zoom

Day Archive“Hallva” bëhet temë diskutimi – Erjola: Ishte hakmarrje, më përmendën prindërit

Spektakli i kësaj të shtune nisi me diskutime për hallvën që gatoi Erjola për çiftin Ilnisa-Meriton.

Kur u pyet nga Ledion Liço, Erjola shpjegoi se veprimin e bërë e kishte menduar gjatë, duke shtuar se nuk tërhiqet dhe nuk kërkon falje për të.

Erjola shpjegoi se kjo ishte një hakmarrje për Ilnisën dhe Meritonin që sipas saj, i përmendën prindërit dhe hodhën dyshime që ajo ka flirtuar me Meritonin.

Diskutimi në spektakël:

Erjola: Ndryshe nga debatet e mia, këtë herë vendosa të isha e ftohtë, sepse kur kam pasur debatet me Ilnisën i kam mbajtur mend. Kulmi u arrit kur Meritoni la të nënkuptuar se ne kemi pasur një flirt me njëri-tjetrin. Lëndimin që më ka bërë kur më përmendi edukatën që më kanë dhënë prindërit, unë nuk ia harroj. Hallvën unë s’ia bëra për qejf.

Ledion Liço: A e mendove rëndesën e veprimit?

Erjola: Vazhdoj të jem në ankth se e dija se çfarë trazire do të shkaktonte. Unë e di se sa keq janë ndjerë familja ime kur i ka përmendur prindërit. Kjo ishte një hakmarrje. Të jem e sinqertë kam ditë që e mendoj që kur ndodhi incidenti me tiganin. Më ka lënduar.

Ilnisa: Sa qesharake.

Meritoni: Pesë minuta më herët i thash që jena shokë, por kur doli nga vetja u stepa. Përtej kësaj, Erjola nuk ka flirtuar. Unë kam pasur relatë me shoqen e Erjolës.

Erjola: Thuaja asaj që nis telenovelat. Do të lërë telenovelat hapur. Mos i përmend më se kemi familje jashtë.

Ledion Liço: Familje që ti si mendove kur bëre veprimin Erjola.

Meritoni: Mesazhin e hakmarrjes që transmetove jashtë është e ulët.

Ermal Mamaqi zbulon arsyen: Ami u arrestua në aeroport

Amarda Toska është arrestuar në aeroport.

Ngjarja u pranua dhe u rrëfye nga vetë bashkëshorti i saj, Ermal Mamaqi, gjatë një interviste televizive në “Ora News”.

Mamaqi tha se shkak për arrestimin e Amit për disa orë u bë një pistoletë lodër që ata kishin me vete, si kërkesë e djalit, Joelit.

“Gjatë xhirimeve nuk kemi pasur, por mund të them një pas xhirimeve. Në film kemi përdorur një pistoletë lodër, që duket si e vërtetë. Joeli më kërkoi ta merrte me vete kur po kthehej në Shqipëri, dhe e lejova. Në aeroport ia gjejnë, dhe kanë ndaluar Amin së bashku me dy fëmijët. I kanë mbajtur 3 orë duke i pyetur dhe duke u sqaruar. Si përfundim, i lanë të lirë, por morëm 1200 franga gjobë, sepse nuk lejohet që në aeroport të kesh asgjë që ngjan me armë, edhe nëse ato janë lodra”, tha Ermal Mamaqi.

I riu shqiptar vdes tragjikisht në Itali, u përplas nga furgoni dhe përfundoi në ferra

Një aksident i rëndë rrugor me një viktimë u regjistrua në Italinë fqinje, në provincën Latina.

Një 21-vjeçar shqiptar humbi jetën tragjikisht, pasi u përplas nga një furgon.

Furgoni drejtohej nga një 41-vjeçar, i cili sipas mediave italiane, në momentin e aksidentit, e kuptoi që përplasi diçka dhe ndaloi menjëherë mjetin.

Ai kërkoi rreth vendit të ngjarjes dhe mes bimëve dhe shkurreve gjeti trupin e pajetë të viktimës.

Drejtuesi i furgonit u shoqërua nga policia pas aksidentit. Sipas hetimeve të deritanishme, ai rezultoi negativ në testin e alkoolit dhe lëndëve narkotike. Hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit vijojnë.

Çudit modelja e “Playboy”: Refuzova Leo DiCaprion, ai mban kufje gjatë s*ksit

Modelja e “Playboy”, Hieke Konings tregoi hapur se ka marrë një ftesë nga aktori me famë botërore, Leonardo DiCaprio për të kaluar një natë, por shtoi se e ka refuzuar.

22-vjeçarja shpjegoi gjatë një interviste se me DiCaprion ishte takuar në një lokal nate në Los Angeles.

Sipas saj, menaxheri i aktorit i shkoi në tavolinë për t’i kërkuar që të bashkohej me yllin e Hollywood-it në tavolinë.

“Ishte në një klub të fshehtë në LA, ku hyn vetëm me ftesë. E pashë të ulur atje me kapuçin e zi dhe bëmë kontakt me sy. Menaxheri i tij mu afrua dhe më tha: “Leo dëshiron të flasë me ty”. Ai u trondit kur unë e refuzova ftesën e tij për të shkuar në shtëpi bashkë, por më pas më tha: ”Unë e respektoj këtë gjë”. Unë kam disa miq që kanë kaluar natën me Leon dhe ata më kanë treguar se ai ka disa preferenca të çuditshme në dhomën e gjumit. Një mike më tha se ai i mbante kufjet gjatë seksit sepse nuk donte ta dëgjonte. Dhe një tjetër më tha se i vuri edhe një jastëk në kokë. Leo është shumë i çuditshëm dhe shumë i vjetër”, tha modelja.

Në kantier ishte edhe djali i vogël i Roland Hoxhës, si shpëtoi mrekullisht nga shpërthimi

Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir që humbën jetën tragjikisht një ditë më parë teksa po punonin në një kapanon në Lushnje, u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit.

Në fshtatin Stan Karburanarë janë hapur dyert e mortit për ta, ndërsa fqinjët të përlotur i përshkruajnë babë e bir si njerëz të shkëlyqer dhe shumë punëtorë.

Roland Hoxha la pas gruan dhe dy fëmijë të tjerë, një prej të cilëve po ashtu mund të kishte rrezikuar jetën nga shpërthimi i djeshëm.

Deri para pak minuta se të ndodhte tragjedia, djali i vogël i Roland Hoxhës ishte gjithashtu në kantier. Por ai ishte larguar pasi i ati i kishte kërkuar të blinte diçka për të ngrënë drekë, duke shpëtuar kështu mrekullisht nga shpërthimi vdekjeprurës.

Roland Hoxha dhe i biri, Elidoni, ishin duke punuar në vinç duke ngritur 2 bombola oksigjeni, me të cilat po kryenin saldime në pjesën e tarracës. Dyshohet se gjatë punës, një bombol u shkëput nga vinçi dhe u përplas në tokë duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi gjithçka
dhe shkëputi telat e tensionit të lartë 110 kv që kalonin sipër magazinës.

SHBA dërgon ndihmat e para nga ajri në Rripin e Gazës

Ushtria amerikane për herë të parë sot kreu një operacion të dërgimit nga ajri të ndihmave në Rripin e Gazës, pasi vdekja e palestinezëve, që po prisnin në radhë për ushqim, vuri theksin tek katastrofa humanitare në rritje në një zonë bregdetare me njerëz të zhvendosur nga operacionet disa mujore ushtarake të Izraelit.

Vende të tjera, përfshirë Jordaninë dhe Francën, kanë kryer tashmë operacione të dërgimit të ndihmave nga ajri në Gazë, ku Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare thotë se një e katërta e popullsisë mund të vuajnë së shpejti nga uria.

Përmes një avioni transporti ushtarak C-130, Shtetet e Bashkuara hodhën më shumë se 38,000 racione ushqimore përgjatë vijës bregdetare të Gazës në Mesdhe, tha ushtria amerikane përmes një deklarate. Në këtë operacion morën pjesë edhe forcat jordaneze.

Ndërkohë, të paktën 10 palestinezë u vranë si pasojë e një sulmi ajror izraelit të shtunën në Rafah, njoftoi ministria e shëndetësisë në Rripin e Gazës.

Sulmi ndodhi të shtunën në një zonë me palestinezë të zhvendosur, afër Spitalit të Emirateve në lagjen Tel Al-Sultan në jug të qytetit Rafah.

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, e cila drejtohet nga Hamasi, që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, tha se një punonjës shëndetësor që punonte në spital ishte në mesin e të vrarëve. Ushtria e Izraelit ende nuk ka bërë komente për incidentin.

Ndërkohë, sipas dy burimeve nga qeveria egjiptiane, bisedimet për një armëpushim në Rripin e Gazës pritet të rifillojnë të dielën, megjithëse mediat izraelit njoftuan se Izraeli nuk do të dërgonte një delegacion në bisedime nëse Hamasi nuk ofron një listë të plotë të pengjeve izraelite që ende janë gjallë.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se shpreson që të arrihet një marrëveshje armëpushimi para muajit të Ramazanit, i cili fillon më 10 mars.

Trysnia për arritjen e një armëpushimi është rritur për shkak të njoftimeve për mbi 30 mijë palestinezë të vrarë në ofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës dhe paralajmërimit të OKB-së për rrezikun e urisë, me të cilin përballet një e katërta e palestinezëve nëse nuk ndërpriten luftimet së shpejti.

Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë Hamasin dhe nisi një ofensivë të madhe ushtarake në Rripin e Gazës pas sulmit të militantëve në Izrael më 7 tetor, në të cilin u vranë 1200 njerëz dhe u morën peng 250 të tjerë./ Zëri i Amerikës

Energjia në 2023, biznesi e uli konsumin me 2.7%, familjarët e rritën

Shqipëria rezulton një eksportues neto i energjisë në vitin 2023. Të dhënat e bilancit të energjisë për vitin e shkuar të publikuara nga INSTAT tregojnë se prodhimi shënoi vlerën 8.796 GWh nga 7.003 GWh energji të prodhuar në vitin 2022, duke shënuar një rritje të prodhimit me 25,6%.

“Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 58,2%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 40,8% dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaikë) në masën 1,0 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike. Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) arriti vlerën 1.922 GWh nga 3.044 GWh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rënie me 36,9%. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 2.842 GWh nga 2.123 GWh duke shënuar një rritje me 33,9%”, thuhet në publikim.

Prodhimi publik-privat

Të dhënat zyrtare tregojnë se hidrocentralet në kaskadëne Drinit që menaxhohen nga kompania publike e gjenerimit KESH janë burimi kryesor i prodhimit të energjisë në vend. Ndërkohë edhe prodhuesit private në vitin 2023 kanë shënuar rritje në raport me vitin paraardhës sa i takon sasisë së energjisë së prodhuar.

“Hidrocentralet publike, në vitin 2023, prodhuan 5.123 GWh nga 3.859 GWh të prodhuar në vitin 2022, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 32,8%. Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 3.582 GWh nga 3.093 GWh të prodhuar një vit më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 15,8%. Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në vitin 2023, ka arritur vlerën pozitive prej 920 GWh. Në vitin 2022, shkëmbimi i energjisë elektrike kishte nje vlerë negative prej 921 GWh”, thuhet në publikim.

Ndërkohë humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 1.655 GWh në vitin 2023 nga 1.658 GWh në vitin 2022, duke shënuar një rënie me 0,2%. Humbjet në transmetim janë rritur me 10,1% dhe pesha që zënë në totalin e humbjeve në rrjet është 13,3%. Humbjet në shpërndarje zënë një peshë më të madhe, rreth 86,7% të humbjeve në rrjet dhe në vitin 2023 janë ulur me 1,6%, krahasuar me vitin 2022

Bizneset ulën konsumin, familjarët e rritën

Të dhënat e INSTAT tregojnë se konsumatorët jo familjarë që në këtë rast janë kryesisht bizneset dhe institucionet kanë ulur konsumin e energjisë. Ndërkohë që krejt e kundërta ka ndodhur me familjarët.

“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në vitin 2023, arriti vlerën 6.221 GWh nga 6.266 GWh që ishte në vitin 2022. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë u rrit me 1,4%, duke arritur vlerën 3.117 GWh në vitin 2023 nga 3.075 GWh që ishte në vitin 2022, ndërsa përdorimi nga konsumatorët jo familjarë u ul me 2,7% duke arritur vlerën 3.104 GWh në vitin 2023 nga 3.191 GWh që ishte një vit më parë”, thuhet në publikim.

Më herët insitucionet kanë argumentuar se kjo ulje e konsumit të energjisë nga bizneset lidhet me instalimet e fotovolatikëve për vetëprodhim por nuk ka një matje të saktë mbi këtë ndikim të dhënë nga këto instalime./ Monitor

Kastrati del hapur pro Edi Ramës

Që ai është një ndër biznesmenët më me shume kontrata qeveritare, ky nuk është më sekret. Por deri tani Kastrati ka mbajtur një profil të ulët në raportin me kryeministrin e vendit, Edi Ramën.

Ai nuk ka dalë hapur për t’u bërë pjesë e propagandës së kryeministrit, si biznesmeni tjetër pranë qeverisë, Gjergj Luca.

Por tundimi për t’u treguar më afër Ramës se të tjerët duket se ka bërë të vetën dhe Kastrati ka nisur të shpërndajë postimet e Edi Ramës apo t’u bëjë like atyre.


Rasti i fundit është ai i urës së re mbi lumin Drin, në Kukës, pjesë e Rrugës së Kombit, të cilën Kastrati e ka marrë me koncesion.

Edi Rama postoi një foto të urës për të treguar se edhe kjo “arritje e madhe” është drejt përfundimit.

“Arritja” në fakt duhet të kishte përdunduar disa vite më parë dhe Kastrati duhej penalizuar për shkelje të afateve e jo të promovohej.

Por siç dihet, njëra dorë lan tjetrën dhe teksa kryeministri i vendit u bën reklamë punëve të një biznesi që është në shkelje, biznesi ia kthen “nderin“ duke dalë hapur pro tij. /Zoom.al

Provokon Sara: Bardhi ka t*estikuj, ia kam prekur unë çdo natë

Sara Gjordeni i provokoi të gjithë me gjuhën e përdorur gjatë një debati me Roza Latin.

Banorja tha se jo vetëm që Bardhi ka testikuj, por edhe ia ka prekur çdo natë.

Teksa diskutohej për burrërinë e tij, të vënë në diskutim nga Roza, Sara provoi për një publik që e ndjek 24 orë se i dashuri i saj Bardhi është burrë!

Debati mes Sarës dhe Bardhit:

Sara Gjordeni: Ti më përmend tek Bardhi sa herë do t’i tregosh paburrërinë.

Roza Lati: Po patjetër

Sara Gjordeni: Testikuj ka, ia kam prekur unë.

Roza Lati: Ia ke prekur?

Sara Gjordeni: Ia kam prekur unë çdo natë dhe ka, burrninë e ka treguar në disa vende që i di vetëm unë.

Sara Gjordeni: Nuk mund t’i thuash që s’ke mbrojtur të dashurën tënde dhe nuk ke testikuj.

Roza Lati: Ai rri ha makarona dhe nuk mbron femrën e vet.

Ndërkohë që vajzat bënin këtë bisedë, i pranishëm ishte edhe Bardhi, por ai nuk ndërhyri.

Një natë më parë diskutimi mes tij dhe Rozës degradoi, teksa kjo e fundit e akuzoi se nuk ka burrëri e testikuj, por Bardhi iu kthye: “Testikuj kam, do t’i shohësh”?

VIDEO/ Aksident në Elbasan, makina futet në lokal

Një aksident, që rrezikoi jetën edhe të kalimtarëve, u regjistrua pasditen e kësaj të shtune në Elbasan.

Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën në qendër të qytetit dhe për pasojë, një prej mjeteve përfundoi në ambientet e një lokali që ndodhej anash rrugës, duke shkaktuar panik te klientët që ndodheshin në lokal dhe te kalimtarët në zonë, të cilëve iu rrezikua jeta.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)


I plagosur nga aksidenti mbeti një nga personat që po udhëtonte me një nga makinat që u përplasën.

Ai u dërgua me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.