zoom

Day ArchiveE trishtë në Roskovec/ 16-vjeçarja braktis foshnjën

Një ngjarje e trishtë raportohet nga qyteti i Fierit.

Një 16-vjeçare nga braktisur foshnjën e saj në Roskovec.

Adoleshentja ka marrë vajzën e saj dhe e ka dërguar te shtëpia e prindërve dhe pas kësaj është larguar duke braktisur fëmijën.

E reja është proceduar penalisht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori, për një shtetase 16 vjeçe, pasi ka braktisur tek prindërit e saj, vajzën e saj të mitur”, njofton Policia.

Detajet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta.

E gjithë Kadastra e Sarandës në burg/ 13 të arrestuar për ndërtime ilegale

Një mega-operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës.

13 urdhër-arreste janë lëshuar nga Prokuroria e qytetit  lidhur me ndërtime pa leje dhe lejimin e tyre nga zyrtarët.

Urdhrat e arresteve janë për ish -Drejtues të ASHK Sarandë, ish – shefa sektorësh në ASHK, ish – punonjës dhe punonjës në ASHK, punonjës dhe ish – punonjës të IMT Bashkia Sarandë dhe ish – punonjës të IKMT Sarandë.

Raportohet se deri më tani janë ekzekutuar pjesa më e madhe e urdhër arresteve dhe vazhdon kërkimi për personat e tjerë.

Juli sulmon Romeon: E bëre me Heidin si vëllai jot me Beatrixën

Juli ka “prekur” Romeon, në pikën e tij të dobët.

Gjatë një debati brenda shtëpisë së Big Brother, Deda i thotë Veshajt se në historinë me Heidin, veproi njësoj si i vëllai, Donaldi në edicionin e parë të BBVA.

Juli vazhdoi ta thumbonte Romeon, duke shtuar se tani që u nda nga Heidi, duhet të presim të futet një vajzë tjetër me të cilën ai të krijojë një histori dashurie duke e krahasuar me trekëndëshin Donald-Beatrix-Bora.
“Prandaj je lidhur për të bërë skemë. Se e ke shembullin. Prisni kur të vijë ndonjë nga jashtë. Të ndahesh dhe të lidhesh prapë”, tha Juli.
Detajet/ Si dështoi atentati 500 mijë eurosh për të ekzekutuar Inez Hajrullën, të fortin e Vlorës

“Sakati” i mbeti nofka Inez Hajrullës, kreu i një grupi kriminal në Vlorë, pas një atentati me lëndë plasëse, ku ai ngeli i gjymtuar.

Në verën e 2023-shit ai u përball me një tjetër atentat, ku përsëri ia hodhi vdekjes.
Kush e kërkon të vdekur “Sakatin” e Vlorës dhe pse atentatet vetëm dështojnë?

Emisioni i gazetares Klodiana Lala mbrëmjen e sotme, jep detajet dhe dëshmitë nga bota e errët e qytetit bregdetar.

Pjesë nga dokumentari:

Ata e kishin marrë me kohë vendimin për ta vrarë. Por ndoshta kjo ishte për ta koha më e mirë për t’i dhënë fund në mënyrën e duhur. Ndaj për këtë qëllim, kishin marrë të gjithë masat e duhura, për ta zënë në pritë, duke thirrur në armë, edhe një vrasës me pagesë. Por Inez Hajrulla i njohur me nofkën ‘Sakati’ dhe miku i tij Ervis Matodashaj, i thirrur si ‘Qorri’ nuk ishin edhe aq të panjohur mbi rreziqet që u kanoseshin. Madje ata e dinin shumë mirë, se vënia këmbë në qytet, pa u kujdesur, do të ishte për ta një eliminimi i sigurt. Ashtu siç në fakt ‘Sakatit’ i kishte ndodhur edhe më herët, kur ishin përpjekur ta vrisnin nëpërmjet një shpërthimi të telekomanduar, që e la të gjymtuar për gjithë jetën.

Por, si u zbulua atentati, grupi i porositësve dhe i ushtarëve që ishin paguar për të ndjekur dhe vrarë Inez Hajrrulla, në muajin gusht të vitit 2023? Dhe cilat ishin meritë e thella që organizatorët e vrasjes kishin me këtë personazh, që duket se pas eliminimit të një tjetër lideri të krimit në qytetin e Vlorës, në këtë rast Edison Harizaj, të njohur me nofkën Edison Faqedjeguri, duket se kishte marrë frenat e botës së ligësive në këtë qytet, duke i hyrë pse jo në hise, personazheve të tjerë në këtë qytet, që kërkonin të kapnin lojërat e fatit.

Gjithçka sipas dosjes së siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’ duket se nis pas arrestimit të një shtetasi nga Shkodra, i cili në mesin e muajit gusht të vitit të kaluar kishte zbritur në qytetin e Vlorës, ku ishte parë shpesh të qarkullonte në zonën e frekuentuar nga bosi i ri, frekuentim që duket se i kishte rënë në sy edhe ushtarëve të tij. Ky vrasës me pagesë ishte Amarildo Nikolli (Xhanej), i cili më datë 7 gusht 2023, u arrestua pranë zonës së njohur si ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë, me një silenciator me vete, me një plumb në gojën e armës, gati për qitje. 35-vjeçari që me vete mbante edhe një çantë shpine, ku në brendësi iu gjetën një sasi municioni, kapuç dhe doreza, nga ku u zbulua se ai ishte aty për të vrarë Inez Hajrullan.

“Nga aktet e përcjella nga Prokuroria Vlorë, ka rezultuar se më datë 7 Gusht 2023, në orën 12:47, në lagjen ‘Uji Ftohtë’, në qytetin e Vlorës, gjatë kontrollit fizik të kryer shtetasit Amarildo Nikolli nga shërbimet e policisë të Sektorit ‘Fast Albania’, i janë gjetur në cilësinë e provës materiale: një pistoletë e markës ‘Pietro Beretta’, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes. Gjatë kontrollit të banesës me qira që ky shtetas kishte marrë në qytetin e Vlorës në afërsi të shkollës “1 Maji”, u gjendën po kështu një palë dorashka plastike me mbishkrimin ‘Kedman’”, sqaronte policia.

Por kush ishin njerëzit që fshiheshin pas Nikollit dhe cila ishte lidhja e tij me njërin prej tyre, konsideruar si personi kyç që kërkonte eliminimin e Hajrulla? Dhe cila ishte përplasja e tij e vjetër me atë që njihej si bosi i ri i qytetit; inat i mbartur në kohë që ishte kthyer për të në nevojë të domosdoshme për ta eliminuar. Sipas rrëfimeve dhe dekriptimit të bisedave midis anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, të gjetura edhe në telefonin e Amarildo Nikollit, atij që ishte paguar për të hequr qafe Inez Hajrulla, personi kyç që po investohej për të mbyllur hesapet me të, del se është Leonard Luzi, banues në Vlorë, i njohur me pseudonimin ‘Nard Çami’ ose ‘Daku’.

“Në lidhje me atentatin e dështuar ndaj shtetasit Inez Hajrulla, procedimi penal është regjistruar në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë mbi dyshimet për një grup të strukturuar kriminal në përbërje të të cilit janë shtetas më banim në Vlorë dhe Tiranë. Të cilët kryenin vrasje me motiv hakmarrje, për llogari të grupeve të tjera kriminale. Në përbërje të këtij grupi dyshohet se është edhe shtetasi Leonard Luzi banues në Vlorë, i njohur ndryshe me pseudonimin ‘Nard Çami’ ose ‘Daku’”, sqaronte Prokuroria.

Por Leonard Luzi që mban edhe mbiemrin Zejno dhe Amarildo Nikolli, nuk ishin koka dhe pjesëtari i vetëm i grupit kriminal që ishte vënë në ndjekje për të vrarë Inez Hajrulla. Hetimet zbuluan se bashkë me ta ishin edhe dy persona të tjerë, që kishin rol aktiv në survejimin e shënjestrës dhe mbledhjen e informacionit të nevojshëm, për lëvizjet e tij si edhe kohën kur duhet të godisnin. Këta persona ishin Muharrem Koroveshi dhe Erjon Zejno. Edhe pse në fillim Amarildo Nikolli, nuk pranoi të fliste për grupin hetues, ai shpejt u thye, duke treguar jo vetëm arsyen e ardhjes së tij në qytetin e Vlorës, por edhe bashkëpunëtorët e tij në vrasjen e bujshme që ata kishin menduar të realizonin në qytet.

“Gjatë marrjes në pyetje fillimisht shtetasi Amarildo Nikolli (Xhanej) refuzoi të jepte shpjegime. Por në vijim, ai pranoi të bashkëpunojë dhe të tregojë me detaje, se ishte kontraktuar nga Leonard Luzi, për të kryer vrasjen e dy personave në qytetin e Vlorës. Konkretisht të Inez Hajrulla me nofkën ‘Sakati’ dhe Ervis Matodashaj me nofkën ‘Qorri’, dhe se për të kryer këtë vrasje është ndihmuar edhe nga të bashkëhetuarit Erjon Zejno dhe Muharrem Koroveshi”, thuhet në dosjen hetimore.

Po përse Leonard Luzi kërkonte me kaq ngulm të vriste sidomos Inez Hajrulla? Dhe a ishte ai në të vërtetë financuesi i ekzekutimit, apo dikush tjetër e kishte ndërmjetësuar duke ditur dhe shfrytëzuar hakmarrjen e tij të vjetër me Hajrullan, me qëllim eliminimin e tij. Dhe si ishte njohur ai me Amarildo Nikollin? Ky i fundit tregonte hap pas hapi, të gjithë dinamikën se si ishte rekrutuar, por edhe detaje interesante për grupin hetues, për të kuptuar se si funksionon një grup kriminal dhe cili është organizimi i tyre nga baza deri në majën e piramidës. Por edhe pagesat se sa vlen një vrasje e niveleve të tilla, që përcakton edhe rëndësinë e kokës që duhet hequr nga trupi. Si në këtë rast kur valixhja me para për kokën e Hajrulla dhe Matodashaj, ishte e mjaftueshëm e majme.

“Amarildo Nikolli ka deklaruar se me Leonard Luzin janë njohur në burg në Itali. Ky shtetas i ka dhënë porosinë Nikollit, për vrasjen e Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, kundrejt pagesës 250 000 euro për secilin.  Për kryerjen e këtyre vrasjeve Amarildo Nikolli do të ndihmohej nga dy lidhjet e Leonard Luzit, shtetasit Erjon Zejno dhe Muharrem Koroveshi”, ka dëshmuar ai.

Por interesant në rrëfimin e Nikollit, është njeriu i veshur me mister, që jeton në Dubai, i cili kërkonte me vendosmëri eliminimin e ‘Sakatit’. Por cili është ky personazh, dhe cila ishte pengesa që i kishte krijuar Hajrulla dhe pse ai kishte gjetur Leonard Luzin, për ta quajtur të mbyllur këtë punë.

“Nga hetimet rezulton se financimi për vrasjen e Inez Hajrulla do të kryhej nga një shtetas nga Vlora me qëndrim në Dubai. Arsyeja për vrasjen e këtyre shtetasve, ka qenë marrja e kontrollit të lojërave të fatit si dhe për hakmarrje, pasi i kishin vrarë nipin”, thuhet në dosjen hetimore.

Pra, siç shikohet Inez Hajrulla ishte futur dhe po zhvillonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Vlorës, treg i cili kishte rënë ndesh me interesat e konkurrentëve të tij. Por edhe me disa ngjarje të mëhershme kriminale, ku ai del se ishte i përfshirë ose ku rivalët e tij mendonin se ai kishte gisht. Po për t’iu rikthyer edhe njëherë personit të Amarildo Nikollit dhe vërtetuar se sa të besueshme ishin thëniet e tij kundrejt personave të tjerë të përfshirë në planin për ekzekutimin e Inez Hajrulla dhe mikut të tij Ervis Matodashaj, grupit hetues iu desh fillimisht të merrte disa konfirmime që lidheshin me armën e krimit por edhe me gjurmët e tij të gishtërinjve.

“Në lidhje me armën e sekuestruar tip ‘Beretta’, ajo del se është një nga shumë armët e vjedhura në një dyqan armësh në Maqedoninë e Veriut, më datë 22 Nëntor 2017, në këtë shtet.  Po kështu nga kthimi i përgjigjes së Interpol Roma konfirmohet se gjurmët e gishtërinjve i përkasin shtetasit të regjistruar në Itali, Amarildo Nikolli (Xhanej) i datëlindjes 23 Shkurt 1988”, thuhet në dosje.

Por si u rekrutua Amarildo Nikolli nga Shkodra për të eliminuar Inez Hajrullan, i njohur me nofkën “Sakati”?

Pagesa 500 mijë euro dhe porosia nga Dubai për vrasjen e Inez

Amarildo Nikolli

Sipas grupit hetues dhe rrëfimeve të vetë Amarildo Nikollit, ishte pikërisht jeta në Itali dhe aktiviteti kriminal që ai kishte ushtruar në këtë vend, që e kishin vendosur të riun në udhëkryq. Por edhe në kushtet e mbijetesës pas daljes nga privimi i gjatë i lirisë, ku ishte dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ku kthimi në Shqipëri në fillim të vitit 2023 me bashkëshorten e kishte gjetur pa të ardhura. Dhe për pasojë në nevojën për para. Momenti kur në ndihmë ai thërret kujtesën dhe mikun e tij të kohës së burgjeve në Itali, që nuk ishte askush tjetër, përveçse Leonard Luzi.

“Unë kam banuar me qira, në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë. Në këtë banesë unë kam jetuar me shtetasen Xh. N, nga janari deri në muajin maj të vitit 2023, dhe më pas jam larguar në Spanjë. Para se të kthehesha në Shqipëri, unë kam jetuar në Itali nga viti 2003 deri në vitin 2022. Ku edhe kam kryer 9 vite burg për shpërndarje të lëndëve narkotike. Për shkak të gjendjes ekonomike, pasi isha pa punë, dhe nuk kisha asnjë mjet tjetër jetese, unë kërkova të hyj në kontakt me shtetasin Leonard Zejno, të cilin e kisha njohur gjatë kohës së qëndrimit në burg në Prato të Italisë, ku Leonardi vuante dënimin për tentativë vrasje”, dëshmon Amarildo Nikolli.

Dhe duket se Leonardi iu përgjigj thirrjes për punë të mikut të vjetër. Por Amarildo thotë se nuk e dinte që ai që dikur ishte bashkëvuajtësi i tij, do t’i jepte një punë me më shumë leverdi se çfarë ai kishte menduar… Një vrasje të dyfishtë për të cilat ai do të paguhej shumë mirë dhe do të mbyllte njëkohësisht shumë probleme ekonomike

“Kur ishim në burg, Leonardi më tregoi se në Shqipëri i kishin vrarë vëllain dhe nipin. Por për shkak se ne na transferuan në një burg tjetër, unë i humba lidhjet me të. Kur erdha nga Spanja, Nardi më kontaktoi dhe më la një takim te një lokal në Tiranë. Ai erdhi i vetëm aty dhe gjatë bisedës unë i kërkova ndihmë, gjithmonë me mendimin për shitje lëndësh narkotike, por Leonardi më tha nëse mund të kryeja një punë tjetër me më shumë lekë. Kjo punë ishte të ndiqja një person në Vlorë dhe ta vrisja. Ai më tha se objektivat do të ishin dy persona, të njohur me nofkën ‘Sakati’ dhe ‘Qorri’. Nardi më tha se të gjithë punët do t’i bëja vetë dhe pas realizimit të vrasjes, do të largohesha me ndihmën e dy personave”, thotë Nikolli.

Gjatë dëshmisë së tij, Amarildo Nikolli rrëfeu se Nardi, i dha edhe karakteristikat e dy personave që do të qëllonte. Ku për njërin prej tyre ‘Qorrin’ kishte mundur të siguronte edhe një foto të shkëputur nga kamerat e sigurisë së një lokali në qytet.  “Gjatë njërës prej bisedave, Nardi më dha edhe një foto të personit me nofkën ‘Qorri’, që për nga cilësia ishte e dobët, pasi ishte marrë nga kamerat e sigurisë së një lokali. Nardi më tha se mund ta dallosh kollaj, pasi ‘Qorri’ i ka sytë si ‘pingpong’, ndërsa ‘Ini’ kishte njërën këmbë të këputur.  Nardi më tha po kështu se arsyeja që po kërkonte me kaq ngulm vrasjen e këtyre dy njerëzve ishte për biznes dhe hasmëri. Ndërsa pagesa do të jepej nga një person që ishte në Dubai, por që emrin nuk ma tha. Por që duke vrarë këta dy persona ata do merrnin në kontroll Vlorën dhe njëkohësisht bastet dhe gjobëvënien”, thotë Nikolli.

Emri/ Vritet i riu shqiptar në Britani. Shkak dyshohet të jetë një bast 6 mijë paund

Një i ri shqiptar është vrarë në Londër.

Viktima është Bajram Luli, 25 vjeç. Sipas informacioneve, dyshohet se shkak është bërë një bast. I riu ka fituar 6 mijë paund dhe më pas ka pasur një sherr me persona të tjerë, të cilët e kanë qëlluar me thikë në fyt.

Policia Metropolitane, e cila po heton këtë vrasje nuk ka ende të arrestuar për ngjarjen, raporton TCh.
I riu mësohet se është nga qyteti i Peqinit dhe nuk kishte shumë kohë që kishte shkuar në Britani. Ngjarja ka ndodhur të hënën, ndërsa sot u bë identifikimi nga familjarët.
Ekzekutimi i Bajram Lulit e çon në dy numrin e shqiptarëve të vrarë në Angli gjatë këtyre tre muajve të parë të 2024. Bledi Petraj, 37 vjeç, u godit me thikë për vdekje më 4 Shkurt 2024.

Një ditë më pas, Kozma Papa 21 vjeç, banues ne Yate, Bristol, u arrestua dhe doli përpara “Willesden Magistrates Court”, i akuzuar për vrasjen e Bledi Petrajt.

Rama shton një tjetër ditë pushimi për Administratën

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shpallë të premten ditë pushimi, duke i dhënë mundësi administratës të shijojë festën e Ditës së Verës me pushim deri në fillimin e javës tjetër.

Me një vendim që hyn në fuqi menjëherë, Rama e ka shpallur të premten pushim, duke bërë kushtu që nga nesër (e enjtja pushim zyrtar), të premten dhe të shtunë e të diel, administrata të jetë pushim.

“Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës”, njofton Rama.

Në prill hapen llotot/ Qeveria u heq taksat dhe lehtëson kompanitë e basteve

Shqipëria rikthen zyrtarisht bastet sportive.

Ligji i ri ka pësuar ndryshime nga drafti dhe është dekretuar nga presidenti i vendit për të hyrë në fuqi më 1 prill.

Fillimisht, ndryshe nga se ishte parashikuar organizatorët e basteve online, nuk do të taksohen, por vetëm do të përmbushin detyrimin e Fondit të Posaçëm, ku do të derdhin 15% të të ardhurave mujore.

Përpos kësaj, ata duhet të ngurtësojnë një fond prej 170 mln lekësh, si formë garancie për lojtarët. 120 mln prej tyre do të kalojnë llogari të ministrisë së Financave dhe do të zhbllokohen vetëm me urdhër të saj. 50 mln do të jenë në llogari të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, AMLF-së, që po ashtu zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit të Financave.

Ndryshime të tjera janë bërë edhe në licencim, ku për ta fituar, aplikuesi ose njëri prej aksionerëve (30% të aksioneve) duhet të ketë përvojë në të paktën 3 shtete të BE/OECD për të paktën 3 vite, në këtë fushë. Njëri prej aksionerëve duhet të ketë gjeneruar të paktën 2 mld lekë aktiviteti në fushën e lojërave të fatit, në vitin e fundit financiar.

Licenca për bastet online dhe bastet për garat në pistë, do të kushtojë 400 mln lekë. Ato do të jenë të aksesueshme vetëm në faqet e licencuara nga Komisioni i Licencave. Për t’u licencuar, shoqëria duhet të jetë e regjistruar në QKB dhe të ketë një kapital prej 40 mln lekësh dhe të deklarojë burimin. AMLF do të japë vetëm 10 licenca në total, me afat 10-vjeçar. Aplikimi në AMLF do të kushtojë 500 mijë lekë.

Ndonëse në ligj theksohet se janë bërë më shumë përpjekje për të mbrojtur lojtarët, është ulur mosha e lejuar për të luajtur dhe punuar, në 18 nga 21 vjeç që ishte më parë.

Nëpunësve të AMLF-së dhe anëtarëve të Komisionit të Licencave, që përbëhet nga Këshilli i Ministrave u ndalohet të luajnë lojëra fati në të gjitha kategoritë e lojës që janë përcaktuar në këtë ligj. Të gjitha pikat e lojërave online duhet të afishojnë anët negative të lojës.

Të gjithë organizatorët do të lidhen me bankat tregtare apo institucionet financiare dhe agjentët financiarë, që do të ndërmjetësojë pagesat dhe tërheqjet në llogari të klientëve dhe organizatorit. Ata hapin llogaritë për lojtarët që më pas mbushet nga ato sipas vlerës që do të luhet me numër ID. Paraja cash nuk do të përdoret më.

Në Fondin e Posaçëm do të derdhin para edhe kazinotë e resort kazinotë, 2.5% të të ardhurave të tyre vjetore. Organizatori i Lotarisë Kombëtare, derdh 10% të të ardhurave vjetore dhe bingot televizive 1.5%.
Për sa i përket reklamave, ato do të lejohen me orare të kufizuara sipas llojit të lojërave të fatit në mediat audiovizive dhe pa orar në mediat elektronike./zoom.al

Erjola, akuza të forta Romeos: E përdore Heidin, të intereson vetëm fama

Marrëdhënia mes Romeos dhe Heidit është bërë një nga temat më të diskutuara brenda shtëpisë së Big Brother.

Një pjesë e banorëve janë kthyer kundër Romeos, duke e akuzuar se e përdori Heidin.

Një prej tyre që mendon kështu është edhe Erjola, e cila debatoi ashpër me Romeon për këtë temë.

Ajo tha me bindje të plotë se Heidi u përdor nga Romeo sepse këtij të fundit i intereson vetëm fama.

Debati mes tyre:

Erjola: E di ça më ka thënë, nëse ti del kundër meje, do të të përdor hallvën. Po më shantazhon i thashë. Ja ku e bëre… Ti bën plane sikur ndahesh duke përdorur gocën e huaj. Je bërë ti i zi. Do tentosh ta mbash tani me zor. Që të të shitet në Itali dhe Shqipëri.

Romeo: Ti nuk je normale moj.

Ledjona: Një pyetje kam, edhe në jetë kështu shkon, duke përdorur ndonjë femër? Kështu ecën?

Romeo: Jeni të ulët.

Erjola: Ti s’ke një jetë.

Romeo: Ajo është mosmirënjohëse.

Erjola: Mos u merr me femrat e tjera, merru me atë që i ke bërë gocës së huaj. O Romeo, vendosi gishtin kokës. S’ka lidhje 28 vjeç, edhe 40 kështu je ti. Nuk do të thotë që s’jam e kthjellët se nuk mendoj si ti. Të të vijë zor ty nga vetja. Ajo goca është përdorur nga ty. Turp të të vijë, kapi fansat e Italisë. Ty të intereson tregu italian i asaj vajzës. Të intereson fama, siç ta kam cekur, pika jote e dobët dhe e fortë janë femrat.

DALIN MESAZHET/ “Nëna e Bardhit nuk është e sëmurë, janë kundër lidhjes me Sarën”

Gjendja shëndetësore e nënës së Bardhit është një ndër temat më të diskutuara të ditëve të fundit.

Pasi u bë shkak që Bardhi të ndërpresë rrugëtimin e tij në shtëpinë e Big Brother, sepse u informua se nëna e tij ishte e shtruar në spital prej problemeve me tensionin, u ngritën dyshime mbi vërtetësinë e kësaj, duke nisur nga Sara, duke aluduar se ky ishte skenar për të nxjerrë këngëtarin nga shtëpia.

Kjo ide u përforcua më shumë nga ish-banori i Big Brother, Anaid Kaloti, i cili pak ditë më parë tha me bindje se nëna e Bardhit nuk ka probleme serioze me shëndetin, aq sa të detyronte banorin t’i jepte fund garës.

Ndërsa sot, për ta mbështetur këtë deklaratë, Kaloti ka publikuar në “Instastory” bisedën me një person të afërt me familjen e Bardhit, që pohon se nëna e Bardhit nuk ishte në spital.

Po ashtu, në mesazhe shkruhet se familja e Bardhit është kundër marrëdhënies së tij me Sarën.

“Pardje kanë qenë në festën e 8 Marsit me tezen në Gjermani. Sot paska ardhur në Kosovë. Edhe e sëmurë nuk është, përjashtim tensionin, që e ka gjithmonë, që i vibron kohë pas kohe. Spital nuk ka qenë loqka, por që janë komplet kundër lidhjes me Sarën”, është biseda e publikuar nga Anaid Kaloti.

Ky i fundit shkruan mbi foto: “Sara Gjordeni e vetmja gjë e rëndësishme tani është shëndeti yt, se nona qenka Top”.

Nën hetim nga SPAK/ Shkarkohet prefektja e Fierit. Vangjel Tavo emërohet prefekt në Vlorë

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e kësaj të mërkure të shkarkojë nga detyra Prefekten e Qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj.

Vendimi vjen pas hetimeve të nisura nga SPAK për të për abuzim me tenderat dhe falsifikim të dokumenteve.

Balilaj, e cila është edhe anëtare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste po hetohet nga SPAK pasi gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë Patos paracaktoi kompaninë “Genti 001” fituese para se të zhvillohej tenderi. Bëhet fjalë për një kompani e cila rezulton me pronar 100% të aksioneve Ilir Dervishaj e cila, sipas SPAK, për tre vite rresht (2019- 2022) është shpallur fituese në 32 procedura prokurimi të organizuara nga Bashkia Patos.

SPAK thotë se Balilaj ka bashkëpunuar me 6 zyrtarë të bashkisë gjatë kohës që ajo e drejtonte, mes tyre ish-nënkryetaren, Anisa Petani, sekretarin e përgjithshëm, Shkelqim Beqiri.

Emërimi i Vangjel Tavos

Ndryshime ka edhe në Prefekturën e Vlorës. Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo është i përzgjedhuri i kryeministrit Edi Rama për të qenë ai përfaqësuesi i qeverisë në qarkun e Vlorës. Ai do të zëvendësojë në detyrën e prefektit Flamur Mamajn.

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputet i LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, rikthehet në politikë, këtë herë si përfaqësues i Partisë Socialiste.