zoom

Day Archive“Menduam që t’i bënim vajzën e…”/ Ish-këshilltari: Princ Leka refuzoi, zgjodhi Elian

Para se të zyrtarizonte lidhjen me Elia Zaharinë dhe të fejohej, Princ Lekës iu propozua një martesë me mblesëri.

Këtë detaj e zbuloi ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror, Murat Basha në studion e “Top Story”.

Ai u shpreh se fjala ishte për vajzën e Ibrahim Rugovës, por Princ Leka refuzoi dhe pranoi se ishte në një lidhje dashurie me Elia Zaharinë.

“Ne që punonim afër Mbretit u kujdesën që ky djali të kujdesej edhe për të ardhmen. Të mendonte për jetën e të sistemohej. Siç e ka edhe statusin themeltor i Mbretërisë Shqiptare është që Mbreti nuk mund të martohet me një vajzë shqiptare, se personifikon babain e kombit dhe babi nuk mund të martohet me vajzat e tija.

Ahmet Zogu mori Geraldinën, Mbreti Leka- Suzanën nga mbretëria australiane, por me ndryshimin kohëve edhe kjo po ndryshon.

Nga njerëzit e ngushtë të Mbretit Leka menduam që t’i krijonim Princit projektin për një të ardhme, me një vajzë me origjinë shqiptare, por që nuk jetonte këtu. Bëhej fjalë për vajzën e Ibrahim Rugovës. Kjo do të bënte një gjë shumë të bukur.

E kanë menduar edhe të tjerët, ishim dakord një pjesë, por ne nuk ishim në dijeni që Princ Leka ishte në një marrëdhënie. Atë kohë çdo gjë u prish dhe unë e kam përgëzuar Princin Leka se ndoqi zemrën e tij”, tha Murat Basha.

Sërish telashe për Saimir Tahirin? Gazetarja: Po kryhet një hetim tjetër ndaj tij

Ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri po kryhet një tjetër hetim penal.

Deklaratën e bëri gazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha në studion e “Top Story”.

Anila Hoxha tha se pas një hetimi të kryer për fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, nga të dhënat e dorëzuara nga bankat, del edhe emri i Saimir Tahirit. Për këtë çështje, sipas saj, Saimir Tahiri mund të thirret për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.

“E kemi marrë vesh nga njerëz të politikës që me Kokën apo Dakon do të ndodhë diçka, nuk është standard. Ministrat janë të rëndësishëm kur kalojnë portën e asaj prokurorie, nga rezultatet mu tha se 18 janë kryebashkiakë janë nën hetim në SPAK, për dy prej tyre mund të ketë rezultate, nuk mund ta themi. Hetimet që po bëhen ndaj Ceno Klosit për fshehje të ardhurave dhe pastrim parash, hetimi ndaj ish ministrit të Brendshëm Tahiri, kanë dalë rezultatet e disa bankave, po kryhen hetime për një dosje tjetër, do të kërkohet pyetja e tij nga SPAK”, tha Anila Hoxha.

Tahiri u dënua me tre vjet e katër muaj heqje lirie, në shkurt të vitit 2022, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Më 4 shkurt të vitit 2022,Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) pas një seance të gjatë, dënoi Tahirin me pesë vjet burg për “shpërdorim të detyrës”.

Për shkak se Tahiri pranpoi gjykimin e shkurtuar, dënimi u ul në tre vjet e katër muaj burgim.

Tahiri u dënua vetëm për “shpërdorim detyre” duke i “shpëtuar” akuzave të tjera të ngritura nga Prokuroria si: “Korrupsion i zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

“Shkundet” Greqia, lëkundje tërmeti në shtetin fqinj

Greqia fqinje u lëkund nga tërmeti mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Lëkundjet sizmike u ndjenë në në orën 21:51 në zonën detare pranë Gerolimenës në Laconia.

Epiqendra e tërmetit ishte 30 kilometra në perëndim-jugperëndim të Gerolimenës, ndërsa magnituda ishte 3.9 e shkallës Rihter.

Lëkundjet u ndjenë nga qytetarët, por nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Ish-këshilltari zbulon pasurinë e Princ Lekës: Kanë bërë marrëveshje para divorcit

Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror, Murat Basha renditi pasuri që sot janë në emrin e Princ Lekës.

Teksa në studion e “Top Story” diskutohej nëse arsyeja e dhunës mes Elias Zaharisë dhe Princ Lekës ishte pasuria, ish-këshilltari tregoi se ata kanë bërë një marrëveshje me njëri-tjetrin, për ndarjen e pasurisë.

Kjo marrëveshje, sipas tij, është firmosur para se të nisnin procedurat e divorcit.

Grida Duma: Disponon pasuri Princ Leka, çfarë kanë në pronësi?

Murat Basha:
Kanë shtëpinë, Vilën e Durrësit, por më duket e ka shitur dhe prona të tjera, por unë jam marrë me politikën. Janë rehat. Princ Leka dhe Elia kanë bërë një marrëveshje përpara divorcit, për pjesën e ndarjes së pasurisë. Unë pata shumë keqardhje dhe dje kur e pashë atë videoje atë dnjeva. Për atë djalë ndjej shumë keqardhje.

Një ditë më parë, avokati mbrojtë i Princ Lekës pohoi se ai dhe Elia Zaharia janë dakordësuar për pasurinë dhe një pjesë do t’i kalojë aktores dhe vajzës 3-vjeçare, Geraldinës.

Moderatorja rrëfen ndarjen nga partneri: Ishte lidhje e gjatë, e rëndësishme

Moderatorja Enxhi Nasufi foli për jetën e saj private, duke treguar një periudhë të vështirë për të.

Në një intervistë në emisionin “Në shtëpinë tonë”, Enxhi tregoi se i ka dhënë fund një marrëdhënieje disavjeçare me partnerin e saj.

Por kjo ngjarje, sipas saj, nuk e ka bërë që të humbasë besimin te djemtë dhe të mendojë që nuk do të krijojë më një lidhje dashurie.

“Unë kam patur në jetën time njerëz shumë të mirë, por tani jam single. Të shohim. Nuk ka dalë akoma princi i kaltër. Lidhja që lashë pas është shumë e rëndësishme, rritesh shumë, kupton shumë gjëra. Nuk kam tendencën për të mos i besuar njerëzve që vijnë në jetën time, referuar edhe djemve. E thash që nuk ka ardhur akoma ajo që duhet të vijë”, rrëfeu Enxhi Nasufi.

Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror: Elia më largoi nga puna

Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror, Murat Basha, akuzon Elia Zaharinë se ajo e pushoi nga puna.

Murat Basha tregoi gjatë një interviste në “Top Story” se deri në vitin 2010 kishte detyrën e këshilltarit për çështjet e politikës për Mbretin Zog.

Por pasi ai ndërroi jetë, shtoi ish-këshilltari, gjatë një takimi që pati me Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, kjo e fundit i tha se nuk kanë më nevojë për të.

Pjesë nga biseda në studio:

Murat Basha: Kam qenë pranë Mbretit Zog, me pozicione të ndryshme të rëndësishme. Jam takuar me Mbretin në ’91, kur erdhi të vizitojë kampet e refugjatëve në Itali se unë atje u vendosa më pas. Që prej asaj dite nuk jemi ndarë më. Në ’98 Princ Leka kishte në tabelë të zezë në dhomë, ku kishte shumë gjëra për UÇK-në. Në atë kohë thoshte dua të shkoj luftëtarë i UÇK-së, Mbreti Zog i thoshte që ku dot ë shkosh se je vetëm 17 vjeç. Por ai thoshte se di ta përdor armën, se ti më ke mësuar. Në 2002 më pas erdhi familja mbretërore këtu.

Grida Duma: Çfarë të ndau?

Murat Basha: Në 2010 pasi ndërroi jetë Mbreti Zog, një muaj e pak, shkova takova Princin dhe i thash, ishte bashkë me të fejuarën (Elia Zaharia), i thash unë dihet çfarë roli kam pasur, kam qenë Këshilltar i Mbretit. I thash nëse ju keni nevojë për njohuritë e mia unë jam në disponim. Më pas është hedhur Elia dhe tha që nuk kemi nevojë dhe më pas i kam dhënë dorën e kam ikur.

Ish-ministri mbron Princ Lekën: Djalë super i edukuar dhe i mençur

Pas konfliktit fizik mes Elia Zaharisë dhe Princ Leka Zogut, njerëzit që i njohin po ndahen në dy grupe: Ata që i japin të drejtë Elias dhe ata që mendojnë se e drejta qëndron tek ana e Princ Lekës.

Në këtë grup të dytë bën pjesë edhe ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i cili rrëfeu me një postim në rrjetet sociale pas dhunës se e njeh Princ Lekën prej vitesh dhe gëzon respekt për të.

Demiraj e përshkruan Princ Leka Zogun si një njeri me disiplinë, që respekton të tjerët dhe si një djalë të mençur.

“Me Princ Lekën kam miqësi të ngushtë familjare për më shumë se 22 vite. Gjithashtu kam patur privilegjin që të punoj ngushtë më shumë se 5 vjet në familjen mbretërore. Gjatë këtyre viteve kam drejtuar personalisht përgatitjen e tij në shumë disiplina.

Për tre vite me radhë Princi me shumë përkushtim stërvitej çdo ditë nga 5 orë për të kaluar me sukses një nga Akademitë Ushtarake më të mira dhe të vështira në botë “Royal Military Academy Sandhurst”, të cilën na bëri krenar pasi e përfundoi me shumë sukses.

Tek Princ Leka krejt ndryshe nga shume të njohur të tjerë kam parë një djalë super të edukuar dhe të mençur. Një prind të përkushtuar si askush tjetër, një djalë shumë besnik dhe të perkushtuar ndaj familjes, shokëve dhe me dashuri të madhe ndaj Kombit Shqiptar”, u shpreh Dritan Demiraj.

VIDEO nga baza e armëve në Vlorë – Momenti kur policia prangos Luçiano Derajn në dhomën e gjumit

Dalin pamjet e operacionit të Policisë së Vlorës në një shtëpi në Babicë, aty ku fshihej një arsenal armësh.

Në video duket momenti kur forcat e policisë futen brenda shtëpisë dhe arrestojnë Luçiano Derajn, që ndryshe njihet me emrin Albano Deraj, teksa ky i fundit ndodhet i shtrirë në krevat, në dhomën e gjumit.

Luçiano Deraj dyshohet se është pjesë e një bande kriminale dhe furnizonte me armë elementë të krimit.

Armët e bazës së zbuluar nga policia dyshohet se janë përdorur në dy ngjarje kriminale të ndodhura më parë në Vlorë.

Pistoleta, lënda plasëse, snajperi, maskat, targat e automjeteve dhe fenelina e policisë ishin të fshehura në pjesën e tavanit.

Zbulohet baza e armëve në Vlorë, në pranga anëtari i grupit kriminal (EMRI)

Një tjetër bazë armatimesh u zbulua këtë të enjte në Babicë të Vlorës.

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, finalizuan në orët e mëngjesit një operacion blic në banesën ku u gjet arsenali i armëve.

Nga kjo bazë dyshohet se furnizoheshin eksponentët e krimit. Këto armatime mund të jenë përdorur në dy ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në qytetin e Vlorës.

Gjatë aksionit, efektivët vunë në pranga shtetasin Luçiano Deraj, i cili ndryshe njihej edhe me emrin Albano Deraj. Ai dyshohet se është anëtar i një grupi kriminal.

“Falë informacioneve të siguruara dhe të vërtetuara në rrugë operative, për subjektin Luciano Deraj alias Albano Deraj, banues në Babicë të madhe Vlorë, nën hetim nga ana jonë për kryerjen e dy veprave të rënda kriminale ndodhur disa kohë më parë në Vlorë, i cili posedonte një arsenal armësh, municionesh luftarake dhe lëndë shpërthyese, për llogari të tij dhe personave të tretë anëtare të një grupi kriminal në qytetin e Vlorës, të cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale. Në kuadër të këtij operacioni, i cili u zhvillua në orët e para të mëngjesit në rrethinat e Vlorës dhe qytet u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit te mësipërm”, njoftoi drejtori i Policisë së Vlorës, Ermal Muçaj në një konferencë për mediat.

Gjatë operacionit, u sekuestruan si prova materiale pistoleta, kallashnikovë, snajper, minë, një sasi fishekësh, një numër i madh targash dhe çelësash për automjete, disa maska dhe disa fenelina policie e veshje të ndryshme.

Një operacion i ngjashëm nga Policia e Vlorës u finalizua edhe në muajin shkurt, kur u sekuestrua një tjetër arsenal armësh.

Leka dyshoi për vjedhje? Ish-kreu i Legalitetit tregon detajet: Princi pa që ishin hapur dollapet

Ish-kryetari i Partisë së Legalitetit, Ekrem Spahia ka treguar më shumë detaje nga sherri në rezidencën mbretërore, pasi ai është person i afërt me palët.

Ai rrëfeu për mediat se gjithçka nisi pasi Princi Leka vuri re se në ndërtesën mbretërore, të cilën ia ka lënë familjes Zaharia, vuri re se ishin hapur disa dollape, pasi kishte shkuar për të takuar vajzën.

Spahia tha se në një pallat mbretëror, brenda dollapëve ka sende të çmuara dhe me vlerë, ndaj Princi u revoltua dhe kërkoi të komunikojë me babain e Elias. Në këtë moment nisi edhe konfrontimi fizik.

Pjesë nga deklarata e Ekrem Spahisë:

Princi rezaton mirësi. Ai ka shkuar të takojë princeshën Geraldina në katin e dytë. U ka lënë edhe shtëpinë, ka disa muaj që është larguar nga rezidenca pikërisht për të shmangur këto probleme. Në momentin që ka shkuar i ka parë hapur dollapet, ka thënë “pse janë hapur këto?”.

Rezidenca është një familje që ka edhe muze, ato janë me vlera, janë relike të çmuara. Ai s’ka marrë asnjë, shtëpia e tij është. Në momentin që është takuar me vajzën, vajza i ka thënë se gjyshi më ka thënë “këtë, këtë”, fjalë që unë nuk mund t’i them sot në studio. Në këtë moment ai ka thirrur, dhe ka nisur konfrontimi, i ka thënë nuk do dal unë, por do dalësh ti jashtë.

Dëshira jonë ishte që Princi të vazhdonte traditën duke u martuar me një vazjë nga familje mbretërore. Nuk u bë e mundur. Ne menduam për nja dy vajza të mira nga familje të larta të Kosovës. Megjithatë ai zgjodhi dëshirat e tij dhe u martua me vajzën që mendonte se ishte mirë.

Erdhi një moment, Princi është një njeri që, pavarësisht se unë kam ato bindje, ai është një njeri i mirëarsimuar, i kulturuar, i qytetëruar, që nuk mund të thotë një fjalë të keqe.