Aplikacion
Pas lajmit se do të bëhen prindër për herë të parë, Sara mori propozim për martesë nga Bardhi.
Gjatë emisionit “Cherry on top” ku ishin të ftuar, Bardhi iu ul në gjunjë Sarës për t’i bërë propozimin e ëndrrave.
Mes emocionesh, Sara pranoi të martohet me të.
Përveç nëna e fëmijëve, kisha dashur të ishe gruaja ime përjetësisht, do të martohesh me mua?”, e pyeti Bardhi, Sarën.
“Po, po, po dridhem”, tha Sara mes lotësh.
“Të vdektë fëmija që ke në bark…” – Sara flet për përplasjen me Kiarën dhe mallkimetSara Gjordeni komentoi për herë të parë raportin me Kiara Titon, pas përplasjes në distancë që pati me të.
Në “Cherry on top”, Sara i kërkoi ndjesë Kiarës për komentin e saj: “Unë 3 ex-a, Kiara 13, ec qarkullo. Mos na krahasoni me Luizin dhe Kiarën se realisht është gjëja më bajat dhe më palidhje në botë!”
Sipas Sarës, ky reagim ishte i nxitur nga ndjekësit.
“Mendoj se ndjesë meriton çdo njeri që do ishte në vendin e saj. Nuk ishte diçka e iniciuar nga unë. Nuk kam asgjë personale, por mendoj se ndjesë për atë koment do meritonte çdo grua që do ishte në vendin e Kiarës”, tha Sara Gjordeni.
Edhe në këtë periudhë shtatzënie, tha Sara, nuk mungojnë krahasimet me Kiarën dhe mallkimet.
“Të vdektë fëmija që ke në bark nëse je shtatzanë sepse po e bën për të ngjarë me Kiarën. Asnjë grua nuk duhet t’ja thotë një gruaje tjetër këtë gjë. Sepse asnjë nga ne nuk është aq idiote për t’i ngjarë dikujt duke ngelur shtatzanë”, u shpreh ajo.
Inteligjenca Artificiale në tendera mund të kthehet në alibi për korrupsioninKryeministri Edi Rama iu rikthye së fundmi një premtimi të vitit të kaluar për të përfshirë Inteligjencën Artificiale në procesin e prokurimeve publike. Në një prej daljeve publike, të cilën Rama e ka pagëzuar si ‘podcast’, ai këmbënguli se përfshirja e Inteligjencës Artificiale (AI), do të çonte afër zeros korrupsionin në tendera.
“Dhe nga ana tjetër neutralizojmë, s’po them zero, neutralizojmë në një masë shumë të madhe atë burim qelbi”, tha Rama ndërsa prezantonte idenë e tij dy të ftuarve.
Kryeministri ia vuri fajin për korrupsionin masës së madhe të njerëzve me mungesë kompetencash që përfshiheshin në tenderat publikë ndërsa tha se prokurimet ishin “pjesa më e neveritshme e qelbit të korrupsionit”.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI prokuroi në korrik të vitit që shkoi rreth 17 milionë lekë për “Digjitalizimi i proceseve të punës për Komisionin e Prokurimit Publik”.
Por ekspertë dhe njohës të politikës janë skeptikë dhe e shohin këtë ide më shumë si një alibi se sa një përpjekje e qeverisë për të korrigjuar problemet.
“Domethënë po synohet që pakënaqësinë e bizneseve dhe të qytetarëve në marrjen e këtij shërbimi publik ta kanalizojë si “punë makinerie (AI)”, por jo “vepër” e administratës së vet, domethënë të “sistemit” të krijuar prej tij”, tha Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.
Të njëjtin mendim ndan edhe Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike.
Ai thekson se me përdorimin e Inteligjencës Artificiale në procesin e prokurimit publik po tentohet të krijohet një “alibi e re për zyrtarët e korruptuar”.
Peshku qelbet që në propozim
Sipas organizatës Transparency International (TI) niveli i perceptimit të korrupsionit në Shqipëri mbetet i lartë. Sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të publikuar nga TI, Shqipëria renditet e 98 nga 180 vende në vitin 2023.
Në analizën vjetore të prezantuar së fundmi, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bëri me dije se hetimet kishin zbuluar skema korrupsioni që në gjenezën e një tenderi publik.
“Veprimet korruptive mund të nisin që në fazën fillestare, pra të çeljes së fondit nga autoritetet kontraktore për projektin në fjalë, dhe për të vijuar më pas me akte dhe vendime, të cilat ndiqen nga titullari i autoritetit kontraktor”, shkruan SPAK.
Në raport SPAK bën me dije se hetimet e kryera kanë gjetur përfshirje të drejtpërdrejte të funksionarëve të lartë publikë në këto afera, të cilat fillojnë pa pasur ende procedura të shpallura duke i bërë fituesit të paracaktuar.
“Vihen re, ndërhyrje të drejtpërdrejta të funksionarëve të lartë publik, të cilët negociojnë paraprakisht, qoftë pa u shpallur procedura e tenderit/konçesionit me subjektin juridik, i cili më pas do të shpallet fitues”, shkruhet në raport.
Për ekspertët që i njohin zhvillimet në vend, ky mekanizëm nuk është i ri dhe ai nuk mund të korrigjohet me digjitalizim apo me përdorimin e Inteligjencës Artificiale.
“Një nga dështimet kryesore ka qenë hartimi i ligjeve dhe vendimeve specifike për oligarkë dhe klientë të politikës, shumica e atyre që quhen projekte të mëdha zhvillimi janë dhënë paraprakisht për firma dhe kompani – siç ka rezultuar në skandalet e kohëve të fundit, të krijuara posaçërisht për të fituar tendera të tillë dhe prokurime të tilla”, tha Afrim Krasniqi.
Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i organizatës Qëndresa Qytetare, po ashtu beson se mekanizmat nuk janë domethënës sa kohë që njerëzit pas tyre mund t’i përdorin ato.
“Mendoj që qeveria e ka kapur mbrapsht këtë çështje,” tha ai. “Këtu problemi nuk është procesi, por parandalimi i vjedhjes së fondeve nga tenderat publikë,” shtoi Xhemollari.
Për Zef Preçin, përdorimi i Inteligjencës Artificiale edhe në prokurime është një mundësi e të ardhmes, por ai gjithashtu beson se problemi qëndron te njerëzit pas sistemit.
“Por në çdo rast, mbas makinës edhe më të sofistikuar, duke përfshirë sistemet që mundësojnë dërgimin e anijeve kozmike në kozmos, qëndron dija dhe truri njerëzor, d.m.th termi “artificiale” është gjithnjë në rol ndihmës”, tha ai, duke lënë të kuptohet se përgjegjësia për të parandaluar korrupsionin i mbetet përfaqësuesve të qeverisë.
Inteligjenca Artificiale si alibi
Edhe për përfaqësues të opozitës propozimi është më shumë një përpjekje propagandistike e qeverisë, pasi korrupsioni në vend nuk është i atillë që mund të rregullohet me mekanizma kompjuterik.
“Ajo që po lexojmë sot, në të gjitha rastet e hetimeve të SPAK nga ministrat, zv.kryeministrat, sekretarët e përgjithshëm dhe deputetë është niveli i korrupsionit të kapjes së shtetit”, tha Jorida Tabaku, deputet e Partisë Demokratike.
Tabaku theksoi se qeveria i ka tashmë mjetet dhe informacionin inteligjent që tregon problemet në tenderat publikë. Duke iu referuar platformës online ‘Open Data Albania’, ajo tha se 40 për qind e tenderave aty shënohen me ‘flamuj të kuq’, që sinjalizojnë probleme të konkurrencës apo të ngjashme, megjithatë për këtë nuk merren masa.
Duke iu referuar arrestimeve të zyrtarëve të lartë me akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit, deputetja demokrate ironizon se qeveria as e merr mundimin të auditojë veten, siç do të bënte një kompani e thjeshtë, por shpik propagandë për të shmangur përgjegjësitë.
“Deri më sot SPAK ka arrestuar një seri zyrtarësh shumë të lartë dhe deputetë, zv.kryeministri është në kërkim ndërkombëtar dhe drejtorë të fuqishëm në bashkinë e Tiranës janë arrestuar, por edhe tek ARRSH,” tha ajo.
“Pyetja që ngrihet është se nëse kjo qeveri ka nisur një hetim të thellë brenda vetes së saj për të kuptuar se përse ka plasur kaq keq uji i pisët i korrupsionit,” shtoi Tabaku.
Si alibi e shikon propozimin edhe Zef Preçi. Ai thotë se pas lëvizjes dhe propozimit është një përpjekje për të fshehur aktorët e vërtetë të korrupsionit.
“Në vlerësimin tim, mbas kësaj lëvizjeje fshihet një përpjekje për të të thënë se edhe qeveria, që në fakt është shkaku i vërtetë i korrupsionit dhe keq-përdorimit të fondeve publike, është e shqetësuar dhe se po tenton të gjejë një zgjidhje”, tha Preçi.
Ai thotë se ajo që do të rezultojë është zhvendosja e fajit nga abuzuesit – “pjesëtarë të elitës qeverisëse edhe zotit Rama me mollët e dardhat që marrin prapa shpinës së tij” tek e ashtuquajtura Inteligjencë Artificiale.
Afrim Krasniqi i tha BIRN se përveç se si alibi ndryshimi i sistemi pa analizuar dështimin e atij të mëparshëm nuk jep asnjë garanci se do të funksionojë.
“Oferta e re është gjithashtu e pamjaftueshme dhe pa asnjë garanci se do të ketë më shumë sukses se sa mënyra tradicionale e kryerjes së prokurimeve publike”, tha Krasniqi.
Duke iu referuar sistemit aktual të prokurimeve, ai theksoi se para se të flitet për sistem të ri, dikush duhet të mbajë përgjegjësi institucionale, publike dhe politike për sistemin aktual që po cilësohet si një lloj eksperimenti i dështuar./ Reporter.al
A ikën “plakat e prillit”? Meteorologu parashikon motin për fundjavën: E hëna dhe e marta…Meteorologu Hakil Osmani tregoi si do të jetë moti në fundjavë, pas përkeqësimit të regjistruar gjatë ditëve të fundit.
Në një intervistë në “Vizion Plus”, Osmani tha se e shtuna do të sjellë një përmirësim të kushteve të motit, por e diela do të rikthejë rrebeshet dhe reshjet e shiut.
“Kjo javë ka sjellë atë që i thonë “Plakat e Prillit”. Kemi pasur reshjet e shiut herë pas herë në formën e rebesheve, kemi pasur shfaqje të flokëve të dëborës në qytetet e zonave malore. Po ashtu kemi pasur një rënie të ndjeshme të rënieve të temperaturave të ajrit.
Sot do të kemi mbizotërim të vranësirave të dendura, reshjet e shiut do të jenë të pakta në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa në zonat jugore kemi reshje të pakta. Pjesa e dytë e ditës është ajo që do të sjellë zhvillime të vranësirave, duke bërë që në zonat jugore të kemi rebeshe të reshjeve të shiut. Më të prekura pritet të jenë qarku i Vlorës dhe i Gjirokastrës.
Temperaturat e ajrit orët e para të mëngjesit mbeten të ulëta, maksimumet mbeten në vlerat 20-21 gradë Celsius
Dita e shtunë sjell përmirësim të kushteve të motit. Do të kemi mbizotërim të kthjellimeve, kalime të pakta të vranësirave, që më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës. Temperaturat e ajrit do të kenë rritje si në vlerat minimale, ashtu edhe në ato maksimale, duke bërë që minimumet të shkojnë në vlerën 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimumet 22 gradë Celsius.
Dita e diel sjell ndryshim të menjëhershëm të kushteve të motit. Do të kemi rrebeshe shiu në një pjesë të madhe të territorit shqiptar dhe në zonat malore reshje dëbore. Kjo vjen si pasojë e rënies së temperaturave të ajrit gjatë orëve të vona të mbrëmjes”, tha meteorologu.
Pas të dielës, sipas Osmanit, moti i mirë do të na shoqërojë gjatë të hënës dhe të martës, ndërsa të mërkurën do të bëjë sërish “kthesë”.
“Dita e hënë dhe e martë sjellin përmirësim të kushteve të motit, duke bërë që të kemi intervale të gjata me diell, më të dukshme në Ultësirën Perëndimore. Pasditet sjellin kalime të lehta të vranësirave, më të dukshme bëhen ditën e martë, pasi ka sinjale që mesjava të sjellë sërish reshjet. Do të kemi një rritje të menjëhershme të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet ditën e hënë të jenë rreth vlerës 22 gradë Celsius, kurse e marta do të sjellë një rritje me 3 gradë Celsius”, tha Hakil Osmani.
Ndërkohë që zhvillohet gjyqi ndaj Trump, një person djeg veten para gjykatësNjë person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump, njoftoi agjencia Reuters duke cituar gazetarët e rrjetit televiziv CNN.
Gazetarët e CNN-it thanë se panë një burrë të përfshirë nga flakët për më shumë se tre minuta. “Shoh një person plotësisht të djegur”, tha njëri prej tyre gjatë një raportimi të drejpërdrejtë.
Përfaqësuesit e departamenteve të policisë dhe zjarrfikësve të Nju Jorkut, si dhe zyrës së kryetarit të bashkisë nuk mund të kontaktoheshin menjëherë për koment.
Personi i djegur mori kujdes mjekësor dhe u largua nga zona, sipas gazetarëve të CNN-it që ndodheshin në vendngjarje, të cilët shtuan se rrethanat e incidentit ishin të paqarta.
Gjykata në Nju Jork është tashmë nën masa sigurie të shtuar, duke pasur parasysh praninë e ish-presidentit në sallën e gjyqit çdo ditë.
Ngjarja ndodhi ndërsa procesi i përzgjedhjes të gjithë anëtarëve të jurisë në gjyqin penal ndaj ish-presidentit Donald Trump u përmbyll të premten duke i hapur rrugën prokurorëve dhe avokatëve mbrojtës që të bëjnë deklaratat hapëse javën e ardhshme, në një çështje që rrjedh nga paratë paguar një ish-aktoreje filmash për të rritur për të blerë heshtjen e saj lidhur me një marrëdhënie të dyshuar me zotin Trump.
Dymbëdhjetë anëtarët e jurisë që u zgjodhën të enjten, së bashku me gjashtë rezerve të zgjedhur të premtën, do të shqyrtojnë provat në procesin e parë gjyqësor penal ndaj një ish-presidenti./ Zëri i Amerikës
Graciano flet për herë të parë për krizën në marrëdhënien me Argjirën: Kemi edhe momente që gabojmëPër herë të parë pasi në rrjet është vënë re ftohja në marrëdhënien e tyre, Graciano foli për krizën që po kalon me Argjirën.
Gjatë një bisede me Eglën, Graciano tha se bëhet fjalë për një gabim që ka çuar në këtë pikë marrëdhënien, por pa zbuluar më shumë.
Megjithatë, ai la të nënkuptuar se nuk bëhet fjalë për tradhti, por për veprime egoiste, pa menduar shumë për tjetrin.
Pjesë nga biseda:
Graciano: Nuk di për çfarë po flet Egla. Por jo..
Egla: E paske qelb muhabetin.
Graciano: Jo.
Egla: Po sigurisht që e ke qelb.
Graciano: Nuk e kam menderosur. Thjesht kur ke shumë ngarkesë, kur ke shumë gjëra mbi kokë pa dashje, fillon e merr çik shumë zjarr. Korrektësia dhe përkushtimi po, por në disa gjëra edhe nxitohesh. Ndoshta ndonjëherë bëhesh dhe egoist pa dashje por jo me qëllim sepse varet nga rrethanat, kështu që… kjo është e gjitha. Kemi dhe momente që gabojmë, duke vënë veten përpara.
Meta i çon mesazh SPAK-ut: Këtu jam! Sekuestrojini shtëpi, vila e florinjGjatë fjalimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, nuk mungoi një mesazh për SPAK-un dhe Altin Dumanin.
Meta e ftoi SPAK-un të hetojnë dhe të sekuestrojnë pasurinë e tij, por bëri të qartë, siç ka bërë ditët e fundit, se Partia e Lirisë nuk preket.
Sipas Metës, kjo do të jetë partia që do të kthejë lirinë në Shqipëri.
Ai shtoi se Partia e Lirisë nuk është kundër reformës në drejtësi, por mbështet atë reformë që arreston kryeministrin Edi Rama.
“Për SPAK-un tarallakun se mos i ka ngelur hatri njeriu kam këtë mesazh. Ilir Meta është këtu e do jetë gjithmonë këtu. Edhe në ’92 kur më thërrisnin çdo javë për të ikur, që mos arrestohesha përgjigja ishte ja ku jam, bëjeni detyrën dhe madhëria ju falënderon. Më thirri mua një prokuror më erdhi fletëthirrja. Edhe e kishte lënë derën hapur ai Lona. Edhe tha sekretarja hyni. Ai si figurë e madhe pas ishte dritarja edhe bënte sikur nuk kuptonte me poza ke parasysh ti, prokuror i jashtëzakonshëm…
Florinjtë e Ilir Metës, e ka thënë Tedi. Ku janë Tedi florinjtë? SPAK-u torollaku te hetojë kë të dojë, Metën e cilin të doje. SPAK-u torollaku duhet të kuptojë që nuk mund të përdorë njerëz të dobët, në PL, të cilëve mund tu ketë sekuestruar celularë, letra e ku di unë dhe t’i përdorë ata kundër PL dhe kundër Ilir Metës.
Shtëpi e vila të shkojnë t’i sekuestrojnë të gjitha. S’ka problem, po ta shoh situatën keq do ve një krevat të shtëpia e nënë Selvisë, plus që kemi selinë. Ose te Partia e Lirisë. Por Partinë e Lirisë, që do sjellë lirinë e Shqipërisë ta harrojë SPAKU torollaku që mund ta sjellë vërdallë. Sepse i ndodh ajo gjë që bëhet shembull në gjithë botën. Ishte një prokurore në Maqedoninë e Veriut, që luftonte korrupsionin, ku shkoi zonja? Italia kishte Di Pietron, ku përfundoi? Një ministër. E dini ça ishte Di Pietro, hajdutë tenderash… Siç i përdorte Nano disa hajde t’i biem Metës… Ne jemi për reformën në drejtësi që arreston Edi Ramën. Atë e ka paralajmëruar drejtori i prokurimeve”, tha Ilir Meta.
Meta: Mona është zemra jonë, yll bote! Do ta tundë në FierPas përplasjeve në distancë mes tyre, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi u përballën sot me njëri-tjetrin në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë.
Për lajmet e ditëve të fundit se mes tyre ka përçarje, që pas spastrimit që Meta nisi në Partinë e Lirisë, duke akuzuar Kryemadhin për nepotizëm dhe për djegien e mandateve në vitin 2019, ish-presidenti dha sot këtë koment për bashkëshorten e tij:
“Tani për ata që kanë hallin e Monës… Ça ka Mona? Mona është zemra jonë, yll bote!
Askush të mos qajë hallin, është deputete e Fierit, dhe besoj se do ta tundi në të ardhmen për Fierin. Mona ka eksperiencë të shkëlqyer. Pas statutit mund të votohet…”, tha Meta.
“Nuk më rruhet për SPAK”,Kryemadhi: PL-në po e shkatërron servilizmi. S’ka nevojë për prerje kokashDeputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Partisë së Lirisë,ka shprehur qëndrimet për çështjet që kanë prevaluar brenda strukturave.
Ajo ka thënë se prej dy javësh dëgjon fjalën nepotizëm, por askush nuk di ta shpjegojë se çfarë lidhje ka kjo me partinë.
Sipas saj më shumë se nepotizmi, ajo që po shkatërron PL-në është servilizmi, duke sulmuar njerëzit afër Ilir metës.
Për komentet se ajo i frikësohet SPAK, Kryemadhi është shprehur se “nuk i rruhet” për të e as për burgun.
“Do të isha shumë mirë njohëse se çdo të thotë fjala nepotizëm për përdorimin e saj në statutin e një partie politike. Parti politike do të thotë bashkim vullnetar dhe jo përjashtim, nëse ndonjëri nga ju më gjen një fjalë për nepotizmin unë tërhiqem. Por nëse nuk ekziston ajo fjalë do ju sugjeroja ta lexoni dhe të më argumentoni fjalën nepotizëm, do të kisha shumë dëshirë të më thoni. Nepozitimi ka të bëjë me qeverisjen jo me parti politike. Në parti politike do të thotë garë e ndershme dhe e drejtë, mundësi të barabarta. Duke patur parasysh se çështja e nepotizmit është për të larguar njerëz që kanë kontributet e tyre. Një parti politike meritokracia ka rëndësi më shumë e sa servilizmi”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi tha se Partia e Lirisë nuk ka nevojë për prerje kokash, por ka nevojë për hapje dhe për anëtarësime të reja. Ndër të tjera, deputetja theksoi se nga familja e vogël, krijohet familja e madhe prandaj është e rëndësishme që kjo familje të mos shkatërrohet.
“Tradhtarët në krye të PL-së, ku nga këto jam unë një prej tyre, u kanë mbyllur derën pjesës më të madhe tuajës. Mendoj që prioritete e PL nuk janë përjashtimet, por hapja e partisë, përfshirja e të gjithëve edhe për të mësuar nga gabimet e Monika Kryemadhit. Edhe Kryemadhi bën gabime sepse nuk është e pagabueshme. PL nuk ka nevojë për prerje kokash sepse nuk ka më çfarë kokash të presim. PL ka nevojë për një program që i krijon mundësi grave dhe vajzave të cilat kanë mundësi për t’i dhënë dorën qindra mijëra të rinjve dhe të rejave për tu përfshirë. Votat nuk bëhen me Like dhe share, por duke takuar njerëzit dhe duke zgjidhur probleme. Ka zgjidhur Monika Kryemadhi shumë probleme sepse kjo është detyra jonë, të forcojmë institucionin e familjes dhe jo ta shkatërrojmë, sepse familja e vogël krijon familjen e madhe.”
Pamjet/ Mbledhja në PL, Meta takon Kryemadhin: Paskemi mysafirë!Partia e Lirisë ka mbledhur sot Komitetin Drejtues dhe anëtarët e saj duket sikur kanë marrë një “armëpushim”.
Pas një jave kritike për dyshen Meta-Kryemadhi si në jetën politike, ashttu edhe në çift, gjatë mbledhjes së sotme ata janë takuar, por përsër kanë thumbuar njëri-tjetrin.
Monika Kryemadhi, mbante të veshur një bluzë me shkrimin: “Here I Am” dhe kur Ilir Meta u fut në sallë, ai tha “Paskemi mysafirë”, ndërsa Monika Kryemadhi u përgjigj duke thënë: Ne jemi të shtëpisë dhe nuk jemi mysafirë.
View this post on Instagram