zoom

Day ArchiveDalin emrat/ Kush janë 4 viktimat dhe 2 të plagosurit e aksidentit tragjik në Tepelenë

Policia ka identifikuar katër personat që humbën jetën mbrëmjen e sotme, në aksidentin tragjik të Tepelenës.

Mësohet se viktima të këtij aksidenti të rëndë kanë mbetur shtetasit: Riza Rapaj 42 vjeç; Lavdosh Bega 62 vjeç; Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Meta 85 vjeç.

Ndërkohë, të plagosur rëndë janë dy persona, Jani Meta rreth 60 vjeç dhe Lavdie Meta 63 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore.

Ka qenë drejtuesi i automjetit “Benz” ai që ka humbur kontrollin duke dalë në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me automjetin “Toyota Yaris”. Në aksident është përfshirë edhe drejtuesi i mjetit “BMW” që ndodhej pas tij.

Në makinën gri, tip “Toyota” kanë mbetur 3 të vdekur, ndërsa në makinën e zezë, tip “Benz” ka mbetur i vdekur shoferi, 42-vjeçari Riza Astrit Rapaj, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Dyshohet se shkak për humbjen e kontrollit të mjetit, që shkaktoi edhe aksidentin ka qenë rrëshqitja në terren të lagësht dhe shpejtësia mbi normën./ Zoom.al

(VIDEO) Dalin pamjet e aksidentit me 4 viktima në Tepelenë. Shoferi i Benz-it humbi kontrollin

Mbrëmjen e kësaj të diele, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj u regjistrua një aksident tragjik, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Mësohet se ka qenë drejtuesi i automjetit “Benz” ai që ka humbur kontrollin duke dalë në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me automjetin “Toyota Yaris”. Në aksident është përfshirë edhe drejtuesi i mjetit “BMW” që ndodhej pas tij.

Dy të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore në spital, teksa policia ende nuk ka identifikuar viktimat.

Siç mund ta shihni në pamjet e filmuara nga vendngjarja, makinat kanë përfunduar copë e çikë./ Zoom.al

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Projekti i Kushner në Sazan me fonde saudite, kongresmenët demokratë akuza për korrupsion

Kongresmeni demokrat i Kalifornisë, Robert Garcia ka akuzuar publikisht Jared Kushner për korrupsion të drejtpërdrejtë menjëherë pas publikimit se do të zhvillojë një projekt turistik në Shqipëri.

Kushner, dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, i cili ishte një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë në administratën Trump dhe punonte në politikat për Lindjen e Mesme postoi fotografi të “imazheve të dizajnit paraprak” për projektet e tij të reja të zhvillimit në Shqipëri dhe Serbi në platformën X të premten. Projektet e propozuara përfshijnë ndërtesa luksoze në brigjet e Shqipërisë dhe në Beograd, kryeqytetin e Serbisë.

“Ne jemi shumë të emocionuar”, tha Kushner për New York Times të premten. “Ne nuk i kemi finalizuar këto marrëveshje, kështu që ato mund të mos ndodhin, por ne kemi punuar shumë dhe jemi shumë afër.”

Marrëveshjet do të bëheshin përmes firmës së investimeve të Kushner, “Affinity Partners”, të cilën ai e themeloi pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë. Firma mori 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF). Megjithatë, kompania e tij i tha gazetës se ende nuk ka përcaktuar nëse për këto projekte do të përdoren fondet saudite.
Kushner i tha “Times” se ai ka punuar në marrëveshjet e reja me Richard Grenell, i cili shërbeu si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare në kabinetin e Trump nga shkurti 2020 deri në maj 2020. Megjithatë, dhëndri i ish-presidentit ka marrë reagime për marrëveshjet.

Kongresmeni Garcia shkroi në X të Premten: “Jared Kushner është kthyer në ndërmjetësimin e marrëveshjeve të mëdha me qeveritë e huaja sipas raporteve të reja sot. Ne kemi ekspozuar tashmë fondin e tij të investimeve prej 2 miliardë dollarësh me sauditët dhe ne po përpiqemi fort për të siguruar që kjo cështje të marrëvëmendjen e merituar. Ky është korrupsion i vërtetë”.

Ndërkohë, Robert Weissman, president i “Public Citizen”, i cili gjurmon marrëveshjet e biznesit që i konsideronte si konflikt interesi gjatë presidencës së Trump, i tha “Times”, “Në këtë pikë të ciklit zgjedhor Jared Kushner duhet të ngrijë çdo plan të ri investimi”.

Ai shtoi: “Ky plan i veçantë investimi duket se përfshin më të keqen e çdo tendence korruptive të administratës Trump dhe familjes Trump”.

Trump është kandidati i supozuar presidencial i GOP për vitin 2024 dhe ka të ngjarë të përballet me Presidentin Joe Biden, presidentin demokrat, përsëri në nëntor.

Kushner qortoi çdo sugjerim se ai po merrte një trajtim të veçantë për shkak të lidhjeve të tij qeveritare, duke thënë për Times: “Askush nuk po më më jep marrëveshje”.

Ai tha se marrëveshjet e tij nuk janë në asnjë mënyrë të lidhura me Trump dhe se ai nuk po planifikonte të kthehej në qeveri nëse Trump fiton presidencën në nëntor./NewsWeek

Aksident i trefishtë në Tepelenë, 4 viktima dhe 2 të plagosur

Një aksident tragjik u regjistrua mbrëmjen e kësaj të diele në Tepelenë.

Tri makina u përplasën me njëra-tjetrën në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër dhe për pasojë, katër persona humbën jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet se u bë lagështia në rrugë, prej të cilës një nga makinat ka dalë nga segmenti i saj dhe është përplasur me dy automjetet e tjera, që ishin në krahun e kundërt.

Nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Ata janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës, ku po marrin ndihmën mjekësore./ Zoom.al

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Ronaldo Sharka, dyshues për Bardhin. Zbulon skenarin e tij me Sarën dhe menaxherin

Pas përplasjeve të Sarës me të, Bardhi pranoi sot për herë të parë se nuk flet më me menaxherin e tij, Jetmirin.

Këngëtari tha se kanë shkëputur marrëdhëniet e punës së bashku, duke shtuar se do të hapë një Instagram të ri.

Por moderatori Ronaldo Sharka u shpreh në studion e “Fun Club” dyshues për të.

Sipas tij, ky mund të jetl një skenar mes Bardhit, Sarës dhe menaxherit që të shiten këngët e Bardhit gjatë verës.

Biseda mes Ronaldos dhe Bardhit:

Ronaldo: Sa i përket historisë, a kemi o Bardhi një skenar të inskenuar nga ju të tre, ti Sara dhe Jetmiri (menaxheri i Bardhit), për të shitur koncertet dhe klipet e tua gjatë verës.

Se të hedhesh menaxherin që ti thua që i je mirënjohës për suksesin që ke, vetëm se ka bërë tre story për Sarën, mua nuk më qëndron.

Bardhi: Nuk e shpjegova pse nuk kam fol me të, thash që thjesht nuk kam fol. I jam shumë mirënjohës çfarë ka bërë për karrierën time.

Ronaldo: Unë besoj se është skenar. Nuk dua të dyshoj tek shëndeti i nënës, por është një skenar i mirëfilltë showbiz-i dhe bravo ju qoftë. Pse Sara duhet t’i thoshte dyshimet e saj, nga doli ajo, mos i ka thënë Jetmiri.

Bardhi: Po kishte dyshime të tjera.

Moderatorja: Cila është arsyeja e hatërmbetjes mes teje dhe menaxherit tënd, Jetmirit?

Bardhi: Atë besoj është shumë personale dhe nuk doja ta flisja publikisht.

Bardhi dhe Silvi përplasen për Sarën. Ish-konkurrenti kërkon të lërë studion

Një deklaratë e Silvit para se të futej në Big Brother VIP se ka flirtuar me Sarën dhe se ka foto me të shkaktoi përplasje mes tij dhe Bardhit.

Silvi dhe Bardhi u përballën me njëri-tjetrin në studion e “Fun Club”, ku këngëtari i tha ish-banorit se e ka humbur respektin për të pas deklaratës që ka lexuar.

Silvi kërkoi ndjesë për këtë koment dhe shtoi se ai asnjëherë nuk ka deklaruar se ka pasur një romancë me Sarën, ashtu siç u aludua në rrjet.

Diskutimi mes Bardhit dhe Silvit:

Bardhi: Doja t’i thoja që atje brenda ia kemi kaluar mirë, kam menduar që je djalë i mirë, por jashtë më ke zhgënjyer shumë, nuk e vlerësoj atë që e ke bërë me Sarën. Njëherë ke ndenjur me atë dhe ke dhënë atë deklaratë.

Silvi: Unë në asnjë moment nuk kam thënë që kam qenë ishi i Sarës, as nuk kam thënë që kam pas flirtuar. Më kanë pyetur disa herë kë njeh dhe kam thënë që kam një foto me të. Kam thënë që nëse do kisha një ish të dashur, nuk do isha futur. Dua të kërkoj ndjesë, mendoj që Sara është gocë super, kam besuar te dashuria e tyre dhe nëse është keqkuptuar, kërkoj ndjesë publikisht.

Bardhi: Ideja është të zgjidhte këtë problem, e pashë që e ka bërë për vëmendje.

Silvi: Pasi kam dalë nga BIG-u km vazhduar jetën time, jam me një gocë që ka një jetë shumë private. Për hir të respektit të asaj nuk dua ta vazhdoj më këtë diskutim. Unë e pranoj atë video dhe kërkoj falje. Nuk ka asgjë të keqe të flirtosh.

Por në këtë moment ndërhyri moderatorja Enxhi Nasufi, që shpjegoi se intervista e dhënë prej Silvit nuk është nxjerrë jashtë konteksti. Ish-banori kërkoi që kjo temë diskutimi të mbyllej, duke kërkuar të largohej nga studioja nëse ndodhte ndryshe.

Silvi: Nëse do vazhdojë kështu kjo intervistë, më mirë ta lemë këtu. Të çohem të iki? Më mirë kështu? Ju thash që nuk doja ta vazhdoja…

Enxhi: Nuk detyroj askënd të rrijë në këtë program.

Profesionistët e shkurtuar nga fasoneritë, po punësohen nga pularitë në Durrës

Prej më shumë se një muaji, ish të punësuarit në fabrikat fason në zonat Durrës, Sukth, Shijak po punësohen në stabilimentet e rritjes së shpendëve. Lilo Seraj, nga kompania e prodhimit të vezëve “Ovvital”, tha se këto lëvizje po shtojnë rekrutimet e punonjësve të kualifikuar.

“Problemet me fuqinë punëtore prej 3-4 vitesh kanë qenë të vazhdueshme. Përveçse mungon fuqia punëtore, edhe ajo pjesë që është e gatshme, është e pakualifikuar.

Për shkak të problematikave që po has sektori fason, këtë vit kemi prurje në burime njerëzore pak më të kualifikuara dhe besoj një pjesë e sektorëve që po hasin vështirësi do të sistemohen me fuqinë punëtore që po rrjedh nga fasonët”.

Më herët, kryetari i Shoqatës Pro-Eksport Albania, Edvin Prençe, pohoi se për muajin janar 2023, nga fabrikat e këpucëve dhe veshjeve fason në qytetet, si: Shkodër, Vau i Dejës, Has, Laç, Fushë-Krujë, Krujë, Elbasan, Gramsh dhe Bilisht u shkurtuan 3,000 vende pune.

“Situata është kritike, për të mos thënë apokaliptike nga mbyllje të përditshme të bizneseve dhe shkurtime të vendeve të punës. Kemi raport lufte ekonomike me rreth 500 vende pune në jave në të gjithë Shqipërinë (nga data 4 janar 2024 deri më sot, rreth 3,000 vende pune të shkurtuara)”, u shpreh ai më herët.

Sipas tij, shkak i shkurtimeve të vendeve të punës është rënia e kursit të këmbimit dhe si pasojë, humbja e konkurrueshmërisë, mungesa e theksuar për likuiditet të bizneseve për të rinovuar impiantet prodhuese dhe blerjen e lëndëve të para dhe diversifikimin e klientelës aktuale Europiane.

Z. Prençe nënvizoi se zonat më të prekura janë ato rurale, në të cilat ndikimi social është më i lartë.

Efektet e mungesës së fuqisë punëtore, eksportuesit hedhin sytë nga India

Problematikë e mprehtë për sektorin vijon të mbetet edhe mungesa e fuqisë punëtore në fabrikat grumbulluese dhe përpunuese të bimëve mjekësore.

Filip Gjoka, nga “Filipi Co”, pohon se zgjidhje e vetme ka mbetur punësimi i punonjësve indianë, pasi fuqia vendase ka emigruar.

“Sektori po has shumë vështirësi edhe me mungesën e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit.

Kjo po sjell jo vetëm lënien e tokave djerr, por edhe rënien e sasisë së bimëve të grumbulluara në zonat malore, për shkak të shpërnguljes apo largimit në emigracion të banorëve, por edhe mungesës së fuqisë punëtore në fabrikat grumbulluese dhe përpunuese.

Zgjidhja e vetme mbetet punësimi i të huajve. Deri tani, kompania jonë ka punësuar 10 punonjës nga India. Rendimenti i tyre në punë është i kënaqshëm.

Pritet që për muajin tjetër të vijnë edhe 20 punonjës të tjerë nga India”, tha ai.

Për të mbajtur fuqinë punëtore, bizneset janë detyruar të rrisin herë pas here pagat e punonjësve. Orges Liperi thotë se shtimi i kostove nga rritja e pagave ka ndikuar në kosto më të larta për produktin final.

“Po hasim vazhdimisht probleme për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.

Për të parandaluar boshllëkun e radhës që mund të krijohet nga largimi i punonjësve, kemi rritur pagat dhe mbajmë të punësuar më shumë se sa nevojiten, duke rritur koston për produktin përfundimtar”, nënvizon drejtuesi i kompanisë “Albanian Trading Company” sh.p.k.

Ndërsa Kujtim Zere, drejtues i kompanisë “Albanian Herb”, shton se sektori do të mund ta përballonte edhe një vit koston e fuqisë punëtore, për shkak të rritjes së pagave dhe të mungesës së tyre.

“Zona e Belshit është mjaft e pasur me kultivim të bimëve mjekësore dhe aromatike, një burim jetese për banorët e zonës. Por shumica e tyre kanë emigruar në Greqi për të kryer punë të ngjashme apo në Itali me të njëjtën pagë. Kjo është vërtet e çuditshme!”/ Monitor

EMRI/ Sekuestrohet “Audi” i blinduar në Shkodër

Policia e Shkodrës bllokoi një makinë tip “Audi” të blinduar këtë të diel.

Mjeti ishte në përdorim nga Leonard Gjeka dhe u sekuestrua sepse ai po qarkullonte i papajisur me autorizimin e nevojshëm nga autoritetet për të lëvizur me makinë të blinduar.

Ndaj shoferit Leonard Gjeka u vendos gjobë.
Pak ditë më parë, një tjetër mjet i blinduar u ndalua nga Policia e Shkodrës, i cili i përkiste Safet Bajrit.

“Nuk më lë të takoj Viktorian” – Rudina Dembacaj flet për akuzat e ish-bashkëshortit

Pak kohë më parë ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt, Aleksandër Varfaj akuzoi aktoren se nuk e lejon të takojë vajzën që kanë bashkë, Viktorian.

Kësaj akuze, Rudina iu përgjigj në studion e “S’e luan Topi”, deklaroi se kjo është një çështje delikate, diskutimi i të cilës në publik i bën dëm Viktorias.

Aktorja shtoi se edhe për këtë çështje, njësoj si për të tjera, po e ndjek me profesionistë.

Pjesë nga deklarata e Rudinës:

Çështjet e mia që më gëzojnë i kam bërë vete publike sepse janë gjëra të mira që mund t’i ndaj me publikun dhe pse jo mos t’i shpërndaj me publikun.

Ndërsa çështje delikate që kanë të bëjnë me fëmijët është shumë e tmerrshme që personat vetë po i hedhin në treg. Vajza ime po rritet çdo ditë dhe Viktoria nëse nuk do që unë të postoj një foto, nuk do e postoj. Unë i respektoj totalisht privatësinë e saj. Mendoj që Viktorja dhe çdo fëmijë në planet di ta përdorë shumë mirë telefonin, kur të rritet dhe pak do shohë gjëra që janë publikuar pa lejen e saj dhe kjo gjë është shumë e tmerrshme. Sa i përket portaleve, portalet ushqim duan dhe sigurisht që do e publikojnë.

Unë kam zgjedhur vetëm rrugë profesionistësh për time bijë dhe nuk pranoj asesi të bëhet një gjyq publik. Gjërat janë shumë reale, janë të studiuara nga profesionistë dhe përgjigjet merren aty ku duhet.

Nuk dua që këto gjëra të cilat bëhen me papërgjegjshmëri publike, ti vuajë nesër fëmija im që nesër do jetë një adoleshente dhe shokët apo shoqet e saj mund t’i lexojnë, mund të bullizohet. Pse t’u jap vegla për të sulmuar fëmijën tim?

Kjo është papërgjegjshmëri e shumë prindërve që i bëjnë vetë publike këto gjëra dhe kjo është shumë e tmerrshme. Prandaj kam zgjedhur në çdo fushë profesionistët. Unë kam shumë besim tek profesionistët.

Shenjë e heshtur e protestës kundër Putinit

Në Rusi marrin fund sot zgjedhjet presidenciale tre ditore, ku fituesi sërish dihet, Vladimir Putin. Opozita e përdori këtë ditë për të protestuar. Në disa qytete ruse ka pasur ndalime nga policia.

Radhë të gjata para qendrave zgjedhore ruse. Në orën 12 u mblodhën shumë njerëz para qendrave zgjedhore në një “mesditë kundër Putinit”- E veja e opozitarit rus që ndërroi jetë, Aleksei Navalny kishte bërë thirrje për këtë protestë.

Vetë ajo mori pjesë në një aksion proteste në Berlin. Nuk dihet sa vetë kanë marrë pjesë në aksion, për të nuk raportohet në mediat zyrtare ruse.

Mediat ruse në ekzil bënë thirrje që të dëgohen foto dhe video. Kështu në këtë mënyrë u dokumentua, se disa duzina njerëzish në orën 12 u mblodhën para qendrave të votimit në Shën Peterburg, Novosibirks, Irkutsk, Jekaterinburg.

Ekipi i Navalnyt e paraqiti protestën e heshtur në YouTube me livestream. Opozitari Leonid Volkov bëri fjalë për një “shpërthim” të kundërshtimit të një mandati të pestë të Putinit.

Një reporter i agjencisë gjermane të lajmeve, DPA tha se edhe në qendrën zgjedhore 31 në Moskë ishte krijuar një radhë e gjatë njerëzish. Raportohet se në disa vende ka pasur ndalime nga policia. Organizata Ovd-Indo njoftoi për 50 ndalime policore të dielën paraditë, gjysma në qytetin Kasan./ DW