Aplikacion
“Oligarkët e dinin se do të ndryshohej ligji për zonat e mbrojtura.”
Kështu është shprehur analisti Neritan Sejamini në një emisio, ku u diskutua për grabitjen e pronave në bregdet.
Sejamini tha se oligarkët, duke e ditur se qeveria do të ndryshonte ligjin duke lejuar ndërtimet, kanë blerë toka me çmime qesharake, të cilat sot kanë vlara marramendëse dhe pritet t’i shfrytëzojnë
Ish-banori i Big Brother Vip ndahet nga e dashura?“Ke një zonë të mbrojtur buzë detit, që ka pronësi private, çmimi i tokës është minimal. Një fshatar, ta shet tokën me 10 euro metri katror. Vijnë oligarkët dhe blejnë toka në zonat e mbrojtura në mënyrë masive, në Vlorë, Zvërnec, Lezhë, me çmime qesharake. Qeveria ndryshon ligjin e zonave të mbrojtura. Nga tokë me vlerë minimale, me një vendim qeverie vlera njëqind fishohet. Më thuaj, a ka ndonjë mundësi që ta blintë këtë tokë oligarku pa e ditur që do të ndryshonte ligji? Në Shqipëri, me të filluar ndërtimet në zonat e mbrojtura do të shihni pronarët. Pra pasi u grabit bregdeti me ligjin 7501, tani faza tjetër është ndërtimi në zonat e mbrojtura kur këto toka i kanë blerë paraprakisht oligarkët”, tha Sejamini.
Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother Vip” Endrik Beba duket se po përjeton një krizë në marrëdhënien e tij.
Pas një prezence të shkurtër në BBVA, ai u përfol shumë për raportin e tij me ish-in Sara Gjordeni, po ashtu ish-banore e BBVA.
Por Beba sqaroi se historia me të është një kapitull i mbyllur prej kohësh dhe se tashmë është i lumtur në krahët e partneres së tij, Kleas. Një veprim i fundit ngre dyshime se çifti në fakt po kalon një “krizë”, ose të paktën këtë lë të kuptohet fshirja e çdo postimi dhe foto me të.
Në “Instagram” Beba mban vetën foto të tij dhe të djalit, ndërsa mungojnë ato me partneren.
Ky veprim nxit dyshime për një krisje ose ftohje në raportin e tyre.
Përshkak të rëndësisë kombëtare dhe historike që mban, ambjentet e burgut të Spaçit do të bëhen muze dhe do të jenë monument kulture.
Kështu thotë ministria e Kulturës në një dokument të hedhur për konsultim, duke shtuar se monumenti është në rrezik degradimi.
Sipas draftit, ministria dhe shoqatat vendase kanë shqyrtuar disa skenarë dhe ai më i miri rezulton të jetë i njëjtë me atë të Butrinit, kalimi në dorë të një Fondacioni, që mund të jetë Fondacioni për kujtesën e rezistencës në Spaç.
Menaxhimi i pasurisë kulturore do t’i transferohet fondacionit të krijuar për këtë qëllim, i cili do të administrojë, ruajë, mbrojë pasurinë, rregullojë aksesin dhe shërbimet për publikun dhe promovojë pasuritë kulturore dhe veprimtaritë studimore dhe kërkimore sipas ligjit.
Në total, i gjithë projekti parashikohet të ketë një kosto 4.2 milionë euro.
Ndonëse drafti fokusohet tek Spaçi si monument, aty ka të dhëna të rëndësishme dhe për kapacitetin ekonomik të saj. Në Spaç ka 9 miniera bakri, me një hapësirë toke mbi 3 mijë metra2, të cilat janë administruar nga shoqëria tregtare “Alb Bakër”. Por ministria thekson se këto prona nuk i përkasin me letra shoqërisë, kështu që do t’i kalojnë pushtetit vendor apo “subjekteve juridike të themeluara prej tyre”, në këtë rast Fondacionit. Disa nga këto prona janë brenda zonës së mbrojtur të Spaçit.
Në projektligj parashikohet ndërtimi i një muzeu të posaçëm; Muzeut të Burgut dhe Kampit të Punës së Detyrueshme, i cili do të vendoset në fshatin Reps në fund të luginës, duke ofruar akses më të madh për të gjitha llojet e vizitorëve dhe hapësirë të bollshme parkimi. Muzeu me sitin do të lidhen me shërbim autobusi./Zoom.al
Vazhdojnë problemet e linjës “Wizz Air”. Qindra shqiptarë braktisen në Pragë, ndërsa avioni nisetMë shumë se 100 shqiptarë kanë mbetur në Pragë, pas problemeve me kompaninë Wizz Air.
Pasagjerët që prisnin të niseshin nga Praga në Tiranë janë braktisur nga Wizz Air në zonën e imbarkimit. Ata tregojnë se avioni është nisur, por pasagjerët janë lënë në aeroportin çek ndonëse kanë paguar biletat.
Fillimisht Wizz Air e ka shtyrë udhëtimin 3 herë brenda ditës dhe më pas është nisur drejt Tiranës, duke lënë pas qindra shqiptarë.
“Wizz Air ka pasur një udhëtim direkt të programuar në orën 2, e ka shtyrë 3 herë brenda ditës. Nga ora 14:00 e çoi në 17:00, nga 17:00 e çoi në 18:30 pastaj e çoi në 19:10 dhe më pas në kohën kur ne ishim dukë u bërë gati, duke imbarkuar, mbyllin derën dhe ikën avioni me 1/3 e pasagjerëve. Te gjithë tjerët jemi këtu, mbi 150 veta,”- rrëfen njëri nga pasagjerët.
Zoom.al ka dëshmuar prej kohësh problematikat e linjës hungareze në Shqipëri. Vonesat dhe anullimet janë të zakonta për Wizz Air, duke i vështirësuar jo pak herë udhëtimet e shqiptarëve . Së fundmi, probleme të ngjashme ka shfaqur dhe linja shtetërore e fluturimit Air Albania. Qartazi tregu ajror në vend është në një krizë serioze menaxhimi, kostot e së cilës i paguajnë vetëm qytetarët.
Nga ana tjetër, Wizz Air ka reaguar lidhur me rastin në fjalë:
Himara, arkëmort i SPAK“Wizz Air konfirmon se fluturimi me numër W4 6632 nga Praga në Tiranë i cili ishte i planifikuar të nisej me 25 Mars, në ora 17:50 është vonuar pasi priste mbërritjen e pasagjerëve që po kalonin kontrollin e sigurisë – për fat të keq, procesi i kontrollit të sigurisë në Aeroportin e Pragës ka pasur vonesa të konsiderueshme.
Për shkak të kufizimeve operative në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), nisja ishte e domosdoshme në mënyrë që të sigurohej mbërritja në kohë në Tiranë. Mosnisja do të rezultonte në pamundësinë për të zbritur në TIA, duke lënë të gjithë pasagjerët e fluturimit në Pragë.
Duke e kuptuar shqetësimin e shkaktuar nga kjo situatë, u kërkojmë ndjesë të gjithë pasagjerëve të prekur. Linja ajrore aktualisht po ofron akomodim për pasagjerët në Pragë dhe opsione fluturimi alternative për të siguruar që pasagjerët të arrijnë në destinacionet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.”/Zoom.al
Nga Andi Bushati
Ashtu sikurse ndodh pothuajse me çdo arrestim të SPAK, edhe ai i ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, e ka ndarë opinionin publik në dysh. Një pjesë besojnë se Prokuroria e Posaçme ka vepruar sipas një kalkulimi politik që i duhej Edi Ramës, për të balancuar procesin farsë ndaj Fredi Belerit. Dihet se kryeministri ka mbrojtur në vend dhe në arenën ndërkombëtare, alibinë se ai nuk ka gisht në këtë ngjarje, se drejtësia është e pavarur dhe se prokurorët rebelë të SPAK kanë ngrënë edhe shumë nga gjeneralët e qeverisë. Pra ata që shohin një komplot të ri, mbështesin tezën se Goro u bë mish për top për të përforcuar këtë alibi.
Të tjerët, që vazhdojnë të besojnë te drejtësia e pavarur, i shohin këto pandehma si teori konspirative. Sipas tyre, gjithçka ka bërë SPAK, në këtë rast, është thjeshtë ndjekja e linje të pastër korruptive.
Por, secili nga këto dy pozicione, diametralisht të kundërta, merr vlerë kur mbështet në analizimin e fakteve. Për të kuptuar nëse kreu socialist, në detyrë, i Bashkisë së Himarës u përdor si “kokë turku”, duhet të shqyrtojmë më parë se çfarë akuzash rëndojnë mbi të. Ai dyshohet se ka firmosur për tapinë e pronësisë së një trualli tek një pronari i rremë, duke kaluar në emër të tij një tokë që i takonte shtetit. Deri këtu askush nuk mund ta vërë dorën në zjarr se Goro është i pafajshëm dhe ai nuk ka ditur se ç’po bënte. Aq më tepër rëndohet pozita e tij po të mendojmë se firma e vitit 2019 lidhej me interesin e fortë të familjes së ministres Olta Xhaçka, investim të cilit më pas Edi Rama i dha satusin strategjik. Kush është marrë sadopak me prona në Shqipëri, e di mirë se se këto afera zgjidhen vetëm kur funksionojnë nga lart poshë. Pra kur një i fuqishëm është i interesuar dhe ai vë në lëvizje të gjitha hallkat e mekanizmit. Pra, në këtë kuptim, mund të supozohet se firma Jorgo Goros i është imponuar, se ai e ka bërë me ndërgjegje mëkatin dhe se pikërisht për këtë ai e meriton burgun.
Por, fatkeqësisht e vërteta nuk ëshë kaq e thjeshtë. Pasi për tjetërsimin e një trualli, nuk mjafton vetëm nënshkrimi i një kryebashkiaku. Në mishmashin korruptiv të pronave në Shqipëri, njohja që jep bashkia është vetëm një etapë e parëndësishme drejt njohjes përfundimtare të truallit që të takon. Që ajo të marrë vlerë duhet njohur nga hartat që zotëron hipoteka dhe nga verifikimet në terren që bën ajo. Pra me një standart të tillë, ku shpesh pushtetarët lokalë lëshojnë me të njohur vërtetim se “kjo i takon filanit”, duhet të përfundojë në burg çdo lloj pushtetari lokal që ka vulosur vërtetime të tilla, nga Llogoraja deri në Sarandë. Por, SPAK-u shkoi pikërisht te Jorgo Goro, kërkoi të gjejë tek ai gjilpërën në kashtë dhe mbërriti në përfundimin se duhet ta prangosë, në një kohë rekord, vetëm gjashtë muaj pas kallëzimit që, rivali në zgjedhje, Fredi Beleri bëri kundër tij.
A lë kjo procedurë, në rastin më të mirë, dyshimin për selektivitet? A ia heq ajo, në rastin më të keq, të drejtën për të dyshuar atyre që flasin për një kalkulim politik?
Duke analizuar imtësisht faktet të bëhet më e lehtë që të besosh në tezën e drejësisë me regji.
Dhe gjëja që i interesonte më shumë sesa gjithçka politikisht dhe diplomatikisht dirigjentit, ishte burgosja e Jorgo Goros. Tani ai ka më shumë argumenta për t’i thënë Mitsotakisit: “e shikoni që nuk gënjeva kur thashë se nuk e kontrolloj SPAK-un”? Pas kësaj ai merr hov për ta përdorur edhe më fort alibinë e një drejtësie që godet të tëra palët.
Por mbi të gjitha kjo manovër mëton të shlyejë njollën e turpit të procesit Beleri, i cili për atë që dëshmoi në sallën e gjyqit evokonte farsat e monuara të KGB-së së kohës së Xherxhinskit.
Nëse dikush mund të ngrejë zërin sot se gjyqi ndaj Belerit u bë me prova të montuara, me dokumenta të falsifikuara dhe dëshmitarë të paguar, përgjigjja është e gatshme. A mund të quhen të anshëm kundër Belerit, SPAK dhe GJKKO, kur ato ia morën për bazë atij kallëzimin që bëri për të prangosur njërin prej njerëzve të Ramës? A ka alibi më të mirë sesa kjo për ti shërbyer versionit që mbron pushteti? Natyrisht që jo.
Por këtu halli nuk është tek fitorja propogandistike, por tek përdorimi i SPAK në favor të saj. Dhe Prokuroria e Posaçme duket se ka bërë pikërisht këtë. Në gijotinën që fabrikoi për Belerin, asaj i mjaftuan vetëm pak indicie që të këpuste dhe kokën e Goros. Duke dashur të legjitimojë farsën e procesit të parë, ajo po fabrikon edhe një të dytë, duke rrezikuar ta shndërojë Himarën në arkivolin e “drejtësisë së re”.
Banka e Shqipërisë: Turizmi në vend i dha shtetit 4.1 mld euro në 2023-shin
Banka e Shqipërisë deklaroi se ekonomia shqiptare përfitoi 4.1 miliardë euro të ardhura nga udhëtimet gjatë vitit të kaluar.
Shifra, e cila përbën rekordin historik është rritur me 45 për qind krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2022, të ardhurat nga sektori i udhëtimeve, të cilat janë treguesi më i afërt i përfitimeve nga turizmi ishin 2.8 miliardë euro.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, turizmi tashmë është eksporti më i madh i Shqipërisë dhe burimi kryesor i valutës që hyn në vend. Të dhënat tregojnë se gjatë vitit të kaluar sektori i turizmit i la ekonomisë shqiptare një sufiçit valutor neto prej 1.8 miliardë eurosh. Kjo shifër është diferenca mes të ardhurave që të huajt shpenzojnë për turizëm në Shqipëri dhe shpenzimeve që shqiptarët bëjnë në udhëtimet e tyre jashtë shtetit. Sipas BSH, gjatë vitit 2023 shqiptarët shpenzuan 2.3 miliardë për udhëtime dhe turizëm jashtë Shqipërisë.
Rritja e turizmit, sipas bilancit të pagesave është arsyeja kryesore që po ul defiçitin e llogarisë korrente të vendit duke e çuar llogarinë korrente gati në ekuilibër neutral. Vitin e kaluar defiçiti korrent i vendit, treguesi që mat diferencën mes valutës që del nga Shqipëria dhe asaj që hyn në vend rezultoi vetëm 190 milionë euro ose më pak se 0.8 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar.
Kjo është shifra më e ulët historike e defiçit korrent që nga rënia e sistemit komunist dhe sipas BSH është arsyeja e forcimit të lekut ndaj euros.
Shqipëria humb dhe me SuedinëShqipëria humbet edhe miqësoren e dytë të marsit.
Kuqezinjtë janë mundur 1-0 nga Suedia në Stokholm, por me një lojë krejtësisht ndryshe nga ajo me Kilin. Më shumë kontroll topi dhe më shumë raste për shënim, por përsëri 0 gola.
Trajneri Silvinjo bëri ndërrimin e parë në minutën e 72-të, duke futur në fushë Baren në vend të Laçit. Më pas Hysaj zuri vendin e Balliut, Cikalleshi të Brojës, Hoxha të Bajramit dhe në fund Muçi dhe Muçolli për Asanin dhe Ramdanin.
Në minutën e 62′ Nilson ka bërë golin e parë të kësaj ndeshje.
Miqësorja me suedezët, vjen 4 ditë pasi kuqezinjtë humbën një tjetër miqësore, me Kilin, 0-3.
Kombëtarja shqiptare luajtën sot në “Friends Arena” të Solna.
Analiza/ Serbia kërkon dalje në det, mund të pushtojë Malin e ZiSerbia kërkon zgjerim territorial e sidomos dalje në Detin e Zi dhe objektiv kryesor ka Malin e Zi – shkruan në “Eurasia Review Journal” eksperti i Octopus, DR. Gurakuç Kuçi.
Analiza e tij e titulluar “Rreziqet dhe rikonfigurimet gjeopolitike: Serbia dhe sfida e stabilitetit të Malit të Zi” tregon se “partitë e orientimit pro-rus dhe pro-serb”, të cilat kanë qenë të pranishme në disa nga kombinimet në qeverinë e Malit të Zi që nga viti 2020, “duke bashkëpunuar edhe me Kishën serbe ndjekin në mënyrë të prerë përpjekjen e Beogradit për të ndryshuar struktura etnike në këtë vend”.
“Mali i Zi, një ent i vogël, por me një vendndodhje unike dhe të rëndësishme, me dalje në detin Adriatik, është vendosur në qendër të një loje të madhe gjeopolitike ndërkombëtare”, thuhet në shkrim. Ndihma ruse për Serbinë në këto përpjekje rrit presionin përmes luftës hibride, duke përdorur metoda të ndryshme për të arritur qëllimet e saj. Nëse lufta hibride midis Rusisë dhe Serbisë nuk përfundon, pesë do të jenë sipas analistit opsionet e mundshme për Podgoricën:
-I pari modeli “Maqedonia e Veriut”. Serbët në Mal të Zi si dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, do të kenë të drejta më të mëdha për gjuhën e tyre dhe më e rëndësishmja: përfaqësim më të madh dhe të garantuar në të gjitha nivelet dhe në të gjitha strukturat qeveritare.
-Së dyti, modeli “Bosnja dhe Hercegovina” që parashikon federalizimin e Malit të Zi, duke përfshirë kalimin nga sistemi unitar në atë federal, si dhe krijimin e autonomisë serbe.
-Opsioni Kosova që parashikon krijimin e një komuniteti për komunat me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.
-I katërti është skenari i referendumit, që tenton ta rikthejë Malin e Zi nën udhëheqjen e Serbisë qoftë si komunitet ose përmes bashkimit të plotë.
Dhe i fundit është opsioni “Rrethanat gjeopolitike”, sipas të cilit Serbia mund të presë dhe të ngadalësojë të gjitha proceset në Ballkanin Perëndimor derisa gjeopolitika dhe marrëdhëniet e pushtetit të ndryshojnë, ndoshta në favor të Rusisë dhe Kinës. Në atë rast, rezultati mund të jetë që Serbia të pushtojë Malin e Zi, me ose pa luftë.
“Lufta hibride dhe përpjekjet për ndikim po nxisin tensionet në rajon, duke krijuar një atmosferë të pasigurt dhe sfiduese, veçanërisht për Malin e Zi dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor.”
Ky realitet i krijuar nga Rusia dhe Serbia mund të ndryshohet vetëm me angazhimin e fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare, me theks të veçantë në NATO, SHBA dhe Bashkimin Europian”, vazhdon shkrimi.
Debati/ Erjola akuzon Jetmirin se e ka prekur në gjumëErjola është përplasur me Jetmirin brenda shtëpisë së BBV, pasi ajo e akuzon për cënim të hapësirës.
Jetmiri i ka hedhur letra në shtrat banores sa herë ajo ka gërrhitur, por Erjola thotë se ajo i ka gjetur ato në dekoltenë e saj, duke nënkuptuar se ai e ka prekur.
Pjesë nga debati:
Erjola: O Jetmir a më ke futur ti mbeturina mua te shtrati?
Jetmiri: Jo s’janë mbeturina por letra të lagura që ti kam hedhur sa herë ke gërhitur
Erjola: Po me çfarë të drejte më hesh faculeta të lagëta, njëra ishte më dekolte? Ku e gjen të drejtën të cenosh hapsirën time?
Jetmiri: Po avash o Erjola se s’të kam vrarë
Erjola: Të drejtën që të më prekësh mua, krevatin dhe hapësirën time ku e gjen ti?
Jetmiri: Ke gërhitur prandaj ta kam bërë
Erjola: Po ajo fija
Jetmiri: Ishte lule moj, ta kishim lënë te koka
Erjola: Kush ma ka lënë?
Jetmiri: Unë moj unë
Komisioneri evropian për Drejtësinë, në garë për të drejtuar Këshillin e EvropësShefi i drejtësisë i Bashkimit Evropian, Didier Reynders të hënën u bë një kandidat zyrtar për të udhëhequr Këshillin e Evropës, me qendër në Strasburg.
Komisioneri i Drejtësisë i BE-së do të konkurrojë me ish-presidentin zviceran Alain Berset dhe ish-ministrin e Kulturës të Estonisë Indrek Saar, dy kandidatët e tjerë të përzgjedhur në listën e ngushtë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, pasi u mbajtën intervista me të gjithë kandidatët javën e kaluar.
Gjatë procesit të përzgjedhjes, Reynders duhet të tërhiqet nga pozicioni aktual si komisioner evropian i drejtësisë. Është ende e paqartë se kush do ta zëvendësojë atë për të udhëhequr punën për drejtësinë dhe mbrojtjen e konsumatorëve.