zoom

Day ArchiveVIDEO/ Skena er*tike në “Për’puthen”, shpërthen rrjeti: E turpshme, keni kaluar limitet

Pas dhunës së transmetuar për publikun, në emisionin “Për’puthen” nuk kanë munguar edhe skena të mirëfillta erotike.

Takimi mes konkurrentëve Klaudia dhe Buçi nuk kurseu prekje në zonat intime; vajza u shtri për masazh dhe pretendenti për partner nisi ta masazhonte.

Pamjet në fjalë kanë revoltuar ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët kanë shpërthyer me komente negative ndaj produksionit, duke shprehur pakënaqësi që skena të tilla transmetohen në një orar pasditeje, në një televizion kombëtar, ku para ekranit janë të ekspozuar të gjithë, përfshirë fëmijët.

Disa nga komentet e qytetarëve:

“Nuk duhet t’i transmetoni këto skena, çfarë mesazhesh po përcillni?”

“Na e shpifët, njerëz pa cipë”

“Degjenerim komplet, të them të drejtën, Top Channel ka emisionet më të degjeneruara”

“Degjenerim, e keni kthyer Top Channel në bordello, turpi ju mbuloftë”

Çiljeta flet për herë të parë për babain e Fernandos: Kishte 4 gra të ndryshme

Për herë të parë, Çiljeta foli për ish-partnerin e saj, me të cilin ka një djalë, Fernandon.

Ajo tregoi në “Ferma VIP” se babai i Fernandos ka pasur edhe katër marrëdhënie të tjera dhe me të katërta gratë, sipas saj, ka fëmijë të tjerë.

Në një bisedë me Elsa Lilën, Çiljeta shprehu dëshirën që një ditë t’i mbledhë në shtëpi të gjithë motrat dhe vëllezërit që Fernando ka nga babai.

“Mezi pres t’i mbledh këtë verë motrat dhe vëllezërit e Fernandos. Do të marr një shtëpi të madhe me qera për të mbledhur të gjithë. Babai i Fernandos ka pasur 4 gra të ndryshme në jetën e tij me të cilat ka bërë fëmijë”, rrëfyeu Çiljeta.

“Po afrohet anticikloni afrikan” – Si parashikohet moti për nesër?

Edhe për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore (afrimi gradual i Anticiklonit Afrikan).

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare, kryesisht në mesditë dhe pasdite dhe të larta transparente, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 7-10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 4 deri 16°C
në zonat e ulëta 6 deri 22°C
në zonat bregdetare 9 deri 20°C

Artan Hoxha jep alarmin: Droga sintetike po vret fëmijët, efekt 100 herë më të lartë se heroina

Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha paralajmëroi për një fenomen të frikshëm që po përhapet mes të rinjve dhe adoleshentëve dhe që po rrezikon jetën e tyre.

Nga studio e “Top Talk”, Artan Hoxha tha se rreziku po vjen nga droga sintetike e hyrë në tregun shqiptar veçanërisht në dy vitet e fundit, gjatë sezonit turistik.

Sipas tij, droga sintetike tërheq të rinjtë sepse është e lirë dhe efekti i saj zgjat shumë, madje më shumë se heroina.

Fenomeni problematik që ka Shqipëria sot është trafikimi dhe rritja e përdoruesve të drogave sintetike. Janë vrasëse.

Problemi më i madh nuk janë drograt natyrale, kjo e reja ka një problem tjetër. Ketanima, fentanili është i frikshëm MDA. Të gjitha këto, drograt sintetike në Shqipëri nuk kanë qenë kulturë, kanë ardhur nga Kosova.

Përdoren gjatë gjithë sezonit turistik dhe gjatë festave. Ato janë shkatërruese. Ti me një kokërr ekstazi mund të shkosh edhe 72 orë pa pushim.

Janë shumë të lira në treg këto, stimuluesi i kalit, e kanë efektshmërinë 100 herë më të lartë se heroina. Numri i vdekjeve vjet ishte i frikshëm, më i lartë se i të vrarëve.

Trafikantët po synojnë moshat e reja, edhe te 9-vjeçaret. Përdorimi i saj në organizmin e të rinjve, është shkatërrues. Imagjinoni në një vend si Shqipëria, kontrolli nga Kosova është lehtësisht i kalueshëm”-u shpreh Hoxha.

Berisha lajmëron protestë kundër Veliajt, kur do të mblidhen demokratët?

Lideri i opozitës Sali Berisha u bëri apel demokratëve që të premten në orën 11.00 të protestojnë para Bashkisë së Tiranës kundër Erion Veliajt.

Pas arrestimeve të disa drejtorëve në këtë bashki për korrupsion, ish-kryeministri Berisha deklaroi se Erion Veliaj duhet të japë dorëheqjen.

“Erion Veliaj jep dorëheqjen urgjentisht, mos prit qytetarët të premten në zyrë.
Hapja zyrat qytetarëve. Bashkia është shtëpia e qytetarëve dhe jo e hajdutëve”, tha ish-kryeministri.

Sipas Berishës, hetimet për dosjen “5D” treguan një nivel korrupsioni që nuk ishte hasur më parë në institucionet shtetërore

“Miq, Shqipëria dhe çdo vend ka njohur hajdutë, por hajdutë që të vjedhin fondet 100 përqind si Erion Veliaj, toka nuk ka njohur ndonjëherë, përveç atyre që thyejnë bankat.Të dashur miq, qytetarë dhe qytetare, pyesni pak, ku janë 130 milionë euro, para të taksapaguesve tanë për djegësin e Tiranës? Askush nuk e di, por djegësi nuk ekziston. Ato pra u vodhën 100 përqind. Ku janë paratë e vjedhura në dhjetëra milionë euro, që shkuan tek 5 bastardë me në krye kryehajdutin Erion Veliaj?”, tha Berisha.

Protesta para Bashkise së Tiranës u lajmërua fillimisht nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe më pas u mbështet nga Partia Demokratike.

Të gjitha figurat kryesore të opozitës kanë publikuar në rrjetet sociale thirrjen për protestë para Bashkisë së Tiranës. Slogani i protestës është “Mjaft” duke përdorur të njëjtin emër që ka pasur lëvizja e krijuar nga Erion Veliaj 20 vite më parë në fillimet e karrierës politike.

WhatsApp shfaq probleme, përdoruesit nuk dërgojnë dot mesazhe

Për disa minuta me radhë, applikacioni WhatsApp shfaqi probleme.

Përdoruesit e tij u ankuan se nuk dërgonin dot mesazhe.

Në krye të aplikacionit thjeshtë shfaqej një mesazh “Connecting…” dhe çdo përpjekje për të dërguar mesazhe nuk realizohej.

Pas disa minutash, problemi u rregullua dhe aplikacioni iu rikthye funksionit normal.

FOTO/ Pas ndarjes nga Besi, Xhensila bën ndryshim në pamje

Xhensila Myrtezaj ka bërë një ndryshim në “look”, duke u shfaqur ndryshe pas ndarjes nga Bes Kallaku.

Vetë Xhensila e ka mësuar publikun ta identifikojë me flokë gjithmonë në ngjyrë të errët, por kjo gjë ka ndryshuar në ditët e fundit.

Vetë Xhensila ka postuar një foto në Instagram, ku këngëtarja shfaqet me flokë bjonde, duke konfirmuar se ka ndryshuar ngjyrë.

“Për të gjithë ju që po më pyesni, po jam bërë pjesërisht bjonde”, shkruan këngëtarja krahas fotove ku ka udhëtuar drejt Firences.

Bes Kallaku konfirmoi pak ditë më parë ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, pas shumë thashethemeve dhe aludimeve në rrjet. Ai tha se fëmijët, Ajka dhe Amen, po jetojnë me Xhensilën.

Ngjarje e rëndë në Lushnjë/ Familjarët gjejnë të pajetë në oborr 22-vjeçarin

Një 22-vjeçar u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij, pasditen e kësaj të mërkure në Lushnjë.

Të parët që panë trupin e pajetë të të riut ishin familjarët e tij. Ata më pas njoftuan autoritetet, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes, për të zbardhur më shumë detaje për këtë rast.

Sipas policisë, 22-vjeçari dyshohet se është vetëvarur, por ende mbeten të paqarta shkaqet që e kanë shtyrë të riun drejt aktit ekstrem.

Çfarë na tregoi korrupsioni 5D i bashkisë së Tiranës

Mali i korrupsionit i zbuluar në bashkinë e Tiranës qe prova me flagrante për të vërtetuar atë që të gjithë e shohin dhe e flasin në tavolina, punë, shtëpi e kudo: që pushtetarët e këtij institucioni po mbushin thasët me tendera e leje ndërtimi, duke vjedhur taksat e duke gjobitur rëndë biznesin.

Ky rast na tregoi se sa pa teklif vidhet, se sa hapur sajohen tenderat e firmat mbi letrat e shtetit, se si të gjithë e shohin grabitjen e parasë publike e si fatkeqësisht të gjithë janë dakord: edhe ata që nuk kanë qenë pjesë e skemës.

Por ky rast na tregoi po ashtu se në cfarë qorrsokaku e ka futur administrata e korruptuar shqiptare biznesin. Dikur drejtorët e bashkisë merrnin përqindje, pastaj e rritën përqindjen, pastaj bënë kompanitë e tyre.

Biznesi në Tiranë ka kohë që e sheh veten në reprezalje: ose duhet të falimentojnë, ose duhet të bëhen argatet e drejtorëve të korruptuar të bashkisë. Biznesi do të duhej të paguante haraçin te drejtorët e bashkisë e më pas të shkonte me burg. Ose të refuzonte dhe të falimentonte, sepse në këtë sistem, bizneset që denoncojnë refuzojën edhe nga institucionet e tjera, ku ashtu si në bashki korrupsioni është i përhapur si gangrenë, në nëpunës publikë që i shfrytëzojnë zyrat e shtetit si çifligje.

Këtë duhet ta kuptojnë prokurorët e SPAK-ut, që po godasin njësoj si zyrtarët e korruptuar ashtu edhe bizneset që këta zyrtarë i kanë shtrënguar në çdo formë për t’i bërë pjesë e skemës së tyre të përfitimit. Sepse në asnjë rast nuk mund të jenë njësoj për SPAK-un sipërmarrësit me pushtetarët që zgjidhen për të mbrojtur interesat e shtetit.

Këtë duhet ta kuptojnë edhe politikanët në parlament, që të ndryshojnë qëndrim. Sepse ky është një rast i mirë që të mos thonë broçkulla në kor.

Nëse do të vazhdojmë të kemi drejtorë që bëjnë biznes me taksat që paguajnë bizneset e qytetarët dhe që shtrëngojnë biznese e qyetarë të paguajnë taksën e korrupsionit për të marrë shërbimet që u takojnë, do të kemi padyshim sipërmarrës e qytetarë të bërë pis nga balta e korrupsionit të pushtetit.

Rasti i bashkisë së Tiranës tregoi se biznesi jo vetëm duhet ta paguajë këtë taksë korrupsioni si kusht i vetëm për të mbjijetuar, por edhe si biznesit i bëhet konkurrencë nga pushtetarët në fushën e tyre, me kompani të krijuara me paratë që u vidhen atyre dhe taksapaguesve të tjerë./ Shkruar nga Mikel Ora për Zoom.al

Erion Veliaj shet drejtorët e arrestuar nga SPAK: Organizata, më e rëndësishme se disa individë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë për arrestimin e bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Duke mos pranuar asnjë lloj përgjegjësie për aferën e drejtorëve të tij, Veliaj tha vetëm se i uron atyre të zgjidhin problemet me drejtësinë dhe se organizata është më e rëndësishme se 1 apo 2 individë.

“Morëm vendimin për largimin e disa kolegëve sepse organizata e madhe është më e rëndësishme se 1 apo 2 persona, të cilët mund të kenë probleme me ligjin dhe duhet t’i zgjidhin këto probleme me drejtësinë. Unë uroj që të provojnë pafajësinë e tyre, por teksa i zgjidhin ato probleme, na duhet që organizata të vazhdojë përpara”, tha Veliaj.

Qato dhe Molla njiheshin si krahu i djathtë i Veliajt, deri para se të prangoseshin nën akuzat e korrupsionit dhe përfitimet në konflikte interesi.