zoom

Day Archive“22 vite pa përqafuar babain” – Rrëqeth Albano Bogdo: Ishte armiku im më i madh

Aktori i humorit Albano Bogdo rrëfeu historinë e trishtë të jetës së tij, duke ndarë të gjitha përjetimet pasi prindërit u divorcuan, si çifti i parë që ndahej në Sarandë në kohën e demokracisë.

Gjatë spektaklit të “Ferma VIP”, Albano tregoi se për shumë vite me radhë, nuk ka pasur asnjë kontakt me babanë, që pasi u nda nga nëna e tij.

Albano e përshkroi babain si armikun e tij më të madh, ndërsa shtoi se ata rigjetën njëri-tjetrin pas 22 vitesh, kur ndodhej në Milano për një koncert.

“Babai dhe mamaja ime janë çifti i parë që janë divorcuar në Sarandë në kohën e demokracisë. Dashamirësit të thonë je ti burri i shtëpisë tani, dhe të jesh burri i shtëpisë do të thotë të punosh, të heqin nga fëmijëria.

Lëri librat, merr një termus dhe shit akullore. Ia kam ndjerë mungesën babait, por nuk e kam shprehur asnjëherë. Armiku më i madh që kam pasur ishte ai. Një ditë e kemi kuptuar që nuk kishim asnjë armiqësi me njëri tjetrin.

Filloi të më qante dhe më përqafoi, kisha 22 vite që nuk e përqafoja, nuk e dija që më donte babai. Mamanë e kam dritën e syve, nuk e bënin dot 10 burra atë që ka bërë mamaja ime për mua”, rrëfyeu ndër të tjera Albano.

Pasi konfirmoi ndarjen nga Xhensila, përlot Besi: Ajka dhe Amen, babi ju do fort

Bes Kallaku dha një mesazh prekës dhe të rëndësishëm për dy fëmijët e tij.

Pasi bëri rrëfimin për herë të parë për ndarjen e tij me Xhensila Myrtezajn, duke treguar se Amen e shikonte më rrallë, ndërsa Ajkën më shpesh, Besi shprehu dashurinë për djalin dhe vajzën.

“Dua t’i them edhe Ajkës edhe Amenit, babi ju ka shpirt, babi ju do fort. Pasuria më e madhe që ne lëmë pas emrit tonë janë vetëm fëmijët”, u shpreh Besi, pasi të gjithë fermerët përcollën nga një mesazh për fëmijët e tyre.

Tragjedi në Turqi/ Po festonin fitoren, shembet ballkoni. Kush është zyrtari që vdiq

Festa u kthye në tragjedi në Turqi.

Teksa zyrtarë dhe mbështetës të Partisë Popullore Republikane po festonin për fitoren e tyre në zgjedhje, ballkoni u shemb në lagjen Tavas të Denizlit, duke shkaktuar edhe viktima.

Referuar mediave turke, nga shembja humbi jetën zyrtari i partisë, Mehmet Palaz, i cili mori plagë të rënda dhe nuk mbijetoi dot, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore.

Po ashtu, pas rrëzimit, tetë persona mbetën të plagosur rëndë, disa prej të cilëve janë në gjendje më kritike për jetën.

“Vajza ishte në makinë kur u vra Aureljo” – Zbardhet dinamika e sherrit që i mori jetën 18-vjeçarit

Zbardhen detaje të reja nga vrasja që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e të dielës, në Shkozë.

18-vjeçari Aureljo Dervishi humbi jetën pas një sherri me një grup të rinjsh.

Shkak i konfliktit mes tyre ishte një vajzë, që siç zbuloi gazetarja Dorjana Bezat, pa nga afër vrasjen.

Ajo dikur ka përjetuar një romancë me shokun e agresorit, ndërsa kohët e fundit ishte lidhur me shokun e viktimës, me të cilin ndodhej në të njëjtën makinë kur ndodhi ngjarja.

Aureljo Dervishi u përlesh me personin që ishte në konflikt dhe shokun e këtij të fundit.

Sherri fillimisht mes tyre ka nisur në rrugë dhe ishte përleshje fizike.

Më pas, agresorët përdorën thikën, duke e goditur Aureljon në zemër.

18-vjeçari ndërroi jetë pak minuta më vonë, ndërsa këtë të hënë, policia arrestoi si të akuzuar për ngjarjen Fensis Shehu, 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç janë nga Farka.

Si duhet të bashkohen fermerët për të përfituar fonde? Zbardhet udhëzimi

Nga 27 Marsi nisën aplikimet për fermerët që do të mbështeten me subvencione direkte.

Sivjet me skemën kombëtare të bujqësisë do të zbatohen 8 masa mbështetëse. Përfitues sipas masave mbështetëse mund të jenë fermerët individualë, grupet e fermerëve, personat fizikë, personat juridikë dhe SHBB-ja.

Për 2024 risia është forma e aplikimit të fermerëve në grup.

Në Fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi “Për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural” i cili përcakton detyrimin si për fermerët individualë dhe kur aplikon si “grup fermerësh” duhet të jetë i pajisur me NIPT.

Në rastin kur fermeri individual është pjesë e aplikimit si “grup fermerësh” të jetë i pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv. Kur fermeri aplikon si pjesë e një “grupi fermerësh”, nuk mund të aplikojë edhe si fermer individual apo edhe në grupe të tjera fermerësh, për të njëjtën masë mbështetëse.

Sipas udhëzimi “grupi i fermerëve” mund të krijohet nga fermerë individualë, persona fizikë dhe/ose juridikë dhe numri minimal i anëtarëve nuk duhet të jetë më i vogël se 7 fermerë. Përjashtimisht për masën mbështetëse nr. 4, grupi i fermerëve përbëhet nga jo më pak se 4 anëtarë. Në rastin kur një apo më shumë anëtarë të “Grupit të fermerëve”, pas kontrollit administrativ të dokumentacionit apo verifikimit në terren, rezulton se nuk përmbushin kriteret e përfitimit të masës përkatëse, nuk përfitojnë mbështetje as anëtarët e tjerë të grupit.

Udhëzimi ndër të tjera përcakton se për masat mbështetëse nr. 1–7, përfituesi të këtë bërë “shlyerjen koherente të sigurimeve shoqërore”. Faturat për masat mbështetëse në përputhje me kriteret përkatëse, duhet të jenë të lëshuara gjatë periudhës 2023–2024. Financimi i shumës së përfituar bëhet në bankat e nivelit të dytë. Formulari i aplikimit përmban rubrikën për llogarinë bankare të përfituesit, e cila plotësohet që në momentin e aplikimit. I gjithë dokumentacioni i kërkuar të jetë në gjuhën shqipe ose në rast se është në gjuhë të huaj të jetë i përkthyer nga një përkthyes i autorizuar dhe i vërtetuar nga noteri;

Të gjithë aplikantët me status fermer ose person fizik/juridik që kryejnë aktivitet për prodhimin bujqësor dhe blegtoral, para përfitimit duhet të plotësojnë/përditësojnë Regjistrin e Fermës. Kriteret e përcaktuara në pikat më sipër, vërtetohen nga ndërveprimi me regjistra të tjerë elektronik në formën e aplikimit dhe në sistemin elektronik ku trajtohen aplikimet

Aplikimi do të jetë on-line do të bëhet nga aplikanti në portalin e-Albania. Aplikimet përfundojnë më 19 Prill.

Masat mbështetëse:

Masa 1: Pagesa në vlerën deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë lopë për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë.

Masa 2 Për pjesën mbi 50 (pesëdhjetë) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB)”.

Pagesa në vlerën deri në 1 200 (njëmijë e dyqind) lekë/krerë për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi. Për pjesën mbi 300 (treqind) krerë masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”.

Masa 3: Mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1 000 (një mijë) lekë për zgjua, për fermer/aplikant me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje. Për pjesën mbi 150 (njëqind e pesëdhjetë) zgjoje, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”

Masa 4: Pagesa në vlerën deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë për ha për sezon dhe jo për më shumë se 2 sezone, për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike për fermer/aplikant me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha. Për sipërfaqen mbi 5 (pesë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”.

Masa 5: Pagesë për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike në vlerën deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë/ha, për fermer/aplikant me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha. Për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”.

Masa 6: Fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) lekë për fermë të certifikuar.

Masa 7: Implementimi dhe certifikimi global GAP, përfshirë mbulimin e kostove të analizave të produkteve, në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujqësore të certifikueshme, në masën 50 (pesëdhjetë) % të vlerës totale të faturës tatimore: i. por jo më shumë se 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha për certifikim individual; ii. por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 (tre) ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 (dhjetë) ha në fushë të hapur, për certifikim në grup me minimum 10 (dhjetë) fermerë të përfshirë; iii. por jo më shumë se 700 000 (shtatëqind mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 15 (pesëmbëdhjetë) ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 30 (tridhjetë) ha në fushë të hapur, për certifikim në grup me minimum 20 (njëzet) fermerë të përfshirë.

Aplikimi për mbështesje për naftën për bujqësinë

Çdo subjekt që plotëson kriteret e përcaktuara në këtë udhëzim, duhet të bëjë aplikimin online, duke plotësuar të dhënat nëpërmjet vetëdeklarimit dhe duke ngarkuar në sistem dokumentacionin e kërkuar.

2. Formulari i aplikimit online nëpërmjet e-Albania plotësohet nga aplikanti mbi bazë vetëdeklarimi, në lidhje me: a) parcelat që kultivohen gjatë vitit (mbjelljet e para); b) kulturat e mbjella apo që do të mbillen në ato parcela gjatë vitit (mbjelljet e para).

Deklarimi i mbjelljeve nga aplikanti bëhet si vijon: Fermeri do të deklarojë sipërfaqet e mbjelljeve të para të kulturave bujqësore, që përfshin mbjelljet në periudhën e vjeshtës dhe të pranverës (1 tetor 2023 deri më 31 maj 2024). Sipërfaqja e deklaruar përfshin vetëm mbjelljet e para dhe llogaritet e kultivuar vetëm një herë. Deklarimi i mbjelljeve nga aplikanti, bëhet si vijon: a) Për perimet e serrës, fermeri do të deklarojë sipërfaqet që ka të mbjella me perime serre në momentin e aplikimit dhe/ose sipërfaqet që do të mbjellë deri më 31 maj 2024. b) Për drufrutorët, fermeri do të deklarojë sipërfaqen ekzistuese të mbjellë me këto bimë në momentin e kryerjes së aplikimit, si dhe sipërfaqet që do të mbillen deri më 31 maj, 2024, me kusht që sipërfaqet e reja të mos jenë zëvendësime të sipërfaqeve të deklaruara të mbjella me të njëjtat bimë ose me bimë të tjera. c) Për kulturat në fushë të hapur, për bimët njëvjeçare të arave dhe perimet e fushës, fermeri do të deklarojë sipërfaqet: (i.) me bimët e arave të mbjella në vjeshtën 2023 (fakt në momentin e aplikimit) dhe/ose që do të mbillen deri më 31 maj 2024; (ii.) me perimet e fushës që ka mbjellë (fakt në momentin e aplikimit) ose që do të mbjellë deri në 31 maj 2024. Në rastin e bimëve bashkëshoqëruese, sipërfaqja do të deklarohet vetëm një herë, vetëm për bimën kryesore.

Për bimët foragjere shumëvjeçare dhe bimët aromatike-mjekësore, fermeri do të deklarojë sipërfaqen e mbjellë me këto bimë në momentin e kryerjes së deklarimit, si dhe sipërfaqet që do të mbillen deri 31 maj 2024, me kushtet e përcaktuara në pikën “b” për drufrutorët. Kulturat bujqësore/grup-kulturat që mbështeten nga skema e naftës për bujqësinë përcaktohen në aneksin 6.
Gjatë aplikimit online, çdo dokument i kërkuar, sipas këtij udhëzimi, do të skanohet dhe ngarkohet në mënyrë elektronike nga aplikuesi, me përjashtim të dokumentit/dokumenteve që ofrohen automatikisht nga portali e-Albania).
Dokumentacioni i kërkuar për t’u ngarkuar online, sipas këtij udhëzimi, duhet të jetë në origjinal ose i noterizuar, si dhe të jetë në gjuhën shqipe ose në rast se është në gjuhë të huaj, të jetë i përkthyer nga një përkthyes i autorizuar dhe i vërtetuar nga noteri.
Dokumentacioni i pronësisë së tokës (certifikata) i ngarkuar në sistem do të konsiderohet i vlefshëm nëse gjatë kontrollit administrativ konfirmohet nga ASHK-ja. Në rastin kur në sistem ngarkohet AMPT-ja do të konsiderohet e vlefshme nëse gjatë kontrollit administrativ konfirmohet nga ASHK-ja ose njësitë e vetëqeverisjes vendore (NJVV). Të vlefshme konsiderohen edhe konfirmimet për dokumentacionin e pronësisë (certifikatë ose AMTP), të bëra në aplikimet për naftën për bujqësinë në vitin 2021, 2022 dhe/ose 2023./ Monitor

Olta zbulon finalistët e Big Brother VIP: Nëse Egla rikthehet…

Ish-banorja e Big Brother, Olta Gixhari analizoi garën e këtij viti në shtëpi.

Në një intervistë në “Top Channel”, ajo deklaroi se në finale sheh katërshen Juli, Heidi, Romeo dhe dikë mes Jetmirit dhe Françeskës.

Por sipas Oltës, loja do të ndryshojë nëse Egla rikthehet në shtëpi. Nëse diçka e tillë ndodh, sipas saj, aktorja fiton garën.

“Mendoj Meritonin për shkak të kauzës që ka. Uroj që kur të vijë ai moment, mos të dalë të shkojë pas të dashurës së tij. Shoh në finale Julin padiskutim, Heidin, Romeo si një përfaqësues i denjë i djalit të mirë. Jam mes Jetmirit dhe Françeskës. E marr të mirëqenë që Egla nuk hyn, nëse rihyn mendoj se do e fitojë pastaj”, tha Olta Gixhari.

Aksident tragjik/ Treni me pasagjerë përplaset me autobusin, vdesin 8 persona

Tetë persona ndërruan jetë në një aksident tragjik këtë të hënë.

Në rajonin Taroslavl të Rusisë, një tren pasagjerësh u përplas me një autobus, duke shkaktuar pasoja fatale për udhëtarët.

Sipas mediave të huaja, autobusi u ndal në shina ndërsa po përpiqej të kalonte vendkalimin hekurudhor.

Distanca mes autobusit dhe trenit që po lëvizte në hekurudhë ishte shumë e shkurtër dhe për pasojë, drejtuesi i trenit e kishte të pamundur të manovronte dhe të shmangte përplasjen.

Sipas një deklarate nga Ministria e Emergjencave të Federatës Ruse, tetë personat që humbën jetën udhëtonin në autobus, ndërsa 340 udhëtarët e trenit nuk u lënduan.

Përpjekjet e diasporës për marrëveshjen e pensioneve Shqipëri-Itali nuk kanë mbaruar

Marrëveshja për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë është nënshkruar në muajin shkurt nga të dy qeveritë, por ajo mund të bëhet efektive vetëm pas aprovimit nga ana e Parlamentit shqiptar dhe atij italian.

Miratimi në Dhomën e Deputetëve dhe në Senatin Italian, si dhe në Kuvendin e Shqipërisë, do ti hapë udhë dekretimit nga presidentët Begaj dhe Mattarella të Ligjit që bën të mundur fillimin e pagesave të pensioneve për mijëra bashkatdhetarë që jetojnë e punojnë prej vitesh në Itali, ose që janë kthyer në Shqipëri dhe nuk e përfitojnë ende për mungesë të ligjit.

“Vetëm në këtë moment, përpjekjet shumëvjeçare të shqiptarëve të Italisë do të kenë një fund të lumtur – tha për BIRN gazetari Artur Bejzade, i cili ka ndjekur nga afër të gjithë hapat e hedhur nga shoqata “Diaspora “91-19” në Itali.

Stafi i redaksisë për diasporën në TVSH i dha mjaft hapësirë njerëzve idealist të Shoqatës, që nuk i reshtën kërkesat e tyre prej më shumë se pesë vitesh.

“Askush nuk e di se sa kohë do të duhet që Italia ta kalojë përfundimisht ligjin që lehtëson përfitimin e pensioneve, por presioni pozitiv nga ana e emigrantëve tanë në Itali do ta shkurtonte këtë periudhë – tha Bejzade, sipas të cilit nxitja e qeverisë dhe jo pritja, do ti shërbenin zgjidhjes përfundimtare”.

Të dhënat e mbledhura nga nga shoqata “91-19”, e cila ka në radhët e saj shqiptarët që u larguan drejt brigjeve të Italisë pas vitin 1991, bëjnë të njohur se numri i përgjithshëm i shqiptarëve në Itali arrin në mbi 400 mijë vetë.

Anëtarët e shoqatës që u krijua në vitin 2019 e filluan gjithçka me një rrjet komunikimi në Facebook nga Esat Balla, një emigrant nga Durrësi.

Hapin e parë të sakrificës e kishte hedhur një shqiptar me emrin Madrid Maliqati, i cili u vetëlidh para godinës së parlamentit të Italisë, duke kërkuar pagesën që i takonte nga puna shumëvjeçare në emigracion.

Esat Balla, një inxhinier nga Durrësi, i cili drejton shoqatën Diaspora “91-19” tha për BIRN se bashkë me protestat e vazhdueshme në kërkim të pensioneve nga puna në Itali, shqiptarët krijuan lidhjet e nevojshme në politikën e vendit fqinj.

“Kërkuam mbështetje prej tyre, e po ashtu edhe njohuri për legjislacionin italian, i cili na çonte drejt zgjidhjes – tha Balla për BIRN.

Ai është i bindur, se kontributi i përbashkët dhe insistimi i anëtarëve të shoqatës i ka çuar drejt Marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministrat Rama dhe Meloni shkurtin e kaluar.

Inxhinieri nga Durrësi e kishte zgjidhur problemin e pensionit vetjak, pasi kishte punuar për shumë kohë në Zvicër, atje ku mjaftonte të mbushje moshën për të siguruar pagesën nga institucionet e Sigurimeve.

I përfshirë që në fillim në kërkimin e një ligji për të gjithë shqiptarët, Balla arriti të bindë bashkatdhetarët për “betejën” e përbashkët.

“Ndërsa në Itali, përveç moshës së pensionit, 67 vjeç, duhet të kesh edhe vitet e punës, jo më pak se sa 20”.

Balla tha se në kushtet e deritanishme, një shqiptar që ka punuar 14 vjet në atdhe dhe 19 vjet të tjera në Itali, nuk do të përfitonte pension në asnjë nga të dy vendet.
Ligji që pritet të dekretohet do ta mundësojë përfitimin e pensionit, pasi ai I bashkon të dy periudhat e punës, duke lehtësuar pagesën përkatëse sipas sigurimeve në të dy vendet.

“Në Itali mjaftojnë dy dokumente personale, të cilat paraqiten në INPS (Instituti Nacional I Kujdesit Social) – shton Esat Balla.

Tashmë shteti Italian ka siguruar fondet e pensionit për shqiptarët, duke nisur që nga ky vit, me një shumë mesatare vjetore prej 7.5 milion euro.

Shuma vjetore vjen kryesisht ndryshon, në varësi të numrit të punonjësve shqiptarë në moshë pensioni në vitin përkatës.

“Të rinjtë shqiptarë që punojnë në Itali kanë qenë pak të interesuar për zhvillimet e kërkesave tona – tha presidenti i shoqatës “Diaspora 19-19”, Esat Balla.

Ne e prisnim këtë – vijoi Balla, sipas të cilit mungesa e përfshirje së të rinjve lidhet kryesisht me faktin që ata nuk kanë punuar në Shqipëri.

Gazetari Artur Bejzade ndjehet mirë që redaksia e emisionit televiziv që ai drejton i ka bërë të njohura për publikun shqetësimet e shqiptarëve të Italisë lidhur me pensionet.

Ai shton se hapat e hedhur deri tani do të konsiderohen sukses, atëherë kur do të nisë edhe zbatimi konkret i ligjit, pra kur të fillojnë pagesat për pensionet.

“Ndoshta ai do të jetë momenti, kur edhe shqiptarët që punojnë e jetojnë në Greqi të përfitojnë pensionin që u takon nga puna shumëvjeçare në vendin fqinj.

Rasti i Italisë dëshmon se edhe kjo mund të arrihet” – përfundon gazetari Artur Bejzade./ Reporter.al

Bëni kujdes në këto data! 7 ditët e prillit që konsiderohen të rrezikshme

Disa ditë të prillit nuk do të jenë të favorshme për disa prej nesh.

Pas 1 prillit, janë edhe 7 ditë të tjera që konsiderohen të rrezikshme dhe që këshillohet të tregohet kujdes në sjellje dhe veprime.

3 Prill

Venusi në lidhje me Neptunin. Në këtë ditë, shumica e njerëzve do të privohen nga dëshira për diplomaci dhe kompromis. Me një probabilitet të lartë, 3 Prilli do të jetë një ditë shumë e pafavorshme për komunikim dhe njohje të reja.

5 Prill

Afërdita kalon në shenjën e Dashit. Shtëpia e parë është përgjegjëse për emocionet, pamjen, shëndetin. Në këtë datë, Venera do të kalojë në shtëpinë e parë të horoskopit, gjë që do të shkaktojë një valë të papritur energjie negative. Do të ndikojë shumë në marrëdhënien tonë me veten. Qëndrimi juaj ndaj vetes nuk do të pasqyrojë thelbin e vërtetë dhe kjo është e vërtetë edhe për javët e ardhshme.

8 Prill

Eklipsi total diellor tek Dashi. Dita më e rrezikshme dhe e paparashikueshme e muajit. Një eklips total diellor është gjithmonë i keq, veçanërisht në shenjën e Dashit. Kjo tregon se probabiliteti i problemeve spontane dhe të papritura do të rritet deri në kufi. Në këtë ditë, jini shumë të kujdesshëm në gjithçka. Mos besoni gjithçka që shihni dhe mos u mbështesni në intuitë.

10 Prill

Marsi në lidhje me Saturnin. Në këtë ditë, vullneti ynë do të shpërthejë. Njerëzit do të bëhen të dëshpëruar, të dobët, të mërzitshëm dhe do të humbasin motivimin. Dëshira për të luftuar për lumturinë tuaj mund të zhduket papritmas. Në një ditë të tillë është shumë e lehtë të humbasësh atë që ke ndërtuar prej muajsh apo edhe vitesh.

11 Prill

Dielli në lidhje me Mërkurin. Krijimi i marrëdhënieve të reja në këtë ditë definitivisht nuk do të çojë në asgjë të mirë. Mërkuri në kundërshtim me Diellin nuk do ju lejojë të pranoni kritikat. Njerëzit do të ndalojnë së kuptuari njëri-tjetrin. Kjo është dita e debateve, e negativitetit.

19 Prill

Mërkuri në lidhje me Venusin. Nevoja për komunikim mund të bie ndjeshëm. Relaksohuni dhe prisni që dita të përfundojë.

30 Prill

Marsi kalon në shenjën e Dashit. Marsi ndihet si në shtëpinë e Dashit dhe për këtë arsye fuqia e tij rritet. Por ana hije e Marsit tek Dashi është tendenca për të qenë të padurueshëm, arrogant, impulsiv, të pamatur dhe egoist. Shmangni konfliktet në këtë ditë.

Kthesë në mjekësi/ Kanabisi ndihmon për të luftuar kancerin e lëkurës

Studiuesit australianë po bëjnë eksperimente laboratorike për të parë nëse kanabisi mund të përdoret për trajtimin e kancerit të lëkurës.

Ata thonë se më pak se 15% të pacientëve arrijnë të mbijetojnë më shumë se tre vjet pas prekjes nga melanoma. Por, sipas studiuesve australianë, provat e reja laboratorike tregojnë se kanabisi mund të ndihmojë në trajtimin e këtij lloji të kancerit.

Leigh Raaschou ka luftuar me kancerin për disa dekada.

Ai nuk ka mbrojtur veten prej djegies nga dielli dhe thotë se pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar nën rrezet e diellit.

Melanoma iu shfaq fillimisht në lëkurën e kokës dhe më pas u përhap deri në kockë. Mjekët u detyruan t’i hiqnin një pjesë të kafkës.

“Mjekët janë detyruar të heqin mbi 100 copa kanceroze të lëkurës në atë kohë, ndoshta afër 200”, thotë zoti Raaschou.

Që nga viti 1998, zoti Raaschou është prekur katër herë nga melanoma. Për herë të fundit ai u prek nga kjo sëmundje vitin e kaluar.

“Asnjëherë nuk kam mbajtur kapele, nuk kam përdorur kurrë krem për mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit. Dhe ky është rezultati”, thotë ai.

Terapia me rrezatim për të shkatërruar qelizat kanceroze i ka dëmtuar dëgjimin dhe shikimin.

“U jam nënshtruar trajtimeve me rrezatim në çdo zonë të kokës. Dhe mjekët më kanë thënë se nuk ka mbetur asnjë zonë pa u trajtuar. Bashkëshortja ime është e shqetësuar për gjendjen time”, thotë zoti Raaschou.

Në shumicën e rasteve, melanoma trajtohet përmes ndërhyrjeve kirurgjike ose terapive me rrezatim.

Por studiuesit në Universitetin Charles Darwin dhe Institutin Mbretëror të Teknologjisë në Melburn po hulumtojnë përdorimin e kanabisit, si një mundësi për trajtimin e kësaj sëmundjeje në të ardhmen.

Studimi është në fazat e tij fillestare, por ata zbuluan kur vendosën një ekstrakt specifik nga bima e kanabisit sativa, të quajtur PHEC-66, në një epruvetë, se ajo u bashkëngjitet receptorëve në sipërfaqen e qelizave kanceroze dhe ndërpreu rritjen e tyre.

“Bëhet fjalë për melanomën malinje, një lloj fatal i kancerit të lëkurës”, thotë Dr. Nazim Nassar nga Universiteti Charles Darwin.

Dr. Nassar është bashkautor i një studimi mbi këtë hulumtim, të botuar në revistën “Cells”.

Studiuesit tani shpresojnë të fillojnë provat me kafshët.

Kjo mund të marrë vite dhe rezultatet do të duhet të jenë të suksesshme përpara se të fillojnë provat klinike me njerëz, por zoti Nassar është i inkurajuar nga rezultatet e deritanishme.

“Kjo metodë e detyron qelizën kanceroze të kalojë në atë që ne e quajmë vdekje të programuar qelizore ose apoptozë. Dhe për ne ky studim fillestar i kryer në laborator është një rezultat i shkëlqyer”, thotë ai.

Për njerëzit që jetojnë me kancer si zoti Raaschou, çdo alternativë ndaj operacionit është një opsion i mirëpritur.

“Do të isha shumë i kënaqur nëse nuk do të më duhej të hiqja kancerin me operacion. Do të dëshiroja ta dija këtë gjë 10 vjet më parë”, thotë zoti Raaschou./ Zëri i Amerikës