zoom

Day ArchiveNjë histori dashurie për Atin e Shenjtë/ Papa Françesku tregon vajzën që s’e hiqte dot nga mendja

Papa Françesku ka treguar si kurrë më parë historinë e tij të dashurisë.

Në librin e tij të ri, “Life: My Story Through History” pasqyron jetën e tij në 8 dekada.

Në një pjesë të librit ai tregon edhe për tre gra të rëndësishme për të. Ai ka pranuar se dikur ka qenë i fejuar me një vajzë shumë të ëmbël, e cila më vonë u martua dhe u bë nënë. Por kur ishte në seminar, Papa tregon se si situata për pak i rrëshkiti nga duart.

“Isha në dasmën e xhaxhait tim dhe u mrekullova nga një vajzë e re që pashë aty. Ishte e bukur, e zgjuar, më bënte të luaja mendsh. Për 1 javë pa pushim, kisha veç sytë e saj në mendje. Nuk lutesha dot, por fatmirësisht kaloi dhe ia dedikova mendjen dhe trupin Zotit”, shkruhet në libër.

Më tej, Papa ka rrëfyer për një murgeshë italiane që i shpëtoi jetën kur ai ishte sëmurë duke u shprehur se në atë kohë kishte shumë engjëj rreth vetes. Ai thekson se tundimet dhe sprovat kanë qenë të shpeshta dhe se gjithë këto detaje janë njerëzore dhe krejt normale edhe për njerëzit besimtarë.

Gazetarja zbërthen skemën e arrestimit të Berberit: Si funksiononte qarku. Po hetohet edhe Balluku

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me arrestimin e kreut të ARRSH-së, Evis Berberin.

Ajo tha se grupi i Forcës së Posaçme Operacionale e ka vëzhguar Berberin përgjatë gjithë ditëve të fundit dhe se të mërkurën ai ka shkuar rregullisht në zyrën e tij të punës, vetëm për tu arrestuar pak çaste më vonë.

“Më herët ndaj Berberit ishte kryer një kontroll në shtëpi ku ishin sekuestruar 4 milionë lekë të reja si dhe janë parë të dyshimta disa piktura që do të verifikohen nga prokuroria dhe ekspertët”, tha gazetarja Lala në një intervistë televizive.

Cila është skema korruptive që akuzohet ai?

Sipas gazetares Klodiana Lala, hetimi i ka themelet që në vitin 2018, kohë kur Berberi ka qenë punonjës i kompanisë “NET-GROUP” që ishte themeluar nga Valter Begaj. Më pas ai është larguar nga “NET-GROUP” dhe i blen Begajt kompaninë “DAAM” sh.p.k në vlerën e 1 milionë lekëve, ose me kursin e kohës 800 euro.

“Në vitin 2019, Berberi emërohet këshilltar dhe njeriu më i besuar në atë kohë i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, zonjës Belinda Balluku. Për shkak të funksionit për shkak se ligji nuk ia lejonte, e shet kompaninë “DAAM” tek një grua, Brunilda Buli, e cila është e besuara e tij sepse kështu rezulton nga hetimi i SPAK”, tha Lala.

Kjo kompani shitet në shifrën e 500 mijë eurove. Në momentin që e merr Brunilda Buli e ka shitur kompaninë sërish në favor të Valter Begajt në shumën e 1.7 milionë eurove. Më pas Valter Begaj e ka shitur në favor të Ervis Lamit. Lami më pas e merr kompaninë për 200 milionë lekë të vjetra dhe e kthen mbrapsht një muaj më vonë me zero lekë, pra ia fal të gjitha aksionet Valter Begajt, sipas gazetares Lala.

“Ndërkohë që ndodhin gjithë këto ndryshime në kompani, Evis Berberi emërohet nga zonja Balluku, drejtor në Agjencinë e Eficencës së Energjisë. Në këtë pozicion Valter Begaj përfiton me kompaninë e tij tre procedura tenderuese në një shumë prej 100 e ca milionë lekësh. Ka edhe më shumë. Janë ende kompani të tjera që janë duke u verifikuar. E ka çdo zyrtar i lartë që duhet të deklarojë konfliktin e interesit që unë e njoh personin dhe nuk ka asgjë të keqe. Mund ta meritojë kompania për ta fituar tenderin, por janë anëtarët e tjerë të KVO që e vlerësojnë. Në rastin konkret zoti Berberi nuk e ka deklaruar, por edhe zyrtarët më të lartë të ministrisë nuk e kanë konstatuar”, raportoi Lala.

Lala tregoi edhe si funksiononte ky qark i ngushtë njerëzish që kishin krijuar disa kompani të ndryshme

“Në mometin që Valter Begaj merrte këto para, kalonte transaksione në kompaninë “DAAM” sh.p.k duke pretenduar që kjo kompani mund të jepte konsulencë, ndërkohë që kjo kompani sipas Prokurorisë së Posaçme kontrollohej në mënyrë të tërthortë nga Evis Berberi dhe këto para i merrte sërish Evis Berberi. Duke qenë zyrtar i lartë dhe duke mos e justifikuar më tej pasurinë, nuk i blen pasuritë në emrin e tij, por vendos të blejë pasuri të paluajtshme në emrin e kompanisë “DAAM sh.p.k. Është e qartë deri këtu puna. Zonja Balluku e shkëput nga Agjencia e Eficencës, shkon pak kohë si koordinator për ndërtimin e spitalit memorial në Fier dhe në 2021 katapultohet në administratë dhe shkon në krye të ARRSH, në këtë pozicion të ri që kishte në portofol për të menaxhuar në miliona euro. Çfarë bën? Kush janë kompanitë përfituese në tendera? Në tre procedura tenderuese rezulton se është po ashtu ish-ortaku i tij Valter Begaj i cili merr një shumë të konsiderueshme. Pra gjithë qarku që bëhen janë të njëjtët njerëz që kanë krijuar disa kompani”, tha ajo.

Sa i përket akuzave për pastrim parash, Lala tha se rezulton në faktin e shitjes fiktive të kompanisë “DAAM” sh.p.k, vlera e së cilës nisi 800 euro dhe shkoi në 1.7 milionë euro.

“Kompania që fiton tenderat e Valter Begajt ia kalon në mënyrë të tërthortë sërish Evis Berberit. Pra ky është qarku i mbyllur që  është bërë dhe çfarë është kjo? Korrupsion dhe pastrim parash”, u shpreh ajo.

Gjatë kontrollit në banesën e tij janë marrë shumë procedura të tenderave pasi ka rezultuar që kanë “flamujt e kuq”, pra problematika në mënyrën si janë përzgjedhur. Sipas Lalës, prokuroria po heton edhe zyrtarë të tjerë më të lartë.

“Një ndër zyrtarët më të lartë të MIE që ka menaxhuar miliona euro është sot prapa hekurave si i arrestuar. Është arrestuar në krye të detyrës. Mendoni ju dhe publiku që një person në këtë pozicion i ka kryer të gjitha këto akte korruptive që pretendohet i vetëm? Nuk mund ta bëjë dot sepse ka anëtarë të KVO-ve që pretendohet, ka zv/ministër, ka ministër e të tjerë me radhë. Çka do të thotë që prokuroria nuk është ndalur vetëm tek ky rast. Ka filluar dhe po heton edhe rolin e zyrtarëve më të lartë përfshirë edhe rolin e ministres Balluku”, tha ajo.

E pyetuar nga Blendi Fevziu nëse ka hetim për ministren Balluku, Lala u përgjigj se “ka hetim për rolin, jo emër të regjistruar të zonjës Balluku si person nën hetim”.

“Jo, pra po e sqaroj. Ka hetim të rolit të ministres nëse do duhej të kishte konstatuar së pari konfliktin e interesit dhe nëse do duhej të kishte konstatuar të gjitha këto problematika për shkak se administron dhe ka në varësi këtë institucion”, u shpreh ajo.

Sa para mblidhen çdo vit në shatërvanin Fontana di Trevi dhe ku përfundojnë ato?

Një nga atraksionet më të njohura të Italisë që mbledh më shumë se 21 milionë turistë çdo vit është, pa dyshim, shatërvani i Trevit (Fontana di Trevi) në zonën historike të Romës.

Trevi është shatërvani më i madh barok në qytet, ndërtimi i të cilit daton në shekullin e 18-të pas Krishtit. Ai është gjithashtu 25.9 metra i lartë dhe 49 metra i gjerë. Shatërvani është projektuar nga arkitekti italian Nicola Salvi dhe është përfunduar nga Pietro Brazzi (1732-1762).

Emri i shatërvanit (Trevi ose Tre vie), do të thotë “tre rrugë” si kryqëzimi i tre rrugëve të lashta romake, pasi atraksioni ndodhet në qendër të Via De’ Croricchi, Via Poli dhe Via Delle Muratte.

Për më tepër, vendi i monumentit ishte fundi i ujësjellësit Aqua Vigo të Romës, i cili – së bashku me dhjetëra të tjerë – furnizonte qytetin me ujë për më shumë se katër shekuj.

Siç dihet, shatërvani i Trevit ka një aftësi unike për të “magjepsur” vizitorët e tij, duke i bërë ata të dashurohen me Italinë.

Megjithatë, tradita më e njohur përfshin hedhjen e monedhave të shoqëruara me dëshira. Disa argumentojnë se ky zakon i veçantë u adoptua pas shfaqjes së komedisë romantike të vitit 1954 “Tre monedha në shatërvan” me regji të Zan Negulesko, ku Frank Sinatra interpreton këngën e titullit në film.

Gjithashtu, aty u filmua edhe një skenë nga “La Dolce Vita” e Federico Fellini-t (1960), me Anita Eckberg që hynte në shatërvan në mesnatë, duke ftuar Marcello Mastroianni-n ta ndiqte atë. Megjithatë, duket se ky “ritual” i veçantë kishte nisur para shfaqjes së dy filmave.

Pra, çfarë ndodh nëse dikush hedh një monedhë brenda shatërvanit?

Sipas legjendës, me një monedhë, do të keni fat dhe pritet të ktheheni në të ardhmen në “Qytetin e Përjetshëm”, siç quhet ndryshe Roma. Me hedhjen e dy monedhave, mund të dashuroheni me një italian/e të bukur, ndërsa me tre monedha ekziston mundësia e martesës me personin që takon.

Ata çifte, sigurisht që vizitojnë Romën për një udhëtim romantik, atëherë janë të kënaqur me opsionin e parë. Gjithashtu, pranë shatërvanit ka tabela që paralajmërojnë turistët se ndalohet hyrja në ujë, por edhe vjedhja e monedhave.

Megjithatë, ekziston një metodë specifike që duhet ndjekur për hedhjen e monedhës, e cila është si vijon: Sipas traditës, vizitorët qëndrojnë me shpinën pas monumentit dhe e hedhin monedhën në ujë me dorën e djathtë, nga ana e shpatullës së majtë. Gjithashtu, duke qenë se është një destinacion popullor për turistët dhe mund të mbingarkohet, do të ishte mirë të zgjidhnit ta shihnit nga afër shatërvanin në orët e hershme të mëngjesit ose natën vonë, pasi ndriçimi i tij është i mahnitshëm.

Cili është procesi për të mbledhur monedhat?

Sa para mblidhen çdo vit në shatërvanin Fontana di Trevi dhe ku

Punëtorët që i përkasin Agjencisë Komunale të Energjisë Elektrike dhe Ujësjellësit (ACEA) kanë për detyrë të mbledhin monedhat nga shatërvani dy herë në javë, ndërsa uji kullohet dy herë në muaj për të pastruar vendin. Konkretisht, punëtorët e bashkisë përdorin fshesa për të krijuar “pirgje” me monedhat në të dy anët e shatërvanit.

Më pas ata “tërheqin” monedhat përmes një zorre thithëse fleksibël nën syrin vigjilent të policisë. Pas kësaj ato dërgohen në zyrat e organizatës ndërkombëtare bamirëse Caritas, e cila është pjesë e Kishës Katolike. Nga ana e tyre, punëtorët e Caritas-it i shtrinë kovat me monedha në një tavolinë të madhe për t’i tharë me “tharëse flokësh” në mënyrë që të fillojë renditja dhe numërimi i tyre.

Por sa para mblidhen çdo vit nga shatërvani?

Vlerësohet se në vitin 2022 Caritas ka mbledhur 1.4 milionë euro nga shatërvani, ndërsa shuma ka gjasa të jetë më e lartë në vitin 2023.

Kështu, monedhat synojnë të mbështesin pjesët ekonomikisht më të dobëta të qytetit, pasi shpërndajnë ushqime për personat në nevojë, ndërsa financohen edhe struktura strehuese dhe sociale për të pastrehët.

Përveç kësaj, “supermarketi social” i Caritas i njohur si Emporium funksionon pranë stacionit qendror të Romës, duke ofruar ushqim për qytetarët me të ardhura të ulëta.

NATO: Prania e aleancës në Kosovë, kyçe për Ballkanin

Prania ushtarake e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetin në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, thuhet në raportin vjetor të NATO-s, të cilin do ta paraqesë të enjten në Bruksel sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

Në raport theksohet se për vite të tëra misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, e ka ruajtur një ambient të sigurt dhe lëvizjen e lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë, në bashkëpunim me organizatat tjera ndërkombëtare si, Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe të tjerat.

“Në vitin 2023, KFOR-i luajti rol kyç për të siguruar stabilitet në Kosovë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës. Pas shpërthimit të dhunës në muajin maj dhe shtator, aleatët dislokuan rreth 1.000 forca rezervë për misionin, që paraqet rritjen më të madhe në një decenieje. Kjo ia ka mundësuar KFOR-it ta trefishojë numrin e patrullimeve dhe ta katërfishojë praninë në veri të Kosovës“, thuhet në raport.

Tensionet në veri të Kosovës filluan të rriten në fund të majit 2023, pasi kryetarët e rinj të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, hynë në ndërtesat komunale.

Banorët serbë e kundërshtuan këtë dhe organizuan protesta që kulmuan në dhunë më 29 maj në Zveçan, ku u plagosën dhjetëra demonstrues dhe ushtarë të KFOR-it.

Ato u përshkallëzuan disa muaj më vonë, më 24 shtator, kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup serbësh të armatosur në Banjskë të Zveçanit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë një polic dhe tre sulmues.

Si rrjedhojë, NATO-ja e shtoi numrin e ushtarëve të saj në misionin paqeruajtës, KFOR, në Kosovë.

Sipas raportit të së enjtes, tani misioni i KFOR-it i ka 4.700 pjesëtarë në Kosovë, përfshirë edhe forcën rezervë.

Në raportin e tij vjetor, Stoltenberg përmend edhe ndihmën që NATO-ja ia ka ofruar organizatave të sigurisë në Kosovë për ndërtimin e kapaciteteve të tyre, sidomos në fushën e logjistikës, për mbështetje mjekësore, prokurim dhe menaxhim të resurseve njerëzore.

Edhe në këtë raport shprehet mbështetje e NATO-s për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“NATO-ja mbetet e përkushtuar në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian mes Beogradit dhe Prishtinës. Dialogu është platforma kryesore për arritjen e zgjidhjes e cila respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe ndërtimin e paqes së qëndrueshme, që është në dobi të sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimorë“, thuhet në raport.

Në këtë raport të hollësishëm përmenden aktivitetet kryesore të NATO-s në vitin e fundit, nga angazhimi për ndihmë Ukrainës për t’u përballur me agresionin e Rusisë, rritja e pranisë në krahun lindorë për të siguruar mbrojtjen e territorit të të gjitha vendeve anëtare, rritja e investimeve për forcimin e kapaciteteve ushtarake të aleancës, deri tek angazhimi në misionet, siç është ai i KFOR-it në Kosovë.

NATO-ja prezanton rregullisht raport vjetor për aktivitetet e veta.

Raporti i prezantuar të enjten në Bruksel konsiderohet i fundit i paraqitur nga sekretari i tanishëm Stoltenberg, pasi pritet që së shpejti, mundësisht para samitit në Uashington në korrik, aleatët të pajtohen për emërimin e pasardhësit të Stoltenbergut.

William ka tradhëtuar Kate? Rrjeti po zien dhe ka gjetur kush është ajo

Ndoshta keni parë nëpër rrjetet sociale një teori se princi William ka një lidhje paralele me Rose Hanbury, një mikeshë e pallatit mbretëror. Në prill të vitit 2019 qarkulluan zërat se William dhe Rose kishin krijuar një lidhje sekrete dhe asokohe, edhe Kate, publikisht, dukej e largët nga bashkëshorti i saj.

Rishtazi, “zhdukja” e Kate është lidhur pikërisht me këtë “lidhje” dhe thashethemi është rikthyer në vëmendje.

Rose u shfaq në kurorëzimin e mbretit Charles dhe edhe pse ka pasur miqësi me Kate, ato as nuk folën bashkë. Pallati mbretëror kurrë nuk i adresoi pretendimet dhe shkrimtari mbretëror, Omid Scobie, e ka përmendur shkarazi në librin e tij “Endgame: Inside the Royal Family and the Monarchy’s Fight for Survival”, por tha për ET se nuk u besonte këtyre thashethemeve.
“Pallati mbretëror kurrë nuk foli për këtë, ndaj me shumë mundësi, thashethemi do vazhdojë të qarkullojë”, shkroi Omid.

Emri i Rose ka nisur sërish të jetë prezent, sidomos pas monologut të Stephen Colbert në “The Late Show”, ku ai u shpreh: “Ndërkohë që po flisnim për këtë dje, mbretëria po përballet me zhdukjen e Kate Middleton. Tani interneti po e lidh zhdukjen e saj me tradhtinë që mund të ketë bërë burri i saj dhe mbreti i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar”, tha Colbert, duke shtuar: “Mendojmë se të gjithë e dimë se kush është kjo grua: Rose Hanbury. Ka pasur thashetheme se ata janë të lidhur që prej vitit 2019. Sipas mediave, Kate është përballur me William për këtë çështje dhe ai thjesht ka qeshur dhe ka thënë që asgjë s’është e vërtetë. “Haha” është gjithnjë një përgjigje e mirë kur gruaja të akuzon për tradhti”, tha Colbert.Më pas, Colbert tregoi se Rose është martuar me një prej miqve të ngushtë të William, David Rocksavage, por kush është Rose Hanbury, gruaja që ka ngritur kaq shumë thashetheme?

Rose është 39 vjeç dhe ka qenë modele. Emri i saj i plotë është Sarah Rose Cholmondeley dhe ka tre fëmijë me bashkëshortin, David. Alexander Hugh George, Lord Olivier Timothy dhe Iris Marina Aline.

Rose ka punuar më parë pranë Michael Andreë Gove, anëtar i parlamentit dhe tanimë Sekretari i Shtetit për Komunikimin. Sipas The Indipendent, Rose menaxhon pronat e të shoqit. Çifti u takua në vitin 2003 në Itali dhe u fejuan 6 vite më vonë. Më pas, në vitin 2009, ata kurorëzuan dashurinë në një dasmë private.

Rose ka një lidhje të gjatë me mbretërinë dhe thuhet se gjyshja e saj, Lady Elizabeth Lambart, ka qenë një prej shoqërueset e mbretëreshës Elizabeth, kur ajo u martua me princin Philip në vitin 1947.

Sa i përket tradhtisë së supozuar, nuk ka mjaftueshëm prova, veç thashetheme, por dukshëm, interneti nuk e ka në plan të ndalet.

Ligji i ri/ Kushtet për investitorët strategjikë do t’i vendosë kryeministri

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin e ri për zhvilllimin e territorit, ku parashikohen dhe disa lehtësime për investitorët strategjikë.

Aty përcaktohet se përpos parashikimeve, kushtet e zhvillimit të një investimi strategjik do t’i vendosë KKTU-ja, që është në varësinë e kryeministrisë. KKTU është akronimi i ri i KKT-së, pasi do të marrë në administrim edhe burimet ujore.

“Për investimet strategjike, të miratuara si të tilla me vendim të Komitetit të Investimeve Strategjike, si dhe për zhvillimet prioritare sipas politikave të ministrive të linjës, përdorimi i tokës dhe kushtet e zhvillimit, pavarësisht nga parashikimet në dokumentet e planifikimit, përcaktohen në rregullore të veçantë, të miratuar nga KKTU-ja”, thuhet në projektligj.

Një tjetër pikë e re në pr.ligj është ajo e ‘miratimit në heshtje’.

Në rast se autoriteti përgjegjës nuk merr vendim brenda afatit të mësipërm dhe struktura përgjegjëse e planifikimit pranë autoritetit vendor nuk ka dhënë mendim negativ lidhur me kërkesën, leja e ndërtimit konsiderohet e dhënë në heshtje, thotë qeveria.

I njëjti dokument përcakton se do të ketë dhe një plan të hapësirës detare, me qëllim kujdesin dhe monitorimin e aktiviteve ekonomike, sociale dhe mjedisore etj.

Propozimi i ri i socialistëve vjen pak kohë pas miratimit të një tjetër ligji, që i hap rrugën ndërtimeve në zonat e mbrojtura “me qëllim zhvillimin e turizmit apo agroturizmit”.

Video/Aksident i rëndë në Durrës. Makina përplaset me karburantin, 3 të lënduar në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Një mjet është përplasur me një karburant dhe për pasojë janë lënduar tre persona të cilët janë në gjendje kritike për jetën.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit dhe pas përplasjes mjeti është shkatërruar tërësisht. Një prej personave është akoma në automjet. Shofer i makinës ka qenë një 23-vjeçar, ndërsa pasagjerë ishin edhe 2 djem e një vajzë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Media serbe: Vuçiç i dha Radoiçiç tender 8.5 mln euro 2 ditë pas sulmit në Banjskë

Vetëm dy ditë pas sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës, shteti i Serbisë i ka dhënë Milan Radoiçiç 8.5 milionë euro. Zbulimi është bërë nga media serbe, Nova, që saktëson se kompania në pronësi të Radoiçiçit, “Rad 028” nga Zveçani, nën sanksione nga thesari amerikan, fitoi 4 tenderë, si pjesë e programit për shpërndarjen dhe përdorimin e stimujve për zhvillim ekonomik të vitit 2023.

Në rubrikën “Radar”, gazetari Milan Radonjiç, shkruan se shteti serb i ka dhënë ato para për “prokurim të paspecifikuar të pajisjeve të paspecifikuara” dhe mbështetje për sipërmarrjen. Gjithashtu zbulon se gjatë dhjetë viteve të fundit, “Rad 028” e Radoiçiç të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, ka marrë më shumë se 100 tenderë nga shteti serb.

“Rritja marramendëse e të ardhurave dhe fitimeve të kompanisë nga Zveçani filloi në të njëjtën kohë kur Radoiçiç në vitin 2018 u bë nënkryetar i Listës Serbe, dega e SNS-së në Kosovë. Vlera e marrëveshjeve të lidhura nga Rad 028 me shtetin në pesë vitet e fundit, është rritur me 14 herë, në 102.6 milionë euro”, thuhet në gazetë.

Gazetari shkruan se Radoiçiç kishte ndryshuar pronësinë e kompanisë duke hequr dorë nga aksionet e tij, të cilat u kaluan vëllezërve Veselinoviç, edhe këta të sanksionuar nga Thesari Amerikan. Kompania “Rad 028” nuk ka marrë më asnjë tender të ri nga shteti serb nga janari i këtij viti. Megjithatë rezulton se kompanitë tjera të themeluara bashkërisht nga Radoiçiç dhe vëllezërit Veselinoviç po punojnë pa probleme. E vetmja gjë që ka ndryshuar, thekson gazeta Nova, është struktura e pronësisë së kompanisë mëmë, ombrellë, Inkop, e cila është e regjistruar si pronare e disa kompanive filiale.

Si u përdor Evis Berberi për fshehje fondesh nga Balluku dhe lidhja me kompaninë e oligarkut rus

Paralelisht me lidhjen e kontratës koncesionare për Rrugën e Arbrit, në nëntor 2018, do të shpallej edhe fituesi nga Ministria e Infrastrukturës për shërbimet inxhinierike të pavarura për zbatimin e kësaj kontrate.

Ky tender u fitua nga bashkimi i kompanive “GR ALBANIA” dhe “GAUFF GmbH & Co Engineering” me ofertë 535 milionë lekë me TVSH ose 5.4 milionë euro.

foto galeri

Nga të dhënat zyrtare rezulton se në vitin 2022 është bërë shtesë për këtë kontratë. Por vazhdimi i kontratës me “GR ALBANIA” ngre pikëpyetje për konflikte interesi nga kjo kompani. Në 20 shtator 2017, bashkimi i kompanive “Alb- Star”, “AGNA SHA” dhe “GR ALBANIA” do të themelonin kompaninë “GRABOVA HYDROPOËER”, pasi sapo kishin fituar kontratën koncesionare për ndërtimin, operimin dhe transferimin e Hidrocentralit Grabovë 1 nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Megjithatë në vitin 2021, ekuilibrat brenda kompanisë koncesionare “GRABOVA HYDROPOWER” do të ndryshonin.

Në 5 Prill 2021, “Gjoka Konstruksion” do të blinte 34% të aksioneve nga kompania “Alb-Star” për kontratën e hidrocentralit me afat përdorimi 35 vite.

foto galeri

Pra, zyrtarisht prej prillit 2021, kompania “GR ALBANIA”, e cila supervizon punimet e kompanisë “Gjoka Konstruksion” për Rrugën e Arbrit është në ortakëri me këtë të fundit. Madje merr një shtesë prej 558 milionë lekësh (të vjetra) nga Ministria e Infrastrukturës për të mbikëqyrur punimet e kompanisë, me të cilën po ndërton një hidrocentral.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Eduart Gjokutaj, institucionet duhet të jenë më të vëmendshme ndaj këtyre rasteve.

“Realisht është një problem i atyre që organizojnë gjithë këtë garë, tendera me para publike që jepen ndërmarrjeve. Natyrshëm që është edhe një dobësi institucionale në raste mos verifikimit fillestar apo paraprak dhe nga ana tjetër edhe investigimit kur nuk ka përputhshmëri të fondeve me investimin”, deklaron Gjokutaj për “Vetting”.

Dyshimet për shkeljen e procedurave me tenderat bien mbi Ministrinë e Infrastrukturës sepse sa herë që transferohen aksionet e një kontrate koncesionare, kompanitë kanë si detyrim të njoftojnë Ministrinë për ndryshimet e ndodhura.

Por ky tender nuk është i vetmi që ngre pikëpyetje për konfliktet e interesit.

Evis Berberi kamufloi Belinda Ballukun për Rrugën e Arbrit

Më 2 gusht 2022, publikisht zv. kryeministrja Balluku u tha shqiptarëve se nuk do të kishte rritje kostosh për Rrugën e Arbrit nga buxheti i shtetit.

Por një muaj pas deklaratës, Ministrja Balluku nëpërmjet shkresës nr. 4014/16 më 7 shtator 2022, kishte miratuar transferimin e fondeve te Autoriteti Rrugor Shqiptar, nën drejtimin e Evis Berberit.

Berberi nëpërmjet këtij financimi do të hapte garën për dy tendera me fond limit 2.3 miliardë lekë ose 23 milionë euro, për dy akse të ndryshme të Rrugës së Arbrit. Këto investime publike nga kompanitë private kanë ngritur pikëpyetje mbi specifikat ligjore, se si do të mbivendosen këto punime mbi kontratën e koncesionarit.

foto galeri

Inxhinieri Spartak Tarka shprehet se duke qenë 3 – 4 sipërmarrës për ndërtimin e kësaj rruge ndahet përgjegjësia.

Tarka shton se në këtë kuadër, rruga ka pasur dëmtime dhe ka pasur edhe mungesë të sigurisë rrugore.

Nëpërmjet fondeve të reja, ARRSH-ja do të hapte garën për tenderin “Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpateve në Plani i Bardhë” me fond limit 1 miliardë e 170 milionë lekë, i cili shtrihet mbi Rrugën e Arbrit.

Në nëntor 2022, kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, do të shpallte fitues konsorciumin e kompanive “SELAMI”, “COMPANY RIVIERA 2008” dhe “GARDEN LINE” me ofertë  1 miliardë e 375 milionë lekë me TVSH ose rreth 14 milionë euro.

Nga burimet zyrtare, “SELAMI” shpk është kompani e nënkontraktuar nga “Gjoka Konstruksion” për punimet në Rrugën e Arbrit.

foto galeri

Pyetja që shtrohet nga ekspertët e prokurimeve në këtë rast është:

Si është e mundur që kompania që është nënkontraktuar nga koncesionari garon me këtë të fundit në një tender për të njëjtin aks? 

Pjesëmarrja e dy kompanive në një tender publik, të cilat janë duke zhvilluar bashkë një projekt tjetër publik, ngre dyshime për konflikt interesi dhe vendos në pikëpyetje rolin e ARRSH-së.

Ka qenë vet Ministria e Infrastrukturës, e cila për “Vetting” ka konfirmuar  se “SELAMI” shpk është nënkontraktuar nga koncesionari i Rrugës së Arbrit.

Në skenë del përsëri kompania “GR ALBANIA”, në pronësi të Gentjan Filajt dhe Reald Mansakut, e cila ka fituar tenderin për supervizimin e kësaj rruge, ndërkohë që ka qenë duke supervizuar koncesionarin në të gjithë gjatësinë e këtij aksi.

Balluku rishikoi buxhetin për Rrugën e Arbrit

Premtimet e zv. Kryeministres, Balluku për Rrugën e Arbrit nuk janë shkelur vetëm me afatet, të cilat kanë shtyrë punimet për ndërtimin e tunelit të Murrizit me 20 muaj.

Një muaj pasi Balluku transferoi fondin për ARRSH-në, ky institucion do të shpallte tenderin për sistemimin dhe rivitalizimin e skarpatave në Shkallën e Tujanit me vlerë 1 miliardë e 112 milionë lekë ose 11 milionë euro.

Ky aks, ashtu si Plani i Bardhë shtrihet në Rrugën e Arbrit dhe gara për këtë tender është finalizuar në nëntor 2022 me ofertë fituese nga konsorciumi i kompanive “Ante-Group”, “FERRO BETON-CONSTRUCTION CO” dhe kompanisë turke “BILGIN TAAHHUT INSAAT MADENCILIK SANAYI VE TICARET” me vlerë 1 miliardë e 335 milionë lekë me afat 18 muaj.

Por nga kërkimet në terren zbulohet se tabela e punimeve për këtë projekt është me afat 13 muaj, duke ngritur pikëpyetje se si janë ndryshuar afatet për këtë kontratë. Ky segment të krijon përshtypjen e legjendës së murimit, sa herë ka reshje të rrëmbyeshme dhe vërshime gurësh nga pjerrinat ndanë “Rrugës së Arbrit”.

Në total, nga Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet Evis Berberit janë tenderuar 27 miliardë lekë me TVSH ose 27 milionë euro vetëm për “Rrugën e Arbrit”, duke përdorur kompani private, për të fshehur shtimin e kostos.

Megjithatë sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për Ministrinë e Financave, çelja e fondeve për dy tenderat e finalizuar nga ARRSH-ja për akset në Rrugën e Arbrit nuk kanë qenë pjesë e Projekt Buxhetit Afatmesëm dhe as pjesë e listës së investimeve publike.

Edhe pse raporti ngarkon me përgjegjësi Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, mbledhja e Këshillit të Ministrave për rishikimin e buxhetit është drejtuar nga zv. kryeministrja Balluku, e cila ka firmosur ndryshimet në buxhetin e 2022.

foto galeri

Konkretisht, më 29 dhjetor 2022, me anë të aktit normativ nr.19, Këshilli i Ministrave nën drejtimin e Ballukut ka rishikuar buxhetin e shtetit. Këto ndryshime janë kritikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka deklaruar se miratimi i akteve normative është bërë në tejkalim afati dhe pa analiza të detajuara nga Ministria e Financave.

Duhet theksuar se këto fonde nuk kanë qenë të parashikuara në Projekt Buxhetin Afatmesëm, e megjithatë lidhja e këtyre kontratave nga Evis Berberi është bërë në shkelje të afateve sipas audituesve.

Vrulli i Ministrisë së Infrastrukturës për fondet shtesë të Rrugës së Arbrit ka zbuluar detaje të reja. Nga të dhënat e thesarit, të përpunuara nga Open Data rezulton se ARRSH-ja ka realizuar 99% të pagesave drejt kompanisë “SELAMI” shpk për kontratën e Planit të Bardhë me vlerë 1.3 miliardë lekë, gati 6 muaj përpara përfundimit të projektit.

Por ndryshe vijojnë pagesat për Shkallën e Tujanit, ku kompanitë që kanë fituar projektin kanë marrë 880 milionë lekë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Megjithatë përtej dyshimeve për korrupsion, ajo që ngre pikëpyetje të forta është shfaqja e influencës ruse, jo vetëm në sektorin e energjetikes, por edhe tek fondet për rrugët.

Nga kërkimet e “Vetting” rezulton se kompania “GR ALBANIA” është në ortakëri me kompaninë ‘TREMA ENGINEERING 2”,  e cila ka si aksioner bilionerin rus Oleg Deripaska, një nga aleatët më të ngushtë të Presidentit Vladimir Putin.

Për herë të parë, Deripaska iu nënshtrua sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2018. Prej asaj periudhe, administrata amerikane pretendon se Deripaska iu shmang sanksioneve në mënyra të ndryshme, duke përdorur kompani guackë për të fshehur aktivitetet e tij. Ndërkohë që Shqipëria ishte një nga vendet që e ka mbyllur qiellin dhe tokën për Rusinë, pas luftës së nisur në Ukrainë, oligarkët rusë përfitojnë nga burimet energjetike apo resurset në vendin tonë.

Shkrimi është zbardhur nga emisioni “Vetting” në News24*

Aksident i rëndë në Përmet. 16-vjeçari bie nga ura me motoçikletë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Përmetit.

Një 16-vjeçar ka rënë nga ura në hyrje të Njësisë Administrative Piskovë, teksa drejtonte një motoçikletë. Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Këlcyrë-Përmët.

Mësohet se 16-vjeçari ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash, ndërsa drejt vendngjarjes ka shkuar grupi hetimor.

Nuk dihet ende si është gjendja e të miturit.