Aplikacion
Xhensila Myrtezaj festoi këtë të martë 31-vjetorin e saj.
E para ditëlindje që pas ndarjes nga Bes Kallaku, urimet e ngrohta për Xhensilën nuk munguan, ndërsa në rrjetet sociale janë postuar disa video që tregojnë pak nga festa private dhe intime e këngëtares.
Xhensilën e shoqërojnë dy fëmijët e saj, Ajka dhe Amen, me të cilët ajo shfaqet e lumtur duke kërcyer buzë pishinës.
Xhensila shfaqet në super formë dhe e gëzuar, teksa shijon ritmet e muzikës, e shoqëruar edhe nga miqtë e saj.
Tedi Blushi zbardh prapaskenat: Luli qante në Presidencë, i ulej në gjunjë Metës dhe lutejSekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tregoi disa prapaskena të një prej takimeve politike mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe Ilir Metës, në kohën që ky i fundit ishte president.
Në studion e “Open”, Blushi pretendoi se në vitin 2019 kur u bojkotuan zgjedhjet lokale, Basha erdhi me lot në sy në Presidencë, për t’u lutur që procesi zgjedhor të shtyhej.
Tedi Blushi, që në kohën që Meta ishte president mbante postin e këshilltarit të tij, shtoi se këtë moment e ka dëshmuar vetë dhe se e ka shoqëruar vetë Lulzim Bashën te dera e Metës.
Pjesë nga biseda:
Blushi: Në vlerësimin tim është vijim i programit për eliminimin e opozitës reale. U bë një përpjekje për të nxjerrë opozitën nga institucionet me Lulzim Bashën të mos i harrojmë krimet që ka kryer me djegien e mandateve, daljen nga pushteti vendor. Këto janë krime, nga djegia e mandateve, bojkotimi i zgjedhjeve lokale. Ky program i finalizua me këtë ndalim të liderit historik të PD, Sali Berishës. E mbani mend, u shtynë zgjedhjet. E kam parë Lulin me lot në sy. E kam parë në Presidencë.
Sefa: T’u dhimbs?
Blushi: E kam shoqëruar unë, pyete Lulin “kush të ka shoqëruar nga porta te zyra e Presidentit”. Ishte me lot në sy.
Sefa: A t’u dhimbs?
Blushi: Unë po të them një fakt, Lulin e kam marrë për dore nga porta e kam çuar te zyra e Presidentit. Ishte duke qarë, nuk po të gënjej. Dhe ka dalë duke qarë. Po të them një fakt. Luli lutej, aman shtyni zgjedhjet se do ndodhin çmendurira në këtë vend. Dhe Luli nuk mori pjesë në zgjedhje. Për këtë që po të them mbaj përgjegjësi, Lulin e kam marrë për dore nga porta.
Sefa: Kur ka qenë Lul Basha në politikë e në Presidencë ti nuk ke pasur fare lidhje me këtë punë.
Blushi: Mund të ma thuash pse Luli nuk mori pjesë në zgjedhje? Ka hyrë duke qarë, i ulej në gjunjë Ilir Metës, aman të lutem. Nuk po të gënjej. Uroj që serverat e Presidencës të jenë funksionalë, merri dhe shikoje kryetarin tuaj që hyn duke qarë.
Sefa: Keni eksperiencë të keqe me serverat, kam hall se ua vjedhin herë pas here.
Mes lotësh për fëmijën e abortuar, Roza surprizohet nga Rita Lati: Mezi po pres të bëhem gjysheNë spektaklin e kësaj të marte u vu në qendër të vëmendjes historia e Roza Latit, që tregoi se pak muaj më parë abortoi një fëmijë.
Pas klipit të transmetuar, Roza rrëfeu se këtë moment të vështirë të jetës e ka ndarë edhe me nënën e saj, Rita Lati, por vetëm pasi kishte marrë vendimin për të abortuar.
“Mami më ka ndejtur afër gjithmonë, pasi unë e kisha marrë vendimin tim. Mami mezi pret që unë të bëj një bebe. Edhe unë gjithashtu. Por unë dua diçka më shumë, dua familjen.
Big Brother është edhe për të treguar historitë tona, plagët tona, jo vetëm për sherre.
Momentin tim delikat kur mora vendimin e kam dënuar veten time, kalova nga e qara në një egërsi me veten time. I përsërit vetes time “O Rozë të urrej”. Mora në telefon një shoqe timen që e dinte, por ajo më tha nuk vij dot se më dhemb dhëmballa, por a e more rrogën sepse i kisha premtuar se do t’i jepja disa lekë.
Rita e di ça kam kaluar, e di shumë mirë, është informuar”, tha Roza Lati.
Në këtë moment, ra zilja e shtëpisë dhe kur Roza hapi derën, u shfaq Rita Lati që kishte ardhur për ta surprizuar.
Për pak minuta ajo qëndroi në shtëpi edhe me banorët e tjerë dhe veç batutave dhe energjisë së mirë, dha edhe një mesazh duke marrë shkas nga historia e Rozës.
“Unë mezi prss të bëhem gjyshe. Kam vetëm këtë gjë, kur ta kesh krijesën brenda teje, nuk dua ankth dhe stres. Ndjesitë e tua i përcillen bebit, kur të bindesh, pavarësisht se bie dhe ngrihesh, këto vendime i takojnë vetëm Rozës, të jesh e bindur dhe t’i dhurosh vetëm dashuri dhe gëzim e të qeshura. Kjo është Rita që mezi pret të bëhet gjyshe”, u shpreh Rita Lati.
Vera vjen para kohe, temperaturat nesër arrijnë deri në…Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugore falë ndikimit të Anticiklonit Afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 8-10 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen të arrijnë deri në 29 gradë Celcius në zonat e ulëta, duke sjellë të ngrohtë të pazakontë për këtë periudhë.
Ndërsa në orët e natës, temperaturat do të luhaten mes 8 dhe 13 gradë Celcius.
Arrestohet drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Muhamet Rrumbullaku e pezullon nga detyraMe kërkesë të prokurorisë, drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça u arrestua mbrëmjen e kësaj të marte.
Vendimi i arrestit në shtëpi u pranua nga gjykata dhe u ekzekutua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Po gjatë orëve të mbrëmjes, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ai u pezullua menjëherë nga detyra.
Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” për Drejtorin e Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça.
Ai akuzohet se eksportoi bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit. Sipas organit hetues, në datën 02 gusht 2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit në Rrugën Mine Peza, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Ervin Muça.
“Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin”, informoi prokuroria.
Albano Bogdo bën deklaratën e papritur: Do bëj fëmijë sa të dal nga Ferma VIPGjëja e parë që do të bëjë Albano Bogdo sapo të dalë nga Ferma VIP do të jetë të bëhet baba.
Gjatë një bisede me Renis Gjokën dhe Ditea Berishën, Albano tha se tani ndihet gati për t’u bërë me fëmijë dhe prandaj nuk do ta vonojë më shumë këtë moment.
“Nuk kam qenë gati të kisha fëmijë, se kam ndjerë. Por tani, gjëja e parë që do të bëj kur të dalë jashtë është të bëj fëmijë. Sepse fëmija paska një forcë, lëkund burrat më të fortë”, u shpreh Albano Bogdo.
Disa vite më parë, aktori i humorit ka qenë në një romanë me Jonida Sanço, por çifti u ndanë vetëm gjashtë muaj pasi ai propozoi për martesë partneres së tij. Momentalisht nuk dihet nëse Albano Bogdo po përjeton një lidhje të re dashurie.
DETAJET/ Si do të përfitojnë fasonët nga fondi prej 4 mld lekësh i vënë në dispozicion nga qeveriaKëshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme detajet e garancisë shtetërore për sektorin e industrisë përpunuese, në vijim të aktit normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2024, ku u parashikua alokimi i fondit prej 4 miliardë lekësh për këtë garanci.
Instrumenti i garancisë shtetërore u mundëson bizneseve të industrisë përpunuese mbështetje financiare përmes kreditimit me kushte lehtësuese, në funksion të realizimit të investimeve për automatizimin e mëtejshëm të linjave të prodhimit, si edhe disponimit të likuiditetit për blerjen e lëndës së parë.
Vlera e Garancisë prej 4 miliardë lekë mbulon deri në masën 70% marrjen e kredive nga sistemi bankar, me një marzh jo më shumë se 1.5% mbi normën bazë.
Afati i shlyerjes parashikohet deri në 7 vite për kreditë për investim dhe deri në 3 vite për kreditë për blerje të lëndës së parë.
Instrumenti i Garancisë Shtetërore do të zbatohet përmes marrëveshjeve që do të lidhen me 11 bankat tregtare që operojnë në sistemin bankar, ku bizneset e sektorit të industrisë përpunuese do të kenë mundësi deri në fund të muajit tetor 2024 të aplikojnë pranë tyre për kredi me kushte lehtësuese, ndërsa deri në fund të këtij viti është caktuar afati përfundimtar për lidhjen e kontratave të kredisë.
Garancia Shtetërore dhe mbështetja financiare për bizneset e këtij sektori synon mbështetjen në drejtim të përmirësimit dhe përditësimit të proceseve teknologjike, si edhe rritjes së nivelit të produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së këtyre bizneseve.
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Itali, 4 persona të vdekur dhe disa të plagosurItalia fqinje u trondit nga një shpërthim i fuqishëm me pasoja vdekjeprurëse, pasditen e kësaj të marte.
Shpërthimi u regjistrua në një termocentral në Bologna, duke lënë pas 4 të vdekur, 5 të plagosur dhe 3 të zhdukur.
Mbi 50 zjarrfikës u përfshinë në operacionin e kërkim-shpëtimit në vendngjarje.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet shkak është bërë shpërthimi i një turbine, që solli edhe përmbytje, duke vështirësuar operacionet e shpëtimit.
Një ekip zhytësish kanë mbërritur në vendngjarje në orët e mbrëmjes për të kërkuar trupat e viktimave.
EMRAT/ Arrestohen hajdutët shqiptarë në Greqi. Zbardhet skema që përdornin për të vjedhur makinaNjë bandë hajdutësh, pjesë e të cilës ishin edhe shqiptarë, u shkatërrua nga policia greke.
Grupi prej 11 personash, nga të cilët katër ishin shqiptarët Jorgo Gega, 37 vjeç, Kristjan Prifti, 23 vjeç, Manuel Toska, 35 vjeç dhe Euklid Ago, 35 vjeç, akuzohen për të paktën 35 raste vjedhjesh në zona të ndryshme të Athinës.
Shtatë prej të akuzuarve, sipas mediave greke, janë në kërkim, ku bën pjesë edhe Euklid Ago.
Skema e vjedhjes
Që prej majit të vitit 2023, referuar grupit hetimor, anëtarët e grupit vidhnin automjetet gjatë natës dhe më pas i parkonin për disa ditë, duke zëvendësuar targat e tyre me ato që korrespondojnë me të njëjtin lloj automjeti, për të shmangur zbulimin.
Pas kësaj, ata i zhvendosnin mjetet në një dyqan demontimi, duke kryer ose falsifikimin e tyre, ose çmontimin e tyre për t’i shitur pjesët e tyre si pjesë këmbimi.
Më pas, hajdutët kërkonin për makina të të njëjtit model me ato të vjedhura, por që ishin të dëmtuara ose të aksidentuara, për t’i blerë me një çmim shumë herë më të lirë.
Pasi i blinin, ata hiqnin çdo ngjitëse identifikuese nga këto makina, për t’i ngjitur më pas në mjetet e vjedhura.
Po ashtu, ata prodhonin kopje çelësash për këto automjete dhe siguroheshin që ato të kalonin me sukses kontrollin teknik, për t’u pajisur me dokumentacionin e nevojshëm.
Në fund, hajdutët i parkonin mjetet në vende të ndryshme, deri në shitjen e tyre.
Disney konfirmon datën e publikimit të “Toy Story 5”Disney dhe Pixar po përgatisin një sërë filmash për vitet e ardhshme.
Kalendari i tyre sapo është përditësuar dhe vjen me shumë surpriza, por një prej tyre ka tërhequr më shumë vëmendjen: ‘Toy Story 5’.
Ende nuk dihet se për çfarë do të bëhet fjalë ky projekt i ri, i cili do të dalë më 19 qershor 2026.
Ai do të drejtohet nga Josh Cooley , i cili tashmë ishte në krye të ‘Toy Story 4’ dhe ‘Lightyear’.
Të gjithë filmat me regjisor Cooley: