Aplikacion
Një gjeneral i lartë i Gardës Revolucionare kërcënoi të enjten se ushtria iraniane do të vendoste në shënjestër “objektet bërthamore” të Izraelit, nëse forcat izraelite godasin objekte të ngjashme në Iran, njoftoi media shtetërore iraniane.
Izraeli ka thënë se do t’i përgjigjet sulmit ajror iranian të fundjavës së kaluar, ndonëse 99 për qind e raketave dhe dronëve iranianë u rrëzuan nga ushtria izraelite dhe aleatët saj, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Udhëheqësit botërorë kanë bërë thirrje për uljen e tensioneve mes Iranit dhe Izraelit.
Dhuna, në të cilën janë përfshirë grupet e lidhura me Iranin, në të gjithë Lindjen e Mesme është rritur që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, të shkaktuar nga sulmi i militantëve palestinezë më 7 tetor në Izrael. Teherani është një nga mbështetësit më të medhenj të Hamasit, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste.
Sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Teheranit ndaj Izraelit, i kryer të shtunën vonë, ishte në hakmarrje për një sulm ajror të 1 prillit në konsullatën iraniane në Damask, në të cilin u vranë shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike, duke përfshirë dy gjeneralë.
Zyrtarët izraelitë nuk kanë përmendur një datë të sulmit hakmarrës dhe objektivat e tij, por Ahmad Haghtalab, kreu i Gardës Revolucionare për mbrojtjen dhe sigurinë bërthamore, tha se Irani do të reagonte ndaj çdo sulmi mbi objektet e tij bërthamore.
“Nëse Izraeli dëshiron të ndërmarrë veprime kundër qendrave dhe objekteve tona bërthamore, ushtria e tij do të përballet me një kundërpërgjigje të sigurtë”, tha gjenerali Haghtalab, sipas agjencisë shtetërore IRNA.
“Në shënjestër të kundërsulmit do të ishin objektet bërthamore të regjimit (izraelit), në të cilin do të përdoreshin armë të avancuara.”
Paralajmërimi i tij erdhi pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli gëzon “të drejtën për të mbrojtur veten” pas sulmit iranian me qindra dronë dhe raketa.
Gjenerali Haghtalab tha se kërcënimi për një sulm izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit mund të detyrojë Teheranin “të rishikojë dhe të ndryshojë politikat e tij bërthamore”, pa dhënë detaje për këtë.
Republika Islamike e Iranit, e cila ka këmbëngulur gjithmonë se programi i saj bërthamor është paqësor dhe ka mohuar akuzat se po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, ka akuzuar armikun e saj kryesor Izraelin për sulme sabotuese në objektet e saj dhe vrasjen e shkencëtarëve bërthamorë në vitet e fundit.
Udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei tha në vitin 2019 se Irani mund të kishte zhvilluar armë bërthamore, por nuk do ta bënte këtë sepse feja islame e ndalon përdorimin e tyre.
Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë kanë thënë se zgjerimi i vazhdueshëm i programit bërthamor të Iranit sugjeron se Teherani ka synime ushtarake.
Në vitin 2018, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga një marrëveshje historike që synonte të frenonte aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve të rënda perëndimore.
Që atëherë, Irani ka reduktuar gradualisht respektimin e kushteve të marrëveshjës së vitit 2015 dhe përpjekjet diplomatike për ta ringjallur atë kanë ngecur.
Shumica e objekteve të njohura bërthamore të Iranit, duke përfshirë impiantet e pasurimit të uraniumit në Natanz dhe Fordo, ndodhen në qendër të vendit.
Centrali i vetëm bërthamor i Iranit ndodhet në qytetin port jugor të Busherit.
Sipas gjeneralit Haghtalab, Irani ka identifikuar qendrat bërthamore izraelite dhe ka “informacione të nevojshme për të gjitha objektivat”.
Megjithëse dihet se Izraeli ka armë bërthamore, udhëheqësit e tij kurrë nuk e ka pranuar një gjë të tillë./ Zëri i Amerikës
“Për Metën janë dërguar disa letërporosi” – Klodiana Lala: Në celularin e sekuestruar ka biseda…Gazetarja Klodiana Lala zbardhi detaje nga hetimet që SPAK po kryen për çiftin Meta-Kryemadhi.
Në studion e “Top Story”, Lala tha se për Metën prokurorët kanë dërguar letërporosi në disa shtete për të kërkuar informacion për dosjen “CEZ-DIA” dhe për kontaktet e ish-presidentit me Kastriot Ismailajn.
Ndërsa për hetimin pasuror që po kryhet për Monika Kryemadhin, gazetarja zbuloi se në shtëpinë e saj është sekuestruar një celular që dyshohet se ka biseda që prej vitit 2011.
“Janë disa dosje për ish-presidentin dhe bashkëshorten e tij. Janë dërguar disa letër porosi jashtë vendit për shpenzimet gjatë fushatave zgjedhore.
Një është dërguar në Çeki për të parë udhëtimet që Meta ka bërë dhe nëse ka qëndruar në të njëjtat vende që ka qëndruar Kastriot Ismaili. Bëhet fjalë në kohën që është lidhur marrëveshje me CEZ. Dyshim që mbetet për t’u parë sa do të vërtetohet.
Edhe në SHBA është dërguar letërporosi, dhe pjesa tjetër që duket se e shqetëson çiftin se ka të bëjë me pasurinë. Hetimi pasuror. Nëna e Kryemadhit tha detaje interesante, ‘prokurorët më pyetën për çështjen e pasurisë dhe më nxorën sikur nuk kam punuar asnjë ditë. Ne kemi punuar dhe kemi ndërtuar një pallat. Këtë pasuri e kam ndarë dhe me fëmijët’, tha ajo. Është drejt fundit hetimi sepse është ezauruar e gjithë lista e persona që do merreshin në pyetje. Është sekuestruar dhe një celular në shtëpinë e Fatime Kryemadhit që dyshohet se ka biseda që në 2011”, tha Lala.
Më 7 dhjetor 2023 gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Erion Çela e refuzoi kërkesën e ish -kryetares së LSI, Monika Kryemadhit për t’i kthyer asaj disa sende të sekuestruara. 2 javë përpara këtij vendimi agjentët e BKH kishin kryer kontrolle në zyrat e Partisë së Lirisë dhe në shtëpinë e nënës së deputetes. Siç raportuan mediat, ishin sekuestuar dokumente, kompjutera dhe të paktën 5 telefona.
Ky telefon, siç mësoi Zoom.al nga disa burime, ishte gjetur në shtëpinë e nënës së saj, që ka një derë komunikuese me shtëpinë e deputetes. Në këtë ambient agjentët e BKH kishin hyrë me udhër kontrolli të Gjykatës së Posaçme. Gjatë hetimeve mbi Kryemadhin ata kishin gjetur disa shkresa të dyshimta që mbanin emrin e nënës së deputetes”, tha Klodiana Lala.
Bardhi i puth barkun – Sara poston videon e parë të shtatzënisë: Dritë, mami dhe babi…Sara Gjordeni ka bërë publike pamjet e para të shtatzënisë së saj.
Në videon e postuar prej saj në Instagram, Sara shfaqet me Bardhin, i cili e puth te barku i rrumbullakosur.
“Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë se dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide”, shkruan Sara krah videos.
Lajmin për shtatzëninë e Sarës e dha fillimisht Bora Zemani përmes promos së emisionit të saj, ku kishte të ftuar Sarën dhe Bardhin.
Hetimi pasuror ndaj saj/ “Shpërthen” Kryemadhi: Kanë thirrur 100 veta, gjithë shoqërinë timeDeputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi foli këtë të enjte për hetimin pasuror që SPAK ka nisur ndaj saj.
Në studion e “Opinion”, ajo akuzoi prokurorët e posaçëm se kanë kërcënuar personat që kanë marrë në pyetje.
Sipas saj, numri i personave të pyetur për çështjen e pasurisë së saj shkon deri në 100 dhe mes tyre janë shoqëria e saj, por edhe një kirurg që ka operuar djalin e saj disa vite më parë.
Monika Kryemadhi: Nuk mund të toleroj metodologjinë për kërcënimin dhe intimidimin që ju bëhet dëshmitarëve që thërrasin.
Blendi Fevziu: Kë kanë intimiduar?
Monika Kryemadhi: Vetëm për mua mund të kenë thirrur 100 veta. E dini ju që një doktor i cili ka operuar fëmijën tim, i cili ka që në ’90 që operon në Shqipëri dhe ka qenë vullnetar për fëmijët, është italian, ka qenë kirurg, pediatër etj. Është marrë në aeroport si kriminel. I janë hequr lidhëset, i është hequr rripi, e kanë çuar në komisariat, doktor i nderuar, e kanë marrë dhe e kanë çuar në SPAK për ta pyetur.
Doktori ka kartelat mjekësore, sepse më shumë para ka harxhuar SPAK-u për përkthimin e letrave të porosisë se sa kanë kushtuar heqja e një lipome të fëmijës tim. Se kur i hiqet fëmijës një lipomë, nuk është operacion plastik. Dhe kur ke kartelën mjekësore që është hequr një lipomë, nuk mund të marrësh si kriminel një kirurg. Kur ke kartelën mjekësore që ta ka sjellë Italia, ke numrin e telefonit, ke adresën dhe mund të komunikosh.
Blendi Fevziu: Po njerëz të afërt tuaj janë thirrur?
Monika Kryemadhi: Gjithë shoqëria ime është thirrur, edhe të gjithë kanë qëndruar stoikë.
Blendi Fevziu: Po pse flisni për presione?
Monika Kryemadhi: Sepse i kanë kërcënuar, i kanë intimiduar. Si mund të marrësh një doktor italian dhe ta pyesësh a të ka dhënë Monika Kryemadhi lekë cash?
VIDEO/ Sara dhe Bardhi do të bëhen së shpejti prindërSara Gjordeni është shtatzënë.
Ajo dhe Bardhi do të bëhen së shpejti prindër.
Lajmin e ka konfirmuar vetë çifti në një intervistë në “Cherry on Top”.
Në promon e emisionit që do të transmetohet të premten, Bora Zemani shfaqet përballë dyshes me një palë këpucë të vogla në dorë dhe shprehet: “Sara dhe Bardhi së shpjejti do të bëhen prindër”.
Romanca mes Sarës dhe Bardhit nisi gjatë eksperiencës së tyre në shtëpinë e Big Brother VIP dhe vijoi edhe jashtë, pas ndërprerjes së garës për ta.
Meta nuk kursehet ndaj Kryemadhit: U gënjye nga Basha, më tha “po më tradhtoi, e vras”Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijoi me sulmin dhe akuzat edhe ndaj bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.
Nga studioja e “Syri TV”, Meta iu përgjigj Kryemadhit për deklaratën e saj një ditë më parë se kjo sjellje e ish-presidentit është në shërbim të Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe se në vend të akuzave ndaj Altin Dumanit, duhet të denoncohet me fakte afera e inceneratorëve.
Meta i tha Kryemadhit se i pari që ka bërë denoncime për këtë aferë është ai, duke shtuar se ajo duhet të aktivizohet më shumë si deputete në Qarkun e Fierit.
“Kam shumë respekt për zonjën Kryemadhi. Por i pari që ka bërë denoncim çër dosjen e inceneratorëve kam qenë unë. Ajo ka kontributin e vet se ka bërë edhe ajo atë gjërat e veta. Por unë i kam thënë Kryemadhit të ngrihet për problemet e Fietit sepse është deputete në atë zonë”, deklaroi Meta.
Ish-presidenti tha se sot Kryemadhi po vuan kostot sepse i besoi Lulzim Bashës, duke bojkotuar zgjedhjet në vitin 2019.
“Burri që i shkaktoi kosto Monika Kryemadhit është Lulzim Basha, kryemashtruesi i Shqipërisë. Kjo tha po më tradhtoi Luli, do e vras. Luli është shëndoshë si molla, mban peng vulën e PD-së. Luli nuk e meriton të quhet burrë, por është kryemashtrues.
Kjo tha nuk e bën Luli se i kam thënë Lulit po e bëre do të vras. Luli vijon për bukuri dhe bën përpjekje për të marrë vulën e Partisë së Lirisë. Kjo nuk ndodh”, u shpreh Ilir Meta.
Kryemadhi zbulon pse po përplaset me Metën: Ka firmosur paçavureDeputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi komentoi këtë të mërkurë sjelljen e bashkëshortit të saj, Ilir Metës, i cili gjatë ditëve të fundit ka nisur sulm frontal ndaj SPAK, por edhe ndaj disa funksionarëve të Partisë së Lirisë, përfshirë Kryemadhin.
Për këtë çështje të fundit, Kryemadhi nuk pajtohet me Metën. Ajo e kritikoi për mënyrën se si po riorganizon partinë, duke shtuar se po merr këshilla nga njerëzit e gabuar.
Blendi Fevziu: Cili është thelbi i konfliktit tuaj politik?
Monika Kryemadhi: Nuk mendoj që ka konflikt, ka një sjellje ndryshe të këshilltarëve të gabuar që ai ka mbledhur. Këto janë debate që unë i kam bërë në mbledhjen e Kryesisë.
Blendi Fevziu: Ka qenë e tensionuar mbledhja e Kryesisë?
Monika Kryemadhi: Jo nuk ka qenë e tensionuar. Debati që Monika Kryemadhi di të bëjë gjithmonë, nuk bën debat duke thënë po shefi, Monika bën debat duke treguar që debati ka filluar me atë paçavuren e famshme të denoncimit që është firmosur nga z. Meta përsa i përket serverave.
Debati është edhe për shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë sa i përket meritokracisë, angazhimit, funksionimit të strukturave, marrjes së përgjegjësisë.
Unë nuk mendoj që një parti politike është thjesht like dhe share në Facebook. Struktura e një partie politike është kontakti fizik i drejtpërdrejt me njerëzit. Ajo paçavure e firmosur nga Ilir Meta është një…
Pak ditë më parë Meta zbardhi strukturën që PL pritet të mbajë pas Konventës së 27 prillit, me një reformë totale dhe me një sulm ndaj bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të cilën e ka larguar nga çdo funksion partiak.
Ish-presidenti tha se PL nuk do të ketë më kryetar, por president, post për të cilin do të kandidojë vetë.
Ndërkohë ai zbuloi se kandidatja e vetme për postin e zv.presidentit do të jetë Erisa Xhixho
Arrestohen dy spiunët rusë në Gjermani, po përgatisnin sulme ndaj bazave amerikaneDy shtetasit gjermanë me prejardhje nga Rusia akuzohen se kanë vepruar si agjentë dhe për planifikimin e veprave të sabotazhit.
Prokurorët gjermanë thanë të enjten (18.04.) se policia në qytetin bavarez Bayreuth kishte arrestuar dy burra të dyshuar për spiunazh për Rusinë.
Të dy akuzohen, ndër të tjera, se kanë vepruar si agjentë për qëllime sabotazhi dhe për përgatitjen e eksplozivëve, njoftoi Prokuroria Federale Gjermane në Karlsruhe.
Policia federale arrestoi Dieter S. dhe Alexander J. dhe në bashkëpunim me policinë e landit të Bavarisë, kontrolluan shtëpitë dhe vendet e punës të të pandehurve.
Dy të dyshuarit thuhet se kishin vëzhguar objektiva të mundshme për t’i sulmuar, përfshirë dhe baza ushtarake amerikane në Gjermani.
Dieter S., për të cilin prokurorët thonë se ishte në kontakt me një agjent të shërbimit sekret rus, akuzohet gjithashtu për komplot me qëllimin për të shkaktuar një shpërthim dhe zjarrvënie.
I akuzuari thuhet se ka shkëmbyer ide me agjentin që nga tetori i vitit 2023 për veprime të mundshme sabotuese.
Veprimet kishin në veçanti për qëllim të minonin mbështetjen ushtarake të ofruar nga Gjermania për Ukrainën./ DW
VIDEO/ Tërmet i fortë në Turqi, njerëzit dalin në rrugë të frikësuar. Shemben muretTurqia u godit këtë të enjte nga një tërmet i fortë.
Lëkundjet e tërmetit ishin me magnitudë 5.6 dhe u ndje në rajonin e Tokatit.
Në videot e postuara në rrjetet sociale duken njerëzit që, të frikësuar, kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugë.
Samsunda deprem oldu #deprem pic.twitter.com/0hb7kFgUEK
— Baran (@Baranfalann) April 18, 2024
Nga tërmeti janë regjistruar disa dëme materiale në biznese dhe në shtëpi.
Në video duken muret e disa shtëpive të vjetra të shembura, ndërsa në një market produktet e vendosura në rafte kanë rënë në tokë.
Tokat'taki 5,6'lık depremin ardından hasar alan bölgeler görüntülendi. pic.twitter.com/2VT1H3iwBh
— TRT HABER (@trthaber) April 18, 2024
Rike Roçi ndahet nga i dashuri pas daljes nga BBVIP: E mbyllëm me një telefonatë#SONDAKİKA TOKAT’TA 5,6 BÜYÜKLÜĞÜNDE DEPREM
Tokat Belediye Başkanı Mehmet Kemal Yazıcıoğlu (@mkyazicioglutr): Bu depremde bazı minarelerin yıkıldığı ve bazı evlerinde hasar aldığı yönünde. Ama herhangi bir can kaybı yaşanmadı. Kriz merkezinde olayı yakinen takip ediyoruz. pic.twitter.com/6WdFaABUjI
— 24 TV (@yirmidorttv) April 18, 2024
Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Big Brother VIP, Rike Roçi i ka dhënë fund lidhjes së saj jashtë shtëpisë.
Vetë Rike konfirmoi në një intervistë në “Top Channel” se ka shkëputur marrëdhënien me të dashurin e saj përmes një telefonate.
Ajo tregoi se romanca ishte në hapat e parë, por pas daljes nga shtëpia, nuk e ndjeu më të njëjtin emocion për të.
“Ashtu si filloi, ashtu mbaroi sapo dola. As nuk e kam takuar, me një telefonatë e mbyllëm. Dua të rri vetëm, jam pak e çuditshme. Jam mirë kështu. Nuk ka qenë as i dashuri, ka qenë një njohje, një pëlqim. Nuk kam asnjë ndjenjë, nuk i kam ato fluturat”, tha Rike Roçi.