zoom

Day ArchiveShurupi i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën e lirë që të zgjasë edhe gjatë natës duke shkaktuar trazira të tjera në organizëm. Kolla mund të kurohet mjaft mirë me kura natyrale të cilat janë po aq efikase sa medikamentet që merren në farmaci.

Vlerat e shegës kundër kollës

Gjethet, lulja, lëkurat dhe kokrrat e shegës kanë vlera kuruese për të gjithë organizmin. Lëngu i shegës ka një efekt shumë mirëbërës për fytin dhe rrugët e frymëmarrjes. Ky lëng është shumë i pasur me vitaminë A dhe C të cilat fuqizojnë imunitetin. Përveç pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes, shega është mirëbërëse edhe kundër kollës.

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë

Ekspertët e mjekësisë alternative rekomandojnë përzierjen e lëngut të shegës, xhenxhefilit dhe mjaltit për përgatitjen e një shurupi krejt natyral kundër kollës.

Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten:

Të gjithë përbërësit përziejini mirë deri sa të formoni një shurup të njëjtrajtshëm. Këtë shurup duhet ta pini 3-4 herë në ditë nga një lugë çaji. Mund ta përsërisni për disa ditë.

Shega, xhenxhefili dhe mjalti janë përbërës natyralë dhe të shëndetshëm. Bashkimi i tyre në këtë shurup shkurton kohëzgjatjen e kollës dhe zbut sekrecionet dhe ashpërsinë e saj. Kjo kurë natyrale është e dobishme edhe për të rritur imunitetin, kuruar aneminë dhe bronshitin.

Shega rekomandohet edhe për kollën që prek fëmijët. Për fëmijët mbi 2 vjeç, rekomandohet të përzieni sasi të barabarta të lëngut të xhenxhefilit, mjaltit dhe lëngut të shegës.

Ky shurup u duhet dhënë fëmijëve tre herë në ditë nga një lugë çaji. Mjalti nuk rekomandohet për fëmijët nën 2 vjeç./ Agroweb

Motra e Erjolës komenton “hallvën”: S’e kuptoj pse kanë reaguar kaq ashpër

Erjola shkaktoi jo pak habi dhe reagime me veptimin e ssj të gunfit brenda shtëpisë së Big Brother, ku gatoi hallvën për vdekjen e çifyit Ilnisa-Meriton.

Të shumtë janë ata që e kfitikuan Erjolën, si brenda, edhe jashtë shtëpisë, por motra e saj e cilëson këto si reagime të ashpra.

Sipas saj, Erjola thjesht po luan, për aq kohë sa është në një lojë.

“Nuk e kuptoj pse kanë reaguar kaq ashpër kur është brenda ‘kuadrit të lojës’. Nuk jam brenda Ilnisës, por mendoj që Ilnisa e ka bërë më të madhe seç duhej”, tha motra e Erjolës.

FOTOT/ Këta janë babë e bir që vdiqën në vendin e punës në Lushnje

Publikohen fotot e dy personave që humbën jetën në vendin e punës, pas shpërthimit tē fuqishëm që tronditi Lushnjen.

Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir, ishin në ditën e tyre të parë të punës.

Ata po punonin me vinç në kapanonin në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela, në momentin që vinçi preku aksidentalisht telat e tensionit të lartë dhe më pas pati një shpërthim në flakë.

Roland Hoxha ndërroi jetë menjëherë në venfin e ngjarjes, ndërsa djali i tij humbi jetën në autoambulancë, teksa po dërgohej në spitalin e Traumës në Tiranë.

Elidon Hoxha, 24 vjeç, sapo ishte kthyer nga emigracioni në Itali.

Gazetarja Ola Xama padit Gazetën “Dita”: Më kanë quajtur vrasëse me pagesë

Nga Ola Xama

Disa ditë më parë depozitova një padi civile për portalin “Prapaskena” dhe sot sapo firmosa një tjetër padi për “Gazetën Dita”. Të dy këto kanale mediatike kanë shpifur duke më quajtuar gazetare të paguar, vrasëse me pagesë dhe epitete të tjera të pavërtetë.

Nuk kam dashur dhe nuk do të kisha vendosur asnjëherë të ngrija padi ndaj askujt që flet, shpif apo jo. Patjetër që shpifjen e konsideroj si një dëm të madh që i bëhet besueshmërisë të profesionit tonë dhe pasojave të jetës të çdokujt, por pyetjes nëse do të çoja në gjyq sulmet që u bënë verën e shkuar iu përgjigja me Jo. Nuk doja të merresha me askënd dhe të vazhdoja këtë histori.

Situata u bë e padurueshme, kur dëm kolateral i sulmeve u bënë familjarë të mi. Për këtë arsye kërkova korrigjimin e lajmeve dhe heqjen e tyre përmes një emaili, por askush nuk më ktheu përgjigje. Ndaj vendosa që të vërtetën publiku ta mësojë në gjykatë.

Padia u depozitua në Gjykatën Civile, pasi nuk jam te rrethi i njerzve që kërkon të kriminalizojë fjalën e lirë e të kërkoja dënim për shpifje. I ftoj të gjithë ‘denoncuesit’ që më kanë bërë të paguar mua dhe familjarë të mi, që të sjellin në gjykatë çdo dokument që kanë i cili vërteton akuzat që ngrejnë në hartimet e tyre.

Interesi im nuk është përfitimi monetar dhe nuk synoj të marr asnjë qindarkë, por të çoj në vend të drejtën dhe të heq baltën e hedhur kot.

Këtë sqarim po e bëj për të gjithë ata që më kanë shkruar të çuditur me lajmet e sotme ku unë trajtohem si ‘kriminele’ me dy emra. Të mbaj emrin tim shkurt dhe të marr mbiemrin e bashkëshortit nuk është krim, ndaj nuk ka asnjë habi apo të fshehtë në këtë mes. Të fshehtat që mendojnë se kanë, i ftoj dhe madje u lutem t’i nxjerrin!

Në historinë e luftës së njerzve që kanë vjedhur te inceneratori dhe kanë korruptuar media e gazetarë, unë u bëra dëmi koletaral… Ata që ia njohin pazaret, e kuptojnë shumë mirë kur shohin që të dy frontet që zihen për inceneratorët më kanë quajtur të paguar.

Por kjo nuk më ndal, as më firkëson apo intimidon. I them se kush shkruan dhe porosit shkrime, po lodhet kot! Integriteti nuk blihet me para, por fitohet.

Se sa integritet kam unë, këtë nuk e dinë vetëm ata që më njohin, por dhe porositësit e lajmeve që nisën sulmet pasi kuptuan se nuk më blejnë dot.

Ismail Qemali

Nga Lutfi Dervishi

Ishte një brez që Ismail Qemalin e njihte si themelues të shtetit, pastaj erdhi brezi që e dinte drejtor shkolle dhe sot e njohin si avion apo suvenir vlore.

P.S. Disa e pandehin si nipi apo sozia e Edi Ramës, disa si veteran i Brigades Parë Sulmuese, disa si patronazhist, disa si oligark e disa si ideator i reformes në drejtësi!

P.S (nuk do të thotë Partia Socialiste)

EMRAT/ Kush janë 6 të plagosurit nga shpërthimi në Lushnje. Mes tyre edhe deputeti Saimir Korreshi

Zbardhen emrat e gjashtë personave që u plagosën nga shpërthimi i fortë në qytetin e Lushnjes pasditen e kësaj të premteje.

Mes tyre, veç deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela, plagë mori edhe deputeti demokrat Saimir Korreshi.

Në listën e të plagodurve më rëndë janë Sokol Luni dhe Bujar Çela, që janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Të plagosur të tjerë janë edhe Ilia Sota, Lunedi Golemi dhe Ervis Sharka.

Ndërsa Roland Hoxha dhe djali i tij Elidon Hoxha humbën jetën tragjikisht.

EMRAT:

Roland Hoxha, ndërroi jetë

Elidon Roland Hoxha, ndërroi jetë (djegie 90%)

Sokol Lumi, plagosur, dërguar te Trauma

Bujar Çela, plagosur, dërguar te Trauma

Saimir Korreshi

Ilia Sota

Lunedi Golemi

Ervis Sharka

Adelina Ismailit i mbyllin emisionin pa njoftuar. Reagimi i saj

Transmetimi i emisionit të këngëtares Adelina Ismaili në Kosovë është ndërprerë.

Lajmin për mbylljen e programit “Show i të premtes” që transmrtohej në RTK e dha vetë Adelina, e cila përmes një reagimi në “Facebook” tha se nuk ishte njoftuar për një vendim të tillë.

“Të dashur miq. Sonte u njoftova jozyrtarisht që është ndaluar transmetimi i emisionit tim “Show i së premtes” sonte nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së. Për më shumë info, do t’iu njoftojmë në ditët në vijim”, u shpreh Adelina Ismaili.

Formati i këtij emisioni ishte i gërshetuar me mysafir në studio, muzikë bëhej edhe prezantimi i këngëtarëve të rinj.

Babë e bir humbën jetën në ditën e parë të punës – Detaje të rënda nga tragjedia në Lushnje

Dita e parë e punës u bë dita e fundit e jetës për Roland dhe Lidio Hoxhën.

Babë e bir ndërruan jetë tragjikisht pasditen e kësaj të premteje, teksa ishin duke punuar në kapanonin në pronësi të deputetit socialist, Bujar Çela.

Kjo ishte dita e parë e punës për ta, por vinçi me të cilin po punonin preku telat e tensionit të lartë, duke shkaktuar pasoja fatale për jetën e tyre.

Roland Hoxha, vinçieri, humbi jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që u dëgjua në të gjithë qytetin.

Ndërsa djali i tij, Lidio, humbi jetën teksa ishte rrugës për në Tiranë, drejt spitalit të Traumës. I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.

VIDEO/ Kapanoni i kthyer në gërmadhë – Çfarë ka mbetur pas shpërthimit vdekjeprurës në Lushnje

Veç humbjeve në jetë, shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, që tronditi të gjithë vendin, shkaktoi edhe dëme të shumta materiale.

Pamjet tregojnë sesi kapanon në ndërtim në pronësi të deputetit PS, Bujar Çela, ku ndodhi shpërthimi, i ngjason një gërmadhe.

Vendi është boshatisur nga njerëzit, ndërsa gjithçka ka mbetur janë materiale të dëmtuara dhe xhama të thërrmuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi vinçi me të cilin po punonin punëtorët ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë, duke shkaktuar menjëherë një shpërthim të fuqishëm dhe flakë të mëdha.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vendngjarje Roland Hoxha, vinçieri, ndërsa djali i tij, Elidon, rreth moshës 27 vjeç humbi jetën rrugës duke ardhur në Tiranë për mjekim të specializuar.

I plagosur mbeti dhe deputeti sovialist Bujar Çela.

Tragjedia në Lushnje/ Banori rrëfen sekondat e tmerrit: Xhamat binin gjithandej

Shpërthimi i fuqishëm që tronditi Lushnjen këtë pasdite shkaktoi panik te banorët e zonës.

Një prej tyre tregoi për mediat si i përjetoi sekondat e shpërthimit.

Frika më e madhe e tij në ato momente ishte për familjarët e tij, ndërsa përshkroi se xhamat binin gjithandej.

Ai sqaroi se ata nuk kanë marrë dëmtime shëndetësore, por dëmrt në biznes llogariten mijëra euro.

“Isha duke punuar poshtë. Fëmijët ishin duke luajtur këtu, njerëzit e tjerë në dhomën e pritjes. Për momentin thjesht mendova për ata, u ngjita lart, i kapa i nxora jashtë thjesht të shpëtonim ata pa menduar gjë tjetër.Falë Zotit nuk kemi asnjë dëmtim në njerëz. 4 anëtarë jemi në familje, në total ishim 10 persona që rrezikoheshim.

Biznesin e ka kunati, po punoj edhe unë me të. Nuk e nxjerrim dot vlerën por llogaritet rreth mbi 200 mijë euro. Vala goditëse ishte goxha e fuqishme. Nuk po merrnim vesh cfarë po ndodhte. Një zhurmë shumë e madhe, xhamat binin gjithandej, fëmijët të trembur”, u shpreh banori i zonës.