zoom

Day ArchiveBasha “i përgjoi” celularin, Bardhi e ironizon: Të mos lodhet duke zgjatur kokën, do ia jap vetë

Një gjest i Luzim Bashës në Kuvend ku “përgjonte” telefonin e Gazment Bardhi nxiti kureshjen se çfarë ai po shikonte apo lexonte me kaq kërshëri.

Veprimi i Bashës ku hedh sytë në telefonin e kreut të Grupit të PD-së, me të cilin nga miq u kthyen në “armiq”, u bë viral, madje edhe meme.

I pyetur se çfarë e tërhoqi vëmendjen e kreut të PD-së, Bardhi ironizoi duke thënë se herën tjetër kur të jenë në seancë plenare do ia japë vetë celularin që të mos lodhet duke zgjatur kokën.

“Nuk e di do duhet të pyesni zotin Basha se çfarë po shihte me aq kuriozitet në telefonin tim. Dukeshe po themi një cënim i privatësisë së një kolegu në mënyrë krejtësisht të panevojshme. Nëse zoti Basha ka ndonjë gjë për të parë në telefonin tim unë ia jap se nuk kam asgjë për të fshehur, as në komunikimet e mia dhe ai e di mjaft mirë këtë gjë.

Unë nuk shqetësohem fare. Herën tjetër të jeni të sigurt, nëse është afër meje ia jap telefonin që të mos ketë nevojë që të lodhet duke zgjatur kokën”, theksoi Bardhi.

Momente ankthi për familjet e viktimave në Moskë, vetëm 29 nga të vdekurit janë identifikuar

Autoritetet ruse deri më tani kanë identifikuar 29 nga 143 viktimat e sulmit të së premtes pranë Moskës nga persona të armatosur, ndërsa ankthi i familjarëve shtohet.

Ministria e Emergjencave publikoi një listë me vetëm 29 emra, duke treguar vështirësinë e identifikimit të viktimave ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet  në rrënojat e Crocus City Hall, që u shkatërrua nga zjarri i shkaktuar nga sulmuesit.

Persona të armatosur sulmuan ndërtesën e qytetit Crocus pranë Moskës, duke vrarë të paktën 143 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë në sulmin më vdekjeprurës në Rusi që nga kriza e pengjeve në shkollën Beslan në vitin 2004.

Katër burrat, të armatosur me automatikë kallashnikov, mbërritën në bashkinë e Crocus rreth orës lokale 19:40 me një furgon.

Burrat ecën me qetësi drejt detektorëve të metalit duke qëlluar mbi qytetarët e tmerruar ndërsa ata ranë duke bërtitur në tokë pas një breshërie plumbash.

Sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave, zjarrfikësit kanë arritur të evakuojnë rreth 100 persona që ndodheshin në bodrumin e sallës së koncerteve. Gjithashtu u shpëtuan njerëzit që ishin strehuar në çatinë e ndërtesës me ndihmën e pajisjeve ngritëse”.

Ish-ylli i futbollit kërkon divorcin nga bashkëshortja pasi zbuloi se fëmijët nuk janë të tijët

Ish-ylli i Chelsea, Geremi Njitap, ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshortja pasi zbuloi se fëmijët nuk ishin të tijët.

45-vjeçari është e martuar me Toukam Fotso Laure Verline prej 12 vitesh dhe mendonte se binjakët ishin fëmijët e tij, por zbuloi se babi i tyre në fakt ishte ish-partneri i saj.

Toukam kishte pretenduar se binjakët, që kanë ardhur në jetë në qershor 2008, katër vjet para martesës së çiftit, ishin të tijët, duke bërë që të merrnin vendimin për të shkuar drejt altarit.

“Asnjë fëmijë nuk ka lindur nga ky bashkim”, thuhet në dokumentet e divorcit duke shtuar se “Toukam shkatërroi harmoninë e martesës së tyre përmes sjelljes së saj të neveritshme”.

“Shigjeta helmuese”, siç ishte pseudonimi i tij, në vitin 2012 ai u martua me Tukam Fotso, vajzën e miliarderit Victor Fotso, i cili u nda nga jeta në vitin 2020.

Ajo martesë ishte ngjarja botërore e vitit në Kamerun pasi Geremy ishte një legjendë e vërtetë e futbollit dhe Fotso pasardhëse e një prej familjeve më të pasura në vend. Ata janë bashkë prej shumë vitesh dhe në vitin 2008 lindën djemtë binjakë.

Por siç doli pak ditë më parë në mënyrën më të dhimbshme, gjithçka ishte një gënjeshtër.

“Ajo më gënjeu për gjithçka që kulmoi me prezantimin e fëmijëve binjakë të lindur më 5 qershor 2008 si të mitë…” shprehet Geremi, teksa shtoi: “Me këmbënguljen time bëmë një test të ADN-së që konfirmoi se fëmijët i përkisnin ish-partnerit të gruas sime me të cilën ajo kishte pasur një vajzë më herët dhe me sa duket vazhdonte të kishte një lidhje! Megjithatë, ndërsa unë i rrita fëmijët si një baba i vërtetë, do t’i lejoj ata të shohin rregullisht babanë e tyre ligjor dhe biologjik.”

Gjithashtu ka treguar detaje nga jeta intime, teksa ka rrëfyer se bashkëshortja e tij nuk e lejonte të kryenin marrëdhënie seksuale.

“Tookam u shndërrua në një grua të vetëkënaqur dhe grindavece, nuk më lejonte të flinim bashkë duke mbyllur dhomën e gjumit që të mos kishim marrëdhënie seksuale, si një rezultat i së cilës jam i detyruar të fle në dhomat e tjera të shtëpisë. Në fakt, unë u detyrova të shkoja në një shtëpi tjetër kur vajza e saj më kërcënoi se do të thërriste policinë nëse do të shfaqesha përsëri atje, duke përdorur referenca fyese dhe nënçmuese ndaj meje”.

Ekziston edhe një arsye e tretë pasi Geremi akuzon gruan e tij se ajo nuk ka pushuar kurrë së poshtëruari, përbuzja dhe ofendimi ndaj tij me karakterizime nënçmuese dhe shpifëse, duke shkuar deri aty sa e quan publikisht: “mashtruese e klasi të ulët”.

Çiljeta Xhilaga zbulon lajmin e trishtë: Mami vuan nga kanceri, po i bien flokët nga kimioterapitë

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka zbuluar lajmin e trishtë teksa ka rrëfyer se e ëma e saj vuan nga kanceri.

Ajo ka treguar se e ëma iu është nënshtruar kimioterapisë dhe se po i bien flokët, duke shtuar se i ka porositur një paruke.

Por u shpreh besimplotë se do të shërohet dhe do ta kalojë shumë shpejt.

Kjo e mamit ishte një shok shumë i madh. Me zotin para, ka për ta kaluar shumë shpejt. Kam merakun e flokëve, sepse është kjo procedura që po I bien flokët dhe a do e përballojë dot. I kam thënë që do i dalin prapë. I kam porositur edhe një paruke. Është në fazë kimio dhe nuk bën të marrë vitamina. Unë prej mamit hyra këtu, se më tha ik futu se do të shikoj 24 orë. Se unë e kisha ndarë mendjen për jo. Të gjitha takimet, me orare, me data ja kam lënë të gjitha gati. Fat i madh që kam nusen dhe çunat e xhajës në Itali se po të kishte qenë vetëm me mua nuk do ja dilnim dot. Unë më tepër isha shoqëruese psikologjike. Ikin bashkë bëjnë kimiot dhe kthehen prapë  bashkë”, tha Çiljeta në Ferma Vip.

Era Istrefi dhe Amir Rrahmani i japin fund lidhjes! Xhelozia dhe debatet, shkak i ndarjes

Era Istrefi dhe Amir Rrahmani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas gati një viti së bashku.

Këngëtarja dhe futbollisti e kanë mbyllur në heshtje romancën, disa muaj pasi e bënë publike.

Por duket se tashmë marrëdhënia e tyre ka përfunduar pasi dyshja kanë zhdukur çdo gjurmë të njëri-tjetrit.

Era dhe Amir kanë fshirë fotot e përbashkëta në rrjetet sociale, si edhe kanë hequr njëri-tjetrin nga ndjekësit në Instagram.

Xhelozitë për shkak të largësisë dyshohet se kanë qenë shkak i debateve mes tyre.

Pas përplasjeve të fundit dyshja kanë marrë vendimin që t’i japin fund kësaj historie.

S’kishin asnjë ide që Kate vuante nga kanceri! Princ Harry dhe Meghan kontaktojnë me Princeshën

Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë kontaktuar Princin dhe Princeshën e Uellsit pasi Kate Middleton zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer.

Mësohet se Princ Harry dhe Meghan Markle kanë zbuluar lajmin nga dalja publike që bëri Kate dhe i kanë kontaktuar privatisht Princ William dhe Princeshën.

Princi Harry dhe Meghan reaguan edhe publikisht ku i uronin “shëndet dhe shërim të shpejtë” Catherine.

Princesha e Uellit tha të premten se lajmi kishte qenë një tronditje e madhe për të. Në një video-mesazh të shkurtër, ajo tha se kishin qenë “dy muaj tepër të vështirë”, por ajo ndihej mirë dhe po bëhej më e fortë çdo ditë.

Detajet e kancerit nuk janë bërë të ditura. Pallati Kensington tha se princesha ka besim se do të shërohet plotësisht.

Catherine iu nënshtrua një operacioni abdominal në janar, por nuk dinte që vuante nga kanceri.

Pasi iu nënshtrua disa testeve të tjera u diagnostikua me kancer.

Shefi i OKB-së kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë një thirrje të përtërirë për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

“Është koha për të heshtur armët”, tha ai gjatë vizitës së tij në Rafah.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Izraelit që t’i japë akses të plotë dhe të papenguar në ndihmat humanitare në të gjithë Gazën.

Një vlerësim të OKB këtë javë u tha se 1.1 milion njerëz në Gaza po luftonin me urinë dhe urinë katastrofike.

Guterres, i cili tha se kishte ardhur në Rafah për të vënë në dukje dhimbjen e palestinezëve në Gaza, foli një ditë pasi Rusia dhe Kina bllokuan një projekt-rezolutë të SHBA-së të paraqitur në OKB, e cila bënte thirrje për një armëpushim të lidhur me lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza.

“Kamionët e bllokuar të ndihmës në anën egjiptiane të kufirit janë një fyerje morale”, tha Guterres, i cili gjithashtu bëri thirrje për lirimin e pengjeve.

“Dua që palestinezët në Gaza të dinë: Ju nuk jeni vetëm. Njerëzit në mbarë botën janë të indinjuar nga tmerret që ne të gjithë po i shohim në kohë reale. Palestinezët në Gaza mbeten të mbërthyer në një makth të pandërprerë”, shtoi ai.

E gjitha skenar? Konkurrentja e “Për’puthen” fotografohet në momente intime me ish-konkurrentin

Ish-konkurrenti i emisionit “Për’Puthen”, Albi Zhuka dhe konkurrentja aktuale, Enrika Hasani janë fotografuar së bashku në një lokal.

Në foton e siguruar nga Zoom.al, dyshja shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin, ku Albi Zhuka mban dorën në fytyrën e Enrika Hasanit. Dy të rinjtë duken se janë gati për të shkëmbyer një puthje.

Ata thuhet se janë fotografuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit pak ditë më parë.

“Fotoja është realizuar para 3-4 ditësh,”- shkruan burimi për redaksinë e Zoom.al.

Si për ta mbështetur informacionin në fjalë vlen ngjyra e thonjve të konkurrentes së “Për’puthen”, e cila ka postuar edhe foto me të njëjtin model thonjsh kohët e fundit në rrjetin social Instagram.

Fotoja vendos edhe njëherë në pikëpyetje emisionin dhe vetë konkurrentët, të cilët nuk lejohet të krijojnë lidhje intime jashtë programit për shkak se supozohet që dashurinë duhet ta gjejnë aty.

Ndërkohë së fundmi, Enrika shkëmbeu puthje plot pasion me konkurrentin Buçi, duke  i bërë ndjekësit të besojnë në një romancë që po lind.

Nuk dihet se sa kohë Albi dhe Enrika janë në një lidhje dashurie, apo nëse produksoni i programit ka dijeni për këtë romancë, por ky është një tjetër skandal që ka përfshirë “Për’puthen”.

Edhe konkurrentë të tjerë të këtij programi janë përfshirë në video dhe foto-skandale./ Zoom.al

Arrestimi i Jorgo Goros për shpërdorim detyre, SPAK: Tjetërsoi mbi 10.000 m2 tokë në dëm të shtetit

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur detaje nga hetimi që çoi në arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe shtetasi me iniciale S.M., ndërsa është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” për tre të tjerë.

Sipas SPAK, Jorgo Goro në  cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, në dy episode të ndryshme ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.

Në episodin e parë, Jorgo Goro në bashkëpunim me shtetasin tjetër nën hetim J.B., pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat.

Kjo sipërfaqe toke e ndodhur në Dhërmi, Vlorë, pas regjistrimit në regjistrat publikë falë edhe veprimeve të kundërligjshme të personave përgjegjës (shtetasve të tjerë nën hetim B.A. dhe V.GJ.) është tjetërsuar në favor të një subjekti privat, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të.

Ky tjetërsim është shoqëruar me përftim material të padrejtë për shtetasin tjetër nën hetim S.M. Aktualisht kjo sipërfaqe tokë bujqësore rezulton e sekuestruar  me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në episodin e dytë, Jorgo Goro në bashkëpunim me shtetasin tjetër nën hetim J.B., ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

Shtetasi nën hetim ka tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe  më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e  cila rezulton të ketë shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e  pronës, përfshirë këtu pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, i cili do të ndërtohet mbi të dyja sipërfaqet në fjalë të cilat janë kufitare (10.592 m2).

Në këto rrethana shtetasit J.G. dhe J.B, dyshohen për kyerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim kryer 2 herë.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal Nr. 189, të vitit 2023, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni  186/2 i Kodit Penal, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.  

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 31, datë 23.03.2024, ka vendosur:

1.     Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim J.G., me detyrë Kryetar i Bashkisë Himarë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë.  

2.     Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim J.B., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë (në kohën e ngjarjes), si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë.  

3.     Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim B.A., me detyrë Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.  

4.    Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim V.GJ., me detyrë Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

5.     Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim S.M.,  si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka ekzekutuar në datën 23.03.2024, masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr. 31, datë 23.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tre personave të hetuar J.G., B.A. dhe V.GJ., në kuadër të këtij procedimi penal, ndërsa për dy personat e tjerë masat e sigurimit personal nuk janë ekzekutuar ende.

-Nga analiza e provave të marra deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasi J. G., në  cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, në dy episode të ndryshme ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë dhe pasojën kriminale në kuptim të dispozitës për të cilën hetohet. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin tjetër nën hetim J.B., pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat. Kjo sipërfaqe toke e ndodhur në Dhërmi, Vlorë, pas regjistrimit në regjistrat publikë falë edhe veprimeve të kundërligjshme të personave përgjegjës (shtetasve të tjerë nën hetim B.A. dhe V.GJ.) është tjetërsuar në favor të një subjekti privat, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të. Ky tjetërsim është shoqëruar me përftim material të padrejtë për shtetasin tjetër nën hetim S.M. Aktualisht kjo sipërfaqe tokë bujqësore rezulton e sekuestruar  me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Gjithashtu, shtetasi J.G., në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, në një episod tjetër objekt hetimi i të njëjtit procedim penal, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë dhe pasojën kriminale në kuptim të dispozitës penale. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin tjetër nën hetim J.B., ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. Shtetasi nën hetim ka tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe  më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e  cila rezulton të ketë shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e  pronës, përfshirë këtu pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, i cili do të ndërtohet mbi të dyja sipërfaqet në fjalë të cilat janë kufitare (10.592 m2). Në këto rrethana shtetasit J.G. dhe J.B, dyshohen për kyerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë.

-Ndërsa shtetasit B.A. dhe V.GJ, përkatësisht Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes) dhe Jurist pranë kësaj drejtorie (në kohën e ngjarjes), me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë pranuar dokumentacionin ligjor, përpunuar këtë të fundit dhe lëshuar një vërtetim nga dokumentat hipotekorë, pa kryer asnjë verifikim ligjor apo në terren nga ato që ligji i detyron, duke kryer në këtë mënyrë regjistrimin fillestar të një pasurie të paluajtshme në pronësi shtet, të llojit tokë buqësore, me sipërfaqe 5512 m2, në favor të shtetasit F.M.  dhe më pas të trashëgimtarëve të tij. Kjo pasuri, siç ka rezultuar nga hetimi paraprak deri në këtë fazë, buron nga dokumenta tërësisht të falsifikuara. Në lidhje me këto veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të kryera në bashkëpunim, këta shtetas dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal. 

-Në lidhje me shtetasin tjetër nën hetim S.M., nga hetimi deri në këtë fazë,  ka rezultuar se ky i fundit, ka përdorur më shumë se një herë, pranë disa institucioneve por edhe organeve proceduese, dokumenta dhe formularë të  falsifikuar, veprime këto që më pas kanë sjellë edhe regjistrimin fillestar në emër të F.M. (trashëgimlënës) të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5512 m2, ndodhur në Dhërmi, Vlorë. Pas regjistrimit të pasurisë në emër të  trashëgimtarëve, mes të cilëve dhe shtetasit nën hetim, është vijuar me transaksionet të cilat kanë konkluduar në regjistrimin e pronës në emër të shoqërisë private me përfaqësues shtetasin A.G., duke sjellë njëkohësisht edhe përfitim material të padrejtë për shtetasin nën hetim S.M. Në këto kushte, dyshohet se ky i fundit ka konsumuar elementët e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni  186/2  i Kodit Penal, dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodi Penal.  

 

Arrestimi i Jorgo Goros, reagon Bardhi: Kryeministri të urdhërojë shkarkimin e tij nga detyra

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës.

Bardhi shprehet se arrestimi i tij është lajm i mirë dhe se duhet të shoqërohet me arrestime të tjera të bashkëpunëtorëve të kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa i kërkoi kreu të qeverisë që të urdhërojë shkarkimin nga detyra të Jorgo Goros me urgjencë.

“Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik. KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimim e tij nga detyra”, shkruan Bardhi.