zoom

Day ArchiveErjola “shpërthen” kundër Meritonit: Turp të të vijë! Shet çdo gjë për lojë

Erjola dhe Meritoni debatuan ashpër me njëri-tjetrin mbrëmjen e kësaj të marte në shtëpinë e Big Brother.

Teksa po diskutonin për një përplasje të shënuar mes tyre gjatë këtyre ditëve, ku Meritoni e akuzon Erjolën se po i përmend dhe përdor djalin, Erjola mohoi që tendeca e saj në debat të ishte kjo.

Më pas, pjesë e bë u bë edhe Ilnisa, që po diskutonte për flirtim të mundshëm nga ana e Erjolës me Meritonin.

Në këtë moment, Erjola kërkoi nga Meritoni të tregojë të vërtetën që nuk flirtuar.

Por përgjigja e Meritonit acaroi edhe më shumë Erjolën, që e akuzoi atë se është i aftë të bëjë gjithçka për lojë.

Debati mes tyre:

Erjola: Nuk ishte një hakmarrje. Tentova të isha serioze dhe nuk talla as përdora fëmijën e askujt. Ajo fjala ‘cesurtoj’ është që e ndjekin familje, fëmijë dhe djali i tij. Nuk thashë asgjë tendencioze. Evidentova një fakt që kur ai nuk është në rol, e përdor, e tall dikë me fëmijën e vet.

Është e ndikuar në momentin që ai është i ndikuar dhe i hipnotizuar. E kam bërë në një diskutim me të dhe më ka thënë që nuk diskutohet. Atëherë pse ne njerëzit që e njohim, e evidentojmë një gjë të tillë.

Meritoni: Më përemnde djalin. Po më ofendon djalin me situatën e Gazit.

Erjola: Do më dukej njeri po të ishte vetëm. Prandaj dhe i përgjigjem kaq ashpër. Nëse luan me mua ashpër, ashpër do jem. Jo pasarelë, nxjerrja e llapës. Me mua duhet të merret si lojtare dhe jo me fizikun tim, sepse jam e lodhur.

Meritoni: Me Romeon i kemi sqaruar. Me Erjolën më vjen keq që ka pasur një qasje me mua. Është ndikuar komplet prej Ledjonës dhe disave.

Ledjona: Pse nuk e pranon që sillesh keq me vajzat?

Erjola: Meritoni ishte ai që ku mu përmend edukata e familjes, ai qeshte.

Meritoni: S’kisha dëshirë të më përfshihej shoqëria ime. Nuk krahasohet shoqëria ime me Romeon me asnjë shqoëri tjetër këtu brenda. Mua më vjen keq që përdoret djali im në një situatë me Gazin. Ishte e turpshme.

Erjola: Aq shumë e njeh ajo partnerin e saj, sa më tha mua që unë po flikrtoj me Meritonin. A kemi flirtuar ndonjë moment? Po bëhet telenovela e radhës. Turp të të vij, turp! Shisni çdo gjë për lojë. Po bëhesh si ajo. Po të bën ajo më të zi se veten. Po të jesh mashkull e pranon që nuk ke flirtuar. Apo do ta përdorësh si me Riken.

Foto-lajm/ Zelensky mbërrin në aeroportin e Rinasit

Pak minuta më parë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky zbriti në aetoportin e Rinasit.

Ai viziton Shqipërinë për herë të parë për të marrë pjesë në samitin e dedikuar për Ukrainën.

Zelensky u prit në Rinas nga ministri Hasani dhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë, ndërsa nesër merr pjesë në samit.

Zelensky do të pritet në kryeministri nga Rama në mëngjes. Në përmbyllje, Rama-Zelensky mbajnë një konferencë për mediat.

Meritoni po kërkon të ndahet nga Ilnisa? Arbër Hajdari bën komentin “djegës”

Opinionisti Arbër Hajdari analizoi krisjen që Meritoni dhe Ilnisa patën në marrëdhënien e tyre si çift pasi në shtëpi u fut Sara.

Duke komentuar debatin mes tyre pse Meritoni ftoi në krevat Sarën, Arbri tha se sjellja e tij tregon se po kërkon të dalë nga marrëdhënia romantike që ka nisur me Ilnisën.

Sipas Arbrit, Meritoni po flirton me Sarën dhe kjo nuk është normale kur je në një lidhje.

“Është kaluar caku në dy momente. Nuk e besoj Meritonin në lidhje me Sarën, më është dukur si flirt. Nuk është e vërtetë ajo që thotë Ilnisa që secili e kemi bërë lojën për hesapin e vet. Meritoni ka bërë dhe debate me ta.

Meritoni ka aktivizuar një plan B për të dalë nga marrëdhënia me Ilnisën. Flirti ishte jashtë normalitetit dhe funksionit që ka lidhja. Po ta donte, nuk do e thoshte unë nuk e kam grua. Nuk më pëlqeu kur banorët shtynin Sarën që Meritoni i hodhi sytë, ishte përpjekje për ta futur mes këtij çifti.

Kam parë xhelozinë e Ilnsiës, Meritoni nuk e ka bindur. Ajo do i hidhet vajzave që e shtynë Sarën drejt kësaj marrëdhënieje”, tha Arbër Hajdari.

Të tallur dhe të dhunuar: Kriza e bullizmit në shkollat shqiptare

Aida [nuk është emri i vërtetë] nuk ia fal vetes që nuk e kuptoi momentin kur e bija nisi të thyhej. Ajo ndryshoi sjellje dhe ra nga mësimet në vitin e parë të gjimnazit, por nëna e saj i mësoi problemet vetëm pasi 15-vjeçarja tentoi të vriste veten.

“Kur e kam gjetur në shtëpi pa ndjenja se kishte konsumuar qetësues, nuk di ta përshkruaj frikën, ndjenjat që më kaluan ato çaste,” tregon gruaja nga Fieri në kushtet e anonimatit.

Aida tregon se e bija kishte tentuar t’i bënte keq vetes, pasi ishte targetuar me komente tallëse në rrjetet sociale dhe në grupe nxënësish për shkak të pëlqimit ndaj një shoku të klasës. Ajo është vetëm një nga mijëra viktimat e identifikuara të bullizmit në sistemin arsimor të Shqipërisë.

Mësues, psikologë dhe punonjës socialë të intervistuar nga BIRN flasin për një krizë të bullizmit në shkollat shqiptare, ku rastet e raportuara janë trefishuar gjatë viteve të fundit, ndërsa mijëra raste të tjera mendohet se kalojnë në heshtje dhe pa u trajtuar.

Bullizmi nuk është një fenomen i ri dhe çdo brez në Shqipëri është përballur me historitë e veta të dhunës psikologjike dhe fizike në moshën e fëmijërisë apo adoleshencës.

Megjithatë, ekspertët flasin për një formë të re që lulëzoi në periudhën e pandemisë; bullizmi i kohëve të fundit është zhvendosur nga korridoret e shkollave në rrjetet sociale apo grupet e aplikacioneve online – çka vështirëson identifikimin dhe trajtimin e duhur të rasteve.

“Ajo që kam vënë re është se [bullizmi online] ka rritje vitet e fundit dhe i referohem periudhës së pandemisë që e kishim çdo gjë online. Që nga ai moment është edhe më i fortë si fenomen,” thotë Majlinda Ziu, drejtoreshë e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.

“Shpesh krijojnë grupe Whatsapp, pavarësisht atyre grupeve të shkollës, apo në rrjete sociale. Hapin faqe për të bërë presion,” shtoi ajo, duke theksuar se bullizmi kalon më pas nga bota virtuale në atë realen.

Trefishim rastesh

Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkruan bullizmin si një shqetësim madhor të shëndetit publik dhe shkelje të të drejtave të fëmijëve. Agresioni i vazhdueshëm psikologjik ose fizik sipas OBSH shkakton pasoja serioze në edukimin dhe shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Raportet tregojnë gjithashtu se fëmijët që janë subjekt i bullizmit performojnë më keq në mësime dhe mund të vuajnë nga ankthi, frika, stresi emocional, pagjumësia dhe dhimbja psikosomatike. Fëmijët e bullizuar kanë gjithashtu rrezik të shtuar për sjellje vetëvrasjeje.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes kërkesave për të drejtë informimi nga katër drejtoritë rajonale të arsimit Parauniversitar tregojnë një trefishim të rasteve të raportuara të bullizmit përgjatë pesë viteve të fundit në Shqipëri.

Nga 327 raste të raportuara në rang vendi në vitin 2019, numri u rrit në 1077 raste në fund të vitit 2023. Në total, rreth 3 mijë raste të bullizmit janë raportuar në katër drejtoritë rajonale të Durrësit, Korçës, Fierit dhe Lezhës gjatë viteve 2019-2023.

Rreth 60% e rasteve u regjistruan nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Durrës, e cila mbulon edhe shkollat e Tiranës me numrin më të madh të nxënësve në rang vendi.

Sipas drejtorive arsimore, rastet e bullizmit janë bërë më të vështira për t’u adresuar, pasi e kanë zanafillën e tyre te konfliktet në rrjetet sociale.

“Ndërveprimet negative të shpërndara në mënyra të ndryshme, përfshirë situatën e bullizmit në rrjete sociale dhe mesazhe të dëmshme online, ka bërë që kjo dukuri të ketë ndikim në klimën e shkollës dhe sjelljes së nxënësve,” i tha BIRN drejtoria rajonale e Durrësit.

Bullizmi online është kthyer tashmë në një fenomen shqetësues edhe për Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Lezhë.

“Adoleshentët janë më të prirur për të përjetuar bullizmin në rrjetet sociale, përfshirë fyerjet në internet, shpërndarje të imazheve të turpshme apo përjashtim nga grupet online,” tha ajo.

Platforma Kombëtare për Internet të Sigurt, e ngritur nga organizata CRCA Shqipëri raporton gjithashtu një rritje galopante të rasteve të bullizmit online në raport me format e tjera të abuzimit me fëmijët dhe adoleshentët.

Dhjetë vite më parë, bullizmi online zinte vetëm 2% të raportimeve në këtë platformë, ndërsa aktualisht zë 33% të rasteve.

“Çështja e bulizmit online është kthyer në problemin më shqetësues tek fëmijët,” thotë Altin Hazizaj, drejtues i CRCA Shqipëri. “Ato që arrin të kapë sistemi janë vetëm maja e ajsbergut,” shtoi ai.

“Fuks, spiun, çun mami”

Adelina Pjetra është psikologe klinike në Tiranë dhe thotë se trajton rreth 100 raste të fëmijëve apo adoleshentëve të bullizuar përgjatë një viti. Ajo beson se rastet më të shumta janë të paraportuara.

Pjetra thotë gjithashtu se prindërit u drejtohen specialistëve për ndihmë vetëm atëherë kur situata është tepër e rënduar.

“Vijnë kur është pika finale. Prindërit bëhen alert kur ka një tenativë për vetëvrasje, kur fëmija i tyre ka tentuar t’i bëjë dëm vetes. Rrallë ka familje që kërkojnë ndihmë më herët se sa kjo situatë,” theksoi ajo.

Mënyra si përjetohet bullizmi sipas psikologëve është e ndryshme; dikush e kalon me ankth të shtuar, dikush ka pagjumësi të theksuar dhe të tjerë shfaqin forma të çrregullime të të ushqyerit. Ata apelojnë që prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm për të diktuar ndryshimin e sjelljes së fëmijëve të tyre që në fazat e para, në mënyrë që edhe trajtimi të jetë më i shpejtë.

Lediona Asabella, punonjëse sociale në gjimnazin “Besnik Sykja” në Tiranë, thotë se shumica e rasteve që ajo trajton e kanë burimin te prishja e miqësive – e cila kthehet më pas në një mjet shantazhimi mes adoleshentëve. Armët që ata përdorin kundër njëri-tjetrit janë sekretet, të cilat i hedhin më pas për konsum nëpër rrjetet sociale.

“Rastet më ekstreme i kemi në faqet virtuale, ku një numër i madh dhunohet, ofendohen në mënyrë kolektive. Pra ku nuk ka emra se kush po e bën. Hapin faqe, se adoleshentët janë mjeshtra për teknologji,” thotë Asabella.

“Kjo është forma më e rënduar tani dhe shumë e përhapur,” shtoi ajo.

Mësuesit theksojnë se bullizmi nis të shprehet në moshën 12-13 vjeçare dhe disa prej problematikave mbarten nga shkolla 9-vjeçare në gjimnaz.

“Sepse dëshira për t’u dukur, për të shfaqur veten dhe për të dominuar grupin nis që në klasë të 7-të,” tha Ziu nga gjimnazi “Sami Frashëri”.

Ajo thotë se oficeri i sigurisë merr informacion për këto konflikte përpara se nxënësit të regjistrohen në gjimnazin e drejtuar prej saj dhe në raste të problemeve njoftohen menjëherë prindërit dhe punonjësit e sigurisë.

Megjithatë, nuk mungojnë rastet kur bullizmi prek edhe mosha më të vogla.

Vitin e kaluar, një djalë 11-vjeçar u targetua nga shokët e tij të klasës në një shkollë të Tiranës, pasi i tregoi prindërve se njëri prej tyre kishte ardhur në shkollë me një thikë. Prindërit i treguan mësueses për situatën, por pasojat i vuajti djali i tyre.

“Fuks, spiun, tradhëtar, çun mami ishin vetëm disa nga epitetet që përdoreshin kundër tij,” tregon e ëma.

“Aq kritike u bë situata sa djali nuk donte të shkonte më në shkollë, në klasë rrinte vetëm. Nisi makthe natën, qante,” shtoi ajo, duke theksuar se për këto fenomene nuk janë të përgatitur as prindërit dhe as sistemi arsimor.

Problemet e familjes

Sistemi i referimit

Mbrojtja e fëmijëve dhe e të drejtave të tyre është një detyrim ligjor në Shqipëri dhe një nga strukturat përgjegjëse janë Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijës, NJMF, të ngritura pranë secilës prej 61 bashkive të vendit.

Por këto struktura funksionojnë me staf të reduktuar, të cilët duhet të përballojnë disa shkolla njëkohësisht.

Klaudio Pulaha, punonjës social pranë linjës kombëtare për fëmijë “Alo 116” ngre si shqetësim mbylljen e shumicës së rasteve të bullizmit brenda shkollave, pa u referuar pranë Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve.

“Një drejtor apo nëndrejtor shkolle nuk është ekspert i fushës, pavarësisht dëshirës së mirë për të trajtuar rastin. Nëse një punonjës social apo psikolog, që nuk e trajton dot rastin me ato kushte dhe mundësi sa ka në shkollë, duhet ta referojë tek punonjësit e mbrotjes së fëmijëve, por nuk refrohen,” tha Pulaha.

Ai thekson gjithashtu se roli i psikologëve apo punonjësve socialë në shkolla nuk është mjaftueshëm i fuqizuar, çka sjell një nënraportim të rasteve të bullizmit.

Por Asabella nga gjimnazi “Besnik Sykja” e kundërshton këtë ide, ndërsa vlerëson se institucionet arsimore në Shqipëri janë bërë më të hapura dhe më të kujdesshme ndaj këtyre fenomeneve.

Megjithatë, ajo shton se jo të gjitha rastet mund të referohen.

“Brenda institucionit mund të mbyllen raste me më pak problematika dhe ti e ke në monitorim, sepse dhe referimi i rasteve ka disa kufizime,” tha Asabella.

“Tek NJMF-ja referohen ato rastet që kanë elementët e dhunës, shantazhit e problematikave më të rënda,” shtoi ajo duke theksuar se mungesa e qendrave të rehabilitimit e bën të vështirë trajtimin e këtyre rasteve.

Pasi e bija u bullizua deri në pikën që tentoi t’i bënte keq vetes, Aida nuk e gjeti zgjidhjen te sistemi publik, por te zhvendosja e saj në një shkollë private.

“U ndoq për kohë të gjatë me psikolog, por tani është mire. Nuk ka probleme dhe në mësime ka avancuar goxha,” përfundoi ajo./ Reporter.al

VIDEO/ Zelensky vjen në Tiranë, autokolona niset për ta pritur në Rinas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të mbërrijë mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë për herë të parë.

Pas pak minytash ai pritet të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza”.

Drejt Rinasit është nisur autokolona e policisë për të pritur presidentin e Ukrainës, nën masa të rrepta sigurie.

Axhenda zyrtare e Zelensky nis nesër me një takim “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, me të cilin do të nënshkruajë edhe një marrëveshje dhe në fund do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për mediat.

Debat i ashpër në Big Brother – Romeo akuzon Françeskën se kërkon ta ndajë nga Heidi

Spektakli i Big Brother këtë të martë nisi me një debat të ashpër mes Romeos, Françeskës dhe Heidit.

Në studio po diskutohej një debat i shënuar gjatë javës mes tre banorëve, diskutim që vijoi edhe gjatë “Prime”.

Nga mënyra sesi drejtohet dhe flet, duke deklaruar se Heidi ka më shumë fuqi argumetuese se ai, Françeska u akuzua nga Romeo se kërkon të ndajë çiftin.

Vetë Françeska e mohoi diçka të tillë dhe u shpreh e prekur.

Debati mes tyre:

Romeo: Unë që në momentin që Françi ka ardhur në shtëpi e kam respektuar, por kur nisi të rrinte me Heidin dhe u afrua, unë asnjëherë nuk e kam ofenduar. Je xheloz, je xheloz më ka thënë disa herë.

Françeska: Mos gënje. Trego të vërtetën.

Romeo: Në momentin që unë dyshova dhe i dhashë një dënim, ku i thash të përqafonte më shumë njeriun brenda në shtëpi, ajo përqafoi Ledionën. Ndërkohë thonte që Heidi është ajo që ka afër në këtë shtëpi. Ka hyrë në këtë shtëpi për të më ndarë mua dhe Heidin, për të ndërhyrë. Në momentin e prime-t të së shtunës, Françi ndërron krevat.

Françeska: Ia lirova banores së re.

Romeo: Mori pozicionin e Gracianos. Zgjodhi krevatin pranë Ledionës. Pasi ndërroi krevatin, prisja se kur do të sulmonte. Françi më thotë më pas në sy të Heidit, se kjo ka më shumë argumenta. Françi nëse bashkëshorti jot, një mik i përbashkët do të ju thonte, ky është burrë i mirë ti je gropë?

Françeska: Këtu jemi në Big Brother.

Romeo: Më lër ta mbaroj. I kam thënë unë që Heidi nuk ka nevojë për mbrojtjen time.

Françeska: Unë kam hyrë këtu si Françeska, jo për t’i mbajtur pishtarin Romeos. Se të djeg ty, është punë për ty. Unë them atë që mendoj. Ti vjen vërdallë duke e reklamuar veten si mbreti shtëpisë, si babo. Më ke akuzuar se dua të ndaj çiftet, unë jam grua e martuar me fëmijë. Ti bën ofendimin më të madh ndaj meje.

Romeo: Ti do të ndash çiftet, kjo je ti.

Françeska: Mua nuk më intereson ffare.

Përfitojnë nga çiltërsia dhe nisin godasin. Nuk ishte pozicion i rehatshëm, nuk ndihesha mirë. kur u sulmua Romeo ishte edhe Erjola aty, por nuk u prekëm as unë as ai. Por kur e thotë Françeska. Vendosem në një situatë të vështirë.

Vrasja e Liridona Ademajt – Çfarë vendosi gjykata për Naim Murselin?

Vrasja e Liridona Ademajt është ende e pazbardhur.

Motivet që shtynë bashkëshortin e tij Naim Murseli të planifikojë vrasjen e saj dhe të kërkojë bashkëpunimin e Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës mbeten ende mister.

Për këtë arsye, Naim Murseli do të qëndrojë edhe për dy muaj të tjerë në paraburgim.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi njoftoi sot se kjo gjykatë ka vendosur vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Murselit, Plavës dhe Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla akuzohen për veprat penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, “Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Marrëveshja për të kryer veprën penale vrasje e rëndë”.

Liridona u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Bërrnicë të Komunës së Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, e cila sipas dosjeve të hetuesisë dhe prokurorisë, dyshohet se ishte inskenuar. Vrasja e saj dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, me të cilin Liridona kishte dy fëmijë.

Babai i Blerina Metës në gjendje të rënduar: Nuk e di si jam gjallë

Babai i Blerina Metës u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike para gazetarëve, kur u pyet për krimin tronditës të regjistruar në Shënavlash, për të cilin akuzohen nipërit dhe mbesa e tij.

Pas vrasjes së bashkëshortit Pëllumb Meta nga fëmijët, Blerina Meta u largua te shtëpia e prindërve të saj, por i ati i saj tregon se ajo nuk është në gjendje të flasë.

Kjo ngjarje, shtoi ai, ka ndikuar në gjendjen e të gjithë familjes, që kërkon vetëm të zbardhet e vërteta.

“Ne jemi bërë me lujt mendsh. Unë nuk e di si jam gjallë. Veç një fjalë kam thënë, të zbardhet e vërteta e kësaj ngjarje. Nuk kërkojmë asgjë. Ato le të rrinë në burg të përjetshëm nëse e meritojnë. Nëse nuk e meritojnë, ta vendosin organet kompetente. Unë nuk e di si jam gjallë. Unë e kam kaluar një situatë të vështirë. Tani është më e rëndë. Unë as vajza nuk jemi në gjendje të flasim”, tha babai i Blerina Metës.

Hera e parë e Zelenskyt në Tiranë – Zbardhet axhenda. Takim “tet a tet” me Ramën

Vetëm pak ditë pasi u përkujtuan dy vite nga nisja e luftës në Ukrainë, Tirana organizon nesër për herë të parë një samit që i dedikohet Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të mbërrijë për herë të parë në vendin tonë, për të qenë pjesëmarrës në këtë samit.

Sipas axhendës së zbardhur nga Kryeministria, fillimisht ai do të ketë një takim “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama, më pas do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi dhe në fund do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për mediat.

Axhenda e plotë 28 shkurt:

09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.

09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

11.00 – ​​Doorstep dhe mbërritja e liderëve (Pallati i Kongreseve)

11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

13:00 – Foto Familjare

13.30 – ​​Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

VIDEO/ Momenti kur Vangjush Dako lë qelinë, furgoni i policisë e shoqëron deri në shtëpi

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako la ambientet e burgut të Durrësit mbrëmjen e kësaj të marte, për t’u zhvendosur drejt shtëpisë.

Falë vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mesditën e soyme, masa e sigurisë ndaj tij u zbut nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie” pasi kanë përfunduar afatet e paraburgimit gjatë hetimeve paraprake.

Pas këtij vendimi, Dako doli nga burgu rreth 19.00 të mbrëmjes, ku siç duket nga videot më poshtë, shoqërohej nga një furgon policie, që e dërgoi drejt shtëpisë ku do të vuajë arrestin shtëpiak.

Pasi del nga ambientet e institucionit, Vangjush Dako me një grup personash, familjarë dhe të njohur, të cilët e prisnin jashtë.

Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në dy raste në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.