Aplikacion
Reshje të dendura breshëri u regjustruan mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.
Pas një moti mes kthjellimeve dhe vranësirave gjatë orëve të ditës, mbrëmja solli një rrebesh të pazakontë.
Për disa minuta me radhë kryeqyteti “u pushtua” nga breshëri, i cili mbuloi të gjithë vendin.
Rrugët, sipërfaqet e makinave dhe të objekteve të tjera u zbardhën si të kishte rënë dëborë.
Këtë javë reshjet e dëborës në zonat malore u rikthyen, duke sjellë edhe rënie të ndjeshme temperaturash, pas një shkurti që u karakterizua nga i ngrohtë i pazakontë.
Flet avokati i Princ Lekës: Një pjesë e pasurisë do i kalojë Elias dhe vajzësAvokati i Princ Lekës komentoi ngjarjen e shumëpërfolur të kësaj të mërkure, dhunën fizike mes Princit dhe Elia Zaharisë.
Në një intervistë për “Report TV”, avokati deklaroi se dhuna ndodhi në momentin që Princ Leka kishte shkuar në Pallatin Mbretëror për të takuar vajzën, Geraldinën.
Pas nisjes së procedurave për divorc, sqaroi avokati, Princ Leka është larguar nga Pallati Mbretëror, por bashkë me Elian, kanë rënë dakord që do të takojë vazhdimisht vajzën.
Avokati mohoi që arsyeja e dhunës mes tyre të jetë pasuria, duke shtuar se Princ Leka dhe Elia Zaharia janë dakordësuar që do ta ndajnë pasurinë.
Kur media të bën për një Lek“Ai vetë ka zgjedhur që për aq kohë që të finalizohet divorci të mos jetë i pranishëm në banesë, bën vizitat të rregullta për të pasur kontakte me vajzën, për ta ekspozuar vajzën sa më pak të jetë e mundur ndaj efekteve të divorcit. Në këtë vazhdë ka qenë edhe vizita e djeshme. Ka qenë i pranishëm, dhe ka pasur një komunikim aspak të këndshëm me një dhunë verbale me ish-vjehrrin dhe më pas ka degraduar në dhunë fizike.
Ka dy marrëveshje, janë bërë me akt noterial. Marrëveshja e parë është për zgjidhjen e martesës që është nënshkruar kërkesa dhe depozituar në Gjykatë. Do i nënshtrohet vlerësimit nga gjykata dhe në fund do vendosë ta miratojë duke zgjidhur martesën ligjërisht. Gjykata garanton të drejtat e fëmijës, shikon nëse marrëveshja garanton këto të drejta.
Marrëveshja e dytë është një kontratë, ku Princ Leka një pasuri të konsiderueshme ja njeh Elias dhe vajzës së tij që tu sigurojë një jetesë komode. Nuk mendoj që arsyeja dhe konflikti është pasuria. Në të gjitha marrëveshjet ka qenë e asistuar nga njohës të ligjit dhe ajo e ka kuptuar dhe ka qenë në dijeni të pasoja që vijnë. Pasuria e trashëguar nuk hyjnë në atë regjim që ndahen mes bashkëshortëve. Ka qenë vullneti që t’i kalojë këto pasuri te vajza dhe ish-bashkëshortja”, tha avokati.
Nga Lutfi Dervishi
Grindja mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë është përshkallëzuar deri në konfrontim duke nxjerrë në pah anën më të errët të një mosmarrëveshje martesore, tashmë në proces divorci.
Një video që është bërë virale shfaq një gjendje emocionale të ngarkuar të Elias (në dhimbje nuk ka klas) dhe akuza të saj për dhunë fizike dhe verbale të Princit, duke “shkruar” kështu publikisht një tjetër kapitull të trishtë në jetën e çiftit të ri.
Pamjet shfaqin Elia-n duke akuzuar Princ Lekën për sulm ndaj babait të saj. Transmetimi publik i videos ka sjellë një lumë reagimesh në rrjetet sociale, të mbushur kryesisht me meme, shaka, dhe tituj që dukshëm synojnë vetem klikimet.
Ndërkohë që rrjetet sociale gjejnë argëtim në një dramë personale, pakkush mendon për individët e përfshirë e veçanërisht për fëmijën 3 vjeç të çiftit.
Çifti, që deri dje simbolizonte një bashkim modern në kontekstin e historisë së shkurtër të monarkisë së Shqipërisë, tani gjendet në qendër të një cikloni mediatik që banalizon dhimbjen e tyre për gallatë dhe vëmendje.
As Ai dhe as Ajo nuk kanë qenë personazhe skandalesh, por persona publikë që kanë harruar që sot nuk mendon kush dy herë, të servir në pjate anën e errët të atyre që iu është shembur bota nën këmbë!
Si shoqëri ne ende nuk e kemi përqafuar “divorcin e shëndetshëm”. Rrallë dëgjon për divorc të “lehtë” dhe divorci bëhet edhe më i traumatik kur drama luhet në syrin publikut.
Barra emocionale e personave të përfshirë, përfshi edhe vajzën e vogël vjen duke u rënduar. Kush ka ndjekur historitë e shkuara dhe bashkkohore të familjes mbretërore britanike, e ka të qartë se para se të flasësh për princër e princesha, ke të bësh me jetë njerëzore, me po të njëjtat drama, emocione dhe ndjesi si çdokush tjetër. Asgjë e re në këtë botë.
Por natyra e rrjeteve sociale nuk ka në qendër të vëmendjes empatinë dhe njerëzoren, por “biznesin e vëmendjes” dhe spektaklin.
Saga që po kalon L. Z. dhe E. Z. ngre pyetje për kufijtë e konsumit publik të jetëve private dhe rolin e rrjeteve sociale në tragjedite personale. Ndërsa rrjetet sociale afrojnë vizibilitet dhe ndonjëherë edhe mbështetje, rreziku që edhe dramat t’i trajtojë si komedi mbetet gjithnjë aktual.
Historia që po kalon Princ Leka dhe Elia Zaharia, përtej memeve dhe videove virale, është një kujtesë e zymtë për kostot personale të personave që bëjnë jetë publike.
Çdo media kudo në Lindje dhe Perëndim do ta publikonte videon. Ngjarja është publike, çështja ka shkuar në polici dhe gjykatë. Ka interes publik, që në raste si ky, “përkthehet”, në “interesant për publikun”.
Motra e tij u shfaq duke dhunuar Princ Lekën, reagon Amos ZahariaPasi babai dhe motra e tij, Gjergj dhe Elia Zaharia u akuzuan se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj Princ Leka Zogut, reagoi Amos Zaharia.
Aktori bëri një koment të shkurtër në “Instagram”, aty ku shkroi vetëm: Trishtim!
Kjo është fjala që Amos ka zgjedhur për të përshkruar situatën, ku u përfshinë familjarët e tij, dhe ndjesitë e tij.
Këtë të mërkurë qarkulluan video ku dukej Elia Zaharia që dhunonte Princ Lekën, duke e akuzuar se i kishte rrahur babanë.
Gjithçka ndodhi në shtëpinë mbretërore, ku Elia Zaharia dhe vajza 3-vjeçare e çiftit, Geraldina, jetojnë ende, edhe pse Elia dhe Princ Leka janë në proces divorci.
Të dy kanë bërë kallëzim për dhunë në polici, ku secila palë pretendon se është dhunuar. Princ Leka thotë se babai i Elias, Gjergj Zaharia e ka goditur me statujë druri kur shkoi për të takuar vajzën.
Ndërsa Elia dhe i ati i saj pretendojnë se Princ Leka ishte i dhunshëm dhe se janë vetëmbrojtur.
Partitë Popullore Europiane, në mbrojtje të opozitës: Të respektohen të drejtat e sajPartitë Popullore Europiane kanë dalë në mbrojtje të opozitës shqiptare, duke kërkuar respektimin e të drejtave të saj.
Duke reaguar për situatën politike në vend, faktin që asnjë seancë parlamentare nuk zhvillohet normalisht dhe për reformën elektorale për të cilën nuk është gjetur ende konsensusi, PPE kanë miratuar një rezolutë, ku bëjnë thirrje që partitë opozitare shqiptare dhe qeveria të kenë dialog konstruktiv.
Partitë Popullore Europiane mes të tjerash në rezolutë:
-Bëjnë thirrje për zbatimin e shpejtë të të drejtave parlamentare dhe kushtetuese të opozitës, duke përfshirë funksionin e saj themelor për të mbajtur ekzekutivin përgjegjës.
-Shprehin shqetësimin në lidhje me gjetjet e Raportit të Zgjedhjeve Vendore të OSBE-ODHIR 2023 dhe bën thirrje për një zbatim të shpejtë të rekomandimeve dhe reformës zgjedhore dhe për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët për të adresuar këtë çështje përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.
-Theksojnë se neglizhimi i shtetit të së drejtës, të drejtave themelore dhe lirisë së medias, si dhe korrupsioni i përhapur dhe mungesa e ndarjes së pushteteve, po minojnë rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
-Dënojnë ashpër veprimet e qeverisë shqiptare kundër një kryebashkiak të zgjedhur nga minoriteti etnik dhe ndërhyrjen e saj të drejtpërdrejtë në proceset zgjedhore, të cilat bien ndesh me vlerat europiane.
Dëshmi rrëqethëse e gruas që u p*rdhunua nga serbët: Po pastroja, dy u futën brendaNjë nga gratë e dhunuara në Kosovë nga forcat serbe rrëfeu historinë rrëqethëse të jetës së saj.
Shpresa (emër redaksional) tregoi në emisionin “Në shënjestër”, ku u trajtuan krimet serbe, se ditën kur ajo është dhunuara seksualisht, po punonte si çdo ditë në lokal.
Ajo kujtoi se serbët ishin në grup dhe disa prej tyre “mësynë” brenda, duke e përdhunuar, ndërsa ndihmë ishte e kotë të kërkonte.
“Për të rrëfyer jetën time është tmerr. Gjurma më e madhe e asaj që më ka ndodhur në luftë është që ajo nuk harrohet kurrë. Unë kam qenë në një lokal aty, pastroja… Ka hyrë policia. Dy kanë ndenjur jashtë, dy kanë hyrë dhe kanë bërë atë çfarë nuk i bëhet një njeriu, një femre. Kam bërtitur po s’ka pasur ndihmë aty. Ata i kanë nxjerrë jashtë dhe i kanë rrahur dhe ata që kanë qenë aty. Çfarë s’kanë bërë aty. Shumica e grave kur vijnë në organizatë thonë se i kanë lutur dhunuesit që t’i vrasin. Shumica e tyre thonë që vdekja ka qenë zgjidhja e vetme. Por ata nuk i kanë vrarë me qëllim që kjo plagë e luftës të mos mundet të ndikojë vetëm te viktima si person, por edhe gjeneratat ndër breza”, tha Shpresa.
Ajo tregoi më tej se ato momente e përndjekin ende edhe sot, ku shpeshherë sheh makthe dhe zgjohet e trembur gjatë natës.
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra“Më kap kur fle më së shumti, çohem edhe trembem, qaj. Më kujtohet më së shumti natën. Dhe kur dal në qytet që shoh policë dhe ata më trembin se më duken si paramilitarë serbë. Si një paranojë. Natën, çohem dhe djali ka raste që më thotë: ‘Çfarë ke, pse çohesh kështu’”, shtoi Shpresa.
Disa lëkundje tërmeti u regjistruan mbrëmjen e kësaj të mërkure në vend.
Epiqendra e tërmetit ishte 23 kilomtetra nga Vlora, ndërsa magnituda ishte 3.3 e shkallës Rihter.
Lëkundjet u ndjenë nga banorët e zonës, por deri tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.
Në Ballkan TikTok-u përdoret për t’i “turpëruar si të përdala” gratë dhe vajzatShtatë vjet më parë, kur ishte 13 vjeçe, Nora bëri një foto të saj në pasqyrë, e veshur me pantallona të shkurtra sportive pas stërvitjes së basketbollit dhe e ndau foton me miqtë e saj në rrjetin social Snapchat. Pastaj, një djalë nga një klasë tjetër në shkollën e saj në Kosovë e rishpërndau foton – pa pëlqimin e saj – dhe pikërisht këtu filloi abuzimi.
E sulmuar nga vajzat më të mëdha në moshë dhe e seksualizuar nga djemtë, ‘turpërimi si e përdalë’ (slutshaming) u përhap nga një platformë e mediave sociale në tjetrën.
“Turpërimi dhe shënjestrimi ishin një barrë e rëndë, veçanërisht për një fëmijë 13,14 vjeç,” Nora [emër i sajuar] tha për BIRN.
Nora pranoi të fliste pasi iu përgjigj një pyetësori në internet të publikuar nga BIRN në lidhje me slutshaming (turpërimin) – një fenomen i përcaktuar nga Instituti Evropian për Barazinë Gjinore, EIGE, si “stigmatizimi i grave dhe vajzave bazuar në pamjen e tyre, disponueshmërinë seksuale dhe sjelljen seksuale aktuale ose të perceptuar”.
Teksa pinte çaj menteje në një pasdite të ftohtë dhjetori në Prishtinë, Nora tregoi se ngacmimet kishin rifilluar, këtë herë në TikTok. Një llogari e veçantë me mbi 3,300 ndjekës dhe 96,000 pëlqime i kishte marrë fotot e saj dhe të dashurit të saj nga profilet e tyre në rrjetet sociale dhe i kishte ripostuar të njëjtat si video-shfaqje të shoqëruara me komente përçmuese.
Deri në muajin shkurt, llogaria në fjalë kishte 142 video, duke mbledhur mbi tetë milionë shikime, shumë prej të cilave targetonin vajzat dhe gratë nga Kosova, duke përfshirë Norën dhe shoqet e saj.
Nëpërmjet analizës së përmbajtjes në TikTok dhe intervistave me ekspertë, BIRN ka zbuluar se TikTok-u po përdoret në të gjithë Ballkanin si një platformë për turpërimin/përçmimin e grave dhe vajzave të përfshira në aktivitete të përditshme, të tilla si bërja e fotografive, videove, ose kërcimi.
Në vetëm disa javë, BIRN zbuloi 427 video me përmbajtje ‘turpëruese’ të ngarkuara midis shtatorit 2020 dhe nëntorit 2023 që targetonin vajza dhe gra. Këto video janë shpërndarë nëpër Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Slloveni. Së bashku, ato kanë mbi 30 milionë shikime, secila duke tërhequr komente të shumta abuzive, duke filluar nga dhjetëra në qindra sosh.
Asnjë nga tetë vendet e analizuara nuk ka ligje specifike që e trajtojnë bullizimin kibernetik si një vepër penale të veçantë. Rrjedhimisht, incidentet e slutshaming duhet të trajtohen sipas kodeve ekzistuese penale, si ato që kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes me bazë gjinore, përndjekjen ose shpërndarjen e paautorizuar të fotografive të dikujt tjetër.
Në fund të tetorit, komiteti i Parlamentit Evropian për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore avokoi për përfshirjen e këtij fenomeni në legjislacionin që e trajton gjuhën e urrejtjes dhe krimet e urrejtjes. Në mesin e tetë vendeve të analizuara në këtë raport, vetëm Kroacia dhe Sllovenia janë anëtare të Bashkimit Evropian.
Altin Hazizaj, drejtor ekzekutiv i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), një OJQ e dedikuar për ta luftuar dhunën kibernetike ndaj të miturve, i tha BIRN se rasti i parë i raportuar i turpërimit si e përdalë (slutshaming) në platformën, ‘I Sigurt’ kishte ndodhur në YouTube në vitin 2016. Megjithatë, TikTok që atëherë është bërë platforma mbizotëruese për incidente të tilla.
Sipas Hazizaj, “Sa më e popullarizuar të jetë platforma, aq më shumë do të ketë raste të ‘slutshaming’ dhe dhunës seksuale në internet ndaj fëmijëve”. Ai vuri në dukje se shpeshherë, autori njihet me viktimën dhe qëllimi është që të vendosë kontroll mbi to.
Pavarësisht përpjekjeve për të kontaktuar, TikTok nuk iu përgjigj kërkesave për koment.
Kur aktivitetet e përditshme tërheqin abuzimin
Materiali i identifikuar nga BIRN përmban fotografi ose video që paraqesin gra dhe vajza që bëjnë aktivitete të zakonshme, të përditshme, qoftë në internet ose personalisht, si vallëzimi, këndimi, shoqërimi ose përcjellja e tendencave të mediave sociale.
Në shumë raste, këta individë i janë nënshtruar poshtërimit dhe gjuhës përçmuese nga përdorues të tjerë që postuan komente.
Një nga videot e analizuara nga BIRN shfaqte Norën dhe shoqet e saj duke marrë pjesë në një trend të TikTok. Kjo video është rishpërndarë pa lejen e tyre dhe është shoqëruar me ofendime të personalizuara drejtuar çdo vajzeje në video. Gjuha fyese vazhdoi në komentet e mëpasshme.
“Sa herë e raportojmë, llogaria nuk mbyllet”, shprehet Nora. “Ishte ndryshe me Instagramin sepse zakonisht, ne mund t’i mbyllnim llogaritë pasi disa njerëz i raportonin ato.”
Në anën tjetër të kufirit në Shqipëri, një grua me mbi 1,000 ndjekës dhe 75,000 shikime në TikTok i targeton vazhdimisht punonjëset e sektorit publik, duke pretenduar se ato përdorin seksin për ta çuar përpara karrierën e tyre.
BIRN identifikoi gjashtë video që shfaqnin gra të paidentifikuara duke vallëzuar në klube nate.
Linjë e hollë midis virtualitetit dhe realiteti
Ekspertët dhe viktimat pohojnë se ‘slutshaming’ mund të shkaktojë dëme të rënda në shëndetin mendor ndaj të targetuarave.
Më 12 shkurt të këtij viti, policia shqiptare njoftoi arrestimin e një 39-vjeçari, pasi dyshohet se ka “shkaktuar vetëvrasjen” e një 27-vjeçareje.
Sipas deklaratës së policisë, “ky individ dyshohet se ka shpërndarë një foto intime (në TikTok) të gruas 27-vjeçare, e cila më pas u hodh nga një tarracë e katit të 4-të, për shkak të këtij incidenti” dyshohet të ketë humbur jetën nga plagët e marra. ”
Pas kësaj, mediat lokale ripublikuan foton, duke shkaktuar reagime nga organizatat për të drejtat e grave.
Vetëm një muaj më parë, një tjetër grua në Shqipëri, 41-vjeçarja Bedrie Loka, ndërroi jetë tragjikisht pasi kishte pirë një lëndë helmuese.
Fillimisht, vetëvrasja e saj u ndërlidh me përmbajtje përçmuese në TikTok drejtuar Bedrie Lokës përmes një llogarie të zbuluar më vonë nga media që ishte krijuar nga kushërira e saj.
Mirëpo, disa ditë më vonë, bashkëshorti i Lokës, Xhemali, u arrestua nën dyshimin se “ka shkaktuar vetëvrasje”. Mediat vendase transmetuan video, të regjistruara nga fëmijët e tyre, ku Xhemali e keqtrajtonte gruan e tij; raportet përfshinin deklarata nga fëmijët që tregonin se babai i tyre kishte bërë kërcënime të shpeshta kundër saj.
Bind Skeja, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Informim dhe Përmirësim Social me seli në Kosovë, e cila i trajton shqetësimet e shëndetit mendor, thotë se ndikimi i ‘slutshaming’ ose i formave të tjera të dhunës me bazë gjinore në shëndetin mendor mbetet i njëjtë, pavarësisht nëse ajo ndodh online apo offline.
“Individët që mendojnë për vetëvrasje zakonisht e gjejnë veten në situata ku nuk e perceptojnë asnjë shpëtim,” shpjegon Skeja dhe shton se barra e gjetjes së zgjidhjes shpesh bie mbi viktimën, ndërsa duhet të jetë përgjegjësi e shoqërisë dhe profesionistëve të shëndetit mendor.
“Ne duhet të marrim masa proaktive kundër autorëve; puna e shëndetit mendor duhet të punojë drejtpërdrejt heqjen e faktorëve të rrezikut.”
Një i anketuar në pyetësorin e BIRN, një individ jobinar (i papërcaktuar në aspektin gjinor) nga Maqedonia e Veriut, zbuloi se turpërimi konstant kishte çuar në “depresion, ankth, një rreth vicioz të marrëdhënieve të pashëndetshme romantike dhe trauma”.
“Isha në shënjestër në rrjetet sociale me foto të konsideruara ‘provokuese’, të cilat u shpërndanë gjerësisht, duke përfshirë edhe mediat online, veçanërisht kur isha i përfshirë në një lëvizje studentore në vendin tim në atë kohë”.
Nora, e cila u vu në shënjestër për herë të parë kur ishte 13 vjeçe, thotë se familja e saj e mbështeti atë, mirëpo familjet e shoqeve të saj, shpesh, nuk kishin një qasje të njëjtë.
“Shumë vajza që njoh, që kur familjet e tyre morën vesh për turpërimin, kanë qenë nën kontroll të fortë prindëror dhe shëndeti i tyre mendor është përkeqësuar,” thotë ajo.
Kufizimet ligjore
Në asnjë nga tetë vendet e mbuluara nga ky artikull, ‘slutshaming’ ose bullizimi kibernetik nuk klasifikohet si një vepër penale e veçantë, por ato mund të trajtohen sipas legjislacionit ekzistues që ka të bëjë me vepra të tjera.
Megjithatë, autoritetet shpesh marrin masa vetëm atëherë kur bëhet tepër vonë.
Më 19 shkurt, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla u takua me Drejtorin e Politikave Publike dhe Marrëdhënieve me Qeverinë për Evropën Qendrore dhe Lindore të TikTok, Jakub Olek, për të kërkuar një pikë kontakti të caktuar për policinë shqiptare dhe rritjen e monitorimit të përmbajtjes në gjuhën shqipe.
Pas vetëvrasjes tragjike të Lokës, ministri shqiptar i Drejtësisë Ulsi Manja përdori Facebook-un për ta nxitur shoqërinë shqiptare që t’i përgjigjet bullizimit kibernetik, duke thënë: “Duke filluar nga fëmijët dhe familjet tona, ne nuk duhet të presim një viktimë tjetër si Bedrie Loka; si komb, duhet t’i rishikojmë ligjet.”
Hazizaj vuri në dukje se ligjet mund të rregullohen “lehtësisht”. Megjithatë, në shumë raste, “institucionet nuk mund të mbrojnë për shkak të kufizimeve në burimet njerëzore, gjë që zvogëlon më tej besimin tek institucionet”.
Nora shton për BIRN se në situatën e saj, të paktën gjashtë persona kishin tentuar t’i raportonin postimet abuzive në policinë e Kosovës. Megjithatë, përgjigja mbeti e njëjtë: “Adresat IP të pronarëve të llogarisë nuk mund të gjurmohen pa kontakt të drejtpërdrejtë me llogarinë.”
Gjuha e urrejtjes që e targeton gjininë ose orientimin seksual trajtohet në kodet penale të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Kodi penal i Shqipërisë trajton vetëm gjuhën e urrejtjes bazuar në orientimin seksual. Në Mal të Zi, kodi penal e pranon gjuhën e urrejtjes që e targeton gjininë ose orientimin seksual vetëm si faktorë “rëndues”.
Në Maqedoninë e Veriut, Nikola Prokopenko, këshilltar shtetëror në ministrinë e drejtësisë, deklaroi se parlamenti e kishte rishikuar Kodin Penal në shkurt të vitit 2023 për ta kriminalizuar ‘bullizmin kibernetik dhe dhunën me bazë gjinore’ nën vepra të tilla si ‘Rrezikimi i sigurisë’, ‘Përndjekja’, ‘ Ngacmime seksuale”, “Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore ose fetare” dhe “Përhapja e materialeve raciste dhe ksenofobike duke e përdorur sistemin kompjuterik”.
Petra Cop, zyrtare e marrëdhënieve me publikun në ministrinë sllovene të drejtësisë, thotë për BIRN se “ngacmimi kibernetik përkufizohet në Kodin Penal si vepër penale e përndjekjes”.
Rolanda Stafa, koordinatore për të drejtat e informacionit në Ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë, thotë për BIRN se “legjislacioni penal nuk e trajton në mënyrë eksplicite bullizmin kibernetik si një vepër penale” dhe gjithashtu “nuk klasifikon vepra penale specifike bazuar në gjini”. Megjithatë, veprat penale si “Fyerja”, “Shpifja”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, dhe “Përndjekja” janë të dënueshme edhe në “rastet e postimeve në internet, komenteve apo çdo formë tjetër që mund të cenojë dinjitetin dhe moralin e individë të çdo gjinie”, shpjegon Stafa.
Mali i Zi dhe Serbia e kanë kriminalizuar gjithashtu ndjekjen përmes ‘mjeteve të tjera të komunikimit’. Kosova në mënyrë të ngjashme e trajton këtë çështje nën shkeljen penale të Ngacmimit.
Cop, që e përfaqëson ministrinë sllovene, përmendi se “disa aspekte të ngacmimit kibernetik gjithashtu mund të bien nën veprën penale të detyrimit dhe veprës penale të kërcënimit, në varësi të rrethanave specifike të secilit rast”. Për më tepër, “për sa i përket dhunës me bazë gjinore, vepra penale e nxitjes publike të urrejtjes, dhunës ose intolerancës … edhe nëse kryhet përmes publikimit në mediat masive ose në faqet e internetit … është relevante,” thotë Cop në një përgjigje me email për BIRN.
Ministria kroate e drejtësisë thotë për BIRN se ngacmimi kibernetik mbulohet nga vepra të ndryshme penale të përshkruara në Kodin Penal Kroat, duke përfshirë kërcënimin, sjelljen ndërhyrëse, fyerjen, shpifjen, cenimin e privatësisë së një fëmije, nxitjen publike të dhunës dhe urrejtjes. Nëse krimi kryhet nëpërmjet “shtypit, radios, televizionit, sistemit kompjuterik ose rrjetit, në një mbledhje publike, ose në një mënyrë tjetër të qassshme për një numër më të madh njerëzish”, autori përballet me dënim më të rëndë, siç thuhet në një përgjigje me email nga ministria.
Ministritë e drejtësisë të Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë nuk i janë përgjigjur kërkesave për koment. Të katër vendet e kanë kriminalizuar ‘Publikimin dhe prezantimin e paautorizuar të teksteve, portreteve dhe regjistrimeve të tjetrit’.
Përveç kësaj, Kroacia dhe Mali i Zi e kanë kriminalizuar ‘Përdorimin e Paautorizuar të të Dhënave Personale’.
Sipas ekspertit ligjor Aleksandar Jokiq, as ligji në nivel shtetëror dhe as ligjet në nivelin e dy entiteteve të Bosnje dhe Hercegovinës nuk e njohin bullizimin kibernetik si një term specifik. Megjithatë, Jokiq shpjegoi për BIRN se “kjo mund të trajtohet përmes krimeve të ndryshme të përshkruara në Kodet [Penale]”. Jokiq shton se “i takon prokurorit të vendosë nëse çdo rast i bullizimit kibernetik do të ndiqet penalisht apo jo. Jo çdo akt i bullizimit kibernetik mund të përbëjë vepër penale.” Entiteti Republika Srpska i Bosnjës e ka kriminalizuar ‘publikimin dhe shfaqjen e paautorizuar të shkrimeve, portreteve dhe regjistrimeve të njerëzve të tjerë’.
Fisnik Xhelili, përfaqësues i OJQ-së ‘Mollëkuqja’ në Maqedoninë e Veriut, u shpreh se institucionet shtetërore “nuk po ndërmarrin veprime të mjaftueshme sepse rregulloret në sferën dixhitale nuk janë të përcaktuara qartë në vendin tonë, madje edhe aty ku ekzistojnë rregulloret, ato nuk zbatohen në mënyrë adekuate”.
Viktimat e dhunës me bazë gjinore me të cilat OJQ-ja e tij është në kontakt thonë se policia u ka thënë atyre që “thjesht të shkonin në shtëpi”, thotë Xhelili për BIRN.
“Jam më e lënduar nga komentet dhe mbështetja për abuzuesin”
Situata e vështirë e Norës ka ndikuar edhe te motra e saj më të vogël, e cila është përballur me bullizim në shkollë për shkak të përmbajtjes së TikTok që e ka në shënjestër motrën e saj.
Llogaria abuzive mbetet aktive në internet, duke vazhduar të marrë mbështetje nga ndjekësit e saj.
“Ajo që më dhemb më shumë është kur shoh komente që përhapin thashetheme. Në vend që ta raportojnë llogarinë për t’u mbyllur, ata i japin municion për ta vazhduar edhe më shumë,” u shpreh ajo.
“Llogaria mori një fotografi të shoqes sime më të mirë nga rrjetet e saj sociale dhe e shpërndau atë së bashku me një foto të një djali, duke e lavdëruar atë djalin ndërkohë që shprehte ofendime të neveritshme ndaj saj. Njerëzit në komente e mbështesin atë postim, por ajo as që e njeh atë djalin.”
Besarta Breznica, zyrtare e programit të dhunës me bazë gjinore në OJQ-në Rrjeti i Grave të Kosovës, thotë se “gratë dhe individët jobinarë shpesh bëhen viktimë bazuar në veshjen ose sjelljen e tyre, duke e përjetësuar kulturën e përdhunimit dhe që rrjedhin nga një mendësi patriarkale”.
Në të vërtetë, Hazizaj nga Shqipëria tregon për BIRN se në shumë raste, ata zbuluan se autorët e turpërimit (slutshaming) ishin grupe djemsh që i ngacmonin seksualisht vajzat e bullizuara në jetën reale.
“Fillon me turpërimin si e përdalë si një pararendës për t’i arritur këto vajza fizikisht, shpesh duke shërbyer si një prelud i përdhunimit të mundshëm,” shpjegon ai.
Breznica thotë se, përveç mungesës së një kuadri ligjor, “viktimat luftojnë për ta diskutuar këtë formë të dhunës brenda familjes dhe përballen me sfida edhe më të mëdha në raportimin e saj tek autoritetet”.
Individët jobinarë që iu përgjigjën pyetësorit të BIRN-it zbuluan se nuk u kishin besuar prindërve, kujdestarëve ligjorë ose ndonjë anëtari tjetër të familjes.
“Kisha frikë se do të më fajësonin mua; nuk mendoja se do ta kuptonin,” thanë për BIRN.
Skeja vuri në dukje se ndërkohë që përmbajtja merr më shumë reagime dhe ndërveprime, viktimat shpesh përjetojnë frikë të shtuar se familja e tyre mund ta zbulojnë atë, duke rezultuar në ndjenjat e të qenit “të shtypura dhe nën presion” lidhur me pamjet për të cilat ata fillimisht i perceptuan si të lejueshme.
Sipas Hazizajt, në shumicën e rasteve kur abuzimi përbën vepër penale, viktimat janë shumë të frikësuar për t’iu drejtuar policisë.
“Babai im do të më vrasë,” ai tregon se thonë shumë prej tyre. Pa komunikim brenda familjes, viktima e mban e vetme barrën e bullizimit.
“Nuk është vetëm turpërim në internet, por edhe në familje, në punë e kështu me radhë,” thotë ai.
Nora thotë se ka frikë për të ardhmen.
Princi e akuzoi se i nxorën videon, policia: Ne ia dërguam prokurorisë“Ajo që më shqetëson më shumë në këtë pikë është se po ndodh vazhdimisht, aktualisht në një shkallë më të madhe”, tha ajo për BIRN. “Çfarë do të ndodhë kur unë të përpiqem të bëhem pjesë e forcës punëtore dhe ata ta shohin këtë përmbajtje vetëm me një kërkim të thjeshtë në internet?”
“Është sistematike, të njëjtat fjalë, i njëjti shënjestrim, i njëjti poshtërim në vazhdimësi”./ Reporter.al
Policia e Tiranës reagoi pas akuzave nga Oborri Mbretëror se pamjet e dhunës mes Elia Zaharias dhe Princ Leka Zogut u shpërndanë në media nga policia.
Vetë policia, në një sqarim për mediat, shpjegon se pasi kanë disponuar si provë materiale videon e dhunës, ajo i është përcjellë prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore, duke mohuar kështu që këto pamje të kenë “rrjedhur” prej policisë.
“Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se:
Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë”, ishte reagimi i Policisë së Tiranës.
Më herët, Oborri Mbretëror lëshoi akuza të drejpërdrejta ndaj policisë për nxjerrjen e materialit filmik, duke e konsideruar këtë si një veprim zhgënjyes dhe duke kërkuar heqjen e materialit nga mediat.
Sara tregon të vërtetën e lidhjes së saj me boksierin: Më tha do të të presNjë ditë pasi u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother”, Sara Gjordeni tregoi si qëndron e vërteta për lidhjen që u aludua se ajo kishte lënë jashtë me boksierin, Jurgenin.
Gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria Live”, Sara mohoi që të bëhet fjalë për tradhti nga ana e saj, duke sqaruar se romanca mes tyre ka mbaruar prej muajsh.
Megjithatë, shtoi Sara, ata i shkruanin njëri-tjetrit dhe në momentin që ajo u bë pjesë e garës në Big Brother, Jurgeni i ka premtuar se do ta presë jashtë, nëse ajo nuk krijon histori dashurie brenda shtëpisë.
“Jemi ndarë pesë muaj përpara se të futesha në Big Brother, por kemi mbajtur kontakt për inerci. Nuk flisnim çdo ditë. Ai status zyrar nuk ishte më. Dronin, e mora vesh se kush e ka dërguar dhe nuk e ka dërguar ai. Unë kam pasur kontakt dhe i thoja që nuk kam për të gjetur dikë tjetër dhe ai më thoshte ‘nëse del single unë do jem duke të të pritur’. Nuk bëmë asnjë premtim”, tha Sara.
Sara u përjashtua gjatë spektaklit të martën për shkak të konfliktit fizik që pati me Françeskën te dera e tualetit.