Aplikacion
Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në zonën e Shkozës, Tiranë, pasi është plagosur me thikë gjatë një konflikti mes të rinjve.
Sipas informacioneve të para, i riu mësohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me dy makina te ndryshme, ku janë përballur dhe konfliktuar më pas. Viktima Aureljo Dervishi ka qenë pasagjer në një prej mjeteve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital./ Zoom.al
Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për javën: Ja kur rikthehen ditët me diellVendi ynë gjatë kësaj javë pritet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme e kohëzgjatje me diell për shkak të masave ajrore me origjinë jugore.
Të martën moti pritet të jetë relativisht i paqëndrueshëm me alternime vranësirash e kthjellime. Vranësirat priten të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në veri.
Ditën e Mërkurë pritet rënie e lehtë e temperaturave në vlerta minimale dhe ato maksimale.
Përshëndetje nga SHMU!
Për javën që presim: Vendi ynë pritet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme e kohëzgjatje me diell për shkak të masave ajrore me origjinë jugore. Pritet një rritje graduale e temperaturave të mesditës 28 – 30 gradë C
Përjashtim bën dita e Martë ku moti pritet të jetë relativisht i paqëndrueshëm me alternime vranësirash e kthjellime. Që në orët e para të 24- orëshit vranësirat priten të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në veri. Në orët e mëngjesit reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore. Më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Ditën e Mërkurë pritet rënie e lehtë e temperaturave në vlerta minimale dhe ato maksimale. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Elementi Erë ditën e Hënë pritet të jetë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era bëhet relativisht intensive me shpejtësi 11-17m/sek.
Zgjedhjet lokale në Turqi, opozita shkon drejt fitores në Stamboll dhe AnkaraPartia kryesore opozitare e Turqisë po i afrohet fitores në qytetet kryesore, Stamboll dhe Ankara, në zgjedhjet lokale.
Kryetari opozitar i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili fitoi qytetin në vitin 2019, tha se ishte “shumë i lumtur” deri më tani.
Një vit pasi Rexhep Tajip Erdogan siguroi një mandat të tretë si president, ai e kishte vendosur si synim të rifitonte qytetin ku u rrit dhe u bë kryetar bashkie.
Mbështetësit e opozitës festuan ndërsa Imamoglu mbylli fitoren.
Me më shumë se 70% të votave të numëruara në Stamboll, ai ishte nëntë pikë përpara rivalit të tij nga Partia AK e Erdogan.
Turmat në Stamboll, qytetin me 16 milionë banorë, u mblodhën jashtë një prej bashkive kryesore. Ata valëvitën flamuj turq dhe pankarta që tregonin fotografinë e Imamoglu së bashku me babain themelues të Turqisë Kemal Ataturk.
“Në bazë të të dhënave që kemi tani, mund të them se besimi dhe besimi i qytetarëve ndaj nesh është shpërblyer”, tha ai.
Partia e tij CHP kryesonte me një diferencë edhe më të madhe në kryeqytetin Ankara.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, se është i implikuar në grupin e trafikut të drogës, lidhur me dosjen Xibraka.
Berisha deklaroi se Olsi Rama ka kaluar 18 herë kufirin me makinën e drogës, me pasaportë diplomatike dhe të huaj.
Ndërsa theksoi se ditën e arrestimeve pas zbulimit të larboratorit të dorgës vëllai i kreut të qeverisë ia mbathi në Kosovë.
Berisha shtoi se droga ishte e Edi Ramës me të dërguar special Olsi Ramën, përndryshe thekson ai “droga nuk vinte kurrë në Shqipëri’.
Sali Berisha: Ata të cilët pa vetëdije bëjnë avokatin e Olsi Ramës, atyre njerëzisht u kërkoj; shtroni vetëm këtë pyetje: Nëse nuk ishte i implikuar Olsi Rama, si ka mundësi të kalonte kufirin 18 herë më makinën e drogës.
Na gjeni ju një makinë tjetër me të cilën Olsi Rama të ketë kaluar 18 heë kufirin. Mos u bëni naiv, se kufirin e ka kaluar me pasaportë diplomatike, dhe ndonjëherë edhe me pasaportë të huaj se përdorte dy pasaporta.
Pyetja tjetër; nëse Olsi Rama kishte kaq miqësi me Ermalin, çfarë donte Olsi Rama në apartamentin e mbledhjeve të fshehta. Po pse nuk regjistroi Olsi Rama targën tek ja mbathi ditën e arrestimeve, për në Kosovë.
Ndaj dhe askush të mos bëhet naiv, droga ishte e Edi Ramës, me të dërguar special Olsi Ramën, përndryshe droga nuk vinte kurrë në Shqipëri. Ndaj dhe i them këtu Edi Ramës, se ti me vëllain tënd nuk di ti shpëtosh kurrë verdiktit të drejtësisë.
Po pse ne çdo vit gjer në vitin 2013, rriteshim si banorë nga viti në vit.
Po rriteshin rrogat, pensionet, po zgjerohej punësimi, po vinin investime të mëdha. Çfarë ndodhi me ne? Edi Rama me klanin e tij në pushtet, me shpejtësi të rrufeshme zëvendësoi shtetin ligjor me narkoshtetin.
Mos harroni një denoncim që bëri Arben Ahmetaj: I thashë në 2014 se po kanabizuam Shqipërinë i bëmë gjëmën Shqipërisë. Në mënyrë më kriminale ai instaloi drogën dhe shtetin e drogës.
Po në vitin 2014, pa humbur kohë i vëllai i tij krimineli Olsi Rama, trafikanti ndërkombëtar, nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, nipi tjetër i Enver Hoxhës, Dritan Koloneci, dhëndërri i Enver Hoxhës, Kelment Koloneci, një nga më kryesorët e ‘Hakmarrjes për Drejtësi’, Gentian Gjonaj’, me Genti Xhixhën po të Edi Ramës.
Genti Xhixha o miqtë e mi është një kryetrafikat që rri në Kubë dhe që ne e ndiqnim që në vitin 2011, atë dhe mamanë e tij që punonte me Edi Ramën dhe financonte me para droge fushatat e PS-së, por e mbronte Ina Rama.
Këta instaluan fabrikën më të madhe të kokainës, e gjitha në mbrojtjen e Olsit dhe Edit. A e dini ju se për të sjellë kolumbianët e Olsi Ramës, u dërgua diplomati nga Tirana në Beograd që tu nxirrte viza jashtë kritereve.
A e dini ju se Çhe Guevarat e drogës nuk u regjistruan në regjistrin e të huajve. A e dini ju se Olsi Rama, ishte një dhe i pandarë me Gentian Gjonaj, me Ermal Hoxhën, ndër më kryesorët e grupit të Xibrakës, që vetëm në solucione në Xibrakë kishte 1.1 ton konakinë, 300 mln euro. Pa llogaritur sa kishte në magazinat e Maminasit pleh kimik të përzier me kokainë.
Olsi Rama u identifikua me dhjetëra herë, në kafene, restorant, mbledhje të fshehta në apartamente dhe kudo me Gentian Gjonaj, Ermal Hoxhën, dhe kryesorët e grupit.
Por Saimir Tahiri urdhëronte përgjuesit dhe vëzhguesit të mos e emëronin 45-vjeçarin flokëshkurtërin dhe flokëziun, me emrin që kishte, por vetëm i panjohuri. Por kompjuteri nuk ka frikë, nuk ka hile, ja nxori surratin se i panjohuri që udhëtonte me makinën e drogës kishte emër, Olsi Rama. Kishte fytyrën dhe gjatësinë e tij, ishte vëllai i kryeministrit të Shqipërisë.
Megjithatë përsëri në gjykatë, së shpejti do të merrni vesh se kush ishte gjykatësi, dosja veçohet, i panjohuri nuk mund ta dimë kush është paçka se në TIMS rezultonte Olsi Rama.
U zhduk 9 muaj më parë në shtëpinë e gjyshërve, gjenden eshtrat e 2-vjeçarit në Francë
Eshtrat e vogëlushit Emile, 2-vjeçarit i cili u zhduk 9 muaj më parë në rajonin Alpes-de-Haute-Provence, në Francën juglindore, u gjetën të shtunën.
Kockat e fëmijës u zbuluan pranë Vernet, ndërsa nuk dihet nëse vogëlushi është vrarë në vendin ku u gjetën eshtrat apo trupi i tij është transportuar aty.
Kur u zhduk më 8 korrik, Emile sapo kishte mbërritur për pushimet verore në shtëpinë e gjyshërve nga nëna e tij.
Në deklaratën e prokurorit thuhet se është duke u zhvilluar edhe një hetim mjeko-ligjor ndërsa policia po kryen “hetime shtesë” në zonën ku janë gjetur eshtrat.
Emili u pa për herë të fundit me gjyshin e tij 58-vjeçar. Që atëherë, fati i tij ishte mister dhe hetuesit nuk kanë përjashtuar asnjë mundësi, përfshirë rrëmbimin dhe vrasjen.
Një dëshmitar okular tha se ai pa gjyshin e tij, një fizioterapist osteopatik, duke prerë dru jashtë shtëpisë së tij rreth kohës kur fëmija dyshohet se u zhduk.
Emri/ U dënua me 25 vite burg për vrasjen e dy ushtarakëve, arrestohet 1 vit pas lirimit nga qelia
Shtetasi Pëllumb Çela, i cili u dënua me 25 vite burg për vrasjen e dy ushtarakëve në 2000, është ndaluar nga uniformat blu 1 vit pas lirimit nga qelia.
Mësohet se ai është ndauar për dhunë në familje pasi goditi vëllanë e tij.
Çela ka një vit që ka dalë nga burgu pasi në vitin 2001, kur ishte vetëm 26 vjeç u dënua me 25 vjet heqje lirie për akuzën e vjedhjes me armë me pasojë vdekjen e dy ushtarakëve Pëllumb Shehaj dhe Sihat Shehaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në Memaliaj.
Ushtarakët kushërinj u vranë në një pritë të ngritur ndaj tyre në mesnatën e 7 marsit të vitit 2000, ndërsa udhëtonin me gjithë familjet e tyre drejt Tiranës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të një të afërmes së tyre.
Moderator dhe baba i dy fëmijëve, banori misterioz që do të bëhet pjesë e Big Brother VipNjë personazh misterioz do të bëhet pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip gjatë spektaklit të së martës.
Teksa ishte i ftuar në “Fun Club”, ai u shfaq në studio me maskë dhe zbuloi disa detaje nga vetja.
Personazhi misterioz tregoi se ishte moderator dhe baba i dy fëmijëve. Ndërsa shtoi se gjatë qëndrimit në BBV do të sjellë një standard të ri.
“Unë jam animator, moderator dhe studioj gazetari. Jam 32-vjeç. Jam i martuar, prind i dy fëmijëve. Në BBV do sjell një standard të ri dhe do e çoj më përpara”, u shpreh ai.
I refuzoi të gjithë! Xabi Alonso merr vendimin për të ardhmen e tijKapitulli për të ardhmen e Xabi Alonso u zgjidh këtë fundjavë kur trajneri spanjoll siguroi, në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Hoffenheim, se ai do të vazhdojë në pankinën e Bayer Leverkusen.
Ka pasur muaj dhe javë të shumta spekulimesh. Një nga klubet që ishte ndër të parët në listë nga trajneri i Tolosa ishte Bayern Munich.
Gjiganti gjerman nuk po kalon sezonin më të mirë në historinë e tij, pasi vetë Xabi është ai që do t’i heqë sërish titullin e Bundesligës.
Xabi Alonso njoftoi se kishte vendosur të qëndronte si trajner i Bayer Leverkusen për të paktën edhe një sezon. Me vendimin e tij, ai pengoi dëshirat e Liverpool dhe Bayern Munich për ta joshur atë në ekipet e tyre.
“Jam përpjekur ti respektoj të gjithë. Jam përpjekur të marr vendimet e mia. Dhe tani ndjej se është zgjedhja e duhur të qëndroj në këtë klub dhe të vazhdoj të përmirësohem dhe të zhvillohet.
Ky është sezoni im i parë si trajner në një ekip profesionist, sezoni i parë po përfundon, kështu që mendoj se kam ende kohë për të provuar diçka.
Për momentin, më duket e drejtë të jem këtu. Unë jam vërtet i lumtur. Klubi është i shkëlqyer. Tifozët janë fantastikë. Lojtarët janë të pabesueshëm. Ka shumë arsye për të qëndruar”, u shpreh si për SkySport.
Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, foli për vendimin e trajnerit të Tolosas: “E kishte të qartë që nuk do të largohej nga Leverkusen; Une e njoh ate.”
“Vendimi i Xabit nuk më ndikoi aspak, sepse kishim kohë që kërkonim diku tjetër. Xabi është njeri i nderuar. Një zotëri. E njihja sepse kisha negociuar tashmë me të me Gladbach kur ai ishte ende në San Sebastián. Për këtë arsye, e kisha të qartë se ai nuk do të largohej nga Leverkusen”, tha ai.
Konsumimi i më shumë vezëve forcon kockat dhe ul rrezikun e osteoporozës
Veza ka një numër të madh përdorimesh në kuzhinë, ku mund të jetë pjesë e një recete të shijshme.
Një nga përfitimet e shumta të vezëve është se ato janë një burim i madh i vitaminës D, gjë që i bën ato të përfshira në formimin e indit kockor, i cili luan një rol të rëndësishëm në fuqinë e kockave dhe shëndetin e dhëmbëve, sipas një studimi.
Konsumimi i vezëve të plota lidhet me densitetin më të madh të mineraleve të kockave dhe madje si një opsion për të reduktuar rrezikun e vuajtjes nga osteoporoza.
Shefi i Departamentit të Shëndetit në Punë dhe Mjedisit në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë Huazhong, Weihong Chen, sqaroi se “ky nuk është studimi i parë që lidh konsumin e vezëve me shëndetin e kockave”.
Mund të ndodhë që njerëzit të mos konsumojnë vezë si një mënyrë për të mbrojtur shëndetin e kockave të tyre, pasi ato nuk janë të pasura me kalcium, por ky studim zbuloi se ky ushqim ka aftësinë. për të aktivizuar një grup enzimash të trupit të quajtur fosfataza alkaline, e cila ka fuqinë për të forcuar kockat, veçanërisht ato të femurit dhe shtyllës kurrizore lumbare.
Aktualisht dihet se kafeja përmban disa përfitime për trupin, shumë prej të cilave të mbështetura nga shkenca, sepse megjithëse nuk ka vlera ushqyese, ajo përmban efekte stimuluese për sistemin nervor qendror, kardiovaskular, muskuj dhe traktin tretës, përveç kësaj, shërben si një përforcues i mirëqenies emocionale, raporton MedlinePlus .
Për shumë njerëz është normale ta nisin ditën duke pirë vetëm kafe, pasi e shohin këtë pije si një energjizues që i ndihmon të fillojnë ditën, por a është ky zakon i shëndetshëm për shëndetin e tyre?
Nga ana tjetër, nëse merret me stomakun bosh, kjo pije mund të shkaktojë probleme gastrointestinale, dehidratim, ndaj është mirë që ta shoqëroni me një meze të lehtë.
Pirja e kafesë me stomakun bosh dhe rreziku i diabetit
Nutricionistja e specializuar Monika Anna shpjegoi për We Life se kur dikush pi kafe me stomakun bosh, ajo mund të stimulojë prodhimin e kortizolit, një hormon që ndërhyn në ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe metabolizmin e glukozës, prandaj mund të rrisë edhe nivelet e sheqerit në gjak dhe të shumëfishojë rrezikun e vuajtjes nga diabeti i tipit 2 dhe presioni i lartë i gjakut.
Një rrezik tjetër i kësaj praktike është se mund të pengojë përthithjen e lëndëve ushqyese, veçanërisht të dy mineraleve të rëndësishëm si hekuri dhe kalciumi, të cilët kanë një rëndësi të madhe në shëndetin e tiroides.
Efekti i tij diuretik mund të gjenerojë gjithashtu dehidrim, një efekt që rritet nëse keni stomak bosh, sepse trupi nuk ka zëvendësuar lëngjet ose lëndët ushqyese të humbura me urinë.