zoom

Day Archive“Range Rover” i pret rrugën makinës së policisë në Itali, vdesin dy efektivët

Një aksident i trefishtë me pasoja fatale për jetën u regjistrua në Itali.

Mediat fqinje raportojnë se në zonën e quajtur Campagna, një mjet tip “Range Rover” i preu rrugën një makine policie dhe më pas u përplas edhe me një makinë të tretë, me të cilën udhëtonte një i moshuar.

Për pasojë, humbën jetën dy policët që ndodheshin në makinë, të moshave 23 dhe 26 vjeç.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë, një prej tyre polic, tri gra dhe një i moshuar 75-vjeçar.

Fansi i dhuroi 50 mijë euro? Ish-banorja e BBVIP: Është e vërtetë, por…

Ish-banorja e Big Brother VIP, Dea Vieri pranoi se çmenduria e një fansi për të ka shkuar deri te dhurimi i një shume të konsiderueshme parash.

Në një intervistë në “E Diell”, Dea qartësoi se i vërtetë është vetëm fakti që dikush i ka dhuruar para, por shtoi se nuk bëhet fjalë për 50 mijë euro, siç është aluduar.

“A është e vërtetë që një fans të ka dhuruar 50 mijë euro pas daljes nga Big Brother Vip?”, e pyeti Ronaldo.

“50 mijë euro jo, më ka dhuruar, por jo atë shifër”, u shpreh ajo.

Temperatura të pazakonta për stinën, njihuni me parashikimin javor të motit

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me ditë dhe orë të plota me diell.

Kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan ndërsa më pas depërtimi gradual edhe i Anticiklonit të Azoreve (depërtim i zakonshëm për periudhën që ndodhemi), sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët për të gjitha ditët e javës përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në mesditë dhe pasdite. Për shkak të stinës së pranverës, temperaturat në vlerat e mëngjesit do të mbeten relativisht të freskëta.

Ndërsa në vlerat e mesditës priten vlera mbi mesataren mujore klimaterike për vendin tonë me rreth 7-8 grad celcius më shumë (duke mar parasysh vlerat 29-30 grad celcius).

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesor veriperëndim – jugperëndim por në mesditë dhe pasdite përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 6-8 m/s.

Nga qiradhënia ditore, tani po kalohet sërish drejt asaj afatgjatë

Shumë të huaj që më parë parapëlqenin të kishin një shtëpi banimi në Sarandë, të orientuar prej çmimeve më të lira se tregjet e rajonit sivjet, për shkak të çmimeve të larta, sipas Eron Çumanit, nga agjencia e pasurive të patundshme “Saranda Property” po e zhvendosin kërkesën drejt marrjes së pronave me qira me afat deri në një vit.

Në treg konstatohet gjithashtu shtimi i ofertës. Sipas z. Çumani, kjo u ndikua tërësisht nga ndryshimet ligjore për formalizimin e qirasë ditore.

“Tregu i qirasë afatgjatë ka filluar të aktivizohet. Shumë shtetas të huaj po orientohen te kërkesa për marrje të pronave me qira me afat 6 deri në 12 muaj. Kërkohen më tepër apartamente të vogla 1+1. Këto prona nuk jepeshin me qira afatgjatë më parë nga pronarët.

Oferta sivjet është rritur, pasi një pjesë e pronarëve nuk duan të jenë të regjistruar në platformat ndërkombëtare të qiradhënies ditore pas ndryshimeve ligjore për formalizimin e tregut dhe mundësi investimi shohin dhënien me qira afatgjatë”, pohoi ai.

Stela Dhami, nga agjencia ndërkombëtare e pasurive të paluajtshme “Colliers Albania”, u shpreh më herët se muajt e fundit të vitit të kaluar do të ishin periudhë testi për pronarët e këtyre pasurive që më pas një pjesë e tyre, nga pamundësia e menaxhimit, do të rimendojnë strategjinë për t’i vendosur pronat si pjesë të tregut afatgjatë.

Nga 1 nëntori 2023, pas kërkesës së autoriteteve shqiptare, platforma Booking, nëpërmjet një njoftimi, u kërkoi pronarëve të apartamenteve se nëse nuk deklarojnë NIPT-in, do të paguajnë 20% TVSH për komisionet që mban Booking. P.sh. nëse qiraja ditore e një shtëpie është 100 euro, Booking merr zakonisht 12-18% komision, ose 12-18 euro.

Tashmë Booking do t’u mbajë pronarëve të apartamenteve TVSH-në mbi komisionin që ajo merr, pra 20% të 12-18 eurove, ose 2.4-3.6 euro shtesë. Këtë shumë, Booking do t’ua paguajë më pas autoriteteve fiskale shqiptare.

Ndërsa shuma që Booking do të mbajë si TVSH mbi komisionet mund të mos jetë shumë e lartë, synimi i Tatimeve ishte që nëpërmjet këtyre pagesave, të identifikohen individët e regjistruar në këtë platformë, pasi të dhënat nga pagesat e kryera nga Booking do t’i dërgohen Drejtorisë së Tatimeve.

Pas identifikimit nga Tatimet, individët pronarë kanë dy alternativa:

E para, ata mund të vazhdojnë që të mbajnë statusin që kanë, d.m.th. të mos regjistrohen në Tatime, por ndërkohë duhet të paguajnë 15% si tatim mbi të ardhurat që ata marrin nga qiraja.

E dyta, të regjistrohen si subjekt tregtar i kategorizuar, si struktura akomoduese për të cilat detyrimi i TVSH-së është 6%./ Monitor

Horoskopi për javën e ardhshme: Tregohuni të matur me paratë, ja ditët premtuese në dashuri

Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox java pritet të fillojë shkëlqyeshëm. Një Hënë e re e bukur do të shndrijë plot shkëlqim në qiellin tuaj të hënën, së bashku me Diellin, Mërkurin dhe Venusin. Tani për tani ju jeni një nga shenjat më të forta të zodiakut. E vetmja ditë paksa boring mund të jetë e diela, kur Hëna do të jetë në qendër. Javë të mbarë, në dashuri dhe në punë.

Demi: Java e ardhshme do të vazhdojë t’ju vërë nën presion. Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Yjet tuaja po ju inkurajojnë të rregulloni situatat e pashëndetshme që u krijuan vitet e fundit dhe të lini pas atë që nuk funksionon më. Të martën dhe të mërkurën Hëna do të jetë në shenjën tuaj: do të keni më shumë energji, qartësi mendore dhe intuitë të mirë. E diela pritet të jetë interesante.

Binjakët: Të hënën do të keni një qiell shumë të fortë: do të jeni plot energji, vitalitet dhe ide fituese. Zemrat e vetmuara mund të kenë një takim të veçantë. Diku nga e premtja dhe e shtuna premtojnë 8 orë të bujshme në të cilat do të keni Hënën në shenjën tuaj, Venusin, Diellin dhe Mërkurin në një aspekt të favorshëm. Përfitoni nga ajo për të bërë diçka të veçantë.

Gaforrja: Të hënën mund të ndiheni të pushtuar nga një irritim i thellë i brendshëm ose të hasni një vonesë ose ngadalësim në punë. Do t’ju duhet të keni shumë durim. Këto janë ditë me ulje-ngritje që ju inkurajojnë të reflektoni më shumë dhe të veproni më pak instinktivisht. E diela intriguese, në sajë të pranisë së Hënës në shenjën tuaj.

Luani: Siç tregon horoskopi i Paolo Fox, java juaj do të fillojë në një mënyrë interesante. Të hënën Dielli, Hëna, Mërkuri dhe Venusi do të jenë aktive: nuk do t’ju mungojë energjia e nevojshme për të kapërcyer sfidat e reja. I vetmi shqetësim do të përfaqësohet nga Jupiteri përballë: tregohuni të matur me paratë, me çështjet ligjore, fiskale dhe burokratike. E premtja dhe e shtuna duket të jenë premtuese në dashuri. Ata që prej disa kohësh janë beqarë duhet të përfitojnë nga kjo për t’u rikthyer në lojë.

Virgjëresha: Ju pret një javë tjetër e karakterizuar nga ulje-ngritje, shumë përgjegjësi, tensione, pasiguri, frikë se mos dini se çfarë vendimesh të merrni për të ardhmen tuaj dhe të njerëzve që doni. E marta dhe e mërkura janë ditët më të mira, nëse doni të bëni një zgjedhje ose të bëni një kërkesë. E premtja duket të jetë një ditë me rrezik të lartë për diskutime. E diela, një ditë intriguese për të folur për dashurinë…

Peshorja: Nervozizmi mund të arrijë nivelet më të larta të hënën: faji i shumë planetëve në opozitë. Do t’ju duhet shumë kujdes për të mbajtur tensionin të ndrydhur. Shumë më mirë shihet të jenë gjërat të mërkurën, kur Hëna do të jetë sërish e favorshme. Duhet të përfitoni nga kjo për të filluar të planifikoni të ardhmen tuaj dhe të mendoni për rrugë të reja që do të ndiqni në muajt e ardhshëm. E diela pritet të jetë e përfshirë nga rutina.

Akrepi: Mënyra më e mirë për të rikuperuar vetëvlerësimin dhe për t’u hakmarrë do të jetë që të fitoni sfida të reja. Me një qiell si ky do të mund ta bëni, për sa kohë që veproni me kujdes dhe jo të rrëmbyer nga instinkti. Është një javë interesante për projekte të reja, përveç të martës dhe të mërkurës, kur Hëna në kah të kundërt mund të krijojë lehtësisht disa pengesa ose të shkaktojë nervozizëm.

Shigjetari: Sipas horoskopit të Paolo Fox java do të nisë në një mënyrë elektrizuese. Të hënën do të keni Diellin, Hënën, Venusin dhe Mërkurin në aspekt të shkëlqyer: çfarë mund të kërkoni më shumë? Favorizohen dashuria me shikim të parë, flirtimi, takimet dhe aventurat e reja. Ditët e vetme të këqija mund të jenë të premten dhe të shtunën, kur Hëna do të përshkojë qiellin e Binjakëve. Do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm për atë që thoni, për të mbajtur nën kontroll vrullin tuaj të madh.

Bricjapi: Të hënën do të keni shumë planetë kundërshtarë: si pasojë mund të ndiheni lehtësisht nervozë, të shqetësuar, të padurimtë nëse nuk vijnë përgjigjet që dëshironi të merrni. Gjysma e parë e muajit fatkeqësisht do t’ju detyrojë të qëndroni të mbërthyer në pritje të lajmeve ose ndonjë gjëje të re. E mërkura dhe e enjtja janë ditët më të mira. Kujdes të dielën, sepse nervozizmi mund të kapë majat.

Ujori: Java mund t’ju japë lajme interesante në dashuri, ndoshta një takim të papritur. E hëna, e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët më intriguese për ndjenjat apo për të filluar vlerësimin e projekteve të reja të punës. Mes të martës dhe të mërkurës, Hëna në kuadraturë mund t’ju bëjë të ndiheni më të lodhur ose më të paduruar se zakonisht. Do të nevojitet kujdes i shtuar.

Peshqit: Një javë interesante përpara për sferën e punës. Mbi të gjitha, Peshqit e vetëpunësuar do të përfitojnë nga kjo periudhë. Ajo që ka rëndësi do të jetë të mos humbim shumë kohë, por të përpiqemi të përfundojmë një projekt të mirë, një marrëveshje të rëndësishme deri në fund të majit dhe jo më vonë se fundi i majit. E marta dhe e mërkura janë ditët më të dobishme në këtë kuptim. E diela pritet të jetë një ditë kushtuar dashurisë. Të premten mund të goditeni nga një irritim i brendshëm i çuditshëm për shkak të një lodhjeje të vogël.

Basha zbulon nëse e futi në PD Argita Malltezi: E takova për herë të parë në…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dha një përgjigje për të gjithë ata që futjen e tij në partinë më të madhe opozitare në vend ia atribuojnë Argita Malltezit, vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Basha e mohoi diçka të tillë, duke zbuluar se me Berishën kishte njohje të hershme, që datonin afro 10 vite para se të takonte për herë të parë Argita Malltezin.

Sipas Bashës, fjalët që qarkullojnë se ishte Argita Malltezi ajo që e futi në PD janë deklarata të stisura politike.

“Futja ime në PD nga Argita Malltezi, siç thonë, është një nga ato stigma të investuara fillimisht nga kundërshtari politik. Jo, nuk është e vërtetë. Gjithçka që kam thënë besoj demonstron të kundërtën. Në fakt, Argitën për herë të parë e kam takuar në Kosovë në verën e vitit 2000. Ndërkohë që Sali Berishën e njoh që nga 91-shi. Jo thjesht e njoh, por kemi pasur me dhjetëra raste, takime, kontakte, e njoh personalisht, pra nuk është e vërtetë. Por meqë e the, unë e di kur ka dalë dhe pse ka dalë. Kjo ka dalë në momentin kur unë jam futur në politikën aktive në Shqipëri dhe këta thonin nga erdhi ky, çfarë është ky.

Sepse atëherë si tani, kur futej një aktor i ri duhej të gjenin patjetër t’i vinin bishta, ta godisnin e kështu dhe pjesë e kësaj ishte dhe kjo, “e ka sjell vajza e Berishës”. Pra ka qenë diçka e lindur me një motiv politik. Dhe siç e kam unë që nuk merrem me këto gjëra, mund të jetë ndërtuar dhe të jetë përforcuar ideja që erdhi për këtë arsye. Mori një dimension tjetër në 2011-ën ku fushata e vetme që bëri Edi Rama pa sukses në përballjen për Bashkinë e Tiranës ishte që të më evidentonte me Sali Berishën. Pra, është pjesë e luftës politike”, tha Lulzim Basha në një podcast me Marsid Gupin dhe Ermal Peçin.

6 muaj pas nisjes së luftës, Netanyahu tregon si mund të arrihet armëpushimi

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të dielën, gjashtë muaj pas sulmit të Hamasit, se Izraeli nuk do të bjerë dakord për një armëpushim në Gazë, pa u liruar pengjet.

Netanyahu tha se pavarësisht presionit ndërkombëtar në rritje, Izraeli nuk do të dorëzohet ndaj kërkesave “të skajshme” të Hamasit.

Ai i bëri komentet në një takim të kabinetit qeveritar, ndërsa pritet një raund i ri bisedimesh në Egjipt në përpjekje për një armëpushim.

Një zyrtar i qeverisë izraelite konfirmoi të dielën se një delegacion izraelit do të marrë pjesë në negociatat që synojnë arritjen e një armëpushimi në konfliktin e Gazës dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka tërhequr një numër trupash tokësore nga pjesa jugore e Rripit të Gazës, duke lënë vetëm një brigadë atje gjashtë muaj pas fillimit të ofensivës, tha të dielën një zëdhënës i ushtrisë.

Izraeli ka reduktuar numrin e trupave në Gazë duke filluar nga fillimi i vitit për të lehtësuar rezervistët dhe nën presionin në rritje nga aleati i tij, Uashingtoni për të përmirësuar situatën humanitare.

Ushtria nuk dha detaje mbi arsyet e tërheqjes së ushtarëve apo se sa prej tyre do të largoheshin.

Është e paqartë nëse tërheqja do të thotë që do të shtyhet një inkursion i paralajmëruar prej kohësh në qytetin jugor të Gazës, Rafah, që zoti Netanjahu thotë se është i nevojshëm për të eliminuar Hamasin.

Banorët palestinezë të qytetit jugor të Gazës, Khan Younis, i cili ka qenë nën bombardimet izraelite muajt e fundit, thanë se kishin parë forcat izraelite të largoheshin nga qendra e qytetit dhe të tërhiqeshin nga pjesët lindore./ Zëri i Amerikës

Shqiptarë, holandezë dhe lituanezë bashkohen për trafik kokaine në Spanjë. Ku e fshihnin drogën?

Një bandë e trafikut të drogës, e përbërë nga shqiptarë, holandezë dhe lituanezë u shkatërrua nga policia e Spanjës.

Mediat spanjolle raportojnë se grupi e importonte lëndën narkotike përmes porteve spanjolle, duke e fshehur në thasët me pelet për ngrohje.

Gjatë operacionit antidrogë, autoritetet spanjolle sekeustruan 16 ton pelet për ngrohje, i cili në përbërje kishte lëndë narkotike, dhe vunë në pranga pesë persona.

Organizata kishte dy magazina industriale në Reus (Tarragona). Magazina e parë kishte për qëllim ruajtjen dhe ftohjen e lëndës, ndërsa e dyta përdorej për paketimin, mbylljen dhe ruajtjen e drogës, pasi nxirrej nga materiali në të cilin ishte kamufluar./ Zoom.al

Ronaldo ia thotë troç: Ke bërë s*ks me një djalë 10 vite më të vogël. Si reagoi Ilnisa?

Gazetari Ronaldo Sharka foli përballë Ilnisa Agollit temën për të cilën po “zien rrjeti”: A ka kryer apo jo marrëdhënie seksuale me Meritonin brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ronaldo e përshkroi Ilnisën si një lojtare që ka thyer tabutë, duke u lidhur me një djalë 10 vite më të madh dhe duke kryer seks brenda shtëpisë. Kur u përmend marrëdhënia seksuale, Ilnisa nuk u përgjigj, por vetëm qeshi dhe vijoi me pjesën tjetër të bisedës në studion e FunClub.

Biseda mes Ronaldos dhe Ilnisës:

Ronaldo: Për mua Ilnisa Agolli është një prej lojtareve më interesante që ka pasur ndonjëherë Big Brother. Të paktën 3 vitet e fundit. Pse e them këtë? Big Brother nuk është vetëm një format argëtues, por edhe një format që ndër vite ka thyer mite. Siç ka thyer mite e ndjera Adela, siç ka thyer mite Klodi i Big Brother që aso kohe njerëzit protestonin në Lezhë.

Ilnisa Agolli këtë vit theu një mit shumë të rëndësishëm. Që po, nënat e divorcua me një vajzë mund të dashurohen me një djalë edhe 10 vite më të vogël, po mund të bëjë seks se ashtu i do qejfi. Nuk po të pyes a e ke bërë. Por për mua është shumë e turpshme që një mashkull nuk gjykohet kur lidhet me një vajzë më të vogël dhe nëse bën seks, por një vajzë gjykohet.

Ilnisa: Por…

Ronaldo: Mos ma jep përgjigjen, nuk më intereson, nuk shkoj aty. Nuk jam gazetar cinik

Ilnisa: Nëse ka pjesë që ndihesh e keqardhur është ky modeli i referimit edhe nga Egla…

Ronaldo: Egla ishte xheloze, vdes për Meritonin, ti nuk e ke vënë re? Mënyra se si Egla spërkat Meritonin në vaskë është e dashuruar seksualisht me gjithë fizikun e tij. Vajzat e shtëpisë u bënë xheloze se ti kishe pranë vetes djalin më seksi të asaj shtëpie.

Teliti-Veliajt: Ke afat deri të enjten për dorëheqjen, Tirana do të vijë te Bashkia

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti i ka drejtuar një thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj që të mbledhë Këshillin Bashkiak dhe të paraqesë aty dorëheqjen e tij.

Teliti paralajmëron se nëse Veliaj nuk do të dorëhiqet, atëherë protestat e opozitës do të vazhdojnë.

“Tirana nuk harron se çfarë ka ndodhur e se çfarë keni bërë.
Ndaj kot lodheni, kot mundoheni, prano kërkesën e këshilltarëve të opozitës, mblidhni Këshillin Bashkiak dhe hajde aty e jep llogari për çfarë ka ndodhur.
Hajde në Këshill e mos u shmang më, ashtu siç ke bërë këto 10 muajt e fundit që nuk je përballur me opozitën as edhe 1 minutë të vetme.
Hajde në Këshill dhe kërkoji ndjesë qytetarëve të Tiranës për gabimet, me dashje apo pa dashje qofshin ato.
Hajde në Këshill dhe merr me vete një fletë 2D dhe aty si burrat jepe dorëheqjen, ashtu siç do i kishte hije çdo Kryebashkiaku të një kryeqyteti të një vendi europian”, shprehet Teliti.

Sipas Telitit, “Kryebashkiaku Veliaj pasi mori mbështetjen e pakufijshme të shefit të tij, i cili lexoi qartë mesazhet e koduara që i dërgoi vartësi në bashki, u zgjua sot duke menduar “të shkuara e të harruara” dhe e filloi ditën me një video 3D sikur të mos kishte ndodhur asgjë këto ditët e fundit”.

Por “Tirana nuk harron që 30 milionë euro janë zhdukur nga e famshmja kompani 5D. Tirana nuk harron që tenderat e 5D janë me vetë Bashkinë dhe UKT-në. Tirana nuk harron që drejtorët e bashkisë në vend që të punonin për qytetin, kopsisnin letrat dhe ngrinin skema “quasi mafioze” për të gllabëruar paratë e taksapaguesve. Jo jo, Tirana nuk harron se çfarë ka ndodhur e se çfarë keni bërë”, shkruan Teliti në një postim në rrjetet sociale.

“Hajde në Këshill dhe merr me vete një fletë 2D dhe aty si burrat jepe dorëheqjen, ashtu siç do t’i kishte hije çdo Kryebashkiaku të një kryeqyteti të një vendi europian.
Qytetarët janë gati, opozita po të pret, në çdo ditë që të duash, në çdo orë që të vendosësh, ne të presim në Këshill.
Nëse jo, protesta vazhdon dhe nëse ti nuk vjen te Tirana, atëherë do jetë përsëri Tirana që vjen te Bashkia të enjten e ardhshme”, u shpreh Teliti.