zoom

Day Archive“Ti ke dyshime tek unë” – Kriset marrëdhënia mes Heidit dhe Romeos

Marrëdhënia mes Heidit dhe Romeos brenda shtëpisë së Big Brother po kalon disa çaste të vështira.

Të dy ata u ftuan në dhomën e rrëfimit nga Ledion Liço për të biseduar për marrëdhënien e tyre.

Ata panë një klip me momentet e tyre gjatë këtyre ditëve dhe tensionet e krijuara mes tyre.

Por as pas këtij klipi, ata nuk e gjetën dot gjuhën e përbashkët në dhomën e rrëfimit.

Gjatë kësaj kohe të dy ngritën zërin dhe treguan pakënaqësitë. Heidi gjithashtu nuk i mbajti lotët, po ashtu më pas edhe Romeo.

”Unë nuk dua kurrësesi që kjo vajza të qajë për mua. Nuk dua që unë të jem shkaku”, u shpreh banori.

“Ti ke dyshime tek mua prandaj sillesh ashtu”, tha Heidi.

Sara u përjashtua – Bardhi i lë porosi: Më prit jashtë, nuk do qaj

Pasi Sara u përjashtua nga shtëpia e Big Brother për shkak të konfliktit të saj me Françeskën, ai që u prek më shumë ishte Bardhi.

Në momentin që u ndanë te dera, Sara i kërkoi Bardhit të mos qajë dhe të vazhdojë lojën i fortë.

Kur mbërriti në studio, Sara pati mundësinë t’ia përsëriste mesazhet Bardhit, ndërsa ky i fundit i kërkoi vetëm ta presë jashtë.

“Unë pa merak jam, nuk merakosem aspak. Por nuk ishte momenti i duhur që ajo ta lionte shtëpinë. Do vinte dita që të largohej se të gjithë”, tha Bardhi.

“Shpirt, nëse unë jam këtu është sepse fituesi nuk duhet të jetë agresiv dhe me zërin e lartë. Ti je e kundërta ime dhe për mua t’i je fitues. Je fitues shpirt”, iu drejtua Sara.

“Më prit jashtë, nuk do qaj se të premtova që nuk do qaj”, tha Bardhi.

Pamje të rënda/ I moshuari rrihet në mes të rrugës në Vlorë

Një i moshuar u dhunua fizikisht mbrëmjen e kësaj të marte në Vlorë.

Ai po ecte në rrugë në momentin që një person, që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, vrapoi drejt tij dhe i gjuajti nga pas, duke e rrëzuar përtokë.

Siç duket edhe nga videoja, ai e shkelmon të moshuarin që po ecte përpara tij dhe më pas u largua.

Policia ka identifikuar personin dhunues dhe e ka shpallur në kërkim.

Ledioni komenton arrestimin e Liamit: Ekziston një mundësi që…

Në nisje të spektaklit mbrëmjen e kësaj të marte, Ledion Liço komentoi arrestimin e papritur të Liam Osmanit, vetëm pak orë pasi ai ishte futur brenda shtëpisë së Big Brother.

Ledioni tha se kjo ishte një ngjarje e paparashikueshme dhe shtoi se çështja tani është në dorën e autoriteteve.

Ledioni nuk dha një përgjigje se çfarë mund të ndodhë me eksperiencën e Liamit në Big Brother nëse ai lihet i lirë.

“Ky program televiziv nga sezoni në sezon na gjen të papërgatitur, është i paarashikueshëm edhe prej kësaj që ndodhi ditën e diel, çështja vijon të jetë në instancat e gjyqësorit, ekziston një mundësi që Liami të dalë, dhe nëse ndodh që mund të jetë i lirë dhe nuk i dihet mund të jetë në Big Brother”, tha Ledioni.

Sherri me Françeskën, Vëllai i Madh përjashton Sarën

Sara Gjordeni u përjashtua mbrëmjen e sotme nga shtëpia e Big Brother.

Ky ishte vendimi që u mor nga Vëllai i Madh këtë të martë, pas një konflikti fizik që ndodhi brenda në shtëpi me Françeskën.

Sara u mor në dhomën e rrëfimit, aty ku Ledion Liço i njoftoi vendimin që mbante zarfi i zi.

Sipas Ledion Liços, është e pafalshme dhe e patolerueshme për Sarën që pengoi Françeskën në derën e tualetit dhe u konfrontuan fizikisht, pa përmendur ofendimet ndaj njëra-tjetrës.

Pas vendimit të Vëllait të Madhe, ajo kërkoi të takohej vetëm me Meritonin dhe Bardhin.

3 ditë negociata pa sukses, Hamasi dhe Izraeli nuk arrijnë marrëveshje

Negociatat treditore me Hamasin rreth armëpushimit në Gazë dhe lirimit të pengjeve izraelite përfunduan të martën pa sukses, sipas zyrtarëve egjiptianë.

Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti me javë të tëra ishin angazhuar për ndërmjetësimin e një marrëveshjeje përmes të cilës Hamasi do të lironte rreth 40 pengje në këmbim të një armëpushimi gjashtë javësh, lirimit të disa të burgosurve palestinezë dhe futjes së ndihmave për t’iu përgjigjur katastrofës humanitare në Rripin e Gazës.

Dy zyrtarë të Egjiptit njoftuan se raundi i fundit i diskutimeve ka përfunduar. Ata thanë se Hamasi ka prezantuar një propozim që ndërmjetësit do ta diskutojnë me Izraelin ditëve të ardhshme.

Hamasi ka kundërshtuar lirimin e rreth 100 pengjeve që po mban, dhe kthimin e kufomave të rreth 30 të tjerëve, nëse Izraeli nuk e ndërpret ofensivën, nuk tërhiqet nga Gaza dhe nuk liron një numër të madh të burgosurish palestinezë, përfshirë militantë të lartë që po vuajnë dënim të përjetshëm.

Zyrtarët amerikanë deklaruan se nuk kanë besim se Hamasi është i interesuar për arritjen e një marrëveshje duke pasur parasysh se grupi militant ka kontestuar kërkesat që Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët besojnë se janë legjitime, përfshirë dhënien e listave me emrat e pengjeve që do të lirohen.

“Hamasi duhet të vendosë nëse është i gatshëm të angazhohet,” deklaroi të martën Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

“E kemi një mundësi për armëpushim të menjëhershëm për t’i kthyer pengjet në shtëpi, që mund të rrisë shumëfish sasinë e ndihmës humanitare për palestinezët në nevojë dhe mund të krijojë kushtet për një zgjidhje të qëndrueshme,” tha zoti Blinken.

Zëdhënësi i Hamasit, Jihad Taha tha se negociatat po vazhdojnë por “topi është në fushën e Izraelit.” Ai tha se Izraeli deri tani ka refuzuar kërkesat e Hamasit për të lejuar kthimin e njerëzve që janë larguar nga pjesa veriore e Gazës dhe që të ofrojë garanci për një armëpushim afatgjatë dhe tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu publikisht ka kundërshtuar kërkesat e Hamasit dhe vazhdimisht është zotuar se do ta vazhdojë luftën deri në shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e të gjitha pengjeve. Izraeli nuk ka dërguar delegacion në bisedimet e fundit për armëpushim.

Ai po ashtu ka kritikuar vizitën e anëtarit të lartë të kabinetit izraelit të luftës Benny Gantz në Uashington për takime me udhëheqësit amerikanë, shenjë e përçarjeve në rritje ndërmjet udhëheqësve të Izraelit.

Ndërmjetësit kishin shpresuar të realizonin një marrëveshje para Ramazanit, që shpeshherë përcillet me tensione rreth vendeve të shenjta në Jeruzalem. Ramazani pritet të fillojë më 10 mars.

Ndërkohë një sulm ajror izraelit në qytetin Khan Younis në Rripin e Gazës të martën la të paktën 17 të vrarë, sipas zyrtarëve palestinezë.

Ekipi i kërkim shpëtimit në Gazë publikoi pamje të pjesëtarëve të tij ndërsa po nxirrnin nga gërmadhat e një shtëpie të vdekurit dhe të plagosurit. Gjatë natës, spitali evropian aty pranë njoftoi se ishin sjellë 17 trupa.

Sipas një njoftimi, ushtria izraelite njoftoi se po kryente sulme ndaj infrastrukturës së militantëve në Khan Younis ndërkohë që po bënte përpjekje për të evakuuar civilët nga kjo zonë./ Zëri i Amerikës

Ngjarje e rëndë në Durrës/ 3-vjeçarja bie nga ballkoni në katin e shtatë. Në luftë për jetën

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të marte në Durrës.

Policia njoftoi se në lagjen nr. 13, një vajzë 3-vjeçare ra aksidentalisht nga ballkoni i apartamentit, që ndodhet në katin e shtatë.

E mitura ishte në ballkon ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare.

“Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

EMRAT/ Kush janë 3 shqiptarët që kërkohen në Angli, vranë 30-vjeçarin në 2023. Ofrohet shpërblim

Autoritetet angleze janë vënë në kërkim të tre shtetasve shqiptarë, të akuzuar për vrasje.

25-vjeçari Kevin Vuçini, 21-vjeçari Brigen Qarrica dhe 22-vjeçari Rrezon Cengu akuzohen për vrasjen e 30-vjeçarit Ben Daly në 10 gusht 2023 në Leamington Spa.

Për kapjen e tyre, policia ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë paundësh për secilin, për këdo që jep informacione për vendndodhjen e shqiptarëve.

Tre shqiptarë në Angli janë shpallur në kërkim për vrasje, ndërsa policia ka deklaruar se ofron 10 mijë paund shpërblim për çdo informacion të vlefshëm për vendndodhjen e tyre.

Shpërblimi në total kap vlerën e 30 mijë paundëve, ndërsa autoritetet këshillojnë qytetarët të mos u afrohen atyre sepse konsiderohen të rrezikshëm.

“Këshilla është të mos afroheni me ta, por të kontaktoni policinë ose Crimestoppers nëse dëshironi të qëndroni anonim. Burrat kërkohen urgjentisht nga hetuesit për t’iu përgjigjur pyetjeve pas një vrasjeje në Leamington Spa të enjten, 10 gusht 2023”, njoftojnë autoritetet.

Ben Daly u gjet me një plagë të shkaktuar me armë zjarri, plagë e cila i shkaktoi vdekjen pas transportimit në spital.

Fredi Beleri reagon pas dënimit: Parodi! SHBA-BE, kjo është drejtësia që dëshironi për ne?

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri reagoi pasi u dënua nga gjykata me 2 vite burgim.

Nga qelia, Beleri e konsideroi seancën e sotme vendimtare për procesin e tij gjyqësor një parodi e ngritur sipas tij, mbi prova të munguara dhe dokumente të falsifikuara.

Fredi Beleri shtroi një pyetje për ndërkombëtarët e SHBA-BE, të investuar për reformën në drejtësi në vendin tonë: A është kjo drejtësia që ata dëshirojnë për ne?

Sipas Belerit, ai u ďënua vetëm sepse po dilte kundër vullnetit politik të Edi Ramës.

Reagimi i Fredi Belerit:

Seanca e sotme ishte një parodi. Me dëshmi penaliteti të falsifikuar, pa prova, pa asnjë dëshmitar tjetër veç atij të paguar nga policia, me gjyqtare “të emëruar”, brenda një kafazi prej xhami, duke mos patur mundësinë e komunikimit me avokatin, sot, gjykata shqiptare më dënoi me dy vite burgim.

Krimi që kam kryer është se ne, himariotët, kërkojmë të jemi zotër të tokave tona stërgjyshore. Krimi i kryer nga unë është se bashkëqytetarët e mi himariotë më zgjodhën kryetar bashkie, duke dalë kundër planeve të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

SHBA dhe BE, kjo është drejtësia që ju dëshironi për ne?

Gjyqtarëve po u lë komentet e popullit shqiptar.

Unë do të vazhdoj përpjekjet e mia për Drejtësi dhe Demokraci, në emër të bashkëqytetarëve të mi. Herët a vonë, unë do ta gjej drejtësinë.

“Lekët lubrifikohen dhe kalojnë në tub”, eksperti ironizon ndërtuesit shqiptarë

Profesori dhe eksperti i financave Elvin Meka, ka treguar se kur do të plasë flluska e ndërtimit dhe përgjigja është…kurrë!

Në një status në faqen e tij në FB, Meka ironizon se ndërtuesit nuk i lëvizin paratë me ndonjë sistem financiar, por me anë të një tubi.

“Të gjithë që presin fryrjen dhe plasjen e flluskës së ndërtimit më mirë të presin për ndonjë gjë tjetër, pasi paratë kalojnë në TUB dhe jo në ndonjë sistem të mbyllur, pra kalojnë nga ata që pastrojnë te ata që i marrin të pastruara!

Ky tub nuk bllokohet kurrë në Shqipëri pasi ose vajoset mirë, ose paratë janë të lyera me lubrifikant special!”, shkruan profesor Meka./Zoom.al