Aplikacion
Barcelona kualifikohet për në fazën çerekfinale të Champions League me katalanasit që mposhtën në shtëpi Napolin me shifrat 3-1 ndërsa sfida e parë në Itali ishte mbyllur me rezultatin 1-1.
Në minutën e 30, Napoli shkurtoi diferencat me anë të Amir Rrahmanit. Mbrojtësi gjeti golin e parë në Champions League pas një asisti të Politanos.
Kështu, skuadra e Xavi Hernandez kalon për në fazën tjetër dhe pret të mësojë kundërshtarin pas shortit.
Disa kompani që pretendojnë se ofrojnë produkte financiare novatore janë duke i dhënë disa shqiptarëve të paditur kredi me normë interesi mbi 100% në vit.
Qeveria dhe Banka e Shqipërisë dukshëm janë duke qëndruar mënjanë duke mos kryer funksionet e veta bazë: parandalimin e rrezikut nga produktet financiare spekulative apo mashtruese.
Disa vite më parë, disa faqe interneti filluan të ofrojnë shërbimin e tregtisë së monedhave online. Sipas këtij modeli biznesi, çdokush që kishte, qoftë edhe 250 dollarë, mund të krijonte një llogari dhe të fillonte të blinte e të shiste monedha, nga më të njohurat, si euro apo dollarë, te monedha më ekzotike si randi i Afrikës së Jugut apo dollari neozelandez. Jo vetëm kaq, por platformat ofronin mundësinë që me 250 dollarë, të mund të blije 1 mijë dollarë, ose 10 mijë dollarë.
Fitimi dhe humbja ishin rrjedhimisht proporcionalisht të larta. Nëse blen 10 mijë dollarë dhe dollari lëviz me 1% në rritje ose në humbje, fitimet e tua janë 100 dollarë, e nëse lëviz me rënie 1%, humbjet janë 100 dollarë.
Platforma të tilla u bënë kaq popullore sa për një periudhë kohe filluan të tërheqin vëmendjen e botës përmes reklamimit edhe në aktivitetet sportive të nivelit më të lartë si Kampionati Evropian. Ajo që nuk thuhej në këto platforma ishte që tregtarët, sa herë që këmbenin një sasi dollarësh për ndonjë monedhë tjetër, paguanin një komision.
Komisioni, në dukje i papërfillshëm, nënkuptonte që lojtari, jo vetëm që duhej të parashikonte drejtimin e lëvizjes së vlerës së një monedhe, punë kjo aspak e lehtë, por duhej që lëvizja të ishte mjaftueshme e madhe sa të mbulonte koston e komisionit dhe t’i jepte një fitim.
U deshën disa vite deri sa autoritetet rregullatore në vendet e zhvilluara t’i vinin emrin këtyre platformave, të cilat dukej sikur premtonin demokratizimin e botës financiare, pra lejimin e çdokujt, edhe atij që ka vetëm 250 dollarë në xhep, të luajë me tregtinë e monedhave, një botë që zakonisht i përket atyre që kanë shuma marramendëse parash.
Autoritetet rregullatore në vendet e zhvilluara zbuluan se një skemë e tillë nuk ishte asgjë tjetër veçse një aktivitet bastesh, njësoj si aktivitetet e basteve sportive, në të cilat, organizatorët e lojës mbajnë një komision për bastet që vendosin lojtarët.
Kur kjo u kuptua, autoritetet rregullatore detyruan ofruest e skemave të tilla të tregtisë që në reklamat me të cilat këto joshnin klientët të shkruanin: “Tetëdhjetë për qind e personave që kanë luajtur në këtë platformë kanë humbur para. Mos rrezikoni në këtë platformë shuma që nuk keni mundësi t’i përballoni të humbni.”
Vendimi, pavarësisht se nuk i ndaloi platformat nga të operuarit, ndihmoi mjaftueshëm për përdoruesit që të kuptonin se çfarë po bënin. Në fakt, puna e autoriteteve rregullatore në sistemin financiar dhe arsyeja se pse bota i ka shpikur autoritetet rregullatore në këtë sektor është pikërisht kjo: parandalimi i abuzimit dhe mbrojtja e konsumatorit.
Në Shqipëri, aktualisht, një numër operatorësh të prezantuar si “mikrokredit” kanë lulëzuar falë injorancës së përgjithshme të qytetarëve mbi problemet financiare, por edhe mungesës, mund të themi, deri në nivel të papërgjegjshmërisë, të veprimeve paralajmëruese dhe parandaluese nga ana e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe më gjerësisht, të autoritetit shtetëror.
Këto zyra që në Shqipëri janë prezantuar me termin e rrejshëm “mikrokredi”, nëpër botë njihen edhe me emrat Next Day Loans (kredi brenda ditës së nesërme) apo Shark Loans (kredi peshkaqen), apo kredi me usury rate, (me normë interesi prej fajdexhiu), për shkak të natyrës zhvatëse që kanë dhe shënjestrimit me marketing agresiv të qytetarëve më të pambrojtur nëpër zonat më të varfra e periferike të një vendi.
Këto zyra japin kredi për shqiptarët naivë apo ata të gjendur në vështirësi me normë interesi mbi 100% në vit. Kushdo që kupton sado pak nga financat, e di se kredi me norma të tilla interesi detyrimisht do të dështojnë të paguhen nga një pjesë thelbësore e huamarrësve. Dhe rrjeti ligjor shqiptar sot, në vend që të mbrojë huamarrësit, duket se është vënë në dispozicion të fajdexhinjve.
Për këdo që e ka harruar se si funksionon ekonomiksi bazë, modeli është përafërsisht ky: ekonomia shqiptare rritet në vlerë nominale me mesatarisht 6 për qind në vit. Kjo do të thotë, i gjithë kapitali ynë fizik, natyror, financiar e njerëzor, pëson kaq rritje në vlerë. Në një botë ideale, qytetarët që kanë para me tepri, i vendosin këto para në depozita me një normë interesi, fjala vjen, 2 për qind. Bankat ia japin këto para qytetarëve që kanë nevojë për kapital, me, fjala vjen, 4 për qind. Qytetarët që e marrin kredinë, punojnë me këto para, realizojnë një kthim prej 6%, nga të cilat, 2% i mbajnë për vete dhe 4% ia kthejnë bankës.
Nëse norma e interesit të kredisë është, fjala vjen, 8 për qind apo 10 për qind, atëhere kjo do të thotë që qytetari që ka marrë hua, jo vetëm që nuk po fiton para nga kapitali që ka huazuar, por në fakt, nga puna e vet po shlyen një normë interesi dhe në përgjithësi po del i humbur nga skema.
Në praktikë gjërat janë pak më tolerante se sa kaq. Disa biznese kanë norma fitimi mbi mesataren, pra mbi 6 për qind dhe mund t’i lejojnë vetes të shlyejnë një kredi me interes më të lartë. Por në përgjithësi, çdo kredi me normë interesi sa dyfishi a më shumë i normës së rritjes ekonomike, është humbës dhe falimentues për kredimarrësin. Ndërsa normat e interesit mbi 100% të kompanive të “mikrokreditit”, këto nuk janë kredi, këto janë fajde, janë skema piramidale si ato të vitit 1997.
Teoria e mikrokredisë, e cila ka justifikuar normal interesi, jo 100 për qind, por, fjala vjen, 10 apo 15 për qind, ka lindur në Bangladesh dhe ka qenë përqendruar te formula që, një i varfër që nuk ka akses në sistemin bankar, mund të marrë, fjala vjen, 100 dollarë kredi me normë interesi 20% për të kryer ndonjë shpenzim të domosdoshëm për të punuar tokën, fjala vjen, të blejë farën për ta mbjellë dhe rrjedhimisht toka është në gjendje ta kthejë kredinë dhe normën e interesit.
Edhe në këtë rast, debatet janë të shumta nëse këto lloj skemash me të vërtetë ndihmojnë të varfrit apo e shtojnë varfërinë. Sepse, me shumë të drejtë argumentohet se pasi një fshatar ka dalë nga varfëria ekstreme pas korrjes së parë të prodhimit të realizuar me ndihmën e kredisë, ai nuk do të ketë më nevojë për 100 dollarë. Dhe rrjedhimisht, një skemë mikrokrediti do të duhet të dalë nga tregu ose të zhvillohet në banking konvencional menjëherë pasi ka ndihmuar për herë të parë dhe të fundit varfanjakun.
Fakti që këto kompanitë shqiptare të fajdeve kanë marrë nofkën “mikrokredi” përbën në vetvete një mashtrim me imazhin. Dhe logjika ta do që asnjë shqiptar nuk është sot aq i varfër sa të ketë nevojë për 100 dollarë për të blerë farë misri, vendi nuk është aq i varfër. Dhe këto kompanitë e mikrokreditit nuk duket se po shënjestrojnë këtë shtresë të popullsisë.
Sipas përshkrimit që një oligark i bëri bisedës me pronarin e një prej këtyre kompanive të mikrokredisë, kredimarrësi potencial është “një i ri të cilit i ka shkrepur në mendje të blejë një celular të modelit të fundit.” Me një fjalë, një i ri që nuk ka, fjala vjen, 1 mijë euro për të blerë celularin, hyn në kredi, për të cilën duhet të paguajë 2 mijë euro.
Është afër mendësh që shumë prej këtyre kredimarrësve të kësaj natyre do të falimentojnë. Dhe situata pritet të bëhet shumë e pakëndshme me rikthimin e industrisë së bixhozit në vend. Bixhiozçiu që do të humbasë te dyqani i zhub-zhubit, do të ketë mundësinë të marrë kredi te dyqani ngjitur.
Sistemi gjyqësor dukshëm po sillet në mënyrë jo shumë të ligjshme me këtë histori. Lajme të njëpasnjëshme po shfaqen për kredimarrës të tillë, të cilët, pasi dështojnë të shlyejnë një fajde, bien në kurthin e një zinxhiri çnjerëzor zhvatësish, nga përmbaruesit gjyqësorë dhe avokatët e gjyqtarët, të cilët, autorizojnë, jo vetëm rekuperimin e shumës së pashlyer të kredisë, por edhe të një morie tarifash të tjera zhvatëse dhe shpesh, bllokojnë pronat e patundshme të kredimarrësit, gjë që cënon thelbin e kredisë pa kolateral. Sepse mikrokredia supozohet se ka interes të lartë për shkakun e vetëm se është e pagarantuar. Nëse do të ishte e garantuar, fjala vjen, me kolateralin e shtëpisë së kredimarrësit, atëhere nuk duhej të kishte interes të tillë zhvatës.
Nga ana tjetër, që të thuash se problemi është i lidhur ngushtë vetëm me institucionet e mikrokreditit, kjo do të ishte e pasaktë. Interesa të larta, jo kaq zhvatëse, por gjithsesi, të konsiderueshme, dhe fushata marketingu agresive për kredi të tilla gjenden edhe te të ashtuquajturat, banka serioze. Kredi për pushime, me normë interesi prej 15 apo 20 për qind në vit, reklamohet pa teklif nga bankat “serioze”, vetëm se në reklama, asnjëherë nuk jepet norma e interesit.
Shqipëria nuk përballet me një situatë të tillë për herë të parë. Dhe, duke mos folur më për skemat piramidale të vitit 1997, na duhet të rikujtojmë tregun spekulant të kredive të viteve 2000-2008, kur qytetarëve u jepeshin kredi me norma interesi zhvatëse, ndërsa interesi u maskohej, një herë si interes, pastaj si komision, pastaj si kamatëvonesë.
Në vitin 2008, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi një paketë për mbrojtjen konsumatore, vendosi konceptin e Normës Efektive të Interesit dhe detyroi bankat dhe institucionet e tjera të kredisë që të paraqesnin normën e interesit efektive në mjediset e tyre të punës.
Sipas rregullores, kredidhënësi duhet të jetë i qartë dhe i ndershëm me kredimarrësin mbi normën e interesit dhe rreziqet që mbart produkti i përdorur. Zbatimi i kësaj rregulloreje duket se lë për të dëshiruar. Kjo vihet re në faktin se shumë nga kompanitë e mikrokreditit reklamojnë në faqet e tyre të interesit “kredi duke filluar nga 20” apo nga “30” për qind, ndërsa dukshëm normat janë më të larta se sa kaq.
Mikrokredia në Shqipëri ka arritur përmes ofertave të tilla të zhvillojë veten deri në pikën kur reklamon në televizionet kombëtare apo në oraret më të ndjekura. Ndalimi i reklamave të tilla është një debat i gjerë i medias në vendet normale. Për shembull, këtu mund të dalloni se si Google ndalon reklamimin e kredive me normë interesi mbi 36% ndërsa fushata aktivistësh në vende të ndryshme punojnë për të informuar qytetarët se reklamimi i kredive të tilla zhvatëse për grupe të ndryshme shoqërore, fjala vjen, të varfër apo të papunë, është imorale. Sot në Shqipëri këto reklama i sheh në emisionet kryesore dhe vendi nuk ka filluar ende të shqyrtojë moralitetin e një biznesi të tillë.
Banka e Shqipërisë aktualisht lejon kredi me normë interesi 100% nëse kredia është deri në 200 mijë lekë dhe me normë interesi 40% kur kredia është deri në 600 mijë lekë. Në vendet normale, rregullat që qeverisin këtë segment janë më të detajuara se sa kaq. Në Mbretërinë e Bashkuar, kreditorët nuk lejohet të vendosin tarifa më të larta falimenti se sa totali i kredisë së marrë.
Në mungesë të fushatave efektive të edukimit mbi çfarë është shumë te normat e interesit të kredive, dukshëm këto kufizime janë të pamjaftueshme për të shmangur rënien e të varfërve në një zinxhir borxhesh. Për këtë arsye, vendimi i autoriteteve rregullatore të botës për të detyruar kompanitë e tregimit të valutave që të paralajmëronin përdoruesit që në reklamë se sa fitojnë se sa humbasin në produkte të tilla financiare spekulante, është zgjidhja e vetme e arsyeshme. Kompanitë e mikrokreditit nuk përbëjnë kurrfarë vlere të shtuar në ekonomi dhe shkaktojnë tepër telashe për t’u lënë të lira.
Produkte të tilla duhet të trajtohen njësoj si bixhozi apo duhani. Ndonëse nuk është e arsyeshme të ndalohen, çdo reklamë e tyre duhet të shoqërohet me paralajmërime të qarta dhe të kuptueshme dhe me transparencë të plotë mbi normën e interesit të mbajtur dhe pasojave për rastet e mosshlyerjes në kohë, përfshirë kostot e falimentit dhe përmbarimit dhe rrezikun që shtëpia apo prona të tjera të paluajtëshme të kreditorit të bllokohen për shuma të pashlyera. Është koha që BSH dhe qeveria të ndërmarrin masa për ta penguar shtrirjen e këtyre aktiviteteve./reporter.al
Ilnisa tha se vajza e saj s’e njeh të atin, por rrjeti publikoi fotot. Reagon familja e moderatoresIlnisa Agolli në historinë e jetës së saj në “Big Brother VIP”, tha se e ka rritur të bijën e vetme dhe se partneri është larguar kur ajo ishte shtatzënë.
Moderatorja tha se e bija se ka njohur të atin. Kjo çështje ka shkaktuar shumë zhurmë online, duke përfshirë edhe publikimin e fotove të ish-burrit duke mbajtur në krahë vajzën e tyre, Anais.
Pas kësaj situate, familjarët e Ilnisës kanë reaguar, duke shprehur qëndrimet e tyre nëpërmjet Instagramit dhe duke mbështetur deklaratën e moderatores.
30 plumba nga 3 kallashnikovë drejt të rinjve në Shkodër, si reaguan të plagosurit kur u sulmuanNjë breshëri plumbash ka qenë sulmi drejt Gjergj Ndërshtiqjas, student në Akademinë e Policisë dhe kunatit të tij, Gjon Nika, në fshatin Grudë e re në Shkodër.
Sipas informacioneve të para, plot 30 plumba nga tre kallashnikovë janë qëlluar drejt të vëllait dhe kunatit të drejtorit të Transportit Rrugor në Shkodër.
Në momentin kur autorët e dyshuar kanë nisur që të qëllojnë, dy të plagosurit kanë dalë menjëherë nga automjeti dhe kanë nisur të vrapojnë në tokat afër vendit të ngjarjes duke arritur që të shpëtojnë. Autorët dyshohet se kanë djegur dy automjete ndërsa mendohet se janë përdorur tre automatikë kallashnikov.
Të dy kanë marrë plagë dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka gjetur dhe një makinë, afër vendit të ngjarjen, një ‘Renault’ në flakë.
Plagosen me thikë dy vëllezër në DurrësDy vëllezër kanë mbetur të plagosur në Durrës, pasi u sulmuan nga një tjetër qytetar.
Shtetasit M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç, janë qëlluar nga shtetasi R. F., 37 vjeç, në lagjen nr.5. Vëllezërit ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta në vendngjarje dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit . Vijon intensivisht puna për kapjen e tij
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./Zoom.al
Hijet e rekrutimit të emigrantëve shqiptarë në industrinë e kanabisit në BritaniEmigrantët tërhiqen nga “shtëpitë e barit” pa qenë plotësisht të vetëdijshëm dhe të informuar për rreziqet që ky aktivitet i paligjshëm mbart në Mbretërinë e Bashkuar.
Dhjetëra mijëra shqiptarë kanë emigruar gjatë viteve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar. Pjesa më e madhe janë të integruar mirë, por ka mes tyre edhe që kanë zgjedhur rrugën e fitimit të shpejtë dhe pa mund, duke u bërë pjesë të industrisë së paligjshme të rritjes së kanabisit në ambiente të mbyllura, në të ashtuquajturat “shtëpitë e barit”.
“Një shtëpi bari për shqiptarët, për ata që e kanë vuajtur është një ferr i vërtetë. Ata që nuk e dinë dhe ikin me atë mendimin leku letër – siç e bënë kuksiani, për një muaj thotë e bëj lekun letër, është një mashtrim dhe reklamë fantazmë”, tregon ai.
Milo nuk përmbush profilin tipik të emigrantit shqiptar që përfshihet në një “shtëpi bari”. Në mes të 50-ave, ai është i martuar dhe ka tre fëmijë. Përpara se të udhëtonte drejt Mbretërisë së Bashkuar ka punuar në administratën publike dhe është marrë me biznes. Ai udhëtoi drejt Londrës në vitin 2020, me ndihmën e një trafikanti, të cilin e pagoi 16 mijë paund.
“I kam hipur taksisë këtu, kam mbërritur drejt e në Londër. Kemi kaluar tunelin e La Manshit. Jemi futur në bagazh të një ‘Audi A6′, na futi shoferi. Gati 40 minuta kemi qëndruar në bagazh, deri sa kemi arritur në Londër,” tregon ai.
Përmes informacioneve të përcjella nga autoritetet britanike, policia shqiptare ka krijuar një profil për subjektet me risk emigrimi dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme. Sipas zv.ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, pjesa më e madhe e tyre janë meshkuj të moshës 20 deri në 45 vjeç.
“Për sa i përket shpërndarjes gjeografike, janë të gjithë zonat, por kryesisht bien në sy zonat me zhvillimit më të ulët ekonomik, si dhe përgjithësisht flasim për kategori që kanë arsim të ulët dhe në ndonjë rast arsim të mesëm,” thotë Lamallari.
Hulumtuesit që e kanë studiuar këtë valë të re migrimi theksojnë se faktorët shtytës janë kompleksë, por logjika e atyre që largohen është e thjeshtë.
“Fillon me ‘unë kam një nevojë, një nevojë për të materializuar ambicien, dua të bëjë diçka në jetë, ose kam një nevojë ekonomike’. Shikoj përreth, dhe shikoj që mundësitë e mia janë tepër të limituara. Unë nuk gjej një mbështetje. Unë nuk besoj tek sistemi shoqëror që më rrethon, qoftë ai politik, qoftë ajo paaftësia e institucioneve. Rrjedhimisht, kjo e vendos individin në një sens dëshpërimi, plogështie edhe mungesë shprese,” shpjegon eksperti i çështjeve të emigracionit, Redion Qirjazi.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Observatori i Migracionit në Universitetin e Oksfordit, rreth 16 mijë shqiptarë aplikuan për azil në Britani në vitin 2022, ku rreth 12 mijë arritën me anije të vogla dhe gomone përmes kanalit të La Manshit. Shumica vijnë nga zona të pazhvilluara të Shqipërisë dhe përballen me vështirësi për t’u integruar në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas ekspertit kriminolog, Fabian Zhilla, të rinjtë shqiptarë me nivel arsimor nën mesataren rekrutohen nga grupet kriminale, pasi e kanë shumë të vështirë të integrohen në mënyrë formale në tregun e punës.
“Grupet kriminale duke pasur të stabilizuar infrastrukturën dhe duke mos pasur kërkesa të larta për aftësitë e tyre, menjëherë i integruan duke i aktivizuar, qoftë në trafikun e kokainës, duke i aktivizuar qoftë edhe në shtëpitë e barit. Ajo që u kërkohet atyre është thjesht besnikëria,” thotë Zhilla.
Biznesi i paligjshëm i “shtëpive të barit”, përfshin përveç kultivuesve, edhe investitorin, agjentë të pasurive të patundshme dhe shpeshherë dhe qiradhënësit, të cilët shpërblehen më një pjesë të drogës së kultivuar.
Për një shtëpi bari me 70 rrënjë duhen investuar rreth 50 mijë paund. Dheu, llambat, filtrat, motorët, tubat dhe pajisjet e tjera, futen në shtëpi në mënyrë diskrete në një kohë kur fqinjët janë larguar për punë. Më shumë se policisë britanike, kultivuesit i druhen bandave që grabisin “shtëpitë e barit”.
Milo tregon një episod përleshjeje, pasi grabitësit e maskuar thyen derën e shtëpisë ku ai qëndronte dhe hynë brenda në kuzhinë me shkopa bejsbolli në duar.
“Hera e parë që përballem me hajdutë, me hajdutë në shtëpi bari. Kap shkopin e bejsbollit, ata përballë andej, ne përballë këtej. Tre ne, katërmbëdhjetë ata. U përleshëm, kuzhinën e kanë shkulur nga vendi, kërciti luga, piruni, pjatat. Një orë lufte me hajdutët, as komshiu nuk ka marrë në telefon, as policia, asnjë gjë,” tha ai.
Në vitin 2023, rreth 1500 qytetarë shqiptarë ishin të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar. Shumica e të dënimeve janë të lidhura me shtëpitë e barit. Të rinjtë shpesh tërhiqen në këto veprimtari pa qenë plotësisht të vetëdijshëm për pasojat ligjore dhe personale, të joshur nga premtimet për fitime të lehta dhe një jetë luksoze.
“Shumë të rinj janë të keqinformuar dhe sapo shkojnë atje ndodhen përballë një situate që mendojnë se është fillimi dhe gënjehen me këtë. Në momentin që t’i futesh në botën kriminale pastaj, e ke shumë të vështirë të dalësh,” thotë eksperti Zhilla.
Natyra e fshehtë e rekrutimit të të rinjve në aktivitete kriminale i bënë ato të vështira për t’u zbuluar dhe luftuar nga autoritetet ligjzbatuese. Sipas ekspertëve, është thelbësore që të rritet ndërgjegjësimi mes të rinjve mbi rreziqet dhe pasojat e përfshirjes në veprimtari të tilla, si dhe të ofrohen alternativa të ligjshme dhe të qëndrueshme për të ardhmen e tyre në vend./VOA
Foto/ U plagos me armë në Shkodër, kush është studenti i Akademisë së Sigurisë, Gjergj NdërshtiqajJanë publikuar fotot e studentit të Akademisë së Sigurisë, i cili mbeti i plagosur pak çaste më parë në Shkodër, Gjergj Ndërshtiqaj.
Ndërshtiqaj, është 28-vjeçari që bashkë me kunatin e tij, Gjon Nika, 30-vjeç mbetën të plagosur nga një atentat.
Ndërkohë, në afërsi të vendit të ngjarjes, uniformat blu kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.
Dy të plagosurit Ndërshtiqaj dhe Leka janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Krimeve të Rënda janë nisur në drejtim të Shkodrës.
Pak minuta më parë dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri në fshatin Grudë të Shkodrës, ndërsa njëri prej tyre është student i Akademisë së Policisë.
Raportohet se më herët u nisën Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA.
Mësohet se studenti i plagosur është Gjergj Ndërshtiqa, vëllai i drejtorit të Drejtorit të Drejtorisë së Transportit Rrugor.
Ndërkaq, i plagosuri i dytë është kunati i tij, Gjon Nika.
Policët gjetën pranë vendngjarjes një makinë që po digjej dhe dyshohet se i përket autorëve.
Në Shqipëri nuk mund të bëhesh as hajdut pa pëlqimin e Kryeministrit!Thuajse të gjithë e dinë se në Shqipëri nuk mund të bëhesh as hajdut pa pëlqimin e Kryeministrit, por ec e thuaje këtë publikisht kur e dinë se do të vërsulen me dhjetëra portale e media që i ‘redakton’ kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Në Shqipëri të gjithë e dinë se properëndimorja e ‘Rilindësve’ është proporcionale me mosndjeshmërinë e tyre ndaj shqiptarisë, por rrallëkush e thotë këtë publikisht ngaqë e dinë se diplomatët e huaj janë ata që e mbrojnë Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës nga shqiptarët.
Të gjithë gazetarët e Shqipërisë e dinë se po tregove publikisht se kush është pronari i vërtetë i djegësit të Tiranës, të djegin të gjallë mediat pro-qeveritare, siç e dinë se në Shqipëri e vërteta të vret e të varfëron, ndërkaq gënjeshtrat të majmin dhe aq shumë të pasurojnë sa të kesh lekë që për çdo dalje televizive të blesh tesha të reja firmato që kushtojnë sa paga vjetore e një kameramani.
Po pra, i madh e i vogël e dinë se e vërteta në Shqipëri e ka më keq se sikur të ishte e ndaluar me ligj, ngaqë kështu, të lënë në duart e gënjeshtarëve, atë e vrasin mbrojtësit e saj të ‘Rilindjes’.
Në Shqipëri pra janë të pafund të vërtetat që i dinë të gjithë, e të cilat rrallëkush i thotë publikisht, por jo vetëm pse atje çdo gjë është në duart e hajdutëve të ‘Rilindjes’, por pse është pakësuar numri i atyre që e kanë kuptuar se gënjeshtarët e pushtetshëm e çnjerëzojnë shoqërinë, e lajmësit e guximshëm të të vërtetave e forcojnë boshtin e saj njerëzorë.
Pa dyshim se në mëmëdhe çdokush e dinë se as shtetet e popujve më të prapambetur të Afrikës nuk do pranonin që me kushtetutë, sistemin e drejtësisë – pra shtyllën bartëse të shtetit – t’ua përcaktonin e t’ua mbikëqyrnin të huajt, por rrallëkush guxon ta thotë këtë të vërtetë ngaqë e dinë se në Shqipëri, edhe pas reformimit të drejtësisë, nuk vendosë ligji por ‘maliqi’.
Nga Kim Mehmeti*
Plagosja e policëve në Shkodër, policia jep detajet. Gjendet një “Renault” i djegurPolicia e Shkodrës ka dhënë më shumë detaje për sulmin ndaj dy policëve atje, pak minuta më parë.
Sipas njoftimit, të lënduar janë shtetasit Gj. N., rreth 30 vjeç dhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Ata po marrin ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Grudë e Re dhe nuk dihen ende arsyet.
Gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, policët kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.
Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.