zoom

Day ArchiveNjë listë me seriale s*ksi që duhet t’i shohësh vetëm ose me partnerin

Netflix ka disa seriale që do i përshtaten shumë humorit tënd disi erotik apo pasionant në ditë kur do të kalosh kohën me seriale që të japin ndjesi të tilla.

Këta seriale janë specifikisht të krijuar për të nxitur dëshirën seksuale dhe për të të argëtuar, mbase edhe për të të ndihmuar me orgazmën e radhës.

Ndaj sot, do të listojmë disa tituj që mund të të bëjnë të shkosh pranë lodrës së seksit më të afërt që ke, ose te partneri për një natë të gjatë pasioni. Mbush një gotë verë, rehatohu dhe nis të preferuarin tënd nga kjo listë.

Sex/Life

Tiny Pretty Things

Bridgerton

Cursed

Emily in Paris

Sexify

Dark Desire

Fatal Seduction

 

Deputetja shqiptare jep lajmin e trishtë pas kancerit: Po përballem me një sëmundje të re

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, ka bërë një njoftim të trishtë për ndjekësit dhe miqtë në rrjete sociale.

Ajo përmes një shkrimi ka bërë të ditur se po përballet me një sëmundje tjetër pas kancerit që kaloi disa vite më parë.

Matoshi ka treguar se i duhet t’i lërë të gjitha angazhimet për të kryer një operim. Artistja shqiptare në shkrim ka përmendur edhe disa raste kur njerëzit e kanë tradhtuar dhe nuk ia kanë dëshiruar të mirën, por pavarësisht kësaj ka shprehur dashuri dhe të mira për të gjithë.

Reagimi i plotë:

Edhe një tjetër …
Në çastin që e ke zbulu kush osht armiku yt, gjysmën e betejës e ke fitu.
E, unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq.
• Ata që t’i rrehin krahët e të keshin në fytyrë po të shkelin e poshtnojnë pas shpine.
• Shëndetin kur të tradhton at’herë kur mendon që je e gatshme me e bajt një mal mbi supe.Sëmundjet e mija i kanë hap gjithmonë shume perde, e kanë shpërfaq fytyra të shumta pa maska. Njerëz të shumtë që kanë kesh ma shumë me problemet e mia, sesa me sukseset e mia.
Sonte po du me i gëzu krejt kto zemra të ligshta për s’vogli, e me i shqetësu shumë zemra të buta prej madhështie njerezore t’u ua dhon lajmin që tash e një kohë po përballna me një sëmundje të re.
Për me e ditë të plotë, thashë t’ju tregoj që problemi jem ka fillu para paraqitjes time televizive në Festivalin e Këngës në RTSH.
Nuk kom leju as vizita mjekësore me zhvillu në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jom përgjegjëse.
Jom kon prezente për krejt, veç për veten jo.
Shëndeti m’tradhtoj prapë. Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet.
Në këtë mujë të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshem, shoqnine që m’dojnë.
E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës.
Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë.
Inatin, urrejtjen, e vnerin që e vjellin çdo dite përmi emrin tem, po shkoj me e largu prej trupit tem.
Unë prapë ju du shumë!
Ma shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht.
Unë po shkoj, për me u kthy.
Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në Dashni.
Po shkoj.
Ju lutnu unë me u kthy mirë.
Unë po lutna me ju gjetë juve ma mirë se kurrë ma parë!

Shpërthim i fortë në Lushnjë në oborrin e një banese

Një shpërthim i fortë ka ndodhur pak para minutash në qytetin e Lushnjës.

Ngjarja raportohet në lagjen “Kadri Qystri”, në oborrin e banesës së shtetasit me iniciale A.P. Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse dyshohet se është tritol. Nga shpërthimi, raportohen vetëm dëme materiale.

Policia po kontrollon qytetin.

Konflikti për vajzë apo drogë, gazetari tregon detajet e tragjedisë midis shqiptarëve në Frosinone

Detaje të reja kanë dalë nga sherri midis shqiptarëve në Frosinone, ku vdiqën dy të rinj.

Sipas gazetarit Fatjon Gjinaj konflikti fillimisht u raportua të ketë nisur për shkak të një vajze, por autoritetet italiane besojnë se ngjarja ka të bëjë me kontrollin e drogës në zonë.

Gazetari zbuloi se autori ndodhej në lokal dhe ka qëlluar me armë drejt një prej shqiptarëve që erdhën në lokalin ku ndodhi ngjarja, ndryshe nga sa u mendua fillimisht. Pasi është larguar nga vendngjarja ku kishte qëlluar një prej shqiptarëve të grupit tjetër, autori ka telefonuar avokatin e tij dhe i ka shpjeguar ngjarjen.

 

“Autori ka hedhur armën dhe ka kontaktuar avokatin e tij duke i treguar ngjarjen pasi është larguar nga vendngjarja. Fillimisht u hodh teza se autori që ka shkrepur armën, Mikea Zaka, kishte ardhur dhe kishte qëlluar disa klientë në lokal. Ai ishte me dy miq në tavolinë të lokalit dhe aty vjen një grup me 4 persona shqiptarë. Në momentin që Zaka sheh personat që futen në lokal mes tyre dhe viktimën kishte tensione dhe u nxor një armë zjarri e cila qëlloi 6 herë. Zaka u shpreh se ai mori armën nga një prej personave që erdhën, por policia beson se arma është nxjerrë nga vetë Zaka.

Autori i dorëzuar është shprehur se sherri mes tyre ka qenë për një vajzë, por prokurori i zonës është shprehur se bëhet fjalë për kontrollin e drogës në zonë. Zaka po ashtu nuk ka folur për këtë vajzë pasi ka dalë para gjykatës sot”, shpjegoi gazetari.

Edhe Britania i hap derën kriptomonedhave: Pranon tregtimin në bursë. Bitcoin arrin 71 mijë $

Rregullatorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë njoftuar se nuk do të kundërshtojnë krijimin e titujve të lidhur me kriptomonedhat.

Autoriteti Financiar i Britanisë, FCA, tha se do t’i njohë ETN-të, titujt e lidhur me kriptomonedhat që do të tregtohen në bursë, por të pagarantuara.

Por produkti, sipas FCA, do të jetë i dispoueshëm vetë për investitorët profesionistë, fondet e investimit dhe institucionet e kredive, jo për qytetarët e thjeshtë.

Një ETN është një produkt që tregtohet në bursë, i lëshuar nga një bankë ose një fond investimi.

Edhe bursa e Londrës ka njoftuar se do të pranojë aplikimet për Bitcoin dhe Ether.

Lëvizja e Britanisë vjen dy muaj pas miratimit nga qeveria amerikane, për të tregtuar në bursë Bitcoin, në atë që quhet ETF. Ndryshimi midis ETF-së amerikane dhe ETN-së angleze, është se kjo e fundit është borxh i pagarantuar./FinancialTimes

Ç’duhet të hani dhe të shmangni gjatë Ramazanit

Gjatë Ramazanit, miliona muslimanë në mbarë botën fokusohen në reflektimin e brendshëm dhe agjërojnë nga muzgu deri në agim.

Agjërimi gjatë Ramazanit, jo vetëm që ndryshon mënyrën e të ngrënit dhe gjumit, por edhe ora biologjike e trupit pëson një sërë ndryshimesh si fizikisht ashtu edhe mendërisht. I dehidratuar dhe i uritur për shkak të agjërimit, trupi ngadalëson metabolizmin për të përdorur energjinë në mënyrë sa më efikase.

Por ende mund të shijoni agjërimin duke ngrënë si duhet gjatë syfyrit (vakti para lindjes së diellit) dhe pas iftarit(vakti pas perëndimit të diellit).

Duhet të fokusoheni tek nevojat ushqyese

Gjatë Ramazanit, për të plotësuar sasinë e energjisë dhe lëndëve ushqyese që trupi juaj ka nevojë gjatë ditës, duhet të hani ushqime të pasura me proteina, karbohidrate, vitamina dhe minerale dhe duhet të siguroheni që të pini mjaftueshëm ujë.

Në të njëjtën kohë, kjo nuk do të thotë që gjatë syfyrit duhet të hani gjithçka që ju nevojitet menjëherë. Nëse e bëni këtë, trupi juaj nuk mund të përdorë energjinë menjëherë, gjë që mund të rezultojë në shtim në peshë. Kjo për shkak se metabolizmi juaj përshtatet me modelet e të ngrënit gjatë Ramazanit.

Të rriturit duhet të pinë tre deri në katër litra ujë në ditë. Edhe pse ju merrni 40 për qind të kësaj sasie nga ushqimet, lëngjet e frutave, uji mineral, çaji dhe pijet e tjera, ju duhet të pini 1,5 dhe 2,5 litra ujë në ditë. Kjo do të thotë që ju duhet të pini dy ose tre gota ujë çdo orë nga iftari në syfyr.

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni

Një nga gabimet më të shpeshta është të hash ushqime pas iftarit për të larguar oreksin dhe më pas të shkosh për të fjetur, duke lënë syfyrin dhe duke qëndruar i uritur deri në iftarin tjetër. Duhet të hani gjithmonë gjatë syfyrit, mundësisht para fillimit të agjërimit. Ushqimi para gjumit ose shmangia e të ngrënit gjatë syfyrit mund të shkaktojë probleme serioze të sheqerit në gjak dhe dehidrim të nesërmen. Si rezultat, mund të ndiheni të trullosur dhe të hutuar gjatë ditës.

Pra, çfarë duhet të hani gjatë syfyrit që të ndiheni më energjikë gjatë gjithë ditës? Një mëngjes i lehtë, i shëndetshëm dhe plotësues është një opsion i shkëlqyeshëm. Para lindjes së diellit, mund të hani produkte qumështi dhe produkte të freskëta si djathëra, vezë, domate dhe kastravecë. Për më tepër, gjithmonë mund të shijoni një supë, perime të gatuara në vaj ulliri dhe fruta.

Ky kombinim plotëson nevojat ditore të trupit tuaj për energji, vitamina dhe proteina. Përveç frutave, duhet të hani bukë dhe makarona me grurë integral, kuskus ose grurë bulgur të pasur me karbohidrate dhe fibra, të cilat janë të mira për sistemin tuaj të tretjes.

Frutat e thata si hurmat, arrat dhe bajamet janë gjithashtu suplemente të shkëlqyera ushqimore. Ato mund t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur për orë të gjata gjatë gjithë ditës. Nuk është vetëm shumëllojshmëria e ushqimit që hani, por edhe porcionet që luajnë një rol vendimtar në ushqimin tuaj. Duhet të zgjidhni porcione më të vogla dhe të hani me mençuri.

Gjatë Ramazanit, duhet të shmangni aktivitetet e përditshme që mund të dehidratojnë trupin tuaj, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta të verës. Nëse punoni në kushte të motit të nxehtë ose jeni një atlet profesionist që dëshiron të agjërojë, përdorni suplemente ushqimore për një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme që do të mbështesë aktivitetet tuaja të përditshme.

Nëse ushtroheni rregullisht, duhet të vazhdoni të plotësoni nevojat tuaja ditore për energji, proteina dhe ujë gjatë kohës kur nuk jeni duke agjëruar. Për më tepër, ulni kohëzgjatjen e ushtrimeve tuaja me 30 për qind gjatë Ramazanit.

Prishja e agjërimit me ushqime lehtësisht të tretshme është një opsion i mirë dhe i shëndetshëm. Gjatë Ramazanit, njerëzit priren të hanë shumë ushqime shumë shpejt pas shumë orëve të gjata agjërimi. Por provoni ta prishni agjërimin me supë, më pas ujë ose lëng frutash të shtrydhur të freskët, në mënyrë që të mund të hidratoni trupin tuaj pas një dite të gjatë dehidrimi dhe më pas hani pjatën kryesore 10 ose 15 minuta më vonë. Kjo do të parandalojë marrjen e tepërt të ushqimit duke ju dhënë një ndjenjë të ngopjes, e cila nga ana tjetër do të ndihmojë sistemin tuaj të tretjes.

Për pjatën kryesore, mishi i pjekur në skarë, i zier ose i zier në avull, pule ose pjata me perime janë opsione të mira. Duke e përtypur ushqimin tërësisht dhe duke bërë një shëtitje një ose dy orë pas iftarit, ju mund të ndihmoni sistemin tuaj të tretjes.

Shqiptari kthen ish-redaksinë e gazetës në shtëpi bari në Angli

Rasti i një shqiptari, i cili kishte kthyer redaksinë e gazetës në shtëpi bari, është zbuluar në Angli.

39-vjeçari Dino Marku u gjet i fshehur në zyrat e gazetave të vjetra ku kishte 246 bimë kanabisi me një vlerë të vlerësuar prej 258,000 paund.

Shqiptarit i ishte premtuar 10,000 paund për të vepruar si kopshtar i fabrikës së kanabisit në ish-zyrat e County Times në një rrugicë në rrugën Broad Street të Welshpool.

Ky raport u bë i ditur nga Gjykata e Kurorës Caernarfon. Gjykatësi Timothy Petts vendosi ta burgosë Dino Markun me 18 muaj, e teksa shtoi se pritet të deportohet në Shqipëri.

Ai pranoi se ishte përfshirë në prodhimin e drogës pas një bastisjeje të policisë në janar.

Si po dështon “Reforma e pagave” e qeverisë / Rrogat e shtetit shumë më të larta se të privatit

Paga mesatare mujore rritet me ritme dyshifrore në fund të 2023, sipas raportimit më të fundit të INSTAT.

Të dhënat tregojnë se, pagat në shtet u rritën me 18% në tremujorin e katërt në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa duket se sektori privat nuk arriti të ndjekë të njëjtat hapa me rritjen. Në sektorin privat pagat u rritën me 11.6%  për të njëjtën periudhë.

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2023, është 75.025 lekë, duke u rritur me 13,7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave nga Statistikat e Pagave, gjatë tremujorit të katërt 2023, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të katërt 2023 paga mesatare bruto për grup- aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 16,2 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit prej 4,5 %.

Gjatë tremujorit të katërt 2023, grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.

 

 

Urdhri/ Gjykata lë jashtë pallatit mbretëror Princ Lekën. Vajzën mund ta takojë vetëm 2 orë

Gjykata lë jashtë pallatit mbretëror Princ Lekën.

Sipas urdhrit të zbardhur nga gazetarja Anila Hoxha, Zogu II do t’i afrohet rezidencës vetëm kur të takojë të bijën, dy orë në ditë.

Pasi ka pranuar padinë e Elias, gjykata ka urdhëruar lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për të.

Urdhërohet menjëherë i padituri Leka II Zogu të mos kryejë ose të mos kërcënojë se do të kryejë vepër dhune në familje ndaj paditëses Elia Zogu.

Urdhërohet menjëherë i padituri Leka II Zogu të mos qëndrojë në banesën ku jeton paditësja Elia Zogu, e cila ndodhet në adresën Rruga Murat Toptani, Vila Rezidenciale Mbretërore nr.6, Tiranë, me përjashtim të rasteve kur ka oraret e takimit me fëmijën e mitur, Geraldina Zogu.

I padituri Leka II Zogu ka të drejtë të takojë dhe të qëndrojë me fëmijën e mitur nga dita e hënë deri të premten, nga ora 16:00 deri në orën 18:00 dhe ditën e shtunë dhe të diel nga ora 11:00 deri në orën 13:00, marrja dhe dorëzimi i fëmijës do të realizohet në prezencën e dados.
Gjykata ka pranuar padinë edhe nga Princ Leka dhe ka lëshuar urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes për të:

Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos kryejë ose të mos kërcënojë se do të kryejë vepër dhune ndaj paditësit Leka II Zogu.

Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos cenojë, kërcënojë paditësin Leka II Zogu.

Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos i afrohet paditësit, banesës ku jeton paditësi Leka II Zogu, vendit të tij të punës apo vendeve të tjera që frekuenton, përtej një distance 5 metër.

Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos qëndrojë në banesën ku jeton, e cila ndodhet në adresën Rruga Murat Toptani, Vila Rezidenciale Mbretërore nr.6, Tiranë, gjatë orareve të takimit të paditësit Leka II Zogu me fëmijën e mitur Geraldina Zogu.

E paditura Elia Zogu deri në marrjen e vendimit për vërtetimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, do të qëndrojë në banesën ku jeton aktualisht, e cila ndodhet në adresën Rruga Murat Toptani, Vila Rezidenciale Mbretërore nr.6, Tiranë.

Ky urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje i fillon efekte që nga data 7 mars 2024.

Të dy ish-partnerët kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë, ndërsa në një video shihet se është Elia ajo që godet Lekën duke përsëritur se ai i ka goditur të atin. /Zoom.al

VIDEO/ Loja që fshihet në mesazhet tuaja në Instagram

Mesazhet tuaja në Instagram fshehin një lojë.

Nëse dikush ju ka dërguar një “emoji” ose ju e keni bërë diçka të tillë, tashmë me këtë figurë mund të luani.

Nuk ka rëndësi nëse jeni përdorues iOS apo Android.

Mjafton të mbani të shtypur “emojin”, që duhet të jetë vetëm një, dhe aplikacioni do të shfaqë lojën.

Ekrani do të ketë një sfond të verdhë dhe “emoji”-n në qendër, të cilën duhet ta bëni të kërcejë duke lëvizur gishtin në ekran.

Sa më shumë që ju vazhdoni lojën, aq më shpejt ikona kërcen dhe shtohet vështirësia, fitoni pikë dhe sfondi ndryshon. Pas 10 pikësh, “emoji” do të ndryshojë automatikisht, për shembull një larvë kthehet në flutur.