Aplikacion
Një shqiptar ka mbetur i vdekur në Itali dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Aldo Moros në Frosinone rreth orës 19:00 përpara një kafeneje, e cila në momentin e të shtënave ishte e mbushur me klientë.
Dyshohet se grupi i të rinjve nga Shqipëria është përballur me një grup tjetër marokenësh të cilët mbërritën me makinë pranë lokalit dhe pas një debati me tone të larta hapën zjarr.
Sipas mediave italiane dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan të shtënat papritur dhe menjëherë panë trupat në tokë.
Sakaq shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit dhe për të zbardhur ngjarjen.
Mbesa e Hrushov: Sa më gjatë që zgjat lufta në Ukrainë, aq më i rrezikuar pushteti i PutinitNina Khrushcheva, profesore e Çështjeve Ndërkombëtare në The New School në New York, mbesa e ish-udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, analizon efektin e tyre dhe perspektivat e ndryshimit të regjimit në atdheun e saj.
Ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë, dhe pas vdekjes së liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në burg, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë.
Pavarësisht revoltës së shumë rusëve nga vdekja e Navalny-t, deri më tani kjo ngjarje nuk ka nxitur ndonjë reagim të dukshëm popullor. Edhe pse mund të shkaktojë ende trazira – ngjarje të tilla mund të jenë të vështira për t’u parashikuar, sidomos në Rusi – ka pak arsye të besohet se do të pezullohen “zgjedhjet” (nëse mund të quhen ende të tilla).
Nëse kërcënimi nga ndëshkimit i ashpër nën regjimin stalinian të Putinit, nuk do të mjaftojë për të penguar protestat, forcat e sigurisë – që angazhohen në masë gjatë kohës së votimit – do t’i shtypin ato me shpejtësi. Sa i përket sanksioneve, përqendrimi i Perëndimit tek ato ka qenë gjithmonë i gabuar.
Ata nuk e penguan kur ai nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës 2 vjet më parë, dhe nuk do ta pengojnë as tani. Madje sanksionet mund të forcojnë pozitën e Putinit në vend. Për shkak se u bëjnë shumë më shumë dëm rusëve të zakonshëm sesa atyre në Kremlin, ato mund të përdoren për të përforcuar narrativën e Putinit se Perëndimi është në luftë kundër Rusisë, dhe do të shkojë deri në ekstrem për ta shkatërruar atë.
Thelbi nuk qëndron tek levat, por tek rregullat dhe normat ndërkombëtare. Dy vjet pas luftës, nuk janë sekuestruar ende asetet e Bankës Qendrore të Rusisë, sepse Perëndimi e pranon se një veprim i tillë nuk do të ishte plotësisht i ligjshëm, dhe se ai do të binte ndesh me normat të cilave ajo pretendon se u përmbahet.
Suksesi i Rusisë në përballimin e sanksioneve të ashpra, përbën një poshtërim për SHBA-në dhe partnerët e saj. Kompanitë perëndimore janë ankuar se po keqtrajtohen në Rusi, edhe sepse qeveritë e tyre po ngrijnë asetet ruse dhe vendosin sanksione ndaj Moskës.
Dhe liderët perëndimorë e kanë kritikuar Rusinë se ka vepruar pikërisht ashtu siç kanë vepruar edhe vetë. Për shembull, vitin e kaluar presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e kaluar e dënoi përdorimin e energjisë “si një armë” nga Putin, megjithëse BE-ja kishte bërë tashmë pikërisht këtë.
Të çarat e regjimit janë kudo. Ne i pamë ato kur politikani kundër luftës kundër Ukrainës, Boris Nadezhdin mblodhi më shumë se 200.000 firma në mbështetje të kandidaturës së tij presidenciale (më pas iu ndalua garimi). I pamë kur mijëra njerëz vendosën lule në nderim të Navalny-t, edhe pse qindra u arrestuan sepse brohoritën “Putini është një vrasës” dhe “Jo luftës”.
Me gjithë rreziqet, rusët flasin ende hapur, të paktën tani për tani. Pasi iu anuluan koncertet në disa qytete për shkak të kritikave të tyre ndaj luftës, Diana Arbenina dhe grupi i saj rock, Night Snipers, tha para fansave në Chelyabinsk se ndonëse ishte paralajmëruar të qëndronte e heshtur mbi arrestimet e paligjshme, ajo nuk do të bindej, madje edhe të tjerët nuk duhet të binden.
Turma brohoriti dhe shfaqja vazhdoi, ndërsa policia nuk guxoi të ndërhynte. Asnjë nga këto nuk do të thotë se një revolucion është pranë (edhe pse mund të jetë). Por sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më e vështirë do të bëhet mbajtja nën kontroll e një populli gjithnjë e më të shqetësuar dhe zemëruar me atë që po ndodh.
Edhe nëse ekonomia po qëndron në këmbë, shkalla e madhe e shtypjes e ka kthyer Rusinë në një lloj tenxhereje me presion. Po rritet rreziku i shpërthimi të një revolte. Një investigim i fundit i “Proekt”, llogariti se që nga viti 2018, kur filloi mandati aktual i Putinit, janë hapur gati 6.000 çështje penale kundër qytetarëve rusë, që klasifikohen si represion politik.
Sa për krahasim, në vitet 1956-85, pra nga vitet pas vdekjes së Stalinit deri në fillimin e Glasnostit dhe Perestrojkës së Mikhail Gorbachev, raste të tilla ishin gjithsej 8000. Sa më shumë që Kremlini përpiqet të shmangë rebelimin, aq më shumë gjasa ka të ndodhë ai.
Navalnaya duket se është një njeri i admirueshëm. Ndoshta ajo do të ketë sukses. Por nuk jeton në Rusi. Kjo është e kuptueshme:Moska nuk është e sigurt për Navalnayan. Nuk ishte e sigurt as për bashkëshortin e saj të ndjerë, por ai u kthye gjithsesi atje në vitin 2021, pasi u shërua nga një atentat i mbetur në tentativë me agjentin nervor Novichok.
Ai e dinte se opozita nga jashtë Rusisë mund të ketë rezultate shumë të kufizuara. Një politikan duhet të jetë në vendin ku bën politikë. Ndërsa Navalnaya flet për vdekjen e Navalny-t në aktivitete jashtë vendit, nëna e tij Lyudmila shkoi në Siberi dhe u përpoq ta merrte trupin e tij për ta varrosur.
Ndonëse shumë rusë e kuptojnë zgjedhjen e Navalnaya-s për të qëndruar larg, kontrasti mes nënës së Navalny-t dhe vejushës së tij që kërkon vëmendje publike, nuk ka kaluar pa u vënë re. Kalimi i kohës duke biseduar me liderët e huaj për problemet e Rusisë ka pak ndikim brenda vendit, siç e kanë dëshmuar edhe Gary Kasparov dhe Mikhail Khodorkovsky. Nëse Navalnaya nuk kthehet në Rusi, unë nuk e kuptoj se sa efektive mund të jetë ajo në aspektin politik.
Mua më duket krejtësisht e papërgjegjshme një retorikë e tillë. Është e kuptueshme se vendet e NATO-s janë të mërzitura nga fakti që kundërofensiva e Ukrainës në verën e vitit 2023 dështoi të përmbushë pritshmëritë e tyre (jo realiste dhe shumë të larta).
Tani ata ankohen se nuk mund të përballojnë dot më ritmin e financimit dhe ndihmës që kanë dhënë 2 vitet e fundit për Ukrainën. Po rritet rezistenca politike brenda këtyre vendeve. Pra, udhëheqësit po përpiqen të trembin njerëzit duke paralajmëruar se nëse Putini arrin një fitore në Ukrainë, shënjestra e radhës do të jetë NATO.
Ky përshkallëzim i retorikës, mund të bëjë edhe më të mundshëm përshkallëzimin ushtarak. Putin nuk ka treguar ndonjë dëshirë për të nisur luftën kundër NATO-s. Por duke nxitur frikën se do ta bënte, udhëheqësit e NATO-s rrezikojnë të krijojnë një lloj profecie vetë-përmbushëse. Unë si një kritike e vazhdueshme e Putinit, e shoh këtë si tërësisht provokuese dhe si një marrëzi./ProjectSyndicate
Fjoralba Ponari zyrtarizon largimin nga TCH/ Do të moderojë “FermaVIP” me Bes KallakunModeratorja Fjoralba Ponari ka lënë Top Channel për të drejtuar “Ferma Vip”, në Vizion Plus.
Ajo e ka konfirmuar lajmin nga Instagram dhe partneri i saj në skenë do të jetë aktori Bes Kallaku. Gjithçka do të nisë më datë 22 mars dhe Ponari e Kallaku premtojnë se “do ta djegin fare”.
Shumë personazhe të botës së televizionit kanë paralajmëruar nisjen e këtij reality, por nuk është e qartë nëse do të jenë pjesë e formatit, nisur nga Noizy, Sinan Hoxha, Adrola Dushi etj.
S*ks brenda reality show-t shqiptar? Ish-banorja thotë poIsh-konkurrentja e “Love Island Albania”, Xhoana, ka ngritur disa dyshime për çiftin fitues të reality-s, Ueda-Arlind.
Dyshja, pas përfundimit të emisionit njoftuan se do të bëhen prindër, por sipas llogarive të Xhoanës, akti është kryer brenda shtëpisë së “Love Island”.
“E kam thënë edhe më herët se nuk dua të flas më për ta, bebi të jetë me jetë të gjatë, ta shijojnë ata shtatzëninë, por mendimi im real ama, pa dorashka , se po bëj një llogari me mendjen time tani dhe përderisa duket gjinia tani, i bie fëmija të jetë të paktën 4 muajsh dhe ne kemi po 4 muaj që kemi dalë nga programi. Pra Ueda ka ngelur shtatzënë që në program dhe kjo më duket e pamenduar, shumë herët për të bërë një fëmijë, se fëmija nuk është shaka dhe unë e di mirë këtë gjë. Po ndonjëherë fati është i shkruar dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj fat !”, tha Xhoana.
Kur ishte brenda shtëpisë, vetë Xhoana pati njjë flirt me Arlindin, por ai zgjodhi Uedën. Pyetur nëse do e vazhdonte lidhjen jashtë, Xhoana tha jo.
Këngëtarja nga Big Brother Vip 1, rikthehet sonte në shtëpinë e Vëllait të Madh“Nuk do e vazhdoja lidhjen me Arlindin jashtë, pasi edhe brenda marrëdhënia jonë kishte ulje-ngritje dhe jashtë ne të dy kishim zero të ardhme. Tani ata do të bëhen prindër dhe unë nuk dua ta diskutoj më këtë gjë, ata kanë jetën e tyre dhe presin një fëmijë”.
Rikthimi i ish-banorëve në shtëpi, është strategjia e preferuar e produksionit të “Big Brother VIP” . Dhe sonte do të ketë një rikthim të një ish-banoreje të edicionit të parë të BBVIP.
Bëhet fjalë për Fifin!
Sonte ajo të rikthehet në shtëpi si këngëtare dhe jo si banore. Ajo do të performojë mbrëmjen e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, aty ku dy vite më parë trazoi ujërat me pjesëmarrjen e saj.
“Fifi rikthehet sonte në BBV! Një koncert surprizë për banorët dhe për çdo teleshikues. Një mbrëmje me muzikë, plot atmosferë dhe alegri”, -shkruhet në faqen zyrtare të BBVIP në Instagram.
Shtatzënia nuk ndikon veç gratë, ja ndryshimet negative që përjetojnë burrat kur bëhen baballarëShtatzënia dhe lindja sjellin shumë ndryshime fizike dhe psikologjike në trupin e nënës, por rezulton se edhe burrat mund të përjetojnë një spektër të gjerë të ndryshimeve trupore dhe mendore kur bëhen prindër.
– Niveli i testosteronit mund të bjerë
Një nivel i lartë i testosteronit është përgjegjës për tiparet e sjelljes si agresiviteti, konkurrenca apo tërheqja ndaj partneres. Por, kur një burrë bëhet baba, niveli i tij i testosteronit duket se ulet, duke sugjeruar që tani e gjithë vëmendja e burrit duhet të drejtohet brenda familjes, jo jashtë. Studimet sugjerojnë se burrat që tashmë kanë një partnere dhe fëmijë kanë nivele më të ulëta testosteroni, në krahasim me burrat pa fëmijë dhe ata që janë ende në kërkim të një partnereje.
– Niveli i oksitocinës dhe dopaminës rritet
Oksitocina dhe dopamina janë 2 kimikate që janë përgjegjëse për lidhjen midis një prindi dhe një fëmije. Ndërsa nivelet e testosteronit bien, efektet pozitive të oksitocinës dhe dopaminës rriten, duke e bërë një baba të ri të shijojë më shumë lojërat dhe përqafimet me bebushin e tij.
– Mund të ndodhin edhe disa ndryshime në tru
Shkencëtarët studiuan aktivitetin e trurit në një grup baballarësh të rinj dhe rezultoi që gjatë 4 muajve të parë pas lindjes truri i tyre tregoi disa ndryshime të dukshme. Këto ndryshime i ndihmojnë ata të zhvillojnë aftësitë prindërore dhe të ndërtojnë një lidhje të fortë me foshnjat e tyre. Ndërveprimet e hershme mes babait dhe foshnjës, ndërtojnë një bazë të fortë për marrëdhënien prind-fëmijë dhe luajnë një rol të madh në zhvillimin njohës dhe shoqëror të fëmijëve.
Në veçanti, truri i një babai të ri mund të tregojë më shumë aktivitet në zonat përgjegjëse për planifikimin, zgjidhjen e problemeve dhe zbulimin e rreziqeve.
– Burrat madje, mund të zhvillojnë simptoma të shtatzënisë kur partnerja e tyre pret një fëmijë
Gjatë shtatzënisë së gruas, edhe burrat mund të kenë simptoma të lidhura me shtatzëninë si të përziera, ndryshime të oreksit, fryrje dhe dhimbje shpine. Ky fenomen quhet ‘shtatzëni simpatike’, ose ‘couvade’. Nuk njihet zyrtarisht si problem apo gjendje mjekësore, por simptomat janë të zakonshme.
– Burrat mund të përjetojnë nivele të larta të stresit emocional
Përgjegjësitë e prindërve mund të rezultojnë në nivele të larta stresi dhe ankthi tek baballarët e rinj, por pjesa më e rrezikshme e kësaj është që burrat shpesh mendojnë se s’duhet të kërkojnë ndihmë sepse duhet të jenë “të fortët” në sytë e të tjerëve. Kjo sjell që ata të përjetojnë stres të madh fizik dhe emocional.
Është e rëndësishme që të dy prindërit të kalojnë kohë së bashku, duke folur për përjetimet e tyre gjatë shtatzënisë, por edhe pas lindjes së fëmijës. Një barrë e ndarë me dikë, është një barrë e përgjysmuar dhe ndonjëherë, një bisedë e sinqertë me partnerin mund të bëjë mrekulli.
– Uljet dhe ngritjet hormonale mund të çojnë në depresion post-lindje, edhe te burrat
Ndërsa shumë prej nesh e dinë se çfarë është depresioni pas lindjes tek gratë, pak kanë dëgjuar ndonjë gjë në lidhje me depresionin pas lindjes tek burrat. Edhe baballarët mund të jenë të prirur për depresion, duke marrë parasysh edhe uljen e nivelit të testosteronit. Ndryshimet hormonale së bashku me ngarkesën e përgjegjësive të një babai të ri i bëjnë burrat të prirur të përjetojnë çështje të shëndetit mendor.
Le të qëndrojmë pak këtu. Përgjithësisht depresioni pas lindjes është parë si një gjendje e cila ndodh vetëm te nënat, nisur nga fakti që janë pikërisht këto të fundit ato që sjellin të porsalindurit në jetë dhe kujdesen më së shumti me ushqyerjen dhe vënien në gjumë. Në fakt shkenca e njeh këtë depresion specifik edhe në botën e burrave. Sipas statistikave, ky çrregullim, nëse mund ta quajmë kështu, prek 1%- 26% të baballarëve të rinj.
Kështu, të dy partnerët, si nëna edhe babai ndjejnë luhatje humori, mungesë energjie, ankth, përjetojnë të qara, nervozizëm dhe shpesh ndjesi negative ndaj foshnjës. Kështu prindi zhytet në mendime të errëta dhe e ka të vështirë të përballet me realitetin dhe jetën e re.
Përgjithësisht kjo situatë zgjat 1 javë deri në 1 muaj pas ardhjes në jetë të fëmijës. Të bëhesh me fëmijë sjell ndryshime rrënjësore në stilin e jetesës, edhe nëse lindjen nuk e ke bërë ti. Tek gratë, nivelet e luhatshme hormonale dhe ndryshimet neurokimike që ndodhin në tru ndikojnë në një masë të madhe.
Por në fakt, një studim i “American Journal of Human Biology” (Revista Amerikane e Biologjisë së Njeriut) ka treguar se edhe burrat përjetojnë çrregullime hormonale pas lindjes së një fëmije. Ulja e nivelit të testosteronit mund të shtojë rrezikun e depresionit dhe ankthit.
Shtoji kësaj pasoja të tjera si stresi kronik, ushqyerja e parregullt dhe mungesa e gjumit, edhe ata i kanë të gjitha gjasat të kalojnë një episod depresioni, që në pakujdesi mund edhe të shndërrohet në depresion kronik. Por nuk janë vetëm ndryshimet hormonale ato që luajnë rol tek depresioni pas lindjes i burrave.
Një prej faktorëve është edhe ndjesia e shkëputjes nga nëna dhe fëmija, pasi në shumë raste babai lihet jashtë proceseve kryesore të rritjes së bebes. Është tejet e rëndësishme që babait t’i jepet mundësia të krijojë lidhje me fëmijën dhe të ndihet i dobishëm në përkujdesjen për të.
Mbi të gjitha, presioni i kulturës karshi prindit mund ta bëjë këdo të ndihet i paaftë. Pritshmëritë e larta ndaj mamasë dhe babait, që të kujdesen për fëmijën në një mënyrë të caktuar, janë zakonisht shumë larg realitetit të një jete pa gjumë, me kequshqyerje dhe hutim, ku prindërit e kanë tepër të vështirë të bëjnë çdo gjë në përsosmëri, me gjithë ngarkesën që vjen befas në jetën e tyre.
Si mund ta tejkaloni të gjithën këtë?
Përpiquni të hani mirë, të qëndroni me njerëzit tuaj më të afërm, të flisni me partnerin apo miqtë për mënyrën se si ndiheni dhe nëse situata po ju del jashtë kontrollit mos nguroni të kërkoni një ndihmë të specializur.
Publiku është me Elian/ Ish-princesha fiton 10.000 followers në Instagram pas skandalit mbretërorSkandalet janë gjithmonë rruga e duhur drejt famës.
Edhe pse ish-pincesha Elia Zaharia, nuk ka nevojë për famën, është e pamundur të shmangej nga “avantazhi”.
Pas videos së sherrit me Princ Leka Zogun, ndjekësit e Elias në rrjetet sociale janë rritur ndjeshëm, nga 77 në pothuajse 87 mijë. Në vetëm pak ditë, 10 mijë shqiptarë janë të interesuar për të ndjekur jetën e Zaharias.
Por kjo tregon dhe vendimin e publikut mbi situatën, pasi në rrjetet sociale të Princit nuk ka ndodhur e njëjta gjë dhe mesa duket ai është i humburi.
Ndoënse të dy kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë, në videon e vetme të publikur, është Elia ajo që godet Lekën teksa i thotë se ai i ka dhunuar të atin, Gjergj Zaharian./Zoom.al
Shqipëria për herë të parë në finalet e Kupës së Botës në ski me Lara Colturi-n
Shqipëria do të përfaqësohet në Finalet e Kupës së Botës në ski falë skiatores Lara Colturi.
Skiatorja italiane që garon për Shqipërinë do të jetë në finalet e javës së ardhshme në Salbach të Austrisë, pasi arriti të renditej mes 25 më të mirave në Giant Slam, në Are të Suedisë.
Lara Colturi nuk e ka përfunduar garimin e saj në këtë event. Ajo do të garojë të dielën në Sllallom dhe nëse do të renditet mes 25 më të mirave, kualifikohet direkt për finalen e madhe edhe në këtë disiplinë.
I dha tendera miliona lekë kompanisë që nuk përmbushte kriteret. GJKKO pezullon prefektin e Fierit“Sot ishte një ditë shumë e vështirë, sidomos lëshimi i parë sepse era ishte shumë e fortë. Gjë që ndikoi te shikueshmëria, por megjithatë arrita të jap diçka pozitive dhe pastaj gjëja më e bukur është fakti që u kualifikova në finalen e kampionatit botëror. Jam shumë e lumtur, një tjetër hap dhe tani e gjithë vëmendja do jetë tek sllallomi i nesërm,”-u shpreh skiatorja Lara Colturi.
Prefektja e qarkut të Fierit, Rajmonda Bilalaj është pezulluar nga detyra, me vendim të GJKKO-së.
Balilaj, që ka qenë dhe kryebashkiake e Patosit, akuzohet për shkeljen e barazisë në kontratat publike dhe se i ka dhënë disa tendera një kompanie që nuk plotësonte as kriteret. Bëhet fjalë për kontrata që kalojnë vlerën e 150 mln lekëve.
Në vendimin e GJKKO-së, thuhet se Balilaj “ka bashkëpunuar me anëtarët e KVO-së të caktuar prej saj, në urdhrin përkatës, pasi ajo nuk kishte nga ta dinte se ky operator do të kualifikohej si fitues edhe pse ishte i vetmi garues në garë. Në këtë mënyre nga tërësia e elementëve objektive dalin edhe ato subjektive, pra bashkëpunimi i saj me anëtarët e KVO-së , pasi edhe këta të fundit kanë shpallur fitues operatorin “G…… 001” , edhe pse nga hetimi ka rezultuar se ky operator nuk i plotësonte të gjitha kriteret dhe dokumentacionin sipas DST dhe duhej skualifikuar”.
GJKKO ka pezulluar nga detyra edhe Shkelqim Beqirin aktualisht sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Patos; Anisa Petani, ish Nënkryetaren e Bashkisë Patos, aktualisht e punësuar pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier; Bora Murati, me detyrë secialiste Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës, pranë Bashkisë Patos si dhe ka firmosur detyrim me paraqitje për tre të tjerë: Eneriada Rizai anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Vangjel Nushi ish Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Patos dhe Arben Manoku, me detyrë ish Inxhinier pranë Bashkisë Patos./Zoom.al
Në mbledhjen e sotme të qeverisë me kryebashkiakët në Shkodër, i vetmi kryebashkiak i zgjedhur që mungonte, ishte ai i Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg.
Kryeministri Edi Rama tha se për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Himarë, pritet vendimi i Gjykatës së Apelit, dhe shtoi se në fund do të jetë në pritje të caktimit të një date që i përket si kompetencë Presidentit.
Rama pati dhe një mesazh për Athinën, ndërsa tha se “për mua që nuk komentoj vendimet e drejtësisë, më duket paksa jo normale që të ndërhyhet në çështjen e drejtësisë”.
“Ju e dini shumë mirë këtë çështje dhe arsyen pse ne s’kemi pasur zgjedhje. Ka qenë thjeshtë dhe vetëm një qasje e vullnetit të mirë nga ana e Shqipërisë. Do presim vendimin e Apelit. Zgjedhjet e reja nuk i shpall Kryeministria, por Presidenti i Republikës. Do ndiqet ligji dhe standardet demokratike.
Do kishte qenë e udhës që drejtësia shqiptare të ishte lënë e qetë siç e kemi lënë ne të qetë për të gjitha çështjet brenda nga cilidoqoftë jashtë Shqipërisë sepse është drejtësia shqiptare që vendos për çështjet që lidhjen me qytetarë të Republikës së Shqipërisë dhe zotëria është qytetar i Republikës së Shqipërisë.
Nuk është as mbi të tjerët as nën të tjerët dhe ligji është i barabartë për të gjithë dhe për ne tingëllon paksa cingërisëse që të dëgjojmë zëra në gjuhë të huaj që komentojnë vendimet e gjykatave të Shqipërisë”.
/Zoom.al