Aplikacion
Nga Gent Strazimiri
Sot, një grup tjetër i “personazheve” të librit të PD, “Farsa elektorale e 14 majit” do flenë në burg.
Janë të gjithë drejtorë të Bashkisë së Tiranës, zyrtarisht të emëruar drejtues politikë të fushatës së Erion Veliajt në njesitë administrative të qytetit.
Për secilin prej tyre, në librin 600 faqësh që përmbledh faktet e manipulimit, ka nga një kapitull të ilustruar me foto, video, shkresa zyrtare të lëshuara në prag, gjatë fushatës dhe numërimit por sidomos gjatë ditës së zgjedhjeve.
Kjo bandë e organizuar deri dhe në “chat privat” me app të veçantë të prodhuar posaçërisht për ta, janë deformuesit e vullnetit të qytetarëve të Tiranës me 14 maj.
Janë individët që mikluan me para apo kërcënuan me vend pune cilindo nga votuesit, për të arritur objektivin e “fitores” së kreut të tyre Erion Veliaj.
Janë denoncuar publikisht nga Partia Demokratike me fakte dhe prova të pakundërshtueshme përpara se, apo tek bënin krimin elektoral, i cili nuk mund të bëhej ndryshe pëveçse duke shpërdoruar detyrën e duke përdorur fonde publike për të siguruar vota.
Është denoncuar edhe “objektivi” që kishin marrë nga kreu i tyre Veliaj, paraprakisht: 55 deri 60 mijë vota diferencë…
Dhe ashtu doli!
Një kontabilitet kriminal që tregon masën e paparë ndonjëherë më parë të kapilarizimit në terren, në çdo derë, me informacione shumë personale për çdo hall a dëshirë të secilit prej votuesve.
Madje, edhe për ata që nuk kishin asnjë hall a dëshirë, të cilëve në këtë rast, në mënyrë të organizuar “halli” u krijohej në mënyrë që të vinin vetë të kërkonin “zgjidhje”…
Janë denoncuar publikisht dhe zyrtarisht në mënyrë të përditëshme, me kamera këmba-këmbës edhe me padi penale në SPAK.
Por SPAK nuk i shikonte, nuk dëgjonte por edhe nëse ndodhte, nuk e shihte si juridiksion të vetin…?!
Pak a shumë njësoj si sot!
Vërtetë kjo bandë e organizuar vjedhësish të fondeve dhe vullnetit të qytetarëve është në burg, por SPAK përsëri nuk sheh e as dëgjon që kreu i tyre është vetëm Erjon Veliaj.
Domethënë, “ministrat” e qeverisë socialiste të Tiranës janë të gjithë në burg për vjedhje në bashkëpunim, me paramendim e me përgatitje paraprake deri në “app” të posaçëm komunikimi, por shefi i tyre, “kryeministri” i Tiranës nuk del kërkund…
Një “deja-vu” që askujt sot nuk i ngjall çudi, sepse është i njëjti variant si me Edi Ramën dhe ministrat e tij.
Nga “fitorja” e zgjedhjeve lokale të 14 majit, dy ishin “xhevahiret” në gjerdan:
Shkodra me Benet Becin dhe Tirana me Erion Veliajn.
“Shtabet elektorale” të të dyve janë në burg, por “fitorja” mbetet në këmbë e paprekur, njësoj si “chat-i special” i Tiranës, që SPAK-u nuk e sheh, apo si “SKY ENCROCHAT” i Shkodrës që SPAK ende nuk po e lexon dot…
“Shtabet elektorale, patronazhistët, heronjtë e “turit të falënderimeve” po popullojnë burgjet, por “fituesit” shefat e tyre janë ende në detyrë… duke nisur që nga Edi Rama, për të vazhduar me Veliajn dhe Becin…
Duhet të punosh në SPAK apo me SPAK, që të mos dallosh që këtu nuk po godet forca e ligjit, por një bisturi politike që po përpiqet “të shërojë” një pacient tashmë të vdekur, duke i shkurtuar flokët apo prerë thonjtë…
Kur drejtësia nuk zbaton ligjin merret me politikë, atëhere ligjin e bën populli dhe merr drejtësi!
Sepse drejtësi do të ketë, dhe shumë shpejt!
SPAK YOU!
Dosja e Xibrakës, Artan Hoxha: Jo vetëm Olsi, ka edhe emra të tjerë nga politikaPas denoncimit të Gazment Bardhit se Olsi Rama është i përfshirë në dosjen e Xibrakës, gazetari Artan Hoxha ka bërë një paralajmërim të fortë.
Hoxha thotë se dosja e Xibrakës ka element të tjerë të botës së politikës, por deputeti Bardhi ka zgjedhur vetëm fashikullin ku përmendet Olsi Rama.
“Dosja ka një bollëk informacioni, është një fashikull voluminoz.
Duket se Gaz Bardhi ka tërhequr një flet dhe e ka hapur. Kjo është një çështje që në vitin 2015 u hetua nga krimet e rënda, e hetuar nga prokurori i sotëm i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe prokurori, Ervin Kondili, sot në SPAK. Është bashkëpunuar me palën gjermane.
Nuk bëhet fjalë për një organizatë të vetme, bëhej fjalë për një kooperim, sepse ata që kishin dal garant në tërë këtë sipërmarrje ishin njerëz që kishin garantuar që ata nuk do të prekeshin nga autoritet tona. Goditja erdhi nga autoritet gjermane, se mbase këta tanët nuk do e merrnin vesh.
Kjo histori në momentin që ka shpërthyer ka pasur edhe emra tjerë, që jo se nuk janë edhe sot por me sa duket kur është marrë fashikulli te dosja, nuk janë marrë, është marrë vete ky, ka element të rëndësishëm në lidhje me politikën”, tha Hoxha në emisionin “Të paekspozuarit”.
Sipas tij, të gjithë këto që ka publikuar Bardhi janë në dosje dhe janë të hetuara.
Video/ “Ferma VIP”, lopa shkel Rigelsën“Vij te makina, është një nga elementët. Kush e bëri atraktiv? Shumë ngjarje tjetërkush ka emrin dhe tjetërkush është përdoruesi. Pronarja e mjetit rezultonte motra e një ish ministre dhe bashkëshortja e djalit të një ish zyrtari të lartë të Policisë së Shtetit. Kjo tërhoqi vëmendjen. Këto ishin element rastësor.
Bardhi i referohet të dhënave të TIMS. Të gjithë këto që ka publikuar Bardhi janë në dosje dhe janë të hetuara. Ajo ka kaluar shkallët e gjyqësorit. Ka qenë Gjykata e Krimeve të Rënda. Pse nuk është zbardhur dhe është veçuar nga dosja ky personazhi? Janë përdorur disa makina, jo vetëm kjo. Nuk ka qenë kaq e thjeshtë historia, por ka kaluar dhjetë vjet dhe harrojnë njerëzit.
Ky laborator, disa mjete transporti dhe këta shtetas janë mbajtur në vëzhgim nga Operacionalja. Nëse thonë janë ulur këta të tre dhe një person 45 vjeç, Operacionalja ka fotografuar dhe ka filmuar, kanë lënë provë. Ose nuk i kanë filmuar, ose prokurorët i kanë fshehur.
Çudia që më bën, skuadra Operacionale që ishte nën mbikëqyrjen e gjermanëve, nuk e kanë fotografuar? Nëse e kanë, ta shohim a është ky Olsi. Ai edhe paruke po të vendosë, ka elementë që duket, se është i gjatë”, tha Artan Hoxha.
Sfida e radhës për fermerët VIP ishte të milnin lopën.
Ishte radha e Dijonisit, Albanos, Valerit dhe Rigelsës, por kjo e fundit pësoi një incident.
Rigelsa u shkel nga lopa në këmbë dhe fermerët e tjerë i erdhën në ndihmë për ta qetësuar. Rigelsa është shfaqur në gjendje të mirë pak pas incidentit.
Ligji/ S’ka më të rinj, qeveria synon të bëjë Shqipërinë qendër inovacioni me të moshuar e të huaj
Shqipëria inovative do të drejtohet nga të huajt dhe të vjetrit.
Qeveria ka hedhur për konsultim Strategjinë e zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative, 2024-2030 dhe aty pranon se vendi nuk ka më as talente të reja e as të rinj.
Problemin e talenteve, Shqipëria do ta zgjidhë me importin e të huajve, pasi “talentet shqiptare kanë emigruar”.
“Duke përdorur suksesin e industrisë së turizmit gjatë viteve të fundit, ne do të synojmë talentet e huaja me mesazhe specifike, do të shpalosim mundësi dhe do të ofrojmë një portë fillestare për ekosistemin Shqiptar të inovacionit” thuhet në draft.
Ngërçi tjetër për zhvillimin e ekosistemeve teknologjike në vend është ai i plakjes së popullsisë. Në mungesë të brezave të rinj, qeveria thotë se këto biznese inovative do të drejtohen nga “sipërmarrësit veteranë”, që përpos eksperiencës, i japin zgjidhje dhe krizës demografike të vendit.
Po ashtu, aty pranohet se Shqipëria nuk ka pasur një rrugëtim të mbarë në rrugën e inovacionit dhe mbetet pas vendeve të rajonit, për shkak të pengesave në financim dhe menaxhim. Strategjia ndahet në 3 faza, ku e para është ajo e 2024-2025 që parashikon ngritjen e Agjencisë Shtetërore Startup Albania e cila do të menaxhojë projektet e reja në këtë drejtim (inkubatorët) dhe financimin e tyre. Po ashtu, do të ndërtohet një platformë digjitale dedikuar këtij objektivi, QRT, Qendra Rajonale e Transformimit, për të lejuar menaxhimin e ekosistemit në të ardhmen.
Në 2026-n, sipas draftit nis faza e konsolidimit, ku tregu dhe publiku do të mund të shohin produktet dhe shërbimet e para të këtij ekosistemit të ri sipërmarrje.
Në 2028-n nis faza operacionale, ku Shqipëria parashikohet të jetë bërë konkurruese në tregun botëror digjital.
Në relacion thuhet se në 2030-n Shqipëria do të bëhet magnet i investimeve globale dhe një treg konkurrues në nivel global.
Sa i sigurt është botoksi poshtë syve? Ekspertët tregojnë efektet anësoreNë dermatologjinë kozmetike, bulzat muskulore poshtë syve tuaj kur qeshni, njihen si “rrathë xhelatine”. Disa i duan dhe disa i urrejnë. Nëse jeni në kategorinë e dytë, një opsion për të konsideruar është botoksi poshtë syve.
Lëkura poshtë syve është shumë më e hollë dhe delikate se pjesët e tjera të trupit dhe aty shfaqen shenjat e para të plakjes. Zakonisht njerëzit injektojnë botoks në muskujt e zonës së tëmthave për të shmangur rrudhat e syve, por edhe botoksi poshtë syve ndihmon.
Dermatologët Reshmi Kapoor, MD dhe Hee Jin Koh, MD, tregojnë se si funksionon kjo teknikë dhe çfarë efektesh anësore ka.
Botoksi, ashtu si fillerat alternativë, është një neuromodulator që bllokon sinjalet e nervave që ndikojnë në kontraktimin e muskujve. Kur injektohet në fytyrë, botoksi e lëmon fytyrën përkohësisht pasi relakson muskujt e fytyrës që krijojnë rrudhat. Por botoksi është i përkohëshëm dhe zgjat vetëm 3 muaj.
Teknikisht, po, botoksi mund të përdoret poshtë syve. Por dr.Koh thotë se konsiderohet si një përdorim “jashtë etike”. Botoksi nuk është miratuar për përdorim poshtë syve nga FDA, por për ballin, vizat e mimikës dhe zonën e tëmthave. Me këtë në mendje, botoksi poshtë syve duhet të performohet vetëm nga një fizikant, thotë dr.Kapoor.
Rrathët xhelatinozë formohen nga muskujt e kapakëve të poshtëm të syve, të njohur si orbicularis oculi. Kur botoksi injektohet nën sy, redukton shfaqjen e rrathëve dhe lëmon lëkurën aty.
Botoksi dhe filleri janë dy mekanizma të ndryshme me përfitime të ndryshme. Me pak fjalë, njëri lëmon, tjetri fryn. Botoksi nën sy synon dhe relakson muskujt, kështu që është më mirë për të reduktuar shfaqjen e “rrudhave poshtë syve që krijohen kur buzëqeshni ose kur ul sytë”, thotë Dr. Koh. Megjithatë, Dr. Kapoor shton se kjo procedurë nuk mund të ndihmojë me qeskat poshtë syve, ënjtjet, rrathët e errët dhe zgavrën nën sy.
Mbushësit nën sy, nga ana tjetër, i trajtojnë këto shqetësime duke ngopur zonën nën sy. Dr. Kapoor thotë se mbushësit e acidit hialuronik, si Juvéderm dhe Restylane, janë zakonisht opsionet më të mira për këtë. Ata janë të njohur për rivendosjen e humbjes së vëllimit, ndihmojnë në zgavrën dhe përmirësojnë rrathët e errët.
Pavarësisht se cili injeksion është më i përshtatshmi për shqetësimet tuaja nën sy, Dr. Koh rekomandon shumë të konsultoheni me ofruesin tuaj kozmetik për një vlerësim të personalizuar dhe rekomandime të përshtatshme për nevojat tuaja.
Përgatitja për botoksin nën sy nuk ndryshon nga përgatitja e nevojshme për çdo trajtim tjetër me injeksion, thotë Dr. Koh. Si zakonisht, konsultimi kozmetik me një mjek me përvojë është një hap i parë thelbësor.
Nëse konsideroheni një kandidat i përshtatshëm për botoks nën sy, Dr. Koh dhe Kapoor këshillojnë përsëri të mos pini alkool dhe të mos merrni çdo medikament për hollimin e gjakut dhe suplemente që nuk janë të nevojshme nga pikëpamja mjekësore për shtatë deri në 10 ditë përpara procedurës suaj për të zvogëluar rrezikun e shenjave. Kjo përfshin aspirinë, ibuprofen, vitaminë E, vaj peshku, madje edhe hudhër.
Botoksi është përgjithësisht një procedurë kozmetike e sigurt. Efektet anësore më të zakonshme janë ënjtje, mavijosje ose dhimbje rreth vendit të injektimit. “Me botoks nën sy, ekziston rreziku që nëse një individ nuk është një kandidat i përshtatshëm, relaksimi i muskulit xhelatinoz mund të çojë në një vonesë të qepallës së poshtme, tharje të syve,” thotë Dr. Kapoor.
Botoksi nën sy mund të jetë një opsion i jashtëzakonshëm për ata që shpresojnë të zbutin lëkurën nën sy, veçanërisht ata që duan një pamje me sy të hapur kur buzëqeshin. Vetëm sigurohuni që të gjeni një dermatolog të certifikuar nga bordi i cili është i përgatitur mirë në këtë përdorim jashtë etiketës së botoksit.
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës/ Një blogere e famshme në listën e të akuzuarveNjë personazh i njohur i televizionit dhe rrjeteve sociale që punon në Bashkinë e Tiranës është në listën e hetimit të SPAK.
SPAK ka dhënë masën detyrim paraqitje si dhe kërkon pezullimin e Deborah Keçit, që drejton klubin Sportiv Tirana.
SPAK e akuzon Deborah Keçi për favorizimin e kompanive “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, të cilat kanë “de fakto” pronarë dy nga ish-drejtorët Qato dhe Molla, të cilët janë tashmë në pranga.
“Së pesti, nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se shtetasja D.K. (Deborah Keçi) në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt. Shtetasja D.K. ka pasur komunikime direkte me shtetasin N.M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit N.M user-at e anëtarëve të KVO-së”, njofton SPAK.
Deborah Keçi njihet si blogere që reklamon jetesën e saj të shtrenjtë. Pak kohë më parë ajo ishte pjesë e spektaklit “Dancing with the Stars” në Top Channel./Zoom.al
PD e akuzoi për përfshirje në trafikun e kokainës, reagon Olsi Rama. S’mohon njohjen me trafikantëtOlsi Rama ka reaguar ndaj akuzave të deputetit Gazment Bardhi se ai është përfshirë në dosjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë.
Vëllai i kryeministrit Edi Rama ka hedhur poshtë këto akuza, por pranon se i njeh të arrestuarit e “Dosjes Xibraka”, dhe se ka udhëtuar me ta. Gjithsesi sipas tij, kjo nuk është provë inkriminimi.
“Të njohësh njerëz dhe madje edhe të udhëtosh me ta në ndonjë rast apo në shumë raste, nuk është as diçka për të cilën duhet t’i marrësh leje apo t’i japësh llogari kujt, as diçka që të bën fajtor për çfarëdo faji dikush prej tyre mund të kryejë në jetën e tij personale”, thotë ndër të tjera vëllai i kryeministrit.
Ai thotë se Bardhi po i hedh baltë Olsit, për shkak të detyrës së vëllait të tij Edit dhe “s’kanë ç’i bëjnë gomarit dhe i bien samarit”.
Reagimi i plotë:
Nuk jam as i shokuar, as hiç i habitur nga kjo rinxjerrje e një akuze të përsëritur vite më parë prej një njeriu që nuk ka lënë pjesë të familjes time pa prekur paburrërisht. Futja e njerëzve të familjes tonë – nga babai i ndarë nga jeta para se sa Edi të merrte detyrën, tek i biri kur ishte vetëm 10 vjeç – në çorbën e thashethemeve dhe akuzave nga më monstruozet që kundërshtarët e tim vëllai i sajojnë se s’dinë se si ta mundin atë me votë, është një mizerabilitet njerëzor që ne fatkeqësisht e kemi pranuar si një realitet, por të cilin duhet me doemos ta ndryshojmë sa nuk është shumë vonë.
Deri më sot nuk kisha marrë asnjëherë mundimin tju përgjigjesha akuzave drejt meje i ndërgjegjshëm se këto ishin dhe janë pjesë e baltës politike ndaj tim vëllai e jo ndaj meje. Kush më njeh e di sa i pastër jam dhe sa kjo baltë nuk më përket, ndaj dhe nuk kam dashur ta hedh mbrapsht.
Të njohësh njerëz dhe madje edhe të udhëtosh me ta në ndonjë rast apo në shumë raste, nuk është as diçka për të cilën duhet t’i marrësh leje apo t’i japësh llogari kujt, as diçka që të bën fajtor për çfarëdo faji dikush prej tyre mund të kryejë në jetën e tij personale.
As nuk e mohoj dhe as kam asnjë arsye ta fsheh që unë kam njohur në distancë një nga personat në fjalë, po aspak atë për të cilin me aq zell e dëshirë më akuzon ky kanakari i atij sharlatanit famëkeq që na ka sulmuar me qindra herë familjen, ndërsa bën tani prokurorin politik për një çështje të hetuar dhe të gjykuar ku unë s’kam kurrfarë lidhje.
Megjithatë s’është as puna ime, as natyra ime të jap e marr me burra që siç thotë populli, “s’kanë ç’i bëjnë gomarit dhe i bien samarit”. Unë kurrë s’kam pasur punë me këtë shtet që kur ika në vitin e mbrapshtë 1997 në kushtet e kërcënimit të jetës dhe pasi jam kthyer në këtë vend ku drejtoj klubin e futbollit “Partizani”.
Jam krenar për tim vëlla, e votoj me kënaqësi si pjesë e shumicës së shqiptarëve për kaq vite dhe ia bëj hallall pjesën time të baltës familjare për shkak të detyrës së tij. Po as jam përfshirë ndonjëherë me politikë, apo me hallet e punës së tij dhe as i kam shkuar ndonjëherë në zyrë, apo kam kërkuar ndonjëherë prej tij ose ministrave të tij ndonjë favor. Për shembull, më vjen keq që prej vitesh klubi “Partizani” kërkon pa sukses nga Ministria e Mbrojtjes, kthimin e disa barakave të shkatërruara të ushtrisë në terren sportiv, për t’ia bashkëngjitur kompleksit sportiv që Presidenti i klubit e ka investuar vetë dhe asgjë nuk lëviz Në vitin 2025 Shqipëria do të mikpresë Europianin e të rinjve U-17 dhe stadiumi i Partizanit është përzgjedhur si një nga stadiumet e këtij kompeticioni që vjen për herë të parë në Ballkan. Uroj që qeveria t’ia japë më në fund “Partizanit” ato barraka që kalben mbi tokë pa asnjë ushtar rrotull tyre, që klubi ynë të krijojë një hapësirë të re të gjelbër për shumë djemtë e vajzat që luajnë futboll.
Ndërsa për sa i takon lidhjeve të mia me drogën, ato janë po aq të vërteta sa lidhja me të vërtetën e këtij të paburrit që më akuzon. Kështuqë dhe kaq sa i kushtova këtij teatri kukullash e shpenzova vetëm në emër të dinjitetit të rolit tim si drejtues i një klubi futbolli, ku racizmi dhe droga konsiderohen armiq të njeriut dhe shoqërisë.
Një tjetër dasmë në Big Brother VIP. Kush do të martohet këtë herëNjë tjetër dasmë do të ndodhë në Big Brother Vip.
Pak momente më herët një zarf i bardhë ka mbërritur në ambientet e shtëpisë dhe banorët kanë vendosur të martojnë Romeon dhe Heidin.
Që prej mbrëmjes së djeshme, çifti Heidi-Romeo kanë bërë paqe mes njëri-tjetrit, teksa janë shfaqur në momente romantike. Ata vendosën të shkëpusnin lidhjen e tyre brenda shtëpisë dhe për t’ju fokusuar lojës.
Berisha: Rama çoi SPAK në Bashki që të hiqte vëmendjen nga lidhja e Olsit me laboratorin e Xibrakës
Kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha deklaroi se arrestimet në Bashkinë Tiranë sot, ishin skenar i kryeministrit Rama.
Sipas Berishës, Rama çoi SPAK-un në Bashki për të hequr vëmendjen nga lidhjet e vëllait të tij Olsi, me laboratorin e kokainës në Xibrakë, denoncuar sot nga PD.
Në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se një javë më parë, Rama në “Opinion” do t’i shtrembërohej fytyra dhe do nxirrte fjalë që vetëm ai mund të nxjerrë, kur moderatori i rikujtoi akuzën për Olsi Ramën në dosjet e hetimit.
Fjala:
Edi Rama sot mori atë që meritonte.
Një javë më parë, ai në “Opinion” do t’i shtrembërohej fytyra dhe do nxirrte fjalë që vetëm ai mund të nxjerrë, kur moderatori i rikujtoi akuzën për Olsi Ramën në dosjet e hetimit.
Fyeu me fjalët që vetëm ai i ka të vetëm, kryetarin e grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, i cili iu përgjigj fjalë për fjalë: a je burrë, më prit në “Opinion” javën që vjen, të të faktoj me dokumente zyrtare se cili është Olsi dhe roli i tij.
Sonte, pas përpjekjeve që bëri për të dështuar emisionin, ka ngritur në këmbë polici dhe spiunë.
Por shqiptarët do e shohin se kush është Edi Rama, se ç’përfaqëson klani Rama, se ç’përfaqëson drejtësia e tij.
Shqiptarët me dokumente do shohin se pushteti i tyre nisi me drogën dhe do sosë me drogën gjer në përmbysjen e ardhshme.
Të dashur miq, i shastisur nga lajmet e drogës, në të cilat dosje hetimore faktonte se njeriu i paidentifikuar, 45-vjeçari me flokë të shkurtra dhe surrat Olsi, ishte vëllai i tij, urdhëroi Dumanin e tij të presë ca koka turku në mënyrë që publiku shqiptar të mos përqendrohen tek Olsi sonte, por të merren me Qaton dhe stër-Qaton.
Të dashur miq, fatkeqësitë këtij kombi dhe asnjë kombi tjetër, nuk i vijnë nga poshtë lart, por i vijnë nga lart poshtë.
Fatkeqësitë nuk vijnë nga qytetarët, por vijnë nga pushtetarët hajdutë.
Nga pushtetarë që vjedhin dhe i shtypin.
Kjo është historia.
“Krimi i organizuar më kërcënoi familjen” – Ambasada amerikane publikon rrëfimin e gjyqtaresGjyqtarja e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Saida Dollani ka rrëfyer se gjatë ushtrimit të detyrës së saj, eksponentë të krimit kanë kërcënuar familjen e saj.
Sipas saj, bashkëshorti i saj ka qenë pre e këtij kërcënimi, por pavarësisht kësaj, ai e ka shtyrë vazhdimisht të vijojë punën si gjyqtare.
Rrëfimi i saj është publikuar nga ambasada amerikane si një histori frymëzuese.
🇦🇱 “Në një karrierë të gjatë si gjyqtare pa asnjë kompromis me padrejtësinë dhe të paligjshmen kam hasur si trysni, ashtu edhe kërcenime.
Pjesë e kërcenimeve të krimit të organizuar ka qenë edhe familja ime. Bashkëshorti ishte ai që e përjetoi drejtpërdrejt këtë kërcënim…
Gjithmonë më thoshte, ke marrë përsipër të jesh gjyqtare, bëje detyrën tënde sa më mirë, nuk e bën vetëm për fëmijët e tu, e bën për fëmijët e të gjithëve.” – gjyqtarja Saida Dollani.
Gjatë Muajit të Historisë së Gruas në mars, jemi krenarë të prezantojmë gra të jashtëzakonshme që po ndryshojnë botën dhe na frymëzojnë. Një prej tyre është gjyqtarja Saida Dollani, zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Dëgjoni historinë e saj si një grua gjyqtare në Shqipëri”, shkruan ambasada amerikane në rrjetet sociale.