë një bisede mes tyre në “Big Brother Radio”, Egla e pyeti Julin si ia bën që duron për një periudhë të gjatë si 100 ditë.
Juli zgjodhi të përgjigjej me humor, duke shkaktuar të qeshura.
Biseda mes tyre:
Egla: O Jul po si ia bën pa u shkrydhur tre muaj?
Juli: Katastrofë! Në jetën time nuk jam i pirur drejt këtyre gjërave.
Egla: Nuk je shkrydhës?
Juli: Nuk jam ndonjë shkrydhës i madh, jam një shkrydhës normal, tradicional.
Parashikimi javor i motit/ E hëna rikthen diellin, por të martën…Për javën që presim: Vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të një zone të thellë me presionit atmosferik të ulët pozicionuar mbi Detin Mesdhe në veri të kontinentit Afrikan dhe një mbi Gadishumllin Apenin.
Ditën e hënë pritet një përmirëm i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në shtim pas orëve të pasdites, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Ditën e martë, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e me intervale kthjellimi. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.
Nga orët e mesditës përgjatë Ultësirës Perëndimore, reshjet e shiut pritet të jenë të vazhdueshëm me intensitet mesatar në formë shtrëngate, shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër, në relievet malore mbi 800-1000m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Nga orët e pasdites intensiteti i reshjeve bie.
Më pas në ditët në vijim, moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh si dhe reshje shiu me intensitet të ulët. Pritet rritje graduale e temperaturave.
Dështojnë zgjedhjet në veri të Kosovës, në krye të komunave mbeten shqiptarëtKryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, tha se iniciativa për largimin e kryetarëve të komunave veriore në Kosovë, ka dështuar, pasi në këtë proces nuk kanë marrë pjesë 50 për qind plus 1 e votuesve.
Sipas tij, në total kanë votuar 253 persona prej 46.556 qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote.
Në Leposaviq votuan 124 votues apo 0.91 për qind e shifrës totale, në Zubin Potok, 18 votues, apo 0.26 për qind, në Zveçan asnjë votues, ndërsa në Mitrovicë të Veriut, 111 votues, apo 0.59 për qind e votuesve.
Të gjitha qendrat e votimit – 23 – u mbyllën të dielën në orën 19:00.
Ky proces u organizua teksa Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka bërë thirrje për bojkotim të votimeve.
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), tha se “procesi i votimit gjatë gjithë ditës është karakterizuar me mungesë të theksuar të interesimit nga qytetarët për të marrë pjesë në votim, pavarësisht se në muajin janar mbi 20% të qytetarëve me të drejtë vote kishin nënshkruar peticionin për largimin e kryetarëve në katër komunat e veriut të Kosovës”.
Sipas tij, gjatë ditës nuk është raportuar për asnjë incident.
Reagimet pas votimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e konsideroi si fatkeqësi bojkotimin e procesit të votimit nga serbët lokalë dhe sipas saj, kështu “Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër.
“Edhe njëherë, [presidenti serb, Aleksandar] Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë”.
Ajo e falënderoi KQZ-në dhe institucionet tjera për organizim të zgjedhjeve, dhe tha se me këtë proces, Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat e kërkuara nga BE-ja, andaj bëri thirrje që blloku evropian t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës.
Dushan Radakoviq, nga Demokracia në Veprim, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk pret që të ndryshojë diçka pas këtij procesi.
“Pres presion edhe më të madh nga strukturat në pushtet, sepse do të thonë se është dhënë mundësia për të votuar, se janë dhënë disa gjëra të tjera në lidhje me nënshkrimet (peticionet), por nuk mendoj se do të ketë ndonjë përmirësim, kam frikë. Kam frikë se do të ketë edhe më shumë probleme, sepse këta kryetarë do të mbesin në pushtet de facto dhe de jure deri në tetorin e vitit tjetër, kur janë zgjedhjet e rregullta lokale”.
Pse u votua të dielën?
Zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit të vitit 2023, që u mbajtën pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës, në fund të vitit 2022, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për targat të Qeverisë së Kosovës, u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.
Si rrjedhojë, udhëheqjen e Leposaviqit e mori Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, atë të Zubin Potokut Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës, udhëheqja e Zveçanit iu besua Ilir Pecit po nga PDK-ja, ndërkaq në krye të Mitrovicës së Veriut u zgjodh Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në maj 2023, kur këta kryetarë – përjashtuar Atiqin – shkuan në zyret e tyre për të nisur mandatin, u përballën me revoltë të popullatës lokale, të cilët protestuan para ndërtesave komunale, të cilat njëkohësisht ishin objekte të komunave që funksionojnë sipas sistemit serb.
Situata u përshkallëzua më 29 maj në Zveçan, pas përleshjeve mes protestuesve dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Për pasojë, dhjetëra persona u lënduan nga të dyja palët.
Faktori ndërkombëtar i bëri thirrje Kosovës që të organizojë votime të reja.
Në shtator 2023, Qeveria e Kosovës nxori një udhëzim administrativ që u mundësonte qytetarëve të ndiqnin disa procedura për të shkarkuar kryetarët.
Sipas udhëzimit, serbët, përmes peticioneve mblodhën 20 për qind të nënshkrimeve të nevojshme – nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar – dhe KQZ-ja vendosi 21 prillin si datë të votimit.
Sipas udhëzimit, do të duhen 50 për qind, plus një votë, nga lista e votuesve të votojnë për shkarkimin e kryetarit të komunës përkatëse. Më pas, rezultati i dërgohet presidentes, Vjosa Osmani, e cila ka afat që nga 30 deri 45 ditësh të shpallë zgjedhjet.
Teksa KQZ-ja veçse kishte nisur procedurat për organizimin e votimeve, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – më 7 prill njoftoi se do të bojkotonte votimet.
Kreu i kësaj partie, Zllatan Ellek, u ankua se autoritetet kanë vendosur “procedura të parealizueshme” për votimin e 21 prillit dhe se listat e votuesve “nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në terren”, duke argumentuar se numri i shqiptarëve në listat e votuesve “është rritur”.
“Qëndrimi i Listës Serbe është të mos marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Albin Kurti [kryeministri i Kosovës], sepse ai bëri gjithçka që ai të dështojë”, tha ai.
Në ditët në vijim, Lista Serbe tërhoqi anëtarët e saj nga Komisionet Komunale Zgjedhore.
Vendimi i Listës Serbe për të bojkotuar votimet u kritikua nga Bashkimi Evropian, që i bëri thirrje këtij subjekti që të rishqyrtojë vendimin dhe të mos bëjë thirrje për bojkot.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, më 21 prill vizitoi vendvotimet në Leposaviq.
Duke folur për bojkotin e Listës Serbe, Krasniqi tha se kjo parti dëshiron që ta ketë “monopolin” mbi politikën e serbëve në Kosovë.
“Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë. Ata i shohin institucionet vetëm për vete dhe jo për qytetarët. Ata vazhdojnë t’i kenë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës dhe mos t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve, mirëpo t’i marrin pagat e Kuvendit të Kosovës. Tashmë qytetarët, edhe me votim, deklarojnë nëse janë për largimin e kryetarëve ose jo”, tha Krasniqi.
Kryeministri i Kosovës, Kurti, ndërkaq, më 19 prill u bëri thirrje serbëve që të votojnë nëse duan të shkarkojnë kryetarët, duke argumentuar se ata mund të shkarkohen vetëm përmes votave, “e jo bandave”. Ai tha se nëse qytetarët vendosin të shkarkojnë kryetarët, Qeveria garanton se ky vendim do të zbatohet “me shpejtësi”./ Radio Evropa e Lirë
Meritoni bën deklaratën e papritur: Dua të bëj një bebush me IlnisënMeriton Mjekiqi shprehu dëshirën për të bërë fëmijë me Ilnisa Agollin.
Pasi u takuan për pak minuta në studion e Big Brother mbrëmjen e djeshme pas performancës që banorët patën me rastin e 100-ditëshit në shtëpi, Meritoni tha se do të bëjë një beb me Ilnisën.
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një diskutimi me Erjolën mbi vërtetësinë e aleancave në shtëpi.
Meritoni i tha Erjolës se marrëdhënia e saj me Julin bazohet në interesa. Në këtë moment, Erjola i kujtoi marrëdhënien me Ilnisën, por Meritoni hodhi poshtë pretendimin se ata shoqëroheshin me njëri-tjetrin për interesa.
“Po si mundesh me krahasu marrëdhënien time me Ilnisën me atë tuajën, unë me Ilnisën hamë bukë nga njëri-tjetri, nga goja Ilnisës e ha bukën unë e nuk kam pikë problemi. Ne jemi të dashuruar, e madje duam të kemi një bebush të vogël kur të dalim jashtë”, tha Meritoni.
Aksident i rëndë në Gjermani/ Përmbyset autobusi me nxënës, 4 në gjendje kritikeNjë autobus, me të cilin po udhëtonin një grup nxënësish, u përmbys në rrugë këtë të diel në Gjermani.
Sipas mediave gjermane, autobusi po udhëtonte drejt Dortmundit, në momentin që për shkaqe ende të pazbardhura nga autoritetet, doli nga rruga dhe u përmbys.
Për pasojë, 27 udhëtarë mbetën të plagosur, katër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën.
Mes të aksidentuarve është edhe shoferi i autobusit, 54 vjeç.
EMRI+FOTO/ Kush është 17-vjeçari që u përplas për vdekje në Fushë Krujë mbrëmëZbardhet identiteti i 17-vjeçarit që ndërroi jetë mbrëmjen e të shtunës në një aksident rrugor të regjistruar në Fushë Krujë.
Viktimë mbeti adoleshenti Isuf Mehmeti, i cili studionte në Shkollën e Mesme Profesionale të Kamzës.
Stafi i mësuesisë ka bërë një postim prekës për ndarjen nga jeta të 17-vjeçarit.
“Këtë të dielë u zgjuam me një lajm të dhimbshëm për të gjithë ne!
Isuf Mehmeti, nxënës i klasës XI-2 SHMT, u nda nga jeta mbrëmjen e shkuar, në një aksident me makinë, në Fushë Krujë.
Shkolla jonë 😢humbi një nxënës shembullor, shokët një djalë të shkëlqyer!
Ngushëllime familjarëve, shokëve dhe kujtdo që e njohu Isufin! Pushoftë në paqe!”, është postimi i shkollës.
Për aksidentin policia arrestoi drejtuesin e mjetit tip “Hyundai”, Andi Kullaj, që përplasi Isuf Mehmetin teksa po kalonte në vijat e bardha.
Pse vdiq 1-vjeçarja në Greqi? Ekspertiza zbulon gjithçka: Ndërroi jetë për shkak të…Zbardhen detaje të reja nga vdekja tragjike e një vajze 1-vjeçare në ishullin Kos në Greqi.
Fillimisht nga mediat vendase u raportua se 1-vjeçarja ndërroi jetë për shkak të abuzimit seksual dhe dhunës së ushtruar nga prindërit.
Në trupin e saj, sipas mediave, u vunë re shenja të abuzimit dhe mavijosje.
Por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se nuk bëhet fjalë për abuzim seksual, por për mbytje.
“Pak minuta pasi mbërriti në urgjencë , foshnja iu dorëzua mjekëve në Spitalin e Përgjithshëm të ishullit Kos, të cilët konstatuan praninë e ushqimit të patretur në sistemin e saj të frymëmarrjes, çka ka sjellë edhe vdekjen e saj si pasojë e mungesës së fluksit të oksigjenit”, raportojnë mediat fqinje.
Lidhur me dyshimet se 1-vjeçarja është abuzuar seksualisht, ekspertiza përcaktoi se unaza e saj anale ishte e lirshme natyralisht.
Pasi 1-vjeçarja ndërroi jetë, autoritetet arrestuan prindërit e saj.
Çudit Meta, thotë se Altin Dumani ka sozi: Nuk i llogaris fare buburrecat!Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk i kurseu sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani as këtë të diel.
Megjithatë, në konferencën e sotme, Meta ngriti dyshime për herë të parë se Dumani mund të ketë sozi.
Sipas tij, kreu i SPAK kërkon të ngrejë akuza ndaj tij, por paralajmëroi se ai nuk i trembet drejtësisë, duke shtuar se kjo përballje sapo ka nisur.
“Në qëndrimet e mia ndikojnë vetëm bindjet e mia dhe e vërteta. Për shembull unë juve ju paraqita një deklaratë të zotit Dumani ose të atij që pretendohet se është Dumani se mund të jetë sozia. Ishte deklarata edhe në shqip, edhe në anglisht. Në rast se nuk është Dumani, por sozia e tij, gjë që në këto kohë të operacioneve plastike mund të ndodhë, nëse është kështu unë kërkoj ndjesë.
Nëse ai është Dumani dhe jo sozi e shpikur nga Berisha për të dëmtuar integritetin e SPAK, janë të vërteta informacionet se ky zotëri duke kapur disa laraska kërkon të ngrejë akuza kundër Ilir Metës. Ilir Meta është burrë dhe nuk i llogarit fare buburrecat. Rrethimi i madh ndaj tarallakut sapo ka nisur. Shpresat për asgjësimin e opozitës me burgosjen e Sali Berishës dhe rrethimin e vogël të Ilir Metës kanë përfunduar”, tha Ilir Meta.
“Sekretar i Ramës”/ Mediat italiane zbulojnë kush është njeriu kyç në paktin për emigrantëtMediat italiane kanë zbardhur detaje nga marrëveshja e dakordësuar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni për të ngritur kampin e refugjatëve në Shqipëri.
“La Repubblica” shkruan se gazetarët italianë, gjatë një investigimi të kryer në Shqipëri, kanë zbuluar se njeriu kyç i këtij pakti është Engjëll Agaçi, Sekretari i Këshillit të Ministrave.
Sipas shkrimit, Agaçi ka qenë pjesë e takimit të verës, kur është diskutuar në detaje për marrëveshjen.
Gjatë investigimit, gazetarët italianë kanë vënë re edhe mospërputhje shifrash dhe shpenzime marramendëse që në këtë fazë.
Shkrimi i plotë i “La Repubblica”
Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët mund të kushtojë rreth 1 miliardë euro, pa zgjidhur asnjë problem dhe me rrezikun që një pjesë e këtyre parave të sekuestrohet nga një sipërmarrës i njohur italian, i cili mburret me kredi në Tiranë.
Por mbi të gjitha, njeriu kyç në marrëveshjen e kërkuar nga qeveria Meloni është Engjëll Agaçi, “sekretar i kryeministrit Edi Rama dhe ish-avokat i eksponentëve kryesorë të mafies shqiptare në Itali, në qendër të një tentative të bujshme për të korruptuar kreun e Interpolit të Romës”.
Diçka e tillë do të zbulohet dhe mbështetet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në Rai Tre Report, në një investigim nga gazetari Giorgio Mottola i cili flet edhe për çështjet ligjore të ministres Daniela Santanché, e cila ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Tiranën.
Raporti bëri llogaritjen e operacionit të emigrantëve në Shqipëri dhe zbuloi “një seri mospërputhjesh”.
Nga dokumentet e konsultuara del se krahasuar me 36 mijë emigrantë të parashikuar nga Meloni, dy qendrat e pritjes shqiptare do të presin maksimumi 2822 emigrantë, duke qenë se kapaciteti maksimal është më pak se një mijë persona. Dhe kostot tashmë janë jashtë kontrollit: ndërtimi i dy qendrave ka shkuar nga 35 milionë në 65 dhe rrezikon të rritet më tej duke qenë se afati i punimeve tashmë është shtyrë nga maji në prill.
Kostot të cilat, siç del nga dokumentet e konsultuara nga raporti, do të përballohen me shkurtime të rënda për Ministrinë e Universitetit, Mjedisit dhe Shëndetësisë.
Por ekziston edhe rreziku që një pjesë e parave të destinuara për Shqipërinë mund të përfundojnë duke fryrë llogaritë e Francesco Becchettit, nipi i diskutueshëm sipërmarrës i ras-ve të landfilleve Manlio Cerroni, themeluesi i Agon Channel.
Shqipëria u dënua me 135 milionë euro dëmshpërblim për biznesmenin italian, por nuk ka ndërmend ta paguajë. Dhe për këtë arsye ai vendosi të sekuestronte në mënyrë parandaluese një pjesë të fondeve të destinuara për qeverinë e Tiranës. Por, raporti zbulon edhe identitetin e njeriut kyç në marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë: Engjëll Agaci, sekretari i Ramës.
Agaci është një avokat i rëndësishëm shqiptar me zyrë edhe në Romë. Në të kaluarën, klientë të tij ishin edhe disa nga bosët kryesorë të mafies shqiptare, të gjykuar në Itali.
Në vitin 2016, disa nga klientët e tij përfunduan në qendër të një polemike ligjore. “Sipas asaj që raportuan magjistratët italianë, shumë bosë të mafias shqiptare, të dënuar me dënime nga 10 deri në 20 vjet në Itali, u ekstraduan shumë lehtë në Shqipëri, ku pasi mbërritën ata vuanin dënime shumë më të ulëta ose madje u liruan nga burgu.
Sipas raportit, avokati Agaci zë një nga postet qendrore të qeverisë Rama, si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.
Kur Giorgia Meloni shkoi me pushime në Shqipëri këtë verë për të diskutuar detajet e marrëveshjes për emigrantët, ai ishte gjithashtu i pranishëm, përkrah Edi Ramës dhe kryeministrit italian.
Raporti përfundon: “Agaci ka qenë konsulent i kreut të Interpol General Lisi, oficer ndërlidhës mes Tiranës dhe Romës, në luftën kundër trafikut të drogës. Lisi duhej të menaxhonte një operacion pronash të paluajtshëm që kishte të bënte me zotërimin e disa tokave për fondacionin e tij dhe iu drejtua avokatit Agaci i cili e vuri në kontakt me një frontmen të Artur Shehut, kreu i trafikantëve të drogës në kontakt me Cosa Nostra dhe Sacra Corona Unita, Lisi na tha se nuk e dinte kush ishte Shheu dhe se kishte besim tek Agaci. Edhe Rama dhe qeveria jonë i besuan Agacit, ishte ai që në rolin e këshilltarit ligjor të Ramës, ndoqi në emër të qeverisë shqiptare ankesën e paraqitur nga opozita në Gjykatën Kushtetuese shqiptare në lidhje me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. Agaci shpëtoi investimet milionere nga Italia që do të mbërrijnë në Shqipëri. Po flasim për rreth një miliard euro në 5 vjet”.
Raporti i kësaj mbrëmjeje më në fund do t’i kthehet ngjarjeve të Daniela Santanchè.
FOTO/ Diola Dosti shijon resortin luksoz në Bali në krahët e biznesmenit kosovarDiola Dosti dhe partneri i saj i ri, Erolld Belegu janë “arratisur” në një resort luksoz në Bali.
Çifti po shijon disa ditë pushime pranë njëri-tjetrit, ndërsa nuk kanë munguar fotot për ndjekësit.
“Të mbështjellë në një ambient shumëngjyrësh dhe në perëndim, ne jemi të humbur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Të rrethuar nga eleganca, megjithatë është e qeshura jonë ajo që mbush vërtet ajrin. Një mbrëmje perfekte ku koha ndalon”, shkruan Diola Dosti në foto.
Prej dy muajsh, Diola Dosti dhe Erolld Belegu po përjetojnë një romancë dhe shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit.