Aplikacion
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri një ndalesë këtë të premte në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Balluku pa nga afër ecurinë e punës në aeroport, ku foli me superlativa rreth investimeve e ndryshimeve të njëpasnjëshme dhe përballimit me sukses të fluksit të turistëve.
Por përtej lëvdatave dhe përgëzimit të punës së bërë, ndonëse faktet flasin ndryshe, nga kompania koncesionare “Kastrati Group”, a arriti Belinda Balluku, që ishte ministrja përgjegjëse për aeroportin e Rinasit që në vitin 2021, kur ky subjekt i kaloi me koncesion grupit “Kastrati”, të kërkonte llogari për realizimin e kontratës kocesionare?
A e pyeti Balluku Kastratin nëse janë kryer investimet e premtuara me vlerë 99.3 milionë euro kur iu zgjat afati i koncesionit me 20 vjet?
A e pyeti Balluku Kastratin nëse e ka përmirësuar shërbimin për të menaxhuar numrin e lartë të udhëtarëve që kalojnë përmes Rinasit dhe për të shmangur pritjet me 3 orë prej mungesës së kapaciteteve infrastrukturore?
A e pyeti Balluku Kastratin se përse nuk bëri terminal të ri sic ishte kontrata, por ndau në dysh të vjetrin?
A e pyeti Balluku Kastratin se përse vetëm për një zgjatim piste dhe rrethim aeroporti me tela, fatura e investimit shkon në 100 milionë euro kur sipas ekspertëve nuk duhen më shumë se 30 milionë?
A i kërkoi Balluku Kastrati të rishikonin kontratën, në mënyrë që edhe shteti të përfitojë nga të ardhurat që po vijnë nga fluksi i turistëve dhe jo vetëm privati?
Ekspertët gjykojnë se qeveria do të duhet të rishikojë kushtet e kontratës, së pari duke ulur tarifën 10 euro për parasagjer që merr koncesionari. Vetëm nga pasagjerët përllogaritet se ai ka fituar mes 30 milionë dhe 50 milionë euro në secilin vit, që nga marrja e kontratës.
Kjo do të thotë se fatura 100 milionë euro që u përdor si pretekst për ta zgjatur me 20 vjet kontratën e koncesionit është shlyer për 3 vitet e para. 17 vjet të tjera, çdo fitim e merr koncesionari.
Në kushtet kur edhe gjatë këtij viti pritet një fluks i madh pasagjerësh, nevoja për rishikimin e kontratës, sipas ekspertëve, bëhet edhe më e madhe. Kjo pasi, në kushtet aktuale, i vetmi që përfiton nga suksesi i turizmit dhe rritjes eksponenciale të numrave të pasagjerëve duket se është “Kastrati Group”. Sipas parashikimeve për fluksin e udhëtarëve, fitimet e grupit “Kastrati” do të jenë mbi 50 milionë euro edhe këtë vit.
Balluku duhet ta kishte pyetur po ashtu koncesionarin nëse është jashtë afatit për realizimim e investimeve.
Por kur pyetje mungojnë, ministrja duhet të evitonte së paku që të shkonte në aeroport për të mbuluar me propagandë një koncesion me shumë pikëpyetje./ Zoom.al
Provokon Ilir Shaqiri: Albi Nako nuk ka qenë ndonjë kërcimtar, nuk e mbaj mendKoreografi Ilir Shaqiri bëri një koment provokues për Albi Nakon dhe karrierën e këtij të fundit si balerin.
Gjatë “Dancing with the stars”, ata u përplasën me njëri-tjetrin me deklarata, teksa Albi Nako e kritikoi për vlerësimet që bënte për konkurrentët.
Por Ilir Shaqiri kujtoi eksperiencën që ata kanë pasur së bashku në Itali, duke theksuar se asokohe ai nuk ka spikatur si kërcimtar i rreshtit të parë.
“Unë me Albin kam punuar në Itali, në një trup baleti ka qenë balerinë, unë si koreograf. E njoh shumë mirë dhe më njeh kush. Atë që i kam thënë, mes dy profesionistëve duhet të ketë respekt. Karrigia ku ulej dhe rëndësia që iu dha e detyronte të ishte pak më thumbues, pak më intrigant për atë që ishte personazhi i tij.
Unë me Albin nuk kam asnjë lloj problemi. Nuk e mbaj mend mirë çfarë vendi kishte te leva Albi, por nuk mbaj mend të ketë qenë ndonjë kërcimtar i rreshtit të parë”, tha Ilir Shaqiri.
Gati për plazh këtë fundjavë – Meteorologia: Temperatura deri në 31 gradëGjatë fundjavës, moti në vend do të jetë i ngrohtë, shoqëruar nga temperatura të pazakonta.
Sipas shefes së sektorit të parashikimit, Besa Sherollari, vlerat termike janë më të larta se mesatarja e muajit prill.
“Orët me diell do të mbizotërojnë pothuasje në të gjithë territorin. Valëzimi në detin Adriatik dhe në Jon do të jetë i ulët. Pritet që temperaturat, kryesisht në zonat e ulëta apo në bregdet, deri në 30 apo 31 gradë Celsius”, tha Sherollara.
Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi 1-6m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.
VIDEO/ Bora Zemani mohon shtatzëninë: Kam dy vite që…Një ditë pasi kudo qarkulloi lajmi se moderatorja Bora Zemani është shtatzënë, ajo e mohoi që është në pritje të ëmbël.
Bora publikoi një video shpjeguese në nisje të emisionit të saj “Cherry on Top”, duke treguar se duart në bark ishin një keqkuptim.
“Dua të them që kam rreth dy vite që i vë me shumë frikë duart në bark, sepse në momentin që prek barkun me duar ‘jam menjëherë shtatzënë.
Nuk jam akoma shtatzënë. Në momentin që do jem shtatzënë do e tregoj sepse një lumturi kaq e madhe nuk mbahet vetëm për vete”, shprehet ajo.
Lajmi për shtatzëninë e saj qarkulloi pas një videoje të shkëputur nga emisioni i saj, ku Bora shprehej: “Një lumturi kaq e madhe nuk mund të mbahet dot vetëm për vete!”, u shpreh Bora, teksa ledhatonte barkun. Në një tjetër moment të videos, Donaldi i puth dorën partneres.
Bota e modës në zi – Ndërron jetë stilisti i njohur Roberto CavalliStilisti i njohur italian, Roberto Cavalli ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare.
Ai u nda nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë, duke lënë pas gjashtë fëmijë, më të voglin 1 vjeç.
Lajmin për vdekjen e tij e ndanë të afërmit e Cavallit, të cilët shpjeguan se shëndeti i dizajnerit u përkeqësua gjatë ditëve të fundit.
Roberto Cavalli studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence.
Në vitin 1970, ai prezantoi në Paris koleksionin e tij të parë të përbërë nga dizajne lëkure, të krijuar në bashkëpunim me Mario Valentino.
Ai ishte i njohur për printet ekzotike, ndërsa shtëpia e modës italiane e nivelit të lartë Roberto Cavalli shet veshje luksoze, parfume dhe aksesorë lëkure.
SHBA vendos sanksione ndaj Hamasit, bllokohen pronat e grupit terroristShtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj zëdhënësit të Hamasit – grupit palestinez që është shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian – dhe udhëheqësve të njësitit për dronë të grupit, tha Departamenti amerikan i Thesarit.
Edhe Bashkimi Evropian ka vendosur njëkohësisht sanksione ndaj Hamasit, tha Thesari.
Sanksionet amerikane kanë shënjestuar Hudhayfa Samir ‘Abdallah al-Kahlut, i njohur edhe si “Abu Ubaida”, i cili është zëdhënës i Brigadës Al-Kasam – krahut ushtarak të Hamasit në Gazë – që nga viti 2007, tha Departamenti amerikan i Thesarit.
Sanksionet po ashtu kanë shënjestuar William Abu Shanab, komandant i njësisë al-Shimali, me seli në Liban, Bara’a Hasan Farhat, i cili është ndihmës i Abu Shanabit dhe është komandanti në njësinë al-Shimali, si dhe ndaj Khalil Muhammad ‘Azzam, një zyrtar i inteligjencës i Hamasit.
“Veprimi i sotëm i përbashkët përforcon përqendrimin tonë të vazhdueshëm, kolektiv të pengimit të aftësisë së Hamasit për të kryer sulme të mëtejme, përfshirë në luftën kibernetike dhe në prodhimin e dronëve”, tha Brian Nelson, nënsekretari për terrorizëm dhe financim të inteligjencës në Thesarin amerikan.
Thesari amerikan u bëri thirrje shteteve partnere dhe aleate që të vazhdojnë “të shënjestrojnë rrjetet e Hamasit, kudo që ato operojnë, përfshirë edhe në domenin kibernetik, tha Nelson.
Sanksionet nënkuptojnë që të gjitha pronat dhe interesat që kanë personat e shënjestruar në SHBA do të bllokohen.
Që nga 7 tetori 2023, Izraeli po zhvillon një luftë kundër Hamasit në Gazë, pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.
Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë aftësitë luftarake dhe qeverisëse të Hamasit, përderisa nga ofensiva izraelite në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 33.000 persona./ REL
Avokati “zbërthen” ndarjen e Besit dhe Xhensilës: Po tentojnë të fshehin pasurinë e MetësPër ndarjen mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt shpesh është aluduar se është skenar.
I këtij mendimi është edhe avokati Idajet Beqiri, që në studion e “Breaking” i akuzoi Besin dhe Xhensilën se kanë vënë pasuri duke i shërbyer Ilir Metës.
Dhe sot që, sipas tij, SPAK po i afrohet Metës, ata kanë ndjerë rrezikun dhe kanë stisur ndarjen për të fshehur pasuritë.
“Nuk po ndahen se shkojnë keq Xhensila dhe Besi. Aty brenda është Ilir Meta, janë pasuritë e Ilir Metës sepse ata po vlerësojnë tani që po shkon SPAK-u dhe tek ata.
Do të bëjë verifikimin e pasurive të tyre si u vunë dhe si nuk i vunë dhe aty do të dalë floriri i Kërrabës që ka përdorur Xhensila dhe që vazhdonte dyqanin ta kishte në Durrës dhe vazhdonte të shiste floririn e Kërrabës që i jepte Ilir Meta.
Kanë bërë pasuri të jashtëzakonshme. Shikoni vetëm vila sa i bën aty. Si mund të vihet një vilë aty ku e kanë ata dhe në komplekse të tjera? Minimumi është 1 milion euro, si mund të bëhen këto me një koncert? I dimë ne se kemi plot nga këta VIP-at këngëtarë dhe e shikojmë se çfarë përfitime kanë. Nuk mund të disponojnë miliarda siç po disponojnë këta njerëz që kanë qenë afër Ilir Metës.
Po vazhdojnë të marrin masa për t’i fshehur këto pasuri. E keqja më e madhe që SPAK po vepron me ngadalësi të jashtëzakonshme dhe për këtë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë Dumani sepse po i lejon që të marrin masa për t’i fshehur pasuritë, duke zvarritur procesin, duke mos vepruar menjëherë në befasi”, tha Idajet Beqiri./ Zoom.al
Vendosja e kamerave gjatë zgjedhjeve në Kosovë, të mirat dhe mangësitëVendosja e kamerave nëpër vendvotime, më 21 prill – kur në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës do të votohet për ose kundër largimit të kryetarëve shqiptarë – është sikur të ndryshosh rregullat para fillimit të lojës.
Kështu e sheh Alleksandar Rapajiq nga Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ) për vendosjen e masave të reja për vëzhgimin e proceseve zgjedhore.
Ndërkaq, Emir Abrashi nga organizata joqeveritare Demokracia Plus, thotë se përdorimi i kamerave në vendvotime është një zhvillim pozitiv, sepse rrit transparencën e procesit të votimit, minimizon incidentet dhe zvogëlon mundësinë e manipulimeve.
Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike dhe Demokracia Plus, janë pjesë e Demokracisë në Veprim, koalicion i organizatave joqeveritare që monitorojnë zgjedhjet në Kosovë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka njoftuar më 11 prill se kamerat nuk do të vendosen vetëm gjatë votimit të 21 prillit, por kjo do të jetë praktikë për të gjitha proceset e ardhshme zgjedhore.
Qëllimi i kësaj mase të re, siç thotë KQZ-ja, është shmangia e parregullsive të mundshme gjatë procesit zgjedhor, si dhe konstatimi i tyre. KQZ-ja pretendon se vendosja e kamerave në asnjë mënyrë nuk e cenon fshehtësinë e votës.
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë, këshilloi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që “të shmangë qasjet inovative, siç është përdorimi i kamerave në vendvotime”.
“Risia e tillë, siç është instalimi i kamerave në vendvotime, kërkon shqyrtim dhe konsultim të plotë, në këtë rast duke përfshirë votuesit, palët e interesuara dhe shoqërinë civile”, thuhet në përgjigjen e OSBE-së për Radion Evropa e Lirë (REL).
Votimi për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviqit, Zveçan dhe Zubin Potok – do të mbahet më 21 prill, duke u bazuar në një udhëzim administrativ të Qeverisë së Kosovës.
Aktualisht, në këto komuna janë në pushtet kryetarët shqiptarë, të cilat i kanë fituar zgjedhjet e bojkotuara nga serbët në prill të vitit 2023. Kjo çështje ngriti tensione në vitin 2023, të cilat nxitën bashkësinë ndërkombëtare të insistojë për shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale.
Megjithatë, tani është e diskutueshme nëse votimi i ardhshëm për zëvendësimin e kryetarëve do të jetë i suksesshëm, për shkak se partia më e madhe e serbëve në Kosovë – Lista Serbe – ka vendosur të tërhiqet nga i gjithë procesi, ndonëse më parë e ka mbështetur atë.
Një nga arsyet e një vendimi të tillë është pikërisht vendosja e kamerave në vendvotime.
Çfarë thonë nga KQZ-ja?
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se vendosja e kamerave në vendvotime parashikohet me aktet nënligjore të atij institucioni, me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore, ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit të votave në vendvotim.
Ai shtoi se praktika e vendosjes së kamerave brenda vendvotimeve po futet, pasi gjatë procesit zgjedhor nga viti 2009 deri në vitin 2021 janë konstatuar parregullsi që kanë cenuar integritetin dhe besimin e publikut në zgjedhje.
“Sipas procedurës së miratuar nga KQZ-ja, është me rëndësi të sqarojmë se vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës, pasi ato do të vendosen në skajin tjetër prej ku do të jenë kabinat e votimit dhe në asnjë rrethanë nuk do të mund të regjistrojë shënimin e preferencës nga ana e votuesit”, tha Elezi.
Ai theksoi se materiali nga ato kamera do të ruhet përkohësisht, përkatësisht do të asgjësohet në afat prej 60 ditësh nga dita e konfirmimit të rezultateve zgjedhore.
Kush do të ketë qasje te kamerat?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se qasja në video-incizime mund të sigurohet vetëm me vendim ose kërkesë të autoriteteve të zbatimit të ligjit: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Prokurorisë ose gjykatave.
Gjithashtu, KQZ-ja ka theksuar se nuk do t’i monitorojë kamerat ditën e votimit.
Por, Alleksandar Rapajiq nga Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike, thotë se ka ende shumë dyshime se nga ku do të monitorohen kamerat: nga mjediset e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve apo nga ato të Komisionit Komunal Zgjedhor.
Ai thekson se qytetarëve nuk u është sqaruar se pse dhe për çfarë qëllimi do të shërbejnë ato kamera dhe konsideron se kjo mund të shkaktojë dalje më të ulët në zgjedhje.
Shoqëria civile me qëndrime të ndryshme
Rapajiq thotë se vendosja e kamerave në vendvotime nuk është problematike përderisa nuk rrezikohet procesi zgjedhor. Ai thekson se një gjë e tillë është praktikë në shumë vende të botës.
Por, sipas tij, problemi qëndron në atë se kjo masë e re po futet për herë të parë në një “moment specifik” gjatë votimit në veri të Kosovës.
“Po të kishte pasur vullnet të mirë, kjo (vendosja e kamerave) është dashur të lihej për zgjedhje më të mëdha, për zgjedhjet qendrore, apo për zgjedhjet lokale në vitin e ardhshëm. Kur vendoset një gjë e re si kjo, do të duhej t’u jepej më shumë kohë qytetarëve, sikurse edhe neve nga sektori civil, të na sqarohet se për çfarë shërbejnë kamerat”, thotë ai.
Megjithatë, Emir Abrashi nga Demokracia Plus, thekson se vendosja e kamerave në vendvotime është pjesë e reformës zgjedhore dhe se kjo praktikë në asnjë mënyrë nuk orientohet vetëm ndaj komunitetit serb.
“Me ndryshimet ligjore është parashikuar, gjithashtu, që tani e tutje në qendrat e votimit do të bëhet vetëm numërimi i votave për partitë/subjektet politike, ndërsa numërimi i votave për kandidatët do të bëhet në komisionet komunale zgjedhore. Prandaj, prania e video-vëzhgimit, në këtë kuptim, është mënyrë për të siguruar një proces të sigurt”, thekson Abrashi për Radion Evropa e Lirë.
Ai beson se përdorimi i vëzhgimit me video, në votimet e 21 prillit, është një test që do të tregojë se sa e suksesshme është kjo praktikë.
Abrashi thekson se është jashtëzakonisht e rëndësishme që KQZ-ja të nisë një fushatë për të informuar votuesit për praktikën e zakonshme në procesin zgjedhor.
Të metat dhe përparësitë e kamerave në qendrat e votimit
Nga misioni i OSBE-së kanë thënë për REL-in se në vendet anëtare të kësaj organizate nuk është e përhapur praktika e përdorimit të kamerave në qendrat e votimit.
Sipas të dhënave që gjenden në faqen e portalit të specializuar “ACE Electoral Knowledge Network” (Rrjeti i njohurive zgjedhore), i cili mbledh njohuri dhe përvojë për proceset zgjedhore në mbarë botën, deri më tani kamerat, gjatë proceseve zgjedhore, janë përdorur nga Rusia, Ukraina, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Sierra Leone, Kolumbia dhe Shqipëria.
Ky portal, i cili synon të inkurajojë integritetin zgjedhor dhe të promovojë procese zgjedhore të besueshme, të qëndrueshme, profesionale dhe gjithëpërfshirëse në mbarë botën, thekson se disa nga përfitimet e përdorimit të kamerave lidhen me numërimin e votave, digjitalizimin e listave zgjedhore dhe parandalimin e praktikës së blerjes dhe shitjes së votave.
Gjithashtu, sipas vlerësimit të portalit, kamerat në vendvotime mund të parandalojnë persekutimin politik, por edhe të shërbejnë si kamera sigurie.
Nga ana tjetër, një ndër të metat e vendosjes së kamerave është mundësia e uljes së besimit të votuesve, nëse ata mendojnë se fshehtësia e votimit është kërcënuar.
“Kamerat përdoren më shpesh gjatë vetë procesit të votimit dhe jo aq gjatë numërimit të votave. Ndonjëherë përdorimi i parregulluar i kamerave paraqet rrezikim shtesë të fshehtësisë së votimit dhe frikëson votuesit”, thuhet në faqen e portalit të specializuar “Electoral Knowledge Network”.
Gjithashtu, theksohet se në disa vende qasja në regjistrimet e kamerave nuk u sigurohet të gjitha palëve të interesuara dhe shtojnë se vëzhguesit kanë shprehur shqetësimin se qeveritë në ndonjë vend, mund t’i përdorin regjistrimet për të identifikuar se cilët vëzhgues ishin në qendra të caktuara votimi, në mënyrë që t’i dënojnë për raportimin e parregullsive.
“Captain America: Brave New World”, Anthony Mackie dhe Harrison Ford në sheshxhirim!Anthony Mackie “hyn” zyrtarisht në kostumin dhe personalitetin e Captain America në pjesën e katërt të filmit të titulluar Brave New World, ku ekranin e madh e ndan me Harrison Ford, në rolin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Thaddeus Ross ose Thunderbolt. Premiera është planifikuar për 14 shkurt 2025.
Ky është shansi për të qenë në qendër të vëmendjes që Mackie ka pritur dhe jo vetëm për famë. Është shansi i tij për “hakmarrje” ndaj aktorit të Spiderman, Tom Holland.
I intervistuar nga Entertainment Weekly , Mackie premtoi se do të hakmerret ndaj tij, pasi aktori e ekspozoi para fansave në një bisedë në vitin 2021, ku shprehej se ai nuk kishte filmin e tij.
Në atë kohë, Mackie donte të ngacmonte Tom Holand, duke mohuar të kishte parë filmin më të fundit Spiderman .
Ai e pagoi duke i thënë se nuk e kishte parë as produksionin kushtuar ekskluzivisht personazhit të tij dhe më pas korrigjoi: “Vërtetë, nuk ka”.
Mackie ka kaluar luajtur rolet e Sam Wilson (atëherë Falcon) në The Winter Soldier (2014), Avengers: Age of Ultron (2015), Ant-Man (2015), Civil War (2016), Infinity War (2018), Fundgame (2019 ) dhe Falcon and the Winter Soldier (2021).
Mackie tashmë ka planin e tij. “Unë do të sigurohem që Marvel ta bëjë atë të vijë në premierë, dhe më pas do të ulem pranë tij dhe do ta shoh teksa shikon filmin.”
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së premtes në Glyfada të Greqisë, ku një 29-vjeçar vrau veten pak pasi kishte dhunuar gruan e tij, 24-vjeçare.
Gjithçka ka ndodhur në hyrje të pallatit në rrugën Ikarias ku i riu ka dhunuar gruan e tij.
Aty po kalonte një patrullë e policisë dhe efektivët pasi kanë vënë re ngjarjen kanë tentuar ndalojnë.
29-vjeçari, i cili dyshohet se ishte nën efektin e drogës, ka vrapuar drejt pallatit dhe është futur në banesën e tij ku është vetëvrarë.
“Pashë policinë që e mori vajzën për ta qetësuar”, tha një dëshmitare okulare.