Aplikacion
Jetmiri vendosi të largohet nga shtëpia e “BBVA 3”, largim i kërkuar që në puntatën e kaluar.
Pas disa diskutimeve, ish-banori la garën dhe hoqi dorë nga çmimi i madh.
Jetmiri pretendoi se ka mungesë standardesh nga produksioni dhe se ka bërë “cirk” që të marrë vëmendje gjatë këtij edicioni të “BBVA 3”.
Ai u përfshi në disa diskutime të ashpra me Romeon, Eglën dhe Julin. Ndonëse Françeska e këshilloi të mos fliste më shumë, ish-garuesi tha se e kishte vendosur dhe do të largohej nga shtëpia. / Zoom.al
Kur miti demaskohet: Bullgaria komuniste ka qenë e vërshuar prej krimit
Një libër i ri në Bullgari shpërfaq një realitet tjetër të kriminalitetit gjatë periudhës komuniste dhe është shumë më i zymtë sesa që e kanë menduar bullgarët.
“Nga vjedhjet te vrasjet. Veprat penale në Bullgari (1944-1989)”, është libri përmes së cilit historiani i Sofjes, Stefan Ivanov, synon t’i hedhë poshtë konceptet e gabuara, të cilat kanë bazë propagandën disadekadëshe, që kinse sateliti sovjetik ka qenë strehë e sigurt, në krahasim me krimet e dhunshme që i kanë rrënuar shoqëritë kapitaliste perëndimore.
Duke përdorur të dhëna prej arkivave të periudhës komuniste për vrasjet, dhunimet, vjedhjet dhe terrorizmin, Ivanov ka treguar se krimi në periudhën e komunizmit ka qenë shumë më i rëndë sesa mendohet në kohën bashkëkohore.
Ndonëse ka pasur rritje të shkallës së krimit menjëherë pas rënies së komunizmit, Ivanov dhe ekspertë tjerë, sugjerojnë se mungesa e transparencës para vitit 1989 ka rezultuar me zhgënjim të madh në epokën postkomuniste dhe ka krijuar ide të gabuara se jeta në të kaluarën ka qenë më e sigurt.
Duke folur për Shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë, Ivanov ka thënë se “miti është i bazuar në një memorie të shtrembëruar publike, pasi njerëzit thonë se ‘kemi jetuar shumë mirë, kemi shkuar në shtëpi pa u frikësuar, nuk i kemi mbyllur dyert’”.
“Ata e besojnë këtë sepse nuk kanë pasur informacion dhe nuk e kanë ditur saktë realitetin”, ka thënë ai.
Pjesën më të madhe ai i ka hulumtuar disa dokumente të Ministrisë së Brendshme dhe dokumente tjera që nuk janë parë prej publikut para rënies së komunizmit, prandaj pjesa më e madhe e materialit në librin e tij ka qenë e papublikuar më parë.
Si në aspektin e shifrave, si në atë për kokë banori, numri i vdekjeve të dhunshme ka qenë dy herë më i madh përgjatë katër dekadave të regjimit komunist, sesa në periudhën pas rrëzimit të liderit Todor Zhivkov, ish-zyrtarit policor, në nëntor të vitit 1989.
Shembull, më 1945, në Bullgari kanë qenë 509 vrasje – duke përjashtuar vrasjet politike.
Numri më i vogël i vrasjeve besohet se ka qenë më 1961 – 111.
Përgjatë dekadës së fundit të komunizmit, 1980-89, besohet se janë kryer 159 deri në 210 vrasje çdo vit, me një mesatare prej 195 vrasjesh.
Kjo shifër është më e madhe sesa dyfishi i mesatares në dekadën e fundit, bazuar në arkivat e Ministrisë së Brendshme, pasi në periudhën 2012-21 janë regjistruar 89 vrasje, sipas hulumtimit të Radios Evropa e Lirë.
Në aspektin ndërkombëtar, shifrat janë edhe më të zymta sesa që i ka prezantuar Sofja.
Bullgaria komuniste i ka pasur 2.3 deri në 6.6 vrasje me paramendim për 100.000 banorë, sipas Ivanovit.
Numri i vrasjeve në shtetet e zhvilluara në periudhën e njëjtë ka qenë mes 1.9 dhe 2.8 për 100.000 banorë, ka thënë ai, derisa në vendet në zhvillim, shifrat kanë qenë mes 3.5 deri në 5.8 për 100.000 banorë.
Bazuar në këto të dhëna, Ivanov ka thënë se “mund të arrijmë në përfundim se në atë periudhë vrasjet me paramendim kanë qenë problem më i madh [për Bullgarinë] sesa për shumicën e vendeve tjera evropiane”.
Ivanov i ka përmendur disa raste kur autoritetet bullgare i kanë mbajtur shumë të izoluara rastet e vrasjeve serike dhe tragjedive tjera të dhunshme që do të mund të shiheshin keq në publik.
Një rast i tillë është i tetorit të vitit 1979, kur forca policore e Bullgarisë, Milicia e Popullit, e ka pranuar një raport dhe zyrtarët policorë janë dërguar në bodrumin e një ndërtese të braktisur në kryeqytet, dhe se aty e kanë gjetur një kufomë të gjakosur dhe të shpërfytyruar.
Viktima, e përmendur në raportin policor si grua 19-vjeçare me virtyte “të lehta”, ka pësuar 35 therje me thikë në gjoks, qafë dhe shpinë.
Edhe hetuesit është thënë se kanë qenë të tronditur me brutalitetin e krimit.
Para se të kapej prej autoriteteve, vrasësi i saj, 23-vjeçari – që kishte punuar edhe në Ministrinë e Brendshme – kishte vrarë në total pesë gra, ndërsa trupi i viktimës së pestë ishte gjetur në një liqen të vogël, në një park në dalje të Sofjes.
Ky burrë kishte kryer edhe shumë dhunime, sulme, plaçkitje dhe krime tjera.
Ndonëse kanë qenë të vetëdijshme për vrasjet, mirëpo nën kontroll të ashpër të Partisë Komuniste Bullgare, mediat nuk kanë raportuar kurrë për detajet e vrasësit dhe as për krimet që i ka kryer.
Heshtje e njëjtë ka mbizotëruar edhe për rastet e vitit 1954, kur një burrë i ri 26-vjeçar e ka pranuar se ka kryer 512 dhunime; një seri vrasjesh më pas ishin regjistruar më 1980 nga një vrasës prej fshatit jugor Rozovo.
Më 1984, publiku nuk ka mësuar thuajse asgjë për sulmet terroriste në qytetin Varna me dalje në Detin e Zi, dhe ato në qytetin e dytë më të madh në Bullgari, Pllovdiv.
“Kujtesa e publikut dhe pritshmëritë personale të njerëzve dallojnë thellësisht prej realitetit që është përshkruar në këto dokumente”, ka thënë Ivanov për Radion Evropa e Lirë.
Prej gjetjeve të tij kuptohet më mirë periudha e rritjes së shkallës së krimit.
Shembull, numri i vjedhjeve është rritur gjatë periudhës së kolektivizimit më 1944-59, kur autoritetet komuniste kanë konfiskuar në mënyrë agresive toka bujqësore prej pronarëve.
“Mallrat bazike”, sikurse ushqimi dhe veshjet janë vjedhur – dhe janë mbajtur nëpër magazina në vend të rishitjes, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, dhe kjo sipas Ivanovit tregon për një krizë më të madhe në Bullgari pas Luftës së Dytë Botërore, sesa në shumë vende tjera të Evropës.
“Njerëzit kanë vjedhur vetëm për t’u ushqyer dhe për të pasur rroba për t’u veshur”, ka thënë ai.
Të dhëna tjera, që nuk janë bërë publike në kohën e komunizmit, e qartësojnë një lidhje në mes të kolektivizimit dhe migrimit masiv prej zonave bujqësore në Sofje dhe qytetet tjera bullgare.
“Ky është një faktor kriminogjen që e rritur numrin e krimeve”, ka thënë autori.
Ivanov argumenton se censura dhe fshehja zyrtare e informacionit për kriminalitetin, përfshirë aktet e terrorizmit, që e kanë shënjestruar shoqërinë më gjerësisht, kanë shërbyer për ta drejtuar publikun në anën e gabuar.
“Njerëzit kanë jetuar me idenë që gjithçka është në rregull dhe kjo ua ka bërë më të lehtë operimin kriminelëve”, ka thënë ai.
Tihomir Bezlov, hulumtues për krime dhe analist i lartë në Qendrën për Studime të Demokracisë, institut për politika publike me seli në Sofje, e ka lavdëruar librin e Ivanovit dhe ka thënë se ajo çfarë e bën atë shumë interesant është se pjesa më e madhe e statistikave janë fshehur për kohë shumë të gjatë.
“Qytetarët e thjeshtë bullgarë e konsiderojnë periudhën komuniste si kohë që nuk ka pasur krim”, ka thënë Bezlov.
“Shembull, libri tregon për prezencën e vrasësve serikë, temë për të cilën nuk ka folur askush para vitit 1900”.
Bezlov ka thënë se intervistat e Ivanovit me hetues të mëparshëm, që kanë parë nga afër disa raste specifike dhe “përshkrimet për dhunën e pakontrolluar kundër të dyshuarve” kanë vënë dritë mbi krimet e periudhës së komunizmit dhe si janë zgjidhur ato raste në Bullgarinë e udhëhequr prej Zhivkovit.
Megjithatë, ai ka shprehur dilema “që një apo disa libra mund të ndryshojnë tendencën për të romantizuar të kaluarën”.
Bezlov ka thënë, po ashtu, se është tronditur nga dallimi i thellë që ekziston në librin e Ivanovit për numrin e pjesëtarëve të Milicisë së Popullit, e cila ka qenë agjenci policore me rreth 10.000-12.000 zyrtarë, dhe Sigurinë e Shtetit, agjencinë ekuivalente të Bullgarisë me KGB-në sovjetike, dhe 200.000 apo më shumë agjentët që ka pasur.
“Në këtë kontekst, Siguria e Shtetit është renditur e treta në bllokun sovjetik, duke lënë mbrapa [në numër] agjencinë e tillë në Gjermaninë Lindore dhe atë në Rumani’, ka thënë Bezlov.
Ai nuk ka dyshime që këto krime janë mbajtur larg syrit të publikut për shkak të mungesës së informacioneve në media, por edhe sepse “shoqëritë socialiste janë konsideruar të drejta, me varfëri minimale dhe pa probleme me papunësi”.
Mungesa e mbulueshmërisë së këtyre krimeve nga mediat para vitit 1990, është “faktor kyç që kërkon hetim”, ka thënë ai, sidomos për faktin se është “në kontrast të madh me hapësirën mediale pas vitit 1990”, kur titujt e mediave kanë qenë të dominuar me raste të krimeve.
Bezlov ka thënë se shumë perceptime të bullgarëve për jetën pas komunizmit janë “ndikuar prej traumës së madhe për shkallën e krimeve në vitet 1990”, kur shkalla e vrasjeve është rritur në 5.8 për 100.000 banorë, në linjë me Shtetet e Bashkuara, të cilat më 2022, e ka pasur shkallën e vrasjeve 6.3 për 100.000 banorë.
Shifrat aktuale e vrasjeve në Bullgari është 1.3.
Pavarësisht kësaj, Bezlov ka thënë se “individët që banojnë në Bullgari ende jetojnë me idenë që shkalla e krimit në shtet është alarmuese”.
Ivanov, gjithashtu, e ka përmendur se shkalla e krimit ka qenë më e madhe përgjatë transicionit demokratik.“Asgjë nuk nis vetë. E gjitha është proces”. /REL
Përbërësi japonez që parandalon rritjen e sheqerit, ul kolesterolin dhe ka efekte kundër plakjesGlukoza ose “sheqeri” është substanca më e rëndësishme në trupin tonë. Ai është burimi kryesor i energjisë dhe vjen nga ushqimi, kështu që një dietë e varfër mund të shkaktojë çrregullime metabolike si hiperglicemia ose “pikat e sheqerit”.
Është një patologji në të cilën niveli i sheqerit në gjak të pacientit është i lartë dhe shpesh prek njerëzit që janë diabetikë ose që kanë një dietë jo të shëndetshme, tregon Medline.
Në këtë kuptim, për këta njerëz ekziston një përbërës japonez, efektet e të cilit janë të afta të parandalojnë zhvillimin e hiperglicemisë.
Cili është përbërësi japonez që parandalon rritjen e sheqerit?
Për mijëra vjet, uthulla e orizit ka qenë pjesë e dietës japoneze, deri në atë pikë sa është thelbësore për përgatitjen e sushit ose pjatave të kuzhinës orientale.
Në fillim të këtij viti, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) vendosi të mblidhte rreth një tryeze të gjithë aktorët e ekosistemit mediatik nga televizionet tek agjencitë publicitare, nën një ambicie për të kthyer vëmendjen te çështja e matjes së audiencës.
Nga 15 janari e deri më sot, gjërat kanë përparuar dhe duket se ka një unison të heshtur të të gjithëve se procesi është i vonuar dhe duhet të realizohet sa më shpejt.
Vetë AMA është treguar e kujdesshme, për të theksuar se roli i saj në këtë nismë është vetëm nxitës, duke çuar palët deri në fazën e krijimit të një Komiteti të Përbashkët me 9 anëtarë dhe tashmë duhet të jenë vetë palët e tregut që e çojnë para procesin.
Në parim duket se të gjithë janë dakord me faktin që mungesa e shifrave të audiencës është pengesë reale, me efekt zinxhir në disa tregje dhe zbardhja e së vërtetës do të ketë më shumë të fituar se të humbur.
Ai që kërkohet me ngulm është kujdesi në mënyrën sesi hidhen hapat për të siguruar që rezultati i kësaj nisme të jetë objektiv, i gjithëpranuar dhe me një raport të drejtë kosto/përfitim.
AMA i dorëzon stafetën Komitetit për të vijuar procesin
Një nga shtysat e AMA, për të nxitur tregun të shkojë drejt finalizimit të matjes së audiencës duket se ishte raporti i fundit i Komisionit Europian. Në një reagim për “Monitor”, ky institucion sjell në vëmendje pikërisht këtë aspekt.
“Nevoja për realizimin e Matjes së Audiencës është theksuar edhe në raportin e fundit të Progresit për Shqipërinë, të Bashkimit Europian, për vitin 2023, ku nënvizohet se një nga çështjet shqetësuese, për sa i përket lirisë së medias në vend, është përqendrimi i tregut dhe audiencës, si dhe mungesa e transparencës së financimit të medias.
Në këtë kuadër, është detyrë e Shqipërisë, angazhimi për kryerjen e procesit të Matjes së Audiencës.
Ndërkohë, pas procesit screening të Tetorit dhe sipas Udhërrëfyesit të Shtetit të së Drejtës 2024-2030, dokument i politikës shtetërore të Shqipërisë, i miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave në Dhjetor 2023, për AMA-n është lënë detyrë adresimi i çështjes së përqendrimit të tregut mediatik, rritjes së transparencës, rregullimit të aspekteve të pronësisë së medias dhe shtrirjes së audiencës”, – vlerëson AMA.
Teksa palët janë ulur në tryezë dhe kanë nisur konkretizimin e hallkave të tjera siç është ngritja e një OJF-je, miratimi i Statutit dhe zgjedhja e një Sekretari, AMA është mënjanuar nga procesi, duke dorëzuar plotësisht stafetën, si një formë për të garantuar paanshmëri në ecurinë e procesit.
“Realizimi i matjes së audiencës është domosdoshmëri për realitetin e tregut audioviziv shqiptar, si një instrument i rëndësishëm për identifikimin e shtrirjes së ndikimit mediatik të OSHMA-ve në publikun e gjerë, për forcimin e transparencës në tregun audioviziv, rritjen e shumëllojshmërisë së shërbimeve audiovizive”, – nënvizon AMA.
Procedura për zgjedhjen e kompanisë dhe kostoja se kush do paguajë
Matja e audiencës nuk është një projekt që diskutohet për herë të parë në vend. Shumë vite më parë ka pasur edhe një studim që përllogariste se projekti mund të kishte kosto 2 milionë euro, që lidheshe me instalimet teknologjike dhe elementet e tjera teknike të tij.
Por sot, realiteti ka ndryshuar e po kështu teknologjia. Genci Dulaku, administrator i televizionit “Vizion Plus”, pjesë e Komitetit të Përbashkët, që është ngritur për të çuar para këtë projekt, shprehet se hallkat procedurale janë ato mbi të cilat po veprohet sot dhe pas tyre do të zgjidhet me garë kompania që do të bëjë matjen e audiencës.
“Duhet krijuar së pari OJF, Statuti dhe përzgjedhja e Sekretarit që më pas të hapet procedura për të marrë ofertat. Pas kësaj, Komiteti përzgjedh kush është më i përshtatshëm, në kuptimin e kostos dhe që të jetë emër i pranuar nga të gjithë. Nuk është se ka shumë kompani në botë që ofrojnë këtë, 3-4 janë që operojnë në rajon.
Do shohim ofertat e instalimit dhe mirëmbajtjes dhe çfarë ofrohet te të dhënat që jepen.
Flitet që instalimi të ketë kosto rreth 2 milionë euro, janë shifra që kanë mbetur nga disa studime më të vjetra. Ndërkohë, teknologjia ka avancuar dhe po kështu, kushtet e tregut, ndaj mendoj se instalimi mund të jetë pak më shumë se 1 milion euro dhe kostot e mirëmbajtës vjetore (running cost) diku mes 500 mijë – 700 mijë euro”, – pohon ai.
Por kush do ta paguajë koston e mirëmbajtjes që do të aplikohet çdo vit. Formula, sipas z. Dulaku, është e tillë që ndahet mes agjencive publicitare, televizioneve dhe bizneseve që duan të dhënat. “Kosto te televizionet do ndahet në përqindje me shikueshmërinë që kanë, pra nëse ke 30% shikueshmëri do paguash aq kosto.
Një pikë që duhet qartësuar që në fillim për të shmangur problemet është se çfarë ndodh kur nuk paguajnë, pasi ka praktika të ndryshme nga heqja, nga matja te klasifikimi si të tjerë” nënvizon ai.
Tregu i reklamave, televizionet qarkulluan 55 milionë euro
Ndonëse nuk ka matje të sakta, nga të dhënat indirekte të xhirove të televizioneve dhe anketës së ndërmarrjeve të INSTAT vlerësohet se tregu i reklamave është rritur vit pas viti.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se “Aktiviteti i publikimeve dhe prodhimeve të programeve” arriti në vitin 2022 në 7.6 miliardë lekë, ose rreth 72 milionë euro.
Ky është niveli më i lartë i të ardhurave që është regjistruar ndonjëherë nga mediat në vend. Në krahasim me një vit më parë, qarkullimi vjetor i këtij segmenti është rritur me rreth 12%. Në krahasim me vitin 2014, kur ishte 30 milionë euro, tregu i mediave mëse është dyfishuar.
Peshën kryesore në tregun mediatik e mbajnë televizionet. Qarkullimi vjetor i 12 televizioneve më të mëdha në vend në vitin 2022 ishte 5.9 miliardë lekë, ose 55 milionë euro, sipas të dhënave nga bilancet që televizionet kanë dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Në raport me vitin e mëparshëm, të ardhurat u tkurrën lehtë me 5%, si rrjedhojë e rënies së xhiros së bizneseve të vogla.
Televizionet gjenerojnë në këtë mënyrë rreth 76% të të ardhurave të aktivitetit të publikimeve dhe prodhimeve të programeve. Pjesa tjetër shkon për median e shkruar, atë online, radion.
Në segmentin e televizioneve, Klan dhe Top Channel vijojnë të dominojnë, me mbi 60% të totalit të qarkullimit dhe janë të vetmit që raportojnë nivele xhirosh nga 12-18 milionë euro. Për operatorët e tjerë kufiri maksimal është rreth 4 milionë euro.
“TV Klan” ka vijuar të jetë operatori më i madh televiziv në vend, sipas të ardhurave, duke raportuar një qarkullim vjetor prej gati 2.1 miliardë lekësh në 2022-n, me një rritje të lehtë prej 1.4% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas të dhënave zyrtare të bilancit.
“Top Channel” ka mbajtur sërish vendin e dytë, me të ardhura totale prej 1.44 miliardë lekësh. Në krahasim me një vit më parë, ky televizion ka shënuar një tkurrje të të ardhurave me 9%.
“Vizion Plus” është ri ngjitur në vendin e tretë, pasi në 2021 zbriti në të katërtin. Të ardhurat e tij ishin 436 milionë lekë, me një zgjerim prej 20.4%, duke pasur ecurinë më të mirë në këtë segment.
“TV A 2” zbriti në vendin e katërt nga i treti që ishte një vit më parë. Të ardhurat u rritën me 6% në 414 milionë lekë.
Përmes agjencive publicitare kanalizohet rreth 60-70% e buxheteve të marketingut.
Nga agjencitë, më i madhi është “Le Spot Group”, me të ardhura 1.86 miliardë lekë në vitin 2022, sipas të dhënave të QKB-së.
Landmark Communication raportoi 338 milionë lekë të ardhura.
Gogel është i treti më i madh, me xhiro prej 315 milionë lekësh, të ndjekur nga Trium Communications (253 milionë lekë) dhe New Moment (224 milionë lekë).
Modeli që i përshtatet Shqipërisë për matjen e audiencës
Përparimi teknologjik i bën gjithmonë e më të sofistikuara të dhënat mbi audiencën, por në Shqipëri, ende duket se jemi tek “A”-ja, që është përcaktimi i metodologjisë apo formës më të përshtatshme për ta vlerësuar atë. Konstantinos Panagiotopoulos, President i Shoqatës Shqiptare të Agjencive të Komunikimit, vlerëson se një metodologji e kombinuar do të ishte më e përshtatshmja për një treg si i yni.
Janë të paktën pesë metodologji që përdoren sot gjerësisht, sipas tij, që nisin me: matësit te familjet, pra pajisje që vendosen në televizorët e familjeve; të dhëna nga Set-Top Box; ditarët dhe sondazhet; të dhënat e rrugës së kthimit (RPD):
Kjo përfshin analizimin e të dhënave të mbledhura nga pajisjet kabllore dhe satelitore për të kuptuar modelet e shikimit dhe së pesti, ndjekja në celular dhe në internet.
“Për Shqipërinë, duke marrë parasysh madhësinë e tregut dhe infrastrukturën aktuale, një qasje me metodologji të përzier mund të jetë e dobishme:
– Modeli Hibrid: Kombinimi i pajisjeve të instaluara në familje për matjen e saktë të audiencës me të dhënat e set-top box-it mund të ofrojë një kuptim të fortë të zakoneve të shikimit drejtpërdrejt dhe të zhvendosur në kohë, duke ofruar një pamje gjithëpërfshirëse të audiencës televizive.
– Integrimi dixhital: Përfshirja e gjurmimit celular dhe online për të kapur konsumin nëpër platformat dixhitale do të siguronte që modeli i matjes të mbetet i rëndësishëm, ndërsa zakonet e shikuesve evoluojnë, veçanërisht në mesin e demografisë më të re.
– Përshtatshmëria dhe shkallëzueshmëria: Fillimi me një sistem të shkallëzueshëm, si mbledhja e të dhënave të set-top box-it, ose pajisjet nëpër familje në një kampion më të vogël e të menaxhueshëm që mund të zgjerohet me kalimin e kohës do të mundësonte përshtatshmërinë, ndërsa tregu dhe teknologjia evoluojnë”, – nënvizon z. Panagiotopoulos.
Sipas tij, zbatimi i një sistemi që kombinon këto metodologji, të përshtatura për nevojat dhe aftësitë specifike të tregut shqiptar, mund të sigurojë matjen më të saktë dhe më të zbatueshme të audiencës televizive.
Matja pritet të riformatojë programacionin e televizioneve dhe çmimet e reklamave
Rezultatet e audiencës duken të shumëpritura nga të gjithë palët duke e cilësuar saktësinë e shifrave si një busull që do të orientojë vendimmarrjen. Për secilën palë interesi është pjesë e një ingranazhi që lidhet e funksionon së bashku.
Së pari, televizionet, të cilët do të orientohen drejt programeve për të cilat audienca shfaq më shumë interes.
“Mendoj se kanë për të ndryshuar shumë programe, sidomos politika që te ne pretendohet se ka audiencë me dy shifra, diçka që nuk ndodh në botë, pasi e zë argëtimi. Të pasurit të
shifrave të audiencës do të jetë një shërbim i madh për programacionin në televizione, pasi do të japë një ide më të mirë se ku duhet të investohet dhe për çfarë ka interes”, – pohon z. Dulaku. Së dyti, agjencitë e publicitetit do ta kenë më të lehtë shpërndarjen e buxheteve të marketingut aty ku shohin audiencën më të lartë të synuar.
“Para së gjithash, sistemi i blerjes së hapësirës në media do të ndryshojë. Ne do të blinim audiencë, jo sekonda. Kompanitë do të paguanin për numrin konkret të shikuesve që panë reklamën e tyre. Do të jetë e matshme dhe e drejtë.
Dhe reklamimi do të jetë më i bazuar në shkencë, gjë që ne e duam. Fushatat do të planifikohen me objektiva dhe matje shumë konkrete në mendje. Kthimi i investimit do të jetë më i lehtë për t’u llogaritur”, – shprehet Oliver Petrovski, CEO i agjencisë “New Moment”.
Mungesa e të dhënave sot e bën Shqipërinë një treg jokonkurrues dhe me çmime jo reale.
“Ekonomikisht flasim për një treg më pak konkurrues, me më pak aktorë dhe me çmime më të larta. Për sa i takon shërbimit ndaj klientëve, kufizohet liria e përdorimit të mjeteve krijuese, duke mos marrë dot nismë dhe risk në ofrimin e planeve agresive”, – nënvizon Adrian Bunguri, CEO i “Trium Communications”.
Duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm procesin e matjes së audiencës, z.Bunguri shprehet se duhet të tregohet kujdes që të gjithë aktorët të jenë të baraslarguar për ta bërë atë të besueshëm.
“Duhet pasur kujdes, pasi matja e audiencës është shumë delikate. Si institucionet publike, ashtu edhe mediat dhe kompanitë private, duhet të jenë të baraslarguar në ndikimin që mund të kenë, pasi çdo afrim më tepër se ç’duhet do të njolloste reputacionin e matjes dhe automatikisht do të ulte besueshmërinë dhe zhbënte të gjitha të mirat që do të vinin nga kjo gjë.
Matja e audiencës që në fillimet e saj duhet të ofrojë besueshmëri, saktësi dhe pavarësi nga palët”, – nënvizon ai./Monitor
Jared Kushner nuk mjaftohet vetëm me Sazanin, dhëndri i Trump plane edhe për VjosënËshtë xhevahiri i Adriatikut. Ujërat e saj vezulluese ushqejnë një koloni të rrallë pelikani, zogjtë më të mëdhenj të ujërave të ëmbla në botë, bretkosën e rrezikuar të ujit shqiptar dhe strehojnë breshkat në dunat e saj rrethuese. Laguna e Nartës është në zemër të deltës së gjerë dhe kryesisht të paprishur të lumit Vjosë të Shqipërisë, të cilën studiuesit e konsiderojnë si deltën e madhe të lumit më të paprekur në Evropë.
Por ky vlerësim nuk do ta shpëtojë atë. Delta e Vjosës dhe laguna e saj janë nën rrethim. Ata do të bëhen “viktima” të një sërë zhvillimesh masive turistike bregdetare, pjesërisht të financuara nga një kompani e krijuar nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner. Hotelet dhe vilat luksoze do të strehojnë deri në një milion vizitorë që mbërrijnë çdo vit në një aeroport të ri ndërkombëtar që po ndërtohet në kënetat e kripura rreth lagunës.
Pas muajsh vonese, ndihma për Ukrainën kaloi Dhomën e Përfaqësuesve me një diferencë prej 311 vota pro me 112 kundër.
Ky shënon një moment kyç për Ukrainën, e cila ka nevojë dëshpërimisht për ndihmën ushtarake ndërsa lufton kundër pushtimit rus.
Senati pritet të miratojë masën në ditët në vijim, përpara se të nënshkruhet në ligj nga Presidenti Biden.
Zyrtarët u kanë thënë mediave amerikane se disa nga municionet mund të arrijnë në Ukrainë brenda një jave.
Ndërsa të 210 demokratët votuan në favor të paketës së ndihmës prej 61 miliardë dollarësh, më shumë republikanë ishin kundër legjislacionit sesa në favor të tij, 112 me 101.
Kjo mund të sjellë telashe për kryetarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, i cili u bashkua me demokratët për të kapërcyer pengesat procedurale dhe për ta sjellë paketën e ndihmës në votim në këtë sesion të rrallë të së shtunës.
Është gjithashtu një shenjë se ligjvënësit republikanë në Dhomë janë gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj ndryshimit të qëndrimit të votuesve në partinë e tyre ndaj Ukrainës gjatë këtij viti zgjedhor.
Ndërsa miliarda dollarë ndihma të reja pritet të mbështesin përpjekjet e luftës në Ukrainë në muajt në vijim, nëse republikanët fitojnë më shumë pushtet në Kongres – ose marrin përsëri Shtëpinë e Bardhë – mbështetja e mëtejshme e SHBA duket gjithnjë e më e pamundur.
Shkarkohet nga detyra kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim ArifiKryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, është shkarkuar nga detyra. Në një postim në rrjetet sociale, Shqiprim Afrifi shkruan se ky vendim u mor në mënyrë arbitrare nga pushteti autoritet i Beogradit pa u ndjekur asnjë procedurë ligjore.
Ai shprehet se ky “regjim antishqiptar” ka instaluar dhunshëm njëorgan të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.
“Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviqit të viteve të 90ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës. Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Arifi.
Në fshehtësi të plotë, këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të dytëKëngëtarja e njohur shqiptare, Olta Boka është bërë nënë për herë të dytë në fshehtësi të plotë.
Artistja, e cila mbajti sekret shtatzëninë, ka zbuluar lajmin e bukur në një postim në rrjetet sociale.
Këngëtarja është bërë nënë e një djali, të quajtur Brel, i cili erdhi në jetë ditën e sotme.
Olta Boka publikoi foto nga materniteti me vogëlushin, partnerin dhe vajzën e tyre.
“BREL Rrokaj 20/04/2024. Ishte nate vere, kur nga qielli ra nje yll dhe motra jote bertiti me te madhe- “Zoti me tha qe mami ka nje vella te barku” dhe sot familjes tone te vogel ju shtua nje bekim qe na i jep kuptime te tjera dimensioneve! Faleminderit qe zgjodhe te jem mami yt o shpirt i shpirtit tim. Zemra ime sot rreh dyfish”, shkroi Olta Boka.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli nuk garanton se do të qëndrojë në pankinën e klubit pas verës, ndërsa u kërkoi gazetarëve që të jenë të durueshëm dhe të presin fundin e sezonit.
Pioli është nën kritika pas eliminimit të Milanit nga çerekfinalja e Europa League nga Roma. Mediat italiane kanë pretenduar se taktikani italian do të shkarkohej në fund të sezonit nëse nuk do të kualifikohej në gjysmëfinale.
Prandaj, gazetarët e pyetën se çfarë do të thoshte humbja e Milanit ndaj Romës për të ardhmen e tij.
Pioli refuzon të përjashtojë largimin nga Milani
“Jini të durueshëm dhe prisni fundin e sezonit. Në atë pikë, klubi dhe unë do ta diskutojmë”, u përgjigj trajneri.
“Vlerësimet duhet të bëhen në fund të sezonit edhe nëse rezultatet në Evropë do të ishin më të këqija se sezonin e kaluar. Ne kemi ende kampionatin, ku mund të bëjmë shumë më mirë se sezonin e kaluar”, pranoi Pioli.
Milani takohet me Interin në Derby della Madonnina të hënën dhe duhet të shmangë humbjen për t’i penguar ata të fitojnë matematikisht titullin.
“Ne duhet të ndryshojmë shumë gjëra në derbi”, pranoi Pioli.
E bija e regjisorit të Hollywood: Babai nuk e ka njohur as si vajzën e tijJack Nicholson është një nga figurat më të njohura në Hollywood. Aktori dhe regjisori ka një karrierë të gjatë në industri.
Ai është baba i gjashtë fëmijëve me pesë gra të ndryshme, por marrëdhënia e tij nuk është e njëjtë me të gjitha.
Sipas versionit të regjisorit, ka një marrëdhënie idilike me secilin prej pasardhësve.
“Ne kemi shkuar gjithmonë mirë. Unë do të doja t’i frymëzoja ose të paktën të jem një ndikim i mirë tek ata, duke respektuar gjithmonë kufijtë e tyre. Në fund të fundit, jeta e tyre u përket atyre dhe ata duhet të kuptojnë vetë se kush ata janë”, tha Nicholson për AARP Magazine në 2010.
Megjithatë, është një nga vajzat e tij që thotë të kundërtën. Ajo është Tessa Gourin, më e vogla nga të gjitha, e cila mbush 30 vjeç këtë gusht. Siç thotë e reja, jo vetëm që nuk ka pasur atë marrëdhënie standarde, por ai nuk e ka njohur as si vajzë.
“E vërteta është se në 28 vitet e mia nuk kam pasur kurrë komunikim me të. Është e vërtetë që kur isha e vogël fluturova nga Nju Jorku në Los Anxhelos për ta takuar, por e kisha të qartë që ai nuk e bënte.
Nuk e fsheh faktin që ai është babai im biologjik, pse ta bëj? Megjithatë, nuk është diçka që zakonisht e përfshij në bisedat e mia. Shumë njerëz janë detyruar të jetojnë me mungesën e babait apo nënës së tyre. Unë nuk jam as e para dhe as e fundit ajo që e bën të dhimbshme është se bëhet me vetëdije, si në rastin tim”, përfundoi ajo.