zoom

Day Archive54-vjeçari i jep fund jetës, s’e përballoi dot divorcin. Trupin e pajetë e gjeti vëllai

Një 54-vjeçar i dha fund jetës së tij mbrëmjen e kësaj të marte, në fshatin Buçimas në Pogradec.

Ai vari veten në banesë pasi ishte në një gjendje të rënduar psikologjike.

Divorci me bashkëshorten e tij dyshohet se e ka shtyrë 54-vjeçarin drejt aktit të rëndë. Pas ndarjes, mësohet se ish-bashkëshortja e tij ishte larguar drejt Italisë së bashku me fëmijët.

Trupi i tij i pajetë u gjet nga vëllai i tij, i cili lajmëroi policinë.

Si mund të përfitojë Putini nga sulmi i Iranit ndaj Izraelit?

Pas disa orëve heshtjeje për sulmin e paparë të Iranit me dronë dhe raketa kundër Izraelit, Rusia e bëri reagimin e parë formal, përmes të cilit Ministri e Jashtme ruse e shprehu “shqetësimin e thellë” të Moskës për “përshkallëzimin e rrezikshëm në rajon”.

Mund të këtë diçka të vërtetë në atë komunikatë, sepse analistët thonë se një luftë e përgjithshme në Lindjen e Mesme do të ishte në interes të Qeverisë së presidentit Vladimir Putin. Tani për tani, megjithatë, duket më e mundshme që Kremlini është më entuziast për një zhvillim i cili mund të jetë në dobi të Putinit në disa mënyra, shumica e të cilave lidhen drejtpërdrejt me luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Futja e Lindjes së Mesme në një luftë të përgjithshme është më e mira që mund të ndodhë për Putinin tani”, shkroi në X Hanna Notte nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me bazë në Uashington.

Ja pse.

E para, ajo do ta largonte vëmendjen nga lufta në Ukrainë në një kohë vendimtare, kur Kievi është duke u përballur me sfida të mëdha në vijën e frontit, të cilat mund të përkeqësohen në javët, apo muajt në vijim. Gjatë kësaj kohe, Rusia gjithashtu është duke i bombarduar pareshtur rrjetin energjetik të Ukrainës dhe qytetet e saj, përfshirë Harkivin dhe Odesën.

Shpërthimi i luftës në tetor mes Izraelit dhe Hamasit – i cili është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – i kishte ndërlikuar tashmë perceptimet e luftës në Ukrainë dhe kishte ndikuar në përpjekjet e Perëndimit për ta mbështetur atë kundër pushtimit rus.

Tensionet e reja në Lindjen e Mesme – hera e parë që Irani e sulmon haptazi dhe drejtpërdrejt armikun e vet të përbetuar Izraelin, apo anasjelltas – mund ta rëndojnë këtë problem për Kievin.

“Një mundësi për të sfiduar”

Për Kremlinin përfitimet e mundshme nga sulmi i Iranit kundër Izraelit janë të mëdha dhe goxha specifike. Gjatë dy vjetëve prej se e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, ai e ka portretizuar kryesisht luftën atje si pjesë të një konfrontimi më të gjerë, në të cilin, sipas tij, Rusia është duke i mbrojtur veten dhe pjesën tjetër të botës kundër Perëndimit dhe, në veçanti, kundër Shteteve të Bashkuara.

Prandaj, propaganda e Kremlinit mund të përfitojë nga sulmi i Iranit kundër Izraelit, i cili do t’i jepte Rusisë material të ri që mund ta përdorë për t’i shtyrë narrativet e veta publike për luftën në Ukrainë dhe për përballjen me Perëndimin.

“Ka një perceptim të caktuar në mesin e një grupi shtetesh – Rusisë, Iranit, Koresë së Veriut dhe Kinës – se Perëndimi është dobësuar. Dhe, se qëndrimet dhe politikat e Amerikës nuk mund më të garantojnë siguri për aleatët e saj”, tha për Current Times Ihor Semyvolos, drejtor i Qendrës për Studime të Lindjes së Mesme në Kiev.

Si rrjedhojë, sulmi iranian i jep Rusisë dhe shteteve me qëndrime të ngjashme “mundësinë për ta sfiduar këtë botë njëpolate për të cilën Putini, [presidenti kinez] Xi Jinping dhe [lideri suprem i Iranit Ayatollah] Ali Khamenei kanë folur shumë”, shtoi ai.

Mungesa e stabilitetit në Lindjen e Mesme e “largon vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina dhe nga krahu lindor i NATO-s, krijon pasiguri në mesin e aleatëve rajonalë të SHBA-së dhe nxit perceptime të mëdha globale se Perëndimi nuk mund ta qetësojë rajonin”, tha Notte për Radion Evropa e Lirë.

Pasiguri në Kongres?

Në veçanti, sulmi iranian kundër Izraelit e bën edhe më të pasigurt të ardhmen e ndihmës së vonuar tashmë amerikane për Ukrainën, ndërsa për Kievin, sulmi nuk ka mundur të ndodhte në kohë më të keqe.

Gati gjashtë muaj pasi presidenti amerikan, Joe Biden, e propozoi për herë të parë paketën e ndihmës që përfshin mbi 60 miliardë dollarë kryesisht ndihmë ushtarake për Ukrainën, si dhe ndihmë për Izraelin dhe për qëllime të tjera, kryetari i tanishëm i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson, la të kuptohej në fund të marsit se ai do të kërkojë ta sigurojë mbështetjen për Ukrainën në ditët, apo javët në vijim.
Megjithatë, ishte e paqartë se çfarë do të propozonte ai saktësisht dhe sa do të dallonte propozimi i tij nga projektligji që kaloi në Senat në shkurt.

Tani mund të jetë edhe më e paqartë: disa orë pas sulmit të Iranit kundër Izraelit më 14 prill, Johnson tha se ai do të përpiqet ta kalojë këtë javë legjislacionin për ndihmë për Izraelit – por ishte i kujdesshëm të mos specifikonte nëse në propozimin e tij do të përfshihej edhe ndihma për Ukrainën. Pra, derisa Johnson ka lënë të kuptohet se e mbështet ndihmën për Ukrainën, sulmi iranian mund të rezultojnë në shtyrjen e saj përsëri në Kongres.

Në kërkim të çekuilibrimit

Pavarësisht se si do të rrjedhin gjërat për ndihmën amerikane, Putini mund ta shohë sulmin e Iranit kundër Izraelit si një mundësi për ta rritur ndikimin e Moskës në Lindjen e Mesme, ku rikthimi i ndikimit politik, i cili ishte zhdukur plotësisht pas rënies së Bashkimit Sovjetik, duket se ka qenë tejet i rëndësishëm për Putinin prej se ai erdhi në pushtet një çerek shekull më parë.

Rusia i ka forcuar marrëdhëniet me Iranin prej se e nisi pushtimin e Ukrainës. Teherani e ka mbështetur luftën e saj duke i dhënë dronë dhe teknologji për t’i prodhuar ata, por Putini ka vite që tenton t’i kënaqë armiqtë rajonalë të Iranit, përfshirë Izraelin dhe vendet e Gjirit Persian, siç është Arabia Saudite, si pjesë e përpjekjeve të tij për ta rritur ndikimin e Moskës në Lindjen e Mesme dhe për ta zvogëluar ndikimin e SHBA-së, njëkohësisht.

“Meqë Rusia po bëhet partner tejet i afërt i Iranit, Kremlini mund… të kalkulojë se, me Iranin që po e rrit përshkallëzimin, vlera [dhe] ndikimi i Rusisë ndaj shteteve të Gjirit mund të rritet – duke qenë se shtetet e Gjirit mund ta shohin Moskën [dhe Pekini] si lojtarët e vetëm me ndikim ndaj Teheranit, dhe si bashkëbisedues që mund të ndihmojnë t’i frenojnë iranianët”, shtoi Notte.

Kjo është një qasje klasike e Rusisë së Putinit: ndihmo të krijosh telashe, në një shkallë apo tjetër, dhe pastaj ofron ndihmë për t’i zgjidhur ato – në njëfarë mënyre që i bën dobi Kremlinit.

Megjithatë, analistët për Rusinë dhe rajonin thonë se Moska nuk dëshiron luftë të përgjithshme mes Izraelit dhe Iranit.

“Një skenar i tillë do të sillte rreziqe të mëdha për Rusinë”, sipas Nottes. Do ta ndërlikonte praninë ushtarake të Rusisë në Siri, ndërsa një sulm i rëndë ndaj Iranit mund t’ia dobësojë Moskës fuqinë kundër Ukrainës.

Për më tepër, “një luftë e përgjithshme do t’i jepte me gjasë fund qëndrimit të ekuilibruar të Rusisë në rajon. Do ta detyronte Rusinë të zgjidhte anë”./ Radio Evropa e Lirë

A bëri s*ks me Meritonin në shtëpi? Ilnisa zbulon të vërtetën: Më ka ardhur në majë të hundës…

Një nga temat që është diskutuar më së shumti për çiftin Ilnisa-Meriton është nëse ata kanë kryer marrëdhënie seksuale mes tyre brenda në shtëpinë e Big Brother VIP.

Gjatë kohës që Ilnisa ishte në shtëpi, në disa raste u aludua se çifti kishte intimitet poshtë jorganit, por vetë Ilnisa e ka mohuar diçka të tillë.

Ajo dha një përgjigje sot për të gjitha komentet për këtë temë, duke treguar se poshtë jorganit nuk ndodhi asgjë nga ato që janë menduar.

“Shiko se edhe kjo pjesa domethënë është mirë që të deklarohet edhe njëherë kjo puna e seksit. Ta deklarojmë njëherë e mirë se edhe jorgani më ka ardhur në majë të hundës të them të drejtën me të gjithë humoret që po bëhen lart e poshtë. Në Big Brother nuk ndodhi asgjë. Nuk ndodhi asgjë. Domethënë intimiteti më i madh i yni ishte puthja dhe unë nuk e di si arrijmë ne si shoqëri, edhe sikur të ndodhte gjë, zhurma që po bëhet është e tepërt. Por në fakt, nuk ndodhi gjë”, tha Ilnisa Agolli.

“Ishuj artificialë”, qeveria i jep KKT edhe menaxhimin e hapësirës detare

Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe ai për Veprimtarinë Prodhuese e Mjedisin shqyrtuan të martën projektligjin e qeverisë për ndryshimin e ligjit “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, një draft propozimesh që parashikon “one stop shop” për aplikimet me leje dhe shtim kompetencash për Këshillin Kombëtar të Territorit.

Sipas draftit, këtij organi do t’i bashkohet jepet e drejta e zhvillimit të hapësirës ujore të vendit duke i ndryshuar emërtimin në “Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit” (KKTU), si dhe të krijojë një mekanizëm të përshpejtuar për aplikuesit për leje ndërtimi, ku çdo dokument që duhet nga agjencitë dhe institucionet e tjera shtetërore do të sigurohet nga një sekretariat teknik i posaçëm.

KKTU, sipas ndryshimeve, do të miratojë leje dhe autorizime për përdorimin e burimeve ujore, ndërtimin e porteve, ishujve artificialë në det, strukturat mbrojtëse, etj., si dhe hartimi i “Planit Kombëtar të Hapësirës Detare”.

Po ashtu, nën një nen të cilësuar “stimuj zhvillimi” projektligji parashikom “procedura të përshpejtuara apo incentiva zhvillimi për investitorë apo kërkesa të caktuara” në dy raste; investime strategjike dhe zhvillime komplekse brenda brezit bregdetar.

Deputetët e opozitës kundërshtuan ndryshimet duke akuzuar qeverinë dhe mazhorancën se po krijojnë ligje me porosi që u shërbejnë vetëm pak personave.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se ligji i zgjeron kompetencat kryeministrit dhe trajton në mënyrë të pabarabartë qytetarin e thjeshtë me investitorin strategjik.

“Olta Xhaçka, ka një trajtim krejt preferencial kur ndërton hotelin 5 milion euro, në tokë të vjedhur me letra të falsifikuara në raport me një qytetar që kërkon të rregulloje nje çati apo një dritare”- tha ai duke iu referuar procedurave të përshpejtuara.

Po ashtu, sipas Bardhit, parashikohet legalizimi i paligjshmërisë dhe shmangia e përgjegjësisë penale për këto kadegori.

Deputetja Dhurata Çupi kërkoi tërheqjen nga rendi i ditës dhe dhënien kohë opozitës për të sjellë propozimet e veta nen për nen për projekligjin, kërkesë që u pranua nga mazhoranca në komisionin e Ligjeve.

Edhe në komisionin për Veprimtaritë Prodhuese dhe Mjedisin pati kundërshti nga opozita. Sipas deputetit Lefter Gështenja projektligji i merr kompetencat pushtetit vendor në ndryshimet e planeve ekzistuese duke forcuar kompetencat e kryeministrit.

“Bashkimi i territorit me ujin lidhet me investimet strategjike që kryeministri të ketë dorë të hekurt edhe në bregdet”- tha ndër të tjera ai.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, mbrojti propozimet si një zgjidhje efikase për të kursyer kohën dhe burimet njerëzore me krijimin e komisariatit teknik që do të zgjidhë çdo leje dhe dokument që duhet për aplikimet në pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.

Ndërsa në lidhje me bashkimin e ujit me territorin ajo tha se kjo ishte “racionale”, pasi edhe Këshillin Kombëtar të Ujit e drejton po kryeministri dhe në përbërje ka pak a shumë të njëjtën anëtarë me KKT-në.

“KKTU do të ketë vendimmarrje për hapësirën ujore që lidhen me kërkesat për zhvillim”- tha ajo.

Këshilli Kombëtar i Territorit është organi vendimmarrës që harton dokumentet e planifikimit të territorit dhe vendos për dhënien e lejeve të ndërtimit apo leje zhvillimore në gjithë territorin e vendit.

Me një vendim të kontestuar disa javë më parë Kuvendi i dha këtij organi edhe kompetencat për të vendosur për zhvillimin e strukturave turistike dhe infrastrukturore edhe brenda territorit të Zonave të Mbrojtura./ Reporter.al

Sonila Meço humb babanë, rrëqeth me fjalët: Dhembka fort, pikon acid në stomak

Moderatorja Sonila Meço ka humbur babanë.

Pas disa javësh të vështira, Tomor Meço u shua një javë para ditëlindjes, tha Sonila në rrjetet sociale.

Këtë të martë ajo ka bërë një reagim të dytë për të njoftuar se kur do të përcillet për në banesën e fundit babai i saj, duke përshkruar edhe momentin e kaluar që po kalon.

“Dhembka fort shuarja e babit dhe lamtumira e fundit të pikoka acid në stomak.

Ju jam mirënjohëse me shpirt për çdo ngushëllim e fjalë zemre për Gjyshi Tomin e shtrenjtë, që sot e përcollëm në banesën e fundit teksa shpirti i ka nisur fluturimin e paqtë.

Por nesër, ditën e mërkurë dhe të enjten
nga ora 9:00-13:00 dhe 16:00 – 20:00 presim tek Memorial Home “IJA” vizitat e miqve për të kujtuar e nderuar mes nesh histori e copëza jete të një burri fisnik. 🤍🪽🙏”, tha Sonila Meço.

Mos harroni çadrat nesër! Shtrëngata, vetëtima dhe breshër

Për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet lokalisht dhe në periudha afatshkurtra pritet të jenë me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 15°C
në zonat e ulëta 10 deri 19°C
në zonat bregdetare 12 deri 18°C

“Plas” në BBVIP – Jetmiri: Do dal nga dera e kuqe. Ndërhyn Ledioni: Frikacakëri!

Jetmiri dhe Ledion Liço u përplasën me njëri-tjetrin mbrëmjen e kësaj të marte.

Pas një debati mes tij dhe Eglës, Jetmiri shprehu dëshirën për të lënë shtëpinë, duke akuzuar edhe produksionin se nuk përdorin një standard për të gjithë banorët.

Por Ledioni e kundërshtoi diçka të tillë, duke deklaruar se për rastet e Eglës, që janë bërë problem për Jetmirin, është mbajtur qëndrim.

Jetmiri theksoi se po tregohet i rezervuar ndaj akuzave, duke shtuar se nëse flet më shumë kundër produksionit, nuk e fiton dot këtë betejë.

Pjesë nga përplasja mes tyre:

Jetmiri: A mund të dal nga dera e kuqe?

Ledjoni: Ti erdhe në program një muaj më parë, dhe në fillim para se të hyje ke thënë që do me shembullin tënd të ndryshosh programin.

Arbër Hajdari: Dhe ti del lakuriq…

Ledjoni: E marrim të mirqenë se Jetmiri është koherent.

Arbër Hajdari: Edhe edukativ, edhe lakuriq

Ledjoni: Hyre në program se nuk do doje të ishte ky program që është dhe i ke thënë Orit do ta fitoj këtë program me modelin tim. Sot shoh një njëri të dobësuar që shehs se nuk e fiton dot programin në mënyrën tënde thotë do dal nga dera e kuqe.

Jetmiri: Nuk është kështu.

Egla: Po ik ore burr, ik.

Jetmiri: Mendja ime mendon se po më bëhen padrejtësi, nuk do doja ta shtjelloja tani. Nëse do bëj betejë me ju, nuk e di nëse e fitoj. Ka mospërputhje të mëdha mes asaj që ndodh dhe asaj që shfaqet. Në momentin që unë dëmtohem, në momentin kur kërkoj ndihmë të specializuar dhe më kthehet kundër kjo gjë, do të thotë që njeriu ka një problem. Nëse unë kam problem me veten, do të thotë se nuk mund të shkel me veten. Nuk kam parë një klip me dërrmimet sharjet etiketimet që më bëhen mua. Nuk shoh veten time aty të reflektohet aty, kam të drejtën e botës të krijoj në mendjen time… Kjo nuk është një ndjesi e imja. Unë nuk po shoh standardin dhe kam dyshimet e mia, sa, si dhe pse ju e dini më mirë si ndahet kamera, si ndahet vëmendja.

Ledjoni: Nëse ti e di që je i fortë jashtë, që njerëzit të mbështesin dhe të duan, ku është problemi.

Jetmiri: E vetmja formë që kam është të apeloj te juve në standard.

Arbër Hajdari: Mirë e ka ky, se kur doli lakuriq ky, duhet ta nxjerrim këtu.

Jetmiri: Unë i pranova ato që mu thanë.

Ledjoni: Eglës iu tha që është personi me fjalorin më të rëndë të tre edicioneve, a është qëndrim ky?

Jetmiri: Është qëndrim, por nuk zgjidh hallin tim. Po kërkoj të vendosni një standard.

Ledjoni: Standardi është t’i tregosh publikut, japim klipe dhe kërkojmë sqarime me ju. Krahasimin e bën publiku.

Jetmiri: Jetmiri reagon, kam katër netë që përpiqem të fle, ajo gota ishte për të mos u çjerrë.

Ledjoni: Qëndrimi yt për tu larguar, më duket frikacakëri, jo burrëri. Sepse një njeri që i futet një gjëje në mes të rrugës për ta ndryshuar atë gjënë, nuk mund ta lërë në mes sepse gjërat nuk i shkojnë siç do ai.

Jetmiri hedh hije dyshimi për produksionin: Egla më ka ofenduar, ju i tregoni gjërat…

Pas paralajmërimit të tij se do të shkaktonte “tërmet”, Jetmiri tha të vërtetat e tij këtë të martë.

Ai u shpreh se situatat që e kanë shtyrë drejt vendimit për të lënë shtëpinë janë ofendimet e vazhdueshme të Eglës, por edhe mënyra si, sipas tij, gjërat serviren apo kalohen nga produksioni.

“Nuk di nga t’ia filloj. Nga ajo që po bën Egla, apo nga ajo si ju keni dashur ta tregoni. Duket sikur Jetmiri është problem për Eglën, kur kjo më ka ofenduar, më ka vënë në dyshim burrërinë, më ka thënë maniak, më ka përmendur fëmijën etj.. Kjo në biseda ka përfshirë jo vetëm lojën, por dhe ju se si i trajtoni gjërat.

Ky person me sjelljen e saj ç’njerëzore, fyese, unë kam gjithë të drejtën time që ta sjell në vëmendje sepse besoj që i janë dhënë më shumë mundësi për të dhënë mesazhe. Është person problematik që nuk respekton normat dhe rregullat. Ka gjuhë agresive dhe nuk mund të tolerohet në një televizion publik. Janë shkelur të gjitha rregullat dhe duhet të ndërhyhet në momentin që e drejta e tjetrit shkelet.

Unë kam të drejtë të reagoj. Të më falni që u kam rënë në qafë, të më falë publiku, sepse kjo është e vetmja gjë që mund të bëj”, tha Jetmiri.

Këtu ndërhyri moderatori Ledion Liço, i cili iu përgjigj komenteve të Jetmirit.

“Nuk është dhe nuk ka qenë një program edukativ. Ky nuk është një program publik, por pay-tv, pra paguhet për transmetimin për t’u ndjekur nga të rriturit. Ka një paralajmërim për prindërit që të mos e ndjekin fëmijët e tyre sepse përmban gjuhë nga e të gjitha llojeve dhe ofendime”, deklaroi Ledioni.

Mjetet përplasen “kokë më kokë” në Fushë-Krujë, tre të plagosur. Një në gjendje të rëndë

Dy makina u përfshinë në një aksident rrugor mbrëmjen e kësaj të marte në Fushë-Krujë.

Një “Benz” dhe një “Volkswagen” u përplasën “kokë më kokë”, duke lënë tre persona të plagosur.

Një prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë parakalimi i gabuar i një prej mjeteve dhe lagështia në rrugë.

Meta tregon si e kërcënoi Rama: Ik dhe ti si Arben Ahmetaj

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli për një kërcënim që, sipas tij, e ka marrë nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë konferencës që pati këtë të martë, Meta zbuloi për herë të parë se ka marrë mesazh kërcënues nga Edi Rama, i cili i kishte dërguar një patronazhist për ta paralajmëruar se do të përfundojë njësoj si ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

Pas kësaj deklarate, Meta paralajmëroi Ramën se në fakt, ai që duhet të tregojë kujdes është Edi Rama.

“Dhe të më dërgojë mua ai patronazhistë dhe të më thotë ik dhe ti si Arben Ahmetaj, ku ke ndonjë mik, se i ke punët keq.
Ai të ketë kujdes se ku do të iki, në qoftë se vazhdon me veprime të paligjshme, mafioze”, tha Ilir Meta./ Zoom.al