zoom

Day ArchiveNoizy dhe Capital T, ish-të dashurit e Sarës? Deklarata e ish-banores që ngriti dyshime

A ka qenë Sara Gjordeni e lidhur edhe me Capital T dhe Noizyn?

Këtë po dyshojnë të gjithë në rrjet në fakt, pas një deklarate të ish-banores së Big Brother Vip 2, Mikela Pupa.

Gjatë një loje me foto në rubrikën “Mos i Bjer me Top” në E Diell, ajo vendosi foton e Sarës në të njëjtin vend me atë të dy këngëtarëve të famshëm, në momentin që u pyet për ishat e saj.

Mikela: Nuk kam asnjë lloj mendimi për Sarën

Ronaldo: Po për ishat e Sarës?

Mikela: Po i di Sara punët e saj vetë se çfarë bën, nuk është se më pëlqen loja e saj në Big, por që…

Ronaldo: Noizy, reperi ynë nga Lushnja.

Mikela: Dikur kur kam qenë e vogël e dëgjoja goxha por që, edhe Noizyn e lëmë me Sarën se ku i dihet .

Ronaldo: Kapital T?

Mikela: Kapitalin do ta çoj tek Sara.

Ronaldo: Pse kanë pasur gjë bashkë këta?

Mikela: Jo ore…

Pranverë në shkurt – Si parashikohet moti për javën e fundit të muajit

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike me mot me diell, edhe pse nuk do të mungojnë ditët me shi.

Në këtë mënyrë, nga dita e hënë deri ditën e mërkurë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura por kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në relievet malore.

Ditën e enjte dhe atë të premte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme në formën e shtrëngatave.

Vlen për tu theksuar se për shkak të erës me drejtim nga kuadrati i jugut si dhe masave ajrore të ngrohta pritet që temperaturat të kapin vlera deri në 24-25 gradë Celcius, temperatura këto disa gradë më të larta se sa mesatarja mujore klimatike për muajin që ndodhemi.

EMRI/ I riu shqiptar vdes në aksident në Greqi. Foto nga vendngjarje

Një aksident rrugor i mori jetën një 26-vjeçari shqiptar në Greqi.

Serxho Sula po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.

Ai po udhëtonte me motor në momentin që humbi drejtimin dhe mjeti u përplas me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Serxho Sula, me origjinë shqiptare, jetonte në Nea Ionia Volos dhe kishte një dobësi të veçantë për motorët.

Grabitet marketi në Korçë, hajdutët futen brenda me pushkë dhe thes në dorë

Një biznes u grabit me armë pasditen e kësaj të diele në Korçë.

Rreth orës 18:45 minuta persona të armatosur kanë hyrë brenda një minimarketit në qendër të fshatit Drenovë, duke kërcënuar Demirali Bylykbashin, pronarin e biznesit të cilit i kanë kërkuar leket që kishte në vendin e tij të punës.

Bylykbashi nuk ka bërë rezistencë dhe u ka kërkuar grabitësve të cilët kanë qenë të maskuar me një armë të gjatë e dyshuar pushkë të marrin çfarë të duan.

Dy grabitësit me një thes në dorë kanë marrë të gjitha paketat e cigareve, sende të tjera dhe xhiron ditore të minimarketit.

Policia në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e kësaj grabitjeje, ndërkohë që forca të tjera janë duke krehur gjithë zonën për gjetjen e autorëve.

Fat tragjik për 40-vjeçarin në Durrës, bie në det teksa peshkonte (EMRI)

Një 40-vjeçar u mbyt në Durrës pasditen e kësaj të diele.

Shtetasi Aurel Ndoni ra në det teksa po peshkonte në Porto Romano së bashku me të vëllanë dhe një 33-vjeçar tjetër.

Ai është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit. Ndërkohë që nisja e shiut dhe errësira nuk e favorizon kërkimin e trupit.

Rei Manaj dhuron spektakël në kampionatin turk

Rei Manaj vazhdon të shënojë dhe dhurojë spektakël në kampionatin turk.

Sulmuesi shqiptar ishte edhe një herë tjetër protagonist në fitoren e Sivaspor 4-1 kundër Pendikspor, skuadër për të cilën qëndron në stol Endri Çekiçi.

Mirëpo vëmendja ishte e gjitha te Manaj, i cili është një nga sulmuesit e momentit në superligën turke.

pic.twitter.com/oImS5cn9oU

— all goals @FootColic 🔴 (@MuoiR22309) February 25, 2024

Futbollisti lushnjar realizoi golin e tretë për skuadrën vendase në minutën e 69.

Ishte një depërtim i bukur thuajse që nga mesi i fushës finalizuar me një gjuajtje të saktë me të djathtën.

Ky gol praktikisht vulosi fioren e skuarës së Sivaspor, e cila në shtesë mbylli ndeshjen me një tjetër gol.

Për Rei Manajn, ky ishte goli i 14 në kampionat dhe i 18 në të gjithë sezonin, duke llogaritur edhe 4 realizime në kupë. Sulmuesi kuqezi është i treti në listën e golashënuesve në kampionatin turk së bashku me futbollistin e famshëm argjentinas Icardi.

Fqinjët flasin për Pëllumb Metën: E çoi djalin në Itali, por u kthye për ta vrarë

Fqinjët e Pëllumb Metës, që u vra nga tre fëmijët e tij në Shënavlash të Durrësit, janë të tronditur nga krimi.

Ata thonë se në gjithë këto vite nuk kanë dyshuar apo dëgjuar se Pëllumbi dhunonte bashkëshorten, Blerinën dhe ishte autoritar me fëmijët.

Njëri prej tyre rrëfen se Pëllumb Meta përpiqej t’i ndihmonte fëmijët, duke treguar rastinn e djalit të vogël, për të cilin shpenzoi mijëra euro për ta çuar në Angli.

“Nëse do të ishte grua e dhunuar siç thotë zor se do e linte burri të fuste njeri në shtëpi. Nuk di ç’mund të ketë ndodhur, por e rëndë shumë është. E sa për t’i bërtit fëmijëve e bëjmë të gjithë. Këta krutanët ndoshta pak më shumë se mbahen për fanatikë dhe autoritarë, por jo të vrasësh babën. Ai për ata thoshte se jetonte e punonte. Pëllumbi më dukej liberal me djemtë. Të voglin e kishte punëtor, punonte në servis, ndërsa të madhin e çoi njëherë me 13 mijë euro në Angli. Shpenzoi për të, por nuk i eci dhe u kthye. Pastaj shkoi në Itali dhe tani u kthye për të vrarë babën. S’di ç’të them”, thotë një bashkëfshatar i viktimës.

Protesta masive në Izrael kundër Netanyahut, qytetarët mbushin rrugët për pengjet

Mijëra izraelitë dolën në rrugët e Tel Avivit dhe u mblodhën jashtë Ministrisë së Mbrojtjes për të kërkuar lirimin e pengjeve izraelite që po mbahen në Rripin e Gazës.

Protestuesit kërkuan gjithashtu dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu me qëllim që ti hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme.

Mes thirrjeve “Zgjedhje tani”, shpërthyen përleshje midis protestuesve dhe policisë. Autoritetet izraelite konfirmuan se u arrestuan 19 protestues.

Familjarët e pengjeve protestuan edhe përpara shtëpisë së kryeministrit Netanyahu në qytetin Caesarea, ku policia gjithashtu ndërhyri për të shpërndarë turmën.

134 pengje po mbahen ende në Gaza, ndërsa nga ana tjetër rreth 8.800 palestinezë ndodhen në burgjet e Tel Avivit.

Lufta e cila ka nisur me 7 tetor ka lënë të vrarë mbi 29.600 palestinezë dhe të plagosur rreth 70 mijë të tjerë.

Sipas OKB-së, lufta në Gaza ka çuar në zhvendosjen e 85 për qind të popullsisë palestineze

Banori i ri në BBVIP, ish-i dashuri i Sarës? Silvi: Do të dalin fotot

Sara Gjordeni dhe Silvi Forte duket se njihen me njëri-tjetrin që para se të futeshin në shtëpinë e Big Brother dhe madje, kanë pasur një raport shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Të paktën kjo është e vërteta sipas versionit të Silvit, duke paralajmëruar se do të publikohen së shpejti edhe foto.

Para se të futej mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother, ai ka dhënë një intervistë për “Fun Club”, duke treguar se e njeh Sarën, por pa dhënë detaje të mjaftueshme që shuajnë kuriozitetin.

I pyetur se cilën nga vajzat e Big Brother Vip njeh nga jashtë, Silvi është përgjigjur “Sarën, Erjolën, Rozën”. Pyetjes tjetër se a ka flirtuar me ndonjërën prej tyre, Silvi tha: Po me Sarën, do dalin fotot.

Sara aktualisht është në një lidhje brenda shtëpisë, me Bardhin.

Deri para pak ditësh, ajo bashkëjetonte në një shtëpi edhe me ish-të dashurin Endrik Beba. Të jetë historia e Silvit e njëjtë me atë të Endrikut?

Akuzoi Meritonin se i kërkoi orgj*, grimieri jep detaje: Folëm me kamera, kur nuk pranova…

Grimieri Dario Doka nuk tërhiqet nga deklarata e tij se Meritoni Mjekiqi i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie seksuale në grup në një hotel.

Gjatë një bisede telefonike për “Fun Club”, Dario zbuloi se biseda mes tyre ishte bërë përmes kameras dhe jo me mesazhe.

Ai shtoi se nuk e pranoi ftesën e Meritonit për orgji dhe më pas ky i fundit i bëri bllok.

Biseda në telefon:

Vazhdon i qëndron asaj deklarate?

Dario: Unë gjërat që bëj dhe them nuk i bëj as nga vëmendja, jan2 të vërteta edhe kaq, unë mbaj përgjegjësi për gjërat që them.

Kur ta ka bërë ftesën sa kohë ka?

Dario: Kjo ka pesë gjashtë vite, ka shumë si muhabet, po të doja e kisha thënë edhe më përpara, nuk është ndonjë gjë e madhe. Ajo deklaratë nuk është akuzë, nuk është akuzë t’i thuash dikujt që më ka shkruar.

Nuk ke asnjë mesazh që e provon këtë gjë?

Dario: Unë kam folur në kamerë, por edhe po të kisha mesazh, nuk kam pse t’i nxjerr sepse unë i prish punë dikujt, sepse nxjerr gjëra që janë private. Pjesa qe më ka shkruar nuk është private, sepse të gjithëve na ndodh që na ka shkruar dikush.

Nuk është se jeni takuar apo jo?

Dario: Unë nuk pranova sepse nuk jam tip që i bëj këto gjëra, nuk pranova dhe më bëri bllok në sekondë që të mos bëja ndonjë screen.

Je i gatshëm të përballesh me të kur të dalë, t’ja thuash përballë këto gjëra?

Dario: Nëse e kërkon pse jo.