zoom

Day Archive“Të zhvirgjëroi Sara”- Komenti i Ledionit që vuri në siklet Bardhin

Një koment i moderatorit Ledion Liços ka vendosur në siklet këngëtarin Bardhi.

Prime-n e sotëm, prezantuesi e pyeti Bardhin se si ndihej pasi partnerja e tij, Sara Gjordeni, e dërgoi në nominim.

Këngëtari u shpreh se kjo javë i ka pëlqyer dhe se ky ishte nominimi i parë për të, e për më tepër i vjen nga e dashura.

“Kam reflektuar. Më ka pëlqyer kjo javë. Nominim i parë, edhe nga kush…”, tha ai.

Ndërsa Ledioni komentoi: “Të zhvirgjëroi Sara. I joti ta fut.”

Si të kuptoni nëse keni gurë në veshka, simptomat që ju shfaqen

Gurët në veshka janë depozita mineralesh dhe kripërash që formohen në brendësi të veshkave.

Prania e tyre mund të ndikojë çdo pjesë të traktit urinar.

Gurët në veshka shkaktojnë një sërë simptomash siç janë: dhimbjet, vështirësia në urinim, të përziera e të vjella.

Në këtë artikull do të mësoni përgjigjet e katër pyetjeve të rëndësishme mbi gurët në veshka.

Si Mund Të Dalloni Praninë E Gurëve Në Veshka?

Shenjat treguese të gurëve të mundshëm në veshka mund të përfshijnë:

Ndjesia e djegies gjatë urinimit,

Urinë me njolla gjaku,

Dhimbje abdominale ose në pjesën e sipërme të mesit.

Ju rekomandohet këshillimi me mjekun nëse vëreni këto shenja.

A mund të përdoren medikamente kundër tyre?

Kohët e fundit, industria farmaceutike ka prodhuar medikamente të reja, kryesisht për relaksimin e muskujve dhe eliminimin e dhimbjes.

Këto medikamente mund të lehtësojnë dhimbjen dhe të ndihmojnë në largimin e veshkave në mënyrë natyrale.

Mjeku mund t’ju këshillojë edhe medikamente që parandalojnë formimin e mëtejshëm të gurëve.

A është e nevojshme kirurgjia?

Ndërhyrja kirurgjikale bëhet e nevojshme në rast se gurët kanë arritur një madhësi të caktuar. Mjeku e përcakton rrezikun.

Mjekësia moderne ka avancuar ndjeshëm në këtë drejtim dhe shpesh ndërhyrjet e brendshme janë krejt minimale.

Ka procedura siç është litotripsia që zgjast një orë dhe shkrijnë në tërësi prej së jashtmi të gjithë gurët e pranishëm.

Më pas është ureteroskopia, një metodë me endoskop,  e cila thyen gurët me lazer kur ata kanë ngecur brenda fshikëzës urinare.

Një nga metodat e përdorura është gjithashtu lithotripsia perkutane ultrasonike e cila ka të bëjë me një ndërhyrje minimale në pjesën e sipërme të mesit.

Kjo procedurë bëhet teksa pacienti i është nënshtruar anestezisë së përgjithshme.

A mund të parandalohet rishfaqja e gurëve

Nëse jeni prekur nga gurët në veshka, gjasat janë të larta që në harkun kohor të 10 viteve, të vuani sërish nga i njëjti problem.

Ekspertët thonë se njeriu duhet të identifikojë faktorët e rrezikut dhe t’i përmbahet një regjimi të shëndetshëm ushqimor. /AgroWeb.org

Tre konkurrentë të rinj sonte në Big Brother, kush janë VIP-at që do futen në shtëpi

Tre konkurrentë të rinj do të bëhen pjese e shtëpisë së Big Brother Vip.

Ende nuk janë zbuluar emrat e personazheve të njohur që do t’i bashkohen garës.

Ndërkohë një prej VIP-ave në shtëpi pritet të eliminohet mbrëmjen e sotme.

Në nominim janë të gjithë djemtë e shtëpisë, një zgjedhje kjo e bërë nga Sara Gjordeni pasi hapi kutinë e Pandorës.

Banorët në nominim janë Romeo Veshaj, Jul Deda, Albi Nako, Fation Kuqari, Meriton Mjekiqi dhe Bardhi.

“Do t’ju vras, do ju djeg me benzinë”- Vrasja e 50-vjeçarit, e shoqja: Kam larë muret me gjakun tim

E shoqja e Pëllumb Metës ka treguar dhunën e vazhdueshme që i shoqi ka ushtruar ndaj saj dhe fëmijëve të tyre.

Gjithashtu ka treguar për kërcënimet e 50-vjeçarit, që dyshohet se u qëllua me 4 plumba nga i biri Hysen Meta në divan dhe më pas e varrosi së bashku me të motrë, Hygertën dhe të vëllanë, Amarildon në kasolle.

“Do t’ju vras, do ju djeg me benzinë”, i drejtohet ai fëmijëve kur i dilnin në krah nënës së tyre, sipas Blerina Metës, e cila në një intervistë për Euronews u shpreh se: “Kam larë muret me gjakun tim”.

Ajo tregoi se Pëllumb Meta nuk pranonte kurrë të komunikonte me fëmijët dhe se nuk ka bërë denoncim pasi kishte frikë ndaj i shoqi.

“Nuk kam bërë asnjëherë denoncim se kisha frikë nga ai njeri. Na ka mbajtur gjithmonë të shtypur, nga frika nuk shkonin as fëmijët që ta denonconin. Mua më kërcënonte dhe nëse ndonjë nga fëmijët më dilte në krah u thoshte do ju vras dhe do ju djeg të gjithëve, shkonte direkt në dhunë. Me mua e kishte të përditshme. Nuk e di sa herë i kam larë muret e shtëpisë me gjakun e kokës time”, tha Blerina Meta./ Zoom.al

Gruaja e Pëllumb Metës: Isha duke mbjellë jonxhë kur e kuptova që fëmijët e kishin vrarë

Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës i cili dyshoht se u vra nga i biri Hysen Meta dhe u gropos në kasolle nga fëmijët e tij, ka treguar se 50-vjeçari i dhunonte vazhdimisht dhe i kërcënonte me jetë.

Ajo ka treguar se është në gjendje të rënduar psikologjike dhe se krimi i ndodhur është shumë i tmerrshëm, duke shtuar se ka ardhur si pasojë e dhunës fizike e psikologjike.

“Së pari dua t’ju them që jam shumë e rënduar nga pikëpamja psikologjike. Ka ndodhur një gjë shumë shumë e tmerrshme, është diçka që ka ardhur si pasojë e një dhune qoftë fizike dhe psikologjike. Ka qenë njeri shumë agresiv, kërcënime për jetën si mua dhe fëmijëve të mi. Unë dija vetëm që dhuna në familjen time ka qenë e pranishme vazhdimisht si për mua dhe për fëmijët e mi”, tha Blerina Meta për Euronews.

Bashkëshortja e 50-vjeçarit tha se nuk ishte në dijeni të ngjarjes dhe në momentin kur ndodhi vrasje ndodhej në arë duke mbjellur jonxhë.

Kur u kthye nuk u shqetësua nga mungesa e bashkëshortit, pasi ai punonte roje dhe mungonte natën në banesë.

“Unë do të them atë që unë di. Unë kam qenë në shtëpi pasi punoj me bujqësi. Ditën e shtunë jam marrë me mbjelljen e jonxhës në periudhën që ndodhi ngjarja. Në drekë kam dalë nga shtëpia. Kur jam kthyer fëmijët nuk më kanë treguar. Jam në gjendje shumë të rënduar. Unë nuk u shqetësova atë ditë pasi im shoq punonte roje dhe herë vinte në orar, herë jo. Bënte lëvizje vazhdimisht, nuk kishte një orar specific, mund të mos vinte dhe dy ditë rresht, mund të vinte në mëngjes, ose në 12 të drekës, pasi natën ishte në punë”, tha ajo.

Ndërsa shtoi se: “Në fillim nuk u shqetësova për mungesën e bashkëshortit se i kishte oraret e punës të tilla që nuk vinte gjithmonë në të njëjtin orar. Ditën e tretë nisa të shqetësohesha për mungesën e tij”./ Zoom.al

Reperi u largua nga banesa, Chiara pas ndarjes: Fëmijët janë prioriteti im

Chiara Ferragni është shprehur se fëmijët janë prioriteti i saj mes raportimeve të mediave italiane se është ndarë me bashkëshortin Fedez.

36-vjeçarja, e cila është martuar me reperin që nga viti 2018 dhe ka dy fëmijë së bashku, Leone gjashtë vjeç dhe Vittoria tre vjeç, tha për Corriere della Sera se “përparësia është për të mbrojtur familjen dhe fëmijët”

Ndërkohë të martën u raportua se Fedex është larguar nga apartamenti i tyre i ri në Milano. 

Fedez të shtunën nuk konfirmoi apo mohoi raportet për ndarjen, dhe gjithashtu theksoi se fokusi i tij ishte te fëmijët e tij.

“Ferragnez” kanë qenë çifti kryesor në mediat e rozë në Itali për gati 10 vjet.

E rëndë! Ra pa ndjenja në fushë tek pallati i sportit “Asllan Rusi”, humb jetën 16-vjeçari

Një 16-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Adoleshenti kishte shkuar për të parë një ndeshje basketball të shokëve të tij.

Pas lojës, të rinjtë janë mbledhur për të festuar, por 16-vjeçari ka rënë pa ndjenja në tokë.

Dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Njoftimi i policisë:

Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sindroma e zorrës së irrituar, ilaçet që ju qetësojnë dhe lehtësojnë simptomat

Sindroma e zorrës së irrituar është një gjendje që prek miliona njerëz në mbarë botën. Simptomat mund të ndryshojnë në intensitet me kalimin e kohës, ku më kryesoret që janë dhimbjet e barkut dhe funksioni i ndryshuar i zorrëve.

Fatkeqësisht, deri më sot nuk ka asnjë trajtim që mund të lehtësojë plotësisht pacientët nga efektet e sindromës.

Megjithatë,  mund t’i lehtësojmë dhimbet duke bërë rregullime të caktuara në dietë, ndryshime në zakonet e jetesës dhe një sërë medikamentesh, si antikonvulsantët dhe antidiarrealët, megjithëse efektiviteti i tyre mund të ndryshojë.

Amitriptilina, e njohur zakonisht si një antidepresant triciklik dhe përdoret për të trajtuar dhimbjet nervore, duket të jetë një opsion efektiv për lehtësimin e simptomave të sindromës së zorrës së irrituar (IBS).

Fillimisht u përdor në doza të larta për të trajtuar depresionin, por tani rrallë përdoret për këtë qëllim për shkak të zhvillimit të trajtimeve më të reja. Megjithëse mjekët rekomandojnë doza të ulëta të amitriptilinës për kushte të tilla si dhimbja nervore kronike dhe parandalimi i migrenës, provat për efektivitetin e saj në trajtimin e sindromës së zorrës së irrituar mbetën të paqarta.

Shumica e trajtimeve të disponueshme për sindromën kanë efikasitet të kufizuar, me pacientët që shpesh përjetojnë simptoma të vazhdueshme shqetësuese si dhimbje barku dhe ndryshime në lëvizshmërinë e zorrëve.

Në një studim u zbulua se ata që morën amitriptilinë raportuan një shkallë dukshëm më të lartë të përmirësimit të simptomave dhe përjetuan një reduktim të dukshëm të ashpërsisë së sindromës në krahasim me grupin placebo.

Si përfundim, amitriptilina u konsiderua efektive në menaxhimin më të mirë të sindromës, duke reduktuar dhimbjen dhe parehatinë e lidhur me gjendjen.

5 viktima në 24 orë në Vienë! Vriten 3 gra në një bordello, burri mbyt nënë e bijë

Policia në Vjenë po heton vdekjen e katër grave dhe një vajze adoleshente, vrasje që ndodhën brenda harkut kohor të 24-orëve.

Tre gra u vranë me thikë nga një burrë në një bordello në kryeqytetin e Austrisë të premten. Një i dyshuar është arrestuar.

Ndërsa në një rast tjetër, një grua dhe vajza e saj u vranë dhe ka dyshimet se autori i krimit është babai i adoleshentes.

Aktivistët e përshkruan ditën si “E Premtja e Zezë” dhe kërkuan veprime urgjente për të ndaluar dhunën ndaj grave.

Trupat e tre grave u gjetën në një ndërtesë në Brigittenau rreth orës lokale 21:00 pasi një dëshmitar telefonoi shërbimet e urgjencës.

I dyshuari, një shtetas afgan 27-vjeçar, u gjet i fshehur pranë bordellos me një thikë në dorë. Motivi i vrasjes aktualisht është i paqartë, por i riu është marrë në pyetje.

Më herët të premten, një grua 51-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçare u gjetën të vdekura në një apartament në zonën e Erdberg, rreth 12 km (shtatë milje) nga vendi ku ndodhi incidenti tjetër.

Policia është ende në kërkim të bashkëshortit të gruas, i cili është edhe babai i vajzës, pasi hetuesit dyshojnë se ai mund t’i ketë mbytur nënë e bijë.

Trupi i Alexei Navalny i kthehet nënës së tij, kushti i vendosur nga autoritetet ruse

Trupi i figurës kryesore të opozitës ruse Alexei Navalny i është kthyer nënës së tij, tha zëdhënësja e tij.

Në një postim në X, Kira Yarmysh falënderoi të gjithë ata që kishin kërkuar nga autoritetet ruse që të dorëzonin trupin e Navalny.

“Funerali nuk është bërë ende”, ka shkruar ajo. Nëna e Navalny, Lyudmila, thuhet se iu është kërkuar që të zhvillojë një varrim “të fshehtë”. Nëse ajo refuzonte, ai do të varrosej në koloninë e burgut ku edhe vdiq.

Lyudmila e ka kaluar javën e fundit në qytetin afër burgut ku humbi jetën i bir, duke u përpjekur fillimisht të konfirmonte vendndodhjen e trupit të tij dhe më pas duke kërkuar që t’i kthehej asaj.

Pasi nënshkroi një certifikatë vdekjeje që thoshte se ai kishte vdekur për shkaqe natyrore, asaj iu dhanë tre orë kohë për të rënë dakord për një funeral “të fshehtë” për djalin e saj.

Nëse ajo nuk do të ishte dakord, ai do të varrosej brenda ambienteve të burgut ku vdiq, tha Yarmysh.

Sidoqoftë, Lyudmila me sa duket kishte refuzuar të negocionte me autoritetet. Yarmysh tha se planet e funeralit nuk ishin ende të qarta.

“Ne nuk e dimë nëse autoritetet do të ndërhyjnë që ajo të kryhet në mënyrën që familja dëshiron dhe siç e meriton Alexei”, tha ajo.

Më herët të shtunën, e veja e Navalny, Yulia Navalnaya, akuzoi Vladimir Putinin se e mbante “peng” trupin e burrit të saj të ndjerë dhe kërkoi lirimin e tij pa kushte.

“Na jep trupin e burrit tim”, ka kërkuar ajo. “Ti e torturove për së gjalli, dhe tani vazhdon ta torturosh të vdekur. Ti tallesh me eshtrat e të vdekurve.”

Navalnaya akuzoi sërish presidentin rus se qëndron pas vdekjes së bashkëshortit të saj. Kremlini i ka mohuar akuzat. Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus brenda Rrethit Arktik.

Për vite me radhë, ai ishte kritiku më i lartë i liderit rus. Në gusht 2020, Navalny u helmua duke përdorur agjentin nervor Novichok nga një ekip vrasësish të mundshëm nga shërbimet sekrete ruse.

I u transportua me avion në Gjermani dhe u shërua atje përpara se të kthehej në Rusi në janar 2021, ku u burgos.