zoom

Day ArchiveOBSH: Ngacmimi kibernetik prek 1 në 6 nxënës shkolle

Pavarësisht nëse është fizik apo psikologjik, bullizmi dhe forma të tjera të dhunës së bashkëmoshatarëve mes të rinjve nuk janë asgjë e re. Në fakt, tendencat e përgjithshme janë të qendrueshme.

Por një studim i 44 vendeve në Evropë, Azinë Qendrore dhe Amerikën e Veriut tregon një rritje të bullizmit kibernetik që nga viti 2018.

Studimi “Sjellja shëndetësore tek fëmijët e moshës shkollore” (HBSC) botuar në fund të marsit (27.03.2024) nga OBSH/Evropë (Organizata Botërore e Shëndetësisë) identifikon “digjitalizimin në rritje të ndërveprimeve të të rinjve” si shkakun kryesor të bullizmit kibernetik.

Në një deklaratë për media të së njëjtës ditë, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha se raporti ishte “një alarm zgjimi”. “Me të rinjtë që kalojnë deri në gjashtë orë në internet çdo ditë, edhe ndryshime të vogla në shkallën e ngacmimit dhe të dhunës mund të kenë implikime të thella për shëndetin dhe mirëqenien e mijëra njerëzve”, tha Kluge, duke theksuar si pasoja të mundshme vetëdëmtimin dhe vetëvrasjen.

Gjetjet kryesore të studimit

Studiuesit u bënë thirrje pjesëmarrësve të studimit – adoleshentët 11, 13 dhe 15 vjeç – të raportojnë sjelljen dhe përvojat e tyre me ngacmimin. Mesatarisht, më shumë djem, sesa vajza pranuan se kishin ushtruar dhunë ndaj bashkëmoshatarëve të paktën 2-3 herë në muaj gjatë “dy muajve të fundit” (para kohës së anketimit).

Dhe “prevalenca e përgjithshme e bullizmit kibernetik” ishte më e larta në moshën 13 vjeç dhe “dukshëm më e lartë” midis djemve të të gjitha moshave, shkruajnë autorët e studimit.

Ata vunë në dukje se mes djemve të anketuar, 15-vjeçarët në Lituani raportuan prirjen më të lartë për ngacmimin kibernetik të të tjerëve. Midis vajzave, 13-vjeçarët në Rumani kishin më shumë gjasa për t’u përfshirë në një sjellje të tillë.

Nga ana tjetër, rreth një në 10 djem dhe vajza raportuan se ishin ngacmuar në shkollë të paktën dy ose tri herë në muaj gjatë dy muajve të fundit.

Në përgjithësi, 15% e adoleshentëve thanë se ishin ngacmuar kibernetikisht të paktën një ose dy herë në dy muajt e fundit (15% e djemve dhe 16% e vajzave)”, shkruajnë autorët e studimit.

Një në 10 adoleshentë raportoi se ishte përfshirë në përleshje fizike të paktën tri herë në 12 muajt e fundit (14% e djemve dhe 6% e vajzave).

Ngacmimi kibernetik: Një çështje gjinore?

Studiuesit thanë, se kontatuan që djemtë shfaqnin një tendencë më të lartë ndaj agresionit dhe përfshirjes në përleshje fizike sesa vajzat.

Si djemtë dhe vajzat shfaqin një prevalencë të ngjashme për bullizmin kibernetik. Por studiuesit konstatojnë, se ngacmimi kibernetik është në rritje mes vajzave të moshës 11 dhe 13 vjeç.

Si e përkufizon studimi bullizmin kibernetik?

Në sondazh, studiuesit pyetën të rinjtë nëse ata kishin dërguar (ose kishin marrë pjesë në dërgimin e) “mesazheve të menjëhershme, postimeve në mur ose e-maileve, ose postimit ose ndarjes së fotografive, ose videove në internet pa leje”.

Autorët thanë, se ndërsa ngacmimi kishte qenë “tradicionalisht” ndaj personit midis bashkëmoshatarëve, “format virtuale të dhunës së bashkëmoshatarëve janë bërë veçanërisht të rëndësishme që nga fillimi i pandemisë COVID-19, kur bota e të rinjve u bë gjithnjë e më virtuale gjatë kohës së izolimit.”

Reduktimi i bullizmit kibernetik

Studiuesit thonë, se shpresojnë që gjetjet e tyre do të përmirësojnë të kuptuarit e ngacmimit të adoleshentëve dhe dhunës së bashkëmoshatarëve në të gjithë Evropën, Azinë Qendrore dhe Kanada dhe do t’u mundësojnë ekspertëve të “shënjestrojnë ndërhyrjet në mënyrë efikase”.

Kjo do të përfshinte “strategji të ndjeshme ndaj gjinisë” për të trajtuar dhe reduktuar problemin e ngacmimit dhe programe për të promovuar arsimimin dixhital, ndjeshmërinë dhe zgjidhjen e shëndetshme të konflikteve.

Në një email për DW, Joseph Hancock i HBSC shkroi: “Suksesi kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm midis të gjitha palëve të interesuara. Ne u bëjmë thirrje individëve, familjeve, shkollave, komuniteteve dhe qeverive të punojnë krah për krah për të siguruar që të gjithë adoleshentët të kenë mjedise të sigurta dhe mbështetëse për t’u zhvilluar”./ DW

“A ndihesh e frikësuar nga hetimet e SPAK” – Olta Xhaçka: Jo! As unë, as bashkëshorti

Ish-ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se as ajo, as bashkëshorti i saj Artan Gaçi nuk janë të frikësuar nga drejtësia për hetimet për falsifikim dokumentesh të pronës, që Gaçi bleu për investim, duke bashkëpunuar me ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goron.

Xhaçka tha përballë Grida Dumës në “Top Story” se nuk kanë frikë sepse dikush nuk mund të mbajë përgjegjësi për një veprim të ndodhur në vitin 1994, për të cilin nuk kishin dijeni.

Duma: Ndihesh e frikësuar?

Xhaçka: Jo, sepse përmes këtij linçimi po më duket se mbaj një barrë, që nuk më takon ta mbaj. Ndoshta nuk tingëllon mirë kur them “po çlidhje kam unë? Ç’lidhje ka bashkëshorti im sesi është regjistruar kjo pronë në 1994?: Ky procedimi i SPAK duket sikur po mbron një njeri të pushtetit për të mbyllur vrimat e një gjëje që dihej se ishte me cen? Jo nuk është kështu. Nuk jam e frikësuar, as unë dhe as bashkëshorti im sepse nuk e dinim si janë ndarë AMTP në 1994.

Ish-ministrja Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro dhe një banor i Dhërmiut u kallëzuan në SPAK për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash nga kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Në kallëzim thuhet se këta persona në bashkëpunim me këshillin e qarkut dhe zyrën e pasurive të paluajtshme në Vlorë, në mars të vitit 2019 kanë falsifikuar dokumente pronësie mbi një sipërfaqe toke në fshatin Gjilekë të Bashkisë së Himarës, në shkelje të hapur të ligjit të tokës dhe ligjeve të tjera mbi pronat.

Sipas kallëzimit, këto falsifikime dokumentesh janë kryer për të siguruar blerjen e kësaj toke nga ish deputeti Gaçi, i cili mori statusin e investitorit strategjik./ Zoom.al

“Audi” përplas 61-vjeçarin me karrocë në Maliq, i moshuari në gjendje të rëndë në spital

Një 61-vjeçar u përplas nga një makinë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Maliq.

Ai u aksidentua nga një “Audi”, teksa po lëvizte në rrugë me karrocë.

I moshuari u dërgua në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit tip “Audi” braktisi makinën dhe u arratis nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

“Nga ana e policisë po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin dhe kapjen e tij”, njoftoi policia.

Resorti në Drymades/ Olta Xhaçka mbron bashkëshortin: Ka qenë ëndrra e tij

Ish-ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka i doli në mbrojtje bashkëshortit të saj, Artan Gaçi për statusin e investitorit strategjik të marrë për të ndërtuar një resort në Drymades.

Duke argumentuar në studion e “Top Story” se nuk ka asnjë vendim që pengon familjarët e ministrave të bëjnë biznes, Olta Xhaçka shtoi se ky projekt në jug ishte ëndrra e Artan Gaçit.

Sipas saj, çdo hap i ndjekur ka qenë konform rregullave, duke nënvizuar se statusin e investitorit strategjik bashkëshorti i saj e mori sepse në zonë kishte edhe investime të tjera të atij niveli, duke e “detyruar” diçka të tillë.

“Një investim privat në pronë private, blerë nga ish-pronar privat, pas përmbushjes së disa kritereve konform ligjit, shteti e stimulon për shpejtësi. Shteti i jep prioritet në lidhjen e kontratës për përdorimin e plazhit, duke qenë se është investim në fushë strategjike dhe investimi konsiderohet e mirë publike.

Në një pronë private me leje zhvillimi dhe ndërtimi të marrë. Përpara aplikimit të statusit, ky investim nuk ka pasur nevojë për asnjë lehtësi procedurale. Për shkak se në atë zonë investimet e tjera të rëndësishme kishin status të investitorit strategjik dhe prioritet për lidhjen e kontratës, i lindte e drejta edhe këtij investimi për shkak të nivelit të punësimit që të bënte të njëjtën gjë për të ngritur një sipërmarrje 100% turistike.

Unë dhe im shoq i kemi pasur punët e ndara, nuk dua t’i bëj avokatinë sipërmarrjes së tij, por ai është shkëputur në momentin që ne kemi krijuar një familje bashkë. Është marrë me biznes që në vitin 1991. Nuk bëhet fjalë për dikë të pasuruar nga politike.”

Keni folur për këto investime në detaje?

“Kemi folur patjetër se ky projekt ka qenë ëndrra e tij, ka qenë në partneritet më kompani të rëndësishme të huaja që mund të menaxhonin këtë investim. Ka qenë ëndrra e tij sepse ka dashur të realizojë një gjë të rëndësishme për ekonominë atje. Duke besuar që e ardhmja e këtij vendi është turizmi, kursimet, me kreditë bankare… Do ta realizonte në këtë sipërmarrje. Nuk di tua them detajet, nuk më kanë interesuar. Nuk jam naive, por nuk e kam ditur, nuk e di sa mund të më besojnë, por nuk e kam ditur që statusi i investitorit të asistuar, përcaktimi i koordinatave do ishte në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Kam menduar që nuk mund të votoja një vendimmarrje që e dija që kishte të bënte me familjarët e mi. Kam qenë prezente në mbledhjen dhe kam lajmëruar që ndodhet kjo pikë që mendoj se nuk duhet të votoj dhe nuk jam paraqitur në atë votim. Ishte përgjegjësi etike. Nuk ishte thjesht çështja e konfliktit të interesit, ishte kjo ngacmim etik që nuk duhet të merrja pjesë në atë votim. Nuk pyeta Ramën, thjesht ia deklarova sekretarit të përgjithshëm”, tha Olta Xhaçka./ Zoom.al

“Si të pranoi familja e Bardhit” – Sara rreshton cilësitë: Dreqi e mori, jam ekselente

Duke ju përgjigjur pyetjeve të disa ndjekësve në Instagram, Sara Gjordeni dha një sqarim edhe për ata që e pyesin “Si të pranoi familja e Bardhit ty”.

Sara renditi disa cilësi, që sipas saj, ajo i gëzon dhe i ka bërë familjarët e Bardhit ta pranojnë dhe të mos e kundërshtojnë marrëdhënien e tyre.

“Hë pra si e pranuan tjetrën! Studente ekselente, e super shkolluar, me të ardhmen të siguruar në çdo sens, me familje që e duan.

Miss Globe pak aty, me CV më të plotësuar akademikësh dhe profesionalisht qe ke parë ndonjëherë për një 27-vjeçare.

Super e dashur, super e përkushtuar, super besnike, super e artikuluar, super protektive. Dreqi e mori si më pranuan?”, u shpreh Sara Gjordeni.

Bashkëshorti i saj investitor strategjik/ Xhaçka: S’ka vendim që përjashton familjarët e ministrave

Ish-ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka reagoi pas akuzave se bashkëshorti i saj, Artan Gaçi mori statusin e investitorit strategjik në shkelje dhe duke përfituar nga pozicioni i bashkëshortes së tij.

Në një intervistë në “Top Story”, Olta Xhaçka argumentoi se, sipas saj, nuk ka asnjë vendim a parashikim ligjor që të ndalojë familjarët e ministrave dhe deputetëve të merren me biznes.

I tillë ishte edhe rasti i bashkëshortit Artan Gaçi, sipas saj.

Olta Xhaçka deklaroi se deri më tani nuk ka komentuar akuzat për të lënë institucionet të flasin.

“Në fakt puna si ministre ka qenë e gjatë, kanë qenë tre poste ministrore, kështu që pas një eksperiencë kaq të gjatë mendoj se është e përligjur të kesh një moment refleksioni. Përballem me një lumë shpifjesh dhe akuzash e kam rikonsideruar shijen e këtij profesioni dhe pasioni. Nuk kam folur se kam respektuar institucionet. Opozita akuzon se jam në papajtueshmëri mandati dhe se mazhoranca po më mbron për të mos shkuar në “Kushtetuese”.

Ka pasur momente që kam menduar që çfarë na duhet statusi i investitorit strategjik… por ky status nuk është favor, është thjeshtë një stimul që qeveria ia bën ekselencës për të investuar drejt sektorëve prioritet të ekonomisë. Nuk ka vendim që përjashton familjarë të deputetëve apo ministrave të merren me biznes dhe të mos diskriminohen. Ndalesa është që nuk mund të përfitojnë të ardhura nga prona publike, nuk mund të përfitojnë prona publike”, u shpreh Olta Xhaçka./ Zoom.al

Pendohet shqiptari që tentoi të përdhunonte greken: Nuk mbaj mend asgjë, kam një fëmijë të vogël

Pasi tentoi të përdhunonte një 32-vjeçare greke në një lokal në Greqi, shqiptari ka shfaqur shenja pendese.

Në një intervistë për mediat greke, ai kërkoi falje, duke shpjeguar se në momentin që është kapur nga kamerat, ai ishte i pirë dhe se nuk mbante mend asgjë që kishte bërë.

“Kërkoj falje për atë që ndodhi. Isha nën efektin e alkoolit dhe nuk mbaj mend asgjë. Jam familjar, kam një fëmijë të vogël dhe në asnjë mënyrë nuk kam tentuar ta përdhunoj vajzën”, tha 30-vjeçari shqiptar.

Pamjet e tentantivës për përdhunim i publikoi për mediat vetë 32-vjeçarja, pronare e lokalit ku ndodhi ngjarja, duke deklaruar se ky është një rast për të shtyrë të gjitha vajzat e tjera të denoncojnë raste të ngjashme./ Zoom.al

Pas vendimit të Parlamentit, Bardhi: Mesazhi i Ramës ishte i qartë, nuk mund ta prekë Olta Xhaçkën

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pas vendimit të Parlamentit gjatë seancës së sotme për të rrëzuar kërkesën e opozitës që të dërgojë në Gjykatën Kushtetueuese mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka.

Sipas Bardhit, ky vendim tregoi qartë qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për këtë çështje: Olta Xhaçka nuk preket.

Ai shtoi se ky vendim “vrau” kushtetueshmërinë dhe reformën në drejtësi.

“Unë nuk pres nga Edi Rama, e kam ditur shumë mirë raportin që ai ka me drejtësinë, apeli im vazhdon të jetë për ata, partnerët ndërkombëtarë që kanë nxitur zbatimin e reformës në drejtësi.

Heshtja do të thotë të mbështesësh grisjen e një vendimi të Gjykatës Kushteteuese. Mesazhi i Ramës ishte i qartë, nuk mund ta prekë Olta Xhaçkën, njësoj siç u soll me Gjykatën Kushtetuese, do të sillet nesër me Prokurorinë Antikorrupsion. Nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sot vdiqën kushtetutshmërinë në vend dhe reformë në drejtësi.

Ditë e zezë për Shqipërinë dhe parlamentin. Ne duhet të marrim një vendim nëse do duhet apo t’i drejtohemi Gjykatës së Kushtetuese. Nuk e kuptoj pse do paguhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nëse vendimet e tyre nuk zbatohen”, tha Bardhi./ Zoom.al

Tjetër drejtor i Ballukut kapet në shkelje. Si i shiti Ergys Verdho aksionet për 50 euro

Drejtorë që emërohen në konflikt interesi me ligjin, mbajnë të hapura kompanitë kur janë në krye të institucioneve shtetërore dhe që paratë publike i kanalizojnë tek persona të lidhur me ta, ortak ndoshta edhe miq.

Dhe si për çudi, në mënyrë të rastësishme apo të qëllimshme, emërohen dhe që janë në varësi të zëvendëskryeministres Belina Balluku, njëherësh dhe ministre Infrastrukturës dhe Energjetikes. Edhe pse janë në shkelje të ligjit, drejtuesit vijojnë të katapultohen në detyra të rëndësishme dhe institucione shtetërore, duke i shpëtuar përballjes me ligjin.

Ergys Verdho u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) në Tetor të viti 2018. Por Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, firmosi emërimin e tij në krye të ARRSH në një kohë kur Ergys Verdho figuronte në Qendrën Kombëtare të Biznesit me kompaninë “V & CE Studio”. Në shkelje, Verdho ka pranuar detyrën edhe pse dispononte kompani që binte ndesh me pozicionin e punës.

Objekti i aktivitetit të Ergys Verdhos rezultonte “vlerësim pasurish të paluajtshme dhe projektim ndërtimesh”. Sipas të dhënave si administrator figuron Ndriçim Allkaj, i cili dispononte asokohe 50% të aksioneve.

Referuar të dhënëve zyrtare, shoqëria “V & CE” sh.p.k është regjistruar në QKB konkretisht në 4 nëntor 2019.

Sipas të dhënave të ILDKPKI më herët Ergys Verdho rezulton që të jetë emëruar fillimisht zv. Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në Korrik 2018.

Për periudhën 2018- 2019 Verdho dyshohet se ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit, pasi ka qenë aksioner me 50 % të kuotave të kompanisë, ndërkohë që ka pasur poste drejtuese në ARRSH.

Kjo pasi Ergys Verdho ka vijuar ta ketë në emër të tij kompaninë deri në nëntor 2019, kohë kur mori emërimin si Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve.

Ligji për “Parandalimin e konfliktit të interesave…” ndalon çdo zyrtar të administratës publike, aq më tepër të nivelit të lartë, ku përfshihet edhe zv. Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, për të pasur aktivitet privat si “Person fizik” sipas Rregullores për parandalimin e konfliktit te interesave ne ARRSH.

Neni 19 Kufizimi i Interesave private për parandalimin e konfliktit rast pas rasti të interesit për çështje të veçanta sqaron se:

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit:

–Nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik

-Nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër fitimprurëse

-Nuk mund të zotërojë në mënyrë aktive aksione ose pjesë kapital të një shoqërie tregtare në çdo formë

Zyrtarë të tjerë:

-nuk mund të ushtrojnë asnjë funksion tjetër publik

-nuk mund të ushtrojnë asnjë veprimtari tjetër fitimprurëse me përjashtim të mësimdhënies

-mund të zotërojë në mënyrë aktive aksione ose kapital të një shoqërie tregtare pa asnjë kufizim, me përjashtim të rastit kur shoqëria ushtron veprimtari në një sfere që përputhet ose pritet me sferën e juridiksionit të zyrtarit të autoritetit dhe të kompetencës së tij për të vepruar, me akte të nxjerra nga ai ose kur zyrtari ka rol thelbësor dhe përcaktues në nxjerrjen e këtyre akteve të cilat krijojnë pasoja juridike, përfitimi, ose kosto mbi ato shoqëri apo mbi shoqëri të tjera që bashkëpunojnë ose konkurrojnë me shoqërinë në fjalë…

Pra Ergys Verdho, qoftë si zëvendës drejtor i ARRSH, por akoma më keq si drejtor i përgjithshëm duke qenë aksioner, ka shkelur ligjin.

Për më tepër që objekti i kompanisë dhe ARRSH janë dy drejtëza që takohen me ndërtimin dhe projektimin të rrugëve, godinave apo çdo lloje forme konstruksioni.

Sipas avokatit Spartak Ngjela: “Është shkelje administrative deri në ndjekje penale se lejon ligji të gjitha abuzimet kështu janë bërë me kompanitë e tyre, por janë bërë me kompanitë e korrupsionit të miqve të tyre”.

Por çfarë ndodh me kompaninë “V & CE studio” me aksioner drejtorin e ARRSH

Ky subjekt përfiton 2 tendera nga Programi i rindërtimit me objekt rikonstruksion shkolle me vlerë 7 milion e 800 mijë lekë. Në garën e hapur datë 31-12-2020 kanë marr pjesë 12 kompani por subjekti i Ergys Verdhos ka arritur të fitoi bindshëm.

Pasi merr këtë tender Ergys Verdho e kupton se nuk duhet të vazhdojë të mbajë aksionet e kësaj kompani duke vendosur t’i shesë kuotën prej 50% që dispononte me një vlerë anormalisht të ulët për vetëm 50 euro.

Pas kësaj lëvizje të datës 24.11.2020 tashmë administratori, aksioner me të drejta të plota merr tenderin e radhës nga rindërtimit me vlerë 162 milion lekë. Objekti i kësaj pune publike është studim i projektit për ndërtimin e Rrugës Jorgo Panajoti.

Këto tendera kompania “V & CE studio” e Ergys Verdhos , i ka marr në bashkëpunim me subjektin tjetër “Sphaera shpk”.

Kompania tjetër që ka marrë miliona euro nga ARRSH dhe njohja me Ergys Vjerdhon

Në datë 13.06.2019 Ergys Verdho ka ushtruar detyrën si konstruktor duke bashkëpunuar me Sokol Imeraj për ndërtimin e një pallati. Bashkëpunimi është bërë për llogari të kompanisë FLO-BES Constraction.

Në lejen për godinë banimi 8-katëshe ku njëri punonte si arkitekt, ndërsa Ergys Verdho rezulton konstruktor./ Emisioni Vettig

Kuvendi voton kundër çuarjes së mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese

Kuvendi i Shqipërisë sapo ka votuar kundër përcjelljes në Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim mandatin e deputetes që gëzon ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Për dërgimin e mocionit në lidhje me papajtueshmërine e mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese kishte 39 vota pro nga opozita, të cilat u mposhtën nga 72 votat kundër të mazhorancës.