zoom

Day ArchiveMos harroni çadrën! Nesër do të ketë shtrëngata, vetëtima dhe erë

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti në orët e para të ditës parashikohet i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.

Prej orëve të mesditës deri ato të mbrëmjes vonë reshjet do të jenë të dobta dhe lokale kryesisht në relievet malore, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Prej orëve të vona të mbrëmjes përsëri reshje me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit në formën e shtrëngatave si dhe rrebesheve lokale shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era pritet të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje intensive me shpejtësi 4-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të jetë tepër intensive dhe problematike me shpejtësi 14-24m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik e Jon të jetë i lartë i forcës 6-8 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 19°C
në zonat e ulëta 10 deri 26°C
në zonat bregdetare 13 deri 26°C

Arbër Hajdari ironizon Romeon: Kam frikë të hap TV se të shoh duke qarë në cep

Romeo dhe Heidi vijojnë të luajnë të ndarë brenda shtëpisë së Big Brother dhe romanca e tyre, e ndërprerë në mes, u diskutua edhe gjatë spektaklit të kësaj të marte.

Përmes një klipi u treguan debatet që ata kanë pasur mes njëri-tjetrit edhe gjatë këtyre ditëve, ndërsa Romeo shprehu dëshirën që të kthehej koha pas kur kalonte momente të bukura dhe të mbushura me dashuri me Heidin.

Por Arbër Hajdari u tregua skeptik për përjetimin e Romeos, duke ironizuar edhe faktin që thuajse në çdo prime ai përlotet kur flitet për lidhjen e tij me Heidin.

Për Arbër Hajdarin, Romeo po viktimizohet, por banori e hodhi poshtë diçka të tillë.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Arbër Hajdari i thënë Romeos se nuk e beson lëndimin e tij, duke i thënë se po viktimizohet.

Romeo: Doja ta jetoja dhe një herë periudhën kur qeshja me të, kur luaja, kur flija gjumë në drekë. Kanë ndodhur shumë situata dhe dita ditës këtu bëhet më e vështirë.

Heidi: Nuk di çfarë të bëj. Isha e vendosur në fakt që të mos i afrohesha, por dje e pashë shumë keq dhe prapë ju afrova. Dhe unë e dua të lumtur. Por nuk kam si ta ndihmoj. I është thyer besimi për disa gjëra të miat. Ndodhi ndarja dhe unë po mundohem të respektoj hapësirën. Ai është i fiksuar se unë dua ta godas.

Arbër Hajdari: Jam shumë i bezdisur nga kjo histori. E shoh një viktimizim, më ka zënë frika të hap TV se shoh Romeon duke qarë në ndonjë cep. Ka harruar fare lojën, bën këto kartat e viktimizimit që është vetëm… Ndodhemi sërish në prime duke diskutuar për një çift që as vetë nuk e dinë pse janë ndarë.

Romeo: Njerëz të ndryshëm ndjejnë dhe reagojnë ndryshe.

Arbër Hajdari: Nuk të besoj, viktimizimin tënd…

Romeo: Është ndjesi.

Arbër Hajdari: Më bezdis se mendoj se po luan kartën e viktimizimit.

“Teta Eglantina” – Ilnisa dhe Meritoni sulmojnë Eglën. Aktorja: Kalamaj kopshti

Çifti Ilnisa-Meriton është përfshirë në një debat të ashpër me Eglën.

Pasi u dha klipi gjatë spektaklit të kësaj të marte, ku ishin montuar momente të zënkave të tyre gjatë gjithë këtyre ditëve, përplasja mes tyre vijoi edhe gjatë prime-t.

Teksa shprehu sërish dyshime për dashurinë mes tyre, Egla i akuzoi Ilnisën dhe Meritonin se janë bërë bashkë për të bërë lojë dhe për ta nxjerrë atë nga vetja.

Aktorja i quajti ata kalamaj kopshti, ndërsa Meritoni nga ana tjetër pretendoi se ka qenë ajo që ka provokuar vazhdimisht përplasje verbale me etiketime ofenduese.

Pjesë nga debati mes tyre:

Egla: Ilnisa dhe djaloshi kanë si qëllim të zgjohen dhe të vijnë për të më nxjerrë nga vetja. Pasi unë u shpreha, pasi ndodhi rrëfimin me Julian, të dy më bënë një minigjyq duke më zënë emër dhe mbiemër dhe punën ku punoj, duke dhënë vendin e punës dhe duke më thënë se do takohemi jashtë. Më kanë bërë të ndihem keq në fakt. Unë mundohem të jem e fortë, por më ka rënduar goxha. Nuk mund të mbaj lojën e këtyre kalamajve kopshti. Nga imazhet u pa qartë se Ilnisa më ka ndjekur këmbë pas këmbe te pishina. Me Meritonin nuk jam shumë e qartë pse më vjen pas dhe më thërret teta.

Ilnisa: Deri tani mendoj se jam njeriu më transparent, por në rastin konkret në ka një njeri që u bie në qafë të gjithëve, është Egla. E kam ndjekur nga pas se ishte zgjuar në mëngjes me një ide të re duke bërtitur: “Ilnisa do më heqë nga puna”.

Meritoni: Teta Eglantina, më ka bërë etiketime të ndryshme, gomar, kokëbosh… Egla po flas!

Egla: Nuk ke për të folur!

Meritoni: A do më lejosh të flas, o zonjë? Unë nuk kam rënë pre e etiketimeve të tua. Ke tentuar të më prishësh imazhin…

Egla: Pasi më bëtë gjyqin, më gjetët avokat dhe më futët në burg.

Punoni në platformat online? Kujdes, nga 1 prilli do të taksoheni!

Nëse platformat online të tilla si Instagram, TikTok, Youtube, Google, etj. i shfrytëzoni për të gjeneruar të ardhura, prej 1 prillit do të paguani taksa.

Paralajmërimin për këtë grup e dha deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njëkohësisht anëtare e Komisionit të Ekonomisë, e cila njoftoi këta individë që të bëhen gati të taksohen prej fillimit të muajit të ardhshëm.

Ajo e kritikoi këtë ndryshim që është parashikuar në ligjin për profesionistët e lirë, duke analizuar se masa të tilla nuk i stimulojnë profesionet e reja dhe format inovative për të bërë biznes.

“Nga 1 prilli fillon taksimi mbi ata që punojnë në hapësirën virtuale online. Ne do e shohim në vijim sa është taksimi.

Kanë supozuar se një biznes X përshembull një IT, mund të ketë shpenzime 10 lekë, ose 5 % të xhiros. Por edhe kjo është e supozuar, sepse ai personi i IT i duhet patjetër të marrë një certifikatë, të lexojë, të investojë te ai biznes. Mua më kanë shkruar të rinj pafund që më kanë thënë se kjo është një masë shumë e madhe për ta.

Kam takuar të rinj që kanë kontrata me Indinë, që punojnë këtu. E kuptoni çfarë bën qeveria? Në vend që ta stimulojë këtë biznes që po rritet, jo për meritë të qeverisë, këta shkojnë dhe i tatojnë. Një vit para zgjedhjeve këta bëjnë një favor fiskal, sa përfundojnë zgjedhjet, i rrisin prapë”, tha Tabaku në studion e “Euronews Albania”.

Elsa Lila flet për eksperiencën e saj në burg: Kanë përdhunuar që ç’ke me të

Këngëtarja Elsa Lila, konkurrente në “Ferma VIP” ka rrëfyer eksperiencën e saj në burg, pasi u arrestua gjatë një operacioni antidrogë nga autoritetet italiane.

Gjatë një bisede me fermerët, Elsa Lila tha se të burgosurit aty ishin tjetërsuar dhe se nuk llogarisinin dot ditën kur do të dilnin nga qelia.

Ajo foli me bindje edhe për përdhunimin, si një fenomen që ndodh në burgje.

“Një nga detyrat që kam bërë unë aty (në burg), niveli i alfabetizmit ishte shumë i lartë, dhe unë ju tregoja histori nga Roma e lashtë, merrja libra ua lexoja. Edhe, vinin dhe një nga gjërat që më kërkonin ishin të llogarisja kur do të dilnin. Unë improvizoja se nuk e dija.

Ata e humbnin komplet, 4 vjet aty e humbnin. Vinin thoshin “nuk e di kur do dal”. Unë me logjikë i thashë shiko, më jep dokumentacionin që ke, por ishte shumë e vështirë t’ua llogarisje. Unë bëja plus minuse.

Më ka bërë shumë përshtypje njëra, se kur unë ia bëra llogarinë ishte shtator 2022 dhe asaj i binte të dilte në shtator 2024, gëzoi. Dola tha, ishte shumë e lumtur. Unë u tmerrova brenda meje. Unë për vete e dija se do dilja isha e qetë”, tha Elsa.

Albano Bogdo e pyet nëse kishte tipe të dhunshme.

“Po, kishte. Sa të duash kishte. Aty dhe kanë përdhunuar se çke me të”, tregoi Elsa Lila.

Këngëtarja u arrestua në kuadër të një aksioni policor në Itali si pjesë e një grupi të trafikut të drogës, e akuzuar si llogaritarja e bandës. Operacioni i antidrogës, u zhvillua në jug të Romës, ndërsa u lëshuan urdhër-arreste për 13 persona, të cilët akuzohen për trafik droge, shqiptarë dhe italianë.

Opozita serbe vihet në lëvizje, peticion kundër projektit të dhëndrit të Trump

Një grup opozitar në Serbi ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion kundër një projekti ndërtimesh që do të financohej nga kompania e dhëndrit të ish presidentit amerikan Donald Trump, në ish selinë e shtabit të ushtrisë serbe, që u shkatërrua në fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Më herët gjatë këtij muaji, Jared Kushner konfirmoi raportet se kompania e tij planifikon të financojë një projekt në qendër të Beogradit, që përfshinë një hotel, një kompleks apartamentesh luksoze si dhe hapësira për zyra dhe dyqane.

Në peticionin e nisur të hënën, i kërkohet qeverisë së Serbisë të respektojë ligjin, i cili thotë se ndërtesa mund t’i kthehet vetëm funksionit të saj fillestar. Organizatorët thanë se aty duhet të ngrihet Muzeu i Historisë Serbe.

Grupi opozitar “Lëviz dhe Ndrysho”, tha se 10,000 veta nënshkruan peticionin në më pak se 24 orë.

“Kjo është çështje e krenarisë së shtetit dhe qytetarëve, dhe ne kemi shembull të mirë kur terroristët rrëzuan Kullat Binjake në Nju Jork, amerikanët nuk ua dhanë atë vend disa investitorëve arabë për të ndërtuar hotelet e tyre. Ata ngritën monument për viktimat”, tha Savo Manojloviç, udhëheqës i grupit.

Zyrtarë pro Trump të qeverisë në Serbi e kanë mirëpritur projektin, por opozita është shprehur kundër tij.

Për shumëkënd, ndërtesa e bombarduar e komandës së ushtrisë serbe është një simbol i fuqishëm i rezistencës së Serbisë kundër atij që ata e quajnë, agresion të NATO-s, 25 vjet më parë.

Një grup protestuesish me flamuj serbë dhe rusë u mblodh të dielën para kësaj ndërtese në përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, që i dhanë fund shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe.

Rreth 13,000 veta, kryesisht shqiptarë, u vranë gjatë luftës në Kosovë, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Beogradi i mbështetur nga Rusia, vazhdon ta kundërshtojë shtetësinë e saj.

Më herët gjatë këtij muaji, Shqipëria tha se ka marrë një projekt investimi nga kompania e zotit Kushner, Affinity Partners, për ta shndërruar një ish bazë ushtarake në ishullin e Sazanit në detin Adriatik, në një qendër pushimesh.

Kryeministri shqiptar Edi Rama mirëpriti planin, duke e cilësuar atë një ofertë fantastike./ Zëri i Amerikës

“Kam gënjyer” – Françeska zbulon të vërtetën për jetën e saj jashtë BBVIP

Gjatë një bisede me banorët brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Françeska pranoi se gjatë rrëfimeve për jetën e saj ka gënjyer për diçka.

Ajo zbuloi se në fakt nuk e ka bërë universitetin, duke shpjeguar se shkak për këtë ishte bullizmi që ka përjetuar në atë periudhë.

Françeska shtoi se për këtë vendim të sajin prindërit i ka pasur kundër, por pavarësisht kësaj, ajo nuk e vazhdoi universitetin.

E kam ndjerë veten të gjykuar dhe nuk e kam thënë të vërtetën time. Kam zgjedhur të mos tregoj gjithë të vërtetën, se kur ti nuk më le te shpjegohem më mirë mos flas. Kam thënë që kam pas eksperiencën e keqe në shkollën e mesme.

Kur kalova në kolegj, ishte po aq e vështirë. E kam ndjerë veten në këtë stuhinë e brendshme në shpirtin tim. E pash veten në një dhimbje shumë të madhe. Kam thënë këtu, por nuk kam qenë në një universitet, kam gënjyer. Në jetë e kam dhënë shembullin tim, jam e lumtur që nuk e kam bërë e kam ndjerë veten që të hiqja vuajtjen dhe mos ta vazhdoja.

Vendosa të mos bëja diçka për të kënaqur prindërit. Prindërit më kanë luftuar për një kohë të gjatë. E kisha ndjesinë se nuk ishte gjëja e duhur për mua, kam pasur shumë paragjykime, por kisha një bindje tjetër dhe kam zgjedhur të bëj eksperiencë. Puna ime e para tamam fare, kam punuar shitje-blerje. Punova tre muaj pa lekë, u bëra menaxhere dhe shita një hotel, nuk mu desh universiteti”, rrëfeu Françeska.

Dhoma Amerikane e Tregtisë, kritika qeverisë: Duhen politika tatimore të drejta për bizneset

Drejtuesit e bizneseve kanë kërkuar politikë tatimore të drejtë, transparencë ndaj tatimpaguesve, ulje të ekonomisë informale si dhe analizë të ligjeve që rrisin barrën fiskale.

Dhoma Amerikane e Tregtisë organizoi një forum me pjesëmarrjen e Drejtorëve Ekzekutivë (CEO) të anëtarëve të Dhomës dhe Ministrin e Financave, z. Ervin Mete, që synon të nxisë një diskutim të rëndësishëm mbi çështje kritike te biznesit, duke përfshirë transparencën dhe qëndrueshmërinë e sistemit fiskal, përmirësimin e legjislacionit tatimor dhe zgjerimin e bazës së tatimpaguesve.

“Ky Forum i CEO-ve nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit midis biznesit dhe qeverisë në formësimin e politikave efektive fiskale për rritje të qëndrueshme ekonomike. Përpjekjet tona të bashkërenduara hapin rrugën për një të ardhme me vizion për të dy palët, që në fund të fundit janë në shërbim të biznesit dhe qytetarit.” – Z. Grant Van Cleve, President, Dhoma Amerikane e Tregtisë.

“Dialogu ynë i qëndrueshëm me Ministrinë e Financave, brenda fushës së diskutimeve të ekspertëve, ka qenë rezultativ. Përpjekje të tilla bashkëpunimi janë thelbësore në hartimin e strategjive dhe politikave efektive”, tha Neritan Mullaj, Drejtor Ekzekutiv, Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Lidhur me ndryshimet ligjore në proces: bizneset theksuan se është e domosdoshme një analizë rigoroze e projektligjeve të propozuara kohët e fundit që ndikojnë në barrën fiskale, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me taksën mbi pasurinë e paluajtshme, sigurimin e detyrueshëm ndaj tërmeteve, projektligji për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit. Në takim u radhitën shqetësimet e ngritura nga bizneset në lidhje me mbivendosjen e taksave dhe përfshirjen e nevojshme të Ministrisë së Financave.

Bizneset theksuan domosdoshmërinë për politika tatimore të drejta, të qëndrueshme dhe të parashikueshme për të zbutur efektet e pafavorshme mbi bizneset. Sugjerohet që Ministria e Financave t’i japë përparësi përditësimit të Udhëzimit për Tatimin mbi të Ardhurat, duke integruar reagimet e mbledhura nga bizneset që nga fillimi i zbatimit. Për më tepër, duhet bërë një fushatë gjithëpërfshirëse sensibilizuese që synon ndërgjegjësimin e biznesit për zbatimin e ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat.

U theksua domosdoshmeria për të publikuar të gjitha qëndrimet në lidhje me dispozitat specifike ligjore nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve apo Ministria e Financave. Gjithashtu, u theksua nevoja për rritjen e proceseve të konsultimit dhe komunikimit institucional për të siguruar publikimin në kohë të projekt-akteve dhe reagimet e përgjegjshme ndaj komenteve të biznesit.

Bizneset kërkuan që të luftohet ekonomia informale dhe të nxitet zgjerimi i bazës së tatimpaguesve: Përkrahet fuqimisht rritja e të ardhurave buxhetore, përmes integrimit të më shumë tatimpaguesve në ekonominë formale, pa përdorur rritjen e normës së tatimit. Hartimi i një politike kundër informalitetit konsiderohet thelbësor për arritjen e këtij objektivi.

Bizneset janë në pritje të miratimit të një Udhëzimi të Ri të Ministrit të Financave për zbatimin e Marrëveshjeve Tatimore. Vazhdojnë shqetësimet lidhur me vonesat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) në zbatimin e këtyre marrëveshjeve, me vonesa të vazhdueshme ose përgjigje jo të plota për aplikimet.

Bizneset kërkuan rivitalizimin e Këshillit Tatimor, pasi janë shumë të dobishme përfitimet nga riaktivizimi i Këshillit Tatimor për nxitjen e politikave fiskale./ Monitor

VIDEO/ Princ Leka feston ditëlindjen krah vajzës së tij. A ishte e pranishme edhe e dashura e re?

Princ Leka Zogu festoi këtë të martë ditëlindjen e tij.

Pamjet nga festa i ndau me ndjekësit e tij vetë Princi në rrjetet sociale.

Ai tregoi me anë të një videoje se 43-vjetorin e ka festuar së bashku me vajzën që ka me Elia Zaharinë, Geraldinën.

Në video duket momenti kur Leka Zogu u fryn qirinjve njëkohësisht me Geraldinën.

Festa e ditëlindjes së tij është organizuar në një ambient të hapur, ku nuk munguan zbukurimet tipike për një event të tillë.

Videon Princ Leka e shoqëroi me këto rreshta: “I bekuar me dashurinë dhe harenë e shpirtit të saj në ditëlindjen time.”

Ajo që bie në sy është se Princ Leka Zogu ka bërë një kolazh momentesh vetëm me vajzën e tij dhe aty mungon e dashura e tij e re, Blerta Celibashi.

E rëndë në Prishtinë/ Treni shtyp një grua

Pak çaste më parë, mediet e Kosovës kanë raportuar për lëndimin e rëndë të një gruaje në Prishtinë.

Ajo dyshohet të jetë shtypur nga treni.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.  Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo shtoi se me rastin po merret Njësiti i Trafikut.