Aplikacion
Pasioni dhe dashuria mund të jenë intensive: Nuk mund të ngopeni. Megjithatë, me kalimin e kohës, shkëndija e zjarrtë mund të zbehet.
Ndonjëherë, çiftet duken po aq të dashuruar dhe të tërhequr nga njëri-tjetri pas shumë vitesh sa ishin në fillim. Por herë të tjera, mund të duket sikur një çift është më shumë dy njerëz që thjesht zgjedhin të jetojnë së bashku sesa partnerë romantikë. Çfarë bën i pari ndryshe nga i dyti për të mbajtur zjarrin ndezur?
Gjithçka ka të bëjë me disa dallime kryesore në çiftet që “digjen” mirë pavarësisht viteve të tyre së bashku dhe moshave. Le të dëgjojmë disa këshilla se si të qëndrojmë të dashuruar dhe të mbetemi të tërhequr fizikisht nga një partner gjatë viteve.
1. Pamja fizike
E mbani mend si ishte kur u takuat për herë të parë? Ju ka të ngjarë të bëni përpjekje për pamjen tuaj të jashtme, sepse keni dashur që personi tjetër t’ju shohë si tërheqës. Çiftet me fuqinë për të ruajtur tërheqjen fizike ndaj njëri-tjetrit gjatë gjithë viteve, priren të mos ndalojnë kurrë përpjekjet për t’u dukur të këndshme për tjetrin. Kjo mund të nënkuptojë diçka aq të thjeshtë sa veshja e një lloji të caktuar veshjeje, sepse e dini se partneri juaj i pëlqen ose diçka më e përkushtuar, si puna për të qëndruar në formë.
2. Besimi dhe respekti
Të jesh në gjendje të mbështetesh te partneri për të përmbushur nevojat e tua dhe të kesh besim se ai do t’ju respektojë edhe kur nuk jeni pranë është e madhe. Nëse besimi dhe respekti humbasin, dashuria dhe tërheqja e humbur pothuajse gjithmonë pasojnë shpejt. Ndërsa besimi i prishur nuk është një gjë e pafundme, ai duhet të vihet në qendër të vëmendjes, të ndahet dhe të riparohet për të mirën e marrëdhënies.
3. Ndërvarësia
Çiftet që duken të ndërtuar për t’ia dalë mbanë jetës në harmoni dhe tërheqje të qëndrueshme varen nga njëri-tjetri për nevoja specifike, por dinë gjithashtu të festojnë dhe të përfitojnë nga dallimet e njëri-tjetrit.
4. Besimi
Vetëdija për pikat tuaja të forta dhe ajo që sillni në tryezë si individë është e rëndësishme në marrëdhëniet afatgjata. Ju të dy duhet të jeni të kënaqur me atë që jeni si njerëz dhe të kënaqeni duke ndarë atë vlerë të qenësishme në partneritet.
5. Aventurë dhe të qeshura
Rutina mund të shuajë dashurinë dhe tërheqjen. Nëse nuk argëtoheni kurrë së bashku ose nuk dilni nga përditshmëria e përditshme, shkëndija që kishit dikur mund të zbehet shumë shpejt. Në shumë raste, është e lehtë të harrosh pse ndiheshe i tërhequr nga dikush nëse nuk ndani kurrë përvoja të reja ose argëtim. Mos harroni: Në fillim lidhja juaj ishte e re, por gjithçka që keni përjetuar në çift ishte gjithashtu e re. Përpiquni të krijoni momente të reja së bashku për ta mbajtur bashkimin tuaj interesant./psychologytoday
SHBA mbledh liderët e G7-s: Irani rrezikon të destabilizon më tej rajonin!Liderët e G7 kanë dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe riafirmuan mbështetjen e plotë për Tel Aviv.
Pas mbledhjes së sotme, në një deklaratë, është bërë me dije se G7 do të punojnë për të stabilizuar situatën në Lindjen e Mesme.
“Me veprimet e tij, Irani ka ecur më tej drejt destabilizimit të rajonit dhe rrezikon të provokojë një përshkallëzim të pakontrollueshëm rajonal. Kjo duhet të shmanget,” është thënë në deklaratë nga presidenti i G7, përfaqësuesi italian, Antonio Tajani.
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani tha ndër të tjera se shpreson që Izraeli të tregojë përmbajtje në përgjigjen e tij ndaj Iranit.
Shtëpia e Bardhë publikoi po ashtu një foto gjatë mbledhjes, ku shihet presidenti amerikan Joe Biden duke folur me liderët e G7.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe koordinatori i Lindjes së Mesme Brett McGurk ishin gjithashtu të pranishëm.
Edhe Shtëpia e Bardhë tha në një postim në X se liderët “dënuan sulmin e paprecedentë të Iranit kundër Izraelit dhe riafirmuan përkushtimin e G7 për sigurinë e Izraelit”.
Takimi u thirr për të diskutuar atë që Biden e quajti një “përgjigje urgjente diplomatike” ndaj sulmit të Iranit.
As ligj, as moral, madje as frikë nga Perëndia…Me çfarë morali, qeveria do t’u kërkojë individëve dhe bizneseve që të paguajnë taksat e tyre, kur vetë është shpërdoruesi më i madh i tyre. Me çfarë morali do t’u kërkohet vota, që në thelb ka administrimin e fondeve të taksapaguesve për të rritur mirëqenien e këtiyre të fundit, kur sot ka një transparencë e llogaridhënie të cunguar dhe një pjesë e madhe e fondeve po rezultojnë se janë vjedhur.
Buxheti i shtetit shpenzoi në vitin 2023 gjithsej 674 miliardë lekë, ose rreth 6.4 miliardë euro. Sipas të dhënave zyrtare të buxhetit, rreth 60% e kësaj shume përdoret për pagat e administratës publike, interesat e borxhit, për subvencione, si dhe për të mbuluar skemën deficitare të pensioneve.
Pjesa e mbetur, ose rreth 267 miliardë lekë (2.5 miliardë euro) shkon për shpenzime operative mirëmbajtjeje (10.5% e totalit të shpenzimeve), buxheti lokal që përfshin të ardhurat e veta dhe transfertat buxhetore (10.2%), shpenzime kapitale (18%) dhe një pjesë më e vogël prej 2.4% e totalit shkoi për rindërtimin, proces i cili vazhdon ende, edhe pse kanë kaluar katër vjet nga tërmeti i nëntorit 2019.
E gjithë kjo shumë, që përbën 40% të totalit të buxhetit, shpenzohet nëpërmjet procedurave të tenderimit publik, që në thelb synojnë transparencë, t’i japin shanse të njëjta gjithsecilit që do të bëjë biznes me shtetin dhe më e rëndësishmja, që mundësojnë shërbimin më të mirë me vlerën më të ulët, duke maksimizuar eficiencën e përdorimit të fondeve publike.
Për këtë arsye, qeveria ka miratuar strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike, fillimisht për periudhën 2014-2020, e cila më pas është rishikuar disa herë.
Strategjia tenton që të garantojë besueshmërinë e buxhetit, të rrisë elemente të transparencës fiskale, të monitorojë shpenzimet dhe prokurimet. Teorikisht, kontrolli i shpenzimeve bëhet nëpërmjet auditimit të brendshëm dhe të jashtëm (Kontrolli i Lartë i Shtetit).
Me presionin e fortë dhe afatgjatë të institucioneve ndërkombëtare u vu theksi edhe te forcimi i procesit të përzgjedhjes dhe monitorimit të Partneriteteve Publike-Private (PPP-ve) që do të çojë në rritjen e përfitimeve nga këto projekte. Institucionet ndërkombëtare, nga ana e tyre, e kanë ndihmuar Shqipërinë që të forcojë transparencën dhe qëndrueshmërinë e financave të veta.
Banka Botërore në vitin 2014 akordoi një kredi prej 87 milionë eurosh për zhvillimin e financave publike, prej së cilës deri më sot janë përdorur vetëm 13 milionë euro, ose rreth 15%, sipas të dhënave zyrtare.
Banka Botërore e ka vënë vazhdimisht theksin te përmirësimi i menaxhimit të projekteve të investimeve publike, duke përfshirë Partneritetin Publik-Privat dhe dhënien me koncesione. Edhe Reforma në Drejtësi kishte si synim, ndër të tjera, që të shtonte presionin për mirëmenaxhimin e financave publike, duke ulur abuzimet nga zyrtarët publikë.
Të gjitha këto masa nuk kanë arritur të garantojnë një përdorim me eficiencë të parave publike. Raporti i SPAK për vitin 2023, i dërguar në Kuvend, nxori në pah se korrupsioni në administratën publike është mjaft i përhapur në prokurime dhe koncesione PPP.
Skemat e publikuara nga SPAK tregonin se si shkelej barazia në tenderat publikë dhe më pas abuzimi vazhdonte jo vetëm duke krijuar skema fiktive midis funksionarëve të lartë publikë për fshehjen e akteve korruptive, por, mbi të gjitha, duke shërbyer edhe si një skemë pastrimi e produkteve të veprave penale.
Dokumentet falsifikohen, fituesi shpesh është i paracaktuar, fondet kalojnë në formë pagesash te shoqëritë tregtare, të cilat kanë lidhje me funksionarin e lartë publik dhe personat e tjerë të përfshirë.
Skema zgjerohet më tej, me këto fonde, që nga llogaritë e kompanive, më pas transferohen në llogari të tjera brenda dhe jashtë vendit, duke u investuar në pasuri të tundshme ose të patundshme.
Hetimet e tjera po të SPAK treguan se si disa koncesione kishin ndjekur praktika tërësisht abuzive, duke marrë para për shërbime që nuk i kanë kryer asnjëherë.
Si mund të ndodhë kjo në një shtet, që teorikisht i ka të ngritura të gjitha hallkat e kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm, dhe madje shpenzon jo pak fonde në procedura të tilla, që do të duhej të garantonin vlerën më të mirë për paratë e shpenzuara?!
Buxheti i shtetit mblodhi në vitin 2023 rreth 643 miliardë lekë (6.1 miliardë euro) nëpërmjet taksave nga bizneset e individët dhe diferencën që i duhej për të mbuluar shpenzimet e siguron nëpërmjet borxhit, që sërish paguhet në vite nga taksapaguesit.
Arritja e vlerës më të mirë të parave që vijnë nga fonde publike është edhe rruga më efektive e përmirësimit të shërbimeve bazë për qytetarët. Fatkeqësisht, kjo nuk po ndodh.
Me çfarë morali, qeveria do t’u kërkojë individëve dhe bizneseve që të paguajnë taksat e tyre, kur vetë është shpërdoruesi më i madh i tyre.
Me çfarë morali do t’u kërkohet vota, që në thelb ka administrimin e fondeve të taksapaguesve për të rritur mirëqenien e këtij të fundit, kur sot ka një transparencë e llogaridhënie të cunguar dhe një pjesë e madhe e fondeve po rezultojnë se janë shpërdoruar.
Konsolidimi i politikave dhe institucioneve për mirëmenaxhimin e financave publike është element kyç për të siguruar zhvillimin e ekonomisë, rritjen e mirëqenies së qytetarëve për të promovuar barazinë në treg, duke u dhënë të gjithëve mundësi të njëjta. Por, në fakt, po ndodh e kundërta.
Me fiktivitetin, keqmenaxhimin dhe abuzimin e vet intensiv dhe këmbëngulës, duket sikur qeveria ka objektiv dhe më afatgjatë: të përçudnojë përfundimisht sjelljen e shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare dhe të rrënjosë bindjen se të keqes nuk ke çfarë t’i bësh, prandaj më mirë të dorëzohesh para saj.
Në kushtet aktuale, kur pjesa e opozitës në politikë është e dobësuar dhe e ngërthyer jo pak me këtë keqadministrim, duket se rezistenca dhe mosdorëzimi do të ndërtohet vetëm nëse individualisht nuk do të dorëzohemi, por do të refuzojmë aty ku mundemi dhe aq sa mundemi të keqen, që duket se nuk po ka fund.
Editorial nga “Monitor”
Ajo tha “PO”, Dafina Zeqiri merr propozimin përrallor nga biznesmeni shqiptarKëngëtarja e njohur dhe aq shumë e dashur për publikun shqiptar, i ka thënë “PO” propozimit për martesë nga partneri i saj.
Në disa foto të postuara në Instagram, Dafina Zeqiri ka zbuluar unazën mbresëlënëse dhe pamje nga surpriza qe Kreshnik Gjergji i kishte përgatitur.
Çifti përflitej prej kohësh për një dasmë.
Kush e urdhëroi sulmin ndaj Izraelit
Askush, madje as njerëzit e brendshëm, nuk prisnin veprim të drejtpërdrejtë. Ata thuajse bënin shaka për këtë: “Bulisti, flet me zë të lartë, por rrallë vepron në të vërtetë”.
Por jo. Këtë herë ndodhi.
Ayatollah Ali Khamenei ka dhënë dritën jeshile për një seri sulmesh me dron të nisur nga toka iraniane drejt Izraelit. Hakmarrja e regjimit për bombardimin izraelit në ambasadën e Damaskut u zhvillua.
Khamenei hakmerret jashtë, por edhe brenda duke rritur, në të njëjtën ditë, nivelin e represionit të brendshëm për të neutralizuar disidencën. Lideri suprem e di që nuk ka mbështetjen e popullit të tij: në zgjedhjet e fundit vetëm 40% e qytetarëve dolën për të votuar, por për kundërshtarët e tij shifrat janë shumë më të ulëta.
Prej disa ditësh, në rrjetin social “X” qarkullon një sondazh ku iranianët pyeten nëse janë në favor të luftës me Izraelin. Rezultati është një paradoks: më shumë se 50% u përgjigjën me një “po”.
“Jo sepse na pëlqejnë bombat”, shpjegon M., një profesor nga Teherani, “por sepse një sulm i jashtëm mund të sjellë fundin e diktaturës”.
Por dje mesazhet nga Teherani ishin të panikut: “Na solli në luftë Khamenei”, shkruanin njerëzit.
Ali Khamenei, 84 vjeç, është shtylla themelore mbi të cilën mbështetet gjithë pushteti dhe terrori i Republikës Islamike. Një njeri kyç në Revolucionin e vitit 1979 dhe këshilltar i Ayatollah Khomeinit, ai u bë president i Iranit në vitin 1981 dhe Udhëheqës Suprem në 1989.
Gjithçka kalon nga ai dhe ai e ka gjithmonë fjalën e fundit. Si çdo diktator, ai nuk i beson askujt përveç djalit të tij të dytë Mojtaba, i cili nuk ka asnjë rol zyrtar, por është ndër njerëzit më të dëgjuar nga ajatollahu dhe pasardhësi i tij i mundshëm.Një tjetër që duket se kandidon – por pa shpresa të mëdha – për rolin e liderit të ardhshëm është presidenti Ebrahim Raisi, i njohur për metodat e tij të pamëshirshme represive dhe si “kukulla e Khameneit”.
Nën ajatullahun ekziston Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare, i cili vendos për çështjet e sigurisë ushtarake dhe politikës së jashtme. Sekretari është Ali Akbar Ahmadian, një ish-pasdaran. Këshilli përfshin liderët e Republikës Islamike, të cilët zhvillojnë plane për çështje madhore: nga protestat tek energjia bërthamore deri tek sulmi ose jo i Izraelit.
Fjala e fundit mbetet ajo e Khameneit.
Shtylla e dytë e teokracisë gjendet në komponentët e sigurisë që u janë besuar njerëzve me përvojë të madhe. Hossen Salaimi është në krye të gardianëve, trupi që identifikohet me “gjakun e revolucionit”, krahun dhe mburojën.
I lindur në vitin 1960, ai ndërpreu studimet e tij inxhinierike për të marrë pjesë në konfliktin me Irakun dhe më pas mori poste përgjegjësie. Ai konsiderohet si një “skifter”, i njohur për shpërthimet e mbushura me retorikë, i vendosur për të sfiduar kundërshtarët e brendshëm dhe të jashtëm.
Në një nivel më të ulët, Esmail Qaani, komandanti i Qods, “divizioni” që ndihmon milicitë aleate në Lindjen e Mesme, menaxhon transferimin e armëve dhe gjithashtu godet në mënyrë klandestine. Një makinë efektive e themeluar nga gjenerali Qasem Soleimani, i vrarë në Irak në vitin 2020 nga amerikanët, i zëvendësuar nga vetë Qaani.
Një kalim i stafetës që sipas disave ka pasur pasoja negative edhe nëse, në dritën e asaj që ka ndodhur në këto katër vite, nuk do ta mendonit kështu. Prania e militantëve është rritur kudo, Teherani i luan kartat e tij nga Libani në Siri dhe përmes Houthi-ve ka demonstruar se mund të minojë trafikun detar në Detin e Kuq.
Ajo ka humbur liderë të aftë, si tre oficerët e eliminuar nga Izraeli në Damask, por zinxhiri hierarkik ka rezistuar, duke demonstruar qëndrueshmëri, kapacitet dhe vëllim zjarri.
Roli i inteligjencës është i rëndësishëm në tabelën e shahut Khomeinist.
Mohammad Kazemi, shumë me ndikim dhe i afërt me Khamenei, ka drejtuar atë të Pasdaran që nga viti 2022. Agjentët e saj jo rrallë janë në konkurrencë me “kolegët” e tyre të shërbimit sekret të drejtuar nga Esmail Katib, anëtar i klerit shiit.
Megjithatë, grupi i aparateve ndonjëherë ka lënë boshllëqe të shfrytëzuara nga izraelitët dhe kundërshtarët e tyre. Sabotimi në vendet strategjike, dështimi për të mbrojtur shkencëtarët dhe disa gabime të dukshme kanë zbuluar dobësi që i atribuohen faktorëve të ndryshëm.
Serioze, nëse Republika Islamike dëshiron të jetë protagoniste në të gjithë rajonin.
Doli nga BBV pas deklaratës së dhunshme, Klod Duro sulmon Jul Dedën dhe Arbër Hajdarin: Çuna babiIsh-banori i BBVA 3, Klodian Duro ka sulmuar Arbër Hajdarin dhe Jul Dedën nga Instagrami pas debatit me Eglën.
Ish-futbollisti i kombëtares me nota ironie i ka etiketuar të dy, si “çunat e baballarëve që hanë bukë me emrin e babait”.
“Arbër Hajdari dhe Jul Deda, dy çunat e baballarëve që hanë bukë me emrin e babait, përballë një super goce të fortë si Egla Ceno.
Kjo është Shqipëria jonë e dashur, e çunave të babit, kollovarëve dhe k*rvave që lëpijnë majtas dhe djathtas. Mbyti Egla mbyti,” shkruan Duro në një postim në instastory.
Eksperienca e Klodian Duros brenda Big Brother VIP zgjati shumë pak, pasi u skualifikua për shkak të një deklarate që shokoi publikun. Ai si me humor u shpreh se duhet të kenë kujdes nga ai, pasi kur ka dhunuar bashkëshorten e vet, i duken asgjë të tjerët.
SHBA tërhiqet/ Biden telefonon Netanyahun: Nuk do të marrim pjesë në kundërsulmin ndaj IranitPresidenti Joe Biden duke kërkuar të frenojnë rrezikun e një lufte më të gjerë rajonale pas një breshërie raketash dhe dronësh iranianë të drejtuar drejt Izraelit,ka thënë homologëve të tyre se SHBA nuk do të marrë pjesë në asnjë veprim sulmues kundër Iranit sipas zyrtarëve amerikanë.
Biden i tha kryeministrit izraelit në bisedën e tij telefonike se ai duhet ta konsideronte të shtunën një fitore, sepse sulmet e Iranit kishin qenë kryesisht të pasuksesshme dhe demonstruan aftësi superiore ushtarake të Izraelit, tha një zyrtar i lartë i administratës.
John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha të dielën se aftësia për të parandaluar dëmin e gjerë ishte një demonstrim i “epërsisë ushtarake” të Izraelit dhe provë se Irani nuk ishte “fuqia ushtarake që ata pretendojnë se janë”.
“Ky ishte një sukses i jashtëzakonshëm, duke vërtetuar vërtet epërsinë ushtarake të Izraelit dhe po aq kritike, epërsinë e tyre diplomatike, se ata kanë miq në rajon, që kanë në mbarë botën që janë të gatshëm t’i ndihmojnë ata,” tha Kirby.
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin i kërkoi homologut të tij izraelit, ministrit Yoav Gallant, të njoftojë SHBA-në përpara çdo përgjigjeje të mundshme ndaj sulmit iranian, sipas një zyrtari tjetër amerikan.
Edhe pse zyrtarët amerikanë u theksuan homologëve të tyre se vendimi përfundimtar se si t’i përgjigjet Iranit i takon Izraelit, Biden ka kërkuar të parandalojë një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit.
Irani kërcënon SHBA-në: Nëse bashkëpunon me Izraelin, baza amerikane do të…Irani lëshoi një paralajmërim të fortë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse, së bashku me Izraelin, ndërmarrin veprime kundër.
Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, Sardar Bagheri tha se operacioni i Iranit ndaj Izraelit ka përfunduar, por nëse ka kundërpërgjigje nga izraelët në bashkëpunim me SHBA-në, do të sulmohen bazat amerikane.
“Nëse Ushaingtoni bashkëpunon me Izraelin në veprimet e tyre të ardhshme të mundshme, bazat amerikane nuk do të kenë asnjë siguri dhe do të sulmohen. Nga këndvështrimi i Iranit, operacioni ushtarak kundër Izraelit ka përfunduar.
Megjithatë, forcat e armatosura iraniane mbeten në gatishmëri të lartë dhe janë të përgatitura të veprojnë nëse është e nevojshme.
Nëse regjimi izraelit përgjigjet, operacioni ynë i ardhshëm do të jetë shumë më i madh”, tha Bagheri.
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit erdhi pas një bombardimi të ndodhur më 1 prill në Damask, ku u godit një ndërtesë e konsullatës iraniane dhe humbën jetën shtatë persona, duke përfshirë edhe komandatin e lartë të Gardës Revolucionare, Mohammed Reza Zahedi.
Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin./ Zoom.al
Vdekje tragjike për 17-vjeçarin në Lezhë – E zë korrenti në shtëpi, ndërron jetë në spitalNjë ngjarje e rëndë u regjistrua në Mamurras të Lezhës, ku një 17-vjeçar humbi jetën.
I riu ra në kontakt me energjinë elektrike, teksa ndodhej në banesën e tij.
Ai u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 17-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.
Sulmi i Iranit/ Rama konfirmon mbështetjen për Izraelin: Rrezik për destabilizim të pakthyeshëmKryeministri Edi Rama konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Izraelin, pas sulmit të Iranit me dronë e raketa.
Me anë të një reagimi në rrjetin social “X”, Rama dënoi sulmin, duke folur për një rrezik që stabiliteti në Lindjen e Mesme të prishet në mënyrë të pakthyeshme.
Edi Rama bëri apel për armëpushim sa më të shpejtë mes Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit.
Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi”, tha Edi Rama.