Aplikacion
Aktori i njohur Reshat Arbana iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale në zemër.
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu njoftoi se operacioni i tij për vendosjen e 3 sondave elektrike në zemër, i kryer në ambientet e QSUT, ishte i suksesshëm.
Ajo ndau në rrjetet sociale një video me momentet e Reshat Arbanës në spital, që nga momenti kur ndodhet në sallë dhe deri te dalja e tij në dhomë pas operacionit.
“Aktori i njohur dhe shumë i dashur për të gjithë, Reshat Arbana, iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë, por me sukses falë profesionalizmit të mjekëve tanë.
Ekipi mjekësor kreu ndërhyrjen përmes një terapie moderne të insufciencës kardiake, duke vendosur tre sonda elektrike në zemer që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe që përmirëson funksionin e zemrës dhe cilësinë e jetës.
Ndërhyrja delikate u realizua nga ekipi i mjekëve kardiologë dhe infermierore të Spitalit Universitar Nënë Tereza, Dr. Shk. Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina dhe infermiere Antuela Shkëmbi dhe Xhoana Xhanaku”, tha Albana Koçiu.
Berisha nxjerr foton: Hoteli i drejtorit të Veliajt, ka vetëm 1 punëtor me rrogë 300 mijë lekëIsh-kryeministri Sali Berisha bëri një denoncim për një nga drejtorët e arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla.
Në “Facebook”, duke ju referuar mesazheve të ardhura nga qytetarët, Berisha tha se Redi Molla ka marrë statusin e investitorit strategjik, për të ndërtuar një hotel në Durrës.
Sipas tij, kompania e tij arriti të marrë këtë status edhe pse figuron me vetëm një punonjës, që të njëjtën kohë është edhe administratori i saj, me një rrogë 300 mijë lekëshe.
“Hoteli i drejtorit strategjik të Erion Velisë, Redi Molla!
Sipas qytetarit dixhital Kompania e Redi Mollës strategjik ka vetëm 1 punëtor që është njëherazi dhe administrator i saj, me rrogë 300 mijë lekë! Hoteli është???”, shkruan Sali Berisha.
Një ditë më parë, BIRN, me anë të një shkrimi, zbardhi se si më 6 tetor 2021, ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro i kishte dhënë statusin special për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Durrës kompanisë “Mediterranean Investment Group”.
“Kumbaro e prezantoi këtë si një investim 15 milionë eurosh, që ishte sipas saj “vazhdim i strategjisë për turizmin i qeverisë shqiptare për të shtuar investitorët e fuqishëm, por edhe brandet më të fuqishme të turizmit botëror”.
Kompania që përfitoi heqjen e taksave përmes statusit special ishte e lidhur me Redi Mollën – ish drejtori i arrestuar i Ujësjellësit të Tiranës, i cili akuzohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë.
“Mediterranean Investment Group” u themelua në shtator të vitit 2020 dhe njëri prej aksionerëve me 24% ishte Selim Molla, babai i ndjerë i Redi Mollës, i cili ia trashëgoi aksionet në birit në shkurt 2024”, shkruan BIRN.
Biznesmeni rrëfen si nisi historia e dashurisë me Diola Dostin: Ishim ulur afër njëri-tjetrit…Pak ditë më parë, nutricionistja Diola Dosti dhe biznesmeni nga Kosova, Erolld Belegu zyrtarizuan romancën e tyre për ndjekësit me anë të disa postimeve në rrjetet sociale.
Ata janë parë të lumtur në krah të njëri-tjetrit, ndërsa së fundmi Belegu ka rrëfyer se si nisi kjo histori dashurie mes tyre.
Në një intervistë për mediat në Kosovë, biznesmeni ka treguar se shkak për njohjen me Diola Dostin është bërë një koncert i Vesa Lumës.
“Vesa më së pari na ftoi, ishim ulur afër njëri-tjetrit, pak me insistimin tim, dhe ashtu u njoftuam aty dhe prej aty, shumë shpejt u zhvilluan gjërat”, tha ai.
Ndërsa pyetjes nëse kanë plane së afërmi për dasmë, Belegu u përgjigj:
“Herët është për këtë, ne e kemi më së shumti me rëndësi lidhja të na shkojë mirë. Tregova që jam organizator i mirë, kështu që kur të vimë aty, lehtë është ajo pjesë.”
Nesër ndryshon ora, flemë më pak apo më shumë?Nga nesër (e diel), do të rikthehet ora verore.
Në orën 02:00 të mëngjesit, akrepat do të zhvendosen 60 minuta përpara, duke shënuar kështu orën 03:00.
Kjo do të thotë se në mëngjes, do të flemë një orë më pak gjumë, por pasdite, dielli do të perëndojë një orë më vonë.
Disa orë, si ato në pajisjet teknologjike, do të ndërrohen automatikisht. Por për pajisjet e vjetra, që nuk janë të lidhura me internetin, duhet t’i lëvizni manualisht.
Ora dimërore do të rikthehet fundjavën e fundit të tetorit, natën ndërmjet të shtunës, 26, dhe të dielës, 27 tetor.
Pluhuri saharian alarmon Zvicrën. Çfarë paralajmërojnë meteorologët nesër për Shqipërinë?Qielli i Zvicrës është mbuluar nga një re pluhuri që prej ditës së premte, i njëjti fenomen që u regjistrua të mërkurën edhe në vendin tonë.
Prej dy ditësh, banorët atje janë të alarmuar për shkak të ndotjes së ajrit dhe uljes dramatike të dukshmërisë.
Sasia e madhe e rërës me prejaedhje nga Saharaja i ka dhënë dritës së diellit një nuancë të verdhë në pjesën më të madhe të vendit.
“Ardhja e rërës nga Saharaja çon në një reduktim shumë të qartë të dritës së diellit dhe dukshmërisë. Ka gjithashtu një rritje të përqendrimit të grimcave të imta”, thekson shërbimi meteorologjik zviceran MétéoSwiss në një mesazh në platformën X.
I njëjti fenomen pritet të rikthehet të dielën (nesër) në Shqipëri.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka paralajmëruar se vendi do të pushtohet sërish nga pluhuri afrikan dhe se do të mbizotërojnë temperatura të larta, të pazakonta për këtë periudhë të vitit, që arrijnë deri në 30 gradë Celcius.
Ajri nesër, sipas sinoptikanëve, do të jetë mbytës si pasojë e të nxehtit dhe pluhurit afrikan.
VIDEO/ Liami i gjuan me tullumbace – Shpërthen Françeska: M’u largo, s’të vjen zorFrançeska dhe Liami janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother VIP, pas një veprimi të këtij të fundit.
Padashaje, Liami i gjuajti Françeskës me tullumbace teksa po rrinte pranë pishinës, duke shijuar rrezet e diellit.
Ai u përpoq që duke hedhur tullumbacin në pishinë, të ngrihej uji dhe të lagej Françeska. Por në fakt, tullumbaci përfundoi në fytyrën e saj dhe kjo gjë e acaroi banoren, që me ton të ashpër, i kërkoi Liamit të largohet.
Debati mes tyre:
Liam: Sorry.
Françeska: M’u largo!
Liam: Padashje…
Françeska: Njeri i paedukatë.
Liam: Sorry.
Françeska: Ec!
Liam: Të kërkoj ndjesë.
Françeska: S’të vjen zor…
Egla: Po top është moj, nuk është problem.
Liam: Më fal!
Françeska: Ec edukata…
Liam: Unë vetëm doja të ngrija ujin që vetëm të lagej, kaq.
Prej orësh të bllokuar në majën e Jezercës, momenti kur shpëtohen 7 turistët e huajShtatë turistë të huaj u shpëtuan gjatë një operacioni për nxjerrjen e tyre nga maja e Jezercës, ku kishin mbetur të bllokuar.
Në ndihmë të tyre shkuan forcat e policisë, Forcat e Armatosura, Shërbimi i Urgjencës, dhe grupi i kërkim-shpëtimit nga Kosova.
Drejt majës së Jezercës kishte udhëtuar një grup prej tetë turistësh, por një prej tyre ndërroi jetë pasi rrëshqiti në një zonë të thepisur me borë.
Trupi i saj i pajetë u nxor nga grupi i kërkim-shpëtimit.
“Prej disa orësh, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Urgjencës, Forcat e Armatosura🚁 dhe Repartin e Kërkim-Shpëtim të Republikës së Kosovës u përfshinë në një operacion të vështirë në malin e Jezercës, për t’i dhënë ndihmë një grupi aplinistësh që kishin hyrë nga territori i Malit të Zi dhe kishin mbetur të bllokuar në majën e Jezercës.
Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë i një shtetasje, e cila kishte humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes në një zonë të thepisur dhe me borë.
Pesë nga alpinistët kroatë të asistuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, po kthehen tek e mjetet e tyre, në territorin e Malit të Zi. Dy turistë të tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram-Currit”, njoftoi ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
EMRAT/ PD paralajmëron denoncime për të tjerë drejtorë të Bashkisë së TiranësPas aksionit të SPAK në Bashkinë e Tiranës, duke arrestuar ish-drejtorë dhe zyrtarë për dosjen “5D Konstruksion”, Partia Demokratike paralajmëron se të tjerë emra rrezikojnë të kenë të njëjtin fat.
Belind Këlliçi, në një dalje për mediat, renditi disa emra të zyrtarëve të tjerë të Bashkisë së Tiranës, që sipas tij, janë pjesë e bandës së korrupsionit prej shkeljeve të kryera.
“Arrestimet e 5 drejtorëve të deritanishëm nuk janë drejtësi e plotë, nëse nuk do të ndiqen paratë, nëse nuk sekuestrohen asetet e këtyre individëve dhe kompanive të lidhura me ta, duke i kthyer përfundimisht të gjitha paratë e vjedhura prej tyre në buxhetin e shtetit, në të mirë të taksapaguesve shqiptarë.
Partia Demokratike dhe unë personalisht, do të ndjekim zyrtarisht dhe në mënyrë ligjore hetimet jo vetëm për të arrestuarit e deritanishëm, por dhe për pjesën tjetër të bandës në Bashkinë e Tiranës si: Herion Rrapaj (i cili me bitumin e fabrikës së Bashkisë, shtroi asfaltin elektoral ndëkohë që fiktivisht bënin proçedura tenderuese me kompani private), Arben Maloku (i cili ka ngritur një skemë identike si 5D dhe ka ndërtuar 3 kate pa leje në mes të Tiranës), Ermal Kapllanaj (i cili u vu në shërbim të Inceneratorit të Tiranës duke shantazhuar të gjithë biznesin e ndërtimit), Alban Dokushin (personi përgjegjës për tjetërsimin e pronave publike, por mbi të gjitha Drejtori të cilit i kishte humbur pronësia e landfillit të Sharrës), Elton Kacidhja (drejtori i UKT që i cili i dha tenderin e matësave të ujit Klodian Zotos) dhe Elvin Tivarin (për të cilin Mirela Kumbaro firmosi statusin special për ndërtimin e hotelit 15 milionë euro në Durrës).
Të nderuar qytetarë,
Vetëm një Qeveri Teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme, janë e vetmja zgjidhje për ta çliruar vendin nga kjo bandë e korruptuar në bashki e në çdo qelizë të qeverisë.
O sot, o kurrë”, deklaroi Belind Këlliçi.
Tabaku: Kemi nevojë për një qasje të re për të luftuar korrupsionin që po gërryen qeverisjenDeputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se ka ngritur një skemë korruptive në nivel lokal dhe qendror.
Duke analizuar punën e bërë nga SPAK, në muajt e fundit, Tabaku tha në rrjetet sociale se këto goditje kanë ardhur pas denoncimeve të opozitës, duke veçuar se vetë zyrtarët e qeverisë nuk janë shfaqur asnjëherë në dyert e SPAK për të bërë kallëzime.
Kjo të bën të dyshosh, sipas saj, që ata mund të ndihmojnë në luftën ndaj korrupsionit, ndaj apeloi për një qasje të re për të luftuar këtë fenomen, duke nisur që nga ligjbërja dhe diskutimet parlamentare.
“A e dini sa kallëzime ka bërë qeveria në SPAK? Zero kallëzime në tatime, dogana, koncesione a thua se i ka punët vaj qeveria dhe nuk ka nevojë të kallëzojë asgjë. Ndërkohë që arrestimet e ditëve të fundit në nivel lokal dhe nivel qendror treguan se sot nuk ekziston asnjë sistem parandalues për korrupsionin.
Që nuk ekziston asnjë filtër, ku zyrtarë publik me poste publike, po pa kontribute publike dhe pa kontribut politik krijojnë kompani, marrin tendera, marrin koncesione, marrin leje ndërtimi japin favore familjarëve të tyre dhe e përdorin buxhetin e shtetit si bankomatin e tyre personal. Sigurisht që kjo ndodh me vullnet politik, me shkelje syri politike, por tregon që sistemi ka dështuar.
Tregon që auditi, kontrolli tek të gjithë filtrat me atë që ndodh me financat publike nuk kanë funksionuar. Për këtë arsye kemi nevojë për një qasje të re për të luftuar korrupsionin sistemik, këtë korrupsionin endemik që është duke gërryer çdo qelizë të qeverisjes. Kemi nevojë për një mënyrë të re, për një qasje të re duke nisur nga ligjet bazë tek ato më specifike.
Për të nisur nga fushat me prokurimet, tatimet, me koncesionet, me pronën dhe kadastrën, me të gjitha ato sektorë që ofrojnë shërbime dhe në qendër të kësaj lufte duhet vendosur parlamenti. Nuk kam asnjë besim që ato që sot shkojnë përditë tek SPAK mund ta luftojnë korrupsionin”, tha Jorida Tabaku.
VIDEO/ Si i mbronte Erion Veliaj drejtorët e tij të arrestuar nga SPAKDy nga drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato ndodhen nën masën e arrestit me burg.
Ata janë akuzuar nga SPAK se janë pronarët e vërtetë të kompanisë “5D Konstruksion” dhe se duke shfrytëzuar lidhjet e tyre, kanë përfituar tendera në shkelje të rregullave të garës në disa raste.
Për të njëjtën çështje, për gjashtë zyrtarë të tjerë të bashkisë janë dhënë masa “Detyrim paraqitje”.
Një tjetër emër i rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tushe ndodhet pas hekurave për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Por, pak kohë më parë, kur pyetej për denoncimet e opozitës në studion e “Opinion”, Erion Veliaj i mbronte vartësit e tij, duke i quajtur faktet që publikonte PD, shpifje.
“Së pari, jam informuar për rastin dhe ka vajtur një akuzë për shpifje në prokurori. I çoj të gjitha shpifjet në prokurori dhe do pres gjykatën.
Mua e vërteta më rezulton shumë ndryshe. Koha kur gjykata bëhej nëpër studio, koha kur verdikti jepej nëpër studio, koha kur prokuroria dhe SPAK punonte nëpër studio, ka mbaruar.
Për sa kohë që unë vetë shkoj në prokurori për të gjitha akuzat dhe të gjitha çështjet, do të thotë që i inkurajoj të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë.
Ftesa për kundërshtarët tanë është: “Pse nuk shkoni në prokurori nëse kjo është e vërtetë?”
Se kjo është bërë tani… Unë kam fituar 20 çështje me ta. Kanë shpifur për mua, për familjen time dhe kur i çon në prokurori, bëjnë viktimën në internet, thonë: “Më çoi Lali në prokurori””, deklaronte Veliaj.