Aplikacion
Për avokatin e Liam Mandiaros, Dritan Shehaj, ka dy arsye pse për ish-banorin e Big Brother ligjërisht vendimi për dënimin e tij duhet të kthehet në pikën zero dhe të kthehet për rigjykim.
Sipas tij, Liami është trajtuar si shtetas shqiptar, kur në të vërtetë është shtetas gjerman dhe, për më tepër, nuk është njoftuar për çëshhtjen dhe dënimin në ngarkim të tij.
Avokati shtoi në “Top Story” se Liami nuk duhet të qëndrojë në burg sepse nuk është i rrezikshëm për shoqërinë.
SKANDALI/ Liami kaloi në Rinas dhe sistemi nuk e kapi“Duhet kapur çështja në burim. Policia kryen veprime organike që do të thotë se është kryer një veprim hetimor është lëshuar një vendim dhe më pas ndërhyn për ta zbatuar Policia… Kjo nuk është një çështje penale, është tërësisht një marrëdhënie civile, sapo u shfaq një vendim edhe i Gjykatës Civile. Çfarë ka ndodhur? As unë nuk e kuptoj se çfarë ka ndodhur? Këtu kemi një handikap të madh, duke filluar që nga Prokuroria sepse procedurat që janë ndjekur për rastin e Liamit janë të ngjashme për çdo shtetas shqiptar. Ndërkohë Liami me vendim të Presidentit të Republikës ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare më 2019-ën.
Nga pikëpamja juridike ky vendim duhet të bjerë për dy arsye: Është gjykuar në mungesë dhe nuk është njoftuar në asnjë moment që ai është shtetas i huaj, jo shqiptarë. Të gjitha procedurat janë kryer për një shtetas shqiptar. Ai është shtetas gjerman dhe të gjithë veprimet duhet të bëheshin përmes linjës juridike mes shteteve”, tha avokati.
Arrestimi i banorit të Big Brother Liam Mandiaro brenda në shtëpi, vetëm pak orë pasi u bë pjesë e garës, zbulon një skandal për policinë.
Një skandal që në fakt u pranua edhe nga vetë zv/drejtori për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Alket Shatro.
Gjatë këtyre ditëve pyetja që është ngritur është: Si u fut Liami nga Gjermania në Shqipëri pa u pikasur nga policia dhe pse arrestimi i tij u bë në mënyrë demonstrative në Big Brother?
Përgjigjen e dha zyrtari i policisë Alket Shatro, që pranoi autogolin e policisë: Sistemi TIMS nuk punon.
Dasma multimiliardere indiane – Sa kushtoi dhe kush ishin të ftuarit VIP. Ushqim për 50 mijë banorë“Më datë 4 .5.2022, prokuroria ka dërguar një urdhër për ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin Liam Osmani. Me të ardhur urdhri është bërë shpallja në kërkim. Ka pasur një dënim të formës së prerë, si një qytetar dhe shtetas gjerman. Ka përdorur sistemin elektronik kur ka hyrë në Rinas dhe në atë moment ky sistem nuk ka gjeneruar alert. Në këtë rast nuk ka dështuar sistemi. Ky shtetas nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar”, tha Shatro.
Vëmendjen e ditëve të fundit e vodhi një dasme indiane. Kjo për luksin e shfrenuar që e karakterizoi dhe faktin që kjo festë ia doli të bëjë bashkë emrat më të pasur dhe të fuqishëm të botës.
Detajet e dasmës
Në dasmën e Anant Ambanit dhe e fejuara e tij Radhika Merchant ishin plot 1,200 të ftuar, mes tyre Bill Gates, Mark Zuckerberg, bin Abdulrahman bin Jassim Al Than, kryeministri i Katarit dhe mbretëresha e Bhutan. Mes yjeve të ftuar ishin edhe sipërmarrës, politikanë dhe aktorë Bollywood-i. V.I.P-at u akomoduan në një hotel me 5 yje, me vila dhe shtëpi gjigante.
Performanca e Rihanna-s
U desh një dasmë e tillë disaditore që të rikthente Rihanna-n te performancat. Rihanna iu rikthye performancave…në dasmën disaditore dhe të shumëpritur indiane. Ajo ndezi skenën dhe u pagua plot 6 milionë dollarë për këtë.
@diet_paratha How is this an Indian wedding?! 😭😭actually…nvm #ambaniwedding #ambani #rihanna #rihannanavy #india #gujarati ♬ original sound – Diet Paratha
Riri mbërriti në Jamngar, Indi, së bashku me A$AP Rocky-n. Ajo pati shumë bagazhe (të cilat mbanin dekorimet dhe mjetet e skenës) dhe u ngjit në skenë për të performuar repertorin e saj. Sigurisht, njerëzve u kishte munguar performanca e saj dhe pati shumë vlerësime, duke nisur që nga veshja, kërcimi këmbëzbathur dhe talenti i saj.
@rihannabarbz The performance was everything #rihanna #rihannavideo #rihannanavy #ambani #ambaniwedding #india ♬ som original – Robyn
Festë vetëm për familjarët
Kur themi dasmë disaditore, e tillë ishte e vërtetë. Festa u nda në disa ditë për të qenë prezentë dhe për ta shijuar të gjithë. E mërkura ishte e dedikuar për familjarët, ku gjatë banketit u servir ushqim për 50 mijë banorë vendas. Ushqimi u përgatit nga 100 shefa kuzhine, të cilët servirën 500 lloje gatimesh nga e gjithë bota. Dasma, sipas Forbes, kushtoi 114 miliardë dollarë.
Kush u martua?
Anant Ambani, djali i miliarderit Mukesh Ambani, do të martohet me Radhika Merchant këtë verë dhe ata organizuan një festë të madhe paraprake gjatë dy ditëve të fundit në qytetin indian Jamnagar.
Mukesh është personi i nëntë më i pasur në botë dhe më i pasuri në Azi, sipas Forbes. Ai është kryetari i Reliance Industries, një nga ato kompani që në njëfarë mënyre bën biznes në naftë, tekstile, telekomunikacion dhe argëtim. Radhika gjithashtu nuk është një njeri i zakonshëm. Babai i saj është Viren Merchant, CEO i Encore Healthcare dhe një miliarder më vete.
Mos i hiqni xhupat! Marsi rikthen dëborën, zbresin temperaturatPas një shkurti me temperatura të pazakonta dhe të ngrohtë pranveror, marsi rikthen dimrin.
Pjesa më e madhe e vendit u përfshi nga reshje shiu dhe dëbore, të cilat nisën nga mesdita e kësaj të hëne dhe do të vijojnë edhe gjatë ditëve të tjera të javës.
“Gjatë natës në të gjithë territorin, do ketë rrebeshe në formë shtrëngatash, shkarkesa elektrike. Herë pas here reshjet do jenë me intensitet mesatar pothuajse në të gjithë vendin dhe lokalisht intensive në jug të vendit. Moti do të jetë i paqëndrueshëm të paktën deri ditën e premte. Rikthehet dëbora në pranverë! Pra, kemi kaluar një shkurt të ngrohtë, megjithatë sot e nesër parashikohet të ketë reshje dëbore në gjithë zonat lindore, më së shumti në pjesën juglindore. Në orët e para të mëngjesit nesër parashikohet që dëbora të përfshijë edhe zonat verilindore”, tha meteorologia Lajda Porja.
Reshjet e shiut dhe dëborës do të shoqërohen edhe me rënie temperaturash.
“Presim të kemi rënie me 3 Gradë në mesditë, pra zbret termometri në 16 gradë Celsius. Kemi rënie në orët e para të mëngjesit. Është javë pranvere nga ana kalendarike, por tipike dimri për nga moti, shtoi meteorologia.
Në fundjavë moti do të përmirësohet dhe të shtunën dhe të dielën nuk parashikohet të regjistrohen reshje.
Aventura, martesë, fëmijë – Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë këtë javë (PARASHIKIMI)Dashi
Horoskopi për datat 4-10 mars 2024 tregon se ju pret një javë e shkëlqyer. Do të keni sukses në fushën e dashurisë dhe në përgjithësi në marrëdhëniet me të tjerët. Mirëkuptimi është i shkëlqyer jo vetëm në çift, por edhe me miqtë, kolegët dhe bashkëpunëtorët. Marsi gjithashtu ju favorizon dhe ju inkurajon të dilni nga zona juaj e rehatisë për të eksploruar mundësi të reja.
Demi
Telashet do të vazhdojnë për ju edhe në javën në vijim. Në çift apo në familje janë krijuar keqkuptime, të cilat e kanë shtuar mjaft tensionin, aq sa është e vështirë t’ju rikthehet qetësia. Duhet ta lini mënjanë krenarinë dhe të gjeni një mënyrë që të sqaroheni me personin me të cilin keni konflikte. Mos harroni se bëhet fjalë për një njeri të dashur dhe respekti dhe dashuria duhet të jenë të ndërsjella.
Binjakët
Për ju horoskopi i javës në vijim shfaq ambiguitet. Nga njëra anë është dashuria që po ecën me të vërtetë mirë: jeni në qiellin e shtatë, po shijoni një moment të bukur në çift, ose nëse jeni vetëm keni shumë mundësi për të pasur takime vërtet interesante, nga ana tjetër, më pak emocionues është aspekti profesional, ku nuk mungojnë zvarritjet dhe telashet.
Gaforrja
Ylli juaj ka filluar të shkëlqejë sërish në këtë horoskop për javën nga 4 mars deri më 10 mars 2024, veçanërisht kur bëhet fjalë për të qenë më të ndërgjegjshëm në lidhje me jetën tuaj personale. Dhe ky është çelësi për të përmirësuar gjërat në të gjitha fushat. Besimi në vetvete do t’ju shtyjë për të dhënë më shumë në punë, ku, më në fund, do të gjeni vendosmërinë për të dalë nga hijet.
Luani
Horoskopi i javës në vijim ju sheh ende duke luftuar në frontin emocional. Për sa gjëra u ankoheni të tjerëve? Por a jeni vërtet të sigurt se vetëm ju keni të drejtë? Ndonjëherë rrezikoni të tregoheni egoistë dhe për këtë jeni të ndërgjegjshëm. Shikoni brenda vetes dhe, nëse është e nevojshme, mundohuni të gjeni gjuhën e përbashkët me të tjerët, duke e hedhur ju hapin të parët dhe duke e lënë mënjanë krenarinë.
Virgjëresha
Ju që i përkisni shenjës së Virgjëreshës, horoskopi i javës në vijim ju gjen pak të lodhur dhe madje të hutuar. Ndoshta po ndjeni peshën e angazhimeve të shumta që keni marrë përsipër gjatë këtyre javëve të fundit dhe që i keni përfunduar shkëlqyeshëm. Ndoshta ndiheni kështu edhe për shkak të stresit të akumuluar. Mos u shqetësoni, ka një ilaç: pushim, pushim, pushim. Stakojeni mendjen nga problemet dhe shijoni një pushim të merituar, keni nevojë për të dhe e keni fituar.
Peshorja
Horoskopi juaj për javën në vijim ju këshillon të përqendroni gjithçka te dashuria dhe marrëdhëniet, të cilat në këtë moment shkojnë aq mirë, sa jua kanë bërë jetën më të bukur. Është një moment i favorshëm për ju dhe nuk përjashtohet mundësia edhe që të merrni vendime të rëndësishme: bashkëjetesë, martesë, fëmijë. Miqësitë e reja që kanë lindur së fundmi mund të rezultojnë gjithashtu shumë të dobishme në aspektin profesional.
Akrepi
Më në fund ndjeni që po ju rikthehet energjia e duhur dhe pak nga pak edhe entuziazmi që kishit humbur kohët e fundit. Horoskopi për javën 4 mars deri më 10 mars 2024 ju sheh të rikuperuar, veçanërisht në fushën profesionale. Ngjitja juaj fillon nga atje: përvishni mëngët dhe futjuni punës.
Shigjetari
Zemra juaj tani po rreh fort dhe ndiheni shumë të emocionuar. Dashuria ju zgjon dëshirën për të eksperimentuar dhe për t’u hedhur me kokë në aventura premtuese, jo medoemos të destinuara që të përfundojnë në martesë. Menaxhoni mirë energjinë tuaj, mos e teproni.
Bricjapi
Është një moment në të cilin ndoshta jeni të angazhuar me një projekt, që nuk duket se do të shkojë siç e kishit shpresuar. Me pak fjalë, ka një zhgënjim në qiellin tuaj, por yjet e horoskopit të javës në vijim ju ftojnë të gjeni strehë në folenë ku do të ndiheni të mbrojtur dhe të rrethuar nga dashuria e njerëzve që ju duan, një ilaç i pagabueshëm për t’u ndier sërish optimistë.
Ujori
Horoskopi i javës në vijim është i përqendruar më së shumti në sferën e ndjenjave, ku do të jeni të favorizuar nga binomi Mars-Venus. Por ka edhe një energji të re dhe një entuziazëm të ri që ndjeni dhe që mund të shfrytëzohet edhe në punë. Pra, jepini vetes forca.
Peshqit
Sezoni i ditëlindjes tashmë ka filluar dhe pa dyshim që ju sheh mes të preferuarve të yjeve. Shumë gjëra po përgatiten për ju, por jo gjithçka që dëshironi do të ndodhë menjëherë. Ndërkohë, filloni të fokusoheni në iniciativat profesionale aktuale dhe të ardhshme, mendoni se çfarë doni të përmirësoni në lidhje me punën dhe pozicionin tuaj shoqëror. Yjet po ju dëgjojnë.
Zbulohet sekreti i Erjolës, kush është i dashuri i saj jashtë Big Brother?Erjola Doçi është në një lidhje dashurie, jashtë shtëpisë së Big Brother.
Sekreti e saj e zbuloi Bledi Mane, i cili gjatë një bisede televizive, teksa po diskutohej për çiftet e mundshme brenda shtëpisë së Big Brother, Bledi Mane hodhi poshtë aludimet se ajo mund të përjetonte romancë me Romeon sepse ka lënë një histori dashurie jashtë.
Sipas tij, i dashuri i Erjolës është një reper, që jeton në Gjermani.
Biseda televizive:
Dea: Me thënë të drejtën kur ka hyrë Erjola Doçi mu duk sikur Romeos po i bënin sytë xixa. Se Erjola është femër seksi, provokuese, kur hynte ajo në pishinë, të paktën unë Erjolën me Romeon i shihja.
Bledi Mane: Ne e kemi Erjolën shoqe dhe ajo ka një lidhje jashtë.
Ed Manushi: Ky qenka lajm, kë ka Erjola jashtë?
Bledi Mane: Me një emër të njohur, po na ndjek nga Gjermania. Është emër i njohur i repit, kaq mjafton.
Dea: Edhe shoku i Bardhit (qesh).
Detaje h*rror nga tragjedia në Lushnje: Babai u gjet pa rroba në vinç, djali i gjymtuar në tokëZbardhet dëshmia e një punonjësi për shpërthimin vdekjeprurës që ndodhi në magazinën në Lushnje.
Rezar Ymeri ka rrëfyer para grupit hetimor sekondat e para pas shpërthimit, si dukej vendi i ngjarjes dhe si u gjet i pajetë Roland Hoxha dhe djali i tij, Elidon Hoxha me dëmtime të rënda në trup.
Sipas tij, babai ishte pa rroba në vinç, ku ndodhi shpërthimi, ndërsa djali ishte i gjymtuar në tokë, plagë që siç e treguan minutat më vonë, i morën jetën të riut.
“Është pyetur shtetasi shtetasi Rezar Ymeri, deklaron se është i punësuar te biznesi i shtetasit Saimir Korreshi dhe aty pranë po ndërtohej një kapanon, që mesa dinte është i shtetasit Bujar Çela si dhe një magazinë tjetër me profile alumini, të cilën e ka shtetasi Bujar Lila.
Ka rreth një muaj që në këtë magazinë po kryen punime te magazina e Bujar Çela dhe ditën e sotme rreth orës 15:40 ka qënë në zyrën e vet ku dëgjoi shpërthimin nga magazina e shtetasit Bujar Çela ku po kryheshin punime.
Ai ka shkuar aty pranë dhe ka parë dy persona, njëri ishte në makinën vinç në anën e pasagjerit, i cili ishte i gjetur dhe pa roba në trup dhe një person tjetër i gjymtuar në tokë dhe nuk reagonte. Ai ka njoftuar urgjencën e spitalit, nga të dëmtuarit ka parë Lunedi Golemi dhe Bujar Çela”, thuhet në dosje.
Apeli rihap çështjen e Pjerin Xhuvanit 3 vite më vonë – Historia e një vrasje në nder të votësGjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e ish-efektivit të Gardës, Arbër Paplekaj, për rihapjen e çështjes gjyqësore, ku ai akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Paplekaj ka kërkuar kryerjen e një ekspertimi kriminalistik nga ekspertë të fushës në lidhje me vrasjen e ish-zyrtarit në Elbasan.
Gjithashtu, Apeli ka vendosur të marrë informacion në lidhje me dy shtetasit, të cilët akuzohen për “Dëshmi të rreme”, kryer në gjykimin e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan si dhe të merret informacion mbi vijimin e procedimit penal të pezulluar për personat, që kanë qëlluar me armë zjarri në vendngjarje.
Gjithashtu, do të kërkohet informacion në lidhje me hetimet që po kryhen për identifikimin e personave të tjerë qe qëlluan në vendngjarje. Gjykata e Elbasanit ka shpallur fajtor ish-efektivin e repartit RENEA, Arbër Paplekaj, duke e dënuar me 22 vite burgim për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.
Si ndodhi ngjarja?
Ishte ora 14:00 e drekës së 21 prillit (4 ditë para zgjedhjeve vendore) kur Arjan Hoxha, përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të PD-së në Elbasan, komunikoi me punonjësit e policisë, duke u thënë se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin bllokuar një person, për të cilin pretendonin se po kryente veprime për blerje votash.
Arjan Hoxha shoqërohej nga shtetasit Arbër Paplekaj, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa dhe Nuredin Kasma, pjesa më e madhe e të cilëve janë ish-ushtarakë dhe ish-punonjës policie dhe nuk janë banorë të qarkut Elbasan.
Ata i bllokuan qarkullimin e automjetit fuoristradë ‘ML’, të drejtuar nga shtetasi M.G., duke i prerë rrugën dhe marrë çelësin e automjetit. Ndaj tij dyshohet se janë kryer veprime të kundërligjshme të heqjes së paligjshme të lirisë, nëpërmjet dhunës të kryer në bashkëpunim.
Me mbërritjen e Policisë, konflikti përshkallëzoi dhe armët u vunë në përdorim. Atë ditë mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani, një ish-zyrtar i LSI-së dhe më pas aktivist i PS. Aty u plagosën edhe shtetasit Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe punonjësja e policisë e forcës së posaçme “Shqiponjat”, Xh. S. Këmbëzën dyshohej se e tërhoqi Paplekaj, të cili iu sekuestrua një armë zjarri e tipit “Glock”.
20 gëzhoja të kalibrave 9 dhe 11.1 milimetra, 4 predha, tre furgonë me logo të subjektit politik Partia Demokratike, automjeti fuoristradë ML pa targa dhe një automjet tjetër tip Benz, 11 telefona celular, pamje filmike ishin provat materiale të skenës së krimit.
Pas arrestimit të të rinjve të PD-së, Prkuroria e Elbasanit kërkoi arrest shtëpiak për 6 policë, të përfshirë në ngjarje, Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. Sipas prokurorisë, 6 efektivët e repartit “Shqiponja”, kanë pasur dijeni për makinat, të cilat kishin armë në Elbasan.
Kush ishte Pjerin Xhuvani?
Xhuvani përveç se emër i njohur për struktuarat e Partisë Socialiste, është edhe një person i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është një personazh që është akuzuar për mashtrim dhe falsifikim në skemën e rimbursimit të ilaçeve, në periudhën kur drejtonte Fondin e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë.
Emri i tij u lakua në çështjen e Kostandin Xhuvanit, djalit të deputetes së PS, Luiza Xhuvani, që u arrestua me akuzën e katër vrasjeve. Xhuvani në atë kohë falsifikimi raportin mjekësor të djalit të Luiza Xhuvanit, i cili në atë periudhë arriti të marrë pafajësinë. Asokohe Xhuvani ishte drejtor i spitalit Psikiatrik të Elbasanit.
Lidhjet me politikën
Vrasja e Xhuvanit nuk ngeli vetëm një lajm kronike, por u bë ngërç politik për të gjitha kahet politike, përshkak edhe të lidhjeve të drejtpërdrejta. Paplekaj, ishte shoqërues i Gazment Bardhit, përfaqësuesit demokrat të qarkut Elbasan. Atëherë Bardhi, duke theksuar se Paplekaj qëlloi për vetëmbrojtje, tregoi se në makinën e të ndjerit Xhuvani, ishin gjetur karta identiteti dhe para, dy mjetet që shërbejnë për blerjen e një vote.
Demokratët, ndonëse në grupe të ndryshme, i qëndruan së njëjtës narrativë; vetëmbrojtje. Kështu u shpreh edhe kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha, i cili u shpreh se përgjegjësi për ngjarjen ka Taulant Balla. Atëkohë, Balla ishte përfaqësues i PS-së në Elbasan. Balla pranoi se njihej personalisht me të ndjerin.
Kryeministri Edi Rama, hezitoi t’i përgjigjej të njëjtës pyetje, nëse njihej apo jo me Xhuvanin. Përballë mediave, ai e kaloi topin tek ish-bashkëpunëtori i tij, Ilir Meta.
“Po çfarë ndryshon kjo? Ndryshon gjë? Ia vlen të them që ai ka qenë drejtues i LSI-së për shumë vite në Elbasan? Që ai ka qenë krenaria e Metës për shumë vite në Elbasan? Ia vlen ta them unë tani këtë gjë. Ia vlen të futem të përmend këtë gjë, imagjinoni të kundërtën, sikur të ishte vrarë një person me armën e një njeriu të dalë nga një furgon i PS-së, do të ishte djegur spitali i Fierit,”- tha Rama mbrëmjen e 21 prillit.
Nga ana tjetër ishte Balla dhe e gjithë qeveria që akuzonin PD-në dhe llir Metën për terror dhe grupe paramilitare që shantazhonin votuesit./Zoom.al
Kush po e kërcënon Irenën me tre mbiemraGazeta konservatore greke “Ta Nea”, shumë pranë partisë në pushtet në Athinë, ka publikuar sot një denoncim sipas të cilit gjykatësja e proceseve të bujshme, Irena Gjoka, ka tentuar të kalojë me dokumenta fallco kufirin e shtetit fqinjë dhe për më tepër, si pasojë e kësaj, i është ndaluar hyrja në këtë vend. Natyrisht, pa qenë naivë, askush nuk dyshon se lajmi “i rrjedhur në media”, është rastësor.
Prej kohësh, Sali Berisha, gjithëashtu edhe ai i gjykuar nga Gjoka, në procesin e privatizimit të klubit Partizani, e kishte paralajmëruar këtë nga ballkoni i arrestit shtëpiak. Si mediat pranë tij, po ashtu edhe avokatët e liderit demokrat, ishin në djeni të faktit, madje prej ditësh qarkullonin zërat se Fredi Beleri do ti bënte publike dokumentat në seancën e fundit të gjyqit.
Nuk ka dyshim se një gjë e tillë bëhet në prag të shpalljes së dënimit për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.
Nuk ka dyshim, po ashtu, se rinxjerrja në skenë e një ngjarjeje të 22 viteve më parë, kur Irena e sotme mbante një nga tre mbiemrat që ka përdorur në jetë, tenton të diskreditojë figurën e saj si gjyqtare, ti hapë kapitullin e gënjeshtrës para organeve të vettingut dhe të godasë besueshmërinë e trupës ku ajo bën pjesë.
Pra, në pamje të parë, mund të thuhet se në këtë rast, kemi të bëjmë me një aleancë mes qeverisë greke dhe shtypit pro saj, me opozitën vendase dhe mediave që e mbështesin, për të ushtruar presion mbi procesin gjyqësor. Nga pikpamja formale do të ngjante kështu dhe po formalisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor duket sikur bëri detyrën, kur i doli në mbrojtje Irena Gjokës.
Nga i njëjti këndvështrim, të gjithë ata që mezi presin të ulërasin për përzierien e shtetit grek në çështjet e drejtësisë shqiptare, kanë një argument më shumë për të bërtitur. Edhe ata që duan të fshikullojnë opozitën, se për hallin e Saliut është gati të shesë dhe interesat kombëtare, do të nxitojnë ta bëjnë. Edhe njëherë flamuri i nacionalizmit do të tundet lart e poshtë për të strehuar maskarenjtë.
Sepse, në fakt, fabula e asaj që po ndodh është krejt e përmbysur: Nëse “patriotët” vënë kujën se Athina po kërkon të intimidojë drejtësinë shqiptare, ata që janë të kthjellët, duhet të shqetësohen për mjerimin ku kanë përfunduar prokurorët dhe gjykatësit “e rilindur” prej drejtësisë së re.
Nëse Irena Gjoka është ajo që na kanë përshkruar mediat greke, nëse ajo ka gënjyer organet e vettingut për të shkuarën e saj të errët, një gjë e tillë na shpjegon fare mirë atë çka po ndodh sot.
Problemi nuk është tek frikësimi drejtësisë prej atyre që po gjykon, por tek e kundërta, tek gafurrja e saj, se po ndëshkon në emër të urdhrave që ka marrë nga pushteti. Po qe se Irena Gjoka del me cen, përpara se të tregojmë me gisht ata që ia zbardhën, fiks në këtë moment të shkuarën, ne duhet ta bëjmë këtë për ata që ia njihnin historinë dhe prandaj vendosën ti’a përdorin.
Këtë tregojë edhe faktet. Për këdo që ka marrë mundimin ta shfletojë sadopak dosjen e procesit të Fredi Belerit, nuk ka më dilema se ai është një gjyq i pastër politik. Një gjë e tillë shihet jo vetëm nga veprimet e SPAK-ut, që ka pranuar të legjitimojë një dosje të denjë për KGB e kohës së Xherxhinskit, por edhe nga ato të gjykatësve të GJKKO-së (ku bën pjesë Irena Gjoka), që kanë refuzuar të sjellin në sallë dëshmitarët që i duheshin mbrojtjes, që kanë stërgjatur shqyrtimin e padive për dëshmitarët e rremë, që kanë pranuar si të mirqena “sekretet” policore në dëm të të akuzuarit.
Një proces i tillë, me prova të manipuluara dhe shkelje flagrante, mund të inskenohet vetëm nga njerëz të kapur. Pranadaj kur flasim për të, pozat patriotike nuk kanë vlerë. Thelbi i kësaj historie nuk qëndron tek ndërhyrja e Greqisë, por tek kapja e drejtësië. Sado brutale dhe e pacipë të duket e para, dëmi që ajo sjell, është krejt i papërfillshëm në raport me efektin që kanë dënimet e vendosura në zyrat e pushtetit. Irena me tre mbiemra është dëshmia se si kjo skemë vihet në jetë. Prandaj dhe rasti i saj s’duhet kaluar në heshtje, qoftë edhe kur denoncimi bëhet nga një flamurtar i “helenizimit” si Beleri. /Andi Bushati
Drafti/ Qeveria merr “në dorë” DiasporënQeveria ka parashikuar disa ndryshime në ligjin “Për Diasporën”, duke e kthyer atë në varësi të ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Projektligji i hedhur për konsultim thekson se Agjencia Kombëtare e Diasporës do të jetë e centralizuar në MEPJ, e cila do të hartojë të gjitha politikat e diasporës dhe si i vetmi kanal komunikimi për atë.
Në dokument qeveria thekson se institucionalizimi i diasporës, që ndodh edhe në vendet e tjera, do t’i japë më shumë rëndësi dhe lehtësi çështjeve të diasporës, në kuadrin ekonomik dhe atë social.
“MEPJ bën hartimin e politikave shtetërore për diasporën, ndërmerr hapa të rëndësishëm dhe konkret për ruajtjen e lidhjeve të diasporës me vendin e origjinës, tërheqjen dhe rritjen e kontributeve të diasporës në atdhe, jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe të burimeve dhe resurseve njerëzore, duke u bazuar edhe në planet e veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën për vitet 2021-2025”, thuhet në draftligj.
Aty parashikohet dhe krijimi i QKD-ve, Qendra Kulturore të Diasporës, të cilat do të hapen në shtetet ku ka diasporë shqiptare dhe përfaqësuesi i njësisë zgjidhet nga ministri përgjegjës. QKD-të do të jenë në varës të ambasadorit shqiptar sipas shteteve përkatëse.
Projektligji është vazhdim i një vendimi të miratuar nga qeveria Rama pranverën e shkuar, ku vendosej shkrirja e Agjencisë për t’u bashkuar me MEPJ-në. Fillimisht, AKD-ja ishte në varësi të ministrisë së Shtetit për Diasporën, e cila u shfuqiza 3 vite më parë.