zoom

Day Archive10 mijë firma në 24 orë/Serbët peticion kundër projektit të dhëndrit të Trump në Serbi

Një grup opozitar në Serbi ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion kundër një projekti ndërtimesh që do të financohej nga kompania e dhëndrit të ish presidentit amerikan Donald Trump, në ish selinë e shtabit të ushtrisë serbe, që u shkatërrua në fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Më herët gjatë këtij muaji, Jared Kushner konfirmoi raportet se kompania e tij planifikon të financojë një projekt në qendër të Beogradit, që përfshinë një hotel, një kompleks apartamentesh luksoze si dhe hapësira për zyra dhe dyqane.

Në peticionin e nisur të hënën, i kërkohet qeverisë së Serbisë të respektojë ligjin, i cili thotë se ndërtesa mund t’i kthehet vetëm funksionit të saj fillestar. Organizatorët thanë se aty duhet të ngrihet Muzeu i Historisë Serbe.

Grupi opozitar “Lëviz dhe Ndrysho”, tha se 10.000 veta nënshkruan peticionin në më pak se 24 orë.

“Kjo është çështje e krenarisë së shtetit dhe qytetarëve, dhe ne kemi shembull të mirë kur terroristët rrëzuan Kullat Binjake në Nju Jork, amerikanët nuk ua dhanë atë vend disa investitorëve arabë për të ndërtuar hotelet e tyre. Ata ngritën monument për viktimat”, tha Savo Manojloviç, udhëheqës i grupit.

Zyrtarë pro Trump të qeverisë në Serbi e kanë mirëpritur projektin, por opozita është shprehur kundër tij.

Për shumëkënd, ndërtesa e bombarduar e komandës së ushtrisë serbe është një simbol i fuqishëm i rezistencës së Serbisë kundër atij që ata e quajnë, agresion të NATO-s, 25 vjet më parë.

Një grup protestuesish me flamuj serbë dhe rusë u mblodh të dielën para kësaj ndërtese në përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, që i dhanë fund shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe.

Dalin datat e Eurovizionit, ja kur do të performojë Besa Kokëdhima si përfaqësuese e Shqipërisë

Eurovision Song që do të zhvillohet në Malmo, Suedi, tashmë ka hyrë në një fazë emocionuese, pasi ka filluar numërimi mbrapsht.

Të martën më 7 maj do të jetë gjysmëfinalja e parë, të enjten më 9 maj do të jetë gjysmëfinalja e dytë dhe të shtunën më 11 maj do të jetë finalja e madhe 2024.

Pas renditjes nga ana e organizatorëve të edicionit të 68-të të Eurovision 2024, Besa Kokëdhima do të performojë më 9 maj, në gjysmë-finalen e dytë. Kënga e saj “TITAN” do të jetë e dyta që do të këndohet në mbrëmjen e dytë të gjysmëfinales.

Versioni i ri në anglisht i këngës vjen si në bashkëpunim me producentë botërorë si Gia Koka, Serban Casan dhe Alias LJ dhe producentin shqiptar Kledi Bahiti.

Videoklipi është realizuar në Stamboll.

Me këngën “Zemër n’dorë” (TITAN), Besa Kokëdhima fitoi besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion.

Festivali Evropian i Këngës 2024 do të jetë në edicionin e 68-të të tij. Ai është planifikuar të zhvillohet në Malmo, Suedi, pas fitores së përfaqësuesit të saj në Eurosong 2023 me këngën “Tattoo” nga Loreen.

Rreziku shqiptar për Amerikën

Nga Klodian Tomorri

Enver Hoxha shkroi tonelata me libra mbi rrezikun e madh anglo amerikan që i kanosej Shqipërisë së vogël komuniste. Por kohët kanë ndryshuar dhe bota është kthyer përmbys. Tani është Amerika e fuqishme që kërcënohet nga rreziku shqiptar.

Jo më larg se gjashtë muaj më parë, një kongresmen republikan nga Ohajo i quajtur Jim Jordan donte të hetonte çështjen McGonigal, përfshirë marrëveshjet e tij me Edi Ramën. Zoti Jordan i shkroi një sërë kërkesash për informacion FBI-së, por nuk mori asnjëherë përgjigje. Në fund ai akuzoi Departamentin Amerikan të Drejtësisë dhe demokratët e Joe Bidenit për obstruksionizëm.

Një javë më parë, një kongresmen demokrat i Merilendit me emrin Jamie Raskin kërkoi të miratonte një mocion për të detyruar Jared Kushner, që të dëshmojë në kongres mbi fondin 2 miliardë dollarë të përfituar nga arabët dhe marrëveshjet e tij në Serbi dhe Shqipëri. Ironikisht, njeriu që e bllokoi mocionin ishte Jim Jordan.

Pra ai që donte të hetonte Edi Ramën për çështjen McGonigal, bllokoi hetimin e Edi Ramës në çështjen Kushner. Nëse do të ketë sërish ndonjë kërkesë tjetër për hetim të Edi Ramës në SHBA, nuk do të jetë çudi që njeriu, i cili do ta bllokojë të jetë pikërisht Jamie Raskin. Bota e kthyer përmbys nuk është thjesht një metaforë. Shikoni faktet.

Në kohën që opozita dhe kritikët e qeverisë në Shqipëri ishin në kulmin e euforisë se afera McGonigal i kishte dhënë fund një herë e mirë aksesit të Edi Ramës në Shtëpinë e Bardhë, në Shqipëri mbërriti Sekretari i Shtetit Blinken, i cili e shpalli Edi Ramën udhëheqës të shquar dhe kryeministër model.

Zhgënjimi i madh McGonigal e la opozitën me një shpresë të fundit. Atë të rotacionit politik në SHBA. Dhe ndërsa Sali Berisha dhe drejtuesit e tjerë të Partisë Demokratike deklaronin publikisht se zgjedhja e Donald Trump si president në SHBA do të ndryshonte erën që fryn nga Shtëpia e Bardhë drejt Shqipërisë, Edi Rama u serviri në pjatë argjendi dhëndrrin e Trump, Sazanin dhe Grenellin.

Panorama e madhe këtu është se Edi Rama arrin të bëjë deale me të gjitha krahët e politikës amerikane. Dhe këtë nuk e ka bërë askush deri më sot. As Putini, as Xi Jinpingu apo as edhe Irani.

E ndërsa fuqitë rivale mundohen të ndikojnë zgjedhjet në SHBA përmes sulmeve kibernetike apo metodave të tjera të sofistikuara Edi Rama e bën manualisht. Përmes dealeve.

Deri më sot ndërhyrja e vetme publike nga jashtë në një proces zgjedhor amerikan ka ardhur nga kryeministri i Shqipërisë, kur quajti Donald Trumpin një turp dhe fatkeqësi kombëtare për SHBA-të në kulmin e fushatës elektorale me Clinton. Tashmë që zgjedhjet po afrojnë sërish duket se qeveria e Shqipërisë, dmth Rama, po bën marrëveshje me kampin e Trumpit.

Ndaj, sado qesharake të duket, nëse ka ndonjë rrezik të madh për influencë të jashtme në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara që po afrojnë, kërcënimi kryesor nuk është Rusia. As Irani apo Kina. Deri më tani kërcënimi kryesor potencial duket Shqipëria e Vogël. Fuqia e së cilës me sa duket buron nga adhurimi i amerikanëve për Ben Franklinin, imazhi i të cilit është përjetësuar në kartmonedhën e hijshme 100 dollarëshe.

Putini dhe të tjerët të mbajnë shënim se kanë shumë për të mësuar. Nga manuali se si kompromentohet një agjent i lartë FBI-je deri tek blerja e krediteve në të dy krahët e politikës amerikane.

Aksident në Fier, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin 50-vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”.

Një këmbësor është goditur nga një automjet tip “ Fuoristradë”, duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup. Sipas policisë, 50-vjeçari D.Gj., ka ndërruar jetë në spital.

“Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme”, – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

Video/ Reperi Diddy akuzohet për sulme seksuale ndaj Justin Bieber kur ishte adoleshent

Themeluesi i Bad Boy Records dhe reperi Diddy, po hetohet nga agjenci të shumta për sulme seksuale.

Disa pamje të Diddy-t dhe Justin Bieber, asokohe 15-vjeç, kanë dalë në internet ku në klip Diddy, qëndron pranë Justin dhe i thotë kamerës ‘Ai ka dyzet e tetë orë me mua, ku ne po shoqërohemi , por ne nuk mund të zbulojmë me të vërtetë çfarë po bëjmë” shpjegoi ai, ‘Por është padyshim ëndrra e një 15-vjeçari.

Ai shtoi: ‘Më kanë dhënë kujdestarinë e tij. Ai ka nënshkruar me Usher dhe unë kisha kujdestarinë ligjore të Usher kur ai bëri albumin e tij të parë. Unë nuk kam kujdestari ligjore të tij, por për dyzet e tetë orët e ardhshme ai është me mua dhe ne do të çmendemi plotësisht. Justin Bieber, i veshur me një kapele të zezë bejsbolli dhe këmishë vjollcë buzëqesh dhe shikon Diddy gjatë gjithë videos, duke bërë komente të vogla të tilla si ‘po’ dhe ‘çmenduri e plotë’.

Videoja u postua në mediat sociale dhe shkaktoi një shpërthim kritikash dhe shqetësimesh, ku shumë persona kanë bërë komentet e tyre nga më të ndryshmet.

Dhe Usher vetë pohoi se ai ishte i ekspozuar ndaj disa gjërave ‘mjaft të egra’ ndërsa jetonte me Diddy në moshën 14 vjeçare. Në një intervistë të zbuluar nga viti 2016 Usher zbuloi detaje rreth kohës së tij duke jetuar me superstarin, 54 vjeç, në pranverën e vitit 1994.

“Të afërm të zyrtarëve të lartë në trafikun e drogës”, çfarë po paralajmëron Gaz Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmëruar një denoncim të fortë ditën e nesërme.

Në një njoftim për mediat, PD shkruan se denoncimi lidhet me perfshirjen e të afërmve të zyrtarëve të lartë në trafikun e drogës. Nuk ka informacione se për cilin zyrtar bëhet fjalë.

Denoncimet e demokratëve kanë qenë shpesh indicie për të kryer hetime nga autoritetet ligjvënëse. Lidhjet të shumta kriminiale të zyrtarëve dhe disa afera korruptive kanë dalë në dritë nga denoncime të opozitës.

Video/ “Edhe drejtor i SPAK, edhe kryeministër”, Erion Veliaj sulmon Edi Ramën

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka thumbuar kryeministrin Edi Rama, në një takim të përbashkët para disa orëve.

Në fjalën e tij nga një event në Tiranë, Veliaj rikujtoi kryebashkiakun e para një shekulli, Ismail Ndroqi, i cili kishte dhe shumë funksione të tjera. I nënqeshur Veliaj ironizoi duke thënë se është njësoj si të drejtosh dhe drejtësinë dhe qeverinë, si një thumb për kreun e qeverisë, i cili akuzohet vazhdimisht se ka centralizuar në dorën e tij dhe drejtësinë e vendit.

“Ai ka qenë myderiz, hoxhë, kadi, hafiz dhe kryetar bashkie. Imagjinoj vizionin e një njeriu që kryentë të gjitha funksionet, pra njësoj si të jesh sot drejtues i GJKKO, drejtues i SPAK, edhe kryeministër, edhe rektor universiteti dhe kryetar bashkie në një punë”, tha Veliaj.

Rolet e të ndjerit Ndroqi do të kuptoheshin edhe pa paralelizimin e kryebashkiakut, që qartazi më shumë se sa për qëllim semantik e bëri atë për qëllim politik.

Zërat se marrëdhënie Rama-Veliaj është tensionuar janë dëgjuar prej kohësh.

 

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

“Sa u munduam të dy”, Robert Berisha rikujton Nora Istrefin duke kënduar këngën e saj në Ferma VIP

Robert Berisha po e shtyn kohën brenda Fermës VIP duke kënduar këngët e ish-bashkëshortes së tij.

Në një duet me Xhesika Polon, Roberti ka zgjedhur të këndojë këngën e Nora Istrefit “Pa fat”.

Dikur të martuar e tashmë të ndara, Nora dhe Roberti kanë patur një shkëputje jo fort miqësore, por përshkak të vajzës së tyre Rene, ata janë “detyruar” të mbajnë komunikim të vazhdueshëm.

Roberti ende nuk ka folur për këtë lidhje brenda Fermës VIP, ku ndodhet prej dy javësh.

@xhesika.polo 😍 #xhesikapolo #mexhesin #fermavipalbania #fermavipal #tring #vizionplus #fyp #fermavip #sokoli #robertberisha ♬ original sound – Xhesika Polo

Dëshmitë/”Masakra e Don Boskos” , pse Kasandër Noga pagoi 100 mijë € dhe si u ngatërrua shënjestra

Një ngjarje kriminale tronditi vendin 4 janarin e 2022-shit ku mbeti i vrarë Erjon Çela dhe u plagosën katër persona të tjerë.

Plumbat u zbrasën drejt tavolinës së gabuar, pasi vrasësit ngatërruan objektivin. Për ngjarjen, personi i vetëm i arrestuar është Kasandër Noga, një personazh i rëndësishëm i krimit në 30 vitet e fundit në Shqipëri, i përfshirë në shumë vrasje, por që rivali i tij deri në vdekje, mesa duket do të ishte Geron Hasanbelli, të cilit ai ishte vënë në ndjekje këmba këmbës. Atë e ndiqte kudo ku ai shkelte, bashkë me të vëllanë, Erjonin, alias Mikel Rakipllari. Këtë të fundit, Kasandër Noga, në mungesë të vëllait të tij Geronit, kërkoi ta eliminonte edhe atë pasdite, pas informacioneve që kishte marrë se ai ishte i ulur në lokalin ku më pas ndodhi edhe masakra. Më pas rezultoi se njerëzit që ai kishte paguar për të hequr qafe kundërshtarin e tij të përbetuar dhe nipat e tij, kishin gabuar shënjestër, dhe kishin hapur zjarr ndaj një tavoline, ku ishin të ulur persona që po pinin kafe dhe që nuk kishin asnjë lidhje me rivalin e tyre.

Për herë të parë janë publikuar dëshmi dhe fakte të reja për masakrën e Don Boskos, aty ku ndodhi ngjarja. Emisioni ‘Në shënjestër’ ka zbërthyer përfshirjen e Kasandër Nogës dhe nipit të tij Kevin Zeneli (Suçi) në këtë ngjarje të rëndë kriminale. Si njerëzit e Kasandër Nogës i ndoqën vëllezërit Hasanbelli dhe nipat e tyre? Dhe pse ata gabuan shënjestër, dhe qëlluan mbi persona që nuk kishin lidhje me hasmin e tyre të vjetër?

“Më datë 4 Janar 2022, rreth orës 16:10, në vendin e quajtur rruga ‘Don Bosko’, në Tiranë, persona të panjohur të cilët ishin në lëvizje dhe qarkullonin me automjetin e markës ‘Mercedez Benz’, me ngjyrë të zezë, me targa AA 125 UK kanë hapur zjarr me armë në drejtim të Bar Kafe ‘Focus’, në pronësi të shtetasit Elenian Adushaj. Ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen Erjon Çela, si dhe janë plagosur shtetasit Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj”, thuhet në dosje.

Por siç rezultoi më pas, dhe që tashmë është e njohur, viktima Erjon Çela një shitës produktesh duhani pranë lokalit ku po pinte kafe dhe miqtë e tij në tavolinë, ishin objektivi i ngatërruar i atentatit. Në fokus të personave që qëlluan nuk ishin ata, por Erjon Hasanbelli dhe nipat e tij, të cilët në atë moment nuk ndodheshin në lokal, pavarësisht se ai ishte bari ku ata shikoheshin shpesh të frekuentonin.

Ai që u bë i penduari i parë i kësaj ngjarje dhe rrëfeu planin për të vrarë vëllezërit Hasanbelli dhe nipat e tij, ishte Indrit Beqiraj. Ai i tregoi para grupit hetues se ai dhe vëllai i tij Gentjani, ishin paguar nga Kasandër Noga, nëpërmjet nipit të tij Kevin Zeneli (Suçi) për të vrarë fillimisht shtetasin Geron Hasanbelli dhe në mungesë të tij vëllain Erjonin, ose nipat e tyre. Rrëfimi i Indrit Beqiraj, lidhur mbi masakrën e ‘Don Boskos’ dhe përfshirjen në këtë krim të Kasandër Nogës, erdhi pas një tjetër ngjarje, ku Indriti dhe vëllai i tij Gentjani ishin marrë peng nga një tjetër personazh i rëndësishëm i krimit në Durrës, për të cilin ata ishin paguar për ta ndjekur nga pas dhe për ta vrarë, kundrejt pagesës. Ashtu sikur ishin rekrutuar edhe për të vrarë vëllezërit Hasanbelli dhe nipat e tij, po kundrejt pagesës, nga Kasandër Noga dhe nipi i tij Kevin Zeneli (Suçi).

“Më datë 2 tetor 2022, Prokuroria Durrës ka registruar procedimin në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, në ngarkim të disa shtetasve ndër të cilët edhe Gentjan dhe Indrit Beqiraj dhe Kevin Zeneli (Suçi). Ku vëllezërit Beqiraj, kanë dhënë detaje me interes, në lidhe me ngjarjen e ndodhur më datë 4 Janar 2022, në Bar Kafe ‘Focus’, në lagjen ‘Don Bosko’, në Tiranë”, thuhet në dosje.

Sipas vëllezërve Beqiraj, personi i parë që i kishte kontaktuar për të vrarë Geron Hasanbelli, ishte Ilirian Feçi, i cili i kishte ofruar 100 mijë euro për ta kryer këtë vrasje, të cilën sipas tij e kërkonte me çdo kusht Kasandër Noga. Por ndërsa vëllezërit Beqiraj, nuk kishin mundur ta kryenin këtë vrasje, një ditë ata shikojnë në televizor, se puna që kishin marrë përsipër, ishte kryer nga një tjetër grup kriminal. Por, në vend të objektivit të vërtetë të atentatit, ishin vrarë persona të tjerë të pafajshëm.

“Pasi unë pashë në televizor më datë 4 Janar 2022, ngjarjen e ndodhur te lokal ‘Focus’ në  rrugën ‘Don Bosko’, ku  ishin qëlluar me armë disa persona, ndër të tjera konstatova nga pamjet filmike se automjeti tip ‘Mercedes Benz’ që ishte përdorur në krim, ishte i njëjti me atë që Kevin Zeneli (Suçi), na kishte sjellë fillimisht për të vrarë shtetasin Arben Mërkuri, njohur si ‘Maneci’. Automjet që më pas Kevini na e kishte marrë pa lajmëruar”, sqaron Indrit Beqiraj.

Indrit Beqiraj tha më tej se ai u përpoq të lidhej që nga ai moment me Kevin Zenelin, por kjo telefonatë ishte e pamundur, pasi Kevini e kishte telefonin të fikur.  Ndërkohë që ai vetë filloi të dyshonte fort se autorësinë e krimit të ‘Don Boskos’ e kishte marrë përsipër dikush tjetër ose Kevini ia kishte dhënë një vrasësi të ndryshëm me pagesë.

Edhe pse nuk po kuptonte se përse nuk ishin vrarë objektivat që atij i ishin dhënë më herët nga Kevini dhe Kasandër Noga, por emra të tjerë për të cilët nuk ishte folur më parë. Ndërkohë, ata u takuan së bashku dy ditë më pas, ku Indriti e pyeti për atë çfarë kishte ndodhur.

“Menjëherë sapo pashë ‘Benzin’, unë telefonova Kevinin, por ai nuk ma hapi telefonin. Gjatë kohës që ai po më shoqëronte me makinë, unë e pyeta për punën e ‘Don Boskos’, ndërsa ai mu përgjigj, se u ngatërrua informata. Më tej unë e pyeta Kevinin se më kë e kishte kryer ngjarjen e ndodhur, por ai nuk më tregoi emër, vetëm më tha që i kishte dhënë dikujt një shumë prej 50 000 eurosh”, thotë Beqiraj.

Më tej Indrit Beqiraj tha për grupin hetues se vetë Kevin Suçi, i kishte thënë se ai kishte qenë pasagjer në makinën që qëlloi ndaj tavolinës ku ndodheshin të ulur personat, që më pas rezultuan se ishin të gabuarit dhe se nuk ishte faji i vrasësit, por i informatorit të Kasandrit që kishte ngatërruar objektiv.

Sipas Indrit Beqirajt, Kevini i kishte thënë se shënjestra e gabuar e atentatit mbante një kapele dhe një xhup të kuq të veshur. Por viktima nuk ishte Erjon Hasanbelli me nipat e tij, por dikush tjetër me të afërmit e tij.

Do të ishin këto rrëfime të lidhura me gjetjet e grupit hetues në vazhdim, të cilat do të konfirmonin rolin e Kevin Suçit dhe Kasandër Nogës, në masakrën e ‘Don Boskos’ si edhe ndjekjen që vëllezërit Beqiraj, i kishin bërë Geron Hasanbelli dhe nipave të tij. Këto informacione, më pas Kevin Suçi dhe Kasandër Noga i kishin shfrytëzuar, për të mbajtur në kontroll lëvizjet e Erjonit, i cili në këto kohë ndodhej në Tiranë. Pavarësisht se në përfundim të aksionit të tyre, ata gabuan, dhe qëlluan ndaj personave të tjerë.

“Pas rrëfimeve të vëllezërve Beqiraj, të cilët treguan me gisht banesën e marrë me qira, në vijim ata treguan edhe lokalin ‘Focus’ në rrugën ‘Don Bosko’ që e kishin mbajtur në vezhgim si dhe vendin ku ata qëndronin në distancë, një lokal që gjendet përballë atij ‘Focus’. Po kështu vëllezërit Beqiraj, treguan edhe tabakinon që ishte objekti ku vinin dhe ruanin nipat e vëllezërve Hasanbelli, që është në zonën e ‘Astirit’ në Unazë”, thuhet në dosje.

Po kështu vëllezërit Beqiraj, treguan për grupin hetues edhe vendet e tjera të përdorura nga ta, për të fshehur makinat që ua jepte në dispozicion Kevin Suçi. Si edhe vendet ku ata lëviznin së bashku, qoftë për të qenë pranë objektivave të tyre, por edhe aty ku shkonin për të bërë planet se si mundeshin t’u afroheshin. Ku gjithmonë personi që i mbikëqyrte ishte Kevin Zeneli, që shpesh u përcillte porositë e Kasandër Nogës se si duhet të vepronin. Ku për herë të parë del në skenë edhe automjeti tip ‘Mercedes Benz’ që u përdor më pas në ngjarjen kriminale të ‘Don Boskos’.

 “Gjatë hetimeve, vëllezërit Beqiraj, treguan edhe garazhin poshtë një pallati, ku Kevin Suçi kishte marrë një mjet ‘Hunday’ me qira dhe kishte lënë një tjetër. Si edhe itinerarin e lëvizjes që të çon në rrugën e ‘Lapidarit’ në kodrën e lagjes Sauk i Vjetër, aty nga ku kishin marrë mjetin ‘Benz’ me targa suedeze me ngjyrë blu të errët, që dyshohet se më pas është përdorur në ngjarjen e datës 4 Janar 2022 në rrugën ‘Don Bosko’”, thuhet në dosje.

Shqiptarët do ta paguajnë ujin 50% më shtrenjtë nisur nga muaji prill

Pas shtrenjtimit të ujit në Vlorë, radhën e kanë tre qytete të tjera. Enti Rregullator i Ujit ka miratuar rritjen e çmimit të ujit në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, deri në 50%.

Familjet në Lezhë do të paguajnë 12% më shumë ujin, nga 58 në 65 lekë për metër kub ujë.

Në Mirditë, ku përfshihen dhe Rrësheni e Rubiku, uji do të kushtojë 50% më shtrenjtë, nga 30 lekë/m3 në 45 lekë/m3. Të njëjtin çmim do të paguajnë dhe familjarët në Kurbin. Në asnjërin nga qytetet, nuk janë rritur çmimet për bizneset apo institucionet.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në fillim të muajit prill.

ERRU ka miratuar dhe kostot e shërbimit të kanalizimeve të ujit të ndotur, ku për familjet në Lezhë do të jetë 19 lekë, për bizneset 29 lekë dhe për institucionet 25. Për Kurbinin, Rubikun dhe Rrëshenin tarifat e miratuara janë 15 lekë m3 për familjarët dhe 25 lekë për bizneset dhe institucionet.

Aplikimet e radhës që priten të miratohen nga ERRU janë ato ujësjellësit të Durrësit dhe Fierit që po ashtu kanë kërkuar rritje të çmimit. Pak muaj më parë ERRU rrëzoi kërkesën e UK Shkodër, Elbasan dhe Berat.

Në fund të dhjetorit 2023, Konkurrenca pas shqyrtimit të kërkesës së UK Vlorë për rritje çmimi, i kërkoi ERRU-së “që tarifat e ndryshuara, që do të miratohen nga ERRU për ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Vlorë SHA, të jenë të orientuara drejt kostos së shërbimeve dhe të jenë të bazuara në parimin e mosdiskriminimit.”

Ujësjellës Kanalizimet kanë qenë prej kohësh dhimbje koke për qeverinë, për shkak të borxheve të shumta, keqmenaxhimit të arkëtimeve dhe vonesa e reformimit.

Në një projektligj të hedhur për konsultim së fundmi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë propozon që të zgjidhë ngërçet e ujësjellës-kanalizimeve me anë të koncesionit.