zoom

Day ArchiveIrani konfirmon sulmin me dronë e raketa ndaj Izraelit, Jordania shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Garda Revolucionare e Iranit ka konfirmuar sulmin me dron ndaj Izraekit, ndërsa ka shtuar se ka lëshuar dhe raketa.

Në një deklaratë të cituar nga media shtetërore, dega e Forcave të Armatosura iraniane tha se ka shënjestruar vende specifike në Izrael me dhjetëra dronë dhe raketa. Ushtria izraelite konfirmoi se një avion dronësh ishte nisur nga vendi dhe mund të duheshin “disa orë” për të mbërritur.

Mediat izraelite kanë raportuar se dronët mund të fillojnë të mbërrijnë rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale (01:00 të mëngjesit me kohën e Shqipërisë), por raketat mund të mbërrijnë më shpejt.

Nga ana tjetër, Jordania ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi Irani lëshoi ​​dhjetëra dronë dhe raketa në Izrael. Më herët, Jordania njoftoi se po mbyllte hapësirën e saj ajrore mes kërcënimit të një sulmi iranian.

Dy burime rajonale të sigurisë kanë thënë se mbrojtja ajrore e vendit ishte gjithashtu e gatshme për të kapur çdo dron ose avion iranian që hyn në hapësirën ajrore të tij./ Zoom.al

Çfarë pritet të ndodhë? Irani nis sulmin hakmarrës ndaj Izraelit, lëshon dhjetëra dronë kamikazë

Irani ka nisur mbrëmjen e sotme sulmin hakmarrës ndaj Izraelit duke lëshuar dhjetëra drone kamikazë, të cilët raportohet se do të duan disa orë që të godasin objektivat.

Teherani kishte paralajmëruar prej ditësh se do të përgjigjej ashpër ndaj izraelitëve, pasi këta të fundit bombarduan konsullatën iraniane në Siri, duke vrarë 7 persona që ndodheshin brenda.

Sakaq, të dy vendet ashtu si edhe Jordania kanë njoftuar se do të mbyllin hapësirat e tyre ajrore këtë mbrëmje duke bërë që avionët në hyrje, nisje dhe tranzit të ndalohen të kalojnë apo të zbarkojnë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është gati për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani dhe do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

“Qytetarët e Izraelit, në vitet e fundit, dhe aq më tepër në javët e fundit, Izraeli është përgatitur për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani”.

“Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura dhe ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë, IDF është i fortë, populli është i fortë”.

“Ne e vlerësojmë SHBA-në për qëndrimin në krah të Izraelit, si dhe mbështetjen e Britanisë së Madhe, Francës dhe shumë vendeve të tjera.”

“Kam vendosur një parim të qartë – kushdo që na lëndon, ne do t’i lëndojmë ata. Ne do të mbrohemi nga çdo kërcënim dhe do ta bëjmë këtë me qetësi dhe vendosmëri”.

Ndërkohë, SHBA ka premtuar “mbështetje të palëkundur” për Izraelin pasi Irani më herët konfiskoi anijen e lidhur me Izraelin. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, e shkroi këtë në një postim në X pasi pati një bisedë telefonike me homologët e tij izraelitë.

Ushtria izraelite shpalli “gadishmëri e plotë” për shkak të hakmarrjejes iraniane. Zëdhënësi i IDF-së saktësoi se “dhjetëra avionë janë gati të ngrihen” në funksion të kundërpërgjigjes së sulmit nga ana e Teheranit./ Zoom.al

Kur duhet të hani darkë për të ulur peshën dhe sheqerin në gjak

Një studim i fundit i botuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism nga Shoqata Endokrine ka hedhur dritë mbi ndikimin e kohës së konsumimit të ushqimit në mbrëmje mbi peshën dhe metabolizmin e individëve. Janë mbi 2.1 miliardë njerëz në të gjithë botën që përballen me sfidën e mbipeshës ose obezitetit, ndaj kuptimi i ndikimit të zakoneve të ngrënies në shëndetin metabolik është më i rëndësishëm se kurrë.

Të dhëna nga një studim i ri

Sipas këtij studimi, të ngrënit e darkës vonë në mbrëmje mund të çojë në rritjen e niveleve të sheqerit në gjak dhe në një reduktim të sasisë së yndyrnave të djegura.

Për të hulumtuar më thellë këtë çështje, studiuesit u fokusuan tek 20 vullnetarë të shëndetshëm, të ndarë në mënyrë të barabartë midis meshkujve dhe femrave, duke vënë nën vëzhgim metabolizmin e tyre pas konsumimit të darkës në dy kohë të ndryshme: njëra menjëherë pas orës 22:00 dhe tjetra rreth orës 18:00. Edhe pse të gjithë pjesëmarrësit shkuan për të fjetur në orën 23:00, rezultatet treguan një rritje të niveleve të sheqerit në gjak dhe një ulje të sasisë së yndyrnave të djegura pas vaktit të mbrëmjes krahasuar me darkën e hershme.

Dr. Jonathan C. Jun nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Johns Hopkins, autori kryesor i studimit, thekson rëndësinë e këtyre gjetjeve, duke vënë në dukje se ndryshimet në përpunimin metabolik të ushqimit në varësi të kohës së konsumit mund të kenë pasoja serioze në shëndet nëse bëhen zakon. Efektet variuan ndjeshëm midis individëve, të cilat mund të sugjerojnë një predispozicion gjenetik ose ndikime të tjera individuale që bëjnë disa njerëz më të ndjeshëm ndaj këtyre ndikimeve.

Dr. Chenjuan Gu, autori i parë i studimit, shton se këto rezultate janë veçanërisht të rëndësishme për ata që tashmë vuajnë nga çështje të tilla si obeziteti ose diabeti, të cilët mund të përballen me pasoja më të rënda shëndetësore për shkak të zakoneve të tyre të ngrënies vonë natën.

Çfarë duhet të dini?

Pavarësisht nga këto zbulime fillestare, ekipi i studimit thekson nevojën për hulumtime të mëtejshme për të konfirmuar efektet e zbuluara dhe për të kuptuar më mirë faktorët që kontribuojnë në këto ndikime, duke përfshirë rolin e gjumit dhe ritmeve cirkadiane.

Në fund, këshilla që del nga këto gjetje është e qartë: konsumimi i darkës më herët dhe largimi nga zakoni i të ngrënit afër kohës së gjumit mund të ofrojë mbrojtje kundër shtimit të peshës dhe rritjes së sheqerit në gjak, duke na çuar drejt një stili më të shëndetshëm të jetesës./Agroweb.org

“Është grua heroinë”- Efektivja vrau autorin e masakrës, kryeministri i Australisë: Shpëtoi jetë

Një oficere policie australiane është përshëndetur si një grua heroin nga kryeministri i vendit, pasi ajo u përball dhe qëlloi për vdekje autorin e masakrës në Sidnei që goditi për vdekje 6 persona në një qendër tregtare të Sidnei.

“Nuk ka dyshim se ajo shpëtoi jetë,” tha kryeministri Anthony Albanese, duke e quajtur sulmin e së shtunës “një akt të tmerrshëm dhune”.

Policia tregoi se si oficerja ende paidentifikuar u përball me guxim me autorin në qendrën tregtare, e sfidoi atë dhe e qëlloi për vdekje pasi ai ngriti thikën drejt saj.

“Ajo u përball me vrasësin, i cili ishte zhvendosur, në këtë fazë, në katin e pestë. Ndërsa vazhdoi të ecte me shpejtësi prapa tij për ta arritur atë, autori u kthye drejt saj, ngriti thikën, por policja e qëlloi me armë zjarri”, tha Anthony Cooke, ndihmës komisioneri.

Një dëshmitar përshkroi gjithashtu momentin kur oficerja u përball me autorin me thikë.

“Ai sapo filloi të vraponte drejt nesh dhe gjithçka që dëgjova ishte ‘uleni poshtë’ dhe më pas ajo e qëlloi atë,” tha ai për ABC News Australia.

“Por ne nuk kishim asnjë dyshim, nëse nuk do ta qëllonte, ai do të kishte vazhduar, ishte i tërbuar. Pastaj efektivja i bëri CPR dhe i largoi thikën”.

Berisha thirrje për protesta para Bashkisë: Mos lejoni të na poshtërojnë horra si Erion Veliaj

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të ngrihen në protestë të premten, sipas tij, për të “pastruar” bashkinë.

“Mos lejoni të na poshtërojnë horra si Erion Veliaj”, iu drejtua lideri demokrat qytetarëve nga ballkoni i banesës së tij.

Berisha deklaroi se nuk duhet pranuar në zyrë “një horr që ka vjedhur 100 përqind me dokumente zyrtare paratë e qytetarëve”.

Ai theksoi se Veliaj duhet të ishte larguar pas arrestimit të drejtorëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, por theksoi se “nuk jep dorëheqje krimineli”.

Sali Berisha: Miqtë e mi, sot ka vetëm një shpresë, ajo shpresë jeni ju, ajo shpresë janë qytetarët, ajo shpresë është guximi i tyre, ajo shpresë është zemërimi i tyre, ajo shpresë është sakrifica e tyre.

Pa guxim, pa sakrifica nuk ka fitore. Ka vetëm poshtërim, nënshtrim, largim nga Shqipëria! E premtja po vjen, Tirana në këmbë. U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, ngrihuni të premten, pastroni bashkinë.

E premtja është një ditë jo vetëm për ju, por edhe për ata që nuk jetojnë më, për fëmijët tuaj, për fëmijët e fëmijëve tuaj. Në qoftë se ne pranojmë në atë zyrë një horr që ka vjedhur 100 përqind me dokumente zyrtare paratë e qytetarëve, ne meritojmë çdo gjë pastaj.

Ne nuk meritojmë liri, ne nuk meritojmë dinjitetin. Çfarë jemi ne të dashur qytetarë që të na përdhosin, të na poshtërojnë horra si Erion Veliaj? Në çdo vend të botës jo me kaq, por me një të dhjetën, jep dorëheqjen njeriu. Po nuk jep dorëheqjen krimineli, por del e shëtit nga një studio në studio tjetër për të bërë avokatinë e hajdutëve të tij dhe të vetes.

Presidenti i RMV: Nëse anulohet Marrëveshja e Prespës, vendi përjashtohet nga NATO

Stevo Pendarovski e cilësoi anulimin e mundshëm të Marrëveshjes së Prespës si “marrëzinë më të madhe politike dhe në të njëjtën kohë një tragjedi”.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, kandidat për mandat të dytë, komentoi gjatë tubimit të tij parazgjedhor në qytetin e Vegelit, deklaratat e kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së, Gordana Jankulovska për anulimin e mundshëm të  marrëveshjes së Prespës.

Ai tha se “do të largohemi nga NATO, do të përjashtohemi nga organizata”. Stevo Pendarovski vuri në dukje se nëse kandidatja Gordana Silianovska beson se vendi mund të garantojë sigurinë e qytetarëve dhe kufijve të tij i vetëm në një mënyrë më të mirë dhe më të ndryshme, atëherë duhet ta thotë këtë.

“Megjithatë, besoj se kjo është një aventurë e rrezikshme”, shtoi Stevo Pendarovski.

Po ashtu, Stevo Pendarovski e cilësoi anulimin e mundshëm të Marrëveshjes së Prespës si “marrëzinë më të madhe politike dhe në të njëjtën kohë tragjedi”, sepse siç tha ai “do të mbetemi vetëm, nuk është rastësi që të gjitha lidershipet politike kanë bërë presion sistematikisht për anëtarësim në NATO për 30 vjet, qëllimi ishte siguria e përhershme”.

Vihet re se në fushatën elektorale të opozitës, në funksion të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut, disa referenca i janë referuar Marrëveshjes së Prespës dhe zbatimit të saj.

Kandidatja e partisë opozitare VMRO-DPMNE në zgjedhjet presidenciale, Gordana Silianovska, konsideroi se çështja me Marrëveshjen e Prespës mbetet e “hapur”, ndërsa ajo, siç tha, nuk do ta përdoret emri i ri të vendit, Maqedonia e Veriut.

Të njëjtat qëndrime Gordana Silianovska kishte shprehur edhe gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale të mbajtura në maj të vitit 2019, si kandidate e VMRO-DPMNE-së. Në ato zgjedhje, Silianovska u mund nga presidenti aktual i vendit dhe kandidati i Partisë Socialdemokrate në pushtet, Stevo Pendarovski.

Regjisori zbulon filmin më të keq të Star Wars: Do të gjurmoja çdo kopje dhe do ta shkatërroja

George Lucas ndryshoni historinë e industrisë së filmit me krijimin e Star Wars. Regjisori jo vetëm që shkroi filmin e parë, por ishte përgjegjës për të gjithë projektin dhe mbikëqyri filmat e prodhuar në vazhdim.

Mes të gjithë filmave Star Wars, ka një që nuk e ka bindur regjisorin, i cili e ka konsideruar si më të keqin e sagës.

Lucas tregon se e urren The Star Wars Holiday Special: “Unë do të gjurmoja çdo kopje të asaj shfaqjeje dhe do ta shkatërroja. Po të kisha kohë dhe një vare, do ta bëja.”

Ishte një projekt televiziv që u krijua për shkak të suksesit të filmit të parë Star Wars. Për ta mbajtur audiencën të lidhur me historinë gjatë krijimit të filmit të dytë, The Empire Strikes Back.

Kjo speciale, e cila ishte një bashkëpunim mes Lucasfilm dhe rrjetit televiziv amerikan CBS, u transmetua për herë të parë në vitin 1978. Edhe pse u kritikua ashpër sepse rënia e cilësisë ishte e dukshme, historia përsëri shfaqte protagonistët kryesorë të komplotit si Han Solo. Chewbacca, Leia, Luke Skywalker.

Ata të gjithë organizuan një festë në shtëpinë e familjes Wookiee të Chewbacca. Sigurisht, rolet e tyre ishin mjaft të kufizuara dhe me një reduktim të kohës së ekranit.

Seriali i filmave është jashtëzakonisht i suksesshëm dhe vetëm në të gjithë filmat ka fituar 10.341 miliardë dollarë, që është pesëfishi i buxhetit të shpenzuar për t’i krijuar ato duke treguar se sa popullor është.

Suksesi çoi në blerjen e sagës nga Walt Disney Studios për katër miliardë dollarë në vitin 2012, në të cilën ata kanë vazhduar të krijojnë pesë filma dhe shtatë seri televizive të animuara dhe pesë seriale me veprim të drejtpërdrejtë duke përfshirë Andor dhe The Mandalorian

Fuqia e jashtëzakonshme e farave të kungullit për të larguar parazitët nga trupi juaj

Parazitët si protozoarët ose krimbat kanë aftësinë të vendosen në zorrët e një personi që pi ujë të kontaminuar ose ha ushqim të kontaminuar.

Në këtë mënyrë, gjithashtu mund të dëmtojnë shëndetin duke shkaktuar dhimbje stomaku, humbje ose rritje të oreksit, gazra dhe diarre, ndër të tjera.

Kur kjo ndodh, është shumë e rëndësishme të shkoni te mjeku për të përcaktuar se cili parazit po prek trupin dhe prej andej të përcaktohet se çfarë trajtimi duhet ndjekur për ta eliminuar atë përgjithmonë. Për ata njerëz që zgjedhin ta zgjidhin problemin në mënyrë natyrale, ka edhe ilaçe që i shërbejnë këtij qëllimi, duke përfshirë farat e kungullit.

Farat e kungullit kanë shumë përfitime për trupin, duke filluar nga ulja e nivelit të kolesterolit dhe glukozës në gjak e deri te ndihma për të larguar në mënyrë efektive parazitët, krimbat dhe vezët e tyre, qoftë duke i vrarë ose duke nxitur sjelljen e arratisjes.
Personi duhet të konsumojë një lugë gjelle fara të papërpunuara, të papjekura me stomakun bosh, pasi është koha më e mirë e ditës që trupi të thithë më mirë lëndët ushqyese. Pasi të bëhet kjo, duhet të prisni 45 minuta para se të konsumoni ushqimet e para të ditës, në mënyrë që efekti të jetë efektiv.
Mund të grini edhe 50 gramë fara kungulli dhe t’i shtoni në 250 ml ujë, në mënyrë që të përgatisni një pije vegjetale . Një tjetër mundësi është t’i grini dhe t’i shtoni si erëza në ushqime.
Jasir Asani zbulon identitetin e vajzës zeshkane që i ka rrëmbyer zemrën

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani ka zbuluar më në fund identitetin e vajzës zeshkane që i ka rrëmbyer zemrën.

Futbollisti publikoi një foto krah partneres së tij, duke i zbuluar edhe imazhin. Jasir Asani ka shoqëruar foton me të dashurën me një emoji zemre.

Në nëntor të vitit të kaluar, sulmuesi kuq e zi publikoi një foto me partneren, por nuk i zbuloi fytyrën, duke preferuar ta mbante sekret.

E dashura e Jasir Asanit është një shqiptare e Maqedonisë së Veriut pak vite më e vogël se futbollisti.

Në një intervistë pak kohë më parë ai ka treguar detaje nga lidhja, teksa u shpreh e martesa nuk është në planet e afërta të tij.

“Unë dua nuse vetëm shqiptare. Ndoshta do martohem, dua një familje të madhe. Vajza pothuajse është gati për martesë. Kemi disa të tjera akoma, duhet të shoh dhe karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak, të shohim”, tha Jasir Asani në WakeUp.

 

 

VOA: Mali i Zi në fazën përfundimtare të negociatave me BE-në

Brukseli zyrtar, këto ditë, paralajmëroi se në qershor të këtij viti Mali i Zi mund të hyjë në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Analistët shohin një përparim në rrugëtimin drejt anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dhe besojnë se Mali i Zi do të hyjë në fazën përfundimtare të negociatave. Ata thanë se për shkak të situatës në rajon dhe luftës në Ukrainë, Brukseli zyrtar synon t’i jap shtysë zgjerimit dhe Mali i Zi në këtë situatë mund të përfitojë më së shumti.

Komisioni Evropian po bashkëpunon ngushtë me Malin e Zi për ta ndihmuar në përmbushjen e standardeve në fushën e sundimit të ligjit. Në këtë kuadër zyrtarët nga Brukseli paralajmëruan se në qershor të këtij viti Mali i Zi mund të hyjë në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

 

Analistët Bekim Çobaj dhe Ismet Kallaba, shohin një përparim në rrugëtimin drejt anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dhe besojnë se Mali i Zi do të hyjë në fazën përfundimtare të negociatave.

“Mali i Zi i ka pasur disa suksese të vogëla, që e kandiduan për të përfunduar këto masa paraprake për raportin e ashtuquajtur IBAR që e përpilon Komisioni Evropian dhe i cili tregon për avancimin e një vendi të caktuar, në këtë rast të Malit të Zi”, thotë analisti Bekim Çobaj.

Ndërkaq analisti Ismet Kallaba tha se: “është në dorën e Bashkimit Evropian dhe unë mendoj se në këtë prizëm duhet shikuar edhe sinjalet që vijnë nga BE. Nëse kemi parasysh të kaluarën e dimë që edhe disa vende të tjera, në radhë të parë Bullgaria dhe Rumania nuk i kanë plotësuar për tu bërë anëtare të BE-së dhe megjithatë janë pranuar.”

Analistët besojnë se Bashkimi Evropian për shkak të situatës me luftën në Ukrainë, do t’i mbyll sytë ndaj plotësimit të disa kushteve.

Analisti Ismet Kallaba tha se “duke pasur parasysh kushtet dhe rrethanat, por duke marrë parasysh edhe situatën e konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, ku ekziston edhe një rrezik real i devijimit të kursit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, mendoj që BE do t’i mbyll sytë ndaj plotësimit të kushteve dhe do të bëjë çdo gjë që ti përafrojë dhe ti pranojë sa më parë këto vende në gjirin e vet”.

Analisti Çobaj thotë se “fokusi kryesor është tek kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sferat më të rëndësishme, siç është lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, largimi i ndikimit politik nga institucioni i gjyqësorit, liria e mediave etj., dhe pritet që Mali i Zi në qershor të marrë mendim pozitiv në këtë raport. Por asgjë nuk është e sigurt sepse KE dhe BE duan që këto arritje të jenë konkrete dhe mos të kenë vetëm premtime”.

Analisti Çobaj vlerëson se për shkak të situatës në rajon dhe luftës në Ukrainë, Brukseli zyrtar synon t’i jap shtysë zgjerimit dhe Mali i Zi në këtë situatë mund të fitojë më së shumti.

Qeveria e Malit të Zi mund të ketë optimizëm sepse është e qartë se pas zhvillimeve në Ukrainë BE synon tu japë një shtysë zgjerimit dhe Mali i Zi është vendi që për momentin mund të përfitojë më së shumti,” thekson ai./VOA