zoom

Day ArchiveVuçiç i drejtohet Perëndimit: Po na merrni Kosovën që t’i hiqni Putinit asin nën mëngë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pranuar humbjet e fundit politike lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Në konferencën e mbajtur, Vuçiç theksoi se vendi i tij po paguan një çmim të lartë për shkak të marrëdhënies me Rusinë.

“Vendet perëndimore ndjejnë shumë presion për shkak të avancimit të forcave ruse dhe pasigurisë se si do të përfundojë konflikti në Ukrainë, dhe janë nën presion nga mesazhet politike nga Moska bazuar në atë që quhet ‘precedenti Kosovë’. Pikërisht për këtë arsye, bëhet fjalë për heqjen e Kosovës si një as të mundshëm nën mëngë të Vladimir Putinit dhe prandaj jemi në shënjestër të Prishtinës dhe atyre që i kanë përkrahur”, u shpreh Vuçiç, citojnë mediat vendase.

“Thonë se kanë vendosur sanksione ndaj Kurtit dhe me ato sanksione, edhe pse mallrat serbe nuk kanë qasje në Kosovë e Metohi për nëntë muaj, askush nuk po bën asgjë për këtë. Që atëherë, ndër të tjera thonë se kanë vendosi sanksione ndaj Kurtit dhe gjatë vitit të kaluar absolutisht në të gjitha forumet morën pjesë ata që vendosën sanksione”, tha presidenti.

A është e gabuar të tradhtosh partnerin në ëndërr?

Edhe nëse nuk do të tradhtonit kurrë me të vërtetë, të ëndërrosh për të mund të jetë një lloj tradhtie.

A jeni zgjuar ndonjëherë i befasuar me atë që keni bërë në ëndërr? Ndoshta jeni sjellë keq me dikë që ju intereson, ose keni goditur një person pa ndonjë arsye. Mund dhe të keni tradhtuar partnerin, diçka që njerëzit e lidhin si tradhti në jetën reale.

Megjithëse këto veprime mund të jenë të gjitha të gabuara nëse bëhen në botën reale, a janë të gabuara kur ndodhin në ëndrra? A duhet të ndihemi keq për to, edhe nëse mund të mos kemi qenë vërtet “ne” duke i bërë ato?

Kush është i lënduar?

Një mënyrë me të cilën filozofët gjykojnë etikën e veprimeve është të shikojnë efektet e tyre.

Në rastin e ëndrrave, kjo trajtohet lehtësisht: Për sa kohë që ato ndodhin vetëm në mendjen tuaj, pa asnjë të vërtetë, ëndrrat nuk kanë asnjë ndikim të drejtpërdrejtë tek askush tjetër, kështu që ajo që ndodh në to nuk mund të gjykohet si imorale.

Sidoqoftë, duhet të vërejmë detaje të rëndësishme:

Nëse veprimet imorale për të cilat ëndërroni çojnë në kryerjen e tyre në botën reale, për shembull, nëse keni ëndërruar aq shumë për tradhtinë sa jeni frymëzuar ta bëni atë në të vërtetë, kjo do të thotë se ato kanë një ndikim indirekt tek njerëzit e tjerë dhe për këtë arsye mund të konsiderohet joetike.

Edhe nëse nuk veproni kurrë sipas ëndrrave, ato mund të kenë një efekt të dukshëm tek personi që ëndërron, gjë që llogaritet si pasojë morale.

Në përgjithësi, ne do të ishim më të lumtur nëse do të kishim ëndrra më të këndshme dhe me më pak ankthe.

Megjithatë, pasojat nuk janë mënyra e vetme për të gjykuar. Një tjetër ‘shkollë’ etike, deontologjia, fokusohet në statusin moral të vetë veprimeve, përveç pasojave të kryerjes së tyre. Për shembull, mund të thuhet se tradhtia bashkëshortore është e keqe sepse dikush lëndohet, ndërsa deontologët kanë më shumë gjasa të thonë se është e gabuar sepse është mashtruese dhe mosrespektuese, pavarësisht nëse lëndohet apo jo dikush.

Një mënyrë tjetër për të menduar për deontologjinë është se ajo fokusohet në qëllimet dhe jo në rezultatet. Nëse përpiqeni të lëndoni dikë, por nuk ia dilni, prapëseprapë keni bërë gabim, edhe nëse asgjë e keqe (e dëmshme) nuk ka ndodhur prej saj. Siç thotë shprehja, “Është mendimi që ka rëndësi”, dhe çfarë janë ëndrrat nëse jo mendime? Kjo është arsyeja pse disa prej nesh ndihen keq nëse fantazojnë të jenë me dikë tjetër përveç partnerit, edhe nëse nuk veprojmë kurrë sipas saj në jetën reale.

Dikush mund të argumentojë se, edhe nëse ushqejmë qëllime ‘imorale’ në ëndrrat tona, është e pamundur që ato të prekin dikë në botën reale, kështu që nuk mund të jetë e gabuar. Por deontologjia mund të nxjerrë në pah mënyrën se si ligji trajton tentativat për krime, të cilat nuk kanë asnjë efekt, por ende dënohen.

Kush është “Ti” në ëndrrat e tua?

Megjithatë, çështja e pasojave kundrejt qëllimeve duket se është jashtë teme, sepse një çështje më thelbësore që qëndron në themel të të dyjave është: kush i bën në të vërtetë gjërat që “ju” bëni në ëndrrat tuaja? Në mënyrë tipike, ne mbajmë përgjegjësi moralisht vetëm për gjërat që lirisht synojmë të bëjmë. Pra, pyetja thelbësore është nëse jeni aktori në ëndrrat tuaja apo vetëm një vëzhgues.

Mendoj se intuita e zakonshme sugjeron që ne jemi thjesht spektatorë në ëndrrat tona. Edhe nëse veprimet që “ne” kryejmë në ëndrrat tona pasqyrojnë dëshirat tona të vërteta, ne nuk duket se i kontrollojmë ato. Me fjalë të tjera, ne nuk i kemi në dorë ëndrrat tona.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, vetja jonë e ëndrrave mund të duket shumë e afërt me veten tonë reale, jo vetëm duke vepruar sipas dëshirave tona, por duke zotëruar njohuritë, besimet dhe qëndrimet tona.

Mund të duket si një shmangie të themi “Nuk isha në të vërtetë unë, ishte nënndërgjegjja ime” kur jemi të befasuar ose të turpëruar për diçka që ndodhi në ëndrra por në njëfarë kuptimi, ishim ne, edhe nëse nuk kishim kontroll të plotë. (Konsideroni gjithashtu se shumë nga veprimet tona kontrollohen nga nënndërgjegjja jonë, e cila nuk na çliron plotësisht nga përgjegjësia për to.)

Çfarë thonë ëndrrat tona për ne

Edhe nëse mohojmë çdo faj për veprime të vetes sonë gjatë ëndrrave, ato mund të reflektojnë përsëri në veten tonë kur jemi zgjuar në masën që bazohen në dëshirat tona të vërteta, siç dihet mirë në psikoanalizë.

Ky mund të jetë shqetësimi kryesor moral me tradhtinë në ëndrrat tuaja: Edhe nëse nuk e keni menduar kurrë seriozisht tradhtinë në botën reale, ëndrrat tuaja mund të ‘sugjerojnë’ që vërtet dëshironi, veçanërisht nëse në ëndërr jeni të lumtur (ose nëse zgjoheni dhe jeni të lumtur me kujtimin e ëndrrës).

Por mashtrimi në ëndrrat tuaja nuk nënkupton domosdoshmërisht se keni më shumë gjasa të tradhtoni në botën reale ose se jeni vërtet një person jobesnik. Ëndrrat tuaja thjesht mund t’ju lejojnë të imagjinoni (dhe të kënaqeni) duke bërë diçka që dëshironi të bëni, por që e kuptoni se do të ishte e gabuar të bënit në botën reale.

Dy shenjat e horoskopit që do të përjetojnë energji negative gjatë prillit

Me ardhjen e prillit, përveç ndryshimit të stinëve do të ketë disa ndryshime dhe në aspektin astrologjik

Janë dy shenja të horoskopit që do të jenë mjaft të tensionuara në muajin e dytë të pranverës, gjë që do t’i sjellë ballë për ballë me vendime, mendime dhe tronditje në marrëdhënie.

Kjo nuk do të thotë që ne të tjerët do të kemi një muaj krejtësisht të shkujdesur (Merkuri kthehet në retrogradë më 2 Prill), por të paktën gjërat nuk do të jenë aq keq sa për Luanin dhe Shigjetarin.

Luani

Marsi, i cili është te Peshqit shkakton vetëm tensione, keqkuptime dhe konfuzion në biznes, shtëpi apo marrëdhënie. Bilanci është i prishur dhe ndërkohë që do të ndjeni se është koha e mirë për të nisur diçka të re dhe për të zbuluar potencialin tuaj, një zhvillim i paparashikuar do t’ju detyrojë ta bëni këtë ndryshim shumë më shpejt dhe shumë më fuqishëm. Megjithatë, kjo do të shkaktojë tensione në marrëdhëniet tuaja. Jeni të ftuar të gjeni kryqëzimin e artë mes punës dhe jetës personale me kërkesat nga të dyja palët që janë të mëdha. Kërkon mirëkuptim nga njerëzit e tu, por nuk e gjen. Varet nga ju që të vendosni se çfarë të bëni dhe si të vazhdoni. Megjithatë, tensionet dhe presioni priren t’ju ngatërrojnë në vend që t’ju ndihmojnë.

Shigjetari

Mos u gënjeni nga atmosfera pozitive e ditëve të para të muajit. Jeni në qendër të zhvillimeve dhe vëmendjes, por shumë shpejt do të detyroheni të shikoni pjesët më të errëta të personalitetit tuaj. Mërkuri retrograd deri më 17 prill i vendos planet tuaja në akull dhe ju detyron të merreni vazhdimisht me punët e vjetra. Krijohet fort nevoja për t’u izoluar, në rast se arrin të identifikosh saktësisht se çfarë të shtyn të rijetosh vazhdimisht të vjetrën dhe të mos kujdesesh për veten ashtu siç do të doje. Kjo mund të jetë e dobishme kur vendosni të ndiqni një rutinë të re bukurie dhe kujdesi për lëkurën.

Përveç akuzave si drejtor Tatimesh, Ceno Klosi nën hetim dhe për inceneratorët

Një tjetër drejtor i rëndësishëm i qeverisë Rama, rezulton i përfshirë në çështjen e inceneratorëve.

Pas akuzave të SPAK, pak ditë më parë për korrupsion, abuzim me postin dhe mashtrim, drejtuesi i Tatimeve, Ceno Klosi po hetohet dhe për funksionin e tij të mëparshën, kur drejtonte ujësjellësin.

Hetimet për kreun e tatimeve të Republikës së Shqipërisë, Ceno Klosi kanë marrë disa drejtime, ndërkohë që akuzat ndaj tij po thellohen. Pas deklarimit zyrtar për vendosjen nën hetim nga SPAK, nën akuzën për “korrupsion”, “abuzim me detyrën” dhe “falsifikim të dhënash” dhe “mashtrim”, për Ceno Klosin mësohet se janë hapur edhe hetime të reja lidhur jo vetëm me funksionin aktual, por edhe me detyrat e tij të mëparshme si dhe për pasurinë e tij.

Në emisionin “Vetting” bëhet e ditur se ka qenë i pa hetuar roli i tij në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Mbetjeve të Ngurta, që ka patur lidhje me dokumentacionin dhe pagesat për inceneratorët. Emri i tij u përmend në Komisionin Hetimor për inceneratorët.

Pjesë nga emisioni

Kryetarja e Komisionit Hetimor për çështjen e Inceneratorëve, Jorida Tabaku është shprehur se: “Janë nisur disa shkresa, më datën 4.02.2022, zonjës Belinda Balluku, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Zotit Ceno Klosi, Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, ne nuk kemi përgjigje. Do t’i kërkojë ekspertëve të komisionit dhe specialistëve të komisionit, të ngrenë një padi për këdo që nuk ka kthyer përgjigje brenda ditës. Është shumë e rëndësishme përgjigjja e Drejtorisë së Tatimeve, e theksoj!”.

Por Ceno Klosi, ashtu si dhe disa zyrtarë të tjerë, nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar nga kreu i Komisionit, deputetja Tabaku. Kryetatimori është akuzuar nga kryetarja e Komisionit Hetimor, si një nga zyrtarët e lartë, i cili nuk ka bashkëpunuar me Komisionin për dorëzimin e dokumenteve publikë që lidhen me inceneratorët.

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko thekson se shifra e abuzimit deri më sot ka arritur vlerën e 150 milionë eurove. “Aktualisht për shifrat që po flasim është rreth diku 150 milionë euro deri më sot. Kjo është shifra, e cila pretendohet që është abuzuar në të gjithë iniciativën e incenatorëve në Shqipëri, duke përfshirë inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Tani 150 milionë euro për ta sjellë, sa më afër pranë jush është e barabartë sa me një rritje vjetore që ju bëhen pensioneve.”- shprehet Pano Soko për Vetting.

Por a ka përgjegjësi Ceno Klosi për inceneratorët? Në tetor 2021, do të niste punën Komisioni Hetimor për Inceneratorët, me kërkesën e opozitës, nën drejtimin e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Të vërtetat e lidhjes së Drejtorit të Tatimeve me kontratat e inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, nuk burojnë vetëm nga ligji dhe detyrat që ai ngarkon për titullarët, por edhe nga dëshmitë e ministrave të thirrur në Komision.

Përgjegjësinë mbi drejtorinë që drejtonte Ceno Klosi do ta deklaronte edhe zv.kryeministrja aktuale Belinda Balluku, në cilësinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila në dëshminë e saj në 21 shkurt 2022 para Komisionit ngarkonte më përgjegjësi Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Mbetjeve të Ngurta, drejtorinë e kryesuar edhe nga Alqi Bllako edhe nga Ceno Klosi. “E para punës thatë që paguhen nga ju, nuk paguhen nga unë, paguhen nga Fieri, Elbasani nga AKUM-i.”- është shprehur asokohe, Belinda Balluku në rolin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Por nëse ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i AKUM, Alqi Bllako gjendet në burg, Klosi vazhdon detyrën te Tatimet, duke mos i shkëputur marrëdhëniet e ngushta me zv.kryeministren Belinda Balluku edhe pse nuk është më në varësi të saj. Madje, Ceno Klosi nuk u thirr asnjëherë për të dhënë llogari te Komisioni Hetimor, në dallim nga pasardhësi i tij në AKUM, Alqi Bllako. Eksperti i Mjedisit, Ahmet Ahmeti thekson se inceneratorët në vend të që ecnin përpara, kanë ecur së prapthi. “Inceneratorët ishte marrëzia më e madhe. U nis së prapthi! Në vend të ecësh përpara, u ec së prapthi! Grumbulloheshin materiale, tani ne i grumbullojmë, harxhojmë edhe para, ka kosto shteti, njerëzit, qytetarët, njerëzit e thjeshtë, taksapaguesit paguajnë”, shprehet Ahmet Ahmeti. Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Balluku ka përgjegjësi për punimet dhe ndërtimin e impianteve, por deklarata e saj ekspozon një nga bashkëpunëtorët e saj më të afërt. Ceno Klosi do të emërohej Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve dhe Mbetjeve të Ngurta në 16 qershor 2021.

Heidi dhe Romeo martohen brenda shtëpisë së BBVA 3. Dy të ftuar surprizë për çiftin

Romeo dhe Heidi kanë “kurorëzuar” marrëdhënien e tyre në Big Brother Vip.

Dyshja i thanë “po” njëri – tjetrit, teksa shkëmbyen unazat dhe puthjen në buzë.

Të ftuar special në ceremoni është ish-banori Ervin Gonxhi me bandën e tij dhe po ashtu surpriza  e cila emocionoi më së shumti dhëndrin, ishte hyrja e mikut të tij Elgit Doda.

Doda këndoi një këngë dedikuar posaçërisht për Romeon.

Pas një zarfi nga Vëllai i Madh, banorët zgjodhën që çifti që do të martohej ishte Romeo dhe Heidi, pas disa javëve të vështira midis tyre.

Fotogaleri/ “E Premtja e Madhe”, besimtarët katolikës kremtojnë tek sheshi “Nënë Tereza”

Besimtarët katolikë, mbrëmjen e sotme, ka kremtuar ritin e shenjtë “Udha e kryqit” te sheshi Nënë Tereza, në drejtimin e imzot Arjan Doda,  Ipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës.

Besimtarët po presin kremtimin e Pashkës, të dielën e fundit të këtij muaji.

 

Po kalonte me karrocë dore në rrugë, makina përplas për vdekjen qytetarin në aksin Lushnjë-Fier

Një aksident tragjik ka ndodhur pak çaste më parë në autostradën Lushnjë-Fier.

Një mjet tip “Ford” ka përplasur për vdekje një këmbësor që kalonte në autostradë me një karrocë dore. Viktima është identifikuar si Hasan Selimi banues ne Savër.

Policia ndodhet në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Dyshohet se i viktima i ka prerë rrugën mjetit në autostradë.
Mandati i Xhaçkës, flet kryetarja e Kushtetueses: Situatë e pazakontë për një shtet demokratik

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj thotë se mos zbatimi i vendimit të kësaj gjykate për mandatin e ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, është një situatë e pazakontë.

“Është vërtetë një situatë e pazakontë dhe e pamundur për të ndodhur në një shtet demokratik. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbën në fakt zbatimin e vetë Kushtetutës. Fjalët janë të tepërta për të dhenë një mesazh më tepër. Çdo vendim duhet të zbatohet, nuk ka një rrugë tjetër, nuk ka një mekanizëm tjetër dhe arsyeja pse nuk ka një mekanizëm tjetër është sepse është e pamundur të imagjinohet që të mos zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Institucionet të cilat janë të ngarkuara për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të sillen në mënyrë kushtetuese”, tha Zaçaj në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Gjithashtu ajo pohoi se gjatë takimeve me zyrtarët e lartë në Washington D.C., u trajtuan çështjet më të rëndësishme dhe aktuale të gjyqësorit dhe drejtësisë shqiptare dhe u fol veçanërisht  për rëndësinë që Gjykata Kushtetuese ka në zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis organeve shtetërore, në interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe garantimin e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore.

E pyetur nga gazetarja e Zërit të Amerikës në lidhje me kritikat e opozitës për vendimmarrjen e çështjes së marrëveshjes për emigrantët me Italinë, Kryetarja e Kushtetueses u shpreh se palët e pakënaqura kanë të drejtën e tyre të kriticizmit si e drejtë e lirisë së shprehjes, çka i mundëson të gjithë aktorët të japin mendimin e tyre.

Ajo foli dhe për votën e emigrantëve, ku theksoi se “gjykata flet me vendime, duhet të zbatohen, nuk është lënë në dorë të politikës të vendosi se si dhe në ç’mënyrë duhet të të zbatojnë vendimet, ato janë të vetëzbatueshme”.

“Çdo vendim që nuk përkon me atë të Gjykatës Kushtetuese nuk janë vendimet apo veprimet e duhura. Në çdo vendim të Gjykatës ka palë të pakënaqura. Gjykata vepron në mënyrë hermetike. Gjyqtarët janë të pavarur, nuk veprojnë nën presion”.

SHBA hetim për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan që do të marrë Butrintin. S’deklaroi taksa 3 vite

Administrata Tatimore e SHBA-së, (IRS), do të nisë një investigim për Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, AADF, që do të marrë me koncesion administrimin e parkut të Butrintit.

Në një njoftim në faqen zyrtare, IRS shkruan se fillimisht ka vendosur t’i heqë Fondacionit statusin e përjashtimit nga taksat dhe më tej do të vijojë me hetimin. Arsyeja e këtij vendimi është se AADF nuk ka deklaruar taksat për 3 vite rresht.

“Statusi i përjashtimit të kësaj organizate u revokua automatikisht nga IRS për dështimin e paraqitjes së formularit 990, 990-EZ, 990-N ose 990-PF për 3 vjet rresht. Tashmë kjo organizatë do t’i nënshtrohet hetimit të mëtejshëm financiar të sigurt” shkruan Administrata Tatimore Amerikane në njoftim.

Fondacioni e përfitoi këtë status në vitin 2011, pasi cilësohet si një organizatë jo fitimprurëse.

AADF ka qenë në fokus të debateve politike në vend, pasi dakordësoi një marrëveshje me qeverinë shqiptare, për të marrë në menaxhim parkun e Butrintit. Marrëveshja u shoqërua me akuza nga opozita dhe ekspertë të fushës, se po shkatërrohet një zonë e mbrojtur e vendit.

Momentalisht koncesioni po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese për shkelje.

Sipas ligjit të miratuar, fondacioni do të investojë rreth 7 mln dollarë në Butrint. Megjithatë, nga opozita kanë akuzuar se për 10 vite, Butrinti do të gjenerojë të paktën 50 mln dollarë të ardhura për fondacionin, ndërsa koncesioni i hap rrugë ndërtimit të hoteleve dhe resorteve në zonën e mbrojtur.

UNESCO ka kritikuar autoritetet shqiptare tetorin e vitit të shkuar, për rishikimin e kufijve të Parkut Kombëtare të Butrintit pa venë në dijeni UNESCON dhe për mos sigurimin e menaxhimit të integruar të Butrintit siç kanë kërkuar misionet e mëparshme të organizatës botërore që kanë monitoruar Butrintin.

AADF drejtohet nga sipërmarrësi Michael Granoff, ndërkohë në Bordin drejtues përfshihet dhe Richard Hodges, profesor dhe arkeolog anglez.

Gati për t’i thënë “PO” Romeos – Si duket Heidi e veshur si nuse? (VIDEO)

Romeo dhe Heidi do t’i thonë “PO” njëri-tjetrit sonte në një ceremoni të improvizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Dasma do të nisë në orën 21:00 dhe në organizimin e saj kanë marrë pjesë të gjithë banorët.

Pak minuta më parë, Heidi po bënte provat si nuse, duke zgjedhur disa fustane të ndryshëm nusërie, për të parë se kush i qëndron më mirë.

Erjola dhe Julia e shoqërojnë Heidin në këtë moment të veçantë për të.

Ndërsa Romeo nga ana tjetër shpërndau ftesat.

Kjo është dasma e dytë që organizohet në këtë edicion të tretë të Big Brother VIP, pas ceremonisë mes Ilnisës dhe Meritonit.