Aplikacion
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zbardhi për herë të parë një telefonatë mes tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Disa vite më parë, tha Meta në studion e “Opinion”, Berisha e telefonoi teksa ai ishte në Durrës dhe nga zëri u duk i shqetësuar.
Sipas tij, Berisha i dha lajmin se ish-kryeprokurorja Ina Rama kishte dhënë urdhrin për arrestimin e tij.
“Më merr Berisha në telefon kur isha në Durrës. Nga telefonata e kuptova që kishte një shqetësim. Berisha më tregon se ish-kryeprokurorja Ina Rama, kishte marr urdhër për të më futur në burg. Ajo kishte dorëzuar në Angli materiale, video dhe audio”, tha Ilir Meta.
Ndërkohë që kreu i PL tregoi se i ishte përgjigjur ish-kryeministrit që të mos të shqetësohej, dhe i kishte dhënë një premtim: Doktor unë të premtoj që edhe nga burgu do të jap më shumë vota për zgjedhjet që ta heqim Edi Ramën nga kryetar bashkie i Tiranës.
Meta sulmon ashpër Altin Dumanin: Frikacak! Jep dorëheqjenKryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shpërtheu në akuza të forta ndaj SPAK-ut dhe drejtuesit të tij, Altin Dumani.
Nga studioja e “Opinion”, Meta e quajti Dumanin një frikacak dhe kërkoi prej tij të dorëzojë dorëheqjen, duke ju referuar një deklarate të bërë pak ditë më parë që gjykatat vendosin siç kërkon SPAK, një deklaratë që shkaktoi reagime në rrjet.
Sipas Ilir Metës, kjo deklaratë tregoi kontrollin ndaj institucioneve të drejtësisë dhe mbrojtjen që i bëhet kryeministrit Edi Rama.
“SPAK-u tarallaku nuk e sekuestron dot Partinë e Lirisë! Altin Dumani është një frikacak që duhet të japë dorëheqjen për deklaratën idiote që bëri “afërmendsh gjykatat vendosin siç kërkon SPAK”. Altin Dumani është një mbrojtës i pandëshkueshmerisë së Edi Ramës”, tha Ilir Meta.
Drini Zeqo dhe Dea Vieri të lidhur bashkë? Fotot që “bënë lëmsh rrjetin”: Me një bebushPas dy fotove të postuara në “Instagram”, të gjithë po mendojnë se ish-banorët e Big Brother VIP, Drini Zeqo dhe Dea Vieri po përjetojnë një romancë së bashku.
Ata kanë pozuar të dy së bashku para kamerës, ndërsa në foton e dytë, Drini e puth Dean dhe në postim shkruajnë: “Shfletoje foton për lumturinë”, duke iu referuar kështu fotos së dytë.
Vetë Drini ka shkruar në koment: Nuk mund të ishte rastësi, ndërsa Dea i kthen përgjigje me zemra.
Në komente, thuajse të gjithë urojnë çiftin për lidhjen. Mes tyre është moderatori Ronaldo Sharka, që shkruan: “Urime! U plakshit bashkë dhe me një bebush. I lumtur për ju.”
Të jetë ky çifti më i ri i showbizit shqiptar?
Bashkia e Fierit krijon një kompani për menaxhimin e inceneratorit që nuk djegBashkia e Fierit krijon një kompani për menaxhimin e inceneratorit që nuk djeg
Këshilli Bashkiak i Fierit votoi pas dyersh të mbyllura krijimin e një kompanie publike që do të marrë përsipër menaxhimin e fushës së mbetjeve dhe inceneratorit jofunksional, ndërsa shkarkoi nënkryetarin nga opozita me pretendimin se “po filmonte mbledhjen”.
Me një praktikë të paprecedentë, ku medias dhe publikut iu mbyllën dyert, Këshilli Bashkiak i Fierit miratoi vendimin për themelimin e një kompanie publike, e cila pritet të menaxhojë mbetjet e qarkut dhe inceneratorin ende të papërfunduar të Fierit.
Mbledhja u shoqërua me tension dhe u pasua me shkarkimin e nënkryetarin e Këshillit, Endri Jaupaj – një përfaqësues i opozitës. Motivacioni për këtë shkarkim ishte filmimi prej tij i mbledhjes së Këshillit Bashkiak, e cila duhet të jetë e hapur për publikun.
Sipas vendimit të miratuar me limitin e kuorumit të nevojshëm prej 31 votash, Bashkia e Fierit do të jetë aksionerja kryesore e shoqërisë me 51 për qind të aksioneve. Në projekt-vendimin që BIRN e disponon thuhet se është e domosdoshme regjistrimi i shoqërisë me qëllim që kur gjyqi për inceneratorin të përfundojë, të bëhet kalimi te bashkitë. Por përfaqësues të opozitës akuzuan se ky ishte vijim i skandalit dhe se vendimi po merrej në errësirë, pa informuar Këshillin mbi situatën në të cilën ndodhej fusha e mbetjeve dhe i ashtuquajturi incenerator i Fierit.
“Ne kemi disa muaj që kërkojmë informacion mbi gjendjen e inceneratorit. Madje u kemi propozuar me shkresë zyrtare ngritjen e një grupi pune për të vlerësuar gjendjen e impiantit, pasi ky do të jetë vendi i grumbullimit të mbetjeve për gjashtë bashki. Na është thënë se nuk mund të bëhet një vlerësim i tillë, pasi është objekt nën sekuestro,” tha për BIRN Endri Jaupaj, nënkryetar i Këshillit Bashkiak dhe përfaqësues i opozitës.
Kërkesa e Jaupajt dhe këshilltarëve të tjerë të opozitës u përball me indiferencë nga shumica. Kjo e fundit madje votoi një vendim shkarkimi për Jaupaj, të cilin ironikisht e akuzoi se po filmonte mbledhjen.
Jaupaj thotë se ky është një krim mjedisor dhe i hap rrugë aferave të tjera me paratë e taksapaguesve, ndërsa tenton të fshehë problemet e krijuara nga ndërtimi i të ashtuquajturit incenerator.
“Unë kam folur me zyrtarë të bashkisë, të cilët më kanë sqaruar se ajo që ne i themi landfill, në fakt janë katër gropa të cilat u ndërtuan me kapacitet të kufizuar dhe do të shërbenin për depozitimin e mbetjeve vetëm në raste emergjence, kur inceneratori të mos punonte dhe kjo për një periudhë kohe jo më shumë se gjashtë muaj”, tha Jaupaj. Ai tha se për shkarkimin e tij do të ankohej në gjykatë dhe e cilësoi vendim “hakmarrës”.
Kryetarja e Këshillit Bashkiak pranoi shkarkimin e Jaupajt pasi sipas saj “ai po filmonte”.
“Satuti u miratua me 31 vota. Nënkryetarin Jaupaj e shkarkuam nga detyra e nënkryetarit sepse vazhdimisht në mbledhjet e këshillit bënte video dhe i shpërndante në Facebook,”, tha për BIRN kryetarja e Këshillit Bashkiak, Antoneta Çuni.
Çuni mohoi gjithashtu përgjegjësinë për mbledhjen me dyer të mbyllura. “Unë nuk di gjë për këtë, nuk e kisha idenë që media ishte jashtë. Unë menxhoj sallën e mbledhjeve, jo godinën e bashkisë”, shtoi znj Çuni.
Këshilltarë të tjerë të opozitës, përfshi ata të Partisë së Lirisë apo grupit të PD-së që njihet si “Rithemelimi”, kundërshtuan vendimin.
“Ne na u vendos përpara projekt statuti që e bën bashkinë zotëruese të 51% të aksioneve të inceneratorit, kur ky i fundit të përfundojë si investim. Deri tani, inceneratori nuk punon, por na u tha që shteti do investojë për ta vëne ne punë. Ne nuk e miratuam si këshilltarë të djathtë, por ata kanë shumicën e duhur për vendime të tilla,” tha Ilia Fili për BIRN, anëtar i këshillit që përfaqëson grupin e rithemelimit të PD.
Në një deklaratë për mediat menjëherë pas mbledhjes se Këshillit, kryetarja e grupimit të PD që drejtohet nga Lulzim Basha, Eriselda Çelaj ngriti një sërë pyetjesh që sipas saj nuk kanë marrë përgjigje, përfshi kostot e menaxhimit të mbetjeve, lejet mjedisore dhe kostot e incneratorit.
Por nënkryetarja e bashkisë e cilësoi procesin formalitet.
“Është vetëm regjistrimi i shoqërisë, akti i themelimit dhe regjistrimi. Ne nuk e marrim në dorëzim impiantin pa pasur një raport, por raportin nuk e hartojmë ne,” tha për BIRN Adela Hysenaj, nënkryetare e Bashkisë së Fierit.
Vendimi parashikon që bashkia e Fierit do të kontrollojë si aksionere në shumicë shoqërinë që u pagëzua si “Shoqëria e trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Fier”. Sipas këtij vendimi, Bashkia Fier zotëron 50.78% të vlerës së aksioneve, në kapitalin themeltar të kësaj shoqërie, do të paguajë me 5.1 milionë lekë. Bashkia Lushnjë, zotëron 25% të vlerës së aksioneve, në kapitalin themeltar të kësaj kompanie, me vlerë 2.5 milionë lekë. Bashkia Patos, zotëron 7.03% të vlerës së aksioneve, me vlerë 700 000 lekë. Bashkia Roskovec, zotëron 5.47% të vlerës së aksioneve, me vlerë 500 000 lekë. Bashkia Divjakë, zotëron 7.03% të vlerës së aksioneve, me vlerë 700 000 lekë. Bashkia Mallakastër, zotëron 4.69% të vlerës së aksioneve, me vlerë 500 000 lekë.
Në vendim thuhet se për ta zbatuar atë do duhet të pritet gjykata. “Aktualisht Impianti i Përpunimit të mbetjeve Urbane te Qarkut Fier, është i sekuestruar dhe administrohet nga ana e Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe KonfiskuaraTiranë (AAPSK), mbi bazën e Vendimit nr 134 dt.28.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për administrimin e shoqërisë së sekuestruar “Integrated Technology Waste Treatment Fier”sh.p.k”, thuhet në vendim.
Afera e inceneratorëve, në Tiranë, Fier dhe Elbasan, u ka kushtuar deri më sot taksapaguesve shqiptarë rreth 150 milionë euro, ndërsa një numër i lartë zyrtarësh publikë janë nën akuzë ose janë shpallur fajtorë për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socialist, Alqi Bllako si dhe tre administratorët e kompanive të inceneratorëve, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë dënuar për disa vepra penale të lidhura me aferën e inceneratorëve, ndërsa ish.zv.kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në arrati./ Reporter.al
VIDEO/ Tre 20-vjeçarë vdesin në aksident në LondërNjë aksident tragjik u shënua në Londër, ku humbën jetën tre të rinj.
Ngjarja ndodhi në parkun “Staples Corner” gjatë mbrëmjes së të dielës.
Në makinën që u aksientua ndodheshin pesë pasagjerë. Tre prej tyre ndërruan jetë, ndërsa dy të tjerë u dërguan në spital, një prej të cilëve në gjendje më të rëndë për jetën.
Tre viktimat ishin rreth të 20-ave.
Policia po heton për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.
Nesër moti “bën kthesë”, rikthehen reshjet dhe ulen temperaturatPër ditën e martë vendi ynë do të ndikohet kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, si rezultat i formimit të një zone me presion atmosferik të ulët të pozicionuar mbi Gadishullin Apenin dhe masave ajrore të lagështa.
Moti i kthjellët e me temperatura të larta pritet t’i lërë vendin motit me alternime vranësirash e intervale kthjellimesh dhe reshjeve të shiut.
Pas orëve të mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht mesatare në veri.
Era do të fryjë me drejtim jug-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi deri 10-12 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 9 deri 23°C
në zonat e ulëta 8 deri 26°C
në zonat bregdetare 14 deri 26°C
Meritoni shfaqi pakënaqësi ndaj Ledjon Liços dhe mënyrës se si ai u drejtohet banorëve në disa raste dhe komenteve që përdor.
Në spektaklin e kaluar, Meritoni refuzoi të vishte fustanin, për të bërë skeçin e përcaktuar nga Vëllai i Madh.
Por më pas, në një video që qarkullon në rrjetet sociale, ai shprehu rezerva për komentet e bëra nga Ledjoni për këtë rast, duke u shprehur se “flet sikur po ha fara”.
Ai refuzoi për një moment të ndizte mikrofonin, duke sfiduar Vëllain e Madh që t’i sillte zarfin e zi.
“Nuk e ndez mikrofonin jo, nuk e ndez, a po më nin. Ndaç bini zarf të zi, ndaç bini zarf të kuq. Këtu nuk respektohet asgjë, dhe ju kërkoni që të ndez mikrofonin. Ta lëshojnë batutën për fustan si me hëngër fara, e veshe se veshe fustanin”, shprehet Meritoni.
Françeska dhe Graciano u përpoqën që ta bindnin Meritonin që të vendoste mikrofonin, dhe t’i bindej rregullave të Vëllait të Madh, por më kot.
Françeska: Nuk ia vlen
Graciano: Është gjynaf, ku do të dalësh me këtë?
Meritoni: Të sjellin zarfin e zi
Françeska: Je këtu për dy kauza, për Loarin dhe për Ilnisën.
Meritoni: Pa merak.
Françeska: Çfarë do të arrish pa mikrofon?
Meritoni: Do e marrësh vesh jashtë.
Françeska: Nëse je i bindur, unë të mbështes.
Shfaqjet e javës/ Cilat janë veprat që do të vihen në skenë?Për artdashësit, në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe në Teatrin e Operas dhe Baletit do të luhen disa vepra.
Nesër në orën 19:00, në skenë në TKOB do të vihet “La Boheme”, një opera që çon prapa në kohë, Paris, 1840, dy të dashuruar me një fund tragjik.
Vepra e Puçini-t bazohet në novelën e shkrimtarit Henri Murger, “Scènes de la vie de bohème”. “La Boheme” është një operë me katër akte, me libret të Giuseppe Giacosa dhe Luigi Illica.
E njëjta opera do të shijohet edhe në datën 17, 19 dhe 20 prill, në orën 12:00.
Ndërsa në skenën e teatrit “Kujtim Spahivogli” do të luhet më 19 prill vepra “Nga pafajësia në pafajësi”, një performancë nga Julian Bulku, me të ftuar: Gean Arbana, Nermin Strazimiri, Eva Muhameti, Panagiata Styliamori, Laura Dramalo dhe Sier Vaso.
“Nga pafajësia në pafajësi” është një performancë e veçantë eksperimentale për skenën shqiptare pasi ndërthur elemente të baletit modern, shoqëruar nga skenar i lexuar dhe i performuar gjatë shfaqjes, me muzikë dhe teatër. Teksti dhe performanca bashkojnë në mënyrë artistike dhe abstrakte kulturën shqiptare dhe realitetin e përditshëm të kryeqytetit, të pasuruara me grimca nga jeta e protagonistit, duke përfshirë frikërat, mendimet, përvojat, dhe nostalgjitë e tij si njeri dhe si artist.
Emigrimi është një nëntekst i shfaqjes, jo vetëm si një realitet normal për thuajse të gjithë shqiptarët, por edhe sepse ky largim nga vendi përkon edhe me dëbimin nga “Edeni” i pafajësisë apo dhe i fëmijërisë.
Deri në datën 15 prill, publiku pati mundësi të shijonte edhe shfaqjen “Dashuritë e presidentit”, një bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar Ekpserimental “Kujtim Spahivogli” dhe Qendra për zhvillim social, mjedisor, ekonomik dhe kulturor “Smek”. Në skenë u ngjitën për të interpretuar veprën e Miro Gavranit aktorët Luiza Xhuvani, Kristjana Dodaj, Kevin Rrapaj dhe Greta Baci.
Ata sollën për spektatorët një përballje të fortë dhe plot emocion mes bashkëshortes së Presidentit të parë të SHBA-së, George Washington dhe ish-dashnores së tij.
Pas vdekjes së Washington-it, gruaja e tij Marta fton në shtëpinë e saj ish-dashnoren e burrit dhe dy rivalet për herë të parë zbulojnë fakte dhe ngjarje të reja, që do t’i ndryshojnë ato rrënjësisht/ Zoom.al
“Tërmet, mezi po pres të martën” – Çfarë po paralajmëron Jetmiri?Spektaklin e të martës, Jetmiri po e pret me padurim.
Këtë të hënë ai ka bërë disa deklarata që kanë tronditur banorët dhe ndjekësit, duke paralajmëruar se nesër do të marrë valixhet dhe do të largohet nga shtëpia.
Gjatë një bisede me Rozën, Jetmiri tha se do të sqarojë gjithçka të martë.
Biseda me Rozën:
Roza: Çfarë po ndodh more?
Jetmiri: T’i sqaroj unë nesër të gjitha. O zot mezi po pres, është e marta ime. Hedh edhe valixhen dhe iki por unë nesër do t’i jap një “bam bam bam” që o Zot, tërmet.
Roza: Pse? Për çfarë këndvështrimi e ke fjalën. Nuk flas, besoj se e ke kuptuar që unë nuk e shes muhabetin,
Jetmiri: Për të gjitha këndvështrimet sepse është një situatë e dalë jashtë kontrollit, e pamenaxhuar dhe ka një paaftësi të madhe.
Roza: Për kë e ke fjalën?
Jetmiri: Nesër do ta dëgjosh. Do pres prime-n e nesër dhe pastaj do shoh.
Roza: Mezi e pres se çfarë do bësh.
Jetmiri: Dhe unë mezi e pres.
Më pas, Meritoni dhe Françeska u përpoqën ta qetësonin dhe ta bindnin që të rimendohet për vendimin për të lënë shtëpinë. Por sipas Meritonit, kjo është e patjetërsueshme.
Biseda mes tyre:
Jetmiri: Unë do lë programin.
Meritoni: Jo more, çfarë thua kështu?
Françeska: Për fjalën që të ka thënë se do të shkul dhëmbët?
Jetmiri: Ky është vendimi im dhe është i patjetërsueshëm dhe i panegociueshëm.
Françeska: Për ta kuptuar më mirë, për fjalën që të ka thënë se do të shkul dhëmbët?
Jetmiri: Po.
Meritoni: Për asnjë arsye ti nuk duhet të largohesh nga loja./ Zoom.al
Konflikte dhe realizim dëshirash, çfarë sjell kjo javë për shenjën tëndeKe lënë pezull ca punë? Prapavija e Mërkurit t’i rikujton dhe do të bëjë sërish një lidhje me Chiron gjatë ditës së hënë, për të të sfiduar edhe njëherë, që ti të ecësh përpara. Sezoni i ri i Demit nis të premten dhe të duhet energjia e një shenje Toke, pas një periudhe plot drama.
Dashi
Ke bërë një dialog, i cili duket se të ka rënduar pak, por është momenti ideal që të shërohesh dhe të ecësh përpara. Mërkuri dhe Chiron do të bashkëpunojnë që të të lehtësojnë dhimbjen. Të shtunën, do të ndodhë një ndërveprim kuptimplotë mes Jupiterit dhe Uranit dhe kjo të të ndihmojë që të jetosh sipas vlerave dhe dëshirave të tua.
Demi
Edhe pak të duhet të dalësh nga guaska jote. Bashkëpunimi i Mërkurit dhe Chiron është i fuqishëm dhe mund të të shkëpusë nga një zakon që humbet sensin tënd të fuqisë. Brenda kësaj jave nis edhe sezoni i shenjës tënde, në të cilin dëshirat e tua do të realizohen.
Binjakët
Kjo javë nuk vjen pa konflikte, por fatmirësisht, Chiron do ta zbusë keqkuptimin dhe do të të bëjë ta shohësh debatin nga një aspekt tjetër, më mendjehapur. Do të festosh, lotosh dhe qeshësh; të gjitha do t’i realizosh këtë javë.
Gaforrja
Çfarë dëshiron zemra jote, Gaforre? Të hënën, Mërkuri dhe Chiron do të bashkëpunojnë që ti të shprehësh dëshirat e tua në aspektin e karrierës. Do të jesh i/e motivuar që të ndjekësh pasionet, njëkohësisht që të socializohesh dhe të lidhesh me komunitetin.
Luani
Jeto dhe mëso, i dashur Luan! Mërkuri dhe Chiron do të të ndihmojnë që të kesh më shumë dëshirë që të përdorësh dijet e tua dhe të ecësh përpara, duke mësuar veten dhe të tjerët. Të premten do të ndihesh më ambicioz/e dhe do të ndjekësh ëndrrat e tua në karrierë.
Virgjëresha
Thuaje pa ndroje të vërtetën tënde, Virgjëreshë! Të hënën, Mërkuri dhe Chiron do të tregojë një sekret intim, që mund të zbulosh ose të thuash. Ëndrrat e tua do të të motivojnë të ecësh përpara dhe të bësh më të mirën. Mos harro të ndërmarrësh aventurat që të mbushin shpirtin.
Peshorja
Konflikti është i pashmangshëm gjatë kësaj javë. Do të ketë një zënkë mes teje dhe njerëzve të tjerë, por është e rëndësishme që të diskutosh për të kuptuar dhe jo për të provuar që ke të drejtë. Nëse ke pasur probleme që lidhen me një marrëdhnie intime dhe do t’i qartësosh, kjo është java e duhur.
Akrepi
Shko larg me hapa të vegjël dhe të sigurt, Akrep! Bashkëveprimi i Mërkurit dhe Chiron do të të tregojë se që të arrish drejt finishit, duhet të kalosh ca peripeci. Sezoni i Demit do të nisë të premten dhe do të jetë një prej periudhave më të mira të këtij viti, ndaj shfrytëzoje.
Shigjetari
Të jesh një person i ndjeshëm është një fuqi, i dashur Shigjetar. Mërkuri dhe Chiron mbledhin forcat që të të ndihmojë që të ecësh përpara me fuqi, guxim dhe vetëbesimin e duhur. Mendo për një strategji të për mirëqenien tënde dhe shpejt, do ta vendosësh në praktikë.
Bricjapi
Vendosi një emër ndjesive të tua, i dashur Bricjap! Nga e hëna, ngjarja e rëndësishme qiellore, ku Mërkuri bashkëpunon me Chiron, të frymëzon që të kesh më shumë mundësi për të bërë biseda që kanë në qendër emocionet pozitive. Do të ndjesh gëzim, dashuri dhe se përket diku.
Ujori
Pastroje jetën tënde nga mungesa e komunikimit dhe ndërlikimet që ndodhin prej tij. Këtë javë duhet që të zgjidhësh çdo keqkuptim që ke krijuar me të tjerët, në mënyrë që të arrish në gjendjen dhe qetësinë mendore dhe shpirtërore që po synon. Vëmendja jote do të përqendrohet në shtëpi, familje dhe gjërat që të përkasin.
Peshqit
A po vepron dhe jeton sipas vlerave të tua? Mendohu dhe përgjigju gjatë kësaj jave, pasi Mërkuri dhe Chiron të ndihmon që të praktikosh më shumë vetëbesim dhe të kesh kurajo që të harmonizosh jetën tënde, në çdo nivel.