Aplikacion
Pasi me urdhër të SPAK u arrestuan disa zyrtarë dhe ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës për dosjen “5D”, kryebashkiakut Erion Veliaj i është kërkuar të japë dorëheqjen.
Opozita organizoi një protestë të premten e shkuar për këtë qëllim, por Veliaj tha se nuk ka ndërmend të dorëhiqet nga puna e tij e përditshme si kryetar bashkie.
Sipas Veliajt, dorëheqja nuk ka asnjë vlerë kur përballë shikon që janë në politikë dhe flasin në emër të njerëzve Ilir Meta dhe Argita Malltezi.
Erion Veliaj shtoi në studion e “Top Story” se ai vetë nuk mund të ndjekë të njëjtin standard si me ministrat socialistë të dorëhequr pas një skandali sepse ai është i zgjedhur me votat e popullit.
Janë 3 drejtorë të arrestuar, disa detyrim paraqitje. Ju kërkuat ndjesë qytetarëve, gjatë këtij reflektimi ju ka shkuar ndonjëherë në mend dorëheqja?
Veliaj: Asnjëherë.
SPAK ka arrestuar ministra që nuk kanë firmosur, por kanë qenë përgjegjës për kanabizimin e Shqipërisë…
Veliaj: Nuk i gjykoj fare edhe pse shumë prej tyre i kam pasur koleg. Unë nuk e besoj këtë sport që të komentoj ccfarë ka vendosur gjykata. Nuk komentoj gjykatën, nuk bëhem prokuror, nuk bëhem inkuizitor dhe as sigurims. Të jap dorëheqjen jo vetëm për pasionin që kam për këtë punë, për një gjë që nuk e kam bërë, por sidomos kur shoh Ilir Metën me Argitën dhe 100 çapaçulë atje në asnjë mënyrë. Dorëheqja është një gjest që ka bërë një gabim për një njeri që as di të reflektojë as di të kërkojë ndjesë. Për një njeri që ka bërë 1 mijë pune dhe ndoshta me kaq shumë njerëz dhe kaq shumë procedura ka një që….
Ka një standard, Sander Lleshi dha dorëheqjen kur ishte ministër i Brendshëm sepse një polic atje bëri atë që bëri. Standardi ekziston në mazhorancë…
Veliaj: Ministrat janë të emëruar, kryetari i bashkisë është i zgjedhur. Unë nuk i them dot 160 mijë vetëve që meqë portalet që s’kanë marrë leje ndërtimi po më vënë gjoba, t’u them “a ta lë unë këtë punë dhe të shkoj të shoh çunin tim” sepse kjo është e papërgjegjshme”, deklaroi Erion Veliaj.
E papritur në Ferma VIP/ Robert Berisha braktis garën: Nuk ka ndodhur asnjëherë që…Robert Berisha vendosi këtë të hënë të ndërpresë garën në Fermën VIP me dëshirën e tij, për një arsye madhore.
Pasi mori një telefonatë nga vajza e tuj, Rene, në formën e surprizës, Roberti tha se nuk e vazhdon dot më lojën prej mallit që ka për të.
Ai kërkoi mirëkuptimin e produksionit, duke shpjeguar se nuk ka ndodhur asnjëherë që të lërë në mes një angazhim të marrë përsipër, por shtoi se e ka të pamundur ta vazhdojë këtë rrugëtim më tej.
Pjesë nga biseda:
Fjoralba: Pjesëmarrja jote është e nevojshme. Do të duhet që ti me gojën tënde ta refuzosh këtë angazhim. Ose të zgjedhësh Fermën VIP, ose të vijosh angazhimet jashtë. Thjeshtë të sugjeroj të marrësh pak kohë.
Roberti: Nuk ka ndodhur asnjëherë që t’i bëj cancel angazhimet e mia, më vjen keq që ka ndodhur kështu. Por pas kësaj telefonate që pata me Renenë, dhe këto ditë e kam patur të vështirë këtu në Fermë nga malli për vajzën, pasi eksperienca ka qenë shumë e bukur.
Fjoralba: Pra lënia e kësaj sfide është Rene?
Roberti: Po, siç e thashë kam 5 vite që nuk jetoj me vajzën, dhe është shumë e vështirë për mua.
Fjoralba: Vendimi yt është që ti të lësh garën?
Roberti: Po, e lë garën për shkak të Renesë, po më vjen keq edhe prej produksionit që ka ndodhur kjo gjë por unë duhet ta lë.
Dea Mishel i nënshtrohet operacionit: Zgjati 4 orë, u përpoqa të jetoj mes lotëveIsh-banorja e Big Brother VIP, Dea Mishel i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Lajmin e ndau vetë Dea me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku tregoi se operacioni zgjati 4 orë dhe erdhi si nevojë pas neglizhencës së disa situatave me shëndetin.
Ky ishte një moment, sipas saj, për të reflektuar dhe vlerësuar gjërat që në përditshmëri i konsiderojmë të vogla.
“Këtë fundjavë, jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha. Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati 4+ orë.
Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve. Ndërkohë, koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohëse për gjërat e vogla (të mëdha) që shpesh i marrim për të mirëqena.
Falë Zotit, çdo gjë shkoi mirë. Mirënjohëse për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtesë që të mos i lenë pas dore kontrollet shëndetësore! Qëndroni gjithmonë optimistë dhe kujdesuni për veten. Ju uroj shëndet të gjithëve”, tha Dea Mishel.
Makinat elektrike, në qendër të luftës së re tregtare SHBA – KinëProdhimi në rritje i Kinës së makinave elektrike dhe teknologjive të tjera të gjelbra është kthyer në një betejë të re në luftën tregtare SHBA-Kinë. Këtë e nënvizojë Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen gjatë vizitës së saj pesë-ditore në Kinë, ndërsa kandidati kryesor republikan për President, Donald Trump e shfrytëzoi këtë çështje për të bërë fushatë.
Kina ka rritur ndjeshëm prodhimin e automjeteve të lira elektrike, baterive diellore dhe baterive të tjera në të njejtën kohë kur administrata e Presidentit Biden ka shtyrë para miratimin e legjislacionit që mbështet shumë prej industrive të njëjta në Shtetet e Bashkuara. Shqetësimet po rriten jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Evropë dhe Meksikë se Kina do të bëjë përpjekje të forcojë ekonominë e saj në vështirësi me një valë eksportesh që mund të dëmtojnë fabrikat në vendet e tjera.
Grupi tregtar, Aleanca për Prodhimin Amerikan, vuri në dukje në një raport të publikuar në muajin shkurt se prodhuesi kryesor kinez i automobilave BYD kishte prezantuar së fundmi një makinë elektrike SUV me çmimin “çuditërisht të ulët” prej 14,000 dollarësh. Industria e automobilave në Kinë paraqet një “kërcënim ekzistencial” për prodhuesit amerikanë të makinave, thuhet në raport.
Ish Presidenti Trump, në një tubim në fund të muajit të kaluar në Ohajo, akuzoi Kinën se po bën përpjekje të eksportojë makina në Shtetet e Bashkuara përmes Meksikës. Shtetet e Bashkuara aktualisht zbatojnë tarifën 25% ndaj makinave nga Kina. Kjo tarifë ka arritur që kryesisht të bllokojë automjetet nga ai vend, por Meksika ka marrëveshje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara.
Ish Presidenti Trump premtoi se do të bllokonte importe të tilla me tarifa të reja, por sugjeroi se rizgjedhja e Presidentit Biden do të nënkuptonte shkatërrim të industrisë së automjeteve.
Çfarë fshihet pas kësaj lufte të re tregtare midis SHBA-së dhe Kinës?
CILI ËSHTË KËRCËNIMI NGA KINA?
Pas më shumë se një dekade subvencionimi për prodhuesit e saj të automjeteve, Kina ka ndërtuar një industri të madhe makinash që përbën 60% të shitjeve globale të automjeteve elektrike, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë me bazë në Paris.
Megjithatë, vlerësimet tregojnë se kompanitë kineze po prodhojnë deri në 10 milionë automjete elektrike më shumë në vit sesa mund të shesin brenda vendit, sipas Aleancës për Prodhimin Amerikan. Kjo po i shtyn ato të shesin më shumë makina jashtë shtetit. Dinamika të ngjashme ekzistojnë në industri të tjera, të tilla si bateritë diellore,dhe bateritë e tjera.
“Shqetësimi është se kinezët po krijojnë shumë kapacitete në shumë industri, duke përfshirë këtu degë të teknologjisë së re dhe nëse kërkesa e brendshme nuk rritet, ata do të kërkojnë tregje jashtë vendit”, tha Eswar Prasad, ekonomist në Universitetin “Cornell”.
SI NDRYSHON KJO NGA LUFTËRAT E MËPARSHME TREGTARE ME KINËN?
Kjo luftë është jo pak e ngjashme me të tjerat. Zyrtarët amerikanë thonë se kjo nuk është diçka e re.
Në fjalimin e të shtunës në Guangzhou të Kinës, Sekretarja Yellen nënvizoi shqetësimet e administratës së Presidentit Biden duke përmendur një vizitë të një jave më parë në Suniva, një prodhues i baterive diellore në Norcross të Xhorxhias.
Kompania “ishte e detyruar dikur të mbyllej, njëjtë siç ndodhi me kompani të tjera në industri të ndryshme, sepse nuk mund të konkurronte kundër sasive të mëdha të mallrave që Kina po eksportonte me çmime të ulura artificialisht “, tha zonja Yellen. “Është e rëndësishme që kjo të mos ndodhë më.”
Kina është tani prodhuesi më i madh në botë i baterive diellore. Suniva u mbyll më 2017, por po rifillon prodhimin me ndihmën e subvencioneve nga një ligj i miratuar nga administrata e Presidentit Biden për zvogëlimin e Inflacionit.
Importet e çelikut dhe aluminit u rritën në Shtetet e Bashkuara afërsisht një dekadë më parë, pasi qeveria e Kinës mbështeti rritjen e prodhimit pas krizës financiare globale mes viteve 2008-2009. Këto importe u goditën me tarifa në vitin 2017 gjatë administratës së Presidentit Trump. Presidenti Biden nuk i ka hequr ato tarifa.
“Ajo që është e re është se janë rritur shqetësimet rreth mbikapacitetit në disa sektorë”, thotë Brad Setser, anëtar në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë dhe ish-zyrtar i Departamentit të Thesarit në administratën e Presidentit Obama. “Kina ka ndërtuar kapacitete jashtëzakonisht të mëdha për të prodhuar bateri diellore dhe në mënyrë të ngjashme sasi të mëdha të prodhimit të baterive të tjera. Tani po fillon të eksportojë makina.”
A NUK I SUBVENCIONON EDHE AMERIKA KËTO INDUSTRI?
Po, administrata e Presidentit Biden miratoi legjislacione që kanë ofruar mbështetje financiare për prodhuesit e energjisë së pastër dhe gjysmëpërçuesve. Kina madje ka dorëzuar një ankesë tek Organizata Botërore e Tregtisë duke akuzuar se disa nga subvencionet e administratës të Presidentit Biden, për blerjet e makinave elektrike, shkelin rregullat e tregtisë.
Por një raport në vitin 2022 nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare zbuloi se subvencionet industriale të Kinës në vitin 2019 ishin dyfishi i ndihmave që kanë dhënë Shtetet e Bashkuara.
Të dy, zoti Prasad dhe zoti Setser u pajtuan se Kina subvencionon prodhimin e mallrave, por bën pak për të nxitur konsumin nga qytetarët e saj.
Ç’PRITET MË TEJ?
Momentalisht, të dyja palët kanë rënë dakord për të zhvilluar bisedime për këtë çështje. Kina megjithatë nuk është zotuar të trajtojë asnjë prej shqetësimeve amerikane, duke argumentuar se bateritë e saj të lira diellore dhe prodhime të tjera të gjelbërta po ndihmojnë botën të zhvillojë betejën e kushtueshme kundër ndryshimit të klimës.
Por qeveria në Pekin ka pranuar gjithashtu se rritja e prodhimit përtej kapaciteteve dhe blerjet e pakta nga konsumatorët janë sfida me të cilat duhet të përballet për të arritur një rritje të qëndrueshme në ekonominë e saj.
Zgjerimi i shpejtë i prodhimit të automjeteve elektrike ka shkaktuar beteja të ashpra çmimesh që pritet të largojnë disa prodhues nga kjo industri. Huang Hanquan, ekspert i politikës industriale tha se Kina ka nevojë për një koordinim më të mirë të politikave në mënyrë që të mund të inkurajojë zhvillimin e teknologjive të reja pa nxitur çdo krahinë të saj të promovojë të njëjtën industri dhe kompanitë të investojnë më tepër.
“Unë mendoj se kinezët e kuptojnë se sa të shqetësuar jemi ne për ndikimin e strategjisë së tyre industriale te Shtetet e Bashkuara, për potencialin për të përmbytur tregjet tona me eksporte që e bëjnë të vështirë për firmat amerikane të përballen me konkurrencën,” tha të shtunën Sekretarja Yellen gjatë një konference për shtypin.
“Kjo çështje nuk do të zgjidhet për një pasdite apo një muaj, por mendoj se ata e kuptuan se kjo është një çështje e rëndësishme për ne,” tha ajo./ Zëri i Amerikës
Veliaj flet për drejtorët e arrestuar: Kemi bërë punë të jashtëzakonshme bashkëKryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pranoi bashkëpunimin me drejtorët e arrestuar të bashkisë.
Në “Top Story”, ai deklaroi se ka bërë disa punë publike me zyrtarët e vënë në pranga për dosjen “5D”, duke shtuar se nëse SPAK provon akuzat për ta, duhet të përballen me drejtësinë.
“Ka një procedurë si kompanitë garojnë, dhe në 1 mijë gara, apo 11 mijë veta staf në bashki, ka një probabilitet që të ketë probleme. Pas çdo sfide ka një oportunitet.
Kur dola nga spitali zbulova problemin që kishte organizata ime. Në 1 mijë procedura që ka bashkia, fakti që sot edhe për 1% jo vetëm që nuk i bëhet rezistencë, por shkresat në Prokurori çohen vetë nga bashkia, çdo gjë që i kërkon Prokuroria.
I njoh dhe i kam bashkëpunëtor, kemi bërë punë të jashtëzakonshme bashkë, Taulanti ka bërë 40 shkolla në Tiranë…”, tha ai.
Erion Veliaj u shpreh se deri tani nuk është marrë në pyetje nga SPAK, por shtoi se është i gatshëm të përgjigjet kurdo që do t’i kërkohet diçka e tillë.
Mahnitëse/ Ndodh eklipsi diellor, magjia e qiellit përmes fotoveNë prag të mbrëmjes së kësaj të hëne (me orën tonë lokale) miliona njerëz në botë patën mundësinë të shijojnë eklipsin diellor.
Rreth orës 19:00, qytetarët mbushën sheshet për të qenë dëshmitarë të një fenomeni të rrallë qiellor.
Ata panë Hënën të kalonte përballë Diellit për rreth 4 minuta.
Eklipsi total i diellit u bë i dukshëm në rajonet e Amerikës Qendrore dhe Veriore sot, (e hënë, 8 prill).
Eklipsi total filloi nga Oqeani Paqësor Jugor, teksa rajonet e para të Meksikës e vëzhguan atë nga bregu i Paqësorit.
Rruga e eklipsit kaloi Meksikën dhe vazhdoi në SHBA duke kaluar përmes Teksasit, duke vazhduar në verilindje dhe më pas duke kaluar nëpër Kanada.
Vdes 55-vjeçari në Vlorë, gjendet i pajetë poshtë pallatitNjë 55-vjeçar u gjet pa shenja jete pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.
Trupi i tij u gjet në cep të rrugës, poshtë një pallati.
Sipas policisë, ai humbi jetën për shkaqe natyrale, ndërsa identiteti i tij nuk është zbardhur ende.
“Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera”, njoftoi policia.
Në vendin e ngjarjes, së bashku me policinë, mbërriti edhe ambulanca. Ekipi mjekësor i dha ndihmën e parë 55-vjeçarit, por sërish ai nuk u rikthye dot në jetë.
Pasi rrëfeu abortin, Roza Lati flet për ish-partnerin: Ishte shumë i pasurRoza Lati e hapi sërish temën e abortit brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke zbuluar aty për herë të parë se ka ndërprerë në mes një shtatzëni.
2 tha se kur e mori vendimin, nuk e pyeti par2tnerin me të cilin kishte romancë gjatë asaj kohe.
Ajo foli edhe ish-të dashurin, duke treguar se ai ishte shumë i pasur, por jo një njeri familjar.
“Djali me të cilin pata shtazaninë është alamet djali, të gjitha të mirat, shumë inteligjent, shumë i pasur. Të bëje një fëmijë më të, siguroje jetën vetëm me atë pensionin mujor apo si quhet se nuk e di.
Por shumë i hallakatur, karakter egoist. Jo baba për familjen.
E kam vetë në dorë jetën time e zgjedh vetë jetën time nuk më ‘tërheq kush nga hundët’ edhe kur mora vendimin e abortit, nuk pyeta asnjë”, tha Roza.
Çudisin Elsa Lila dhe Çiljeta Xhilaga: Michael Jackson është gjalleDy këngëtaret Elsa Lila dhe Çiljeta Xhilaga kanë bërë një deklaratë të çuditshme për vdekjen e Michael Jackson.
Të dyja ato janë të bindura se lajmi për vdekjen e tij është i rremë dhe se Michael Jackson është gjallë.
Çiljeta shtoi se ajo mendon se Michael Jackson në të vërtetë po jeton në një ishull, larg të tjerëve.
“Jam e bindur së Michael Jackson është gjallë. Kisha prerë biletën e parë për në Londër koncertin e parë në 2009 kur do fillonte turneun e madh dhe vdiq. Jam e bindur janë nëpër ishuj, kanë ikur. Është sistemi sepse Michael kur ishte i ri bëri gabimin që punoj për sistemin, ia futën dhe morën lekët siç ia dhanë. Kur iu hapën sytë ishte vonë, e bënë pedofil dhe lloj lloj gjëje. Unë vdes për Michael dhe është gjallë 100 përqind”, tha Elsa Lila në Ferma VIP.
Michael Jakson ka ndërruar jetë në vitin 2009 në banesën e tij në Los Anxhelos pas një mbidoze propofoli, një anestezik kirurgjikal.
Ema Andrea thumbon Ilnisën: Marrëdhëniet në vende publike dënohen me ligjDebatit nëse Ilnisa dhe Meritoni kanë kryer marrëdhënie në BBVA i është bashkuar dhe aktorja Ema Andrea.
Ndërsa publiku priste një përgjigje nga Ilnisa gjatë intervistës në Fun Club, ajo as nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi përgjigjen.
Më pas, Ema Andrea, përmes një postimi në Instagram shkroi:
“Kodi Penal: Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale në vende publike ose në ambiente të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, përbën kundëvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose ne burgim gjer në një vit”.
Thumbit të aktores i është përgjigjur vëllai i Ilnisës, Kevi, i cili ndërsa publikon një foto nga neni 120, referuar “Shpifjes” dhe shkroi:
“Meqë aktorëve po u duket vetja juristë këto kohë, ta lexojnë mirë Kodin Penal, se nuk është skenar për të dubluar shtrigat e personazheve vizatimorë”.
Nuk e dimë nëse Ema i ka pasur me Ilnisën këto postime, janë rastërose, ose pa lidhje me situatën, por koha e postimit ngjall dyshime. Reagimet e saj vijnë pas intervistës së Ilnisës, e cila shpeshherë ka zgjuar dilemat nëse ka kryer marrëdhënie seksuale me partnerin e saj, Meriton Mjekiqin